Mehmet Galushi

Prizren | Date: 25 qershor, 2018 | Duration: 36 minuta

E kom ni vetvetin shumë të sigurtë kushtet jonë konë shumë t’mira, pastërtia u konë në nivel, pengesa nëpërmes shoqnies s’kom pasë, kem pasë komunitete të ndryshme: boshnjakë, serbë, shqiptarë, turq, po kemi kalu shumë mirë, një jetesë bashkarisht e kemi pasë. Po sidomos une në atë repart ku kom punu i vetmi jom konë i komunitet rom po apet po thom osht’ ni fjali, ‘Njeri qysh ta bon veten edhe gjindet në atë rrethinë’. Po une s’kom ni as aty as n’shkollë, edhe në fillore edhe n’shkollë t’mesme edhe shkollën e lartë i vetmi jom konë i komunitetit rom në klasë po kurrë s’e kom ni vetin keq, e as shoqnia s’ka ni vetin keq qe kanë pasë në rreth të vetin një rom. Kemi kalu shumë mirë në atë kohë… para se me krisë kjo lufta atëherë ka pasë do nënshkrime do marrëveshje që i kanë pasë. S’e di! Shumica e kombësisë shqiptare e braktisën punën jo vetëm nëpër fabrika por edhe nëpër mësime, gjithkun…


Fitore Rexhepi (Intervistuesja), Elmedina Arapi (Kamerë)

Mehmet Galushi u lind më 20 mars, 1957 në Prizren. Ka përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren. Më 1980 filloi të punonte në IFS Progres – Industrinë e Fijeve Sintetike në Prizren, ndryshe e njohur si “Perllonka”. Z. Galushi punoi si transportues për të vazhduar 25 vite të tjera në udhëheqje të njërit nga repartet e fabrikës. Gjatë asaj kohe kishte provuar të kalonte në arsim por kjo u realizua vetëm pas përfundimit të luftës së vitit 1999. Ai filloi punën në shkollën fillore “Abdyl Frashëri’’ si mësues i lëndëve Histori dhe Gjeografi të cilat i ligjëronte në gjuhën boshnjake. Në arsim ai punoi për dhjetë vite. Vazhdoi për një kohë të jepte mësim në organizata joqeveritare rome. Kurse sot është i pa punë dhe disa vite pranë pensionimit.

Mehmet Galushi

Fitore Rexhepi: A mundesh me u prezantu n‘fillim, ku keni lind, kur keni lindë edhe me na tregu pak rreth fëminis t’juj?

Mehmet Galushi: Mirdita…! Unë quhem Mehmet Galushi, jam lindur n’Prizren me 20.03.1957… jom lind ne lagjen e “Terzi Mahallës’’ po jo n’mahall mrenda por jashtë periferi lagjes. Unë jam fëmija i parë i familjes, jemi konë bashkarisht me babgjyshin, me axhallarët kemi jetu me ni shpi, mas ni kohë masi u rrita u bona tetë, nantë vjeç atëherë u n’dam prej babgjyshit edhe pi axhallarëve ata kanë mbet nshpi na u ndajtum pi atynve.

Fitore Rexhepi: Ku keni jetuar ju?

Mehmet Galushi: Masanej kemi pas aty afër babagjyshit, njoni ni boshnjak u kon ai punojke me semenke [serbisht – fara] por ka pas aty punimin, punojke me semenka aty, po u kan nji shtëpi shumë e vjetër, aty ai punojke po masanej baba u interesu atëherë n ‘atë kohe baba jem punojke në “Voćar1”, me fabrikën e lemenkave [kanaçe] aty u përpunojshin lemenkat për konservime. E blejtëm qato po tinës [fshehurazi] babgjyshit, se ai privat çka punojke baba pak i fshehke paret me tregu drejt, e për me mbijetu. E blejtëm qato masanej u transferuam te ajo shpia e ndërtuam e bonëm edhe s’ka pas shumë vend aty as gjys ari vend por sa për me jetu , dy dhoma i ndreqem njo poshtë njo nalt. Unë jam kanë fmija i parë që u linda te babgjyshi edhe v’llavi, ndërsa dy motrat e mija kanë, janë lind n‘atë shtëpi qe e blejti baba, jemi familja katër anët… gjashtë anëtarësh katër fëmije, prindërit.

Fitore Rexhepi: N’çfarë shkolle keni qenë?

Mehmet Galushi: Une kam qenë në shkollë fillore, atëherë u qujke shkolla “Mladen Ugarević” tash “Bajram Curri” m‘doket osht, aty e kom përfundu shkollën e fillorës, ndërsa mesmen e kom përfundu shkollë pedagogjike deri ne atë kohe, unë jam gjenerata e parë e Shkollës Pedagogjike deri në atë kohë u kanë Shkolla Normale une jam kon gjenerata e parë në akademinë pedagogjike.

Fitore Rexhepi: Sa vjet ka qenë ajo shkollë…?

