Lidia Mirdita Tupeci

Prishtinë | Date: 22 nëntor, 2018 | Duration: 86 minuta

Atëhere na i kanë lëshu dritat e rrugës. Edhe na jemi kanë si, si, a din ti tre mujë ditë kur je ti qishtu… Tash kur i pashë unë dritat po i thom këtij kojshisë, ‘Kuku, po m’doket tash diçka ka me ndodhë’. A din, thashë, ‘Dritat i kanë lëshu…’ po shoh korzo këtu, veç po thirrin njoni-tjetrin, ‘Hajde, po dalim… hajde te Grandi’. Thashë ku me ditë çka po ndodhë. Nesër n’mëngjes kur ka hi KFOR-i prej Maqedonisë, unë bash kom kqyrë prej ballkonit. Tash KFOR-i ka hi knena, rruga ka spitalit jonë blloku, nashta s’kanë ditë ka me shku ose kanë hi përnjiherë shumë, a din. 

E bike shi, qita e maj n’men, bike shi, e këta, serbët kanë dalë e tu shajtë ata, po ai s’merr vesh, s’ka lidhje. E tu shajtë ata, ‘Kush ju ka pru juve?’ E sene krejt, e qeta kom ndi, nji serb i ka thanë, ‘Çka po i shanë ata?’ Tha, ‘A e din kush e ka pru? Millosheviqi i ka pru’. Qeta e kom pa. Masanena, masanena pak ma ndryshe u kanë. Këta kanë nisë me ikë, kta veç qe ke mujtë me pa, për shembull kojshitë që jonë konë këtu që mo s’jonë. Tash a natën kanë shku, a, une nuk e di veç u pastru.


Kaltrina Krasniqi (intervistuesja), Donjeta Berisha (Kamera), Besarta Breznica (Kamera)

Lidia Mirdita Tupeci u lind më 19 qershor, 1956 në Nish. Ajo jetoi me prindërit e saj në mes të Pejës dhe Zagrebit. Znj. Tupeci studioi ekonomikun dhe punoi për organizatën shtetërore “Kosovarja”. Në vitin 1982, ajo u bart në Prishtinë ku edhe vazhdon të jetojë.

Lidia Mirdita Tupeci

Pjesa e Parë

Lidia Mirdita Tupeci: Unë jam Lidia Tupeci, të çiknisë mbiemrin e kom Mirdita. Kom lindë me 19.06.1956-tën. Kom lindë në Nish, tash është ajo Republika e Serbisë.

Kaltrina Krasniqi: A mundesh me m’tregu pak ma shumë për fëmininë tande?

Lidia Mirdita Tupeci: Po.

Kaltrina Krasniqi: Çfarë fëmijërie ke pasë? Çfarë fëmije ke qenë për prindët e tu?

Lidia Mirdita Tupeci: Unë kom pasë jetën t’mrekullushme, unë e kom pasë ni jetë… qysh po thojnë… sikur që ka dashtë dikush me pasë qisi jete. Jom kanë nji fëmi edhe jom lindë në Nish, se mama ka punu edhe babi kanë punu në senatorium të mushknive në Sokobanjë, “Ozren” thirret ajo. Ajo u kanë senatoriumi i dytë në ish Jugosllavi. Se ka pasë… njoni u kanë në… në Slloveni edhe ky u kanë në… këtu te Sokobanja. Mama ka punu atje, mama u kanë motër medicinale e baba e ka majtë ekonomatin e spitalit. Domethanë, ekonomati i spitalit osht’ furnizimi, furnizimi i spitalit, shembull për nevojat… se atëherë ka pasë pacienta ma shumë me TBC edhe domethanë ushqimi ka pasë vyjtë me kanë ushqimi i fortë edhe ushqimi i freskët. 

E babi jem u kanë… babi jem ka shku në shkollim në Zrenjanin të Vojvodinës, atëherë s’ka pasë në Kosovë shkolla e mesme e bujqësisë. Edhe atje u marrë me sport edhe baba jem u ftofë, po e ka pasë ni mjek në Zrenjanin që e ka dashtë babën tem edhe i ka thanë, “Unë e di prej kahit po vjen ti…” edhe që janë kanë t’varfun njerëzit në atë kohë, shumë pak ka pasë njerëz që kanë pasë tona t’mirat. E i ka thanë, “Unë ty t’çoj se e kom ni doktor që e njof une edhe osht’ ushqimi i fortë” domethanë, p’e çon atje për me u shëru se sigurisht edhe ai nuk ka pasë TBC, po ftofje. Edhe ka ardhë masanena. 

