‘Post-pesimistat’ kanë qenë të vetmit të cilët organizojshin ndeja, ekspozita, kanë pasë revistën […] ish ajo dritarja e vogël e vetme që a din, mujshe me kqyrë jashtë edhe me të interesu çka po ndodhë andej. […]
Ka qenë njifarë tendence me normalizu jetën e rinisë në Kosovë në atë kohë, pos asaj ka qenë diçka hala ma shumë, për shkak se ‘Post-pesimistat’ kanë qenë pjesë e nji rrjeti rajonal, edhe për shumë prej neve ka qenë mundësia e parë edhe hera e parë që na me taku moshatarët tonë jashtë Kosovës, edhe kjo ka qenë jashtëzakonisht e randësishme për atë kohë për shkak se kemi jetu në rrethana ku ka qenë e pamundun, pothuajse e pamundun me taku dikon tjetër që jeton jashtë kufinit të Kosovës.
Kështuqë, ‘Post-pesimistat’ kanë pasë ndikim jashtëzakonisht shumë të madh qysh jemi formu na si rini në atë kohë, na që kemi qenë pjesë e tyne, po mendoj edhe në përgjithësi rinia të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të ‘Post-pesimistave’ ose në nji ose tjetër mënyrë është asociu me ‘Post-pesimistat’.