Pjesa e Dytë
Rexhep Hasani: Tash secili punëtor i policisë, gati secili e ka ka ni kerr, ajo osht’ shumë mirë me kontrollu krejt terrenin.
Aurela Kadriu: A e mani, a ju kanë rrok juve këto reformat e Jugosllavisë, e ju kanë marrë tokat e ju kanë marrë tepricat e, a i mani n’mend këto?
Rexhep Hasani: Unë… nuk mbaj n’mend. E mbaj n’mend kur jonë hi partizantë, si i kanë bastisë shpijat. Bilem, në katund temin edhe n’mahallë teme janë ardhë do serbë të shërbimit me tfurk, a e din çka osht’ tfurki i hekrit?
Aurela Kadriu: Po, po, po.
Rexhep Hasani: Mullarin e sonës e kanë prish me gjetë, me gjetë ushqim, drithë ose grunë ose diçka mos kanë mshef, se u konë atëherë… s’ka pasë ‘45, ‘46-tën, s’ka pasë. Mos po e gjojnë grunin apo kallamoqin, mos po gjojnë ata mullarë e sonëve, a e din mullartë?
Aurela Kadriu: Po, po, po, qysh jo.
Rexhep Hasani: E domethanë mullartë e sonëve, në oborr. U konë ni oborr i madh, për lopë e për kuaj e për dhenë, ato e mbaj në mend, e tokat kur janë marrë, jo. Tokat janë ma përpara.
Aurela Kadriu: Akcionin e armëve, armtë kur janë marrë, a e din?
Rexhep Hasani: Une armtë kur janë marrë, nuk e di. Une s’jom konë këtu, jom konë në Novi Sad. Por, une e di se qaj Sylar Çerkadiqi u konë prej Novi Pazarit, osht’ ardhë me na vizitu neve se punojke në Prishtinë ai, e po m’thotë mu, “Ki pasë fat të madh se je këtu…” ato nuk e mbaj, unë e mbaj n’mend kur mu ma kanë çu ni telegram prej Novi Sadit me ardhë te shpija se babën e kom smutë. Kur jom ardhë babën e kom gjet t’u punu. Thashë, “Babë?” “Çka?” Tha, “Bajramin p’e thirrin përditë”, Bajrami u konë mixha i babës, “përditë p’e thirrin në Req, m’u lajmëru në Stacion Policor. Prej tetëve deri në tetë në mramje me nejt në borë, në shi, e çka ka pasë, po ia lypin ni allti. A ka baca Lamë allti?” Baca Lamë i thojshim, Bajrami. “Jo, s’ka allti Bajrami, s’ka allti”.
Bajrami e ka pasë ni gru, s’ka pasë fëmi. “Fëmi s’ka. S’ka allti Bajrami”. Milaim Gazetaviqi i cili m’ka pranu mu në milici atëhere në Req, u konë komandant policie në Req edhe po shkoj te Milaimi. “A për Bajramin” tha, “ke ardh a?” Thashë, “Po, për Bajramin m’ka pru baba se s’jom ardhë vet”. Tha, “Thuji Bajramit tjetër mos t’vjen, po tregoji se alltinë e ka”. “S’e ka more”. “Tregoji ti se ai alltinë e ka, por këtu mos të vjen tjetër, ne të rrin”. Edhe erdha unë te shpija, p’i thom, “Tjetër herë s’ka me shku Bajrami, baca Lamë n’polici”. U gëzunë ata, u gëzu gruja e tina, Bajrami, baca Lamë u gëzue. Une shkova në Novi Sad atje. Vdiq Bajrami, dul alltia.
Aurela Kadriu: Po a? E ku e kish pasë?
Rexhep Hasani: Po, vdiq ai.
Aurela Kadriu: Ku e kish pasë alltinë?
Rexhep Hasani: Baba jem u tranu, tha, “Une ty t’kom pru prej atjehit me shku me intervenu te Milaimi se Bajrami s’ka allti”. E gruja e tij e tregoi alltinë, se gruja dul, i dorëzoi tana sendet. Gru e ndershme u konë, mes tyne edhe alltinë e Bajramit.
