Remzije Januzi Limoni

Prishtinë | Date: 31 mars, 2023 | Duration: 179 minuta

Kërkesat kanë qenë kryesisht politike. “Vetëvendosje!” “Lironi të burgosurit politikë, Adem Demaçin, Rexhep Malën!” Gjithë ata të burgosunit i kanë përmenë me emra. “Trepça po punon, Beogradi ndërton!” “Kosova Republikë!” “Ja me hatër, ja me hatër ja me luftë… Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë”. […] Hydajeti ka folë, ka folë si punëtor, me kaçketë, me tesha të thjeshta ka qenë punëtor ne nuk e kemi njoftë fare. Edhe atë ditë, Teuta… vrulli nuk të lejke ty, nuk të lejke rahat ajo situatë. Edhe tash, “Hyp ti Teutë, hyp edhe ti si femën. Pse me hype veç mashkujt? Edhe femnat le të hypin” (qeshë). Edhe, “Jo, hyp ti Remzi” s’di si u ba edhe mu, “Hyp, hyp ti”, pa nisë e me hypë, vëllau i shkrujti ato kërkesat {bën kinse shkruan me dorë} çka me folë, çka me… në shpinë të dikujt, më dokët të vëllaut të Teutës ka qenë. Edhe m’i jep ato, une hypi aty me ni fund me ni, jo bash lehtë nuk e kom pasë, edhe tash më pytë Hidajet Hyseni, “A po më njeh?” […] Edhe i flas ato edhe brohoritja ka qenë edhe ma e madhe se si femën si edhe pak ma ndryshe, edhe zbrita poshtë edhe mo vazhdumë deri në mramje terr u konë, u terru shumë, deri vonë ka qenë. Atje na shpërndajnë me gazlotësjellës, aty shpërndahemi mo asnjëna tjetrën s’e kemi pa. Më dathën këpucat edhe e shoh ni djalë tu vrapu nëpër rrugë, nuk më kujtohën ato rrugë sot se ku kanë qenë ato. Edhe ma jepë ni këpucë të vetën une me njonën këpucë jes, njona më jet rrugës më jet, edhe ma jep ai djali këpucën bile e kom marrë deri sa jom, deri vonë e kom pasë. Nuk e di vonë dikush ma ka largu ato, se kom dashtë me rujt kujtim atë (qeshë). Kujtim edhe të jenë në muze, ajo këpucë që me tregu ku ka ndodhë, çka kanë bo, kemi bo në atë kohë.


Anita Susuri (Intervistuesja), Renea Begolli (Kamera)

Remzije Januzi Limoni u lind në vitin 1959 në Pogragjë, Komuna e Gjilanit. Në vitin 1978 regjistroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Për shkak të veprimtarisë politike është arrestuar në vitin 1981 dhe është dënuar me gjashtë muaj burg. Pas një viti është arrestuar prapë dhe është dënuar me një vit e gjysmë burg. Në vitin 1990 është larguar në Zvicër ku edhe sot jeton me familjen. Zonja Januzi Limoni ka formuar shoqatën e grave “Nëna Terezë”, aktiviteti bazë i organizatës është grumbullimi i të ardhurave për familjet e dëshmorëve.

Private: Remzije Januzi Limoni

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Nëse mundeni me u prezantu, vitin e lindjes, vendin, diçka për prejardhjen familjen e juj?

Remzije Limoni Januzi: Po, unë quhem Remzije Limoni, jam e datës 3. 3. ‘59-të. Kam lindur në fshtatin Pogragjë, komuna e Gjilanit, prej nanës Fatushe edhe babës Ruzhdi. Jena gjashtë fëmijë kanë qenë prej nanës, tri motra tre vllazën. Vllaznit i kom pasë ma të mdhej, ne motrat jemi ma të voglat (buzëqeshë).

Anita Susuri: Qysh ka qenë jeta në familje te ju, si fëmi?

Remzije Limoni Januzi: Jeta në familje tonë, si gjithë, gjithë familjet tjera shqiptare. Unë i kom pasë prindërit e pa shkollumë, po kanë qenë shumë punëtorë edhe e kanë dashtë arsimimin të fëmive të vet. Kushtet nuk kanë qenë të mira, kanë qenë të fshtira. Jemi rritë me kushte jo të mira, me vështirësi, por ja kanë dalë ata që të na rritin neve gjashtë fëmijtë. Edhe i kanë shkollu djemtë edhe mu, edhe unë kom qenë në shkollë dhe fëmija i parë Nazimi, që u konë shumë kushtet e fshtira në atë kohë m’u shkollu, s’ka pasë atëhere rrugë, patjetër që u dashtë mu shkollu po… ka udhëtu. Nuk ka udhëtu çdo ditë, po në javë ka ardhë në shtëpi edhe ka shku në Gjilan në të dillen mramje, u kthy të premten në mramje ose të shtunën në mëngjes. Edhe të dillen…por në kamë ka shku në Pogragjë-Gjilan.

Po me vështirësi e ka marrë bukën me veti për ni javë, ka ndodhë që edhe ju ka mykë buka, atë… gjatë javës. Edhe ka tregu që ka ndodhë, ndoshta kanë dalë edhe nëpër fushë që ka mbjellë dikush lakna apo ka mbjellë dikush purri, i kanë marrë ata, i kanë nukë, i kanë nxjerrë edhe i kanë hangër {bën sikur mbledhë perime}. Edhe kushtet e fshtira, si gjithë, si gjithë populli jonë. Eh, po, kanë qenë shumë arsimdashës dhe i thojke vëllaut, edhe të madhit edhe të dytit, edhe gjithë neve, baba thojke, “Unë jau shes… tokën e shes, ju shkollonu, se pa shkollë nuk ka asgjë”.

Anita Susuri: Ju më tregutë ni histori për babën e juj që ka qenë edhe partisan po edhe i mbijetumë i masakrës të Tivarit.

Remzije Limoni Januzi: Po baba jonë, une vetëm e maj në men që thojkë, “Kam qenë në Shqipni unë”, edhe thojke, “vend shumë i bukur”, edhe thojke, “Në qoftë se s’shkoj edhe ni herë” thojke, “dheu nuk më kalbë”. A e din këtë fjalë popullore si ai qysh e ka thanë? (buzëqeshë). Po më ka tregu edhe nana edhe disa bashkëpunëtorë të vet, se kanë thanë që ai ka qenë luftëtar i Luftës të Dytë Botërore. Si i ri ka marrë pjesë me qëllimin për liri. Por siç dihet n’atë kohë i kanë tradhëtu, pushtuesi.

Në luftën e… këtë Luftën e Dytë Botërore në ‘45-tën pra, u nisë, i kanë mbledhë shumë të ri i kanë çarmatosë, ky ka qenë i armatosun edhe i kanë çarmatosë në Prizren aty dhe i kanë nisë për Prizren-Kukës, në Kukës, në Pukë, në Shkodër. Edhe e kalojnë kufinin mes Shqipërisë edhe Malit të Zi, atje kur fillojnë grupe, nuk ka qenë grup i madh, 300-400 veta, “Varet prej njerëzve qysh kemi qenë” tha, “edhe aty ndëgjojmë na krisma” tha edhe thojnë “i pushkatojnë”, edhe tha, “frika qe edhe na po bijna në atë pushkatim të tyre, që e kanë kurdisë këta, forcat komuniste jugosllave”, edhe këta vendosin në mes veti që të largohen, të ikun.

Thojke, “Nuk kemi pasë as bukë. Në qoftë se ne jemi largu ose kemi pasë nevojë për m’u largu prej rrethit, prej kolonës atje, e ke marrë plumin. E ke hangër”, thojke, “plumin”. Edhe tash kta vendosin të ikin edhe jonë shpërnda. Ky ka qenë me një prej anës tonë i Bilinicës, po emrin nuk më kujtohët qysh e ka pasë. E ai i ka tregu të vllaut tem, thotë, “Edhe na u largumë”, thotë, “hinëm në mal edhe nuk kemi ditë ka po shkojmë, ka po shkojmë, kemi bo ni kohë shumë të gjatë, ni kohë të gjatë. Ni javë ditë deri sa kemi ardhë, kena kalu kufinin”, tha, “kemi mrri në Kosovë. Kemi hangër edhe bari, kemi hangër. Kemi hangër edhe çka kemi gjetë rrugës”, tha, “ne ushqim s’kemi pasë” tha. Edhe me atë vështirësi, me… pa ujë, pa bukë, pa, pa lamje, pa asgjë”. Kjo ka qenë… rrugën që e kanë pasë prindtë e tonë, babai jem që në Luftën e Dytë Botërore.

Anita Susuri: E baba i juj nuk ju ka tregu, po veç po më duket kur ka ardhë…

Remzije Limoni Januzi: Baba jem vetëm, po, baba jem ka tregu vetëm që në Shqipni ka qenë, ama nana më ka thonë që në Tivar. Ajo e ka përmenë nana jeme edhe disa shoktë e babës tem që kanë qenë, i Bilinicës osht’ po emri s’më kujtohët, edhe ma tha vëllau po nuk më kujtohët. Edhe vëllau ma tha, Avdiu, më tha që “Po”, tha, “kur jonë mbledhë, kur i kanë mbledhë në Prizren, i kanë çarmatosë krejt, krejt të rijë kanë qenë 20 vjeçar deri në 30 vjeçar, i kanë mbledhë krejt atë rini” {tregon me duar grumbullin e të rinjëve}. Edhe i kanë nisë për qëllimin ma të keq, për me, kështu me i pushkatu, me i eliminu, edhe rruga për Shqipni, se ai e përmendke shumë Shqipninë e përmendke (buzëqeshë). Edhe kanë qenë atdhedashës, kanë qenë atdhedashës, e kanë dashtë vendin e vetë, lirijën e vetë, të popullin e vetë.

Anita Susuri: E baba i juj për Luftën e Dytë a ju ka tregu diçka ndoshta?

Remzije Limoni Januzi: Po vetëm që kemi qenë, kemi qenë luftëtarë kemi marrë pjesë në luftë, me qëllimin ma të mirë për me shliru vendin, tokat tona. Këto e ka përmendë edhe thojke, “Kurrë besë shkaut1 mos i nxe, kurrë besë me shka nuk ka. Ai duket që sillet mirë, ama besë nuk ka”. Këta gjithmonë na i kanë përmendë, se pa e pasë ni bazë ti edhe prej familjes nuk mundesh me ecë në rrugën që ti don me shku {pohon me kokë}.

Anita Susuri: Çfarë kujtime keni tjera prej fëminisë, familjen, rrethin ku jeni rritë?

Remzije Limoni Januzi: Për… kam kujtime si fëmi, kam kujtime shumë si fëmi që… unë jom rritë me prindë që jonë konë shumë të dashtun, neve na kanë dashtë shumë, neve çikave na ka dashtë baba (buzëqeshë). Ata… a din, na ka përkrahë gjithkun, më kanë përkrahë. Mu gjithëherë më thojke, “Kom me të bo”, a din kështu fjalë popullore që kanë përmendë në atë kohë, “doktoricë ka me të bo baba tye” (qeshë). E ata nuk e arriti, nuk e arriti se m’ka vdekë shumë i ri baba, është… ka qenë, unë jom konë 13 vjeçare kur m’ka vdekë baba. Edhe kur une mendoj veten që arrita diçka ma larg, deri sa edhe… se ti me andrru që ni femën ta krynë fakultetin e të vozitësh e ta marrësh lejen u kon punë e madhe për atë kohë {ngritë supet lart}. E ai me më pasë pa ndoshta i kish ardhë shumë ma mirë, shumë ish gëzu që ni femër po ecë përpara (buzëqeshë).

Anita Susuri: E nana jote qysh ka qenë, çfarë familjes ka qenë?

Remzije Limoni Januzi: Nana jeme ka qenë shumë punëtore edhe e ka dashtë shumë jetën e ka dashtë, e ka dashtë, thojke, “Kur e kom çu”, thojke, “Nazimin për here të parë në shkollë”, thojke, “tonë natën s’mujsha me fjetë prej gëzimit që e çova fëmijën në shkollë (buzëqeshë). Aq shumë”, thojke, “punojsha natën, m’u dokke që edhe nata e gjatë për mu që po terrohet e po rri une pa punu”, e thojke, “edhe nata po më dokët e gjatë, qaq shumë”, thojke, “kisha qef djalin me çu”. Ai arriti ta krynte edhe kur shkojke në shkollë… Radio Prishtinën e kemi pasë ndëgju, vëllau vetëm lajmet, nuk na ka lonë kurrë urimet, unë nuk e di çka jonë urimet e kështu të radios edhe lajmet. Edhe nana ime edhe lajmet i ka ndëgju edhe në Tiranë, e lshojshmi Radio Tiranën, emisionin për bashkëatdhetarët ka qenë i veçantë, rregullisht ata e kemi ndëgju. Radio Kukësin e kemi ndëgju edhe shumë mirë e kapke te na në Pogragjë, se osht’ ni thellësi pak Pogragja, osht’ nifarë lugine kështu në mes poshtë osht’ rrafsh edhe kodrat, i kemi pasë dy kodra {përshkruan me duar} dhe mirë e ka kapë, shumë mirë [valët e radios].

Ardhke vëllau prej shkollës edhe [nëna] thojke, “O Nazim, i ngova lajmet edhe bir qishtu thanë, qishtu thanë”. “A moj nana jeme të ka pasë hije për avokate”. A din, këto po t’i tregoj qysh… (qeshë). E asaj ju bojke qefi shumë edhe neve na thojke, “Më ka thonë Nazimi, ‘Të ka pasë hije për avokate’”. Thashë, “Po moj, nana jeme” (qeshë). E… ka pasë shumë, ka dashtë me ditë ajo gjithçka. Kështu u konë gru e zgjutë u konë, po fatkeqësisht mosha e bon të vetën edhe koha u konë e atëherëshme edhe…

Anita Susuri: E vendi ku ju jeni rritë, çfare ka qenë?

Remzije Limoni Januzi: Ka qenë fshat, ka pasë, nuk u konë edhe i vogël, fshat i madh. Sot, si me thonë, fshat i madh. Ka qenë komuna aty që… komuna ka ekzistu deri… nuk më kujtohët bash mirë, ato fshatërat gjithmonë i ka pasë regjistrimet e fëmive, nji çertifikatë të lindjës, ato fshatërat i kanë marrë në komunën tonë, në Pogragjë atje. Ka qenë ni fshat që ka pasë shumë të shkollumë, na i kemi katër-pesë kështu doktora të shkencës që kanë qenë ma herët. Kemi pasë Rabit Rexhepin ka qenë ma herët, Nuhi Sadikun, Xhaferin, gjithë këta janë doktora të shkencës. Kemi pasë mjekë, inxhiniera, kanë dalë shumë gjenerata të reja që jonë shkollu shumë. Ka qenë një ndër fshatërat ma të shkollumë në komunën e Gilanit. Edhe femra ka pasë, që sot janë 80 vjeçare, po kanë punu [si] mësuset e para, katër që kanë qenë në fshatin tonë.

Anita Susuri: Më thatë m’duket se edhe ni mulli e ka pasë familja juj, a është marr baba juj?

Remzije Limoni Januzi: Po, baba me mixhën tem, tre vllazën këta kanë qenë, ai mixha ma i madhi ka vdekë ma herët e kanë nxonë gurtë, e këta dytë kanë punu me mulli.

Anita Susuri: Domethonë ju keni pasë një axhë që ka qenë NDSH2-ist?

Remzije Limoni Januzi: Po, po, mixha Sinani, mixha Sinan ka qenë për ketë NDSH e Gjon Serreçit që ka qenë kryetarë i NDSH-së, Gjon Serreçi, e ai ka, në mbledhjen e tyne kur u majtë e ka vnu mixhën tem kryetar i NDSH-së për Gjilan. Metush Krasniqin për rajonin e Kamenicës edhe Fehmi Saraçi ka qenë bashkëpunëtor, mixha jem edhe me Fehmi Saraçin edhe Metush Krasniqin edhe Gjon Serreçin edhe disa emra, po nuk po më kujtohën që kanë qenë grup ilegal, si grup ilegal ka qenë edhe ajo kohë NDSH-ja. Kanë punu, po jo shumë haptazi.

Anita Susuri: A jonë përndjekë, a u përndjekë axha i juj?

Remzije Limoni Januzi: Po, mixha jem osht’ përndjekë. Kanë tregu që ai ka qenë edhe përfaqësusi i popullit kish qenë mixha jem. Edhe kur e kanë marrë në burg Ramiz Cërnicën edhe Mulla Idrizin e Gjilanit, Velekincës, të fshatit Velekincë, edhe kur kanë dashtë me dënu, po i kanë dënu me pushkatim… edhe e marrin mixhën tem si përfaqësues i popullit, po NDSH, ata nuk e kanë ditë që [ai është me NDSH]… edhe ja servojnë letrën. Thojnë, “Nënshkruje!” Thotë, “Për çka me nënshkru?” Thotë, “Me pushkatu Ramiz Cërnicën”. Thotë, “Jo”. Edhe e ka shky [letrën] edhe ja u ka gjujtë.

Atë ditë del prej gjygjit mixha jem edhe e pshtojnë atë [Ramiz Cërnicën] pa e dënu, se pa e pasë edhe ni përfaqësues që ka qenë ky në atë kohë [për me nënshkru dokumentin] nuk e di qysh ka qenë, qysh ka ekzistu, qysh ka mujtë me ekzistu. Po, pa e nënshkru edhe përfaqësuesi i popullit, se populli e ka ndu atë përfaqësues edhe duhet me nënshkru atë për ekzekutimin. Edhe nuk e nënshkrunë edhe ja shkynë, edhe ja hudhë poshtë. Tana e bojnë presion në popull atë kohë, ka qenë OZNA3 siç e kanë qujtë UDB-ja4 edhe tash i kanë gjetë ato veglat e tyre [bashkëpuntorë] nëpër popull dhe thojnë me largu Sinanin prej, jo me qenë kryetar si përfaqësues i popullit. Edhe e largojnë. Dalin shumë njerëz dalin edhe kundër këtij, e largojnë edhe ky vjen në shtëpi edhe jetën normale e krynë.

Po, në dy raste kam pasë si tentative, si po tregojke ni kusheri i imi dhe vëllau jem. Vijnë tre vetë natën, po ky ka qenë shumë vigjilent ka qenë, shumë i zgjutë u konë [axha] edhe e vrenë që jonë tre vetë kanë ardhë edhe del mrapa shtëpies, se qysh del, e ka pasë ni dritare anash dhoma, edhe del për dritare, edhe ju del anash, mrapa atynve që i ka çu Sigurimi për me vra. Edhe i zen, i zen, njoni ikë, thotë, “Dytë i kapa”. Kish thonë, “Dytë i kom kapë”, e i ka shti mrena. Edhe, “Jo tregoni kush ju ka çu, jo prej ktuhit të gjallë nuk keni me dalë”. Edhe ata e kanë pa rrezikun qe o kanë m’u vra, o duhët m’i tregu. Edhe ju tregon që jemi të porositun prej OZNA-s, me… për me likuidu mixhën tem.

Edhe ni rast tjetër, po, nji ka qenë ai [person nga UDB] i vetëm në atë rast, tha [axha] kish thonë që gjithmonë kish qenë ai në vëzhgim, nuk ka nejtë i lirë ai. Edhe ish konë pasë hypë me ni pleme kështu të kafshëve të ushqimit që e kanë majtë edhe atë e ka vrejtë dikush që po vjen. Një njeri i panjoftun fare hin në oborr edhe ky del, kcen prej atyhit edhe del si shpejtë e shpejtë e kapë edhe i thotë, “Kush je ti?” “Jo, une kom hi gabimisht”. Thotë, “Kush je ti?” Edhe nuk e lëshon. Thotë, përsëri, “UDB-ja më ka [dërgu]…” (qeshë). Edhe kjo ka qenë krejt historia, ka shumë, po, a din, më kanë tregu shumëçka po une nuk muj aq me majt në menë si duhet. Por ka qenë në sy të pushtetit shumë, edhe djemtë e tij mo kurrë nuk kanë marrë bursa prej shtetit sikur që kanë marrë përpara në kohë të mahershme. Se kanë marrë, i kanë nda bursat, pasi që ju kanë thonë që jom djali i Sinan apo Limonit. Kur e kanë pa emrin e vëllaut Limoni, nuk i kanë leju, nuk i kanë nda kurrë, se djemtë e…irredent… p’e din qysh i kanë qujtë atëhere “nacionalistave” e qishtu.

Anita Susuri: Po osht’ edhe ni rrëfim i juji, po menoj diçka që ju e keni bo si fëmi në shkollë fillore që i keni shkatërru këto fotografitë (qeshë)…

Remzije Limoni Januzi: Po, une, po tregoj edhe për ni rast para se me kalu te ajo, në shkollën e mesme kom qenë në atë rrëfim. Unë kom qenë kom pasë prirje për art shumë, artin e kom dashtë shumë edhe punimet e mija në shkollë fillore m’i marrke ni arsimtar i artit ka qenë Zejnullah Zejnullahu. Dhe punimet në shkollë në korridor m’i qitke krejtë në muri, e mushke me punimet e mija edhe ardhshin prindtë e nxansave me i shiku, si ekspozitë e fillores. E tash ai vlla…mësusi i thojke vëllaut tem të madhit Ximit, “Xim”, thotë, “Remzija ka shumë prirje për art, çoje në Shkollën e Artit në Pejë që osht’” edhe vëllau [i thotë], “Jo, qysh me çu në Pejë? E re shumë prej fillores në Pejë edhe frigohem që nuk kthehet mo kjo këndej”. Edhe thotë, “Jo! Që ka prirje, ajo mundet me vazhdu shkollën e mesme në Gilan edhe mundët me vazhdu Fakultetin e Arteve në Prishtinë”. Edhe jo, kategorikisht ishte jo.

Edhe tash kur shkova në shkollën fillore e kryva në fshatin e lindjes, shkova në Gilan u regjistrova në shkollë të mesme ka qenë viti i parë. Tash po e lidhi me profesorin e artit në Gjilan. Tash ka qenë Jetullah Haliti, profesor i artit, edhe na jepë ni temë të lirë, “Çka doni vizatoni ju”. Edhe e morra flamurin shqiptar, flamurin tonë kombëtar, e vizatova shqiponjën, e ngjyrosa krejt edhe kur erdh në fund me na kontrollu erdh te une, tha, “Çka është kjo?” Thashë, “Flamuri kombëtar”. Edhe, “Jo”. E murr edhe ma shkyjti. Ishim 44 nxanësa në klasë, nërsy 44 nxanësave mu ma shkyjti punimin që e bona. Edhe aty mu më ra morali, a din s’kisha mo, u zhgënjeva shumë, shumë u zhgënjeva mo s’kisha dëshirë fare për art edhe nuk e harroj kurrë, kurrë s’e harroj. Më zhgënjej shumë. Erdha në shtëpi, vëllaut i tregova “Kush osht’ ai?” Edhe kemi ndëgju që ai kish qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, profesor i artit (buzqeshë). Kemi ndëgju masnej që edhe në Gjenevë e ka çu UDB-ja për këto lëvizjet që kanë qenë nëpër Zvicërr, edhe armën e ka pasë në brez. Mu burri i motrës më ka tregu për rastin e atij. Edhe osht’ lidhë, krejt u ndërlidhë. Si është e mundur, ti ta shkysh ni flamur, të jetë ai burrë i mirë? Absolutisht jo. Eh kjo, kështu ka ndodhë.

Edhe këtë rastin e shkollës të mesme, po ngjarjet që kanë ndodhë në fshatin tim, ka qenë viti i katërt… Eh motrës, kishim atë natë musafirë, kishim miqtë e vëllaut, p’i thom motrës, “A po më ndigjon diçka?” Thashë, “Ama, me ma dhonë besën që askujt m’i tregu. Askujt, as familjes, as hiç askujt. Se sot je nji vajzë e re, nesër fejohesh me dikond, ndoshta osht’ edhe ai atdhetarë e sene, por nuk guxon ti m’i tregu se nuk di çka ndodhë masandej, “Mund m’u marrë ai në pytje, mun mu torturu, por edhe me tregu. Duhësh m’u duru për me të tregu”. Edhe tash, na dalëm, na marrin edhe neve edhe çka fitumë na. E tha, “Po ta jep besën që nuk ka me ndodhë kurrë, kurrën e kurrës”. “U bo!” Tha, “Çka?” Thashë, “Hijm e shkrujna”, se në shkollën tone “Liria” u qujtë shkolla, në hymje të shkollës e ke pasë fotografinë e Titos. Ti ta mbajsh ni fotografi të Titos që asgjë s’ka bo për neve, por ka bo të zezat e të zeza mbi popullin tonë, osht’ diçka… ni turp i madh m’u dukke që me nejtë ajo [fotografi] aty. Edhe në korridor kanë qenë të gjitha fotografitë e shkrimtarëve sërbë. Thashë, “E asnji në fotografi s’osht’”, i thashë motrës, “shqiptarë”. Thashë, “Ne s’duhët m’i leju kurrqysh këta me qenë këtu”. “Ani”, tha, “po hijmë”.

Para se me hi une e kontrollova derën se isha e bindun qe një xham ka qenë i thyer po e kanë vnu nifarë llastre, une dojsha m’u siguru a muj me hekë edhe me hi une pa kurrnifarë problemi. Edhe jom shku edhe e kom kqyrë, ishte kohë e darkës, edhe thojsha lëvizjet e njerëzve jonë shumë të pakta. E kemi pasë edhe ni drejtor që nuk ka qenë i Pogracit, ka qenë i fshatit Bodri, ka banu te shkolla. Ka pasë te shkolla e vjetër kanë pasë dhoma, para Luftës të Dytë Botërore shkolla u ndërtu, e aty ka banu ai. Dhe e pashë që a din, s’ka lëvizje, llastra u hekke pa problem edhe vendosëm. Motrës i thashë, “Çorapat, na s’kemi dorëza. Patjetër duhësh çorapat me i shti në durë, çorapat në dorë me i shti”, {prekë duart} edhe pa asgjë, vetëm me çorapa, edhe zhurma osht’ a din, s’ka aspak. Edhe hinëm, te dyjat hinëm.

Ma s’pari e kemi marrë fotografinë e Titos, e kemi thy, e kemi shky fotografinë edhe xhamin copë-copë e bonëm edhe ren ju kemi hi të gjitha ren i kemi thy. Edhe ngadale jemi… kom pa lëvizje që s’ka, e shikova pak për dritare edhe që s’ka lëvizje edhe thashë, “Hajde po dalëm tash”. Jemi dalë mas shkollës ka qenë misri, me siguri qershori ka qenë, se misri u konë i madh, i gjatë kështu, se u pat rritë koxha. Edhe hinëm nëpër misër, kalumë afër lumit, se lumin e kemi shumë afër atje, edhe i murrëm çorapat që i patëm në dorë, i gjujtëm ato {bën sikur i heqë çorapet nga duartë} e shkumë dathë shkumë në shtëpi. Edhe fillumë tanaj jetën normale aty.

Najherë keshshmi edhe vëllau na zuni t’u keshë edhe ai, “Çka keni? Çka keni që po keshni?” “Jo kurgjo, kurgjo” (buzëqeshë). Edhe të nesërmit ne kur jemi çu, se vëllau nuk e ka ditë, as s’i kemi tregu as masanej. Jo që s’kom pasë besim, se vëllaun e madh… po te tretë vllaznit besim shumë të madh kom pasë te ata. Po, ashtu ka qenë që mos me tregu, nuk dijmi çka ndodhë nesër, nuk dijmë. Edhe të nesrit kur kanë shku ata mbikqyrësat e shkollës, të ju thom korrilat e shkollës i kanë thonë, dhe e kanë lajmëru rastin te drejtori, se afër aty kanë thonë, “Kështu-kështu i kishin thy fotografitë, i kishin thy të gjitha fotografitë, duhët me lajmëru policinë a çkado”.