Baba jem ka ardhë si pacient atje edhe mama jem ka punu. Tash, kur osht’ koha e vizitës pacientëve tjerë kanë ardhë vizita e sene, babës tem s’i ka ardhë kërkush. E ka pasë familjen në Pejë. Edhe mama jem niherë kur ka shku nëpër asi… kur u kanë kujdestare ka shku te ky edhe ky ka kajtë. Baba jem ka kajtë. Edhe e ka vet mama jem, “Pse po kanë ti?” Ky ka thanë, “Mu s’më ka ardhë kërkush”. S’e ka pasë, kërkond s’e ka pasë. E ka pasë larg edhe nuk kanë pasë mundësi njerëzit me u enë, nuk u kanë kjo bash afër. Atëherë nuk kemi pasë autobusa as rrugtë s’janë kanë, as kurgjo.

Edhe mama jeme ka shku… se senatoriumi nelt osht’ tri kilometra n’mal prej Sokobanjës. Mama jeme ka shku n’kamë poshtë, i ka ble do molla do sene shka i ka pasë vyjtë, edhe u kthy prapë edhe ia ka pru. Edhe qitu ka fillu dashnia në mes ktyne, e qeshtu. Masanej kanë mbetë atje edhe mama… para se me m’lind mu, mama ka ardhë në ‘53-shin ka ardhë në Pejë. Kur kanë ardhë në Pejë… e ka lshu mama jem punën atje në senatorium. Baba jem u kanë shumë i lidhun me familje edhe ka mendu sikur fëmia ma i madh që duhet me i kqyrë fëmitë tjerë. Edhe janë kthy. 

Po, kur janë kthy s’kanë pasë punë as mama jeme as baba. Mama jeme ka punu, mama jeme ka punu në… qysh me thanë tash… ajo si zdrukthtari tash osht’… po edhe ka bajtë drrasa. Se s’ka pasë punë tjetër, por duhet me jetu. Në mramje ka punu punë dore. E baba jem ka dalë me shitë qato punë dore që ka punu mama. Po ka pasë fat se ka ardhë ni doktor, ky drejtori i spitalit të Sokobanjës, ka ardhë në Pejë në… diçka punë me këtë spitalin e mushknive që u kanë  në Pejë, edhe tash ekziston ajo, edhe ka vetë, “A po punon te ju ni kroate?” Se une mamën e kom kroate, mama u kanë prej Kroacisë. Edhe këta janë çuditë, kanë thanë, “Në personel s’ka kroate që osht’ femën”. 

E ni pacientë që u kanë atje ka thanë, “Ni kojshia jeme e ka pru ni gru, po m’doket që osht’ kroate po nuk jom i sigurtë”. Edhe ky drejtori ka thanë, “A bon me m’çu?” Se ata afër spitalit kanë pasë shpi. Ka thanë, “Po”. Edhe kur ka hy ky në oborr mama jeme u kanë në oborr, kur e ka pa mama jeme thotë, “Veç sa s’jom alivanosë”. Edhe kur e ka pa ai mamën teme i ka thanë, “Ti…” mama jeme e ka pasë emrin Dragica, ka thanë, “Dragice, ku jeni ju? Ku  po gjindeni ju? Pse ju nuk jeni në spital? S’po muj me iu gjetë”. Kjo ka thanë, “S’po punoj unë në spital”, e tha, “Ku jeni t’u punu ju?” Tha, “Unë qishtu jom t’u punu, t’u bajtë drrasa”. Ky ka thanë, “Jo, jo. Ju lutem ju me u bo gati edhe me ardhë me mu”.

Edhe ka marrë mamën teme e ka çu në spital edhe i ka thanë drejtorit të spitalit, “Unë po garantoj për këta edhe nesër kjo me fillu me punu”. Edhe qishtu ka fillu mama jeme me punu atje. Baba, baba ka pasë, po tash me thanë edhe ai fat. U kanë ni inxhinier, po më doket agronom atëherë në atë kohë edhe babën teme e ka pa edhe ka vetë atë, “A je t’u punu diçka?” Ai ka thanë, “Jo” e ka thanë, “Ani hajde nesër. Unë po kqyri…” tha, “që po muj me ta gjetë ni punë”.  Atëherë u kanë “Agro-mileracia” qishtu u thirrke, nuk u kanë Stacioni për Mbrojtjen e Bimëve, se ky masanena u regjistru. Edhe, qishtu ka fillu edhe baba me punu. Kanë punu qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Çka ka punu aty?

Lidia Mirdita Tupeci: Ai baba jem u kanë… baba jem u kanë drejtor komercial. Ata kanë pasë barnatore bujqësore, e ky i ka furnizu barnatoret bujqësore. Baba jem ma shumë u kanë në rrugë se sa në shpi. Për shembull, ka shku të hanën ka shku në rrugë të premten ka ardhë.

Kaltrina Krasniqi: E kah ka udhëtu?