Mehmet Galushi: Ajo u kon katër vjet edhe plus dy vjet shkolla e lartë pedagogjike, në atë sistemin jom kon une jom kon edhe gjenerata e parë qe kom përfundu, atëherë u kon përfundimi asaj demek [turiqsht – do te thotë] për me punu në arsim po si kujdestar i klasës mu kon edhe qat’ degën e kom kry.

Fitore Rexhepi: Kur keni fillu me punu në fabrikë, fabrikën e fijeve sintetike?

Mehmet Galushi: Fijeve sintetike. Pi ‘80, pi vitit ‘80 kom nis me punu n’fabrikë industrisë fijeve në “Perlonk” besa, po para se me hi në punë pi ushtries masi u ktheva, kur shkova ushtar jom kanë i martum s’kom pas fëmijë, kur shkova ushtri masi u ktheva pi ushtrijës mas pari u punësova masanej m’ka lind fëmija. Aty kom punu 27 vjet, jam kon me ni pogon2kur hina atëherë edhe po ju tregoj drejt si komunitet kemi përjetu qastet e rënda se menxi u punsojshim, po baba u kon në pozit shumë t‘mirë aty u kon si nji shef i repartit, ka punu edhe prindërit, baba sidomos ka pas shumë njofsi, po ai s’dojke me m’qit a dish [a din] me punu secilën punë, se une thash atyne se jom kon i martum kur u punësova, thash, “Aman qitëm pastrus, pastrus veq me hi në punë”. Shoqja ndërkohe punojke, ajo masi e kryti tetëvjeçarën ajo u punësu në “Printex”3, thash m’vike mu turp shoqja me punu une me ndejt shpi, thash, “Aman qitem pastrues veç…”. Hina me ni pogon aty kom punu si puntor n’transport, dy vjet, mas dy vjetve erdha n’pozitë edhe qashtu punova masnej u bana sikur udhëheqës i ni ndërrimit me ni pogon, depart.

Fitore Rexhepi: Çka ju kujtohet tjetër n’fabrik domethënë përveç fillimit kur keni fillu pjesën dy vjet që keni punu transport, çka ka ndodh që keni ndryshu k’nena keni dal pjesën e përgjegjëse të ni…?

Mehmet Galushi: Po une njëjtin repart kom punu po aty kom punu si punëtor transport me rendësi te madhe se e shtysha kolicën, nashta pesha u kon 180 deri 200 kile që e shtysha peshën sikur nja 150 metra ka pas vyjt me transferu atë robën[serbisht – mallin] pi pogonit tem tjetër pogon për me qu, për me u punu materialli, e qaty u kon shumë rond [rëndë] për mu po unë mbijetova ato punova dhe nuk e m’vijke rond se masi u punësova po thash vetëvetiu thash, sigurisht ajo e mira vjen kadal-kadale, por sikur me nji kohë erdh ma kadale masanej e gjeta punën teme edhe.

Fitore Rexhepi: Edhe baba juj paska punu në…

Mehmet Galushi: “Perllonk”.

Fitore Rexhepi: Po në “Perllonkë”, gruaja juaj në “Printex” qysh ka ndiku puna n’fabrika n’jetën e juj n’shpi?

Mehmet Galushi: Po shumë rond…

Fitore Rexhepi: Oraret qysh kanë qenë?

Mehmet Galushi: …pa punë mu mu doke shumë rond, m’vike marre bile me nejt shpi pi babës, pi prindërve, shoqja tu punu ka kry shkollën tetë vjeçarën ndërsa une shkollën e lartë pedagogjike tu nejt n’shpi ajo tu punu e m’vike turp, vështir m’vike. Bile siklet kom pas edhe në shpi tu nejt, nime s’kemi pas fjalë demeke që me prindërit qe s’jom n’punë qe te ardhura s’kam kurgjo, te ardhurat qysh bijke shoqja që punojke, babën e kemi pas si kryefamiljar t’hollat rrishin te ai, demek qe s’kem pas pengesa ka t’hollat, veq mu qe m’vijke keq sikur me nejt pa rrogë.

Fitore Rexhepi: Po mendoj n’kohën kur keni punu edhe ju, keni punu krejt në fabrika edhe në familje qysh ka ndiku fëmijët kur kanë fillu mandej me lind a din qysh i keni…?

Mehmet Galushi: Qato deshta me ju tregu se dy fëmijë i kom përjetu m’lindën te baba, jam kanë në punë, atëherë kom pas katër vjet, po katër vjet provoj pune, masi mu lind f’mija sikur u detyrova a dish se edhe aty jemi konë ngushtë kom pas vllavin dy motra ishin kon martune kur u… demek që u transferun tjetër lagje, se me ‘77-tën deri me ‘77-tën kemi nejt n’Terzimahallë atë lagje, pi ‘77-tës u transferum lagje qashtu quhet Kurilla, e atje jemi transferu e masi u martova atje, këtu Terzimahallë masi u martova mas gjashtë muajve u transferuam atje e deri me ‘84-tën, ‘83-tën kom nejt me prindërit, jom kanë i martum kom pas dy fëmijë e ‘85-tën e marova shpijen tem.

Fitore Rexhepi: A ju kanë pëlqy kushtet e punës aty… a keni pas naj sigurim shëndetësor, a jeni ndi sigurtë ku keni punu?

