Unë jam mësimdhënës në një shkollë fillore. Kam bërë një përvojë të madhe me fëmijët. Nga ana tjetër, i kam dy fëmijë të mi që po ashtu shkojnë në shkollë. Andaj, gjatë mbylljes të gjithë së bashku jemi adaptuar me mësimin online. Nuk mund të them që kam qenë produktiv. Fatkeqësisht, me kohën që e kam pasur në dispozicion nuk kam arritur të krijoj punë të reja arti. Nuk kam pasur kohë të lirë. Mirëpo, si zakonisht kam bërë skica dhe shënuar ide në orët e vona të natës, me shpresën që një ditë të i realizoj. Arti kërkon lirinë. Të gjitha këto rrëfime rreth pandemisë kanë sjellur në sipërfaqe gjëra, që poqëse je i përgjegjshëm dhe adaptohesh me kufizimet, si pasojë e humb lirinë që është e domosdoshme për art dhe për të krijuar punë artistike.
Përndryshe, më pëlqen të shoqërohem me njerëz dhe kam pasur mjaft ekspozita grupore dhe personale. Para se ta përfundoja fakultetin kam qenë aktiv në kolonitë e artit. Tani jam i parëndësishëm për veten, për shkak të fëmijëve, për shkak të familjes, për shkak të miqve, pasi që po mundohem secilin ta ndihmoj dhe që të paktën për një kohë të shkurtër t’ua bëj ditën më të mirë, dhe bashkë me këtë të kam mendime pozitive.
Mundohem ta gjejë anën e mirë në gjithçka. Ndryshimet si këto kanë sjellur afrimin mes njerëzve, të gjithë po e shohim që natyra është më e pastër, që kemi më shumë kohë për familjet tona, për njerëzit që i kemi përzemër dhe janë rreth neve, që edhe nëse nuk kemi kohë, të gjejmë kohë të mendojmë për veten dhe për komunitetin tonë. Dhe kur të zgjohemi në mëngjes të jemi të lumtur që ata janë shëndosh e mirë.
Kur janë në pyetje fëmijët nuk ka aty shumë barazpeshë. Fëmijët janë kërkues. Ne me fëmijët kemi punuar në shkollë përmes rrjeteve sociale, kryesisht kanë qenë disa grupe. Unë sinqerisht jam munduar që të jetë sa më e thjeshtë, sepse edhe fëmijët në gjithë këtë tregim… t’ua thjeshtësoj gjërat, që njëherë në javë ta kenë një detyrë, dhe që tema e detyrës të jetë prapë diçka pozitive. Domethënë, 24 orë në ditë kam qenë i zënë, sepse kurrë nuk dihet kur do të ma dërgojë një nxënës ndonjë mesazh apo do të më pyet diçka. E unë kam arritur që t’u jap atyre përgjigje në çfarëdo pyetje.
Njëra prej detyrave ka qenë “Si do të dëshiroja të jetë shkolla ime kur të kthehem në të?” Apo… nuk e di, jam munduar ta respektoj planprogramin, nga ana tjetër t’i inkurajojë nxënësit të jenë sa më imagjinativ dhe kreativ, që të paktën për një moment t’i harrojnë të gjitha ato që po ndodhin rreth tyre.
Unë jam shumë i lidhur me familjen time. Sidomos për fëmijët e mi jam shumë i lidhur. Ata kishin përgjegjësitë e tyre, të tilla si mësimi në distancë përmes kanaleve televizive. Ata kishin për detyrë t’i ndjekin dhe t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në përputhje me atë. Nga ana tjetër, ata ishin gjithashtu në kontakt me mësuesit e tyre, kështu që angazhimi rreth tyre ishte shumë më i madh.