E kanë lajmëru policinë, e kanë ardhë policia me shumë veturame… ata të UDB-së civiltë a çka jonë. Edhe e kanë pa, veç ju kanë afru, ama me hi në katin e parë nuk kanë hi. Kanë hi në katin e dytë përmes shkallëve, se jonë frigu mos osht’ minu shkolla. E atë ditë shkolla, mësimi nuk u majt, po tri ditë nuk u majt shkolla. Mësimi s’u majtë, nuk u zbulu kurrë. Ne kemi tregu mise u prishë Jugosllavija, mise u prishë eks-Jugosllavija (qeshë) edhe i kemi tregu familjes kështu. Po ata thojshin, “Ka pak kemi dyshu, po jo bash qind për qind” (buzëqeshë). E kështu ka ndodhë që nuk u zbulu. Më vjen mirë, shumë mirë që nuk u zbulu kurrë (qeshë).

Anita Susuri: E a u dënu dikush?

Remzije Limoni Januzi: Osht’ marrë në pytje, jonë marrë, aty zakonisht të ri i kanë marrë, i kanë majtë, i kanë rrehë pak, i kanë liru edhe nuk, nuk ka. Ka majtë Komiteti mbledhje, po ka majtë Komiteti mbledhje, kush ka mujtë me a din ku kanë dyshu, po nuk, nuk, edhe te na nuk kanë, kështu me folë të drejtën nuk e kanë marrë askend, as neve as kërkend.

Anita Susuri: Ju në atë kohë nuk keni qenë e organizume?

Remzije Limoni Januzi: Jo, nuk kam qenë e organizume. Organizimi jem ka fillu në fakultet, viti i parë fakultet. U regjistrova në fakultet, viti i parë, se në familjen e… se motrën e kom pasë, e kom të martume për Rexhep Malën, heroin kombëtar. Në atë familje kemi shku shumë, unë për veti edhe pse kam qenë në studime, ka ndodhë kom ardhë deri në Gilan te motra edhe jom kthy përsëri në Prishtinë, nuk kom shku në fshat fare. Inspirimi jem ka qenë kryesisht familja, po ka qenë edhe familja Mala. Aty jom inspiru shumë, qëndresën e Rexhepit, se ai… kur u martu motra unë kom qenë në vitin e parë në shkollë të mesme. Kur osht’ burgosë edhe Rexhepi, në atë kohë ‘74-tën.

E për lëvizjen, organizimin e grupit ilegal, kur jom hi në grupet ilegale ka qenë ‘78-a, viti i parë. Në atë kohë ardhshin grupet prej Shqipnijës, koncertet, ardhshin futbollistat, volejbollistat, ardhshin ndonjë teatër me shfaqë këtu edhe rashin, zakonisht rashin në sy femnat apo djemtë rashin në sy shumë. Se në sallë, për shembull kur u majtë koncerti kur ka qenë Avni Mula, Gaqo Çako, Ema Qazimi, ka qenë grup shumë i madh në atë kohë. Edhe salla “1 Tetori” ka qenë, po s’ke pasë ti nuk di… s’ka pasë vend ka pasë edhe shumë në kamë ka pasë. Edhe… ka qenë diçka e jashtëzakonshëm, ato kangtë që u knojshin, kangë patriotike zakonisht të luftëtarëve të lirijës. Edhe djemtë apo vajzat i hudhshin maicat edhe jaknet naltë {bën sikur hedhë diçka lartë}, brohoritjet, po edhe rashin në sy shumë {buzëqeshë}.

Unë me Teuta Hadrin edhe Teuta Bekteshin jom njoftu nëpër këto grupe jom njoftu, kur kemi qenë nëpër koncerte. Aty jemi njoftu, “Prej nga je?” “Gjilanit”. Edhe tash ka ndëgju për Rexhepin, thotë… i tregojsha që unë e kom burrë të motrës, “Ah!” Edhe thotë, për here të parë ka qenë Teuta Bekteshi te familja e Rexhepit, aty ka qenë edhe kunati i motrës Hasani që kur e kena formu grupin na, celula e jonë zakonisht u bojshin tre vetë, po në rastin tonë ka qenë pak përjashtim, se ishim tri vajza. Hasani ka qenë ushëheqës i grupit, dhe tash kur erdh Teuta, Hasani po më pytë, “Vajzë shumë e mirë po duket a?” Thashë, “Po”. “Ku je njoftu?” Ai më pytke, a din, ma gjërësisht, “Ku je njoftu? Qysh ke ardhë dej te njoftimi i saj? Si t’u ka dukë? Pse ka dashtë me ardhë këtu në familjen tonë?” Edhe qishtu rend i tregova edhe thashë, “E kemi edhe ni shoqe”, “Kush osht’ ajo?” “Teuta Hadri e Gjakovës”. Se zakonisht gjakovartë pak, e kanë pasë atë pushtetin në atë kohë (qeshë). Edhe, po ka qenë shumë vajzë e mirë, shumë, ashtë edhe shumë gru e mirë (qeshë). Edhe kjo tana… shkumë te dyjat shkumë na në Gilan.

Masanej kemi shku edhe kemi bisedu atje në familjen e tynve me Hasanin edhe vendosëm ni celulë. Këto pranunë, “Po, me gjithë qef”, ishin shumë të gatshme për kështu gjithçka. Edhe betimin e kemi majtë te banesa e vëllaut tem në Prishtinë, se vëllau ka punu vetëm nji vit mbas mbarimit të Fakultetit Juridik, ka punu në Gjilan në Komunë edhe ja ndunë UDB-ja qëllimin për me largu. Se ka qenë njifarë rasti në fshatin Pisjan, se po kaloj prej temës në tjetër. Në fshatin Pisjan ka qenë ni komunë sërbtë ku i kanë bo regjistrimin e fëmijëve, ato fshatërat Llashticë, Vilikincë, çka jonë konë përafër, a din, katundet e tjera. Edhe tash, jonë anku prindët se kur po shkojmë na fëmijën me regjistru, po na thotë ai sërbi që me zhveshë, “Çka osht’ ai, djalë a vajzë?” Edhe këta nuk kanë pranu.

Edhe tash, jonë anku edhe vëllau kur ka fillu atje ju kanë anku vëllaut. Ju ka ardhë fjala te vëllau edhe ky e ka largu. Megjithëse, unë krejt vonë kam ndëgju prej dikujt tjetër, burri i hallës të burrit tem thotë, “Avdiu ra edhe naj heki atë sërbin në komunë të Pisjanit”. Se ju kanë anku për shkak të kësaj kësaj edhe, “Ka intervenu Avdiu dhe na pruni ni shqiptar edhe u gzumë shumë”. Krejtë vonë kom pasë dëgju [për këtë] edhe po thom, po e pys vëllaun, “A ka ndodhë?” Tha, “Po, kështu ka ndodhë”. Ndoshta puna e tina edhe lëvizjet e tina në Gjilan nuk i kanë pëlqy pushtuesit, pushtetit të asaj kohe. Edhe e pa vëllau sa është phhhh {onomatope} nuk është aq mirë, dhe u largu erdh në Prishtinë. Në gazifikim ka punu në Obiliq, vëllau, deri sa e kanë burgosë.

E vëllau banesën e ka pasë para shpisë të Armatës, edhe sot e ka aty. Ai zakonisht çdo të shtune, të dille, çdo fundjavë shkojke në katund. Edhe e kishëm të lirë banesën edhe p’i thom agës Can [Hasanit], “Banesa osht’ e lirë”, thashë, “mujna edhe këtu”. Tha, “Ani, pra p’e lajmë une vi prej Gilanit. Ju jeni në Prishtinë te trijat, ma mirë une po vi”. Edhe betimin e kemi dhanë në shtëpi të vëllaut, jemi betu që do të punojmë me nderë, me shumë dashuri, kurrë tradhëtijen jo. Aty jemi betu para flamurit dhe kemi fillu. Puna jonë aty ka fillu.

Anita Susuri: Kjo ka qenë në ‘78-ën?

Remzije Limoni Januzi: Në ‘78-ën ka qenë. Po nuk më kujtohët bash mirë çfarë kohe, mendoj që ka… phhh{onomatope} nuk e di, nuk e di bash mirë.

Anita Susuri: Pse ka qenë i nevojshëm ky betimi me u bo?

Remzije Limoni Januzi: Po, betimi osht’ nji fjalë që e jepë ti (qeshë) nji… para dikujt që e jepë ti, “Betohem para teje që do ta them vetëm të vërtetën”. Edhe ai osht’ betimi që para flamurit, para teje, para kombit, që unë do të punoj me shumë përkushtim ndaj vendit tim.


1 Shka (m.), shkinë (f.), shumës shkijet, term derogativ që shqiptarët e përdorin për serbët.

2 Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare, e njohur me inicialet e saj si LNDSH ose NDSH, u bë një rezistencë thuajse totale antikomuniste në Kosovë ndërmjet viteve 1945 dhe 1947.

3 Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, akronimi OZNA (serb. Odsjek za Zaštitu Naroda) shërbim informativ i Jugosllavisë, i themeluar më 13 maj 1944, nën udhëheqjen e Aleksandar Rankoviqit, antarit të lartë të Politbirosë politike dhe bashkëpuntorit të afërt të Josip Broz Titos.

4 Akronimi UDB (serb. Uprava državne bezbednosti) që në përkthim ka kuptimin e Administrata e Sigurimit të Shtetit, i njohur gjithashtu  si Shërbimi i Sigurimit të Shtetit, ishte organizata e policisë sekrete të Jugosllavisë gjatë viteve 1946-1991. 

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: E në këto lëvizjet që i keni pasë, aktivitetet, çfarë rregulla keni pasë? Kush i ka përcaktu këto rregulla?

Remzije Limoni Januzi: Rregullat, po, rregullat i ka bo… lëvizja i ka bo, qendra që ka marrë vendime. Se para neve kanë qenë grupe të kështu treshe, se prej neve osht’ marrë… po Teuta me grupin e vetë që s’i kom njoftë, une i kom zhvillu me tjerë që s’i ka njoftë Teuta kështu ka shku. Edhe tash, dikush tjetër i ka bo rregullat edhe ne i kemi zbatu këto rregulla.

Anita Susuri: Çfarë rregulla ka pasë për shembull?

Remzije Limoni Januzi: Rregulla ka pasë që mos me… me dalë me kohë, me majtë diciplinë në kohë. Unë sot sa vjet i kom bo, unë kam shumë inati kur s’më del me kohë. Gjithëherë dal para kohe pak, vetëm ai të mos pritin. Osht’ konë diciplina shumë, me kohë, gjithçka me kohë. Edhe në qoftë se ti nuk ke dalë me kohë, atëhere s’osht’ puna e mirë, nuk… ose je vanu ti. Ka mujtë diçka, ti me ni rend ke thonë që, “Ah ndoshta e kanë marrë, ndoshta e kanë kontrollu”, se osht’ e pamundun ti me kohë mos me dalë. Kjo është, se koha ka pasë shumë domethanje, me kohë me dalë {pohon me kokë}.

Anita Susuri: A keni pasë naj rregull, për shembull, nëse ziheni në aksion ose diçka qysh me vepru?

Remzije Limoni Januzi: Po, këto kemi pasë. Për shembull, ne me të dy Teutat, Hasan Mala e ka organizu, armën na e ka pru ai, ne jemi ushtru me armë në Gërmi. Jo në atë fushën, por në mal kemi dalë. Edhe qysh rapor… arma qysh përdoret, qysh e përdorë, qysh mbushet, qysh mbyllet, qysh hapet, qysh, të gjitha çka i duhet, arma si duhët me u përdorë, ne i kemi mësu në bazë të agës Hasan. Ai na ka… e kemi marrë edhe me shenjë me gjujtë, qysh përdorë n armtë në rast nevoje kështu të rrezikut. Për shembull, e merr ni aksion ose ndodhë diçka në rrugë që s’mundësh me kry ose dojnë ata për me të kontrollu, ki materiale apo diçka, që ti e përdorë armën si mbrojtje kështu tandën. Kjo u konë qëllimi që mbrojtja… armët ka qenë si mbrojtje të materialeve të punës tonde që bon ni aktivitet, që bon nji, apo ni pamflet që e shpërndanë, ni…

Kemi pasë edhe në Kamenicë, s’di a e kanë përmendë shoqet e mija, që e kom pasë une me Teuta Hadrin [aksion], në Kamenicë si të hijsh ka qenë nji kodër, ka ra shumë në sy ajo parollë: “Tito Partija, Jugosllavija” shkrujke, që nji germë ka qenë nantë metra e gjatë edhe krejt me gurë të bardhë ka qenë, të lyme ato me gurë të bardhë edhe të ka ra në sy shumë ajo parollë e tynve. E tash Hasan Mala e ka organizu qysh me shku deri n’atë vend me prishë atë parollë. Mu po edhe Teuta Hadrin, se e kemi pasë që me emna, me pseudonime, unë e kom pasë “Ganimete”, Teuta Hadri e ka pasë “Shota”, e Teuta Bekteshi e ka pasë “Bule” (qeshë). E gjithmonë me pseudonime jemi thirrë kur kemi pasë nevojë, jo me ditë armiku ose dikush tjetër, emnat e tonë me i ditë saktë. “Bulja” për shembull je nxonë ti, “Bulja” “Kush është ajo Bule?”

E tash mirret aksioni edhe më thotë, se une kom pasë në fshatin Koretin, kah shkojsh për Kamenicë osht’ para Kamenicës osht’ ni fshat Koretin, e kom pasë nusën e vëllaut prej atij fshati edhe dy çikat e axhës i kom pasë në atë fshat. Edhe osht’ e pamundun, se familje shumë e madhe jonë konë ata, kemi hi kemi dalë edhe kanë ardhë shumë ata te na, [është e pamundun] pa të pa dikush. Edhe thotë, “Remzi, me u veshë me mantill edhe me shallë”, edhe unë… si maskim ka qenë ajo, me shallë edhe me mantill, edhe mantillin e kom marrë të grujës të Hasan Malës, edhe shallën, mantillin. Edhe jemi dalë te INA1 në Gjilan atje, se Teuta erdh prej Prishtinës në Gilan, në familje të Hasanit. Teuta nuk u veshë, nuk u masku fare, ashtu si ka qenë, a unë u dashtë m’u masku.

Kemi hypë te INA në autobus, ka qenë masdite kështu, masdite ka qenë ajo kohë, ka qenë pak si vjeshtë, pak si fresk… freskët u konë. Edhe na thotë Hasani, “Kur vini te rruga mes Topanicës edhe Koretinit zbritni”, edhe unë, e ka pasë ni stacion autobusi aty edhe qatë… nuk më kujtohët bash mirë vetëm në atë kohë në qatë stacion duhëmi me zbritë edhe në të djathte rrugës për… ka lumi shkon. Kemi shku ni rrugë u konë, rrugë kalimtare, kështu jo, sikur kur hecin njerztë nëpër mal. Edhe kah shkojna te lumi atje, Hasani na pret jashta lumit në atë anë të lumit, edhe Teuta… e marr une se ka qenë shumë e dobtë, edhe sot osht’ tash dobët, se ka qenë ma mirë (qeshë), edhe e hypi në shpindë une. Këpuctë e mija edhe këpuctë e veta i merr në dorë Teuta. Edhe e kalojna atë lumin, pak freski u konë edhe po na thotë Hasani. Aga Hasan na thotë, “Ku jeni Shote Galica? Çka ju mungon juve si Shote Galica? Ju si Shote Galica jeni” (qeshë) edhe neve pak me na lavdru e pak me na…

Anita Susuri: Me ju dhonë moral.

Remzije Limoni Januzi: Me na dhonë forcë edhe moral (qeshë). Edhe e kalumë lumin, po na ty i veshë na këpucat, patikat apo çka kemi pasë, njo dy fishëkllima u ndëgjunë. Edhe unë menihere, na u stepëm, na zunën. Tha, “Jo”, tha, “këta janë shoktë e tanë”, tha, “këta kanë dalë, e kanë siguru rrugën që osht’ krejtë e hapun. Kurrnifarë problemi s’keni, shkoni ku jeni nisë”. Edhe në ata shokë ka qenë burri i Teuta Hadrit, Ilmi Ramadani, e na shkojmë vazhdojmë. Me shati e me krejt i kishin çu atje. Hasan Malaj ish veshë si plak me tirqi, me shallë, me kapuç, plis, shallën e kish lidhë, përmes këto që i kanë nda përpara pleqtë {përshkruan me dorë në kokë}, edhe me ni gaxharrem në dorë {bën sikur mban diçka me dorë}. Tipik sikur ta shifsh plak, që mos me dyshu, se ka qenë i ri në atë kohë. Ka qenë 40 vjeçar, tash i ka 80.

E kemi shku në atë, te ajo parolla, shatnat krejt gati, e kemi prishë krejt lumë e kemi bo kështu krejt {përshkruan me dorë në shenjë përfundimi} asnji shkronjë nuk ka metë pa u prishë, krejt. Po shumë e fshtirë ish konë, se nëntë metra u konë. I prishum, e kryjtëm aksionin, erdhëm ashtu qysh kemi ardhë me mantill u vesha atje prapa. Taj na kur dulëm zbritëm te ushtria aty në Gilan, dalmi prej Gjilanit ka qenë kazerma ushtarake, ish-Jugosllavisë përpara, tash osht’ e FSK-së aty. Zbritëm na aty, shkumë në kamë te familja e Hasan Malës edhe u kry me sukses. I kanë marrë masandej kemi ndëgju, i kanë marrë ato farë, në ato anë që u konë familjet të rame në sy i kanë marrë disa djel, i kanë rrehë i kanë torturu. Po nuk… nuk o zbulu kurrë ky rast kurrë {lëvizë kokën në shenjë mohimi}. Edhe rasti që thashë i Pogragjës edhe këtë rast.

Anita Susuri: Në këtë kohë përmendët edhe grupet që kanë ardhë prej Shqipnisë, grupet artistike, a ju kujtohët juve diçka ma e veçantë naj rast, ndonjë koncert ose?

Remzije Limoni Januzi: Po, koncerti artistik që ka qenë grupi i Avni Mulës. Mu ma së shumti aty më ka lonë përshtypje, se kangtartë kanë qenë shumë të nivelit të lartë (qeshë). Nuk ka qenë kangë kësi popullore, a din, që këndohën po, ka qenë si, as operë as s’di çka të them atje. Edhe po, ka qenë shumë grup i madh, kanë ra shumë në sy, krejt kanë udhëtu me dy-tre autobusa ata se kanë qenë edhe instrumentalistat, kangtartë, kanë qenë edhe njerztë edhe me siguri kanë qenë edhe kështu të pushtetit të asaj kohe. Po edhe na ishmi kështu shumë kurioz t’i pysëm, të dijmë diçka për Shqipninë, të na flasin për Shqipnijen, për xhaxhin [Enver Hoxha] të na flasin (qeshë). E kështu që, ramë pak në sy, po na vazhdumë përsëri.

Anita Susuri: Keni pasë rast me bisedu me atë?

Remzije Limoni Januzi: Po, kemi pasë, po. Po i pytshmi zakonisht për Shqipnijën, zakonisht për Shqipninë. Ata na kanë folë shumë fjalë të mira, po edhe na përmes radios, unë për veti kurrë nuk kom pasë dyshime {ngritë supet e krahëve} që osht’ keq, që osht’ ni vend i varfun. Gjithmonë kom mendu që Shqipnija osht’ kopsht me lule (qeshë), që punojnë shumë, e dojnë atdheun shumë, edhe kështu që kurrë nuk kom dyshu. Po kem bisedu me Avni Mulën, me Liljana Çavollin, i kemi, i kemi… kama-kamës i kemi përcjellë (qeshë). Edhe te Hotel Grandi që kurrë unë në hotel kurrë si vajzë, nuk kemi hi në atë kohë, se u konë pak… me hi ti nëpër hotel apo najfarë kafe u konë shumë, jo bash e… e pëlqyme kështu në popull. Po kemi, ajo u konë koncert që kanë ardhë prej Shqipnisë kemi dashtë me u afru, mu…

Anita Susuri: A ka qenë kjo koha…

Remzije Limoni Januzi: Mu më ka ra… më fal pak… edhe këta të ambasadës të Shqipnisë që kanë qenë në Beograd që kanë qenë. Edhe tash na ni grup studenta, ka qenë ni Hasan, po s’më kujtohët mbiemri, e boni kërkesën me shku ni grup i studentave në Shqipni. Teutat… te dy Teutat, une, dhe shumë shoqe tjera, Mera ka qenë nji i Istogut, plot shoqe jonë konë. E tash, Hasani neve se ishmi na atëhere në grup ilegal, sa u patë formu grupi ilegal edhe na bindi. Tha, “Ju s’keni nevojë me shku se bini në sy ma shumë. A doni me punu ma shumë apo doni me ra në sy, me ra në burg meniherë…”

Anita Susuri: M’u përndjekë?

Remzije Limoni Januzi: “M’u përndjekë?” Thamë, “Jo, na dojna me punu”. Atëhere, tha, “Ju jeni të bindun se Shqipnija osht’ kopsht me lule ashtu qysh e paraqesin”, edhe tha, “ma mirë osht’ ju mos me shku”. Unë tani erdha në shtëpi në Gilan, edhe më thirri vëllau prej Prishtinës këtu. Avdiu më thotë, “Remzije po të thirrin shoqet e tua me shku në darsëm”, se nuk e qet që në Shqipni m’i thanë, po në darsëm. Edhe u kuptu që në darsëm [nënkuptohet që fjala është] për Shqipni. Thashë, “Jo, nuk po du me ardhë”. “Pse s’po vjen?” Tha, “Ato po të presin ty”, a din ‘jonë ardhë që sa herë këtu më pysin mu”. Thashë, “Jo nuk po du me ardhë Avdi. U kry mo, kom vendosë jo me ardhë”. Edhe na nuk patëm shku, ata grupa ka shku, kanë marrë në pytje e sene, po ne nuk shkumë. Jo, nuk shkumë.

E masandej, unë isha tu shku në fakultet, të ambasadës kishin qenë rrugës te “Tre sheshirat”, ju e dini ku o “Tre sheshirat”? [I drejtohet intervistuesës] Në atë kohë ashtu i kanë thonë. Por te “Tre sheshirat” në anën e kundërt të rrugës ka qenë ni, ni si kafe, ose si me thonë kanë shitë byreka ose diçka nuk e di bash mirë. Kanë qenë xhomat, jonë konë shumë të terrushum, ata kanë mujtë me të pa, po ti jo ata. E tash, ni djalë që na njifke, u njifshmi përmes… krejt çka u njifshim u njifshim përmes grupeve që ardhshin prej Shqipnijës. Edhe um takon edhe tha, “O Remzije të lypa për qiell, të gjeta për tokë”. “U çka u bo?” Tha, “Po kom punë diçka”, tha, “me ty”. “Mirë”. T’u bisedu tha, “‘A mos vanohësh?” Po më thotë, thashë, “Jo, jo, na edhe ecëm edhe bisedojmë”. Kur, para neve vjen tre të ambasadës, kanë qenë punëtorë të ambasadës. E thashë, “U këta të ambasadës” se na u njifshmi, se bisedojshmi me ata (qeshë). Ai nuk u nal, une u nala.

Në qatë kohë u patën shpërnda pamfleta në tërë territorin e Kosovës, gjithë… gjithkund jonë shpërnda, në të gjitha qytetet e Kosovës. Edhe na folëm, edhe po më thotë, “A doni me ardhë në Shqipni?” Thashë, “Jo, na nuk po dojna me ardhë”, thashë, “se… jo, na ma shumë kontribojna që s’vijna në Shqipni, se në Shqipni na e dijmi se si osht’”. Edhe kështu edhe t’u keshë. Tha, “Çka ka t’re? A ka të re diçka?” “Po”, thashë, “ka të re”. “Çka ka?” Thashë, “Jonë shpërnda” thashë, “pamfletat në tërë territorin e Kosovës, në gjitha qytetet, ku kanë mujtë”, thashë, “osht’ mbulu me pamfleta”. “Çka shkruhet?” I thashë, “Po, ‘Kosova Republikë’, ‘Lironi të Burgosurit Politikë’ ‘Adem Demaçin’”. Kryesisht Adem Demaçi u përmendë, “Trepça punon, e Beogradi ndërton” këto parolla kanë qenë “Liri për Popullin Shqiptar” “Rrnoftë Shqipnija” edhe xhaxhi Enver u përmendë, kjo kuptohet, kjo fakt osht’ nuk mujna na me mohu. Edhe këto kanë qenë.

Tash tu bisedu, unë kom mujtë me keshë me ta, normale osht’. Edhe sa jena përshëndetë me ta, ai djali um pritke në katër pesë metra, a dhetë metra ka qenë ai që më pritke mu ai shoku. Edhe u përshëndeta me ta, kur më kanë dalë dy persona përpara. Jonë konë, nji ka qenë i gjatë, zeshkan, me ni palltë të gjatë, me sheshir, mu vetëm nëpër filma po kriminalistik mu më kujtohën ato figura. Tjetri ka qenë ma i shkurtë, si flokë kuq, me pika në ftyrë {tregon me dorë nga ftyra}. Edhe më nalën mu, hala pa ardhë une te ai shoku ma nxjerrën atë letrën {bën sikur nxjerr diçka nga setra} që e ka pasë të Sigurimit tha, “Jemi të Sigurimit të Shtetit”. “Mirë”, tha, “Ti, duhësh me ardhë me neve. Ndash ec përpara, ndash me neve barabartë, qysh dush”. Thashë, “Jo, une barabartë po eci, drejt e te Sigurimi”.

Se vëllau ku e ka pasë banesën atje me ni rend rruga atje osht’ afër, po, e dijsha ku osht’ Sigurimi i Shtetit. Edhe më kanë çu te Ibush Kllokoqi, ka qenë ni djalë i ri u konë në atë moshë, edhe kështu i bukur, i pashëm u konë ai djalë, më ka marrë në pytje. Mu më lanë, a din, më shtinën te Ibushi. Tash më murr ai në pytje. Une të dhanat ja kom dhonë krejtë gabim, nihere “E kahit je?”, Remzije po, këto emrin mbiemrin nuk e ndërrova. Po, “Prej cilit fshat?” Ja dhashë, “Kokaj”, se une e kisha do material te vëllau, materialin. Se thojsha deri sa të shkon ai djali e t’i lajmëron Teutave, e Teutat deri sa shkojnë te kunata te vëllau, bohët… a din, të kenë kohë ata, edhe unë pak i … gabim [i informoj]… deri sa të shkojnë ata me i tregu. Edhe këta nuk e gjojnë kërqysh [informatat] edhe thirrin në Gilan. Kur thirrin në Gilan hanez e gjojnë mas nji orë e gjysëve, kështu ka ndodhë nja gjysë ore janë vonu deri sa i kanë gjetë të dhanat. Tha “Po ti”, tha, “nuk koke e Kokaj, po koke e Pogragjës” “Po qaty Kokaj jonë ngjit”, une këmbëngula përsëri (buzqeshë).

I kanë marrë krejtë të dhanat, vëllaun, motra ku osht’ e martume, për Rexhepin, ku osht’ Rexhepi që u dënu, emri i burrit të motrës, krejt krejt të dhanat i kanë marrë. Edhe tash ai më pytë prej fillimit, “Ku osht’ vëllau?” “Vëllau”, i thashë, “këtu punon në Obiliq”, se ka pasë… vëllau i dytë në vitin e parë ka qenë në Fakultet Juridik kur jonë bo demonstratat e ‘68-tës, edhe 6 muj ditë i kanë marrë në burg i kanë mbajt në atë kohë. Eh, sado kudo rajke në sy [vëllau], se ka qenë që ju ka ndihmu njerëzve, padrejtësitë kurrë s’i ka duru edhe ka ra në sy të pushtetit. Për vëllaun tem të madhin, motrën, krejt ren shkunë, kur ka ardhë te motra tha, “Ku është motra jote? A punon motra jote këtu?” Thashë, “Jo”, “A osht’ e martume?” Thashë, “Po”. “Ku osht’ e martume? Për kend? Kush osht’ ai? A punon ai?” Thashë, “Jo, s’punon”. “Kush osht’ ai?” Thashë, unë ja përmenda thashë, “Ajo osht’ e martume në Gjilan për Rexhep Malën” “Ku osht’ ai?” Thashë, “Në burg osht’”.