Mehmet Galushi: Punët mira e kom ndij vetvetin sigurt, kushtet jon kon shumë t’mira pastërtia u kon nivel, pengesa në mes shoqënijës s’kom pas, kom pas komunitetet e ndryshme boshnjak sërbë, shiptar, turk, po kemi kalu shumë mirë ni jetës bashkarish kemi pas, po sidomos une n’atë repart ku kom punu i vetmi jom kon i komunitetit rom. Po opeta [opet – prapë] po thom është një fjali “Njeri qysh ta ban veten, edhe gjindet në at’ rrethinë”. Po une s’kom nije ne atë rrethinë as aty as n’shkollë edhe shkollë fillore edhe shkollë mesme edhe shkollën e lartë i vetmi jom kon i komunitetit turk klasë Rom, por kurrë se kom nij vetin keq as shoqnia s’ka nij vetin keq, që kanë pas në rrethin të vetit nji rom, kemi kalu shumë mirë n’atë kohë.

Fitore Rexhepi: Çfarë gjuhe keni fol?

Mehmet Galushi: Po, na shpi e kemi përdor gjuhen Rome, ndërsa atje n’fabrik edhe gjuhën turke edhe gjuhën shqipe, gjuhën boshnjake edhe serbe…

Fitore Rexhepi: A ka qenë vështirë me fol …?

Mehmet Galushi: Ja, s’kum pas se na prej zvogëlimit i kemi përdor qeta… se unë pi shkollës parë deri Shkollën e Lartë e kom kry n’gjuhën serbokroate shkollën, edhe une edhe vllau edhe motrat e mia po s’kemi pas penges. Sha kom pas penges në atë kohë punojsha fabrikë po u qel ni konkurs shkollën te ashtu quajtur “Abdyl Frashëri”, ish përpara “Miloš Crnjanski”, para luftës e nijva qe nji m’sus dojke me dal pension, e punojke si mirëmbajtësi i komunitetit rom aty ne shkollë ai me tregoj tha Mehmet, tha, “Një mësues ka me dal pension, po masi po të njofë dhje e di qe ki kry shkollën për m’sues konkurro mos rri aty në fabrikë”.

Une se ndërpreva punën në “Perlonk” por ndërkohe konkurova aty, po me keq fat qetash po thom. Krejt kushtet i plotësojsha po tha, “Masi je i komunitetit Rom s’guxoj me të pranu”, atëherë më erdh turp, shumë turp atëherë thash vetvetiu, “Mehmet çka i kom ba vetës, ku me shku me jetu”. Masi e kryva shkollën qetash shkollën masi s’kemi pas gjuhën tonë shkollën pa qare ka pas duft ose gjuhën turke ose gjuhën shqipe ose gjuhën sërbokroate, po opeta mirë deshti Allahu, Zoti qaty meta n’fabrikë, mas fabrikës masi u bo lufta kom punu n’arsim shkollën “Abdyl Frashëri”, po edhe aty kom pas ai… qetash mos me bo demek që… vështirësi ndaj komuniteteve, kur u punësova drejtori m’thirri kancellari, n’zyre t’vet besa.

Po para se mem thirr fëmijët e mi para luftës shkonin n’gjuhën serbokroate në atë shkollë, po kur mas luftës ata boshnjakët e lypshin, kuadër s’kishin qe kaq lypshin ndonjë arsimtar, e kur murrën informata prej f’mijëve të mi qe unë e kom kry shkollën normale shkollë pedagogjike ata than, “A ka mundësi baba yt me ardh me bisedu me ne?”. Unë shkova bisedova me atë të ashtuquajtur kryetari i tynve shkollë aty edhe tha, “Pa shku te drejtori aty mu marr vesh s’guxojmë me të pranu, duhet mu kon i informun edhe drejtori”, shkuam bashkërisht me gjitha atë zotëri Miftarin, shkum te drejtori m’pranoj mirë edhe vet’ke tha, “Pse gjuhën boshnjake, gjuhën serbokroate” valla thash rrethina ku jetojsha ka pas sërbë ni… e dyta kur u punësu baba jem atë e kanë punësu shkijet4, e u shoqnuan me te dhe qashtu na mbet me ata tu përdor me ata tu hi tu dal , na kemi hi edhe me komunitete tjera po na metë qashtu edhe sikur na vike ma lehtë përdorimi i gjuhës edhe qashtut e kryva gjuhen serbokroate.