Lidia Mirdita Tupeci: Ka udhëtu nëpër krejt ish Jugosllavinë, për shembull se këta kanë punu për shembull me… janë kanë do firma tash une nuk e di bash krejt, u kanë “Hrom Zagreb”, se këta kanë pasë edhe pesticide, kanë pasë veterinën e kanë pasë nëpër barnatore bujqësore, ka pasë lule, u kanë “Agrokopi”, u kanë “Agrikap” u kanë e Zagrebit, “Agrokopi” u kanë i Novi Sadit, masanena… krejt çka duhet… thes për speca bujqtë që kanë pasë nevojë, e qishtu. Domethanë, krejt çka ka ni barnatore bujqësore. Tash kur po e shoh barnatore bujqësore janë shumë të varfuna nuk janë ashtu siç une di qysh janë kanë përpara. Se unë… baba jem për shembull, na kemi pasë në barnatore te na keni mujt me ble lule çfare keni dashtë. Masanena, ka pasë qisi saksia të keramikës të bukura e sene, jo si tash të pllastikës, tash ma shumë pllastika. E qishtu. 

Edhe ata kanë fillu me punu, po ky drejtori i ka thanë mamës teme, “Në qoftëse ti nuk mundesh këtu me u adaptu, ty vendi i punës atje po të pret” edhe ka shku mama jeme, u kthy mama jeme atje. Une kom lindë në ‘56-tën në Nishë. Kom nejt, po nashta kom nejt njo tri vjet jom kanë une atje, edhe s’ka pasë kush… shumë u kanë e vështirë me gjetë dikond me rujtë fëmitë. Se këta kanë pasë kushte fantazi edhe atje. Janë kanë, janë kanë dy ndërtesa ku kanë jetu mjekët edhe motrat medicinale, domethanë krejt personeli i spitalit, ma naltë u kanë spitali edhe u kanë, u kanë… qysh me iu thanë, pacientat që nuk janë kanë shumë smutë ata kanë pasë të drejtë me dalë pak me shëtitë, por e kanë pasë të kufizume. Për shembull, deri ku kanë mujtë me mrri pacientat me dalë me shëtitë. 

Edhe tash mama ka hjekë me mu bajagi, s’ka pasë kush me m’rujtë. Masanena atje ka pasë kujdestarinë e jetën e kanë pasë t’mirë. Mama jeme në atë kohë e ka pasë banesën dikund njiqind metra katror me nxemje qendrore, ata kanë pasë… krejt rregullat, atje s’ka pasë mungesë për kurgjo. Masanena kanë pasë kuzhinën e cila… kuzhina u kanë veç për mjektë, domethanë veç për personelin, e veçantë u kanë veç për pacienta. E mama mu m’ka tregu, për shembull pacientat kanë pasë… ka pasë pacienta që janë kanë shumë të ranë, kanë pasë pacienta që i kanë hjekë kah pesë-gjashtë brinjë, masanena pacienta që i kanë operu që kanë pasë varrë.  Që po thotë mama, “Na kemi pasë vyjtë me ia majtë pacientit varrën kur kollke mos me u çelë varra” se janë kanë bajagi atëherë në atë kohë… 

Mirë, atëherë janë kanë ma shumë u kanë TBC-ja po mirë ato mushkni janë. Ju s’munesh me ardhë deri te mushknitë pa hjekë do bri me kqyrë çka ka, e qishtu. E une kur jom kanë e vogël mu m’ka tregu mama po thotë, “Krejt mjektë janë tut me i lshu fëmitë…”  m’u enë nëpër spital se TBC-ja nuk osht’ asi bash… po tha mam, “Unë kurrë s’të kom nalë, ti ke shku edhe ke ardhë naltë në spital”. Po tha, “Asnjë pacient nuk afrohet se e din çka ka”, a din, e nuk ofrohet sidomos jo fmisë. E qishtu, që kom jetu nji kohë… jom kanë e vogël atëherë.

Edhe kur kanë ardhë tezet e mia prej Kroacisë, kur e kanë pa mamën qishtu që po munohet me mu, i kanë thanë mamës, “Na p’e marrim Lidën edhe p’e çojmë te gjyshi”. Domethanë, te gjyshi se i kom pasë edhe dy teze që s’janë kanë të martume edhe qishtu jom rritë atje. Edhe kur ka ardhë koha për me shku në shkollë, me u regjistru në shkollë se unë kom fillu me gjashtë vjet. Atëherë u kanë shumë e vështirë me gjashtë me fillu shkollë, domethanë me ‘62-shën dikun e kom regjistru, ai drejtori s’ka dashtë me m’regjistru ka thanë, “Plus…” tha, “osht’ e re…” plus jom kanë e vogël me trup. Edhe masanena e ka lutë baba jem i ka thanë, “Po na s’jetojmë ktu, kjo ka mbetë te gjyshja” e qishtu, e m’kanë regjistru.