Ai si ke, u çu edhe me çfarë fjalë të ndyta, shajti, e ofendoi, a din, tmerr, tmerr. Edhe une ata e disha, që nuk pritën prej tynve të mirat. Ndërkohë, erdh Faik Nura edhe ai punëtor i Sigurimit edhe p’i thotë Faikit, “Me çka kish shku?” Se kishin shku dikun që kishin shkru parolla në atë kohë, e thotë, “Me çka ishin? A me ngjyrë apo u hekshin lehtë apo vështirësi?” “Jo”, tha, “Vështirësi”. Tha, “Kush osht’ kjo? Kush osht’ kjo femën?” Tha, “Kjo a? Me të tregu”, tha, “kush koka kjo”. Tha, “Rexhep Mala e paska… [kjo qenka] motër të grujës”. Kur ja nisën… e shaj, e bërtitë, e hecke ai lëvizke {me gishtin tregues përshkruan lëvizjet}. “Çifti i kësaj, çifti i këtynve po dojnë me shkatërru Jugosllavijen”, me nanë e me babë, e me motër, me gjithçka, me gjithçka shajshin ata.

Me më rrehë nuk më kanë rrehë, po më kanë majtë deri në mramje. Më kanë pytë çka krejt, ma prunën bukën edhe ni lang, ai Ibushi [Kllokoqi] po më thotë, “Haje!” Edhe për veti kish porositë edhe mu, kjo osht’ qëllimisht ai që unë ta ha, se më murrën shumë herët në ora 9:00 ka qenë në mëngjes deri në mramje në 19:00. Eh, ma pruni, e maj në men ka qenë pije kështu, po, Coca-Cola edhe bukë me diçka mish mrena. Tha, “Kjo osht’ për ty”, thashë “Faleminderit, jo po s’mundem”. Tha, “Pse s’e han? Qe une p’e ha”. Thashë, “Ani de haje, unë s’jom për bukë”. “Po qe pijën”, edhe, “Jo”. Nuk pranova kurrqysh. Jo, se thojsha mos më kanë qitë diçka e p’e din? Ku e di une çka ndodhë tana, “Jo”, kategorikisht, “Jo”.

Ku banon?” Une nuk i tregova që banoj te vëllau. Thashë, “Udhëtoj prej Gjilanit” “A e ki biletën?” Thashë, “Jo, une biletën s’e maj në xhep”, thashë, “e kom hudhë”. “E ku shkon tash me të liru une?” Thashë, “Po shkoj e kom mixhën këtu”, kisha, mixhallartë i kom këtu në Prishtinë, “Shkoj te mixha”. Po vëllaun nuk e përmensha fare. Eh, ndërkohë kur më ka majtë në pytje Ibushi atje, ka shku ai që më ka marrë në rrugë, qaj bjondi me pika të kuqe {tregon me dorë kah fytyra}, ka shku te nusja e vëllaut edhe i ka trokitë në derë. Ka dalë kjo, i thotë, “A osht’ Remzija këtu?” I thotë, “Jo. Kush je ti?” I thotë, “Unë jom shok i Remzijës”, [kunata ka thënë] “Qaty dyshova thashë ky s’munët m’u konë shok i Remzisë, ky koka i vjetër”. Edhe, “Shkoi”, tha “ai. Para saj [atij] m’erdh Teuta”. Teuta tha, “Shkova”, tha, “mbrapa. Mos me më përcjellë”, tha, “dikush që po shkoj te Avdiu. Shkova mbrapa banesës edhe e morra ni xhemper, u maskova pak. Shkova te Nexhmija ja rreha derën, kur e pa që isha une ma çeli derën”.

Atëhere i tha, “Nexhmije, çka të kish në dhomë kontrolloje të Remzisë. Materiale, mos ka diçka naj libër, edhe largoje se e kanë marrë Remzinë UDB-ja”. “Aty”, tha, “qëndrova”, tha Teuta, “e murr, e kqyri çka ka edhe unë i ndihmova”. I murr librat, i pshtjelli me ni faculetë të enve tana nifarë pllastike, edhe i ka shti te ai kazani i WC-së që, ulët për ujë {përshkruan me duar kazanin}. Atje i ka shti, e ka shprazë ujin, e ka hekë atë tojën që, s’di çka ka bo, edhe i ka shti në kazan, që me ardhë [për kontrollë] nuk e besoj që i shkon mendja atij që ka… Eh, kjo ka ndodhë, kjo.

Anita Susuri: Domethanë, nuk kanë shku në banesë ata?

Remzije Limoni Januzi: Jo, nuk kanë shku në banesë, se mu, “Po të çojna te mixha”, thashë, “Jo, s’ka nevojë”, thashë, “shkoj une vet në kamë”.

Anita Susuri: Ju kanë liru pastaj?

Remzije Limoni Januzi: Po, më kanë liru, une kom shku te vëllau, nuk kom shku te mixha. Jom shku drejtë e i kom ra kështu pak tërthortë {bën lëvizje rrethore me gisht tregues të dorës} edhe te vëllau kom kalu atje.

Anita Susuri: A u konë kjo koha kur jeni njoftu me bashkëshortin?

Remzije Limoni Januzi: Jo, kjo nuk ka qenë, me bashkëshortin kom qenë, po në lëvizje kemi qenë. Se nja tetë mujë, a nandë mujë para se me ra në burg unë jom njoftu me Reshatin, se kjo nuk ka qenë vetëm Teuta, ka qenë Shemsi Syla që me literaturë sot osht’ në Forcën e Sigurisë. Ai ka qenë luftëtar, po në TMK ka qenë. Tash osht’ ministër, zavendës i ministrit të mbrojtjës, i Mehës, tash osht’ Shemsi Syla. I kom pasë edhe shoktë e mi që materialet i kemi shkëmby, Skender Berisha në Prizren, Sali Bashota, profesor i fakultetit osht’ në Filozofik edhe ai. Bile ka shkru edhe ni poezi për Rexhepin, deri mo çdo përvjetorë ai ja kushton ni poezi. Skenderin e kom pasë marrë se p’i thom për ni koncert që ka pasë ardhë prej Shqipnisë, se ardhshin tana kohë pas kohe edhe po i thom, “Skender, a e ke pa koncertin?” Tha, “Jo”. “A po vjen?” Thashë, “Në Gilan” thashë, “me pa?” Ai edhe pak u stepë, “Qysh me ardhë une, ku me bujtë?” Thashë, “Hajde, une po të thom se e njoh familjen time”, thashë, “edhe po të thom”. “Po a?” “Po, vi”.

E ka njoftë vëllaun e madh, se ka pasë nejtë në spital pak në Prishtinë ai vëllau edhe ka shku çdo ditë e ka vizitu, ky shoku i grupit. Edhe osht’ djalë i s’di si të them shumë njeri i mirë, burrë i mirë, është… ka qenë shumë shumë, që asnji fjalë nuk ka dalë prej tina, asni fjalë. Edhe vjen atje në Gilan, kërkon me shku te baba i Rexhepit. Shkumë te baba i Rexhepit, ai i dulë përpara, ka qenë plak me tesha tirqi me gajtan, me veshje kombëtare kurrë s’i ka hekë, po ngjyrë kafe e ka mbajt. Gjithmonë i ka kepë, tha, “Bile në Ferizaj e kom pasë atë roobaqepësin tem”. Edhe kanë nejtë te dytë. Në qatë kohë e kemi pasë ni musafir nga Shqipnija, nana jem djalin e hallës e ka pasë në Shqipni ka ikë prej Kosovës, e ka jetu në Shqipni ai. Edhe vjen musafir, a din, në Kosovë te na në katund atje.

Anita Susuri: A ka pasë të drejtë me ardhë a?

Remzije Limoni Januzi: Po, ka pasë të drejtë me ardhë masanej, se ka ikë herët ai si fëmi nuk u kanë i rritun. Edhe ka ardhë edhe na e kishmi musafirë edhe thotë vëllau, “Skender”, thotë, se bujtëm te vëllau në Gilan që e kam, vjen vëllau i madhi thotë, “Skender, sonte je te na në Pogragjë”, thotë, “Jo, se kom provim”. Thotë, “Në qoftë se ka metë provimi për ni natë me mësu, ajo nuk mësohet”. Thotë, “E kom prej Shqipnisë edhe ki me ardhë”. “Mirë”, tha, “po vi baci Rasim atje”. Ka nejtë dy ditë ai shoku, si vëlla timin e du e respektoj, e kemi pasë shumë njerëz atë natë. Biseda kryesisht ka qenë për Shqipnijën, për qysh jetojnë edhe shqiptartë që kanë shku prej Kosovës që kanë ikë, e kështu.

Anita Susuri: Çka ju tregoj nga kjo natë?

Remzije Limoni Januzi: Po, jetesën atje, po nuk ka folë kurrë keq, kurrë. E kanë pasë nji privilegj këta, familjen këta, të hallës të nanës teme e kanë pasë një kështu privilegj shumë të madhe. Ka pasë edhe… ky u konë i punësumë nuk u konë kështu, i diskriminumë prej vendasëve, po e ka pasë ni si privilegj e ka pasë.


1 Pompë kroate e benzinës dikur me shtrirje në gjithë ish-Jugsllavinë. 

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Më tregutë për këto kodet që i keni pasë për me komuniku. Nëse mundeni edhe diçka pak ma shumë me më tregu çfarë për shembull, si jeni kuptu përmes kodeve?

Remzije Limoni Januzi: Kodet e shkrimit nuk i kemi pasë, vetëm kështu pseudonimet i kemi pasë.

Anit Susuri: Që thatë për “po shkojmë në darësin” që e keni pasë fjalën për Shqipni…

Remzije Limoni Januzi: Po, po, po këtu po, ose “po bie shi” kemi thonë. Që une kom marrë pjesë me 1 prill [1981] për demonstrate edhe tash më thirrë Teuta te motra, se atë me 11 prill i ka pasë vdekë nana Rexhepit edhe unë kom shku me i ndihmu para 11 prillit. Edhe une kështu ndëgjoj në lajme, kjo ka qenë ni pakënaqësi për momentin, a din, që ka shpërthy atë ditë pakënaqësia, se me të vërtetë u konë shumë kohë e fshtirë në qatë kohë edhe tash të tregoj edhe për raste tjera që ne i kemi përjetu. Edhe me 26 prillin une nuk shkoj në Prishtinë edhe jes aty në Gilan. Me 1 prill më thirrë Teuta edhe thotë, “A Remzi” thotë, “ka darsëm… kemi darsëm në Prishtinë. Kemi darsëm duhësh patjetër me ardhë në fund të marsit”. “U bo”, thashë, “Teutë”. E kisha këta të paralajmërume.

Edhe shkumë na në konvikt, në bisedë me Teutën që do të shpërthen me 1 prill [1981]. Edhe thashë, “Kemi me dalë”, përmes shokëve, “Sot kemi me dalë në protestë, në demonstratë. Kjo osht’ ma e fuqishme ma e madhe që do të mbahet” edhe krejt i shifshe ka tre-katër vetë, pesë-gjashtë vetë t’u bisedu para konvikteve. Edhe na fillumë marshimin drejtë e te qendra atje. Qendra… nuk di krejtë i ke pasë ti rrugtë, ka rruga që shkon për Mitrovicë, ka rruga ka spitali, ka jonë ato rrugtë kryesore krejt zi i ke pasë, me punëtorë në kamë, me qytetarë, me fëmi me… mësimi nuk u majtë fare mo hiç. Edhe jemi grumbullu në shesh aty.

Kemi qenë në rendet e parë, une s’kom qef me i përmendë shumë renat e parë, po në renat e parë ka qenë Meriman Braha, vëllaun e kom pasë, Teutat jonë konë, edhe shumë mo kuptohet tjertë jonë konë. Edhe krejt te Komiteti atje jonë mbledhë atje, para Komitetit ka folë Hydajeti [Hyseni] ka folë edhe ni djalë që, nuk më kujtohët masanej ka thonë që Gani, ni Gani ka qenë, ni Gani Kra… s’mundet me qenë Gani Krasniqi por ka qenë Kryeziu më dokët. Edhe brohoritjet, kërkesat mo ishin të njoftuna, njihhere ato kanë qenë me 11 prill sociale për kushte ma të mira, me 26 prill… mars, ato kanë qenë… u kalunë në politike. Këto të prillit dulën mo ma haptazi, po kërkesat kanë qenë kryesisht politike.

Vetëvendosje!”, “Lironi të burgosurit politikë, Adem Demaçin, Rexhep Malën!” Gjithë ata të burgosunit i kanë përmenë me emra, “Trepça po punon, Beogradi ndërton!” “Kosova Republikë!” “Ja me hatër ja me hatër ja me luftë!” “Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë”. Këto kanë qenë kryesisht politike. Edhe në atë pro… demonstratë Hydajeti ka folë, ka folë si punëtor, me kaçketë, me tesha të thjeshta ka qenë punëtor ne nuk e kemi njoftë fare. Edhe atë ditë, Teuta… vrulli nuk të lejke ty, nuk të lejke rahat ajo situatë. Edhe tash, “Hyp ti Teutë, hyp edhe ti si femën. Pse me hype veç mashkujt? Edhe femnat le të hypin” (qeshë). Edhe, “Jo, hyp ti Remzi” s’di si u ba edhe mu, “Hyp, hyp ti”, pa nisë e me hype, vëllau i shkrujti ato kërkesat {bën kinse shkruan me dorë} çka me folë, çka me… në shpinë të dikujt, më dokët të vëllaut të Teutës ka qenë.

Edhe m’i jep ato, une hypi aty me ni fund me ni, jo bash lehtë nuk e kom pasë, edhe tash më pytë Hidajet Hyseni, “A po më njeh?” Thotë. “As që po du me të njoftë”, se ne nuk kemi kërku kurrë me njoftë dikon, jo. Pse me thonë a po më njeh? Thashë, “Jo, nuk po të njoh po as që po du me të njoftë se kush je”. Edhe i flas ato edhe brohoritja ka qenë edhe ma e madhe se si femën si edhe pak ma ndryshe, edhe zbrita poshtë edhe mo vazhdumë deri në mramje terr u konë, u terru shumë, deri vonë ka qenë. Atje na shpërndajnë me gazlotësjellës, aty shpërndahemi mo asnjëna tjetrën s’e kemi pa. Më dathën këpucat edhe e shoh ni djalë tu vrapu nëpër rrugë, nuk më kujtohën ato rrugë sot se ku kanë qenë ato. Edhe ma jepë ni këpucë të vetën une me njonën këpucë jes, njona më jet rrugës më jet, edhe ma jepë ai djali këpucën bile e kom marrë deri sa jom, deri vonë e kom pasë. Nuk e di vonë dikush ma ka largu ato, se kom dashtë me ru kujtim atë (qeshë). Kujtim edhe të jenë në muze, ajo këpucë që me tregu ku ka ndodhë, çka kanë bo, kemi bo në atë kohë. Edhe osht’ hupë nuk e di, so që jonë frigu për shembull të familjes time, por nuk i kanë ditë Për shembull, kunatat a dikush e ka largu.

Edhe na qatë natë shkojna me ni shoqe temen Xhyzide Osmani, u takumë dikun rrugës edhe jena shku te Mehmet Halimi kemi bujtë aty. Osht’ profesor më dokët, profesor osht’ ama nuk e di për çka, aty kemi bujtë, kemi fjetë atë ditë. Ka pasë edhe studentë tjerë që kanë ardhë aty, kemi hongër darkë. Gruja e vet na ka kthy darkën, të lodhun po, kuptohët. Ai tha, na dhojke forcë, na ka jepë përkrahje neve që “Kurrë ma afër lirisë nuk kemi qenë. Se e ki krejt popullin në kamë, i madh e i vogël. Profesorë të fakultetit, profesora të shkollës të mesme, msusë, nxansë, bujq, nana të pashkollume kanë dalë kanë dhonë bukë, kanë dhonë qepë për atë gazlotësjellësin”. Ke pasë krejt popullin, ti vetëm organizimi të jenë edhe në ballë të demonstratave. Kjo ka qenë diçka e pabesushme, e pa besushme. U konë ni kënaqësi e jashtëzakonshme kur e ke pa popullin krejt në kamë. Edhe të nesrit pastaj kemi dalë përsëri. Kemi dalë të nesrit ,përsëri u mushë sheshi plot.

Anita Susuri: Me 2 prill apo?

Remzije Limoni Januzi: Si? 2 prilli, po 2 prilli, na shpërndanë edhe shkojmë na ka menza, në atë rrugën e menzës aty se me tankë, me helikoptera, ishte shumë e fshtirë. 2 prilli ka qenë ma e vështira. Tankat i kishe, kudo i kishe. E tash me tankat na tu i shty ato tankat mbrapa, ka qenë atje Merimani ka ardhë me gru edhe po më thotë, “Ku je mori dreq? Na në Dragodan kemi ndëgju që je vra ti”. “E une mu pasë vra çka?” (qeshë). Na qita e dijmë na, lufta osht’ sakrificë edhe vritesh.

Kemi nejtë tanë mramjen deri vonë edhe me 2 prill. Kohë pas kohe u tubojshmi, u shpërndajshmi se gazlotësjellësi përsëri. E kështu ka vazhdu deri me 2 prill, me 3 prill kemi fillu kemi shku nëpër shpija. Se u mbyllën edhe konviktet, mo nuk lejojshin as me u afru afër konviktit të studentav. Tanket janë kanë aty, policia, zakonisht policia sërbe, boshnjake kanë qenë shumë, shumë të egër, shumë agresivë kanë qenë. Se mo tontë, tontë kanë qenë ma, ma jonë sjellë ma mirë. Disa shumë mirë jonë sjellë, “Jemi me juve, jemi me ju. Edhe na jena pjesë e juvja”, a këta kur erdhën prej republikave tjera kanë qenë shumë të ashpër, shumë të ashpër kanë qenë, agresiva shumë.

Anita Susuri: Çfarë dhune tjetër prej policie keni pa? A keni pa ndonji që osht’ plagosë ose vra, ose është rrah?

Remzije Limoni Januzi: Une nuk kom pa vrasje edhe plagosje. Rrahje po kom pa, për flokë tu i kapë, djemtë me pendreka me… tu i kapë nëpër xhipa tu i kapë nëpër, tu i shti nëpër gjipa, këto i kom pa, vetë i kom pa. A vrasje nuk kom pa, se në turmë 1 prilli nuk e kanë, nuk e kanë bo ato… ose gazlotësjellës i kanë shpërnda, me 2 prill tana jonë shpërnda në tona antë edhe tani kur erdhën edhe tankat shumë fshtirë ishte me u grumbullu, po ti përsëri je grumbullu, po jo sikur me 2 prill. Une e di te Fakulteti te oborri Fakultetit, aeroplani shumë {bën me duar sikur lëshohet aeroplani} shumë ka qenë, luftarakë që kanë qenë, shumë afër tokës jonë konë. Bile nja dy djem ranë kështu për toke, e na qeshshim pak kështu, “Qysh bini ju, sa trima” (qeshë). E kështu që ka qenë kohë shumë e fshtirë.

Anita Susuri: Po. E në momentin që keni hyp në bli për…

Remzije Limoni Januzi: Po.

Anita Susuri: Kërkesat, për me folë, a ka pasë përreth juve polici ose që keni dyshu dikun?

Remzije Limoni Januzi: Jo. Jo, vetëm turma polici s’ka pasë, zakonisht UDB-ashët vetëm ata që jonë konë nashta ma të vogël edhe nuk i ke njoftë. Zakonisht këta të mdhejtë na i kemi njoftë, si Ibushin e Sinanin e… se këta ishin edhe prej qyteteve tjera. Për shembull, në zyre nuk i kom njoftë, në zyren e Pejës u konë njo, UDB-ashe u konë njo shumë e pasjellshme u konë, shumë, edhe shumë fjalë fyse. Kta edhe… une mendoj se ata kanë qenë shumë të pamoralshëm. Shumë të pamoralshëm kanë qenë edhe ata mes veti, edhe qysh u prekshin, qysh folshin, shumë të pamoralshëm kanë qenë. Edhe ke pasë kështu rrezik, tutë ke pasë prej tynve që me të marrë ty nëpër dyrtë e UDB-ës.

Anita Susuri: E a keni përdorë ndonjë maskim kur keni hyp?

Remzije Limoni Januzi: Jo, nuk kom përdorë maskim, jo (qeshë). Këta s’e kom përdorë.

Anit Susuri: Se thatë për Hidajet Hysenin që osht’ veshë si…

Remzije Limoni Januzi: Po, Hydajet Hyseni e ka përdorë. Ka qenë shumë i dobtë ai edhe kaçketë ka pasë, po kjo maskim edhe tesha të punëtorëve. Na e kemi mendu që punëtor osht’ ky (qeshë), se ai ka qenë gazetarë diçka në Televizionin e Prishtinës në atë kohë.

Anita Susuri: Hidajeti ka qenë…

Remzije Limoni Januzi: Me Kadri Zekën edhe me Isufin edhe me të tjerët ka qenë në atë kohë gazetarë në Televizionin e Prishtinës.

Anita Susuri: E qysh, po më interesojnë edhe pak ma shumë qato rrethanat e, masi e kryjtët fjalimin çka ndodhi pastaj? A u duftë me u mshefë apo?

Remzije Limoni Januzi: Jo, jo, jo. Na ishim në krahë të gjithëve aty, po çfarë as frikë s’kishmi as… Friga nuk ekzistojke mo fare hiç (buzëqeshë), s’ka pasë mo frikë atje. Edhe s’ka mujtë, nuk ka mujtë me të marrë ty dikush prej turmës, se krejtë turma ishin në kamë krejt. S’ke pasë ti, shumë ngjeshur kemi qenë {bashkon duart}, nuk ka mujtë ty polici me të hi mrena atje. A me 2 prill ka qenë ndryshe, atëhere me helikopter luftarak me… kanë përdorë tanke kanë përdorë… a me 1 prill nuk i kanë përdorë tanket, jo.

Anita Susuri: A keni pregaditë edhe pankarta kështu në çarshaf me shkrujtë në atë kohë?

Remzije Limoni Januzi: Çarshafa… unë që kom qenë aty jo, jo nuk e kemi pregaditë, me 1 prill po flas, jo. A na detyrat e tona si, si… a din, si lëvizje i kemi ditë përafërsisht çka qysh me u sillë para, përmes punës tonë edhe jo me ra shumë në sy për me i marrë me i nxitë edhe femrat tjera për me dalë, për shembull për 1 prill. Po kanë qenë të gatshëm populli, gjithë populli të gatshëm për 1 prill, a din, s’ke pasë mo ti çka ti thujshë ti dikujt. Ata jonë konë krejtë të vetëdijshëm që duhët me dale, se mo ishte moment i fundit. Ka qenë Anita [i drejtohet intervistuesës], se konviktet, na kur kemi qenë në konvikt ka qenë 1 maji edhe une Teuta Hadri, këtë po ta tregoj, këtë ndoshta Teuta ka harru apo… edhe nuk shkumë na në shpi, edhe Teuta e bonëm bisedën, se kom metë edhe ni pjesë në konvikt une të banimit në konvikt, se u bonëm kallabllak, fëmijtë e vëllaut, banesa shumë e vogël pak, edhe kalova në konvikt.

Bisedojshim, se i kemi pasë do tranzistorë Philips që na ka pru Hasan Mala prej Zvicrrës, kanë qenë po tranzistora shumë të mirë kanë qenë se valtë i kapke shumë, të Radio Tiranës emisionit bashkëatdhetarë pa asni pengesë, shumë jonë konë të mirë ata. Edhe po i thom, “Teutë, a po del ti a po dal une poshtë?” Se para konvikteve lujshim futboll meshkujt. Edhe, “Ti dil ose une po dal, ti lëshoje Radio Tiranën”. E çelshim dritaren, ishte koha e mirë, ishte nxehtë kështu. Edhe tha, “Jo, une po dal poshtë. Ti lëshoje Radio Tiranën” edhe e lëshojsha ni kangëtare, të Vaçe Zelës apo dikujt tjetër. E nalsha, kur e nalsha une ata mashkujt reagojshin, “O lëshoje bre, lëshoje, lëshoje!” Edhe e kem bo këtë se me ja matë impulsin se ku janë të rijtë.

Edhe mu ni djalë m’u drejtu prej poshtit, e njof tash edhe emrin e di, Qazim Leka edhe më thotë kështu me gisht ma bon {drejton gishtin tregues lartë} atje naltë më thotë, “Sa të zbritsh poshtë, se ke me pa kush jom une!” Edhe une pfff{onomatope} s’ka çka më intereson se çka flet ai. Ai e kishte pse e lëshojshim ne Radio Tiranën edhe nuk ka harru. Jo qat’ ditë, qetrën ditë, me siguri më ka rujtë mu edhe më ka pa kështu me pamje, edhe më del para konvikteve ma ngjet për krahi {bëhet sikur kapë dikënd për krahu}. “A e din kush jom une? Pse e ke lëshu ata?” Thashë, “Ik more, largomu prej ktuhit!” E shtyna me dorë edhe vazhdova une rrugën. “Ki me marr ti vesh se kush jom une”. “Mu as që nuk më intereson se kush je ti”.

Kqyr kështu… lëvizjet e tona kanë qenë shumë kështu propaganduse për të mirën e popullit, për të mirën e vendit, se në atë kohë nëpër konvikte u ndëgjoke edhe kangë sërbe. U konë e domosdoshme një lëvizje me u marrë definitiv, djemtë e ri kalojshin me sërbe, muzika sërbe u ndëgjojke, ushtojke kanihere edhe i ushtojke konviktet. Edhe ti s’mujshe ato kurrsesi, kurrsesi me i pranu ato. Edhe kjo ka qenë e domosdoshme. Lëvizjet ilegale kanë bo punë të jashtëzakonshme. E ky ka qenë, bile ka qenë edhe kur jemi njoftu me burrin, ka qenë konvikti nuk e di ngat konviktit në qosh bash ka qenë, kur ke dalë prej menzes bash drejtë konvikti i fundit u konë, i mashkujve u konë. Edhe n’qatë kohë u kapke televizioni shqiptarë, e kapke televizionin shqiptarë, e para femën që jom konë une në atë sallë, me kështu me ndigju. Edhe thotë burri tash që e kam, “A po vjen se osht’ Radio Televizioni Shqiptar?” Emisionet, lajmet, koncert kishke, apo muzikë apo diçka. Thashë, “Po more, po vi”.

I njejti person që më ka thonë, “Maju mirë ti se kush jam”, i njejti person në sallë ka qëllu atej. Këta e lëshojshin televizionin shqiptar, ai u çojke e lëshojke Beogradin {bën me duar sikur ndezë televizorin}, qai Qazim Leka. Tanaj jonë kacafytë mes veti {bashkon duartë}, burri jem edhe shoktë tjerë edhe u rrehën, a din pak, u shtynën me boks pak e sene. Qëllimi i tynve ka qenë me ndalu, me ndalu që mos të jetë ajo fryma shqiptare, a din? Shqip, mos me ndëgju kurgjo shqip mos me ndëgju, kjo. E osht’ arritë qëllimi, qëllimi u arritë, se shkojshin na u mushke plot salla na u mushke plot (buzëqeshë). Edhe tana erdhën edhe femra tjera e edhe kjo, këtu jena mundu që femrat kudo të jenë, kudo, kudo të jenë. Ani me shumë sakrificë, po të jenë aty ku duhet me qenë.

Anita Susuri: Ju përmendët këtë takimin me shokun e juj, qysh ka shku, qysh jeni njoftu?

Remzije Limoni Januzi: Po ne… (qeshë). Ni djalë i, nipi i fshatit të kusherijëve të mi ka qenë që më ka njoftu, edhe motra e tina ka qenë për dajën tem. Edhe më thotë, “Remzi”, thotë, “ta kom gjetë ni djalë”. Thashë, “Jo more”, thashë, “çfarë djali? Une e kom përpara fakultetin”. Thotë, “Ani, bon m’u njoftu, shikoje ti vet”. Ata e kanë bo kejtë planin qysh m’u taku, me më thirrë mu në menzë me shku, edhe ai me shokë me dale prej menzës gjoja se rastësisht u takumë. Edhe mu emrin ma tregoi edhe p’i thom, më thirri ky, “Hajde po shkojna në menzë, o tu ardhë prej menzes” edhe u nalëm, unë pa ditë fare kurgjo, ai tha, “Reshati” edhe une “Remzija” edhe meniherë më shkoi menja se Reshat më ka thonë ky.