E qetash me vazhdu ato kur mas luftës lypsha punë për mu punësu n’arsim, drejtori më tha për qato fjalt që tha “Pse në gjuhën serbe?”, unë ju tregova qat’ ngjarjen. E tha, “A ka mundësi” tha, “prindi me ardh me bisedu me prindin?”. E une u befasova kur tha prindi se une para luftës prindi m’kish vdekë mu, më erdh fshtir kur tha ashtu, thash “Zotëri prind s’kam unë, ani që jam i komunitetit rom unë e di vetin që s’kom vepru para luftës kurgjo as kundër juve, as kundër sërbëve”. E thash, “Çka keni ndërmend ja ku më keni pytni”. Thash, “Baba më ka vdekë veç me qu prej vorrit”, “A”, tha, “më fal” tha, “shumë” tha, edhe ai u prek, e pash që u prek. Tha, “S’ka problem pi nesrit vazhdoje”. Ma tutje, ai ndikoj atë të mirën tem masi u punësova se vishin prej Ministrijës Arsimit lajmet në gjuhën boshnjake, gjuhën shqipe, po ka pas vyjt me përkthy edhe në gjuhën e boshnjakëve. Ai me kurirat e qojke atë ftesën, “Qoni te Galushi le të ma përkthen këto në gjuhën boshnjake”, e përkthejsha e bojsha. E kemi pas nji marrdhanje të mirë.

Edhe aty në shkollë kur u punësova i vetmi jom kanë i komunitetit rom, janë kanë 170 arsimtar me gjithë mësuese edhe klasa të ulta edhe të larta i vetmi jom kanë ni rom. Punova 10 vjet në arsim, për ato 10 vjet s’kom pas konkurrencë. Mas 10 vjetëve e qitën shpallje e qitën konkurs për me pranu ni arsimtar në gjuhën boshnjake lëndës histori, gjeografi, se une e jepsha historinë edhe gjeografinë. Por mu më befasoi pak asishne, se ata lypshin fakultetin, shkollën e lartë nuk e pranojshin ka pas vyt fakulltetin e unë 10 vjet punova aty e ku me shku, unë isha 56, 57 vjete e ku me shku masanej thash shko. Edhe qeshtut m’largun edhe prej arsimit edhe meta shpi. Ndërkohe punova në organizata jo qeveritare, këta organizatat rome si arsimtar kom punu, qetash momentalisht jam pa punë.

Fitore Rexhepi: E gjatë kohës qe keni punu në “Perlonka” a ju kanë plotësu kushtet, a keni pas naj kërkesë ose naj që punëtoreve ju është dashtë me pas a ju kanë marr parasysh?

Mehmet Galushi: Po, varet prej shefit, pogonit secilit pogon ka pas nga ni shef, po me ato nëse ke pas marrëdhënië të mira demek që kontaktet e mira, atëherë s’ki pasë vështirësi. Une ku kom punu e kom pas ni femër u kon shefica, u konë shkinë5 e katunit ka Reçan anej Bugushefcit u kon, u kon pa martun, m’ka dal m’ka ndihmu shumë se unë masi e kryva u martova pi asaj ditës kur u martova e kom pas msu një zanat me roshtil [serbisht – skarë], burri tezes tem ka pas atëherë dugojën unë si fëmijë mas shkollës u interesojsha m’pëlqejke. E mora zanatin bash kur qat’ ditë kur u martova une, qat’ ditë vet i kom maru dhe vet i kom pjekë, marre me than prej juve, po ju kom motra [i drejtohet intervistueses] bile kur hina dhondër vetëm e qela derën “Mirmrama edhe natën e mirë” menjëherë kalova në skarë për me i pjekë se s’skom pas kush mem ndihmu.

E ai zanati m’ka ndihmu shumë jom kon shumë i g’zushëm që e mora qat’ zanatin, besa ja kom pa ma shumë zanatit hajrin se që n’arsim. Po, apet thom edhe kohë tashme edhe kohë përparshme shumë osht’ mirë ni njeri me pas edhe zanat po edhe shkollën me kry, ai eshte një lehtësim. E q’ato merrsha une me ato sheficën shkojsha nëpër darsma, qato deshta me tregu atëherë më thirrshin qysh me leshu punën, e me shku nëpër dasma, e i lajmrojsha asaj tha, “Qet’ ditë ko mu konë në dasëm”, thojke, “Me mu mos u merr vesh, merru me shokt e tu ta kryn për mu tha puna me u kry kryesorja”, dhe që nuk e bojke shumë të madhe qysh me shku qysh me lishu punën asishne, anej-knej, po thojke, “Merru vesh me shokët e tu mu le të ma kryejnë punën ti e ki, ditën” e qishtu.

Fitore Rexhepi: A keni pas problem ndrrimin e orarëve?

Mehmet Galushi: Jo ska pas qysh u merrshim vesh me shoqni demek që edhe atëherë nuk ndikojshin tash shefat, pse ti ke ardh, pse ti s’ke ardh? Kryesorja e tynve u kon mu kry puna.

Fitore Rexhepi: A keni pas edhe aktivitetet tjera jashtë fabrikës, sportive ose kulturore diqka?

Mehmet Galushi: Jashtë fabrikës diqka, para se me hi n’fabrikë kryva shkollën fillore, besa jam kanë klasën e dyt t’mesme angazhova se jom kon si f’mij shumë i, merak kom pas sportit e futball, u anëtarësova në “Klub Progres” ashtuquar aty, aty kom luajt katër vjet.

Fitore Rexhepi: Ka qenë kuadër fabrikës?