Si fëmi, mama po thotë, periudha kur jom kanë si bebe jom kanë shumë e urtë, po kur kom fillu me shku n’shkollë… ose nashta atje tash kur kom ardhë një mjedis për mu u kanë i ri Kroacia, po nashta edhe që jom kanë pa prind e nashta edhe jom lazdru. Normal, se krejt m’kanë kqyrë qashtu që merr njeri nifarë force kur je qashtu, munesh me bo çka don. Jom kanë shumë e gjallë, tepër e gjallë jom kanë. Për shembull, mu mësuesja m’ka thirrë, qysh me thanë vrti repić [sillë bishtin] domethanë bisht se… po e vogël jom kanë, kur kom fillu une klasën e parë… une për shembull, harroj lapsin ose palltën, kjo shkon mas meje. E kom pasë ni mësuese e cila qaq u kujdesë për mu sepse ajo ka pasë rastin, e ka pasë ni mesë që ka jetu në Beograd e kjo çika e mësuesës në kohën e Luftës së Dytë është zhdukë, s’e kanë ditë ku osht’.

Kështu që, kjo e ka rritë këta. Por, kjo masanena ka shku në fakultet e sigurisht ajo mungesa tash për mesën e mu m’ka kqyrë shumë, bash tepër m’ka kqyrë. Unë e harrojsha palltën për shembull, kjo mas meje ose për shembull, diçka me bo në klasë… se ne kemi pasë atëherë sleta që bojshim sleta, kemi bo do kunora qashtu me do lule krep papir [lloj letre] u kanë ai, i kemi bo do lule qishtu {tregon me duar}. Ajo s’ka guxu kurgjo me bo pa kanë edhe unë me marrë… aktivitet atje, e qishtu.

Po mirë, masanena kur kom kry klasën e tretë prindët e mi kanë thanë, “Jo, p’e marrim na çikën se…” ata kur vishin, kur jom kanë unë e vogël, kur vishin ata në pushim unë gjyshen e kom vetë, “Kush janë këta?” Pse ti niherë në vjet e sheh prindin, e unë jom mësu jom rritë atje me gjyshen, me gjyshin, me tezet e mia, kom pasë dajën atje krejt familja gati u kanë. E masanej ka thanë, tata jem ka thanë, “Jo valla ni fëmi, ni fëmi edhe qishtu mos me ditë…” për shembull, “ja p’e marrim na…” e m’kanë marrë. M’kanë pru në Pejë, po unë në Pejë kom shku serbisht se s’kom mujtë me shku… se unë tash në të tretën jom ardhë prej Kroacisë kom ardhë atje në Pejë edhe kom shku serbisht. Edhe atje e kom pasë mirë, mësuesën e kom pasë t’mirë. Jom kanë, atëherë u thirrke kjo shkolla “Ivo Llolla Ribar” tash s’e di qysh e ka, po m’doket mos është “Bedri Pejani”, jo “Bedri Pejani” është gjimanzi, nuk e di, e qishtu.

Mirë, jetën e kom pasë shumë të mirë. Jom kanë ni tip edhe prindtë i kom pasë që nuk m’kanë kufizu për asni send. Për shembull, a kom dashtë unë me shku dikund ajo m’u ka plotësu. Po edhe vet jom kanë ni tip që nuk e kom shfrytëzu ata. Tash e dini qysh është ni fëmi… ai baba jem mu gjithëherë m’ka thanë, “Lidë ti je ni fëmi, ti munesh me u bo egoist…” E m’ka thanë, “Kur hanë diçka në shkollë çdo herë blej dikujna që po kqyrë, këta që janë pak ma t’varfun” qe qishtu. E mirë, jeta jeta mirë, shumë shumë tepër mirë jeta u kanë. 

Kaltrina Krasniqi: Kur mësohesh shqip mandej?

Lidia Mirdita Tupeci: E shqip unë kom ditë pak me fol me marr vesh, po na edhe n’shpi kemi fol serbisht, qështu na ka mbetë. Kur kemi ardhë masanena në Pejë qishtu me mamën se tata ka ditë, tata ka ditë gjuhën. Asi, e mama pak vështirë ka ditë, se mamës edhe i ka ra… atëherë mama kur u punësu ma shumë ka pasë malazez, motrat e sene e qishtu i ka mbetë. E, kur jom martu, kur jom martu e atëherë kom fillu ashtu shqip me folë. Pse? Se kemi bo shoqni, kërkush s’ka dashtë me mu me folë për shembull serbisht, po kanë fol shqip edhe une qishtu kom msu. Po kom msu edhe gabimisht. 

Kur jom punësu, për shembull, tash unë s’kom ditë qysh me thanë… unë kom ditë do sene elementare po s’kom ditë ma shumë ashtu, nuk kom mujt une me hi tash me ni muhabet me dikond që… nuk kom mujt. Po na kemi pasë atje në punë edhe do njerëz që janë kanë pak hajgaregji qishtu që kanë fol edhe pak ashtu e sene, qishtu që kom msu edhe unë do fjalë qishtu. Po osht’ puna që masanena kom fol edhe te drejtori, për shembull s’kom ditë. Por, e kom pasë drejtorin që unë masanena kom kërku falje, e kom pa çka kom fol për shembull. Po ai ka thanë, “Jo, Lidë s’ka problem se qishtu mësohet gjuha”. Po, se nuk u kanë te une, po u kanë te tjertë. Unë e kom thithë ata, qashtu e kom mësu.