Thashë, “A qiky koka që më tha a? Ik more, po ti koka fëmi ky”, se shumë i ri u doke (qeshë). Flasim pak edhe “Si jeni? Ku po shkoni?” “Qe në menzë”. “Ah, mirë”. Ata ma shumë me Nexhatin, Nexhat e ka pasë emrin edhe e pytshin Nexhatin. Edhe fillumë na në menzë me shku edhe une p’e kthej kokën edhe po thom, “Po ky fëmi mor koka”. (qeshë). Edhe ai tha, bile edhe burri tha, “Kur ke kqyrë” edhe ai ndërkohë ka kqyrë edhe ai (qeshë). E kom fillu kom bisedu me to edhe i kom tregu krejt punën time, a din, jo që i kom tregu që jom në lëvizje jo, veç i kom tregu qe puna jeme osht’ shumë me rrezik.

[Këtu ndërprehet intervista]

Anita Susuri: Ishe tu na tregu për njohjen me bashkëshortin e juj.

Remzije Limoni Januzi: Po, në Prishtinë jemi taku, ka kalu ni kohë kemi bisedu, kemi bisedu zakonisht ma së shumti kom, a din qysh thojnë, “Ku dhemb dhambi, shkon gjuha”, edhe vendosëm që ta bojmë publike, në qoftë se ai bjen dakord që rruga ime ishte, i tregova që, “Reshat, rruga jeme osht’ shumë ni sakrificë po edhe me rreziqe. Ndoshta edhe koka ime osht’ gjithmonë në torbë, se ashtu e kem punën. Në qoftë se pranon ti kështu, në rregull, që s’pranon atëhere i ndajmë rrugtë. Ti në rrugën tone, une timen”. Ai mu përgjigj tha, “Edhe une jom n’qatë rrugë”. Edhe kurrë nuk më ka ndalu, kurrë, po më ka dhonë krah shumë ka qenë krah i fortë për mu, ka qenë krah i fortë për mu.

Anita Susuri: Ju nuk e keni ditë për aktivitetet e njoni-tjetrit që…

Remzije Limoni Januzi: Jo, jo. Po masi që jena martu ka pasë, se na kanë pru materialin prej Zvicrrës, burri i motrës, se motra në Zvicërr ka dalë u martu me Kadri Abdullahun e ka qenë shok me Rexhep Malën, me Hydajetin, me Kadri Zekën me këta. Pa ra ky grupi ai u largu, shumë i ri, se Rexhepi shumë i ri ka ra në burg, se u vra ai në moshë 33 vjeçare u vra ai. Dhe ajo kur ka jetu atje jashtë, edhe i ka angazhu shoktë që kanë pasë të drejtë të lëvizjës të Kosovës me shku në Zvicërr, naj prushin do tesha të fëmive naj çojke, po në ndërkohë edhe materialet “Zëri i Kosovës”, “Këngët e Lirisë” të Hydajet Hysenit që i ka botu ai jashtë. E ishin libra të vogla {përshkruan madhësinë me duar}, kryesisht ma të vogla që me qarkullu ma lehtë te njerëzit, për me i bartë edhe ma lehtë. Edhe naj prujke si bonbonjerë, kanë qenë të trasha bonbonjerë, vetëm rendin e fundit e kanë lonë me çokolladë, se ato kockat pjesë-pjesë jonë konë edhe ndër krejt i ke pasë material. Edhe tana kur na ka ardhë najhere naj pare e kom çelë edhe kur p’e shoh materiale.

Burri i ka shpërnda, i ka shpërnda ato materiale, i ka çu ku duhët me i çu edhe kështu ka vazhdu. Se unë i kom marrë, ka ardhë ai me kerr prej Zvicrrës, më ka ndodhë që i kom çu diçka prej Zvic… prej Kosovës edhe ja ka qu burrit të motrës atje. Ka ndodhë edhe Agim Sylejmani ka qenë në burg me burrin e motrës me Rexhepin, edhe Selajdini ka qenë vëllau i Kadriut, burrit të motrës tjetër edhe kanë ardhë me marrë materialin te na që e kanë çu prej Zvicrrës. Edhe tash na mjellshmi, punojshmi në kopsht speca, se s’kisha çka të boj une isha edhe nacinaliste, irredentiste, ishe largu prej fakultetit e… edhe s’kishmi çka të bojshmi edhe punojshmi, për veti e du, punën e du shumë. Edhe e mbushmi na thesin me speca, e në mes të specave e shtishim materialin {përshkruan me duar}. Edhe m’u nxonë, edhe me na ardhë dikush me u nalë, “Paska speca”. Me ni thasë ose në dy thasë i shtishim edhe jo të mdhaj shumë po i maskojshmi ato edhe i marrshin ata materialet edhe shkojshin ato ku duhët me shku në vendin e tyre (buzëqeshë).

Anita Susuri: Paraprakisht demonstrative të 2 prillit çka ndodhë me juve? Thatë që jeni shku…

Remzije Limoni Januzi: Po, mas demonstrative kom bujtë te familja e burrit atë natë me 3 prill, me 3 prill po. Atje kom shku natën vonë, krejtë vonë, burri s’kish qenë aty, ai ka dalë në demonstrata në Ferizaj ka qenë, une në Prishtinë isha. Edhe i plagosen shoktë, tha, “Para kamëve na u plagu shoku”. E njoh bile edhe atë, a din, po nuk më kujtohët se ka kalu kohë e gjatë edhe kur s’mirrësh me emra mo edhe… edhe këta hypin me ni kerr edhe e çojnë në Shkup. Në Shkup atje nuk i thojnë që jonë konë në demonstrata, ata kanë pytë po kanë thonë, “Me armë të vetë osht’ plagosë”. Edhe e kanë lone ata në spital, jonë kthy. I kanë marrë teshat krejtë të përgjakuna se e kishmi për qëllim që teshat e përgjakuna t’i marrim na, se jo këto jonë teshat e lirisë e… (fillon të qajë) … pak emocione.

Tha, “Të hijmi në Ferizaj te treni”, hypëm në tren, se ishin lëvizjet ma të sigurta në tren. “Edhe i pamë”, tha, “shumë tanke kenë në Ferizaj me 3 prill. Tanke, lëvizje s’kishte, vetëm qenë edhe policë” tha “shihshmi edhe tanke në Ferizaj, pamë edhe erdhëm te stacioni. Para stacionit”, tha, “ma poshtë, fushë u konë i gjujtëm teshat atje. I gjujtëm, e çelëm dritaret edhe i gjujtëm poshtë”. Tha, “Edhe e kemi mundësinë masanej…” masanej kanë shku i kanë marrë teshat edhe ja kanë dorëzu Izet, tash m’ra në menë Izet, ka qenë punëtorë i ni fabrikës ai. “I gjujtëm ato, zbritëm te stacioni i trenit”, tha, “edhe na kontrollunë disa policë, kurgjo në dorë” “Ka ketë?” “Musafirë”, kaq. Edhe kanë ardhë në shpi në mramje vonë ka ora 1:00 të natës u konë.

Edhe na pa na tregu, se na mendumë që koka vra a, osht’ marrë në burg a, jo mu vra jo me ra në burg, tjetër s’ka pasë aty tjetër. Ti kur ke dale në atë kohë o të kanë marrë në burg ose je vra. Se ti m’u vonu kaq shumë nuk ka pasë, nuk ke mujtë ashtu. Erdh edhe po tregon tana krejtë ngjarjen se si ka ndodhë. Të nesrit me 4 prill une jom ardhë në Gilan me bashkëshortin, edhe…

Anita Susuri: Keni qenë të martumë atëherë?

Remzije Limoni Januzi: Jo, jo, ama na nuk kemi bo fejesë fare, meniherë martesë kemi vazhdu. Edhe mu më len vëllau Reshat, më len në qytet në qendër, une shkoj në kamë se atë ditë na erdhëm me autobus. Edhe po i tregoj unë vëllaut, “Me konë erdhe?” Thashë, “Me Reshatin” vëllaun. Edhe i ka ardhë keq tha, “Ku met Reshati?” Thashë, “Met në qendër të qytetit, u taku me ni kusheri”. Ky edhe si u konë t’u punu diçka vëllau i vogli, se ka punu me ksi shfajc-aparat edhe durtë e përrzhita ato teshat. Edhe ka shku me vrap e ka taku Reshatin, e ka kthy, “Hajde me bujtë sonte. Ku po shkon ti në këtë kohë? Kthehu”. Edhe u kthy, ka bujtë atë natë, të nesrit ka shku. Tana une, mu më kanë kontrollu ka shku në Pogragjë nipi jem, ka kërku edhe ka ardhë djali i vëllaut ka thonë, “Axhë, ku osht’ halla Remzi?” Thotë, “S’osht’ këtu”, se une dola aty në kojshi afër aty. Tha, “Kanë ardhë UDB-ja me marrë hallën Remzi”, tha, “erdha me lajmëru. Më çoi Aga”, tha, “me lajmëru”.

Edhe tash, une nuk i kom ra në dorë meniherë UDB-së. Ma vonë ka ndodhë ajo arrestimi jem, kemi dalë me motrën që osht’ jashtë ajo, Saimen, jemi dalë qishtu në treg. Edhe i thashë motrës, “Po dalum në treg. Hajt ndoshta nuk më njofin” pak me maskë, me syza, floktë i lidha i kisha pak të gjata. Edhe kemi shku në treg, ka jemi kthy te [shkolla] “Selami Hallaqi” që ka qenë ni fushë aty, se tash mo kanë bo kështu ndërtime. E aty më vjen ni kerr ni Fiqë1, Fiqë ka qenë e vogël, edhe dalin tre persona prej Fiqës, në shpejtësi dalin ata edhe na dalin përpara. Edhe, “A je ti Remzija?” Thashë, “Jo”. Edhe motra shtyni ato, ja boni, “Jo”. Nuk i tha që jom, shtyhët aty motra, mu kërkojnë me më arrestu. Thojnë, “Na jemi të sigurtë që ti je që po e kërkojmë”. Edhe aty kacafytmi me policë. Polici, ni sërb ka qenë edhe dy shqiptarë. Polici iki, u largu ai. E me këta ka qenë polictë, njoni punëtor i Sigurimit, Feti Shota ka qenë.

Edhe Fetiu… edhe s’di motra si e merr gurin edhe ja mëshon këtu {prek me dorë ballin} gjaku këtu i rrjedhë. Edhe na kacafytmi, shtyhëmi me njoni-tjetrin, a din, kështu. Për me m’i lidhë durtë nuk kanë mujtë bash lehtë me mi lidhë durtë {përshkruan duartë e lidhura}. Edhe ma në fund e kapë ai, ja kapë dorën keq motrës edhe mu fillon me m’i lidhë durtë. Më shtinë në kerr edhe drejtë në polici, në Gjilan atje. Më kanë majtë nja dy orë, derisa informacionet, “Ku banon?” A din, krejt, emrin mbiemrin. Edhe gati për me më çu në Mitrovicë. Thotë, “Hajde në kerr” nuk më kanë thonë që në Mitrovicë, po në Mitrovicë më kanë çu në atë kohë, m’i lidhën durtë.

Mu më ka ardhë shumë interesant kur jom ulë une në xhipin e tynve të policisë, kerr i policisë, mrapa kom qenë e durtë e lidhta, dy policë i kisha anash ata me automatikë edhe p’i thom vetit, “O Zot, sa çudi! Une jom me durë të lidhta, këta me automata. Këta po më tuten mue”. A din, më ardhke nifarë, nifarë force më ardhke. Edhe fare, fare, as, nuk e kom pasë dert hiç.

Anita Susuri: Ata po tutën prej teje.

Remzije Limoni Januzi: Po, ata u tutshin prej meje, thojsha, “Ata po tutën prej meje” (buzëqeshë).

Anita Susuri: (qeshë).

Remzije Limoni Januzi: Edhe tash kur dulëm në qytet ka qenë ni Hotel Bozhuri i kanë thonë më duket, tash privat mo osht’, e në qendër ka qenë Shemsi Syla. E tash mendova që po më shef ai edhe i kom çu qishtu durtë {bashkon duartë kinse të lidhura dhe i çon lartë} a din, le të mi sheh durtë që i kom të lidhta. Po nuk m’pa, ai po thotë polici “Pse po i çon durtë?” Thashë, “Mu kanë pi” thashë, “durtë”. Edhe kështu fillumë deri në Mitrovicë. Në Mitrovicë tana më kanë çu drejtë e në burg, atje para burgut, te ni vajzë. Niherë më kanë pytë, nuk e di kush kanë qenë ata të informacionit, tana më kanë dërgu te nji femën aty. Bile kur kom shku te ajo zyre, Naile e ka pasë emrin. Ajo policja e burgut më tha, “Çka ke bo moj ti?” Thashë, “Kom vra njerëz”. “A përnime a?” Kështu tekstualisht. Thashë, “Jo, as s’kom vra njerëz, as kurgjo s’kom bo”. “Po pse të kanë pru?” “Pse m’kanë pru? Se kom kërku Kosova Republikë”. Oooo {onomatope}, a din, thashë, “U mirë koka këtu”, a din, burgi. “Nuk koka qysh e kem paramendu”, po ajo kish qenë dhoma e saj.

Edhe më çunë në dhomë, n’dhomë kur m’çunë atje ka qenë një rast zije i Pejës që e kishin për vrasje. Babën e vetë e kishin pasë mytë. Edhe ka qenë ni Razije e Pejës, që e kishin për vrasje, babën e vet e kishin pasë mytë. Edhe ka qenë Drita Kuçi, ajo e burgosun politike ende pa u dënu, hala ishte nër hetime. Me Dritën kom nejtë me to, po tre mujë ditë në dhomë. Kryesisht na marrshin, mu më kanë marrë në pytje Daut Morina prej Gjilanit ka ardhë. Pytjet që na i kanë bo, mu kur më kanë marrë në pytje ka qenë zakonisht kur rashmi në gjumë, ka ora 11:00 të natës në 12:00 të natës deri gati në mëngjes. E kurgjo nuk ka qenë e sigurt, nëpër burgjet e Kosovës kurgjo sigurt s’ka qenë, se rrahjet që ja u bojshin mashkujt, neve na ardhshin zani në dhomë na ardhshin. Po tash mu kur më kanë marrë, për here të parë që më ka marrë mu Dauti, se dojke m’i zbulu organizatortë e prillit në Gjilan, vëllaun ma përmendshin edhe djalin e Hasan Malës, Aliun, të madhin.

Une e sigurt isha që vëllau në Prishtinë ka qenë edhe çfarë jo, edhe më ka rrehë në mënyrë ma barbare, floktë e mija nëpër durë të tijna kanë metë. Edhe aq shumë i ardhke inati pse une nuk qajsha. Nuk e di m’erdh nifarë force e jashtëzakonshme ndoshta edhe je përgaditë kështu përpara edhe çfarë para tynve kurrë jo. Edhe me pendreka, a syve, a trupit, a kresë, a kamëve a, kamtë ti qitke m’i tavolinë e mësho. Krejt i kom pasë pleh ktuhit {prek pjesën e lëkurës ndër sy}, krejtë pleh, krejtë durtë pleh {prekë duart}. Floktë mo, mu m’u dhimshin edhe floktë, a din, se u mushke grushti i tina me flokë të mija, t’u m’i ngrehë floktë. Edhe kur jom çu, në atë kohë e vetmja jom konë femën që jom rrehë. Edhe kur shkunë në dhomë që më kanë çu, Drita kur m’ka pa në atë gjendje, ajo u tmerru krejt. Se u marrshim vesh përmes taktikave kështu në burg tak tak tak {onomatope}, e murr dikush a din? Se na i kemi pasë dhomën edhe i kemi pasë do hekra, si hekra, tana ka ardhë korridori, na mujshim me hypë në ato hekra mu ngjitë edhe zoni me shku te tjetra {përshkruan me duar}.

Kur mendojshmi që s’jonë ato policet aty, ka ndodhë ni police u konë e plotë, emri s’më kujtohët e na lonke ma të lira na me qenë edhe u marrshmi vesh shumë mirë. Zakonisht me pseudonime, për shembull nja u konë e Ferizajit ka qenë punëtore e kombinatit të drunit ajo në Ferizaj ka qenë shumë, në ballë kështu të demonstrusëve, e ata e kanë marrë në burg. Zoni i sajë ishte shumë karakteristik i saj, edhe kur tha jom e Ferizajit tha, “Po të pasna ty kunatë”, a din (buzëqeshë). Edhe na metë, “Kunata, kunata” Drita kishte “Molla” dikush e kishte “Dardha” se ka qenë Dinore Curri në atë kohë që osht’ dënu, në periudhën unë që kom qenë në Mitrovicë. Ka qenë edhe Shqipe Haradinaj e Nasim Haradinaj që osht’ tash në Hagë, motra e asaj 15 vjeçare u konë, 14-15 s’ka pasë ma shumë ajo. Amo në qetër dhomë se unë aty ku kom qenë me Dritën kom qenë, po dhomat ren kanë qenë. Edhe më i bjen ajo, kjo Drita i merr faculetat se kishte temperaturë qaq t’madhe edhe krejtë trupi, krejtë, krejtë bre gjithkun të ka mshu krahëve. Edhe m’i vnon faculetat në ftyrë {prek rreth syve} ato krejt u tershin me ni ren u tershin, edhe pikëshin lotët e sajë në ftyrë, sikur ni shi tak tak{onomatope}.

Edhe i lajmërumë na shoqet, i lajmëroi Drita që, “Ma kanë rrehë shumë kunatën”. Murrën vendim këto çka të bojna, çka me bo ni lloj proteste, grevë urie. Tri ditë e kanë majtë grevën e urisë në atë kohë, edhe ato, vazhdojke në pytje me më marrë ai Dauti, nja ni javë ditë ka qenë çdo ditë. Çdo ditë, në të njejtën kohë të ka kthy, zakonisht vonë shumë. Edhe kur je lodhë ti, kur je pa gjumë, që mund edhe me ndodhë diçka. Tash më murrën mu në pytje, se nuk e kishin dert ato gratë që ishin për vrasje, apo diçka tjetër pse s’hajnë, po ish qëllimi për këto që ishin politik, këtu ishin pak ma ndryshe këto kishin nifarë statusi të veçantë. Se thojke, na e kemi ndëgju vetë, “Duhët me lajmëru grevën”, se kur i thojke ai polici me hangër bukë, “Ti ndash merre, ndash mos e merr, punë e madhe”, asaj ja bojke. Për neve pak ma ndryshe, nuk të shtike patjetër ose, “Punë e madhe pse nuk…” Tana shkrujke sa veta jena, në secilën dhomë i shkrujke emrat se edhe ato na kanë informu, edhe u dashtë me lajmëru Komitetin për shembull, Komitetin ma larg që greva e urijës o mbajtë, kështu kështu, e tri ditë s’kemi.

Tani, më morrën UDB-ashët e Mitrovicës më çunë në Sigurimin e Mitrovicë atje. “Pse s’po ha bukë?” Thashë, “Qysh me hangër bukë?” Thashë, “Kur ju keni thonë që jeni ma të sigurtat në botë. Ne nuk jemi të sigurta absolutisht asnji grimë”, thashë, “s’jemi të sigurta”. Mu më vjen, “Pse s’je e sigurt?” “S’jom e sigurtë. Mu vjen Daut Morina më merr në ora 11:00 të natës apo 12:00 të natës, më manë deri në 04:00 të mëngjesit”. Edhe thashë, “Kqyre shejat e Dautit qysh jonë” “Jo, kurgjo s’jonë këto. Jo, s’paske kurgjo”. Thashë, “A s’keni sy ju për me pa? A s’doni për me pa?” “Jo, kurgjo s’jonë këto, s’paske kurgjo”. Une me sy e vërejsha që kam diçka këtu, a din, {prek me gisht tregues sytë} kur ki diçka ti e vërenë, edhe ftyrën krejtë, krejtë pleh e kisha. Edhe greva u mbajt për tri ditë, mas tri ditëve e kanë ndërpre, e kështu filloi…

Anita Susuri: A është ndërpre greva prej këtynve a…

Remzije Limoni Januzi: Ja, jo, na prej ktyne, po vetë gratë e ndërprejtën, si shejë proteste tri ditë e murrën edhe u ndërpre. Fillumë këtu, po gjatë pytjeve nuk ma kanë përmendë kurrë Teutat, jo, edhe unë kurrë s’i kom përmendë, se qashtu ka qenë. Edhe ma së shumti vëllaun ma kanë përmendë, që ai ka qenë në burg në atë kohë. Në ‘81-shin e murrën, më duket me 5 prill e kanë marrë me ni rend vëllaun. Tash për me dënu ata, fakte u dashtë për me dënu ma shumë e me… edhe kanë mendu se une po flas për vëllaun që ka qenë. Mu ma qitshin fotografinë e vëllaut, edhe temën ma kanë qitë të madhe, une me guri në dorë, thojsha, “Patate osht’”, thotë, “Zojë, ti… çiko, kjo osht’ guri”, une thashë, “Patate, na jena konë t’u hongër patate kur kanë thonë u dridhë toka”, a din (buzëqeshë), u dashtë kështu me thanë.

Edhe vëllaun me ni dru, thashë, “Ky osht’ dru”, thashë, “qysh mundësh me rrëzu pushtetin me ni dru?” “Jo, qe a p’e sheh ky ka dashtë me na, me rrëzu pushtetin, me na mytë neve”, tha. Thashë, “Me ni dru”, thashë, “me ju mytë juve? Ju me tanke”. E kështu ka qenë biseda deri sa s’kanë pasë kurrëfarë elemente për me… po e kanë dënu ata tetë vjet, edhe aktiviteti përpara i tina edhe goja, a din, qysh ka folë ai, ka folë, kudo ka folë kundër regjimit të Titos. Edhe e dënunë tetë vjet ata, zakonisht nji vjet gati e kanë majtë në Kosovë, në Ferizaj ka nejtë, edhe e kanë çu në Stari Gradishkë të Kroacisë. Nuk u konë e lehtë {tundë kokën në shenjë mohimi}, për familjen, për kunatën, për vëllaun tim të madhin u konë shumë e rondë se ka qenë punëtor i arsimit, dy ditë i ka hupë shkollë, po e ka majt edhe të shtunën edhe të dillën mësimin, që kurrë asni orë s’e ka humbë, edhe pse ka shku çdo mujë.

Anita Susuri: Domethonë, juve ju kanë marrë si dëshmitare për vëllaun e juj, nuk e kanë ditë për çfarë aktivitete ose…

Remzije Limoni Januzi: Jo, jo, jo, jo, mu më kanë marrë për punën time edhe për vëllaun më kanë pytë, për vëllaun, edhe për djalin e Hasanit. Me nxerrë material për me dënu sa ma shumë vëllaun.

Anita Susuri: E a dini qysh kanë mbrri deri te ju? Qysh i kanë ditë krejt aktivitetin e juj?

Remzije Limoni Januzi: Po ne si familje kemi ra në sy, tana kishmi edhe vëllaun [në demonstratat] ‘68-tës edhe vëllaun që ka punu. Ka qenë i veçantë, jo pse vëllau jem, po ka qenë i veçantë. Kur jonë burgosë njerëzit, familjet e të burgosunit ju kanë çu material, i kanë ndihmu ekonomikisht. Ka qenë shok i mixhës tem, Metush Krasniqi ka ardhë te mixha jem. Kështu që i kemi ra në sy na pushtetit. Edhe si nxanëse në atë kohë, edhe nëpër këto grupet që kanë ardhë prej Shqipnisë rashmi pak në sy të pushtetit edhe kështu që… edhe gjetën fotografitë, se i kanë shpërnda fotografitë e demonstrusëve nëpër qytete tjera, “Kush e njef këtë?” Se fotografia e jeme qartë atje u konë [në Mitrovicë] shumë e madhe u konë, ka qenë nja 60-70 centimetra. S’ke mujtë ti me thonë, “Jo s’jom konë une”, se ke qenë aty. I ke pa a din? Me gurë në dorë edhe kështu protestuestit e tjerë, edhe s’ke mujtë me ju ikë atynve seneve që, “Po, jom konë”.


1 Zastava 750 njihet gjerësisht me nofkën e saj Fiça. Zastava 750 ishte një supermini i bërë nga prodhuesi serb i makinave Zavod Crvena Zastava në Kragujevc. Ishte një version i Fiat 600 i prodhuar me licencë nga viti 1962.

Pjesa e Katërt

Anita Susuri: Ju ishit për gjashtë mujë atëherë?

Remzije Limoni Januzi: Për gjashtë mujë po, gjashtë mujë i kom majtë, po.

Anita Susuri: Qysh ka qenë?

Remzije Limoni Januzi: Une jom për atë rastin me motrën kemi qenë, motrën e kanë dënu me kusht, e mu më kanë dënu me mbajtë ato mujë. E këtu si pjesëmarrëse në demonstrata më kanë dënu, për kurgjo tjetër, elemente tjera nuk ka pasë, kurrëfare. Kurgjo nuk ke pranu, “Shoktë i kom në liri”, a din, po mendoj, jasht, të pa dënumë. Masanej kanë ra ata krejtë vonë kanë ra, Hasani mo jashtnë u konë, Hasanin as që, as që ma kanë përmendë emrin e Hasanit, Rexhepin kryesisht, Rexhepin ma përmendshin se Rexhepi u konë në burg atë kohë.

Anita Susuri: A i keni majt krejt këto gjashtë mujë në Mitrovicë a?

Remzije Limoni Januzi: Po në Mitrovicë, kryesisht burgun e kom majt në Mitrovicë. Prej atyhit jom liru.

Anita Susuri: A kanë vazhdu maltretimet edhe ma vonë apo veç gjatë ditëve të hetimit?

Remzije Limoni Januzi: Jo, ma… masi jom liru jo nuk ka ndodhë. Ama zakonisht jonë përcjellë familjet që kanë ra në sy, jonë përcjellë gjithka, gjithmonë, gjithkund jonë përcjellë.

Anita Susuri: Jo, po mendoj brenda burgut sa keni qenë.

Remzije Limoni Januzi: Si tha?

Anita Susuri: Brenda burgut kur keni qenë për gjashtë mujë, a ka pasë veç në fillim kësi lloj malltretime fizike…

Remzije Limoni Januzi: Jo, jo, ka pasë për shembull na boshin presion, na jemi la çdo, çdo tri javë në burg. Na u formunë edhe morrat, që ja kemi hekë shoqës floktë, i kemi shkurtu. Tash mu më qitën prej ni dhomë, prej Dritës kalova me ni, vajzën e Kadri Osmanit, Hydajete Osmani. Aty sa u pastrumë na edhe vjen ni Lutfi, Lutfi e ka pasë emrin, po drejtor i burgut, ma i ulët se drejtor i burgut edhe na thotë me i shkunë batanijet. Na kategorikisht i thashë, na tham, “Nuk i shkunim”, thashë, “jo me çdo çmim”, thashë, “jo”. Na tri javë ditë s’jena la edhe tash ato me i shkundë, ato krejt ishin si të kuajve ato batanitë poshtë, krejt pluhun, krejt viron ishin. Edhe i thom, “Jo”, hini ai tha, “Duhët me…” thashë, “Jo”, tha, “Nuk i shkuni, po une ja u bi” tha, “Simiqin”. Kurrë këtë emër s’e harroj. Tha, “Simiqin, dy metra burrë”, tha, “edhe ju rrehë”. “Po le të vjen kushdo, mu nuk më intereson kë e bini ju. Une nuk e shkuni”. Tha, “Pse s’i shkunë?” “Tri javë nuk jemi pastru, morrat na u kanë bo {numëron me gishta}, na keni pru pluhun për m’i mytë morrat, i kemi hekë floktë i kemi shkurtu”, thashë, “prej morrav, e na përsëri me i marrë këto me i shkunë. Pluhni përsëri me t’u ngjitë, tash deri kur vjen koha me u pastru”, thashë, “Jo”, kategorikisht jo. E këtu pak e bonëm ni, une thosha jo, kur hini ai Simiqi, kjo Hidajetja tha, “P’e shkunim”, s’kishte qef me na prekë ai. Edhe e pash që ajo… edhe une thashë, “Hajt se p’i shkunim. Ani p’e shkunim”, kjo osht’.