Mehmet Galushi: Jo kuadër fabrikës, kuadër qytetit u kon atëherë “Lirija”, “Progresi”, komuna kanë pas ekipat e veta, po une u regjistrova aty në “Progres” aty kom tregu veten shumë të mirë, edhe aty jom kon i vetmi i komunitetit ne atë rrethinë edhe jom kanë edhe ndaj lojtarët më të mira.

Fitore Rexhepi: Kush kanë qenë bashkëlojtarët?

Mehmet Galushi: Bashkëlojtari Zabit Bugojevci e kom pas trajner ai u kon i Fushë Kosovës u kon trajneri portieri “Lirijes” po masanej e murrën k’ta t ’rijtë, edhe unë atë herë u anëtarësova edhe m’ka dashtë bajagi ni kohe ska pas f’mije mas nji kohe u linden mirëpo q’atë kohë masi u linden atina, m’ka dashtë si f’mijt e veta, shumë m’ka dashtë se jom kanë i sjellshëm edhe kurrë s’jam kom rëndu me fjalë dhe jom kanë i rregull besa, kurrë s’kom mungu prej stërvitjeve edhe m’ka dashtë shumë edhe ai më ka forcu mas orarit thirke vet “Filan ditë vishë dy orë me punu me mu”, vetmi une shkojsha. Ka punu me mu edhe kom arrit një sukses me gjeth ato, jom kan n’rrethinën e atynve ma i miri. Mas dy vjetëve na thirrën jemi bashku seleksioni i Kosovës edhe seleksioni i Serbisë kemi lujt n’Gillan aty qajo më jetë nji kujtim shumë, shumë i mirë i rinisë tame që kam përjetu, edhe ajo m’jet kujtim deri sa jam gjallë.

Kur m’kan thirr atje besa ky trajneri Zabit Bugojevci, se kemi lujt nji loj n’Gillan thash me Serbien e aty e tregova vetveten, prej aty jemi kanë, dy romë njëri u kon Gjakovës unë i Prizrenit e, nashta e keni nij atëherë u kon trajneri i Sërbijës Milan Milaniq, ai udhëheqke edhe ish Jugosllavin futbalert edhe rinia udhëheqke, e atyne ju pëlqyem unë dhe nji rom, i komunitetit rom i Gjakovës u kon për seleksionin e Kosovës qe luajshim ka pas shum seleksion n’Kosovë edhe shiptarët edhe serbët edhe na dy veta jemi kanë romë edhe dy tyrqeli jon kon komunitetit turk. Po unë tregova aty vetvetiun si ma i mirë ai masanej ai trajneri i Serbisë morri një bisede me mu me bo tha, “A kishe ardh me lujt në Beograd”, “Valla”, thash, “s’di” thash se unë edhe nime tinës babës shkojsha, nejse baba ka pas iri jo që po luj po ai… secili prind kujdesojke qe atëherë ata mendojnë krejt tjetër nuk e mendojnë t’mirën mos pe thejnë naj komë, mos po thehët naj dorë e përqato nuk m’lejojke, kur shkojsha stërvitje ose lojë me luajt merrsha nji fletore mas veti, “Ku po shkojsh?” kur m’vetke baba, “Po shkoj te shkokët lektyrën me shkrujt” nuk shkojsha po shkojsha tinës babës.

Po masi u murrë vesh masanej nuk m’lejojke , atëherë jom kanë shkollë te mesme kur luajtëm me selektiven e Serbisë. Unë masi u kry loja fitum na, 3 me 1 fitum, masi u kry ajo ndeshja mas ni jave me mori shënimet trajneri i Beogradit, m’ka qu masanej shpi Telegram ai Telegrami bjen në dorë babës tem. Unë kur erdha prej shkollës, ai tha, ma qiti nji karrige n’mes sobës [serbisht – dhoma] tha, “Ulu qetu djali jem”, edhe dy ollkagija [tëholluese] i kishte fut mas derës. Tha, “A po lun me top?”, thash, “Jo more” tha, “A mos po dush me shku ti diku?”, thash, “Jo ma ku kam me shku” thash… S’kom pas njohuri qe ka mem qu telegram ai, po unë dhash adresën ai m’kish qu Telegram për mem pranu në “Partizan”. Ky shoki jem i Gjakoves, komunitetit rom që u kon ai shkoj u transferu “Galenik” atje n’Beograd, e mu mthirri për “Partizan” me lujt. Ku m’tregovi qatëherë baba tha “Ulu qetu” tha, “në karrik” tha “ko me të vet dishka veç mem tregu drejt. A dush me shku diku me luajt ti sport?”, “Jo” thash, “kurkund, ku ko me shku”. “E shka asht ky Telegrami që ka ardh”, tha, “A tinës meje je tu punu a?” Dy okllagija i ka thy shpind teme, shumë t’rrehme kom hangër prej aty une futbollin e lash.

E besoj qe t’kisha vazhdu e dijn edhe krejt lagjet edhe Korilla, edhe Terzimahalla, edhe Bazhdarhana edhe krejt lagjet që jon kon, jom kon ma i miri, qetash është “Beska” nashta keni ni qebaptorja “Besimi” edhe ai luajke në “Progres”, por ata komunitetit turk jon kon kur luajshin ndonjë lojë ma te vështire kur ka pas ndonjë turnir qytetit, ata vishin m’thirrshin mu. “Mehmet me na ardh në finale” e lujshim edhe gjithmonë kur m’kan thirr gjithmonë kemi fitu .