Aurela Kadriu: A mujte me ditë pse s’e kish dorëzu alltinë ai?
Rexhep Hasani: Paj ka pasë qef sikur shqiptartë në armë. Tonë kemi qejf (qeshë).
Aurela Kadriu: Të veta edhe ma herët, m’u dok shumë interesant që keni jetu në qytete të ndryshme në Kosovë.
Rexhep Hasani: Po, në Pejë, në Gilan, në Prishtinë edhe Prizren.
Aurela Kadriu: A jeni konë i martum, kur qishtu lëvizshit?
Rexhep Hasani: Po.
Aurela Kadriu: Po, tani fëmija me shkollë, çka bojshin?
Rexhep Hasani: E fëmija jonë tonë prej Gilanit. Tonë kanë lindë në Gilan, përveç Dritës, ajo ka lindë në Pejë, po kur jom shku prej ‘54-tën ka lindë ajo. Ajo osht’ ardhë me mu tani në Gilan në Prishtinë. Ajo ka fillu në Gilan edhe në Prishtinë e ka kry. Fakultetin e Historisë e ka pasë. Në Gilan… këtu në Prizren këta, Makfirja, Fatmirja, Gëzimi, Bashkimi këtu. Tonë kanë fillu në Prishtinë po kanë mbaru këtu. Në Gilan veç Drita u konë n’klasën e dytë, toni në Prishtinë e ka vazhdu, se tonë këtu e kanë. Këtu me asnjo s’kom pasë problem me shkollë, po me Bashkimin, djali i vogël, me to po. Ai e kreu shkollën fillore, e regjistrova në shkollë teknike. Vitin e parë, vitin e dytë, tha, “Unë nuk shkoj mo”. “Pse?” Tha, “Po çka u murr vesh, tonë m’u konë me shkollë? Unë du zanat”. E murr zanatin autolimar Bile, poshtë garazhdën e ka pasë, ai s’ka pasë qef. Zanatin e murr, zanati i ka shku shumë mirë, po çka me bo. S’pati jetë.
Alisa Hasani: Të veti, gjyshi, Aurela pak për qëto dallimet që ke shku, qysh ka dallu Peja prej Prizrenit prej Prishtinës?
Rexhep Hasani: Për mu, për mu s’ka dallime. Unë në Prishtinë s’kom punu përjashtë, po krejt mrena, nuk e di. Edhe krejt pak kom jetu une në Prishtinë. Po mendoj jetë të Prishtinës, kom udhëtu. Nja tri vjet kom jetu në Prishtinë, po atëherë u konë pak ma ndryshe. ‘62 – ‘66, po katër vjet, katër vjet kom jetu në Prishtinë. Pak ma ndryshe u konë. Prishtina mo tash krejtësisht osht’ tjetër. Aty ku o hotel Buzhur, Bozhur a qysh po i thojnë tash?
Aurela Kadriu: E ka pasë përpara Bozhuri.
Rexhep Hasani: Bozhuri përpara u konë, u konë ni rrugë, si asht’ gjynah ajo rrugë, si o prish. Tana zanatet n’atë rrugë jonë konë. Ku osht’ tash qeveria, ku osht’ kuvendi, posta ku osht’. Ajo rrugë u konë {i çon duart lart}. U konë ni kafe e Lubotenëve aty n’qosh, qaty rrishin ma së shumti. Ni kafe e vogël u konë, do prej Prizrenit jonë konë. Luboten, nifarë Syla u konë. Tana ai e ka pasë këtu fakultetin, e qitën prej atjehit, e boni te fakulteti teknik. E Gilani, në Gilan, e në Prizren i kom, jetën ma t’mirë e kom çu n’qëta dy vende. Atje jom konë ma i ri, po këtu, këtu ma mirë se kërku ma mirë asht’ këtu. Këtu une kur jam ardhë, i kemi pasë 111 milicë, policë, 67, 66, 61 e 15. Zhur, Zym, Sreskë, edhe Prizren. Tash i ki këtu 400 a 500 policë. Nejse zhvillimi e ka marrë edhe të veten. Edhe punësimi e don të vetën, po shumë.