Kaltrina Krasniqi: Kallxom pak për jetën në Pejë qatëherë kur jeni kthy edhe qysh ka qenë? A ka ndrru shumë ambienti prej Kroacisë me Pejë…

Lidia Mirdita Tupeci: Po shumë, unë kur kom ardhë…

Kaltrina Krasniqi: Spjegoma pak qat’…

Lidia Mirdita-Tupeci: Unë kur kom ardhë në shkollë, për shembull nji vjet s’kom mësu kurgjo se ata kanë shku shumë përpara. Unë ata që e kom mësu në Kroaci, unë kur kom ardhë këtu masanena hala s’kanë mrri ata që kemi mësu na atje, e qishtu. Jeta mirë u kanë, jetën e kom pasë mirë qysh me thanë…

Kaltrina Krasniqi: Qysh ka qenë qyteti?

Lidia Mirdita Tupeci: Qyteti u kanë shumë i bukur, si Peja asni qytet s’u kanë. U kanë shumë i bukur edhe u kanë puna se qyteti… atëherë Peja nuk u kanë e madhe. Na jemi njoftë gati mes veti, se mramje na kemi dalë kemi shëtitë çdo mramje. Kemi dalë në korzo. Për shembull, gjenerata jeme na s’kemi pasë kafiqa, kafiqat kanë ardhë masanena. Po na ku kemi shku? Na rinia kemi shku atëherë u kanë kjo Hotel Metohi ka pasë muzikë t’gjallë qaty kemi shku, s’kemi pasë ku me shku, edhe në korzo me shëtitë në korzo. 

Po në korzo me prindët kemi dalë shumë, gati çdo mramje kemi dalë me prindët me shëtitë edhe baba jem e ka pasë ni shok, e ka pasë ni rrobaqepës n’qendër e ka pasë qashtu shëtisnim pak hishim te ai masnej shkojshim… u kanë jeta… s’di unë tash kur shkoj në Pejë qajo pjesa qendra nashta ka mbetë, a din se ato ndërtesat që kanë qenë të vjetra e sene, po knena shumë u degradu edhe Peja u degradu. Nuk osht’ si përpara që u kanë.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegona qysh ka qenë qajo mahalla jote ku keni jetu?

Lidia Mirdita Tupeci: E na kemi jetu… unë gjyshin e kom pasë karshi spitalit, domethanë naltë. E na kemi pasë shpi jemi kanë… kemi banu ma s’pari privat, qysh me thanë, kjo pjesa mbas MUP-it poshtë. Qatu jemi kanë nja dy vjet m’doket tri, masanena kemi shku kemi marrë ni shpi pak larg kah Vitomerica atje, veç u kanë e mirë. Baba jem e ka pasë qef se u kanë bahçen e madhe edhe pernime e kemi rregullu bahçen se kemi pasë shumë trandofila, shumë pisha e sene. Unë kom udhëtu, bajagi kom udhëtu qashtu kom dalë kom shëtitë. Me babën kom udhëtu…

Kaltrina Krasniqi: A keni qenë afër Kishës a…

Lidia Mirdita Tupeci: Ja-a gjyshi ka pasë. Une me babën kom shku shumë nëpër simpoziume, ato simpoziume janë kanë, për shembull janë kanë në Bled, në Borel, në Opati, jemi kanë poshtë Kupari, Dubrovnik, në Ohër e qishtu kemi dalë na bajagi kemi shëtitë. Po baba jem e ka pasë ni mundësi me shku me punu në Slloveni se u kanë ni shok i këtij, ai u kanë përfaqësues i Italisë për qësi, për qito makinat e bujqësisë që janë kumbaja e s’di çka.

Edhe në atë kohë kanë thanë mamës ia gjejnë punën plus edhe shpinë me ia siguru, po baba jem s’ka dashtë me shku, baba jem nuk ka dashtë. Baba jem e ka dashtë Kosovën. Ai çdo herë thonte, “Ne kemi dashtë me ble ni shtëpi në Opati”, se atëherë shumë lirë janë kanë shpijat, kur kemi thanë, “Hajt po blejna në deti diçka” ky ka thanë, “Jo jo s’vjen në konsiderim veç Kosova. Jeta osht’ në Kosovë, kërkund tjetër”. 

Kaltrina Krasniqi: Qysh e ka pasë emrin?

Lidia Mirdita Tupeci: Nue. Nashta edhe ka gabu kumeditë tash, po qishtu u kanë përpara.

Kaltrina Krasniqi: E mandej prej shkollës fillore keni shku…

Lidia Mirdita Tupeci: Në gjimnaz.

Kaltrina Krasniqi: Në cilin? A po na shpjegon pak qysh e ke pasë qat’ jetën në gjimnaz?

