Kushtet e përdorimit
KUSHTET E PËRDORIMIT
Kushtet në vazhdim janë të detyrueshme për secilin përdorues që përdor apo pranon shërbime nga webfaqja e Oral History Kosovo. Përdoruesi pranon të jetë i lidhur më këto Kushte të Përdorimit çdo herë që përdoruesi e përdorë webfaqën. Iniciativa e Historisë Gojore nxitë përdoruesit që të lexojnë këto Kushte të Përdorimit me shumë kujdes.
Të drejtat dhe përgjegjësitë e përdorimit
Përdoruesit e webfaqës Oral History Kosovo janë të detyruar të përdorin përmbajten e saj me përgjegjësi (video, audio dhe tekst) brenda kornizës të ligjeve dhe detyrimeve në fuqi, duke i përfshirë këto Kushte të Përdorimit. Përmbajta e siguruar nga webfaqja Oral History Kosovo gjithashtu përmbanë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit dhe mbrohet sipas të gjitha ligjeve përkatëse të pronësisë intelektuale. Iniciativa e Historisë Gojore rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime juridike kundër çdo pale që shkelë këto Kushte të Përdorimit dhe të drejtat e tyre intelektuale.
Të drejtat e autorit
Iniciativa e Historisë Gojore mbledhë histori nga folësit të të gjitha ecjeve të jetës, dhe nuk janë të transferueshme tek palët e treta. Përmbajtja e webfaqës Oral History Kosovo është prodhuar nga Iniciativa e Historisë Gojore në bashkëpunim me të intervistuarit, dhe si e tillë, konsiderohet si prodhim i përbashkët sipas ligjeve në fuqi për të drejtën e autorit.
E gjithë përmbajtja mbrohet si pronë individuale dhe nuk mund të përdoret pa lejen e Iniciativës për Histori Gojore. Përdoruesi mund të citoj transktiptet e video intervistave sipas nevojës për studime, ose hulumtime jo-komerciale, rishikime (vetëm vepra të botuara), ose raportim aktual të lajmeve (jo me fotografi) ose vepra të ngjashmë profesionale. E mësipërmja nuk jep leje për të kopjuar një vepër të plotë për çfarë do arsye, në të gjitha rastet, përdoruesi duhet të atribojë dhe të citoj Iniciativën e Historisë Gojore.
Historitë e jetës të folsive tanë konsiderohen dhe trajtohen si personale. Megjithatë, ato kryqëzohen me histori të vendbanimeve të cilat Iniciativa e Historisë Gojore i hulumton. Për këtë dhe arsye tjera, në asnjë rrethanë nuk mund të përdoren pa leje ose të keqpërdoren në çfarë do forme.
Iniciativa e Historisë Gojore nuk jep licencë eksluzive. Licenca eksluzive nënkupton dhënjën e të drejtave një pale tjetër për të përdorur pronësinë intelektuale të Iniciativës së Historisë Gojore, pa transferimin e të drejtës se autorit të asaj pale.
Çdo kopje, transmetim, publikim, riprodhim apo përdorim tjetër i videove, fotografive ose teksteve të webfaqës Oral History Kosovo pa lejën e Iniciativës së Historisë Gojore është i ndaluar. Iniciativa e Historisë Gojore ka të drejtën për të ndërmarrë veprime juridike ndaj çdo pale që shkel këto Kushte të Përdorimit ose te drejtat e tyre të pronës intelektuale.
Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni
Duke pasur qasje në webfaqën Oral History Kosovo, përdoruesi i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës të Kosovës, për çdo mosmarrëveshje që lind ose lidhet me këto Kushte të Përdorimit.
Përmbajtja e webfaqës Oral History Kosovo është nën mbrojtje gjyqësore të ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës të Kosovës dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ligjeve tjera që mbrojnë të drejtën e autorit. Në përputhje me këto ligje, Iniciativa për Histori Gojore rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime juridike kundër çdo përdoruesi që shkel këto kushte dhe ligjin.
Sipas nenit 181 të ligjit për të Drejtat e Autorit Dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës të Kosovës, në rast të shkeljes së të drejtave ekskluzive, bartësi i të drejtës mund të kërkojë: gjetjen e ekzistimit të shkeljës së të drejtës, vazhdimin e shkeljes, kompensimin e dëmit material, kompensimin e dëmit jo material.
Shkelja e të drejtës së autorit gjithashtu do të dënohet si vepër penale, me gjobë dhe/ose burgim, në përputhje me Kodin Penal të Republikës të Kosovës, neni 296. Kushdo që pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose temën e çështjes së ndërlidhur me këto të drejta, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
Përdoruesit janë të detyruar të përdorin përmbajten e webfaqës me respekt dhe të përmbahen nga veprimet e kundërligjshme, si publikimi pa citim të burimit, sepse ajo konsiderohet keqpërdorim i të dhënave dhe informacionit. Pajtueshmëria me këto Kushte të Përdorimit dhe të gjitha ligjeve, rregullave dhe rregulloreve në fuqi të lidhura me shërbimet e ofruara është e detyrueshme.