Anita Susuri: Keni edhe ndonjë kujtim ndoshta për burgun…

Remzije Limoni Januzi: Për burgin, kur dashëm me pastru dhomën, për shembull ni dhomë ose në banjo kur dalshëm. Edhe tash, qajo ni gru që po thom e plotë, emri nuk po më kujtohet për tash edhe na lojke të lira. Tash, na folshim me ata, edhe po të thom për atë Remzijën, ni zo më ardhke, shumë interesant prej saj edhe p’i thom, “Cila osht’ kunata?” Une u kapsha nëpër, na u dukke vetja sikur majmuna nëpër (qeshë) nëpër ato tela që u virrshmi. Tha, “Une jom”. Ajo ka qenë gru pak me të meta ka qenë ajo, ka pasë shpindën pak si gërrbë edhe kur e tha, “Unë jom”, une diçka më erdh… shumë u mërzita, shumë më erdh keq, shumë, se mu dokke nji gru shumë e… pa… ni burrneshë ni, çfarë fjalori folke, që s’kishke frikë fare, fare hiç. Edhe kur e pashë në atë gjendje, më erdh, shumë më erdh keq u mërzita, edhe kështu qe… kështu që… po çdo lëvizje që u bo, për shembull na kena marrë vesh na, kemi, me ni rend kemi ndëgju, “Kush erdh? Prej nga ka ardhë?” I marrshmi krejtë informacionet brenda ditës atje. Nuk ka kalu ni njeri, ni femën që ka ardhë, edhe që s’e kemi ditë se kush osht’ ajo. Se fillunë tana të burgosunit ishin të reja, nëpër protesta, nëpër demonstratat, fillunë, ka dy mujë i dënojshin, ka ni mujë ka…

Edhe ni rast po ta tregoj, vëllau kur ka qenë në burgin e, kur osht’ dënu, u majtë në Prishtinë, ku u majtë dënimi i vëllaut edhe takohet… Ndërkohë edhe Dinore Curri seancat gjyqësore në Prishtinë, kjo shkon në Prishtinë edhe ni pauzë e vogël, pauzë, se majshin ka pesë-gjashtë orë në atë kohë, edhe e çojnë me ni dhomë. Ngat kësajna dhomës ka qenë vëllau jem aty, edhe ndëgjon që ka ardhë femën, e ndëgjon zanin e saj, edhe i thotë, e pytë vëllau, “Kush je ti?” Thotë, “Unë jom Dinore Curri” “Prej ka ke ardhë?” Thotë, “Prej Mitrovicës”, thotë, “Une e kom motrën në Mitrovicë në burg” “Kush osht’ ajo?” Thotë, “Remzije Limoni”, thotë, “po a bon”, vëllau thotë, “a bon une t’ja shkruj ni letër?” E ka marrë cigaret që kanë qenë përpara, ajo mbështjellësja mrena cigares si folie që ka qenë e hollë, e në qatë foli e shkrunë vëllau, thotë, “Motër e dashtun”, thotë, “shpresoj që të jesh mirë, mbaju e fortë, ti e din pse ke ra, ti e din qëllimin tond”, a din edhe, edhe thotë, “Po të dua shumë” (fillon të qajë).

Ajo e merr letrën, vëllau e merr letrën edhe e çon në tualet, kërkon, “A bon në tualet me shku?” Policit i thotë, “me shku deri në tualet”, edhe e çon vëllaun në tualet aty. Edhe e len me ni shportë të bërllogut, aty nër, poshtë, e kjo masanej i thotë që qishtu qishtu, u konë shumë fshtirë me komuniku, po e ka pa që, nuk osht’… nuk ka njerëz. Edhe thotë, “E lash këtu”, nuk i kallxon për letër, po i kallxon, “Diçka për ju këtu edhe ti e merr”. E kjo shkon në tualet, kërkon kjo në tualet, edhe e çon edhe shkon e gjenë letrën e tina. E bjen kjo në Mitrovicë, edhe e len në të njejtin, si e ka gjetë atje, e len edhe këtu në banjo që na dalshmi ni here në dite në banjo. E len edhe une e gjejë atë letër. Kom taku, se mujshim me komuniku.

Masanej i kanë ashpërsu masat, ma të rrepta prap i kanë marrë në Mitrovicë ma shumë. Edhe kështuqë, ka vepru edhe në ato kushte qysh kanë qenë gjatë izolimit na përsëri kemi gjetë mundësinë për komunikim, për ni letër me të ardhë, për me të dhonë forcë edhe vëllau, apo shokë, apo dikush tjetër, kemi gjetë atë mënyrën si me komuniku. Eh të burgut… Ajo u dënu 15 vjet, Dinore Curri, ka qenë e fejume, pasandej më duket që osht’ nda ai i fejumi, osht’ nda prej saj, se a din. Shumë e randë, s’kanë mujtë me përballu mashkujt, të rrallë kanë qenë ata që… se zakonisht gratë, femnat, i kanë pritë mashkujt shumë.

Anita Susuri: A keni pasë ju kontakt me të dashurin? Bashkëshortin.

Remzije Limoni Januzi: Po, se mu më kanë marrë në pytje edhe më ka pytë mu ai Dauti, edhe… se edhe Lutfi Ajazi ka qenë aty më ka marrë në pytje, nuk më ka rrehë ai. Ai ka qenë ma politikan [Dauti], a din kështu, ma i keq se ky, ky të ka rrehë u konë ma, si me thonë ma pfff {onomatope} njeri që… amo ky u konë Inspektor i Sigurimit Republikan edhe të ka marrë, të ka pytë për familje, krejt renë kështu ka shku, tana ka dalë te caku, ku ka dashtë me shku ai. Edhe ai më ka marrë në pytje, malltretime nuk më ka bo ai, ma ka përmendë edhe Rexhepin ma ka përmendë, ma kanë përmendë mo, Rexhepi u konë atje njishi a din që s’ka pasë atje. Rexhepi u konë… çdo kohë që më kanë marrë në pytje mu ma kanë përmendë Rexhepin kur e kanë ditë që jam në familje të lidhtë me ta.

Anita Susuri: Më tregutë edhe për Dritën, Kuqin që e ka pasë të fejumin jashtë.

Remzije Limoni Januzi: Po, të fejumin e ka pasë jashtë. Po Drita e ka pa, ka qenë e fejume, une bash mirë nuk e di a u feju para se me ra në burg apo në burg u feju. Ka qenë nji vajzë, shumë e zgjutë u konë, a din ka qenë e bukur, ka qenë, ka dhonë mësim në atë kohë në Hajvali ka qenë ajo. Ka tregu qysh u ra në burg, se edhe ajo ka qenë në lëvizje me Jashar Salihun, me Hasan Ukëhaxhën, me shumë të tjerë edhe thotë, “Mbledhjen e parë që e kom majt në legalitet”, tha, “na kanë nxonë meniherë”, edhe aty osht’ dënu pesë vite. I fejumi i ardhke… vizitat i kemi pasë çdo dy javë, e ai ka ardhë çdo javë, e ka dashtë shumë, janë dashtë ata mes veti, se zakonisht, se kurgjo ai edhe pse s’e ka pa ai ka ardhë te dera edhe i ka shti diçka, ni shejë që ka qenë, Aqifi. Aqif Kastratit, ai osht’ vëllau i Isa Kastratit, hero i kombit osht’ edhe ai ka ra në luftë, ka qenë profesor i matematikës. Familje…rrjedhë prej ni familje patriotike, axhallartë te na kanë qenë të burgosun politik edhe pjesëmarrës në luftë edhe ai ka qenë i burgosun.

E kësaj tana i ardhke forca edhe hala ma shumë që po interesohet Aqifi, e pesë vite osht’ dënu ajo pa asni, a din kështu, kuptohet asni gjo s’u konë po, kur ta kqyrsh pesë vite jonë të mdhaja për aktivitetin që e ka bo ajo. E kur na çilshin derën neve se zakonisht edhe pse kanë qenë arroganta atu apet e kishin nifarë, me tjetër sy neve na shikojshin. Na e majshim ni qëndrim krejt tjetër se ato tjerat, edhe kom kalu në burg në ni dhomë me to [Dritën], shumë mirë e kemi kalu. Ka qenë ni vajzë e shkëlqyshme, për mu shumë ka qenë e mirë, shumë e zgjutë, me tonat që i ka ni femën si duhët.

Anita Susuri: Kur jeni liru prej burgut, qysh…

Remzije Limoni Januzi: Eh, mue bashkëshorti që tha, po ka qenë ni herë, se mu kur më marrshin në pytje këtu, më ka pytë mu ai Lutfi Ajazi, “A ki djalë? A ki dashnor?” Kom thonë, “Jo”. Nuk kom dashtë me përfshi une burrin, shkaku me më thonë, “Po” që me shku me marrë ata në pytje. Ishte familje pak… ai ka qenë vjehrri hoxhë edhe nuk kisha qef une ata me përfshi. “Jo”, thashë, i thashë “Jo”. “Qysh” thojke, “s’ki? Viti i tretë në fakultet e ti s’ki?” “Po, jo une e kam jetën përpara, fakultetin, pastaj merrem me kërku”. “Jo, ti ki tjera punë”, a din? Ky rajke të këto lëvizjet (qeshë). Edhe po ka qenë ai në vizitë, ni herë ka qenë me nusën e vëllaut bashkë. Zakonisht më ardhke mu vëllau i vogli, se vëllau i madh nuk më ka qenë asnjiherë qato gjashtë mujë, se shkojke ai te vëllau edhe ngarkesë shumë e madhe ishke për to. E vëllau i vogël ka thonë, “Une e marr përsipër, une shkoj në Mitrovicë”. Po kur ardhke vëllau i vogël, na e pritshmi vizitën me kënaqësi, se na prushin mish kështu të terët, copa të mëdhaja edhe naj pite naj qitshin e naj prushin, a din, na i kanë leju, se ka qenë ushqimi tepër i dobët. Edhe u gzoshim që na ardhshin vizitat.

Por s’e di {ngritë supet}, unë për veti nuk e di… ka qenë edhe ajo kënaqësi edhe pse kom qenë nëpër, në ato grilat e burgut, se e ke pasë edhe nji, e ke pasë qëllimin pse, pse ke shku, pse të kanë marrë. E masanej burri ka punu në privat, tashti edhe ka qenë ky në shkollën e mesme ka kry zanatin për elektricist, për elektricist. Por profesori që i ka dhonë mësim matematikë ka qenë i Ulqinit, edhe i ka thonë, i ka kërku, i ka thonë, “Reshat, bima këtu ti babën mue”, ni Rexhep Duraku më duket ka qenë, e di që Duraku mbiemrin, ulqinak ka qenë. I ka thonë, “Kqyre hoxhë”, thotë, “osht’ keq me lonë Reshatin me ni shkollë të mesme. Ky ka aftësi për me çu në fakultet. Patjetër duhët me çu”. Thotë, “Jo” thotë, kështu nuk e ka ndalu, a din, i ka shkollu, nuk i ka pengu në mësim kurrë. Tha, “Na ardhke bile në dhomë, kur na pajke tu bisedu me vëllaun ‘Hajde çunu punë me bo’. Kur e pajke që po mësojna veç e çelke derën edhe e mbyllke edhe nuk ka bo zo”. Kështu ka dashtë m’i shkollu ata dytë.

Ka punu privat edhe m’i çon mu lekët në burg. P’e shoh Remzije Limoni m’i ka çu s’di sa pare ka qenë dinarë atëherë nuk më kujtohët edhe i thom Dritës, “Qysh m’i ka çu kunata? I ka fëmitë e vet, vëllau jem në burg. Pse me m’i çu?” Kur e kqyri vulën e Ferizajit. Ai ka çu në emën të Nexhmisë, por lekët e tina, e vula e Ferizajit (qeshë). Atëhere e kom marrë vesh që ai m’i ka çu, m’i ka çu nja dy tri herë, po, m’i ka çu.

Anita Susuri: E pas burgut çka ndodhi pastaj, a patët të drejtë me vazhdu fakultetin?

Remzije Limoni Januzi: Pas burgut jo s’kom vazhdu, u martumë, me dy kerre (qeshë) edhe darsëm s’kemi bo. Unë pak kom bo… pak për tezet e mija, sa pak, a din me… edhe ata s’kanë bo fare, veç se halla e vet u konë edhe të familjës të vet të ngushtë jonë konë, edhe vëllaznit e kunata, askush tjetër jo. Edhe u martova. Po me të tregu këto peripecitë e familjës të burrit pak, nuk e di a ja vlenë, a hiç s’ja vlenë fare (qeshë), se si gjithë, si gjithë nuset gjithkund. Po unë për veti kurrë nuk kom leju, nuk kom leju me m’u marrë mu dinjiteti nëpër kamë, kom pasë krah të fortë, burrin gjithkund, kom pasë krah e më ka ndihmu shumë, edhe ja kom dalë. Ja kom dalë se të gjitha nuset e tjera që erdhën, erdhën, a din po mendoj që nuk patën problem me, as me vjehrri as me burrat e vetë as jo, ne e thymë akullin edhe tjertë erdhën, e gjetën të gatume. Po.

Vazhdunë edhe peripecitë tjera, meta shtatëzanë më lindi djali i madhi. Edhe ishim ni ditë në Pogragjë, në katun me burrin, edhe vjen të motrës time, ata të Shurdhanëve kanë qenë familja, kanë jetu në Shurdhan edhe kanë kalu në Gilan. Vjen ajo me nanën edhe s’di kush ka qenë, më doket edhe dy prindtë e saj, edhe ajo vajzë e re ka qenë, Mirvete, motra jeme, gruja e Rexhepit, aty me Fitorën, une me Reshatin me djalin. Edhe ishim në dhomë të fjetjës, erdhën edhe disa kusheri me ndejtë, edhe në atë dhomën tjetër nejshim gratë, ata burrat anejna. Edhe po bisedojna na ishim vetëm, “A p’e bojna? A po i shkrujmë parollat?” Se ishke aktuale, ishke shumë aktuale, ishte ‘82-ta. “Po p’i shkrujmë”, po para se m’i shkru u dashtë, se ato erdhën herët masdite, edhe e organizumë me çu vajzën e vëllaut me ble do material patiskë në shitore.

Djalin e vëllaut tjetër fllomasterat me i ble, Arbenin, mos me e ngarku, a din, këta se ndoshta osht’ vërejtë ma lehtë. Arbeni i blenë ato ngjyrat, kjo i blenë patiskën edhe i thom, “Shqipe”, thashë, “më vynë për pelena të djalit, se s’kom marrë shumë e më vynë patjetër m’i marrë” “Ani, hallë”, ka qenë dymdhetë vjeçare vajza e vëllaut, Shqipja. Shkon i blenë edhe na në dhomë hypum naltë, Mirvetja motra e jemja edhe une, une i kom shkru ato edhe i kemi qitë. S’e ka ditë kërkush fare, as vëllau as hiç, na të trijat. Edhe në katund në fillim të katunit gjatë u konë e kemi qitë së pari atje dhe kem kalu rrugës, jo rrugës kryesore po do rrugë të dyta kanë qenë edhe kemi ardhë deri te mesi i fshatit edhe atje i kemi lidhë në dy vena, a din, se i kemi marrë edhe dy toja në qoftë se nuk mrrinë me toja me e… edhe osht’ konë mesi i rrugës atje, në mes të rrugës, jo me thonë anash po bash përballë.

Edhe në hymje… në dalje prej fshatit te shkolla, qaty ku e kemi pasë na shpinë. Edhe vijmë, edhe flejmë atë natë, vajza e vëllaut s’ka pasë shkollë të nesrit, pushim ka pasë. Edhe po thotë, “Hallë, a të vi une?” Si fëmi, “A të vi une në Ferizaj?” “Hajde moj”. Na nuk ishim me kerr, ishim me autobus, s’kishim kerr në atë kohë. E marrmi Shqipën, motra jeme shkon në Gjilan, ata musafirët shkojnë në vendin e vetë, edhe lajmërojnë që parollat mo i kishin marrë, i kishin asi…largu. Edhe vjen në Ferizaj më arrestunë mu, burrin po… edhe Shqipën e marrin, kha e kishin marrë Mirvetën e Shurdhanëve, motrën teme jo.

Mirvetja ka qenë shumë e torturume, s’mund me marrë me mend qysh e kanë torturu ato. Por, asni fjalë, asni fjalë të vetme nuk e ka thonë. Jo, jo, jo. Çikën e vëllaut e kanë marrë po tri ditë, po dymdhetë vjeçare tri ditë e kanë majtë. Edhe vëllaun e kanë marrë atë mësusin, atje i kanë torturu në mënyrën ma çnjerëzore vëllaun që nuk ka mujtë me ecë. Une isha në Gilan, tana erdha unë në Pogragjë prej në pytje që më murrën Gilani erdha në Pogragjë vetëm me djalin. Edhe Shqipën… se vëllau ka tregu, “E kanë lonë derën çelë kur e kanë majtë Shqipën në dhomë, për me i ndëgju une të britmat e saj, të kajtmet e saj”, edhe s’kisha çka bojsha veç i thojsha Zot ishalla, ajo të jetë mirë, ajo të mos thotë diçka, se frika te ajo.

Ajo ka tregu, është fakt çka i ka tregu që, “Halla më ka çu për pelena”, qeta e ka thonë, qashtu i kom thonë edhe qashtu ka thonë. Edhe, “Më kanë frigu shumë” tha, “ma kanë çelë dritarën edhe m’kanë thonë që “Të qesim prej ktuhit të mysmi, trego tjetërçka. Kush të ka çu? Çka të ka thonë? A e ke pa ti që ka vizatu, që i ka bo ato shkronjat atje?” “Jo, s’e kom pa”, se s’ka pa ajo na zakonisht jena rujtë prej fëmive, se fëmija jonë që mujnë me tregu. Edhe, a din tha, “Ni gjarpën a u konë përnime a u konë plastikë unë nuk e di”, shumë herë e përmendë ata thotë, “Nuk e di, nëse ma kanë shti ni gjarpën”, a din thotë, “Jom tranu, kom shku me ni qosh”, edhe britma e kësaj t’u kajtë, edhe vëllau krejt atë ngjarjën e ka ndëgju, krejt, me pa se ka pa po krejt e ka ndëgju.

Vëllaun e rrehin qaq shumë, edhe ata tri netë e kanë majtë. Kur e kanë kthy në dhomë ka qenë Nijazi Idrizi atje thotë, “Plagët që i morra une”, thotë, “m’i vnoj ato”, çka ka pasë, çka ka pasë mundësi ai me i bo me i lagë edhe me ia vnu nëpër durë se krejtë të ajta durtë. Veç ata qysh kanë ditë ty me të torturu. Edhe ftyrën {prek ftyrën me dorë} krejtë të ajtë, kamëve, durëve, krejtë trupin. Edhe e lëshojnë vëllaun, e bijnë do UDB-ash aty, Dauti e ka pru më duket edhe Sinani, si e mbaj në mend këta. Edhe në qatë kohë, ni i afërm i joni ka punu në arsim edhe i thotë, “Kqyr çka i kanë kanë bo motrat e veta Ximit”, ai edhe bërtet, vjen te une bërtet, e une… na nuk kena mujtë me shti mrena [vëllaun], ai me kamë të veta s’ka mujtë, zhag sikur kur të vdes ni njeri, edhe tash kur e merr ti e çon {përshkruan me durë mbrapa shpinës} edhe komtë zhag, qashtu ka… qashtu… s’ka mujtë ai me hecë.

Edhe bërtet, e ulmi na atë vëllaun aty mrena edhe nganë nusja, nona, krejt me i bo diçka, me ja… me i vnu diçka nëpër ftyrë, nepër durë. Edhe nana, “Oh”, pfff {onomatope}, normal që e kajke po, “hajt biri jem se kalon edhe kjo, kalon edhe kjo”. Ai kurrë, unë kurrë nuk kom ndëgju pi tina që me thonë, “Jo na, ti na morre në qafë”, ose diçka, “ju e bonët këta, ti”, kurrë, kurrë në jetë atë s’e ka thonë, po gjithmonë na ka dhonë përkrahje, ka pasë qef ai femën gjithkun ka pasë qef me pa gjithmonë, ka pasë qef mu me më pa kudo. Ni aksion që u bo në katun, për shembull ni dhe osht’ rrëshqitë edhe tash u dashtë me u organizu të rijtë edhe më thojke, “Hajde edhe ti, dil edhe ti. Të shofin edhe femrat tjera edhe ato dalin, të marrin pjesë”, ka pasë qef me qenë e barabartë me mashkujt.

Edhe tash ai, vjen ai i afërmi jonë edhe bërtet thotë, “Hej”, bërtet çka mundet, “çka keni bo? A luftohët me Jugosllavi”, thojke, “Jugosllavia osht’ e treta në botë ma e fuqishmja për armatimin që e ka”. “Ik more”, i thashë. “Ky mur a rrëzohet mbi shpi?” Thashë, “Rrëzohet, rrëzohet”, thashë, a din kështu, “rrëzohet, edhe ka me u rrëzu ni ditë. Ishalla jemi gjallë edhe ka m’u rrëzu edhe ka me të thonë une ty që u rrëzu ky mur”. Desh u shashtrisë, u tranu. Vëllau jem nuk foli fare hiç se i kishte ato dhimtët e veta që s’mujke… e ai me atë plagtë që i murr, ni vjet nuk ka mujtë këpucët e veta m’i mathë, m’u gërmosë m’i mathë. Edhe prej asaj dite që e kanë torturu, zakonisht Sinan Zhegra e ka torturu, kur e ka rrehë i ka thonë, vet ka tregu, “I kom thonë”, tha, “mshom, ma mirë vëllau jem se sa i huji me më mshu”, a din e ka aludu te sërbët. Ai tha, “Vëllau jot a? Unë jom vëllau jot a?” [Vëllau tregon] “Edhe ma shumë” tha, “më mshojke”. E në tualet nuk kanë mujtë me shku, e ka marrë nusja e vet me nifarë legeni që i kanë thonë përpara që i kanë përdorë për durë m’i la, edhe aty e ka kry nevojën. Kjo osht’ krejt çka kanë bo ata.

E tana vajzën e vëllaut e lshunë edhe atë pas tre dite, Mirveti mo në spital ra ajo. Une me fëmi shkova para gjygjit në Gilan aty ka qenë njo, ni gjygjëtar ka qenë për mu edhe thonë që ka qenë shumë i mirë ai, po nuk osht’… kështu, qysh me thonë, nuk ka dalë haptazi, por në sjelljen e tina u dukë që të ka përkrahë, të ka përkrahë. Ka qenë i Dibrës ai, emri nuk më kujtohët. Edhe me më liru tanaj mu, se dojshin me ma marrë fminë, unë tentova që, “Jo une fminë nuk e largoj prej dorës, une du me më pytë me fëmijën këtu në krah”, me djalin e madh isha, ishte i vogël ai s’i ka pasë as gjashtë-shtatë mujë. Edhe thashë, “Nuk pranoj”, tha… ai tana tha ai gjygjëtari tha, “Betohem”, tha, “para teje që fëmijën ti ke me pasë atë fëmi. Edhe nuk ta merr kërkush, ti ki me pasë fëmijën”, tha, “vetëm në pytje”, tha, “të marrum. Kurgjo tjetër jo”, se osht’ me ligj që me fëmi nuk guxon me të marrë kërkush. Edhe kështu mbaroi kjo, u torturumë, u burgosën njerëzit edhe…

Anita Susuri: E ju jeni dënu pastaj edhe ni vit e gjysë?

Remzije Limoni Januzi: Ni vit e gjysë po, këto për gjashtë mujë po. Por, masanej për shkrumjen e parollave, se kemi shkru edhe me Teutën, se i kemi nda na edhe kështu detyrat e tona. Në konviktin e femnave jemi nda, po, tri konvikte kanë qenë më duket të femnave, “Ti në këtë anë, ti 1-shin, ti 2-shin, ti 3-shin”, edhe kështu i kemi nda. Po detyrat tona zakonisht nëpër korridore, edhe ata më ka ra në 12:00 kështu kur jonë fjetë ose kur s’ka lëvizje. Nëpër korridore shkallëve te poshtë aty e shkrujshëm, “Kosova Republikë”, këto gjërat që kanë qenë aktuale në atë kohë. Edhe, pa ra në burg ka qenë ajo që i kemi bo pamfletat tanaj jom dënu, une jom dënu masanej, për atë nji vit e gjysë.

Anita Susuri: Po, për qito qysh ka ndodh?

Remzije Limoni Januzi: Po, ata e kena kry me Gjyzide Osmanin së bashku. Nuk kom qenë grup, po si me thonë, une… ke ra në sy ti edhe gjithmonë t’u kanë afru dhe njerëzit, a din kur ki simpati për njerin. Edhe ty tu ka afru shoqnija, rrethi, edhe, “Hajt po e shkrujna Gjyzide, a p’e shkrujna ni parollë?” “Po p’e shkrujna”, edhe ajo ka qenë aktiviste. Nuk e di a ka qenë në lëvizje me dikon tjetër, nuk e di, se ndalohet ta pytësh. Edhe na ka, roje ka qenë ajo Flora Masolica, e kemi shkru, osht’ kry pa problem, s’kemi pasë problem s’o marrë në pytje askush. E masanej kur ka ra në burg ajo, nuk e di çka ka ndodhë, edhe mu më marrin në pytje, më dënojnë një vit e gjysë për ato parolla në konvikt që kanë ndodhë.

Anita Susuri: Këto nji vit e gjysë…

Remzije Limoni Januzi: Nuk i kom majtë se gjykatësi në Ferizaj, jo gjykatësi po referent ai ka qenë se unë kom mendu që gjykatës. Ni Fevzi, Fevzi… e ka pasë nifarë gungë qitu {prekë ballin afër syrit} e i ka thonë Fevzi Gunga, Fevzi Gunga i kanë thonë e kanë njoftë aty…

Anita Susuri: Si nofkë.

Remzije Limoni Januzi: Po, edhe ai ka qenë bile edhe kryetarë i Shoqërisë Kulturore Artistike Kastriotët e Ferizajit ai, edhe u sillë tepër mirë me mu. Edhe e thirrë kryetarin e gjygjit, ka punu ai edhe mas lufte atje, unë jom çuditë qysh e kanë marrë edhe ata me punu. Ai kategorikisht u konë për me ma ekzekutu mu dënimin, megjithëse unë i kisha fëmijën, unë të parin edhe të dytin nuk i kom bo me dëshirë që jena martu edhe po krijojmë familje, po, kemi pasë kohë na për me kriju ni familje, po u dashtë me shpejtu… Edhe më thotë ai, “A din çka? Bone edhe ni fëmi edhe të shtyhet për gjashtë mujë. Deri në ni vjet”, tha, “nuk kanë drejtë, me ligj s’kanë të drejtë”, qai Fevziu. “Masandej”, tha, “kryhet ni vit edhe ni vit shkon, edhe e bojmë ni kërkesë”, tha, “kërkesë kështu të Federatës Jugosllave edhe Kosovës ja shkrunë ni kërkesë për shkak të fëmijës që me ta lehtësu [dënimin]”. Ata ma kthynë që me kusht, ata në Federatë ma kanë kthy që ma kanë hekë gjashtë mujë, a këta ni vjet mu ma kanë, me kusht ma ka… une kom pasë me kusht, çdo ni gabim tjetër, ke mujtë me i majt ti edhe qato ni vjet. Po, po përsëri rahat s’ke nejt… s’ke mujtë me nejtë, edhe kështuqë ma largunë ata po, aktivitetin kurrë në jetë s’e kom nalë.

Pjesa e Pestë

Anita Susuri: Ma përmendët ma herët vëllaun që ka qenë në Stara Gradishë në burg, edhe për vështirësitë e juja për me mbrri deri te ai, me shku me vizitu, udhëtimi. Nëse kishit mujtë për këta me më tregu?

Remzije Limoni Januzi: Po, kryesisht vëllau me nusën… me kunatën ka shku edhe fëmitë kaniherë i kanë marrë po shumë herë s’i kanë marrë fëmitë, se rrugë shumë e gjatë edhe me shumë vështirësi me shku. Edhe unë kom shku, nja tri herë kam shku, rrugë tepër e gjatë, rruga ka qenë kryesisht me tren me shku, si të gjitha, në atë kohë treni si ka qenë. Kamtë tu ajshin, lodhje shumë e madhe, edhe kur kemi shku atje ka ndodhë që të ka ikë vizita nuk të kanë leju. Kanë thonë, “Nesër, se je vanu”. Ose kur e ke kry vizitën për m’u kthy në mrapa të ka ikë ty treni, ke fjetë tonë natën në stacion të trenit aty për me ardhë të nesrit hanez për m’u kthy. I ka hupë edhe mësimi vëllaut, patjetër që çdo muj ka dy ditë i ka hupë po i ka zavendësu të shtune të dillen, kurrë nuk e ka lonë pa… ni orë me i humbë atina.

