Në trupin gjykues ka qenë Ismet Emra, kryetar i trupit gjykues. Ka qenë anëtar i trupit Jusuf Mejzini, si gjyqtar profesional. Ka qenë Shaban Binaku, ish minator i mrekullueshëm edhe ka qenë shumë smutë, edhe ne nonstop u takojshim me axhën Shaban edhe e lutshim, tani është i ndjerë, edhe e lutshim, ‘Amani t’koftë mos u smuj deri t’përfundon gjykimi’. […] Po ishte edhe ni gjyqtar tjetër malazez, Milutin Zubov, po edhe ai ishte shumë pozitiv.
Kështu që, për vendimin përfundimtar kena shpresu edhe kena besu që me t’vërtetë do t’ndodhë vendimi pozitiv edhe kta do t’lirohen. […] Prej, në Kroaci ka pasë protesta t’mdhaja në përkrahje të minatorëve. […] Ishin avokatë prej Sllovenisë, prej Kroacisë, prej Maqedonisë që merrshin pjesë në atë gjykim. Ishin avokatët që mbrojshin minatortë s’bashku me neve. Ishte Doktor Miha, jo, Doktor Peter Ceferin ishte, ishte Miha Koziq që janë taku me ta në Vienë.
[…] Edhe, nuk besoj që ka pasë ndonji sugjerim prej pushtetit m’u liru këta njerëz, po me siguri nuk ka pasë sugjerim që me u dënu këta njerz. Edhe fati i krejt asaj ka qenë që ma n’fund edhe u lirun, mbas 14 muj paraburgimit.