Fitore Rexhepi: E me këta kolegët e punës në “Perlonk” a keni pas aktivitete me këta, a keni shku naj…?

Mehmet Galushi: Aktivitete kemi pas edhe aty si në “Perlonka” ka pas basketbollistat, por unë s’jom kanë i angazhum jom kanë i vogël, i shkurt shkojsha nepër stërvitje ndër shoqërive jom kanë ma i shkurti edhe e pash qe s’muj me arrit edhe e lash, por ndërkohe masi e lash futbollin kom luajt për Prizren edhe basketboll, hendboll, rukomet [serbisht – hendboll] hendboll. Hendboll kom lujt për Prizrenin dy vjet.

Fitore Rexhepi: E fabrika po njihet qytet me emrin “Perlonka” e kështu është si “ISF-Progres” pse e kanë njoftë me qetë emër pse u ka shpërnda qëky emër?

Mehmet Galushi: Po ISF ajo po tregon vet fjala industria fijeve sintetike e aty vike, na vike prodhimi, ky materiali vike prej Gjermanisë, ajo prej Gjermanisë shkojke në “Ballkan” në Suharekë aty e punojshin masanej për me përpunu për fije atëherë vike te na në “Perllonkë”, aty u përpunojke sidomos… ka pas rrymën e vet “Perllonka” atëherë se ajo tu punu qashtut ato maqinat jon kon nëse nalet nji minut u kon shumë humbje për fabrikën tonë, por e ka pas argegatin e vet… u përpunojke ato fijet u përpunojshin te na.

Fitore Rexhepi: A keni pas uniforma?

Mehmet Galushi: Po, kemi pas uniforma, kemi pas veshje si uniform qashtu e pa atë s’na leshojshin, s’na lejoshin n’pun mrenda me hi, ose me t’pranu me të pa në pogon pa ato s’na lejoshin.

Fitore Rexhepi: Qysh ka shku prodhimi, qysh ka fillu edhe deri sa ka dal?

Mehmet Galushi: Po prodhimi tash… të ardhura t’mira kemi pas rrogat janë kanë me rregull, jemi kanë i k’naqun e kemi pas menzën aty edhe ushqimet kemi pas aty.

Fitore Rexhepi: Çfarë ushqimesh keni pas aty?

Mehmet Galushi: Ushqimin kemi pas, bon vaki edhe n’Prizren ma t’mirën fabrikë ma të mirën e kemi pas. Kemi pas tri apo katër lloje ushqimit, gjellëve plus kemi pas edhe suva hrana [serbisht – ushqim i thatë] konservë, pashtet najsen, pa kos s’ka pasë shans pa kos, ushqimi u konë shumë i mirë besa byrek që i marojshin edhe pi qytetit vishin aty hajshin, shumica njerëzve kanë ardh pi qytetit kanë ardh. Në përgjithësi “Perlonka” si “Perlonkë” i kemi pas marrëdhanjet e mira, s’kemi pas ndaj kolegëve mu përla ose “pse ti… qe k’ta komunitetit”, s’kemi pas ato raste.

Fitore Rexhepi: A mendoni që ju është shpërbly puna që e keni bo, a keni qenë t’knaqur ndaj raporti juaj me administrata, ose ata që kanë caktu kushtet e juve, rrogat e juve ?

Mehmet Galushi: Qysh…?

Fitore Rexhepi: Për qat’ punën që e keni bo?

Mehmet Galushi: Qat’ punë që kemi ba me rroga jom konë shumë i k’naqur, nashta qaq s’kemi pas punu sa merrshim rroga, rrogat janë konë superiore. Në atë kohë, n’atë kohë për shembull unë si krye familjari kom pas dy djem e dy çika e majsha po mjetshin edhe ni muj me kalu me atë rrogë, me ni rrogë kom mujt dy muj me kalu.

Fitore Rexhepi: E kohën kur u bo lufta edhe qysh ka ndiku n’fabrik a u vrejt ajo trazira e luftës meniher edhe te fabrika?

Mehmet Galushi: Po, para se me ardh kris kjo luftra, atëherë ka pas do nënshkrime mu nënshkru do marrëveshje që kanë pas, se di. Shumica e kombësisë shiptare e braktisën punën jo vetëm nëpër fabrika por edhe n’msime gjethkun, u kon nifar kontrate për me nënshkru për çka as une s’morra vesh. Po u ndiku ajo largimi ndaj neve, e qatëherë pak u ndiku këta komunitetit, këta kombëtarë shiptarë edhe sërbë, n’fakt që u ngacmun, se edhe na veten e nijshim se e kemi pas mësu rrethinë ne rrethinën teme me pas une edhe shqiptarët edhe turqit, e kur u largun ata sikur na vetëvetiu e njisha shumë keq, se ma shumë na mardhanje kemi pas me shiptarë se sa që me sërbë.

Fitore Rexhepi: A ka qenë ma vështir mandej me punu ?

