Fikret Menekshe

Prizren | Date: 18 gusht, 2018 | Duration: 38 minuta

Sepse ne romët tanë, kemi shumë dituri. Një muzikë të njejtë nuk mund ta luajë një turk, nuk mund ta luajë një serb, nuk mund ta luajë një shqiptar. Do të thotë ne kemi shumë njohuri, ne romët, për atë edhe na marrin ne, shembull çka do e merr një turk, ai mund ta marrë turkun por turku nuk mund të luajë ashtu si unë, apo të luajë në klarinet, turku nuk mund të luajë njëjtë. Ai mund të luajë pak, por nuk është ajo çfarë duhet. Ja kjo është…


Edis Galushi (Intervistuesi), Elmedina Arapi (Kamerë)

Fikret Menekshe u lind më 8 gusht, 1954 në lagjen e romëve “Terzimahalla” në Prizren. Që nga fëmijëria e hershme është marrë me muzikë, ku si tetë vjeçar ka filluar të luaj në tarabukë, e më vonë si katërmbëdhjetë vjeçar i është dedikuar fizarmonikës të cilën vazhdon të luajë edhe sot. Përveç shoqërive kulturore-artistike rome, Z. Menekshe është angazhuar edhe në shoqëri tjera, si p.sh. shoqëria e vjetër kulturore-artistike turke në Prizren “Doğru Yol” të cilës iu është bashkëngjitur në vitin 1994 dhe ku ende vazhdon të japë kontributin e tij. Si i papunë, Z. Menekshe ndër vite e ka ushtruar zejen e pastrimit të këpucëve dhe është ndër pastruesit e rrallë që mund gjindet në qytetin e Prizrenit.