Hyn në akademi. I nxorrën nga akademia. Ua morën bibliotekën, ua morën librat… Dihej që veç momenti osht’. Më kujtohet rrishim për çdo ditë mas dite i fikshim dritat, pritshim kur t’vijnë…Nuk zgjati. Na binin dikush nga furra, ky Qerimi, na binte në mramje nga një shujtë bukë me diçka. Rrinim natën me ndrrime rujshim institutin…U ndam nëpër kate punëtorët me rujtë. Kur erdh… aty ishte, na ishim në katin e tretë. Anton Çetta, unë qëllova, Qosja. Ka pasë tjertë, Adem Zejnullahu. Kur erdh ai prej katit të poshtë, se kisthe centralinist, ‘Erdhën’, tha, “policia para institutit’. Edhe ishte drejtor tash Sadri Fetihu… Ju drejtu drejtorit, ‘Sadri’, tha, ‘të takon, je drejtor, dil poshtë merru vesh me ta’. Ai Sadriu del kur del te hyrja poshtë në përdhesë, ata polic. Ky ju thotë, ‘Unë jom drejtori, urdhnoni çka po doni?’ Ai befas e pret me boks edhe ia then krejt dhomt, krejt ia qet dhomt poshtë. Kur po vjen Sadriu naltë, ata vërshun.









