Biseda e parë ka qenë pse jom hi ma së pari, pse jom bo anëtar, me kë, qysh? […] Veç pat’ ra muzgu i parë. Janë ardhë. Ni kohë kom nejt vetëm, ndërkohë kanë ardhë dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror, Muharrem Bekteshi edhe Januz Loshi. […] Qat’ natën e parë masi janë ardhë, janë ulë aty e kanë thirrë për me ju sjellë diçka me pi. Ni kamariere ka qenë, e kanë thirrë. Ka ardhë ajo kamarierja aty, ata kanë porositë. Më kanë lutë mu, “Çka po don ti me pi?” “S’po du, s’po du”. “Jo, jo, ktu s’bon. Krejt po pijmë edhe ti ki me pi”, me dhunë. “Hajt bre”, thashë, “ni çaj pra”. E kanë pru ato edhe kom fillu me pi çajin. T’u e pi çajin, t’u m’u nxe trupi. E pashë se nuk osht’ diçka në rregull. Ndërkohë e kom hupë vetëdijen. U konë ni tavolinë e madhe e gjatë edhe jom konë ato karrikat. Nuk e di si unë kom ra mbi qat’ tavolinën. Jom përkulë edhe kom ra. Po nuk e di sa kohë kom nejtë në qat’ gjendje.
Muharrem Bekteshi e kom pa kur, s’e kom pa, por e ka nxjerrë ai… e ka pasë a s’po di tash qysh e ka pasë atë shufrën e gomës, pendrekin si i kanë thanë. Pranë meje aty i ka sjellë tavolinës me shufër të gomës. Ka kërsitë ajo edhe unë qysh kom qenë mbi ata më ka dalë ajo kllape edhe i kom dhanë zor edhe jom çu në kamë. M’u doke si qitu {bën me shenjë tek koka lartë} m’u ka birue koka edhe avull edhe isha ndjersitë. Isha bo ujë, ujë isha bo krejt. Kom thanë, “Zoti ju vraftë, çka më keni ba?” Tha, “Jo”, tha, “ti qitash”, tha, “ki me knue si bylbyl”, tha, “ki me kallxu ku je kanë, çka ke ba, qysh je organizue me rrxu pushtetin tonë”. Ndërkohë janë ardhë, u ardhë ni gardian edhe më ka marrë më ka çu në qeli. Kur jom çu të nesërmit në mëngjes, kom qenë njeri ma i dëshpëruar në jetën time.