Deri sa kom qenë në kuvend më ka ngelë në kujtim edhe një qind vjetori i Lidhjes së Prizrenit u festu më 10 Qershor 1978. Ka qenë një organizim i hatashëm, i mrekullushëm, asokohe mendoj se kryetar i këshillit organizativ ka qenë doktor profesor Pajazit Nushi, me punë Ministër i Arsimit dhe Kulturës. Kështu që kemi bashkëpunu shumë në atë kohë, se kishim nevojë me bashkëpunu për arsye se u kryshin punimet në objektin e Lidhjes këtu ku ishte. Më kujtohet se në atë objekt banojshin disa skamnorë mandej atyne ju caktun banesa u renovu ai objekt afër Lidhjes [tash muzeu]. Krejt ajo u bo për një qind vjetorin, dhe Agim Çavderbasha i pat’ punu ato punimet e Ymer Prizrenit [dhe Abdyl Frasherit]. M’kujtohet atë natë për herë të parë në Kosovë u interpretu opera shqipe ‘Goca e Kaçanikut’ e kompozitorit profesorit Rauf Dhomi. Edhe në orën 20:00 në mramje ka fillu ceremonia në qendrën sportive, ka qenë transmetimi direkt në krejt Jugosllavinë prej Sllovenisë deri në Prishtinë, me të vërtetë ka qenë një organizim shumë i mirë, po mandena mas ‘81-shit pak fillun me u zbeh…