Përndryshe, unë e kam bërë punën time, ndoshta më shumë se që kam punuar zakonisht sa kam shkuar në punë. E në lidhje me fëmijët e mi konkretisht, e kam fituar edhe një detyrë të re, kështu që unë duhej të punoja me ta individualisht. Tani, nuk e di nëse ishte më e vështirë për mua t’u tregoja atyre detyrat e shtëpisë ose t’i angazhoja fëmijët dhe të korrespondoja me nxënësit. Unë isha ndërmjet dy zjarreve. Dhe unë ia arrita dhe ende po arrij, pasi që viti i ri shkollor ka filluar, por tashmë mund të them se kam një përvojë të madhe dhe do të jetë shumë më mirë. Shpresoj që fëmijët të jenë më krijues dhe imagjinativ, dhe kjo do të jetë një lehtësim i madh edhe për mua.
E rëndësishme është që fëmijët të bëhen bashkë dhe të shoqërohen në grupin online, siç është rasti me grupin e lëndës sime. Mund të them që gjithçka po shkon lehtësisht, sepse është një përvojë e madhe. Madje janë edhe disa seminare në të cilat kam marrë pjesë, të cilët gjithashtu kanë qenë online. Gjithçka në fillim është e vështirë, sidomos për fëmijët. Fjala e gjallë është fjalë e gjallë. Domethënë, unë po jetoj për atë ditë kur do të takohem me nxënësit në shkollë dhe kur mund të flasim për diçka të keqe që na ka ndodhur, dhe ta nxjerrim një mësim prej gjithë këtij tregimi, t’i vlerësojmë më shumë gjërat, më shumë ta vlerësojmë njëri—tjetrin dhe ta nxjerrim një mësim pozitiv.
Fëmijët e kuptojnë por prapë nuk janë të vetëdijshëm, çka mund të bëjnë ata që gjithçka të jetë e mirë apo sa munden në fakt të… sepse janë fëmijë. Të gjithë e dijmë këtë, ata janë bartësit më të rrezikshëm të këtij virusi. Unë do t’i kurseja fëmijët nga të gjitha gjërat e këqija. Kështu që, sa më pak që mendojnë për këtë, sa më shumë që kënaqen me fëmijërinë… kjo do t’ju mbetet si kujtim, pikërisht kjo fëmijëri të cilën po e përjetojnë tani.
Gjatë kësaj kohe lajmet kryesore në media kanë qenë rreth pandemisë, andaj edhe ka afektuar mënyrën sesi mendoj. Në këtë kohë kemi pasur shumë informata. I shikoja lajmet, informatat sa janë të infektuar, sa kanë vdekur. Kurrë nuk kam dyshuar nëse virusi ekziston apo nuk ekziston. Askush prej të afërmve të mi nuk ka qenë i infektuar, por i njoh njerëzit që janë të sëmurë dhe kanë edhe sëmundje shoqëruese, dhe virusi ua ka vështirësuar gjendjen. Kështu që, po mundohem të përqendrohem më shumë në disa përmbajtje të tjera televizive, pikërisht për arsyen se do doja të mendoja më pak për virusin dhe pasojat e virusit. Informacioni ndryshon nga ora në orë, dhe nëse jeni plotësisht të kyçur në lajme dhe po përpiqeni të kuptoni gjithçka, nuk është aspak e shëndetshme.
Në fshatin ku jetoj, nuk mund të them që njerëzit nuk kanë qenë të frikësuar apo të them që kanë qenë të frikësuar. Ka qenë edhe njëra edhe tjetra. Kryesisht njerëzit më në moshë kanë qenë të frikësuar, ata ende i ndjekin udhëzimet, kujdesen për veten dhe për familjen. Përderisa të rinjtë më shumë janë për heqjen e atyre masave. Kam një grup të shokëve aty, ata nuk kanë dëgjuar që dikush ka vdekur prej COVID—19. Njerëzit kanë tendencë të mendojnë që kjo ju ndodh vetëm atyre që janë më pak të përgjegjshëm. Të moshuarit që i njoh, atyre ndoshta edhe vetëm mendimi rreth kësaj do t’ua dëmtonte shëndetin. Shumica kanë ndaluar së ndjekuri këtë mbulim mediatik të pandemisë në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre mental.
