Urban Memoryscapes është projekt ndërdisiplinar i realizuar në bashkëpunim mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore. Projekti përfshin hulutmimin, arkivimin dhe ekspozimin me fokus në historinë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit në pjesën e dytë të shekullit XX. Përmes këtij projekti, dhjetë pjesëmarrës do të fitojnë aftësi për ta dokumentuar të kaluarën dhe të ndërveprojnë me të dhënat e mbledhura për ta formuar një arkiv digjital, një ekspozitë online dhe offline, një publikim dhe mbi të gjitha njohuri për komunitetet e tyre, duke qenë të përfshirë në një proces të të mësuarit rreth një periudhe kritike që ka qenë formative për identitetin kulturor dhe urban të qytetit të Prizrenit dhe banorëve të tij.

Ky projekt është mundësuar me mbështetjen e Fondit Kulturor Franko-Gjerman dhe ambasadës Franceze dhe Gjermane.