Aurela Kadriu: Qysh e mban n’mend këtë kohën e Rankoviqit? Unë e di që Rankoviqi ka bo goxha zullum.
Rexhep Hasani: Po une e mbaj në mend, e mbaj në mend se deri ‘66-tën, deri ‘66-tën, kur u mbajt Plenumi i Katërt në Brione edhe Rankoviqi ka ra. Deri atëherë shqiptartë në shërbime vetëm në polici ka pasë shqiptarë, po ke mujt me i numru në gishta. Për shembull, nëse janë 20 punëtorë të Shërbimit Sigurimit Shtetnor, u konë njo ose dy shqiptarë. Tonë jonë konë serbë, malazezë. Jo sall në Prizren, po gjithkund nëpër Kosovë edhe në Pejë edhe në Mitrovicë edhe në Prishtinë edhe në Gilan. Une kur jom konë në Gilan, u konë Shefqet Karagjia pi Gjakove në Shërbimin e Sigurimit ose UDB-a atëherë i kanë thonë. Në Shërbim të Sigurimit, Shefqeti u konë edhe njo tjetër, edhe nifarë Rexhep Kasumi prej Zhegre. Shefqeti u konë prej Gjakove.
Domethanë, dy punëtore të Shërbimit jonë konë. Diskriminimi u konë për punësim në organet e Punëve të Brendshme u konë diskriminim total. Në polici jo shumë, po menoj në milici, se ata rrugëve, jo patrolla, jo ato. Ata serbtë e malazeztë mo s’kanë dashtë me shku, jo pse kanë pasë qef m’u konë shqiptarë, po s’kanë pasë serbo-malazezë me i plotësu vendet e punës. S’di a po m’kupton çka po du me thon.
Aurela Kadriu: Po, po. Po të kuptoj.
Rexhep Hasani: S’ka pasë serbo-malazezë me i plotësu vendet e punës, e masi s’ka pasë, jonë konë të detyrum me marrë shqiptarë. Kurgjo tjetër. Jo se kanë pasë qef me i marrë, po me i plotësu vendet e punës.
Aurela Kadriu: E kur shkut atje në Novi Sad? Qysh u konë në Novi Sad?
Rexhep Hasani: Une në Novi Sad, shkolla nuk u konë në Novi Sad, po në Kamenicë. Atje jemi konë une… tre shiptarë jemi konë krejt. Shkolla për komandirat të stanicave, stacioneve. Atje mirë u konë u konë jashtë, aty na punonjësat, atje në Novi Sad niherë muj, në qoftë se shkonim. Atëherë u konë edhe në qoftëse shkon, shkon në mënyrë kolektive, jo ti me shku vet, po në mënyrë kolektive. E kem pasë internatin aty, krejt u konë si fshat, Kamenicës së Sremit. Vend malor, vend i bukur, tana të mirat i kemi pasë aty. Atje nantë mujë e gjysë, nandë muj e gjysë kom nejt. Nihere jom ardhë, krejt jom ardhë në Pejë. Jom ikë, jo me leje, po jom ikë (qeshë).
Aurela Kadriu: E qysh, qysh, qysh je ikë?
Rexhep Hasani: Po, po, u duke me marrë leje, drejtori i shkollës u duke me marrë leje. E u konë nifarë Shainoviqi, komandant i togit u konë ai edhe po i thom, “M’ka marrë malli me i pa nonë e babë”. Atëherë s’jom konë i martum. Tha, “Ani çka?” Tha, “Të premten une po të lëshoj, shko qysh dijsh vet. Leje s’po të jepi, po shko ti”. U konë prej Dalmacie, u konë a di? Nifarë Shainoviqi, ai m’dha leje. Leje kështu tinëz edhe ai tinëz se s’ka pasë atëherë. U konë disciplina si ushtar, si ushtar. Bile baba i Alisës [prezente në intervistë] u konë në Doboj, osht’ ikë. Pi ushtrisë osht’ ardhë në shpi, si ushtar, Gëzimi. Veç atëherë s’u konë i martum.