Që nga pandemia, interneti dhe mediet kanë qenë reporterët e vetëm për gjithçka, madje edhe në lidhje me kulturën, kështu që nëse ka ndonjë program në Shtëpinë e Kulturës, zakonisht bëhet përmes disa rrjeteve sociale. Nga ana tjetër, unë mendoj se ky është ndikim thelbësor në krijuesin dhe mjedisin e tij, dhe miqtë, për shembull, të cilët bëjnë të njëjtën punë, shkëmbejnë përvoja dhe gjithçka, kjo mua më motivon. Nëse ndonjëri prej miqve të mi ka bërë ndonjë pikturë të re, ai e fotografon atë dhe ma dërgon përmes Viberit apo Facebook—ut dhe unë e shoh atë, atëherë më vjen idea që edhe unë të krijoj diçka dhe jo atij por dikujt tjetër t’ia dërgoj dhe ta inspiroj prapë dikë. Fatkeqësisht të paktën te unë kështu funksionon që shtatë—tetë muaj tashmë.
Në internet ka gjithçka, kështu që atë që e kërkon edhe e fiton. Unë kryesisht kam kërkuar dhe i kam përcjellur ato ngjarje dhe mënyrën sesi janë bërë ato ngjarje lidhur me kulturën, më artin dhe me pikturën para së gjithash. Dhe atëherë normalisht, mua nëse diçka më pëlqen unë e shpërndaj me njerëz të cilët i takojnë të njëjtës fushë sikur unë apo edhe ata nganjëherë ndajnë diçka me mua. Kryesisht jemi munduar që të mbesim në rrjedha, pra i kam përcjellur të gjitha që prej artit serioz, e deri tek karikaturat dhe stripat dhe gjithçka tjetër.
Mendoj që pandemia ka ndikuar në punën time më shumë se që kam dashur të lejojë të ndikojë. Në fakt ajo liria që unë e kisha, nuk është që tani nuk e kam, por e kam shumë më pak, sepse jam i preokupuar me disa gjëra që po ndodhin te unë. Dhe pastaj kjo normalisht që ka ndikim në veprimtari dhe në punën time. Gjë që sinqerisht më pengon, sepse me siguri do të pikturoja dhe definitivsht do të bëja diçka tjetër.
Temat të cilat i trajtoj në punët e mia janë kryesisht nga jeta. Gjithnjë i shikoj gjërat prej një këndi pozitiv. Punimet e mia janë kryesisht optimiste, dhe kjo puna ime tani nuk mund të jetë optimiste në atë nivel siç ka qenë më herët, pikërisht për arsye se përditshmëria është ashtu si është. Në thelb unë nuk e kam ndryshuar jetën time, por pandemia e ka ndryshuar, i ka ndryshuar temat e jetës të cilat i trajtoj. Nëse kam punuar piktura nga jeta, ajo jetë në pikturat e mia ka qenë pozitive, madje mendoj që ashtu ka ndikuar edhe tek publiku. Këto kanë qenë disa prej komenteve të tyre. Ekspozitën e radhës që po e planifikoj, mendoj që pikturat nuk do të jenë dhe aq të lumtura siç kanë qenë. Mirëpo, definitivisht, punimet e mia të reja do të reflektojnë mbi këtë kohë.
Dejan Kitić (1982) është artist pamor nga Prishtina. Ai magjistroi në Fakultetin e Arteve në Zveçan, drejtimi për pikturë në klasën e profesorit Petar Đuza. Ai ka marrë pjesë në disa ekspozita individuale dhe grupore dhe ka fituar disa çmime. Përveç pikturës, ai merret edhe me muzikë. Punon si mësimdhënës i artit figurativ në shkollën filore “Knez Lazar” në Gushtericën e Poshtme. Ai është baba i dy fëmijëve, Sarës dhe Stefanit, dhe jeton me familjen e tij në Uglarë.