E ka qenë shumë e vështirë me udhëtu në Kroaci me shku ka qenë shumë e vështirë, shumë. Edhe lodhje edhe kushtet ekonomike, neve na i lanë nusën me katër fëmi, u dashtë m’u interesu për fëmitë, për grujën e tina, për vizitën e atina. Kohë pas kohe edhe vëllau i vogli edhe i madhi, te dytë e kanë marrë, ka shku edhe nana jeme nuk ka shku shpesh, ka shku rrallë se shumë rrugë e gjatë. E motra ka shku, unë kom shku nja tri herë, edhe nusja çdo muj e ka pasë ajo atë patjetër. Edhe fëmitë kur e ka pa fëminë e madh kur ju ka rritë Arbeni, kur e ka pa, “Hej, i madh, që në rrugë kurrë s’e kisha njoftë”, tha.

Anita Susuri: E qysh ka qenë ai takimi për shembull, sa ka zgjatë, çka keni mujt me bisedu?

Remzije Limoni Januzi: Ne në takimet kur kemi shku nuk kanë zgjatë shumë dhetë minuta, ma së shumti 15 minuta. Kryesisht, “A jeni mirë? Si jeni?” Ose, “A ka ra shi?” Diçka kështu, “A ka ra shi?” Ose i ke thonë, “Shumë bile”, a din e ka marrë vesh që e kanë marrë dikon ose kanë marrë shumë të burgosun, kanë burgosë shumë, qito jonë përmendë. Në mënyrë të shiut, “Koha a osht’ e mirë? A osht’ e vrontë?” Kur i përmendshe ti vrantësinat, “Po, osht’ shumë kohë e vrontë, me shi me vrantësina”, ai e ka marrë, e ka kuptu që jonë bo arrestime të mëdhaja prej UDB-ës. Kanë nejtë policë, kryesisht kanë nejtë sërbë, se edhe vëllau ka tregu që drejtori i burgut të Stara Ggradishtës nuk ka qenë kroatë. Të gjithë ata të mëdhejtë që kanë qenë, drejtora, çka kanë qenë në pozitat ma të larta shka, shki kanë qenë ata, sërbë kanë qenë jo kroatë. Edhe ata e kanë përjetu po nifarë diskriminimi në vendin e tyre, se sërbët kanë qenë dominusë në ish-Jugosllavi.

Anita Susuri: Sa ditë ju ka marrë për me shku deri atje?

Remzije Limoni Januzi: Po je nisë në mramje këtu, zakonisht në mramje jemi nisën për me shku të nesrit në mëngjes me mrri atje kah ora 10:00 – 11:00 vizita me qenë.

Anita Susuri: Edhe veç dhjetë minuta, 15?

Remzije Limoni Januzi: Po dhjetë minuta, 15 minuta maksimumi, jo ma shumë. Edhe ka tregu ai vëllau qysh i kanë torturu, se e kom pasë edhe ni shok të klasës të gjimnazit që ka qenë me to nifarë Haliti i Kumanovës, a din, “Çfarë tortura”, tha, “veç se me u çmendë njeri, po u dashke forcë me ju dhonë se të ritë përnime”, thojke, “të ritë, të papërgaditun”, thojke, “pse ke marrë ti pjesë nëpër demonstrata apo pse ni pamflet e ke lexu edhe pa u konë kështu e përgaditun”. Edhe tash kur ke ra ti në burg, se në mënyrë ma çnjerëzore i kanë përdorë kështu torturat, taktikat e tyre në burgje. Une vet e kom përjetu në Mitrovicë zani i mashkujve, britma e mashkujve neve na ardhke në dhomë. Edhe na shumë herë kemi trokitë, kështu zhurëm kemi bo kur kanë ardhë ato gratë, ato policet që kanë ndërrim të natës na kanë bo, “Çka keni?” Na i kemi thonë, “Qysh, çka keni? Neve po na vjen të britmat e mashkujve këtu në dhomë. Çfarë sigurie kemi na këtu?” E ka qenë, se ka qenë edhe ni Skender, u dënu bile ai 15 vjet, polic i burgit u konë. Ka pasë edhe njerëz të mirë që kanë punu nëpër institucione po dikur kanë ra edhe ata në burg se s’kanë mujtë mo, a din, me majtë atë sekretin.

Anita Susuri: E çka ndodhi pastaj me juve, a patët mo të drejtë me vazhdu fakultetin, a e përfundutë atë?

Remzije Limoni Januzi: Jo, më ka pasë metë nji vit, nji vit më ka pasë metë. Bile, atë vit e kom kry mas lufte. Edhe i thom ni shoqës, se e shihsha në andërr që u rrëzojsha prej provimit, edhe po i thom burrit thashë, “Unë nuk di”, thashë, “më jet meraki që s’e kom kry, me përfundu, me pasë diplomën”. Une s’kom punu asniherë kurrë, kom punu në Zvicërr nja tre mujë ditë me nxanësa shqiptarë, vetëm jo me pagesë, pa pagesë deri sa gjindet ni mësusë tjetër, se ishte fshtirë me udhëtu u dashke dy-tre trena me i ndërru për me ardhë në atë cakun. Po burri ka qenë kryetar i LAPSH-it [Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë] për gjithë kanto… Zvicërr edhe ai më tha, “Shko”, tha, “maje deri sa të gjindët, kur gjindët tana shko mos e le pa shku se nuk bon”, tha, “me i lonë, deri sot ka qenë mësues që i ka dhonë mësim tash jesin ata, prindët po demoralizohen edhe nuk i çojnë ma”. Qëllimi ishte për me i pru nxanësat shqiptarë në shkolla kësi plotësuese shqip.

Anita Susuri: Po më duket edhe ‘89-tat në demonstrata keni qenë?

Remzije Limoni Januzi: ‘89-tën po në Ferizaj kom qenë aty po. I kisha fëmitë, te tretë i kisha fëmitë, po i kom pasë fëmitë shumë të urtë. Edhe p’i thom ni kunatës, “Une dola”, se Reshati ka qenë në grevë në atë kohë, erdh burri i Qibrijes Demiri, ni Bardh Frangu, edhe më tha, “Remzije, a p’e bon ni mëngjes me ja u çu punëtorëve?” Thashë, “Po”. Më ka thirrë në telefon, “Hajde, thuj Remzisë le të na qet diçka edhe t’i sjellë ai”, thashë, “U bo, po”. Edhe tash gratë e Baliqve, të parat gra që kanë qenë ni fshat Baliq ato kanë dalë, edhe kur kom ndëgju une që kanë dalë ato une, si muj me nejtë une? Edhe i thom asajna rejës së kunatës, afër e kom pasë vëllaun e Reshatit, i thom asaj kunatës, “Kqyre, fëmitë po i lo në shpi, une dola” “Ku po shkon?” Thashë, “Une dola!” A din, kështu në demonstratë.

Edhe a i ka tregu kjo, edhe vjen vjehrra te kjo kunata thotë, “Ku osht’ Remzija?” Thotë, “Ka dalë”. Edhe vjen, a din, pakpfff {onomatope} të ofendon po, për mu s’ka rëndësi (qeshë). Nuk u konë e lehtë, nuk du t’i përmeni ato, se nuk u konë e lehtë. Më vjen keq me i përmendë, prej burrit më vjen keq, se burri kurrë s’më ka pengu, jo më ka dhonë shtytje burri ka ditë që, “U dalë!” Edhe kemi dalë dy ditë rresht, po fëmitë i kom pasë të urtë shumë edhe kanë nejtë në shpi nuk më kanë ardhë mbrapa, se s’ka pasë kush me m’i kqyrë fëmitë.

Anita Susuri: E kjo qysh kanë shku demonstrata nëse krahasojmë me ‘81-shin…

Remzije Limoni Januzi: Jo, ‘81-shi nuk krahasohet me asnji… krahasohet kur mo i gjithë populli edhe ata bashkëpunëtorë të UDB-së edhe ata u bonën bashkë me popullin, atëherë krahasohet kjo, krahasohët. Ama këto të tjerat demonstrata nuk krahasohët me prillin, jo {tundë kokën në shenjë mohimi}. Jo, se u konë fshtirë, fshtirë u konë shumë fshtirë në atë kohë u konë, ma vonë tana u lirunë a din? Sado kudo flitshin njerëzit, lirisht kanë folë. Unë, ardhke vjehrra jeme u konë e lëshova tana punojsha në kopsht thojke, “Qysh, çka osht’ kjo? Kujna po ja lëshon?” A din une e lëshojsha, e lëshojsha radion, naj lajm, naj kangë, kisha qef, kisha qef po edhe patjetër që duhët.

Anita Susuri: Më thatë se në vitin ‘90-të bashkëshorti i jujë osht’ detyru me u largu me shku për Zvicërr, pastaj edhe ju?

Remzije Limoni Januzi: Këta po ta tregoj edhe kur, po… këta po ta tregoj edhe kur na kanë marrë [në burg] që osht’ shkrujtë, parollat që i shkrujtëm na në Pogragjë e murrën edhe burrin. Edhe tash kur e kanë marrë burrin në pytje kur e kanë marrë, tha, “Vjen ni Refik Thaqi” më dokët i Gjylikreshtës edhe në mënyrë ma tinxare, “Tu më marrë në pytje ai vjen”, tha, “rreth e rreth sillët edhe me ni fasikëll”, tha, “ma mëshon, edhe ni sërb”, tha, “u konë aty, ai”, tha, “nuk më ka prekë”. Zakonisht shqiptartë neve na kanë torturu. Pse me kapë gacën tu e pasë mashën? Kjo osht’. Edhe tha, “Ma mëshoi”, tha, “me fasikëll më ka prekë, ma nuk di”, tha, “qysh më ka ra të fikët” të fikët i ka ra, “vetëm kur e kom pa”, tha, “vetën poshtë, kështu me kamë drejtë”, tha, “edhe koka… karriga ish konë pas lëshu”.

Edhe çka mujke i bërtitke sërbi tha atijna, “Qysh? Çka bone ti?” “I bërtitke”, tha, “Çka bone?” Ky… Tha, “Më qitën ujë pak u kthjella edhe ma dikur”, tha, “fillunë”, tha “pytjet qysh jonë të këtynve”. Ama shqiptarët e kanë bo këta {tundë kokën në shenjë pohimi}. E këto në… të ‘90-tës kaloi burri në dy vitet e fundit para se me dalë jashtë, kaloi në fabrikën e ujtive, inxhinier i fabrikës së ujtive. Edhe në atë kohë ka qenë kryetar i Sindikatave të Kosovës, Hajrullah Gorani, edhe murrën vendim që në grevë me hi Më duket në grevë, a me lëshu punën? Në grevë, unë e di që burri ka qenë në grevë. Në atë grevë këta e zgjedhin kryetar i grevës, ka udhëheqë të Sindikatës për grevë edhe çdo ditë tha, “Më marrshin në pytje sërbtë”. Kryesisht sërbë, s’ka pasë mo shqiptarë, sërbë kanë qenë të ardhun prej Beogradit prej… qyteteve tjera.

Edhe, tha, “Më pytë”. Tha, “Pse kjo?” “Me më mëshu s’më kanë mëshu amo me folë kështu kom folë”, edhe, “Çka kërkojnë shqiptartë? Pse duhet me qenë? Pse duhet me qenë Republikë e shtatë, e barabartë me të gjithë këto republikat e tjera?” Kur 93-94 përqind jonë gati shqiptarë. Se çdo i dheti, jeni ju të reja, çdo i dheti ka qenë shqiptarë i punësumë, dhetë sërbë, nji shqiptarë, ka qenë kështu diskriminim i hatashëm. Edhe në fund i thotë, “A e ke kry ti ushtrijën?” Burrit, se i kanë marrë në pytje nja tre-katër-pesë ditë. Thotë, “Jo, nuk e kom kry” “Pse s’e ke kry?” Në qatë kohë i prujshin ushtartë të vramë nëpër arkivola edhe kryesisht pa e mbaru ushtrijën. Edhe shoktë e punës, i tregon çka ka ndodhë, çfarë pytje po më bojnë krejt, edhe ata i thojnë shoktë e punës, “Jo, mos gabo! Ushtarë nëse thirrin mos gabo me shku. Ti i paske vëllaznit në Zvicërr”, i thojnë, “largohu, ne kemi nevojë për inxhiniera nuk kemi nevojë për punëtorë të thjeshtë. Ata p’i vrasin ushtarë të thjeshtë”, ai tha, “menxi s’presin me ju ra ti në dorë”.

Thotë, “Unë e kom marrë ni bursë të ushtrisë” p’e lidhi këtu që pse s’e kanë thirrë rekrut, “Po une kurrë atë bursë s’e kom marrë, e ka marrë dikush tjetër e ka vjedhë edhe mo nuk shkova me zbulu pse, edhe s’më kanë marrë”. Tanaj vjen ai të ejten prej punës edhe e thirrë vëllaun, “Çka të boj?” Vëllaun Avdiun në Prishtinë thotë, “Unë të kisha me thonë”, thotë, “largohu, ni kohë largohu, ata të çojnë ushtarë”. Të nesrit i erdh letra për ushtarë, për me u lajmëru të hanën. Ai fatmirësisht rastësisht e pat nxerrë se s’ka pasë pasaport edhe më tha, “Shko kërkoje pasaportin ma herët”. Edhe nuk di qysh ma murrën mu [landën në konsideratë] se e kërkojshin edhe ni letër që e ka kry ushtrinë, ni vërtetim që ka kry ushtrinë. Unë nuk e kisha, po në pasaportë e kisha edhe djalin e madh, une këta dytë ai të madhin. U habit ajo tu e kqyrë fotografinë e djalit, edhe të Reshatit edhe tha, “Pse”, tha “s’e ki pru?” “Po ai punon në fabrikë e s’ka pasë kohë”, m’i pranoi.

Edhe kah dola bile mu dokke sikur po më thirrë, “Hajde, jo po ta nali se s’e ki vërtetimin”. Amo ja dhanë edhe pasaporti e pshtoi që e pat të gatshëm. Ma dhanë pasaportin e murrëm masnej mas ni jave. Edhe ai ka dalë, ka qenë e shtune që ka dalë prej shpijës, ka qenë si borë pak si, bora e parë që ka ra. Në Shkup ka shku në aeroplan dej në Slloveni, në Slloveni u dashtë me pritë tri-katër orë aty tha, “M’u dukshin njerëzit sikur kur dojshin me më pytë diçka, sikur kur të më përcjellin”, tha, “m’u dokke”, tha, “ashtu”. Po ni shqiptarë tha, “More po më dokësh që”, u ul aty “Po bisedojna”, tha, “Mos keni ni problem?” Tha, “Jo”, tha, “Po më dokësh sikur, si s’je rahat”, tha, “ti niju rahat se Sllovenija absolutisht s’ka të bëjë me Jugosllavi hiç”, thotë, “kjo osht’ sikur shtet në veti”, thotë, hala pa u nda, hala pa u nda atëhere pa u bo lufta, pa fillu.

Edhe aty hypë, thotë, hypë në aeroplan deri në Zvicërr, Cyrih, atëhere une ma vonë kom shku, shtatë muaj kom nejtë, situata hala ma e keqe u bo, mo ishte hala ma rrezik edhe më thotë, “Remzi, nëse ti don, je e pajtimit merri fëmitë, merri dokumentat e burgut edhe po kërkojmë azil politik”. Kom shku pa vizë qat… s’ka pasë as dy mujë ditë vizat i vnunë. Une prej Shkupit kom fluturu me fëmijë edhe djalin e madh e lash këtu, se pasaportën burri e kishte pasaportin të vetin. Djali i madh mbet [në Kosovë] e une kom nejtë me dy fëmitë të vogël atje shkova. Edhe po më thotë tha, “Shiko”, tha, “Remzi, ke ardhë, nuk e dijmë kur kthehemi edhe Hysen Terpeza qito ma ka thonë, “edhe Hysen Terpeza u largu me shpresë që do të kthehët nji ditë sa ma shpejtë”, po ai tha, “42 vjet”, tha, “nuk u kthy. Edhe ti këta mendoje”.

Edhe une me ni rend kanë qenë reagimet e mija shumë të ashpra. Thashë, “Kurrë jo, na nuk jemi në kohën e Hysen Terpezës kurrë”. nuk ke pasë ti në krejtë Gilanin a jonë konë dy vetë që kanë ditë me lexu, tash na e kemi krejt ndryshe e kemi situatën. Kemi universitet, i kemi të gjithat i kemi, kemi intelektual, çdo shtëpi pa njo apo dy, edhe isha shumë e asi, kategorisht, po, që nji ditë krejtë kena me u kthy. Edhe kalunë nëntë vite, nëntë vite. Mas nëntë vite tana jom kthy mas lufte për herë të parë, që m’u ka dokë mu si andërr. Edhe ecsha, ecsha nëpër Kosovë në Gilan, në Ferizaj, “O Zot, a jom në andërr, a jom përnime që kom ardhë këtu në Kosovë?” Ishte sa e dhimbshme, po edhe aq krenari, ai gëzim që u shlirumë.

Anita Susuri: E djalin e madh që u konë…

Remzije Limoni Januzi: Djalin e madh ma kanë pru mas shtatë muje, jo, mas dy mujve ma ka pru vëllau. Po dy muj si shumë gjatë m’u ka dokë. Vëllau i vogli ma ka pru me pasaportë të djalit të vet.

Anita Susuri: Sa i ka pasë, gjashtë vjet a po?

Remzije Limoni Januzi: Jo, shtatë e diçka e ka pasë, se edhe me djalin e dytë s’i kanë pasë nërmjet as 15 muj krejt këta dy të mëdhajë, e djali i vogël i ka pasë katër vjet nërmjet, ata ma të voglin e kom çu, tri vjet e diçka i ka pasë. Edhe vëllaut i thom, ai e porositi i ka thonë vjehrrës kunata jeme i thotë, “Përgadite Qëndrimin [djalin] hype në autobus na e presmi këtu. Le të vjen te fëmija, masi e ka pushim”, këta e ka përgaditë e ka thonë ajo kunata. Kjo e ka përgaditë edhe e ka qitë në autobus vjehrri edhe i ka thonë shoferit, “Del dikush e merr aty”, a din, “mos e dorëzo pa e marrë”, qishtu jonë marrë vesh. Edhe del vëllau jem edhe e pret te stacioni. Tani vëllau jem s’shkon fare hiç në shtëpi, po vetëm nusja e vet e ka ditë që po udhëton vëllau me djalin për Zvicërr.

Edhe kur e ka kalu atë… “Ku po shkojna daja Sylë?” “Po te daja në Pogragjë”. “Por, kur e kalumë”, tha, “atë shpinë e Armatës”, tha, “Daja Sylë, ku po shkojna?” Thashë, “Shuj”, thashë, “Qëndrim”, i thashë, “a din çka? Po shkojmë te babi jot në Zvicërr”, se ka hypë në autobus për Beograd ky, thotë, “Po ti asni fjalë”, thotë, “ti e ki emrin Arbëresh edhe kaq, me të pytë”. Edhe tha, “Kur ardhshin kontrolla, më ka ndodhë që aty jam frigu shumë”. E i thashë djalit, “Qëndrim, mbulohu kishe je fjetë. Erdh kontrolla, ja dhashë pasaportin e djalit”, të vetit, i thanë, “Kush osht’ ky djalë?” “I jemi” “Jo, s’osht’ i joti”. “Qatëhere m’u nis dridhja e trupit, më zbulunë, se në qoftë se ti e merr ni fëmijë të hujin osht’ vepër penale”.

Edhe thashë, “Jo, i jemi”. “Jo, s’osht’ i joti”, tha, “jo, nuk osht’ i joti, po osht’” nja pesë gjashtë herë i tha, “Edhe meta”, tha, “djali osht’ i grujës tonde”, “Atëhere”, tha, “kesha pak se u frigova shumë, ana kalumë si kalumë”. Prej Beogradit deri në Austri ka ardhë me autobus… me tren zakonisht kanë shku prej Beogradit në Austri. Në Austri na thirrë neve thotë, “A me marrë taksin? Taksi kushton qikaq, njiqind e kusurë euro”, thotë, “Merre taksin”, në franga, “Merre taksin edhe hajde me taksi”. Tha, “Dulëm me pritë”, po burrit ju ka dukë si nëntë mujë, djali u zhvillu se ai fëmi rritet shpejtë. E kështu që, u bonëm së bashku te tontë.

Anita Susuri: Qysh vazhdoi pastaj jeta atje me u angazhu?

Remzije Limoni Januzi: Jeta…. jeta e jonë… unë për veti kurrë nuk jom adaptu asajde, vend shumë i bukur osht’, ki gjithkun rregull sa kur vi une këtu mu kurgjo s’më dokët mirë. Edhe thom, qe kryetar po thojnë që po e lavdrojnë, une kudo që asi {shiqon tokën} bërllogun e shoh. Atje ti s’munësh, as nëpër mal nuk mundësh me gjetë ni letër, ni najllon, ni, ni, ni cigare sun e gjonë e le mo ti në qytet, kryeqytet. Edhe gjithçka mirë, por jemi angazhu edhe na ka kalu koha, se unë për veti jom mërzitë shumë kështu, në Zvicërr jom mërzitë shumë. Edhe kam qef shumë kur të marr rrugën për Kosovë, unë nuk muj me flejtë, tonë natën s’muj me fjetë, nuk më nxen gjumi. Këtu vi edhe kënaqem, a din, kënaqem edhe e du këtë vend pa marrë parasyshë me çdo vështirësi, me çdo… s’i shef që punët nuk po shkojnë mirë, une e du këtë vend, e du shumë.

Po u angazhu burri, kryesisht u angazhu nëpër… për, kryesisht, se edhe këtu u konë Lidhja Demokratike e Kosovës si lëvizje gjithëpopullore, këta ma vonë u ndanë, formunë edhe parti tjera. Edhe të burgosunit politikë atje hinën edhe baci Adem apeloi që me ju bashku kësaj lëvizje edhe u bashkunë. Burri ka qenë aktivist, po i tre përqindëshit1 atje, kryesisht për rrogat, pagat e punëtorëve, mësimdhënësëve të gjitha ato. Kryesisht paret jonë mbledhë prej diasporës, prej Zvicrrës, Gjermanisë, ku ka pasë shqiptarë. Ka qenë nënkryetar i kantonit për tre përqindësh, tana ka qenë edhe kryetar i LAPSH-it për Lidhjen e arsimëtarëve dhe prindërve shqiptarë në Zvicërr për kantonin, në kohë lufte ka qenë katër vjet, u konë pak… shumë fshtirë, kha lufta, kha angazhimet, knejna për armatim për mbledhjen e të hollave, u dashke me dalë çdo familje.

Ky nuk ka dalë, po une e kom përjetu kur i ka thonë burri, ka qenë, për dy mijë franka çdo i punësumë me i dhonë për armatim, kjo ka qenë haptazi. Edhe i thotë burri atynve shokëve të vet i thotë, “Kqyre kado që të shkoni në fund lene te une”, se une isha t’u punu në atë kohë te burri. Edhe kur të vijnë ata… ata prej punës me tesha të punës, të lodhun, të raskapitun, pa hangër, edhe drejtë e nëpër aksion për me mbledhë… kishin vullnet të madh diçka me bo për vendin e vet. Edhe vjen, bile ka qenë i Gjalovës, ai ka rrethi i Gjakovës edhe ka vdekë, a din më ka ardhë shumë keq, më rri para sysh kur erdh te na s’mujke me nejtë ulun, ulun s’mujke me nejtë se ka punu nëpër ndërtimtari atje i thojnë baushtellë2, po në ndërtimtari osht’ punë shumë e zorrshme, puna në Zvicërr nuk osht’ edhe e lehtë, ato tetë ortë i kemi majtë patjetër edhe në kamë, vetëm e ke ni pushim ni diçka, ni kafe me pi në kamë, ni drekë e ki ni orëshe edhe mo puna deri në katër [16:00].

Edhe erdhën, edhe po ja u boj, “A keni hangër darkë?” Tha, “Jo, jo”, tha, “nuk dojna”, e morra edhe do, me fruta me kësicornflakes, kësi tërshanë që osht’ edhe me fruta e bona, edhe me kos edhe ja u servova atynve. Ai nuk e preki bile hiç, s’mujke me nejtë ulun e le mo bukë, edhe ja dhamë na ka 2000-4000 franga në atë kohë, ka dy mijë i kemi pasë për person, çdo i punësumë, çdo i punësumë po… si çdokund shqiptartë, a din, ndoshta burri i ka dhonë, po për gru i ka thonë, “Jo s’osht’ t’u punu, jo pak pare i keni dhonë jo…” kanë bo pak hile edhe atje, por kanë dhonë. S’muj me thonë, kanë dhonë, kanë pasë vullnet, kanë punu shumë, kanë punu. Për vete unë i çmoj shumë ata burra, ato gratë jonë konë, nuk jonë konë shumë të kyçuna. Ama mashkujt kanë punu shumë në gjithë territorin e Zvicrrës, nëpër kantone kanë lëvizë, me paret e veta, me benzinin e vetë, kerret e veta, veç ne të bohet diçka të ecim përpara.

Unë jo, unë veç se i kom dhonë përkrahje burrit shumë, çdo aktivitet, jonë bo edhe demonstratat e familjes Jashari kur u vranë, edhe i murrëm na leje femnat e organizumë, ka qenë Zymrije Aliu e thirrëm Hava Shalën prej Cyrihit që të merr pjesë, fëmitë, gratë, të ritë, edhe na i dhanë lejën. Na i dhanë, por na i kufizunë pak se ka pasë ndikimi sërb shumë. Ka pasë mjekë atje, në qatë fshatin, në qatë qytet afër që e kemi ka pasë mjek sërbë atje. Po kur e pa që nuk ndodhi asni ekses edhe na lejunë edhe ma gjatë me shku, Hava na erdh edhe na ja dham fjalën për me respektu ato me marrë fjalën, edhe nja, dy orëshin e parë në qytet edhe ku u majtë tubimi pak, a din, kur u grumbullumë edhe kur e murr fjalën Hava edhe u shpërndamë, kryesisht u shpërndamë. Tani i kanë qitë edhe televizionet e kantonit tonë edhe i dhanë… edhe fëmijtë i pytshin, djalin e vogël m’a kanë pytë… (qanë).


1 Fondi tre përqind u krijua nga qeveria e Kosovës në mërgim gjatë viteve 1990. Të gjithë shqiptarët në diasporë dhe në Kosovë ishin të obliguar të paguanin tre për qind të pagës së tyre në këtë fond për të financuar institucionet paralele të Kosovës.

2 Gjermanisht: Baustelle, baushtellë është vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për ndërtimin e një objekti. Me fjalë tjera qendër e përkohshme pune e banimi për ndërtuesit, montuesit etj.

Pjesa e Gjashtë

Anita Susuri: Në ndërkohë më tregutë edhe për arrestimin e nanës të jujë, edhe të vëllaut të vogël…

Remzije Limoni Januzi: Në ‘85-tën, nana shkon për vizitë te motra, shkon me grunë e Hasan Malës së bashku po ai nuk ka pasë pasaportë e ka marrë, e kanë bo fallco pasaportën edhe kanë shku atje. Ka nejtë ni muj ditë nana, edhe ajo s’ka nejtë ma shumë [gruaja e Hasan Malës], edhe jonë kthy. Kur u kthynë dikush i ka shpijunu, edhe e arrestojnë Rexhijën, nusën e Hasanit edhe vijnë nanën time e arrestojnë. E marrin niherë vëllaun në Gilan, tana arrestimi ka qenë i nanës pak mas dy ditëve. E vëllau niset për punë në mëngjes edhe para se me hi në fabrikë e presin ata te dera e fabrikës edhe e arrestojnë. E marrin e majnë po tri ditë vëllaun, edhe po, torturat ma çnjerëzore qysh e kanë rrehë vëllaun e madh, ashtu e njejta e kanë përdorë këta taktikën.