Aurela Kadriu: Në fakultet, në fakultet, a jeni konë në fakultet, po?
Rexhep Hasani: Une fakultetin e kom kry me korrespondencë në Beograd. Mas Shkollës Lartë…
Aurela Kadriu: Në cilin vit?
Rexhep Hasani: E kom krye ‘72-tën. ‘72-tën e kom kry.
Aurela Kadriu: Qysh shkove?
Rexhep Hasani: Me korrespondencë. Po, atëherë e vazhdova se disa provime nja katër, pesë provime të Shkollës së Lartë na i pranunë edhe u regjistrova. Për çdo provim m’u duke me shku prej ktuhit ose prej Prishtinës. Sa isha në Prishtinë, pi Prishtine. Bilem nihere mësojsha në zyre, në Sekretariat, ju e dini ku osht’?
Aurela Kadriu: Kush?
Rexhep Hasani: Sekretariati i Punëve, Ministria.
Aurela Kadriu: Po, po.
Rexhep Hasani: Zyrës teme e kom pasë ballë, kah qyteti, jo kah stadioni. Edhe natën mësojsha. Xhevdvet Hamza, rahmet i pastë shpirti, e ka pasë shpinë aty ku osht’ tash ajo kafja, qysh, si i thonë more? Rrugës që shkon prej Ministrisë del ka ato, përpjetë e kalon sheshin pra edhe ni rrugë ma nalt.
Aurela Kadriu: “Pishat” nashta?
Rexhep Hasani: “Pishat” eh, përfundi “Pishave” e ka pasë shtëpinë ai, s’u konë n’banesë po shtëpi. E ka pa dritën nëpër zyre. Po vjen pi shpisë me kqyrë. U konë njeri shumë interesant Xhevdet Hamza. Ai u konë zjerm, zjerm u konë.
Aurela Kadriu: Djalin, djalin ja njoh.
Rexhep Hasani: Djalin e Xhevdet Hamzës a? Une s’ja njoh.
Aurela Kadriu: Ani, e?
Rexhep Hasani: Edhe po vjen, p’e hallakatë ku o drita. Unë t’u mësue, e kisha ni provim në Beograd, isha tuj mësue, “Sha je ka bon?” Nejse kur hini ai, unë thashë, “Çka dreqin [osht’ tu bo] natën”. Natën ka ora dhetë. U çova e përshëndeta. “Sha je ka bon ti?” Thashë, “Unë, kom edhe nja ni javë a dhjetë ditë e kom ni provim në Beograd”. “Çfarë provimi?” “Po jom tu e kry fakultetin”. “Fakultetin, ti fakultet?” Nesrit… u konë nifarë Rexhep Rexhepi, shef për kuadra, i ka thanë, “Rexhepin edhe nja dy serbë me ja u bo vendin në Lipovicë”. Me shku atje ni javë ditë me msu, llogarite sekretariati, ka thonë, “Mos me punu ni javë ditë, me mësu atje”. “Masi po mësojnë le të shkojnë”. U konë shumë interesant ai. Kurrë s’e harroj ato. Na çoi në Lipovicë. Atje, atje xhenet.
Aurela Kadriu: Me mësu veç a?
Rexhep Hasani: Me mësu, po, na ndalën me mësu. Studimet, unë s’kom pasë problem, jom konë mesatar, as i mirë [as i keq]. E Drejta Romake më ka shku sikur hallva. Bilem u konë nifarë Panta Marina, pi Shkupit vike në Beograd. O habit, aty kom marr notën, qat notë e kom marr ma t’mirën si student i mirë, provimi, Marrëdhaniet Ndërkombëtare private, dy vjet nuk kemi hi në provim. Provimin e parë m’ka rrëzu. U konë ni Millan Pak. U konë edhe në Beograd edhe në Nish jepke ai edhe në Prishtinë. Ma vonë në Prishtinë kur u formu. I thojshim, “Millan Pak, por po lyp shumë”. Ai më rrëzoi.