Mehmet Galushi: Po shumë pak ajo a dish…

Fitore Rexhepi: Se u ndërru stafi…

Mehmet Galushi: …shumë pak, u kon vështir valla për neve sidomos na romë kur e nijshim qe vet n’gat neve nuk ekzistojshin, shumica e braktisën ka met nifar numri shiiptarëve nëpër pogona, por shumica e braktisën por na vetvetiu e nijshim vetën si pakic qetash edhe atë ditë, deri qat’ ditë kur ka kris lufta deri në atë ditë kom punu, masi u ni ajo uzbuna[serbisht – alarmi] masi u ni, e prej atëherit mo… s’kom shku.

Fitore Rexhepi: Gjatë, kur e keni bo 10 vjet punë ose mandej edhe dhjetë vjet tjera a ju kanë shpërbly me diçka që keni qenë punëtor për aq kohë te gjatë?

Mehmet Galushi: U kon shpërblimi çdo 10 vjet, 20 vjet, 30 vjet shpërblimi u kon çdo njeriu që mbushke 10 vjet me ni orë dorës, 20 vjet ka pas këtu si ni dukat të vogël me atë u shpërbleshin, me 50 vjet s’di çka u shpërbleshin qashtu diçka.

Fitore Rexhepi: Çka keni ba mandej masi e keni lan punën, masi s’keni punu ma në “Perlonka”, çka keni ba mandej a keni taku najkon prej kolegëve tu, çka kanë bo ata qysh i keni vazhdu atë…?

Mehmet Galushi: Pi kolegëve që kom punu për veq se shiptarëve edhe turkve që kom punu me ata tjetër kon se kom taku. Masi u kry lufta mas tri vjetëve u punësova n’arsim, fillova sikur ni jetës tjetër, ni rrethin tjetër u kapa edhe qashtut.

Fitore Rexhepi: Pushimet që i keni pas gjat kohës qe keni punu ne “Perlonka” sa dit i keni pas pushim?

Mehmet Galushi: Kemi pas po, 18 ditë pushim sipas stazhit masanej, secilën dy apo tri vit s’jom qetash i sigurt, ka ni ditë u shtojke neve pushimi. E u kon nifar kënaqësi atëherë, ni t’mirë e “Perllonkës” u kon qat’erë na qojshin n’deti Mal t’Zi, po jo me pagu meniher me rata [serbisht – këste] me pagu per gjashtë muaj e kanë shfrytëzu edhe shumica qytetarëve qytetit Prizrenit “Perllonkës”.

Fitore Rexhepi: Keni shku me stafin apo?

Mehmet Galushi: Po me stafin po, po… edhe me stafin edhe me familje kom shku e kemi shfrytëzu qat’ lehtësimin.

Fitore Rexhepi: Sa vite keni punu mandej, masi janë largu ni pjesë e punëtoreve prej “Perllonkës”?

Mehmet Galushi: Mas luftës, po qa… ‘92-tës deri ‘99-tës edhe shtatë vjet kemi punu.

Fitore Rexhepi: Shtatë vjet keni punu stafi ma i vogël?

Mehmet Galushi: Po, po.

Fitore Rexhepi: A keni edhe diçka tjetër me na tregu për “Perllonkën” apo?

Mehmet Galushi: S’kom diçka veçantë…

Fitore Rexhepi: Faleminderit!

Mehmet Galushi: Këtu u kon ndoshta ndërtesa ma e madhja këtu në Prizren, bon vaki edhe në Kosovë me ni numër t’konsiderushëm punëtoreve, se aty 2700 familje kan rr’nu prej [jetu] asaj fabrikës.

Fitore Rexhepi: E keni përmend që edhe baba juaj ka punu në “Perllonka”, cila ka qenë përgjegjësia e tina çka ka punu ai aty?

Mehmet Galushi: Ai ka punu si kallajgjia6 ka punu, po u kon si shef atij repartit , po u kon nji të mira për komunitetin tonë me ni kohë shumë ma vonë u zgjedh si kryetar i komisionit për ndarje të banesave. Në atë periudhë kur u kon baba jem kryetar i ndarjes banesave shumica romë ja kan pa hajrin besa i kanë ndihmu komuniteteve rome, se para tina u kon sërbët nëpër komisione asishne, asni rom s’ka pas përfitu ndonji banesë. Masi u zgjedh baba jem atëherë mas pakti 10 a 12 familje baba jem i ka p’shtu [shpëtuar] me banesa. Po me banesa po edhe u kon edhe kryetar i pranimit punëtoreve komisionit e atëherë ne atë kohë bon vaki mos teproj 50 a 60 romë jon konë punësu. Në kohë atina kur u kon ai si kryetar i pranimit i punëtorëve.

Fitore Rexhepi: Çfarë kushtesh është dasht me i plotësu a ka pas për shembull gjuhët lokale me i dit me qenë punëtori i “Perllonkës”?

Mehmet Galushi: Su kon kush e di shka, por sikur n’atë kohën edhe këtë kohën nëse pak ki ngjofsi, njo e dyta nëse plotësosh kushtet barem pak sado kudo me arsimim nëse ki pas shkollën fillore ose shkollën e mesme u kon shumë lehtë për mu punësu.