Lidia Mirdita Tupeci: Po, kom shku në gjimnaz në Pejë e kom regjistru gjimnazin. Mirë u kanë jeta, na e kemi pasë ashtu ni shoqni ashtu bajagi e madhe, kemi dalë, jemi shoqnu. Jeta si në gjimnaz, jeta e mirë që po thojnë asi… te na u kanë puna që na kemi pasë shoqninë e mirë, jemi kanë pak ashtu jo bash qetë, për shembull, unë e kom pasë problem niherë kur kemi pasë në të shtatën klasë shtatën orë me majt edhe tash qysh mos me e majt tash duhet sialicën [dritën] me thy diqysh ose mos me pasë… E une e kom marrë, e kom pasë ni sallonkë [këpucë salloni] si sot e maj në mend, e kom marrë në dorë asi me ia mshu sialicës, po ka ardhë profesori edhe më ka pa edhe m’ka çu te drejtori. 

Kur kom shku te drejtori, s’kom ditë që drejtori osht’ shok i babës tem edhe ka thanë le t’vjen prindi. As ai s’e ka ditë kush jom une. Edhe tash une po i thom tatës, “Të ka thirrë drejtori”. Sigurisht une mendova diçka për vneshta ose diçka qishtu thashë, tha, “Ani”. Kur ka shku baba jem masanena i ka tregu krejt edhe kur ka ardhë tata n’shpi po m’thotë mu, “Çka u bo Lidë kjo kështu? Unë jom kanë nxanësi ma i mirë” tha, “ti qysh u bone qishtu” tha, “krejt… sa mashkulli n’klasë” tha, “ti me i mshu sialicës?” Po thashë, “Nuk ka rëndësi a është mashkull a asi, na ka ndodhë qishtu edhe kurgjo”. A din qysh u kanë përpara, t’kanë lexu nëpër libër çka ke bo edhe asi. Mirë u kanë.

Kaltrina Krasniqi: Me cilin prej prindërve ke qenë ma e afërt?

Lidia Mirdita Tupeci: Une me babën jom kanë shumë e lidhme, po baba m’ka dekë shumë i ri, ndeshje m’ka vdekë baba. Me babën jom kanë, me babën jom kanë e kom pasë si shok. Ai ka kuptu shumë sende. Mama u kanë pak ma e rrept, a e dini qysh janë nanat, ajo për çdo send u tutë asi sende qishtu. Na për shembull, kur dilshim qishtu kemi shku për shembull në hotel u kanë muzikë tash deri në 12:00 sahati kemi nejtë. Ajo mu m’pritke poshtë edhe m’ka thanë, “Në qit’ kohë është shumë e vështirë, keq me ardhë mashkulli e jo ju” po na jemi kanë kojshi, fëmitë e kojshisë e ajo ni kojshike e jemja po thotë, “Po…” tha, “edhe e juvja, ju shohin qishtu n’rrugë në 12:00 sahati”, e qishtu. 

Masanena i thashë unë tatës, “Pse bre i le me ardhë?” “Po s’kom ditë që ka dalë” e qishtu. Baba u kanë ma i… babën e kom pasë boem u kanë njeri që  e ka dashtë jetën shumë, shumë u kanë… E ka pasë edhe ni shoqni t’madhe n’krejt ish Jugosllavinë, vishin te na masanena si musafirë në Pejë. Mama jem u kanë shumë gru e mirë, ni gru shumë pedante, tepër pedante e krejt. Por, te kjo ka pasë vyjt krejt me kanë në rregull edhe krejt në vend të vet, qisi tipi u kanë.

Kaltrina Krasniqi: Edhe qysh… kur ka vdekë baba?

Lidia Mirdita Tupeci: Baba m’ka vdekë në ‘85-tën. Unë jom martu në ‘82-shën. Ky ka dekë… këta janë nisë, këta janë nisë me shku u kanë 40 vjetori i koperativës të parë në Bec. Edhe këta janë nisë të dillen, u kanë 20 tetori. Janë nisë me shku atje, sigurisht kanë festu edhe atë ditë kur ka dalë… po sigurisht i ka do parandjenja njeri para se me vdekë. Ai atë mëngjes kur u çu… ai kurrë s’ka pi kafe baba jem, atë mëngjes ka lypë me pi kafe për shembull. 

Masanena kur ka dalë… se na kena shpijën osht’ pak mrena, kur ka dalë deri te dera atje oborrit me dalë, u kthy edhe m’ka thanë mu se ka marr llallat i ka ble këto zymbylat i ka ble këto lukovicat [kokëzat] ka thanë, “Lidë mos e prek ti se kur vi une bashkë p’e qesim” apet u kthy edhe m’ka thanë, “Kqyre, ma bon ni bukë t’shpisë”. Thashë, “Ani ta boj”. Edhe atë mëngjes kur ka pi kafe i ka thanë mamës teme, “Na duhet me shku me kqyrë me ndreqë vorrin se nashta çika nuk ka mundësi e masanena me na ndreqë” e unë po i thom, “Po hajt bre tatë çka ka lidhje, hajt se ka kohë” “Jo…” tha, “ma mirë derisa kom mundësi une e boj”.