Ka qenë bile me Esat Brajshorin më duket ka thonë në dhomë, edhe po, tregojke vëllau para se me marrë, erdhke koha a din për me marrë në pytje, tha edhe më thojke, “Baca Sylë, baca Sylë”, se i ri ka qenë ai, “Baca Sylë, bonu i fortë! Bonu i fortë, asgjë, asgjë armikut mos i trego, i fortë”, s’di, s’di, “Qishtu ma bojke”, a din, ato rrëfimet e tina qysh ka tregu. E tha, “Më marrshin ata edhe torturat çnjerëzore, ajtësitë të durës, të ftyrës, kamëve, të gjitha”. E kur ardhshin ata në dhomë, Esati tha, i çkyjke ato çka kish, naj teshë naj maicë të brendshme edhe me ujë të ftoftë i vnojke fytyrës, durëve, kamëve, i shtritë. Nuk mujshe me nejtë ti as në kamë, sikur që e kom përjetu une vet. As une s’kom mujt me nejtë, as në krah të djathtë as në krah të majtë, po në kokërr të shpindës.

Eh qashtu kanë vazhdu, po tri ditë, e kanë marrë e kanë liru, po gjatë ardhjes së këtyre tri ditëve osht’ kontrollu shpija, edhe nusja e vëllaut tha, “Na s’e kemi ditë që e kanë marrë”, tha, “na mendumë që në punë ka shku, edhe une çutë e fëmija fjetë”. Bam bam bam {onomatope}, zakonisht këta kanë kërsitë shumë në derë, jo pak në zile edhe me pritë po i kanë mëshu me dorë shumë, edhe thashë, “Kush osht’?” A din, kur ka dalë, tha, a din, “policë”, tha, “E kemi urdhën për me ju kontrollu”. “Hini mrena”, edhe i thashë djalit që, “Mos u tut! Ata tjertë”, tha, “ma të vogël s’dishin, po i madhi pak ma i madh”, tha, “E më kontrollunë edhe shkunë ata, erdhën tjertë. Kur kanë ardhë këta tjertë më thirri ni kojshike të kusherive aty, më thotë, ‘Irfane’, ata tu më kontrollu, ‘Irfane mos dil jashtë se krejt zi u mushë rruga, me kerre, me policë, me…’ ata të UDB-së erdhën, këta policë janë konë, ata që erdhën civilë”, tha.

Sinani kryesisht, Dauti, ai i Bilinicës ka qenë… Haliti, Halit Haliti që e ka shëtitë vëllaun nëpër katund, vetëm për me thonë, “Qy, qy, na po e shëtitim Ximën”. Edhe tha, “A tutën”, tha, “këta fëmitë?” “Jo, s’tutën”, thashë, “Po de, s’tutni ju. Jo jo”. Tha, “Ma bojshin”. Edhe, “Ni tepih”, tha, “e kisha shtritë , dyfish e pata lonë”, tha, “se fëmive ja shtrova nji tepih tjetër, lujshin në qatë dhomë”, tha, “e ata ma të mirë e kishëm, e lash me ni dhomë tjetër. Edhe fotografitë”, tha, “unë nuk i kom pa që i ka lonë”, tha, “Syla i kish lonë fotografitë e Rexhepit edhe të Nuhiut, e i pa nër jorgan poshtë” “A p’i njeh këta?” Tha, “Po, këta p’e njoh” “Kush osht’ ky?” Thotë, “Dhandrri”. “Kush osht’, qysh e ka emrin?” Ata e dijshin po… “Rexhep Malaj e ka” “Po ky?” Thotë, “Jo nuk p’e njoh këta”.

Ato i murrën, fotografitë i kanë marrë të motrës, temën e kanë marrë, të mijat çka kanë gjetë, të motrës në Gjenevë, krejt. Edhe a din, krejt nja dy orë, “U ndajtën në krejt dhomat”, tha, “secili nëpër dhoma, edhe në kuzhinë, krejt t’i praptunë”, tha, “teshat krejt, krejt, krejt”, tha, “në tokë i qitën, krejt”. Tha, “Mu nuk më lanë qaty në qosh, ‘Mos livrit p’i ktuhit’, çka kanë gjetë tani ardhshin ‘A është kjo kjo, kush osht’ kjo?’ Edhe shkunë”, tha, “i murrën fotografitë”, tha, “i murrën ato shkunë. Të nesrit kanë ardhë përsëri, të njejtit kanë ardhë ata që kanë bo kontrollë, po ma pak policë, s’ka pasë sikur herën e dytë”, tha, “Herën e dytë, une”, tha, “s’i kom pa, po këto gratë që janë konë, kojshiket që kanë thonë, ‘Krejt policë u konë rruga me policë edhe me kerre. Çka paska ndodhë?’” A din, ata na kanë njoftë kojshia edhe në Gilan po… shumë, shumë kerre, shumë njerëz. Erdhën herën e dytë, tha, “E kontrollunë, kurgjo s’murrën edhe kur Sylën nuk e lëshunë mo më erdh”, tha, “kunati”, vëllau i jem i madhi thotë, “Irfan, hajde ti në Pogragjë”. “Se e murrën vesh që e kanë arrestu Sylën”, tha, “une shkova me fëmi atje”, tha, vëllaun e kanë liru po s’e ka ditë që ka shku kunata në Pogragjë, ka ardhë në shtëpi të vet, dera mshelë, drejtë e atje në Pogragjë.

Kur vjen, kur e kemi çelë”, tha, “derën, çka me pa”, tha, “i ajtë, sikur kur të…” a din, “fryjnë me, me… ballon”, tha, “E durtë, e kamtë”, me ni taxi kish pas ardhë deri në Pogragjë, se s’ka pasë aty autobus në atë kohë vonë. E kur u dalë nana, nana tha, “Nona mo si nanë mo”, tha, “met, met, s’kishte asni fjalë, e kunata tana i murr me pinceta me krema të kështu… me do lakën”, tha, “ku ju ka ajë nëpër ftyrë, nëpër komë nëpër durë, qashtu e kalumë dy ditë”, tha, “në Pogragjë”. Edhe njo, s’e di sa s’ka qenë në punë, deri sa u shëru, “Jemi ardhë”, tha “në Gilan edhe nana na erdh”, tha, “ata kanë marrë vesh që u konë nana në Zvicërr, s’jesin as dy-tri javë kështu edhe erdhën policia”.

Kanë shku në Pogragjë, se kanë thonë, “Në Gilan osht’. Kanë ardhë në Gilan edhe, “Une dola qysh me i thonë, se ishte Syla”, tha, “në punë, qysh me i thonë une që ‘Oj nonë, policia po të thirrin’”, tha, “Oj nonë”, tha, “kanë ardhë policia edhe po thojnë, ‘A e ki vjehrrën aty?’” Edhe, “Ma boni, ‘Hajr i koftë oj bijë’”, edhe, “P’i thom une vishu trash, naj xhamper e noj, kështut, sado kudo plakë e… edhe sarginë ja dhash edhe do me të gjata, edhe i thashë, ‘A ki?’” Se do kule i ka pasë, dimija po pak ma pak kështu kule, “Une të mijat se nona s’ka bajtë kule, e une mas lufte henez mas”, thojke, “bile qysh i pasmi bajtë këto dimija qaq shumë metra”.

Edhe tha, “Ja dhashë”, tha, “kulet edhe pizhamat nër, e jelekin, xhamper, sarginë e madhe, edhe e murrën, shkoi”. Kryesisht e kanë pytë, me prekë s’e kanë prekë, me sha e kanë sha. Kryesisht e kanë pytë për Kadriun, për Hasanin, për Rexhinë qysh keni shku, kush ja u ka dhonë juve pasaportin?” “Po Rexhia?” “Po Rexhia, nuk e di, a ka pasë pasaportë unë nuk e di Rexhia” “Çka të ka thonë Kadriu? Ta ka dhonë ni porosi” Kryesisht këto. “Mos të ka dhonë ty diçka për rrugë?” Thotë, “Jo”. “Ku të kanë pritë? A të kanë pritë ty?” E krejt, thotë, “Jo s’më kanë pritë po më ka lonë autobusi qatje edhe rastësisht e kom pa motrën”, a din rastësisht, unë po thom s’di qysh ka thonë, “Qe e kom pa qatje çikën teme edhe më ka marrë”, a din këtu ka gabu po, a din, më mos ta lëndoj me siguri. Edhe e lirojnë. E kanë majtë prej mëngjesit deri në mramje vonë e kanë majtë.

Anita Susuri: Çfarë moshe atëhere ka qenë?

Remzije Limoni Januzi: Po… une fëmija ma i vogël kom qenë, po i ka pasë 60 e sa vjet, ose 80 e diçka mas luftës ka vdekë ajo. Menihere mas luftës ka vdek, 85 ose 86 ka vdekë, po 60 po i ka pasë. Se në ‘85-tën kur e kanë marrë, 60, po, po, 60 e diçka. A për Rexhijën kanë thonë që e kanë torturu shumë, shumë e kanë torturu, se sot ajo nuk ndëgjon, veshin ja kanë dëmtu {tregon me dorë kah veshi majtë}, edhe këta sidomos këta të Gilanit shumë, Sinani, Dauti, ka qenë edhe Isa Bunjaku profesor i kimisë, por tha, “Ai nuk më ka prekë”. “Çka me bo bre Rexhi, çka me bo?” Tha, “Veç se ma bojke qishtu. Ai”, tha, “nuk më ka prekë. Këta tjertë po”. E kanë rrehë, floktë ja kanë shkulë ni grujës e pashkollume, pa… shumë çudi! E kanë dënu ni vjet.

Edhe në qatë kohë ka qenë edhe Naimi në burg, kur e kanë çu në Lipjan ata, prej Mitrovicës e kanë çu në Lipjan. Edhe Pavilioni i të rijve ka qenë, edhe i femnave, edhe i mashkujve edhe i femnave, e kur ka dalë kjo në oborr edhe e ka thirrë, “O Naim”, mos po ndëgjon Naimi, “O Naim, o Naim”, ka bërtitë, “Pse nanës nuk po ma kthen fjalën?” E ni vjet i kanë majtë në burg, e atë djalin e vogël motra e ka kqyrë, e plaku, djali i saj i vogël, vajza e vet Fitorja e re ka qenë atë kohë, e kur u ra Rexhepi në ‘84-tën Fitorja ka qenë shtatë vjet, në klasën e parë. E tetë vjet i ka pasë Fitorja, Mumini i ka pasë nontë vjet, se ni vjet diferencë kanë me Fitorën. Kështu që, motra u kujdesë tana edhe për vizitë, edhe për inxhën Rexhi edhe plakun, knejna për fëmitë. Vet burrë, vet gru, se vjehrri u konë i moshumë edhe nuk ka mujtë me dalë kështu, dej në oborr po, ama jo kështu.

Anita Susuri: Dashtët me më tregu edhe për Rexhep Malën?

Remzije Limoni Januzi: Po, Rexhepi ka ardhë kohë pas kohe te na, se e ka pasë edhe rrethin e vet në Ferizaj edhe ni ditë bile vjen prej Prishtinës në Ferizaj edhe vjen te na. Kur vjen te na, une, Reshati s’u konë aty u konë në punë, edhe e pashë krejt teshat e shkyme, këpucët, teshat, a din të vjetra. Thashë, “Rexhep”, thashë, “pse”, thashë, “kështu?” A din se kushtet ekonomike shumë mirë jonë konë, se kanë punu, jonë konë shumë punëtorë edhe bile thojke, “Veç se çështja e kombit na preokupon edhe na dhemb shumë, se t’mos ish konë”, tha, “na ishmi të parët atje në Gilan”, se punëtorë jonë konë shumë të mëdhaj. Edhe tha, “Remzije”, tha, “e pashë bre shokun, u takova me ni shok, e i pashë”, tha, “teshat krejt të vjetra, të shkyme, këpucët e shkyme”, tha, “a mi gjonë”, tha, “ti niparë të Reshatit, këpucët?” “Po”, thashë, “qysh jo”, thashë, “patjetër”.

I veshi krejt teshat e Reshatit, e këpucët e… me çorapa me gjithë, krejt. Ato i la aty edhe ni kaçketë e harroi të vetën. Mejremi, “Kaçketën e Rexhepit, mise u vra Rexhepi ja kom dhonë Fitorës”, qatë, “mise u vra”, i thashë, “Fitore e ka harru Xhepa këtu edhe qe ty po ta jap, si kujtim”. E bile ni kohë ka qenë si pranverë kështu, isha aty teshat t’u i shtri edhe nuk e kom pa kah ka ardhë Rexhepi, edhe po ma bon: Paaa! {onomatope}. A din, kështu si me të frigu. Edhe une kur e kom kthy krytë, “U Rexhep”, e kur ka shku atje në shpi i ka thonë, edhe une kom qenë prezent, “Babë”, tha, “e kom tutë”, tha kështu, “Remzijën”, a din, thotë, “Jo bre babë se Remzija s’tutët”, thojke, “e tremë, a din, e ke tremë”, edhe na qeshshum (qeshë).

Rexhepi pastaj, aktiviteti i Rexhepit ka qenë… ai s’u nalë kurrë, nuk u nalë, edhe pse dul prej burgit, mixha jeme i tha, “Biro, rri pak pusho”, a din, “deri sa ta marrësh vetën prej burgut edhe rri pusho, pastaj”, tha, “lëviz”. Thotë, “Babë”, thotë, “une komëkryq me nejtë me ty, mu nuk më len pushteti kurrë. Unë”, tha, “e boj temën”, tha. Edhe e ka përkrahë baba i vet në çdo… për çkado… edhe material edhe armatim, edhe gjithçka. Shoktë e Rexhepit e kanë marrë prej axhës Mehmet, se Hasani ka pat shku tana në Zvicërr, u pat largu edhe axha Mehmet ka qenë mbështetës, krah i fortë i Rexhepit për gjithçka. Rexhepi kur jom shku unë në shpi e kom taku shumë herë me patika në dhomë, që osht’ i gatshëm për me, me… mos me i ra mo në dorë këtynve, “Unë”, thotë, “në dorë mo nuk ju bi”. E përpara dyrëve, se ni rrugë e kanë si të gjatë, tana dyrtë i kanë {përshkruan me duar dy rrugë}, e nifarë fushe osht’ para aty afër edhe kerri i UDB-së civil ka nejtë rregullisht atje. I çojke burri i motrës shumë here vajzat e vëllaut të vet për me ble diçka, “Kqyre a osht’ ai kerri atje”, ose motrën, “Po”, a din, “atje ish”, axhat ose motrat a din, “Po, Rexhep, atje ish”.

Edhe tana në Ferizaj në qatë kohë, në qatë periudhë kur e kërkojshin Rexhepin, kerri i UDB-së ka nejtë, e kanë vrejtë edhe familja e burrit që ni kerr rregullisht po rrin. Po na patëm dalë ma thellë edhe nuk e kanë ditë që na s’banojna aty, kanë mendu që atje banojmë edhe mos po hin Rexhepi ose po del. Në ndërkohë edhe ka tregu që gjatë kërkimit të Rexhepit, se mo nuk ju ra në dorë mo, ai kaloi në ilegalitet, e vjen ni i UDB-së në shtëpi vetëm sa e kanë qitë plloqën e dytë edhe hypë përmi plloqë edhe ka mendu mos p’e sheh Rexhepin nëpër oborr ose diçka. Edhe e vërenë ai vjehrri thotë, “Çka ke hypë ti këtu?” Emri s’më kujtohët, thotë, “Qe hoxhë jom ardhë”, tha, “me kqyrë planin”, thotë, “Jo bre, çfarë plani ti po kqyrë? Plani, planin kishe mujtë ti kudo me kqyrë, plane ka lloj-lloj”, tha, “Jo, po mu më ka pëlqy qikjo”.

S’ka qenë qëllimi se kerri nejke atje edhe tana edhe te vjehrri erdhën edhe nja dy persona, qatë kohë une bash nuk folsha gati se hiç me këta vjehrritë, ni përshëndetje krejt, pak. Edhe vjen ai vjehrri i thotë çikës të kunatës, “Boni nja dy kafe”, i kishin pasë ardhë punëtorët e Sigurimit. “Kush po të vjen ty këtu?” Edhe ajo e re në klasën e parë u konë ajo Fitorja edhe thashë, “Magbule, hajt se une po i boj kafet, kumeditë kush osht’, edhe a din palidhje po më vjen”, une këtu isha. Edhe une ja çova deri te dera aty, hini gruja Magbulja edhe po i thotë, “Kafet i pruna”, une erdha kha, kur erdh ai ish prishë në qehre krejt vjehrri. Ndërkohë, Reshati erdh prej punës. Tha, “Reshat”, tha, “kanë ardhë”, tha, “dy civilë, p’e kërkojnë Rexhepin. M’i tregu Rexhepit që kështu-kështu osht’ puna”, edhe kanë pytë, “Ku vjen? Kur vjen çka bon? Çka…” Edhe mo prej atëherit mo Rexhepi nuk ka ardhë, se ka ardhë shumë shpesh. E kalon në ilegalitet.

E kisha une vetëm djalin e parë të madhin, në të dytin isha shtatëzanë. Edhe tash motra e ka ditë që osht’ ende në Kosovë, po ai ka tentu për me dalë, edhe tash kur takohna une me to edhe më vjen tash vajza e Kadri Osmanit në shtëpi, unë qatë natë e pashë në andërr m’u paraftyru andrra Rexhepin e pashë si me tesha të ushtrisë i veshun edhe vëllaun e vogël. Edhe qit andërr isha në mëngjes t’u ia tregu Reshatit kur p’e shoh ni si, si femën tak tak {onomatope} në derë, thashë, “U, a e nive?” “Po”, thashë, “Reshat”, ishte Hidajete Osmani edhe hajde hijmë, “Çka ka të re?” Menihere për Rexhepin diçka, se Kadri Osmani ka vepru me Rexhepin, edhe në ilegalitet ka qenë në qatë kohë me Rexhepin. Ajo hini mrena edhe po tregon, tha “Remzije”, tha, “Reshat”, tha, “ka kërku Rexhepi m’u taku me Remzijën”, edhe nërsy a din saj u desht me i thonë po ose jo.

Edhe thashë, “M’u taku në Prishtinë”, në cilën ditë, krejtë çka… edhe Reshati tha, une p’e kqyri Reshatin edhe tha, “Çka po më kqyrë?” Tha, “Po, dil”. Dalsha [unë] edhe pa konfirmimin e tina, se kisha fëminë, isha shtatëzanë në mujë të shtatë isha. Edhe tha, “Po”, tha, “çkado që ndodhë me to”, tha, “Remzi”, nërsy të Hidajetës tha, “çkado që ndodhë, po edhe në t’u zonsh në burg e di pse je shku”, tha, “Une djalin e çoj në çerdhe për këta që e ki, çka me bo jeta osht’ qashtu, jeta osht’ luftë”, po, “Luftë na deri sa ta kena lirinë kështu kena me me u ballafaqu”, edhe tha, “Duhësh me shku, po. Në qoftë se vritesh e di pse je vra”. Edhe e lam takimin në cilën ditë edhe une…

Ka qenë dimën, ka qenë dhjetori, ka mesi i dhjetorit, shumë i ashpër u konë dimri. Te konviktet a dikun t’u dalë une prej Gilanit, une shkova në Gilan masanej, edhe i thashë që, “Po du m’u taku, më ka kërku Rexhepi me u taku”, edhe bile axha met, si ka qenë ashtu afër ulun, u çu, edhe po më thotë, “Ku ki m’u taku? Këtu koka a?” Thashë, “Këtu, këtu osht’ axha Mehmet”, thashë, “në Prishtinë”. E une u takova me Rexhepin edhe shkova te familja e Hidajetës atje, edhe vëllau ma dha djalin e Kadri Osmanit ma dha me shku me u taku te… ku osht’ parku, te pishat, te… ku jonë varrezat po poshtë pishat ku jonë skejve, në rrugën nuk e di qysh i thojnë ata, Parku i Lirisë, a si i thojna, nuk e di bash mirë.

Anita Susuri: Në Taukbahçe dikun apo knej në qytet?

Remzije Limoni Januzi: Jo, te teatri mbrapa teatrit edhe shkon rrugës për Gërmi edhe jonë pishat atje, në qatë rrugë na jena taku. Edhe kur më sheh mu Rexhepi më kapë për krahi, “Hiç mos u tut”, se me rrëshqitë a diçka, tha, “mos u tut Remzi se nuk rrëshqet të mbaj une”. Se e patën kontrollu gjatë asaj kohe kur kaloi në ilegalitet Rexhepi, ja kontrollunë shpinë, ja lavrunë krejt, krejt oborrin ja lavrunë edhe ja gjetën njo dy bure me armë atje. Se ai mo vendosën që, “Vetëm gryka e pushkës këtu po i qartëson hesapet me armikun, përndryshe s’ka tjetër dalje”, kjo osht’ moment i fundit. Edhe i kanë gjetë ato armtë, po edhe e kanë marrë axhin Mehmet në pytje, kanë shku njerztë, “Jo”, thotë axha, “s’muj me ardhë”, thotë, “Duhësh me ardhë”, edhe taj i ka thonë njoni, “Leje, leje”, qashtu e kanë lonë përjashta në borë, tu e kontrollu shpijën përmrena, jashtë, ja gjetën armët. Ky dy-tri orë ka nejtë jashtë në pizhama, se në mëngjes kanë shku ata herët.

Zakonisht herët, zakonisht i kanë gjetë në gjumë kur mun me gjetë ma lehtë a din… në gjumë, m’i kontrollu ma lehtë e… edhe tash edhe ai, inati pak e krejt ato… edhe po më thotë Rexhepi, thotë, “Si është baba? A u mërzitët për ato armtë?” Thashë, “Po valla, inati i erdh”. “Thuj”, tha, “babës hiç të mos mërzitet që cikrrima jonë ato, ato armë jonë… kurgjo s’jonë, shumë cikërrima jonë ato. Po Fitorja?” Thashë, “Fitorja”, thashë, “po Fitorja mirë osht’” “Hanifja?” Tha, “Po më vjen keq për Hanifën, unë”, tha, “kurrë nuk i kisha dashtë me dalë jashtë, unë do të dalë jashtë, po luftën une e kom nisë në Kosovë, lufta ka me mbaru në Kosovë. Unë do të dal jashtë por jam përsëri mrena”, a din, “shumë shpejtë kom me u kthy mrena”.

E tha, “Hanifës i thu që nëse vritna”, tha, “ajo le të shkon në Shqipni, se kom frikë”, tha, “që ma marrin e ma malltretojnë. Po në qoftë se une dal jashtë, ajo e ka kerrin vjen jashtë. Po i thu që Rexhepi nuk rrin jashtë, une jom në Kosovë përsëri”. Thashë, “Rexhep, ti mos e baj gajlën e Hanifës edhe Fitorës hiç fare, ato janë atje. Kanë axhën Mehmet, jetojnë në shpi. S’jonë në shpi të hujë, kushtet i kanë të mira”, se të mira i kanë pasë gjithëherë. Edhe mu më tha, “Më vjen keq Remzi që s’jom konë”, se ja ka marrë flokët Qëndrimit, “që s’jom konë”, a din, “me i pru diçka dhuratë Qëndrimit”. Thashë, “Jo, Rexhep”, m’i dha njiqind franga djalit me i ble diçka, marka në atë kohë. Thashë, “Ja, këto pare ty të vyjnë, ty të vyjnë se ki nevojë ti për pare”, tha, “Këto”, tha, “une nuk i marr kurrë”, edhe ni laps Fitorës ja çoi.

Edhe, “Ti”, tha, “a ka mundësi ti me shku me kry ni punë?” Në Pogragjë, në katunin tem ka qenë nji i fshatit tonë në Gjermani që ka punu, po i ka pasë lidhjet me këta të lëvizjes [ilegale] jashtë: Hasanin e Halilin e këta Kadriun, e burrin e motrës Kadri Zekës. Edhe tha, “Ta jepin ni material e kanë çu ata prej atjehit”, thashë, “Po”, ose tha, “Hanifja”, “Jo, jo”, thashë, “Hanifja s’mun me përcjellë Hanifën, shumë ma lehtë e kanë me përcjellë ata e mu ma ndryshe”. “A shkon ti a?” “Po, patjetër që shkoj”, se une isha e sigurtë. “Ani”, tha, po tha, “kur të vish në Prishtinë takohesh me Nuhiun, del Nuhiu”, tha, “me marrë atë material, a e njeh?” Thashë, “Jo, nuk e njoh, se di”, thashë, “Une kur kom dalë prej burgit ka qenë Nuhiu me më vizitu me Aliun, djalin e vëllaut të Hasanit”, e thashë, “Me kaçketë me shallë e kom pa qashtu e njoh, e përndryshe kështu pa atë veshje”, a din, “pa kaçketën nuk e njoh”. “Jo”, tha, “qashtu del ai”. “Mirë”, u përshëndetëm.

Dhimbje po, në shpirtë m’u dhimbke, djalë i ri. Edhe u përshëndetëm, erdha une në Gilan, shkova në Pogragjë, e morra, u ktheva te motra përsëri. I tregoj axhës Mehmet që jom taku me Rexhepin, “Kështu-kështu, ju ka bo të fala. Të mos mërzitet baba, se ato jonë cikrrimë, më vjen keq që e kanë majtë e asi, po qishtu lufta e ka, këto i ka të këqijat lufta”. E për Hanifën… pastaj i thashë motrës kështu, ajo u mbajtë shumë mirë, gjithherë u mbajtë shumë mirë. Kurrë lot s’i kom pa, kurrë në jetë lot asaj s’i kom pa, “Çka më ndodhi, çka?” Ka qenë kështu e parapregaditun, e ka ditë që edhe martesa e saj nuk osht’ e lehtë, se e ka ditë që ka qenë në burg të ‘68-tës nja dy-tri here përpara edhe e ka ditë.

Ajo ka thonë, “Në qoftë se vetëm ni herë, me pasë pasë ni herë me ia pasë dhonë fjalën une Rexhepit që ni herë që, po edhe m’u vra Rexhepi mo kurrë mo tjetër mas atijna, kurrë s’isha, kurrë s’kisha marrë, nuk isha martu”. E bujta atë natë, e morra une atë letrën e çka kanë çu atë material edhe ni hartë. Erdha te motra, palltën e gjatë e kom pasë edhe në rreth të palltës e kom bo ata si fishek, jo e çeltë, ajo osht’, s’ka ti osht’ ilegale edhe… sekreti duhet të mbahët. Edhe e kepa, po e lash gjilponën aty në palltë e lash, e hartën e shtina në çantë, hartë thashë e Jugosllavisë edhe s’ka problem. Edhe jom dalë une në rrugën për Prishtinë, ka Gavrani ni lagje e re u pat ndërtu para ‘81-shit, e më kaloi autobusi, s’mujta nuk mujta me ecë.

Edhe thashë, çka të boj? Nuhia, mu më tha Rexhepi që del Nuhia të pret te spitali, çka boj une? Se në burg ka pasë ni vrasje ka ndodhë që e kanë pasë vra, ajo femna e ka kidnapu dikush i Pejës edhe jo me dashje, pa dashje, po ai u konë i martumë edhe këta e kanë kidnapu se njerëz të pa… edhe kjo masanej e ka vra në postë, edhe gjithmonë, a din, e kanë shti me zor në kerr, edhe si frikë, a din, prej kerreve pa e njoftë [me udhëtu me veturë të huaj], pa e ditë qysh me ja qitë dorën. Në atë kohë u konë pak e fshtirë ti Anita [i drejtohet intervistuesës]. Edhe u bo çka u bo, me çdo rrezik që e kom përpara unë kom me ia qitë dorën [autostop], Po i thom vetit, dikujt, i thom që më punon burri në gjygj, a din, më punon burri në gjygj, edhe shqiptartë i tutën pak gjygjit.