Fitore Rexhepi: A ka pas më shumë meshkuj apo femra që kanë punu në fabrikë, a ka qenë numri më i madh…?

Mehmet Galushi: Muj me than gati gjys per gjys po ndoshta ni numër i konsiderueshëm u kon pak mashkull ma shumë, punojshin n’tri ndrrime, fabrika punojke n’tri ndrrime pa pushu.

Fitore Rexhepi: Po transportin, këto krejt i keni pas në kuadër t’fabrikës?

Mehmet Galushi: Krejt, po në kuadër fabrikës kemi pas atëherë autobusa demek që kemi pas stacionet ku ata u stacionojshin edhe punëtoria dilshin pritshin.

Fitore Rexhepi: A ka qenë vështirë me punu gjatë natës, a ju ka ndodh najher ndonjë aksident?

Mehmet Galushi: Unë kur punojsha s’ka ndodh kurgjo, kom punu edhe unë ndrrimin e tretë, po… shkojshim ndonjëherë n’kom [në këmbë] me shoqëri nuk shkojshim, shkojshim pak ma herët në çarshi dilshim shëtitshim edhe shkojshim n’kom në fabrikë edhe…

Fitore Rexhepi: Ku keni dal n’çarshi, cilin vend?

Mehmet Galushi: Në shatërvan kemi dal, pi shatërvanit kemi shku diku kemi nejt në “Therandë” aty, pi atyhit hajde po shkojm n’punë edhe shkojshim n’puën veq u lajmrojshim shpi që prej aty shkojmë n’punë edhe qaq. S’kemi pas pengës nëpër rruga me na ngacmu dikush me na prek, me na bo, ato s’kemi pas. Por çka kemi pas pak vështirësi, kemi pas kur vishim këtu [tregon me dorë anën] te “Voćara” aty ka pas shumë qenë, vet su detyrojsha kurrë me ardh në kom pa pas ndonjë shok me vete. Sidomos ndrrimin e parë kur jemi kanë me shku ndonjëherë u qojsha ma herët që me arrit transportin me shku në punë se ka pas nime bajagi qen shumica bile u ankojshin atëherë po s’kanë marr kurrfarë masa.

Fitore Rexhepi: E keni përmendur edhe ma herët edhe Suharekën, “Ballkanin” qysh i keni pas raportet me…?

Mehmet Galushi: Raportet shumë mirë janë kanë edhe plus ka pas “Perllonka” edhe ni… në Istog ka pas ni pogon edhe atje ka pas. Me gjithë ato i kemi pas 2700 punëtorë, demek që me Istogun edhe “Perllonka” këtu n’Prizren, Suharekë u kon vetvetiu u kon ajo me atë veq i kemi pas ato që u përpunojshin atë materialin, veq raportet mardhanje t’mira kemi pas me ata me Suharekë.

Fitore Rexhepi: Në Istog çfarë lidhje keni pas me ata …?

Mehmet Galushi: Njëjtë, njëjtë u punojshin fijet, nëndegë u kon.

Fitore Rexhepi: Ka qenë ma e vogël apo …?

Mehmet Galushi: Ma e vogël u kon aty, jon kon aty 200 puntorë, a jon kon në atë pogon.

Fitore Rexhepi: Këto fijet qe janë prodhu a keni eksportu?

Mehmet Galushi: Gjermani kemi eksportu, Suharekë pi Suhareke i transportojke Gjermani e, Rusi e, kah mos, ka u përpunojshin, ka u nevojitke.

Fitore Rexhepi: Çka ka pas veçantë te ato fijet që i keni bo, a ka pas ngjyra ndryshme apo…?

Mehmet Galushi: Po ka pas përpunimi fijes ka pas ngjyra-ngjyra, njo vike ni tel sikur prej asaj ni fije, ni fijës telit ka pas vyt 10 fije mi nxer [nxjerrë], edhe qesi farë maqina une, kemi pas na që punojke shumë te holla edhe m’vike qudi qysh nuk u k’putshin, por s’guxojke punëtoria maqinat me i lëshu vetëm, nëse shkojke dikush e zëvendësojke dikush tjetër nëse dilke për nevojë a diçka anej-knej, jashtë pogonit s’guxojke me lishu vet maqinën se bon vaki k’putet e paqare me nal edhe mi lidh.

Fitore Rexhepi: Faleminderit!

Mehmet Galushi: S’ka përse.


1 Fabrikë për blerjen dhe përpunimin e frutave dhe perimeve me seli në Beograd, tani në Svillajnac të Serbisë.

2 Pjesë e ndërmarrjes ose fabrikës që përbën njësinë teknike dhe teknologjike në të cilën krijohen produkte ose grupe të caktuara të produkteve.

3 Fabrikë e tekstilit.

4 Term nënçmues në shqip që përdoret për serbët.

5 Term nënçmues në shqip që përdoret për serbët.

6 Puna me kallaj përfshinë prerjen dhe përpunimin e kallajit si dhe lakimin e këtij materiali.

Download PDF