Kanë shku edhe nashta mas nja një orë e gjysë dy qeshtu mu m’ka ardhë axha n’derë  tha, “S’po hina mrena” unë kom mendu që m’ka dekë gjyshi, se gjyshi u kanë në moshë. Po i thom une asi, thashë, “E pse ti? Pse s’po hin mrena?” Tha, “Lidë s’e din ti çka ka ndodhë…” thashë, “Jo” tha, “Ka dekë baca Nue” për babën tem. Unë s’e kom regjistru meniherë, a din, thashë, “Kush more ka dekë?” Tha, “Ka dekë baca Nue”, “Jo, more…” thashë, “ai duhet me dalë tash në televizor” thashë, “ka pasë me marrë një paketë”. Ky po thotë, “Jo, more ka vdekë edhe ai edhe ky drejtori ky gjenerali që u kanë t’u vozitë”.

Unë qishtu qysh jom kanë kah shpija kom shku atje në vend, në vend ku kanë bo ndeshje, po unë babën tem s’e kom gjetë edhe kom menu, sigurisht s’janë pa a din nuk janë taku edhe ky u nisë vet. Kur kom pa atje ma anena ni arë që osht’ ia kom pa kapelën e kom ditë që ka dekë edhe e kom vetë njonin atje tha, “E kanë çu në spital”. Po ky baba jem ka jetu deri në spital, po kur ia kanë… po m’doket sa ia kanë dhanë oksigjenin atëherë ka vdekë se ka pasë gjakderdhje të brendshme, qishtu. 56 vjeçar u kanë baba jem e mu… unë sa kom fillu me punu edhe nuk kom mujtë me punu. I kom thanë drejtorit, “Une nuk muj me punu”. Se unë jom kanë shumë e lidhun dhe qysh me thanë… kur i kom pa ata njerztë që i kanë përngja babës tem, a din njeri asi e kom ni vetën t’u menu, a osht’ ai? E masanena me kohë njeri pajtohet, s’ki çka me bo.

Pjesa e Dytë 

Lidia Mirdita Tupeci: E mama masanena ka mbetë vet, po mama s’ka mujtë me u gjindë. A e dini qysh osht’? Tash, baba jem u kanë ni njeri që e ka furnizu shpinë me krejt, mama jeme s’ka ditë qato sene. Mama jeme, për shembull s’ka ditë a duhet me ble dru, a ku me ble dru… sene qeto tash i kanë ra ksejna. Po mirë, ajo shumë mirë u gjindë. Mama jeme u kanë ni gru shumë e fortë, shumë… interesant. Une jom kanë… unë po thom, mu kur m’ka vdekë baba nja tre-katër muj s’kom mujtë me ardhë në veti. Nuk jom pajtu.

Kaltrina Krasniqi: Ajo mandej ka vazhdu me jetu dikund tjetër?

Lidia Mirdita Tupeci: Mama ka jetu në Pejë, po mas luftës… se une në kohën e luftës kom nejtë këtu se burrin e kom pasë smutë, une nuk kom mujtë me dalë vet. Edhe mas luftës, tre muj ditë une s’kom ditë kurgjo, as mama për mu as une për ata. E mas luftës une kom shku edhe e kom marr mamën te une këtu e kom pru. Mama ka jetu deri në 2016-tën. Ka vdekë me 15 shkurt, 92 vjeçare. 

Kaltrina Krasniqi: E qysh erdhe në Prishtinë?

Lidia Mirdita Tupeci: Une? (qeshë) Une Prishtinën s’e kom dashtë kurrë. T’më kish thanë dikush që martohesh në Prishtinë, kisha thanë, “Ja-a, s’vjen në konsiderim”. A din, kur mësohesh ti… Peja përnime u kanë qytet i bukur edhe u kanë puna për mu, për shembull për mu u kanë se une ni fëmi jom kanë. Për mu u kanë shumë mirë që kom njoftë njerëz, a e dini, kur e keni ni shoqni qashtu që ju shifeni çdo ditë edhe jeni ma afër me këta… se në Prishtinë hupësh. Unë kur kom ardhë… po mirë, fati që burri jem e ka pasë shoqninë e madhe. 

E tash une jom ardhë te halla jeme, halla ka jetu në Çagllavicë e kanë pasë shpinë edhe kom ardhë une nihere, para se me lindë kjo. Edhe kom ardhë edhe vjehrri i sajna ka thanë, “Po iu çoj në darkë në Grand”. Atëherë Grandi u kanë… edhe kemi shku na. Tash po shoh ky vjehrri i hallës teme po i afrohet njonit, në shank u kanë ai, janë përshëndet ata e sende. Edhe kom ni une kur i ka thanë ky, “Kqyre ti…” tha, “na jemi poshtë që don hajde”. Mas njo nashta gjysë ore ky ka zbritë poshtë. Tash une s’po di as kush është ai, as ai s’din kush jom une. Edhe qishtu kjo halla po thotë, “Kjo është çika e vëllaut” e sene qishtu. 