Tu kalu rrugës, a din, tu shku rrugës unë jom konë a din natyrën teme që kom pasë në klasë a din shumica djem, veç dy vajza, e s’e kom pasë problem me bisedu me mashkuj. Edhe më pytë, “Ku po shkon? A je e martume, ku je e martume, sa fëmi i ki, a punon?” “Jo”, thashë, “s’punoj”, se ai më tha që punon mësus. Thashë, “Në Prishtinë punon?” Tha, “Po”. “Udhëton?” Tha, “Po, çdo ditë po” “Uh, goxha”, e tha, “Ti a punon?” “Jo”, thashë, “s’punoj” “Burri ku punon?” “Në gjygj”. “Si e ka emnin?” Emnin thashë të mos ja ndryshoj se gjatë kohës me bo me më pytë edhe muj me dalë në rrenë. Thashë, “Reshat Januzi”. “Qe sa punon”, tha, “në gjygj?” Thashë, “Që dy vjet”. U mendu, tha, “Jo, nuk p’e njifsha”, “Qysh”, thashë, “ti me njoftë edhe mësus edhe në gjygj?” “Jo”, tha, “unë punoj në Sigurimin e Shtetit”. Ajaja{onomatope} a din kështu, pak më erdh e fshtirë shumë më erdh e fshtirë po e morra vetën edhe thashë mirë që më tregoi. Edhe thashë vet me veti kon e ki ti ktu edhe me kon po shkoj m’u taku…

E mirë, tanaj edhe mu më liroi edhe bisedë normale. Edhe thashë, “Këtu te spitali ma nalë”, thashë, “sa duhët?” Tha, “Jo, çfarë pagese”, “Po, ani”, thashë, “une edhe në autobus” “Jo, jo, jo”, tha, “Jo”, “Ditën e mirë!” “Ditën e mirë!” Qe Nuhiun po e shoh tu më pritë atje, se autobusi s’ka vonu pesë-gjashtë minuta, se autobusi ma ngadale kerri ma shpejtë edhe kur jom afru une aty thashë, “Nuhi, a je ti?” “Po, ti a je Remzi?” “Po”, thashë, “drejtë në spital”. Edhe jemi taku na te spitali jemi ulë, s’ka pasë asni person aty hiç. Edhe une tash p’e marr, tha, “A e ke kry ti punën?” “Po, po e kom kry punën”.

Po ja dhash une letrën edhe i thashë, “Po e kom rreth palltës” “Oh, shumë bukur e paske rregullu”, e kepa aty, e morra gjilponën e rregullova krejt palltën edhe p’i thom, “Nuhi”, thashë, “çfarë kontrollimi i kanë bo axhës Mehmet”, thashë, “s’mundësh në men me marrë”, thashë, “krejt ja kanë lavru tokën edhe ato armtë që i kan gjetë, që i ka majtë axha Mehmet”, qysh i kanë pre ato kuferat krejt me thikë, thashë, “S’kanë lonë me livritë prej venit hiç, as motrën, as atë kunatën as hiç”. E tha, “Hajt Remzi mos e ki dert”, tha, “se edhe krejt Kosova m’u kallë” tha, “une Rexhepin kurrë vet nuk e lo”. Edhe me të vërtetë nuk e la.

Edhe atë ditë që jom përshëndetë me Nuhiun që u ndajtëm (qanë) ka qenë shumë e fshtirë (qanë). Ata krejt kanë tentu me dalë jashtë, në malet e Sllovenisë. Këtë ngjarje Rexhepi ma ka tregu, tha, “Kem tentu me dalë jashtë se në malet e Sllovenisë kemi metë, borë e madhe pa hangër pa pi, pa… edhe e kemi marrë”, tha, “mes veti jemi përqafu për me u nxehë, edhe e kemi shkri borën me pi në vend të ujit”, tha, “edhe taman thojshmi, hajt dulëm në Austri”, tha, “përsëri na dilshmi në Slloveni”, edhe në qatë kohë ka qenë shumë e fshtirë me kalu se ka qenë kontrolla e jashtëzakonshme për Rexhepin.

Anita Susuri: Mas sa kohe pastaj u vra?

Remzije Limoni Januzi: Mas… në janar e kanë vra, une në nëntor jom taku. Atë në janar e kanë vra, po.

Anita Susuri: Qysh ka qenë për juve?

Remzije Limoni Januzi: Po… une më kujtohët në Ferizaj kom qenë, se gjithmonë me vesh në krah nejshe, a din, çka po ndodhë? Edhe lajmet e para i kish ndëgju ai kunati, vjehërria edhe kunati, edhe thojnë [në lajme], “Kanë bo vetëvrasje”. Rexhepi kurrë atë nuk e bon. Edhe vijnë te na, na s’i kemi lëshu lajmet e pesëve, se në 17:00 ora zakonisht, edhe ata e shofin që nuk po dijmë kurgjo edhe ata nuk na thanë kurgjo. Nejtën pak edhe u çunë. Kur i kom ndëgju une lajmet e 19:30-ve, atëhere… lajmi (qanë). Më duket që ky Mustafa [Muçaj] u konë, ka jepë, ka dhonë [lajmet]. Nuk di, nuk di çka të thom, çfarë përjetimi, çfarë… nuk di, nuk di, në shok [kom qenë].

Edhe jemi nisë, nuk kemi pasë kerr në atë kohë, në mëngjes herët. Në mëngjes herët në autobus, ai shoferi, vetëm une e Reshati jena konë në autobus. Ai shoferi na kqyrke, se lotët m’u më shkojshin s’mujsha me i nalë, s’mujsha. Kur jemi shku aty, axha Mehmet neve na dhojke forcë plaku, baba i Rexhepit. Edhe u grumbullunë njerztë plotë, plotë si e kanë ndëgju lajmin, se këtynve ja u kanë dhonë, rrymën ja u kanë nalë në shtëpi, rrymën. Edhe kanë shku dy UDB-ashë, edhe i kanë thonë, “Kem punë me axhën Mehmet. A bon me thirrë?” Bam bam {onomatope} aty e kërsitmja, këta edhe e kanë ditë që dikush prej UDB-së. Edhe kur kanë hi atë dite, para shkallëve i kanë thonë, “A p’e thirrë plakun?”

Edhe motrat tana, “Patën ardhë musafirë”, kështu zakonisht të familjes në katun. Edhe na s’kishmi çka me bo tjetër, shkova poshtë ni podrum e kanë pasë, po tri katëshe shpinë, edhe tha, “Shkova une poshtë me qitë ni diçka, ni kërlanë”, thotë, “të paktën”, a din. Edhe teshat i patëm la, tha, “Dola une me i shtri edhe inxhja po më nimon”, edhe tha, “qysh u nal?” A din, bisedën e rrymës. Kur hinën ata, kërsitën në derë edhe dul ni fëmi ia çeli derën aty, edhe po thojnë plakun me thirrë të UDB-së. “Hajde urdhëno!” “U vesh”, tha, “me këpucë baba për me shku”, se zakonisht këta të kanë thonë, “Hajde bre”, edhe ky, “Po, shkoi” “Jo, jo”, tha, “hiç mos dil”, tha, “se s’jena ardhë me të marrë”. Thotë, “Ku i ki djemtë?” Thotë, “Hasanin e dini ju që në Zvicërr osht’, Rexhepi ka shku për ni material të shpijës”, se patën fillu, ka pasë ni truall në Gavran, në lagjen e re edhe nuk e ka ndërtu.

Po ai e filloi si kamofllazhë atë temel, a din, që kishe po punoj diçka, se s’e lanë, nuk e lanë UDB-ja. “Ka shku për material të Zvicrrës”, a din, “të shpisë”, tha, “me marrë”, edhe kurgjo tjetër nuk tregunë. Pas ni ore, “Përsëri”, tha “erdhën”, tha, “përsëri baba u vesh e u ndreq, shkoi, këpuctë” “Jo, jo”, tha, “hiç mos dil”, thotë, “Une isha naltë teshat tu i… se na metën në gjystë edhe tu i shtri, edhe i thanë babës, “Mixha Mehmet”, tha, “djali të ka bo vetëvrasje”, ai s’e ka përdorë këta kurrë, edhe i ka thonë, “Jo bre bir”, thotë, “Rexhepi kurrë s’bon vetëvrasje. Une e njoh djalin tem, po e paskit vra”. Edhe i thotë, “Kuku inxhe e paskan vra Rexhepin”, edhe kjo, “Jo, jo, jo”, a din, për me ja hekë ata… “Jo, jo”, thotë, “E paskan vra se e niva une babës tu i thanë”. Edhe zbresin poshtë edhe ata shkojnë.

Rryma e nalt, e nalin rrymën me qëllim. Edhe baba tha, po na thotë, “Uluni këtu dyjat! Rexhepin na e paskan vra, të bohemi të fortë, lufta këto i ka. Deri këtu kemi ardhë që puna jonë deri këtu i ka dhonë frytet e veta edhe tash e tutje edhe ma shumë ka m’i dhonë, se çdo lule që shuhet lindin edhe shumë lule tjera”. “Edhe qaty e kom marrë vetën”, thotë motra, “O Zot, amë forcë!” Edhe lot nuk ka qitë, s’ka metë as gjysë ore me thonë, edhe u mushë plot, a din familjarë e kështu. Tani vëllau me nanën teme menihere si kanë ni qatë kohë kanë shku me ni rend qatë natë. Edhe kështu që tanë natën kanë nejtë çutë tu pritë.

Edhe të nesrit kanë shku motra me marrë kufomën, i kanë marrë dy batanije, çarshafë. Bile tha, njoni tha, “Cila osht’ për Rexhepin?” Thotë, “Une jom e martume”, tha, “Po, a keni fëmi, a ka lonë fëmi?” “Po ni vajzë” “Ai”, thotë, “u prek”, tha, “shumë”, edhe pak u largu kështu. “Për Nuhiun”, tha “Edhe na jena për Nuhiun, ke edhe po unë i morra”, tha, “krejt edhe për Nuhinë me mbulu edhe njoni polic po më thotë”. Tha, “‘Mos e mbulo se të bohët me gjak’”, thotë, “Jo, ky gjak osht’ gjak lirije. Unë do ta mbuloj” (qanë).

Pjesa e Shtatë

Anita Susuri: Bisedumë ma herët për angazhimin e jujë në Zvicërr që e keni pasë për mbledhjen e fondeve për luftë, për njerztë që kanë punu në sistemin paralel. Qysh kanë qenë këto vitet e fundit në ‘98-tën, ‘99-tën që veç ka qenë edhe bombardimi i NATO-s, ka fillu edhe lufta me intensitet ma të madh.

Remzije Limoni Januzi: Po na që kemi qenë në diasporë, këto i kemi përjetu shumë rond, se kur je jashtë atdheut i përjeton shumë rond, se ne ma shumë kemi pa nëpër telivizionet e huja, sesa që i kemi pa. Nuk i kemi pasë sa duhët prej televizionit tonë edhe prej televizionit tonë na ardhshin që osht’ hapë ni televizion i Kosovës në Shqipni, po të hujat i kanë qitë ma gjërësisht ma, ma… shumë, intervistat të Fehmi Lladrvocit, për shembull kur e ka dhonë me të hujë, ke pasë shumë intervista tjera. E kemi përjetu tepër rond, edhe pse tepër rond gjithmonë kanë gjetë forcë bashkarisht me dalë bashkëatdhetartë që kanë gjetë mënyra qysh me i ndihmu, qysh me çu material, uniforma, veshëmbathje, po kryesisht ma së shumti të holla, se ma lehtë kanë qenë për me i depërtu të hollat, ka qenë shumë ma lehtë.

Po kanë qenë tana edhe ushqimet, veshëmbathjet, se une vet me shoqën atë Zymrijën, refugjatët e parë që kanë dalë në Kuks në Shqipni, edhe shoqata “Bajram Curri” ka pasë me marrë ni aksion edhe në atë aksion edhe burri thotë, “Kem qishtu qishtu”, thashë, “Po a bon edhe na?” Tha “Po, veç se ti vjen”. “Po p’e thirri edhe Zymrijën”, thashë, “vjen edhe ajo”. “Po more”, tha, “shko, urdhno”. Vetëm dy femna ishum, interesant, shumë çudi më vjen edhe kaniherë kur sot e mendoj. Edhe shkumë na, edhe na i dhanë neve, po, detyrat që me dalë në aksion, edhe i mblodhëm na kur e raportumë kishmi mbledhë ma shumë se krejt mashkujt e tjerë. 5000 franga i mblodhëm.

E jo paketë me ju çu, se na për ni paketë, të hollat ma lehtë me i depërtu. Edhe tash ai që e udhëheqke, ai kryetari i asaj shoqatës “Bajram Curri”, edhe kur ardhke puna te sa i kanë mbledhë ata mashkujt maksimumi 3000 i kish mbledhë njoni, po, dy vetë, edhe rrehke shuplakë ja u dhajke dorën, “Bravo”. Kur erdh te na, na 5000, edhe nuk na i dha dorën, as nuk na tha bravo hiç, edhe pak nifarë injorimi se ndoshta pse femnat i kanë mbledhë ma shumë, a nuk e di, veçse na injoroi. Edhe i thashë burrit thashë, “A e pa?” Thashë, “Ai kryetari i shoqatës njiqind franga i kish pasë dhonë”, vetëm njiqind, njiqind vëllau, a na ishmi që kishmi dhonë ma shumë, tha, “Ani po nuk krahasohët” “Jo, nuk krahasohët. Kur osht’ në udhëheqje të diçkafit ai duhët me dhonë shembull për të tjertë”, thashë, “edhe na shoqatën e kemi bo, po na kemi qitë ma shumë se na vetë ishmi atje”. Edhe kështu që ka fillu, kanë punu njerëzit.

Unë i kom pa vet, se unë burrin e kom pasë në organizimin e këtynve të LAPSH-it edhe i kom pa sa kanë punu, se më ka ra edhe në Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë, se kur u majtë ni… u dashke koordinator ka qenë për jasht Meriman Braha, Muhamet Bicaj, Shefik Osmani ka qenë për shkrimtarë të Shqipnisë në Tiranë ka banu edhe erdhën këtu në Zvicërr. Tash ata kërkojshin çdo kanton me i bo grupet në ditën e arsimtarëve dhe të prindërve, për me zgjedhë kryetarin edhe çka jonë, arkatarin, sekretarin, të gjitha edhe me u mundu me bisedu me Zvicrrën për me i hapë pikat shkollore. Edhe tash në kantonin tonë i murr Reshati ata, i tha atynve, “Hajdeni këtu te unë, gruja ime nuk punon, bukën ja u bon, edhe kemi vend ku me fjetë, boni çka të boni kur jeni jashtë”, se ai ishte në punë gjithmonë u dashke dikun në mramje me i marrë ata ose ditën i merrke dikush që s’punojke. E në fund ardhshin për darkë te na, ardhsin edhe Shefiku e, Muhameti e Merimani, aty te na kanë nejtë tri-katër ditë, pesë.

E punë u bo, shumë me sakrificë, shumë me mund, s’u konë e lehtë, po kanë punu njerzit. Sa për luftën në Kosovë, unë për veti çdo ushtari që ka qenë i përkulem para veprës së tyre, se nuk u konë e lehtë, nuk u konë e lehtë, ke pasë shtete që, për shembull Kroacia, Sllovenia, që shtete të huja edhe nuk kanë mujtë me ia dalë ashtu sa duhët. Ata slloventë po, po boshnjaktë edhe kroatët pak ma… tjetër, jo se na nuk kemi pasë, nuk kemi pasë na se gjithçka u shkatërru para se me fillu lufta. Ka qenë sistem paralel edhe ju jeni konë të reja fare, po prej universitetit, prej fabrika, prej shkolla, prej krejtve i largunë. Une kom pa kur ma çon letrën mu ajo shoqja Qibrija, që sot e maj në arkivë e maj, kom qef me i majtë shumë letrat, edhe ma shkrunë çfarë peripetije kur fillon ajo me shku në Prishtinë rrugës, me çfarë vështirësi, me çfarë frige, friga që ta nxen ni indeks edhe po të… “Policia çdo hap e ke pasë”, tha, “me automatik”. Edhe tashti je detyru që, atë sakrificëne saj e të gjithëve, të gjithëve arsimtarëve, profesorave, mësuseve, edhe femna që kanë punu edhe këta tjertë gjithkun kush ka punu, u konë sakrificë shumë e madhe.

Me nifarë rasti, ni rast takohët kështu burri me, bisedojna qysh me ju ndihmu, a din “Familja e Mbanë Familjën”, kanë pasë shumë raste që kanë shprehë dëshirë që i kanë majtë edhe na shprehëm dëshirë. Vëllau kur ka dalë prej burgut ka pasë shumë vështirësi me mbijetu, se katër fëmi, vëllaun, grujën, vet i gjashti u konë shumë vështirë. Masnejna na i thojmë atijna, “Në qoftë se don me nejtë në Kosovë me fëmi, na jemi të gatshëm me të nimu”, po njiqind franga nuk jonë konë shumë, s’jonë konë, ato pak jonë konë, po qaq na kem pasë mundësi. Edhe Qibrijës e Ymerit i kemi dhonë të njejtën. Ai tha, bile shumë herë e përmendë Bahria thotë, “Reshat, kur na i ke çu ti ato”, se çdo gjashtë mujë ja çojshmi, se jo çdo mujë se s’kishmi mundësi. Kur lëvizke najkush ja çojshmi, ndoshta para kohe, ama mas kohe kurrë jo.

E tha, “Kur na i keni çu”, tha, “se vështirësi kemi pasë shumë”, se jom detyru unë profesor i gjuhës me punu, me shku, me korrë, me kombajë une me i lidhë durtë, krejt pluhun krejt. Kur ardhsha në shtëpi vajzat e mija nuk më kanë njoftë se krejt pluhun isha edhe kanë qajtë”, a din, “kush osht’ ky?” E tha, “Kur ju m’i keni çu”, tha, “për mu sot edhe 10000 me m’i dhonë nuk kanë vlerë, ato kanë pasë vlerë shumë të madhe”. Edhe shumë herë ma përmendë e une i thom, “Qibrije, të lutna kurrë mos ma përmend këta. Ne e kemi pasë obligim kombëtar. Jo që të kam shoqe une ty, po une ta kom vlerësu punën, sakrificën tonde. Këtë nuk du me ma përmendë, është hera e parë edhe e fundit që ma përmen. Nuk du me ma përmen, ajo osht’ cikrrimë, kurgjo s’ka qenë ajo. Unë veçse, ne e kemi bo që ju po jetoni atje, na gzohëm që ju jetojshit atje. Për mu kanë vlerë edhe gurtë e rrugëve që kanë nejtë atje, që kanë qëndru atje, e le mo njeri”.

Masandej luftën e kemi përjetu tepër rond, se familja ime mo u shpërngulën. Krejt të shpërndamë, do jashtë, do në Maqedoni në Bllacë. Ata me fëmi, nana ime me fëmi, tana shkunë në Tiranë. Unë e kisha edhe djalin e vëllaut t’u studiju në Tiranë. Edhe çohët burri shkon me i vizitu edhe i murr lekët edhe tha, “T’ia marr ni banesë, t’ia blejë”. Bile kanë qenë ata djemtë e Rifat Berishës që e kanë vra, të Rifat Berishës që jonë shpërngulë ata. Se Rifat Berisha kish pasë kry fakultetin në Shqipni atje, u njoftu me… se une kur kom shku te familja e tynve e kom pa grujën e tina shplutë, nusën e Rifat Berishës, edhe p’i thom, “Baca Ylber”, se inxhinjera, pilot ka qenë djali i tyre, edhe p’i thom, “Nanën e ke pasë shplutë në atë kohë?” “Po”, tha, “se nanën e kom Gjirokastrite”, tha, “se babai jem ka qenë, ka ardhë për shkollim këtu, edhe u kthy në Kosovë”, kryetar më duket ka qenë i komunës, edhe nuk e kanë lonë, jo e kanë vra, mas lufte. E kanë vra Rifatin, mas Luftës së Dytë Botërore e kanë vra, tana nana me fëmitë e vegjël, të vegjël, jo të vegjël, po jonë konë ma të mëdhaj, po ma të mëdhaj jonë konë aty. Tha, “Nana na ka marrë neve edhe na ka pru në Shqipni, na e kena vazhdu jetën. Atë e kanë vra UDB-ja në Kosovë”.

E prej tina e kemi ble na banesën se kanë qenë ndërtimtarë të banesave, edhe e murrëm banesën që familje jeme, po, të strehohet në atë banesë. Taj u dashtë me i mbajtë krejt orenditë, krejt diçka edhe asine me i mbajtë ata deri sa… po si ka mbaru lufta, ata me ni rend autobusat e parë që i kanë organizu, ata kanë shku në Kosovë. E nanën qysh e ka qitë djali i vëllaut, për çudi u konë ma tregon ni kojshike aty edhe tha, “Dulën krejt”, tha, “dulën, vetëm metë”, inxhja i ka thonë si lloj respekti për nanën tem ajo ka thonë “Inxhja met edhe Agroni. Edhe p’i thom ‘O Agron dil shko hajt leje plakën s’ka gajle’”, tha, “Jo, nuk muj, se hapin e parë që e boj më zen ajo, si thojnë, dënimi, më ndodhë diçka e keqe që une e lash, jo”, thotë, “s’muj”, thotë, “nuk muj kërqysh s’muj”.

Edhe me kolicë e ka hypë në kolicë nanën teme qashtu edhe u konë e smutë atë kohë se vdiq ajo meniherë mas lufte edhe s’e di sa kilometra e ka bajtë, bile e ka pasë qitë edhe televizioni e ka pa motra jeme përmes po televizionit të Gjenevës që ka dhonë Zvicrra e ka pa edhe kunati jem i madhi më tregon thotë, “Kam respekt për Agronin shumë”, tha, “qysh ka mujtë me marrë”, se i ka lonë fëmitë e vet nëpër rrugë kur kanë ndëgju rrëfimet e tjerëve që, “Fëmijën e vet e ka lonë edhe ka ecë, me nanën e babën po se po”. Kështu që, nuk e ka lonë edhe në Bllacë manejna e kanë pa njerëzit që jonë taku kur jonë dalë në Bllacë, jonë përshëndetë me kon kanë mujtë me njoftë, a din, kur e kanë pa jonë njoftu të Pogragjës, miq, apo diçka, edhe e kanë lajmëru motrën që, “Këtu osht’ nana me Agronin, edhe deri sa të regjistrohën aty edhe fillojnë rrugën për në Durrës… Tiranë”, edhe në Tiranë kanë nejtë nja dy mujë ditë. Sidomos bombardimet e NATO-s kur kanë fillu, qatëherë kanë dalë këta, po.

Anita Susuri: E qysh ka qenë për juve me u kthy në Kosovë pas luftës?

Remzije Limoni Januzi: (qeshë) oh… une kur më than që osht’ shliru, edhe me ni rend biletën e bleva, e morra djalin e vogël edhe u nisa për Tiranë, edhe të shkoj thashë me këta të mitë. Unë gjatë kohës po të luftës, atje kom shku i kom vizitu se u dashtë me ju ble, me ju rregullu, se ata tash kanë shku me tesha të trupit, kurgjo s’kanë marrë hiç fare edhe gjithçka tana u dashtë me ju ndihmu atynve. E kur, herën e fundit, do të shkoj, se në Kosovë gjatë nantë vjet osht shumë punë e madhe, po ata kishin ikë, kishin shku me autobus, edhe une me autobus të thjeshtë shkova në Kosovë, e pa… s’e di, e pa imagjinushme që osht’ shliru Kosova gjithçka mu dokke nëpër andërr që jom në andërr.

Kom shku në Ferizaj e kom pa barin aty nëpër ato legjendat, a din, që tregojnë barin e madh a din ish bo gati 70-80 centimetra, sikur askush nuk ka jetu aty fare hiç, fare hic, gjithçka shkret, gjithçka si shkret m’u dokke gjithçka. Njerëzit i ke pa… unë tash krejt ndryshe i shoh atë kohë mu kanë dokë njerztë, në skamje, të dobët, të kqi, e mu dokshin tepër, tepër. S’di edhe mentalisht mu dokshin që s’jonë mirë, ashtu une e kom mendu në atë kohë, diçka s’kokan mirë këta njerëz. E kom përjetu tepër rond, ai gëzim shumë i madh, e pabesushme, s’mujshe me përshkru qysh me t’u hekë ty armiku prej vendit e me ta lonë, a din, se u konë shumë fshtirë u konë, tepër fshtirë u konë, nuk e di. Gëzim shumë i madh, përjetime edhe të randa edhe të gëzimit edhe hidhërimit edhe… po unë vetë na kur e kena marrë ni aksion mas luftës me pru, jena konë në Drenicë edhe ka tregojke ajo vjehrra thotë, “Ma kanë marrë”, thotë, “policia sërbe renë, ma kanë majtë ni javë ditë edhe ma kanë kthy”. Ajo tmerr, a din, tmerr, tmerr.

Edhe tash, shpijën ju kish kallë, e tash arin e kafshëve e kishin bo si dhomë, e kishin ly qashtu pak, e në qatë dhomë krejt në qatë dhomë. Na patëm mledh kogja do pare edhe i kemi pasë çu familjeve, u bonëm dy grupe, Televizioni i Kosovës bile Imon Beqiri ka punu për CDF-in në atë kohë me televizio… me kerrin e tynve neve na ka çu ai bashkë me neve ka qenë na kishim qef, jo unë që kom qef para kamerave se une nuk vujë për ato, po ato të holla që jonë mbledhë prej bashkëatdhetarëve le ta dijnë që i kemi çu, a din, të mos mendojnë që i kemi keqpërdorë ato. E përjetime shumë të randa jonë konë sidomos në Mitrovicë kur kemi shku aty me ni familje tre djemtë ja kishin vra, ato kishin pasë shoqata Austriake ja u kishin pru ka ni kampshtëpizë të drunit e qaty jetojshin tri familje, a din, secila familje ka ni, a din, ka ni dhomë, krejt në ni dhomë ishin.

Plakun e qitën, plaku ka qenë i paralizumë, e vjehrra, ajo nana e djemve e verbër, nuk shifke, e rrymë s’ka pasë edhe e qitëm përjashta. E ka tregojshin ata thanë, “Na hinën”, tha, “policia ushtria sërbe, krejt me shamija”, tha, “jonë konë”, tha, “e me të zeza, me teshat e zeza. Me thika, me armatim, me automatik kështu”. Edhe tha, “Na i vrajtën, na i renunë [renditën]”, tha, “djemtë. Neve na la anash me kqyrë seri”, thojke ajo plaka. Edhe tha, “Kur na i vrajtën”, tha, edhe ato nuset folshin, “kur i vrajtën”, tha, “ardhshin përsëri”, tha, “ata i gjujshin, ata kcejshin sikur pulat”, a din sikur pulat pa kry a din, “kcejshin”, tmerri i tmerreve. Në ndërkohë na kur dulëm me ni familje tjetër, prej asaj familje, na i lamë lekët aty, 700 marka ja u lamë atynve familjeve, edhe shkumë te ni familje tjetër, ai djali i ri 23-24 vjet s’i ka pasë ma shumë, i çmendun.

Edhe e kapi për krahu ajo, nër krah e krejt, tha, “O”, tha, “lufta, e ka përjetu ky luftën këtu, këtu s’ka dalë”, edhe tha, “ka kalu”, tha, “në këtë gjendje që osht’”, tha, a din çfarë tmerri… Gjithë ato familje që kemi, se qajoajo nana, ajo vjehrra që, “Ma kanë marrë renë”, a din tha, “Oh”, tha, “juve, as mos u falni”, a din këtë fjalë ma tha, “as mos u falni, as mos ninoni, ju jeni {shikon lartë} që keni zbritë”. “Jo”, thashë, “na jemi motrat e tua, e ju jeni tontë”, thashë, “se ne e kemi përjetu rond, po ju e keni përjetu ma rond që e keni pa, këto ngjarje”, thashë, “ato hiç mos m’i përmen se s’jom e tynve”, tha, “Jo”, thashë, “Ju e keni përjetu, ju e keni mbrojtë Kosovën jo une”, thashë, “une ni shpërblim krejt të vogël, edhe kom ardhë me ju vizitu”. Beso që kemi qajtë prej Drenicës a din në shpi, këtu në Prishtinë kur kemi mrri, unë për veti s’kom mujtë as me folë {ngritë supet në shenjë mohimi}, nuk kom mujtë, çfarë përjetime, çfarë ngjarje tregojshin, tmerr, tmerr, tmerr…

Anita Susuri: Nëse doni edhe diçka me shtu për fund, nëse kemi harru me përmendë diçka. Urdhnoni…

Remzije Limoni Januzi: Jo, (qeshë) besoj se i thashë krejt, ndoshta ka mujtë diçka, po shumicën e kemi thanë, po i kemi thanë.

Anita Susuri: Faleminderit shumë për rrëfimin.

Remzije Limoni Januzi: Faleminderit edhe prej juve.

Download PDF