Sikur përfshihesh nga këto momente të përditshme, si: ‘Oh, duhet t’i laj enët. Duhet t’i laj rrobat,’ dhe pastaj kujtohesh se ku po i bën këto gjëra, në këtë shtëpi, si të thuash, tmerruese. Është shumë sureale. […] Ndërkohë e shihja Ursën, macen, duke ecur gjithmonë përreth, dhe unë filmoj kafshë si pjesë të punës sime, kështu që mendova: le të filloj ta filmoj Ursën dhe të shoh çfarë ndodh. […] Çdo ditë ose çdo të dytën ditë, ajo sillte në shtëpi ndonjë kafshë, si ndonjë hardhucë, e mundonte, luante me të, dhe pastaj e linte të ngrirë në njërën nga dhomat e katit përdhes, apo diçka e tillë. […] Ka edhe diçka shumë të pazakontë në faktin se, sigurisht, kjo është ajo që bëjnë macet kudo që janë. Ato sjellin brenda pre më të vogla dhe i mundojnë. Por që kjo të ndodhë këtu, është gjithashtu shumë e çuditshme, shumë e pazakontë. […] Ndoshta e kam përjetuar paranormalen përmes Ursës. Një herë, në orën 3:00 të mëngjesit, u ktheva në shtëpi dhe ajo ishte te ajo shkalla e madhe. I kishte veshët krejtësisht prapa, ishte shumë e frikësuar dhe ecte në majë të gishtave përreth, sikur po kërkonte diçka, por nuk shihej asgjë.