Dy vjet s’e kom dhonë, s’jom hi edhe mas dy vjete erdh ni koleg pi Beogradit me t’cilin edhe kem punu bashkë edhe punojke në Ministri të Punëve të Brendshme edhe tha, “Çka u bo, qysh i ki puntë? Thashë, “Te Millan Pak nuk hi mo. S’jom hi”, thashë, “që dy vjet”. Tha, “S’je hi?” Thashë, “Jo, s’jom hi”. Tha, “Hajde une të rregulloj me to”. Thashë, “Jo, s’muj, badihava”. “More, hajde”, tha, “hajde!” Tha, “Une po ta paraqes provimin. Une të lajmroj kur me ardhë, une jom aty. S’ka me të pyt, veç me ta qitë notën”. Hajt. Ata shokë mes veti. E te Millan Paki, shkova mas dy vjete. Tha, “Gde si ti? Ku je ti?” Thashë, “Po na ki frigu, se po të thonë ty Millan Pak, po lyp shumë”. Tha, “Jo more nije baš tako, nuk osht’ bash qashtu” tha, “ po ju jeni tutë badihava prej meje” (qeshë). E qashtu si tani e kreva.
Aurela Kadriu: A ju trajtojshin juve ma ndryshe atje se ishit shiptarë?
Rexhep Hasani: Jo, jo. Tash me rrejt, s’bon me rrejt. Jo, jo. Me të thanë të vërtetën une s’kom pasë. Bilem këtu disa profesorë kanë pasë edhe u konë nifarë Bakiqi, Millan Bakiq. Ai pak u konë i ngarkum. Po s’ka pasë dallim në provime. Bilem, ai ka pasë, u konë ma i ashpër ndaj serbëve. U konë nifarë Mikel Marku, ai e ka ditë gjuhën shumë mirë, sikur m’u konë sërb.
Aurela Kadriu: I Pejës a?
Rexhep Hasani: I Pejës. Prej Kline mos u konë, po në Pejë ka punu si kryetar i gjyqit. Ni serb po thotë, “S’po mundet m’u shpreh”, atij Bakiqit po i thotë, “E Drejta Familjare”. Thotë, “Gjuha diçka po m’pengon”. Tha, “Qysh s’po t’vjen marre, kako te nije sramota vidi onaj šiptar” [serbisht – si s’ke turp, shikoje atë shqiptarin] se atëherë shiptarë na thojshin, jo albanac. “Kqyre shiptari sa mirë p’e din”, tha, “ma mirë se ti”. Domethonë, nuk ka pasë… po une po thom kur u konë, kur e kemi kry na se tani erdh, mas ‘90-ës u prish krejt. Edhe ‘85-tën u prish, se deri ‘81-shën jo, jo. Po ‘81-shën dej, ‘81-shën dej, afër ‘90-tën, na jemi konë shtet bre, veç na s’po dojmë me pranu. Unë po ju thom, na jemi konë shtet,prej ‘66-tës, kur osht’ ra Rankoviqi o ndërru struktura. Për shembull, me marrë këtu, na dojshim, lypshim shiptarë m’i fotografu m’i marrë në shërbim. Me e ndërru strukturën se ishin 95 përqind serbë, toni erdh u bo 80 përqind shiptarë, 20 përqind serbë, malazezë edhe kombësi tjera.
Aurela Kadriu: E ju studentat në mes veti qysh kalojshit?
Rexhep Hasani: Po studentat, na u konë interesant se ka pasë, për shembull unë po thom për Shkollë të Lartë, se për fakultet nuk e di. Për Shkollë të Naltë, se aty jonë konë slloventë, kroatë, malazeztë, maqedontë. Slloventë, slloventë osht’ interesant si dilshin n’pushim, pauza si u bojke tonë sllovenë ni anë. Ata me kërkon s’u përzishin. E na ma tepër me kroatë, na shiptarë se ishim ma tepër. Me serbë e malazezë jo aq shumë, me kroatë e maqedonë po. Interesant, nuk e di, qashtu shkojke muhabeti, ma tepër me kroatë edhe me maqedontë.
