Mirëpo, t’u shku te kojshia, kojshia e kishte nji djalë ma t’madh se une për njo katër-pesë vjet, ‘Hajde’, thotë, ‘t’shkojmë na t’mshifemi’. Ku mu fshehë? Ata kishin kuaj. E si të tillë kishin plehme me bari t’thatë si i thonë sanë, aty thotë, ‘Hajde t’shkojmë t’hypim n’plehme e t’hijmë n’sanë’. ‘Mirë!’, unë ma i ri se ai. As nona s’e dinte as kërkush s’e dinte. U çumë, hypëm n’plehme. Ai hyni në nji qosh në nji kand e asaj dhomës, nxurrë bari edhe hyni, n’kambë ashtu, u mshef, do bari e qiti përmi {tregon me dorë sipër kokës}. Unë ato s’mujsha me e bo se isha ma i ri se ai. Mledha pak sane, e qita aty, u shtrina, e mlova kokën me sanë, komtë m’kanë metë përjashta. Kur kanë hy këta për me lypë dikenin s’kanë gjetë atje n’plehme ashtu. M’gjetën mu, po m’ngrehin për komësh. M’murrën mu, m’nxurrën prej atyhit edhe m’qitën n’oborr… n’oborr jo, po n’rrugë. N’stomp të atij përronit kanë pushkatu shumë njerëz, edhe aty ishin nja shtatë a tetë pleqë t’lagjes t’lidhun. I njifsha unë ata se ishin t’lagjes. Edhe mu m’lidhën me ata pleqë për pushaktim. Tre vetë na rujshin me automata t’rusit asi… mitroloz që lëshohet n’tokë me tri kamë. Edhe, ishin të armatosur deri n’dhamë. […] Kanë vra çka kanë vra, edhe neve na erdh reni me na vra. Mirëpo, si t’lidhun ashtu mas shpinës tonë, te ura te asaj përrockës, po vijnë partizanët e Shaban Haxhisë. Edhe ata me armë, ‘Mo luj, mo luj, mo luj!’ Po piskasin. Këta i çunë durtë te nalte, ‘Mo luj, mo luj’!. I çunë durtë te nalte. Na kthymë me kqyrë edhe ata petokrakat i kishin, tash qysh m’i besu. Po, nejse deri sa folën shqip, kishim shpresa. Kur erdhën aty, ‘Çka jonë këta?’, ‘Armiqë’, neprijatelj i thojshin ata, armiqë, armiqë. […] Ai ma mshoi n’krah {i mëshon shpatullës} edhe m’çoi, se unë kom qenë pak i dobët pak prej shnetit. M’çoi pak te nalte, tha, ‘Edhe ky fëmi, armik a?’ Kishte një pistole n’dorë, te tretë i vrajti pa bo zo, ata që na pritshin neve.