Fabrika ka qenë, ky fabrika e zejës Metaliku thirrët, Fabrika e Metalikut. Unë e kom përjetu edhe këtu, se në Janjevë mrena qitu ka qenë fabrika, po. Hapësira e vogël ka qenë ai. Aty ka pasë 300 punëtorë, këtu n’fabrikë. Po ndërkohë komuna atëherë, si Kosovë atëherë e kanë maru nji ndërtesë t’ni, po mendoj jashtë Janjevës. Shih atë, atë ndërtesë që e kanë bo e kanë bo plan që edhe fshatrat mu bashkangjitë edhe tjera, prej komunës të Lipjanit shembull me ardhë… Faktikisht ashtu që kur jemi shpërngulë na poshtë, kemi pasë prej Obiliqit, prej Goleshit, prej Lipjanit, prej Gadimës, prej Ferizajit, prej Plitkoviqit e, prej Banulle, Llugagjie kamos… S’ka pasë fasht që s’ka pasë ndonji punëtorë në fabrikën e Janjevës. Se ka qenë nji, ka fillu nji përparim ajo fabrika, prej 300 punëtorëve kemi pasë dikund 800 punëtorë. Rrogat i kemi pasë mjaft mirë, kuadrat i kemi pasë, ashtu që ka hecë puna, kemi punu, mirë ka qenë. Se unë masi që e kom kry aty shkollë, menihere na kanë pranu edhe n’punë neve. Unë veç në ‘66-tën si punëtorë kam qenë aty.”