Gencer Tartar: E boshnjakë?
Rexhep Hasani: Boshnjakë pak ka pasë, s’ka pasë, s’ka pasë, dy a tre n’kofshin konë. Ata ma tepër me neve. Boshnjakë myslimanë, ata me neve shqiptarëve, po.
Alisa Hasani: Po m’doket që kapak je tu e kallxu pak ma…
Rexhep Hasani: Ku?
Alisa Hasani: Je tu kallxu pak ma për toke sa që na ke kallxu. A jonë konë do, do të policisë nalt, këtu në Prizren që t’kanë maltretu kapak që je konë shqiptar? Ma ke përmend njonin që s’po m’kujtohet emri, po ma ke përmend për do raste. A s’po të kujtohet tash nashta, a s’po ki qef me përmend.
Rexhep Hasani: Ato të kalume. Paj ka pasë kësi.
Alisa Hasani: Për të kalumen po t’vet edhe kjo.
Rexhep Hasani: Paj edhe une për të kalumën, po disa sende…
Alisa Hasani: S’po ki qef m’i kujtu a?
Rexhep Hasani: Hë?
Alisa Hasani: S’po ki qef m’i kujtu a?
Rexhep Hasani: Jo, po s’po më kujtohet (qeshë).
Alisa Hasani: (qeshë).
Aurela Kadriu: (qeshë) A e mbanë mend këtë Kushtetutën e ‘74-tës? Ça, ça u bo, ça?
Rexhep Hasani: Une ju thashë, prej ‘66-tës si ka fillu reformimi i tana shërbimeve, i shoqnisë në tërësi, kur u shpall Kushtetuta e ‘74-tës, atëherë na jemi konë shtet. Për shembull, Sërbia nuk ka mujt m’i ndrru kushtetutën pa e dhanë na votën, na shiptartë e Kosovës. E na kena mujt me bo ndryshimet pa pëlqimin e tyne. Po du me thonë, na jemi konë shtet. E pse tash nuk dojmë me pranu, tjetër gja osht’. Por ‘66-tën dej ‘85-tën na jemi konë shtet.
Aurela Kadriu: E të ‘90-tat ju në fillim, a jeni konë t’u punu privat?
Rexhep Hasani: Po, ‘90-ën po. Prej ‘81-shën une privat punoj.
Aurela Kadriu: E juve s’ju paska rrok ajo me ju qitë prej punës, e me ju?
Rexhep Hasani: Ah, jo, jo. Jo, s’ka ra.
Alisa Hasani: Veç djemtë e tu, po. A e kanë qitë babin?
Rexhep Hasani: Po. Në televizionin…
Aurela Hasani: Çka u kon t’u punu?
Rexhep Hasani: Po.
Alisa Hasani: Çka u konë tu punu babi në atë kohë?
Rexhep Hasani: Në IN [INA], në IN ka punu.
Aurela Hasani: I qitën shqiptartë a?
Rexhep Hasani: Po, e suprimun INA-n e Zagrebit krejt. Kur erdh Millosheviqi në pushtet edhe INA-n e Zagrebit e prishi. E tonë shqiptartë, u konë nifarë Bashkim Namligjiu, shef, tonë i qitën, krejt total. I prishi marrëdhaniet me Kroaci, kroatë mo s’dojke m’i pa, e INA u konë e Zagrebit. Këta i qitën e morrën INA-n. Këta punëtortë i qitën i prunë të vet, serbtë e malazeztë. Se serbtë e malazeztë, atëherë Kroacia u da, Sllovenia u da, Maqedonia u da, Bosnja u da. Mbetë, u bo vetëm Sërbia e Mali i Zi. Ata e formun ni shtet të veçantë, sërbtë e malazeztë. Dikur u da edhe Gjukanoviqi. Vetëm ky ka bo atë punë.
