Hulumtimi mbi Prishtinën fokusohet në kulturë, histori dhe arkitekturë. Këto dimensione trajtohen përmes rrëfimeve personale dhe mundohen të ofrojnë një mori narrativash nga perspektiva të shumta, duke demokratizuar diskursin publik dhe mënyrën se si historitë lokale tregohen. Me anë të tregimtarisë digjitale duam t’i vëjmë në pah shumë fytyra të këtij qyteti dhe të kontribuojmë drejt një kuptimi më të shtresëzuar të zhvillimeve socio-ekonomike dhe urbanistike, duke filluar nga periudha mes dy luftërave botërore deri më sot.
Projekti Prishtina është pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.