C19 A20
C19 A20 përmban vizatime nga dhjetë artistë nga Kosova të brezave dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore. Libri u zhvillua brenda mureve të shtëpisë. Faza fillestare e përgaditjes së këtij libri ishte realizimi i intervistave së historisë gojore me artistë. Intervistat u zhvilluan në distancë, gjë që kërkonte fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të krijuar hapësira besimi ku zhvillohet rrëfimtaria më e mirë e mundshme.
Me identifikimin e temave qendrore të mbylljes, artistët dërguan vizatime bazuar në historitë që ndanë me ne. Artistët, në vitin 2020, në mënyrë kreative iu përgjigjën COVID—19, andaj dhe titulli C19 A20, i ngjan një kodi të fshehtë, një të dhëne që duhet deshifruar dhe pajtuar me të. Vizatimet janë pasqyrime të momenteve intime, por gjithashtu ato duhet të lexohen si dokumente informative historike që përshkruajnë sfidat me të cilat u përballën dhe nëpër të cilat kaluan, por dhe mësimet e nxjerra.
Lexoni rrëfimet e plota të artistëve në sekcionin Historitë të arkivës.