U konë nifarë Bullatoviqi, ai u konë si Millosheviqi e Gjukanoviqi, ai u dallu. Pa luftë. Pa luftë o da Maqedonia edhe Mali i Zi. Pak nja katër-pesë ushtarë janë vra. Në Kroaci janë vra boll, sidomos spitali Dubrovniki, Dubrovniki krejt. Maqedoni pa luftë edhe këta janë da e na s’po mundëm hala m’u da prej tyne. Si shteti po shteti, shteti si shteti po, po prej shkive s’po mundem m’u nda. Po bojnë shka po dojnë ata. Unë po thom, për fat të keq, për fat të keq.
Aurela Kadriu: Zotëri Rexhep, pse vendosët me ndejt në Prizren? Çfarë ndodhi që ju vendosët me nejt?
Rexhep Hasani: Po në Prizren vendosa me nejt se më pëlqej ma së shumti. Fëmija u adaptun ma së shumti në Prizren këtu, se prej ‘66-tës jom ardhë këtu. Tonë këtu nxonë shoqni, shokë e shoqe, u adaptun këtu, po edhe unë u adaptova me të thonë të vërtetën. Në Gilan unë thashë, në Gilan kom kalu shumë mirë edhe këtu i pata shoktë e mi. Me shku në Prishtinë tash, tonë, krejt Kosova osht’ aty. Aty osht’ Podujeva, Drenasi, Peja, Gjakova, tonë, krejt Kosova osht’ aty në Prishtinë. Por, këtu më pëlqej ma së shumti, nxuna shoqni ma të afërt, edhe atëherë edhe tash i kom. Tani ma tepër për punë të fëmijëve. Gëzimi u martu me ni vajzë prej ktuhit, shumë të mirë, familje e mirë e tana. Fëmija, fëmija e Gëzimit u bonë, ku me shku? S’kisha llogari tash me i nda prej shokëve e shoqeve, prej vendit.
Aurela Kadriu: E qysh u konë Prizreni? Qysh e mani në mend ju jetën në Prizren n’qatë kohë?
Rexhep Hasani: Po me thonë të vërtetën jeta në Prizren nuk ka ndryshu shumë, me përjashtim se jeta tash osht’ ma, ma e gjallë jeta e natës, po mendoj, osht’ ma e gjallë, se s’ka najfarë ndyshimi.
Aurela Kadriu: Qysh u konë atëherë?
Rexhep Hasani: Po u konë, na e kemi pasë, Prizreni u konë vetëm ni, lokale s’ka pasë sikur ka tash. U konë korza në shatërvan, po tani dul n’atë pjesën kah Marashi. Këta e din Marashin (qeshë). E prej Urës Gurit, prej Urës Hekrit, tash e kanë prish aty. Tash e kanë bo me kocka, atë pjesë. Deri te Ura e Gani Tadës a e din ti?
Gencer Tartar: Po, po ura e Gani Tadës.
Rexhep Hasani: E din aty, tash e kanë qitë kocka [kubëza]. Aty u konë korza prej Urës të Gurit deri nalt. U formu dikur se nuk u konë, u konë në shatërvan, po shumë mirë u konë. Jeta u konë e gjallë, këtu në Prizren veç kush t’rren se s’ka probleme këtu.
Aurela Kadriu: A dilshe me shoqni a? A ça, ça bojshit n’atë kohë, a man mend najsen?
Rexhep Kadriu: Jo, une e maj në mend, atëherë ka pasë ma shumë shoqni se tash. Bilem s’ka pasë natë që nuk dilshim, veç m’u konë detyra a diçka se. U konë Nika Durmishi, Salajdin Abrashi, Bujar Spahia, Mehmet Lumi edhe ai pi mahallës tonde qaty [lëviz kokën në drejtim të kameramanit].
Gencer Tartar: Shkëlzen…?
Rexhep Kadriu: Në Prishtinë tanaj shkoi, tani shkoi në Prishtinë ai. S’ka pasë natë që nuk delshim. Nëpër kafe jo shumë, po pak në korzë tani ecshim pak qaty. E tash edhe atëherë u konë jeta e gjallë, po tash ka ndryshu, rinia ma shumë e… o zmadhu qyteti, jo popullata. Po pak, unë jom prej katundit, pak pjesa e katundarëve mas luftës e kanë prish. Une po thom e kanë prish, rendin edhe qetësinë në Prizren e kanë prish, edhe partizantë edhe komandanta, ja nisën me nxonë shpia, me nxonë lokale, me nxonë. Ato mos e shkruj ti (qesh).
Aurela Kadriu: Jo, jo, s’po shkruj kurgjo.
Rexhep Hasani: Të lutëm. Na po folim ato shka osht’.
Aurela Kadriu: Po, po, po, po, po. E luftës ku jeni konë? Luftës ku jeni konë?
Rexhep Hasani: Ajo osht’ ni rast i veçant. U konë ni grup i, Bukoshi, Vraniqi në burg, luftëtarë të UÇK-së. E ni grup metën pa u nxonë, ‘99, nifarë Sadik Halitjaha, ni grup tjetër. Na i kishim materialin, ato dorëzat e parafinit, ju nuk e dini çka jonë ato. Shenjat e gishtave merren me ni, do tuba, tuba u thonë, si fllaster osht’, ngjitet këtu edhe qitet në letër edhe çohet në ekspertizë në Prishtinë. Atyne ja u kishin marrë shenjat e gishtave. E une po du me shku në Prishtinë, e morra krejt materialin e grupit të Bukoshit. E morra me veti. Makfirja më kish lajmru ‘99-tën u kon kjo, bash mujin kur ra, kur i ra NATO. Makfirja m’kish lajmru, thotë, “T’i kom çu 500 euro në ni agjenci turistike në Prishtinë”. Une e marr djalin e mixhës, Hysenin. Thom, “Makfirja m’i ka çu do pare, unë nuk e di”, ai jetojke në Prishtinë, “A bon me shku, ti e din”, ai e dike, përmi, përmi gjyqin. S’di a e din ku u konë gjyqi përpara.
Aurela Kadriu: Po, po.
Rexhep Hasani: Te tregu, atje. Afër tregut. Atje u konë Radio Televizioni përpara.
Aurela Kadriu: Osht’ hala qaty.
Rexhep Hasani: E vjetër atje nalt?
Aurela Kadriu: Po, RTK-ja, televizioni.
Rexhep Hasani: Po. Edhe shkum atje. Kah shkum te gjyqi, na nalën me kerr. Unë po i thom “Hysen, p’e parkojmë kerrin te rruga e Gërmisë”, që shkon për Gërmi u konë nifarë vend parkingi aty. Tha, “Hajt more po shkojmë”, u konë bukur larg. Shkum te gjyqi, na nalën policia, na murrën qatë materialin ma kqyrën polictë, na murrën ato edhe mu edhe me kerr me shku në polici. Policia, a din ku o konë konvikti i shkollave të mesme?
Aurela Kadriu: Po.
Rexhep Kadriu: Aty tani u konë policia gjatë luftës, na çunë aty. Pak na kashagitën. Bilem, ai vëllai jem thotë vallai ni të rrehne të mirë e keni marr.
Alisa Hasani: A, a po e kallxon ni detaj për Hysenin, për hunën e Hysenit që keni shku edhe për atë doktorin shiptar?
Rexhep Hasani: Po qato po thom de. Edhe tha, “Ku i ki marrë ti këto?” U konë nifarë Nikolla Vazura këtu. Une edhe djali i mixhës ja dimë për nder se na ka pshtu jetën. Jetën na ka pshtu. Se njonin e prunën aty e shtinën në bodrum. E ka pasë ai konvikti podrumin poshtë. Edhe na shtinën aty, na rrenë pak aty në korridor. Tha, “Ku e ki marrë këtë material?” Qato dorëzat e parafinës.