Edhe masanena kom shku une në Pejë jom kthy. Mas ni kohe telefoni, m’ka thirrë ky qishtu qishtu. E nisëm na, ka ardhë ai atje në Pejë. E qishtu, i thashë une babës qishtu qishtu thashë, “E kom njoftë njonin”. Po ka ardhë vjehrri i hallës teme edhe i ka thanë babës tem, tha… ai ka pasë edhe ni fëmi pa martu ni djalë tha, “Ti p’e din që unë e kom ni djalë…” tha, “të pamartum po…” tha, “unë s’kom ardhë për djalë [temin]…” tha, “unë kom ardhë me tregu për qita që e njef Lida. Për atë…” tha, “unë muj…” tha, “me garantu se…” e ka njoftë burrin tem. E qishtu, ai baba jem ka thanë, “Ani le t’vjen ai me bisedu”. Erdh, e pruna une. Bisedum na qishtu. Tash po i thom une babës, “Qysh po të doket?” Tha baba tha, “Po më doket njeri i mirë, s’o keq”. Po ti qysh… tash baba jeme s’ka ditë qito sene. 

Burri jem u kanë artist, ai u kanë njeri boem, ai ka dashtë jetën. Ata… tash mama jeme ka mendu që une gjej ni njeri… me pasë une ni burrë i cili kujdeset, e kqyrë fminë ose familjen e sene krejt. Ky s’u konë qisi. Ky u konë… ky u rrit me nanën, nana i ka dekë ky ka mbetë vet. Tash, çka din ai, çka din ai për shembull çka duhet në shpi sene s’u msu. Ky e ka pasë jetën, ky ka dalë çdo mramje e ka pa shoqninë, masanena ka punu në ansambël, u kanë vallëtar në “Shotë”, kanë dalë, kanë shëtitë në krejt botën me kqyrë qashtu. Masanena ka knu edhe në “Kolegium” edhe e ka pasë ni jetë ndryshe.

Na tash jemi mësu ndryshe, e ky e ka pasë jetën ndryshe. Tash une kur jom kanë martu e kom pa. Kom pa une që ky nuk livrit për asni send, as me t’vetë as kurgjo. Tash une n’veti po thom, tash Lidë, tash ti duhesh me i grah se ky nuk osht’… nuk munesh ti me angazhu dikond që nuk i shkon diçka për dore as nuk e ka pasë moshën që ti duhesh me e mësu, po s’munesh…

Kaltrina Krasniqi: Qysh e ka pasë emrin?

Lidia Mirdita Tupeci: Marsel. Marsel Tupeci, ai u kanë i lidun në ‘45-tën, na njëmbëdhjetë vjet kemi pasë dallim, veç s’u pa. Për do sene une jom kanë ma e vjetër se ai. Po interesant kjo. U kanë edhe njeri vital edhe asi… u kanë valltari ma i mirë në “Shotë” në kohën e vet. Ka edhe merita t’veta. Edhe pesë anëtarë të familjes kanë punu në “Shotë”. U kanë kunati jem me gruan, me çikën, u kanë motra e burrit edhe burri jem u kanë. Pesë anëtarë kanë asi… kjo është diçka e lindun sigurisht te kta, talentin e kanë pasë qashtu.

Kaltrina Krasniqi: A e kanë themelu këta “Shotën”?

Lidia Mirdita Tupeci: Jo, jo. Kunati jem i pari me grunë. Ata kanë fillu po m’doket në ‘47-tën a ‘48-tën, qishtu kanë fillu me lujt. Po më doket edhe atëherë “Shota” u kanë atëherë. Po më doket atëherë… deri atëherë nuk u kanë bash… nuk u kanë ansambli profesional, masanej u bo. Ish Jugosllavia ka pasë katër ansambla, ka pasë “Lado” të Zagrebit, u konë “Kolo” e Beogradit, u kanë “Shota” e Kosovës edhe u kanë “Tanec” i Maqedonisë. Qeto janë kanë katër ansambla profesional. E qishtu, mirë. Veç me burrin e kom pasë jetën e mirë. 

Burri jem u kanë njeri i qetë, njeri që kurrë nuk ta ka prishë, qysh me thanë asni send. Ti, për shembull, me burrin tem s’ke pasë për çka me u përla, veç me dashtë qashtu veç hajt, sa mos me u bo monoton jeta me këto. Se u kanë shumë njeri i mirë, njeri i urtë u kanë qysh me thanë. Edhe e kemi pasë martesën, e kemi pasë martesën shumë të mirë. Shumica m’kanë vetë për fëmi, po nashta dikujt iu ka dokë, a din, tash tash varet, tash njeri niset prej vetës. Dikush nashta don me jetu qishtu, dikush nashta nuk don. Ka martesa që prishen, për shembull, nuk ka fëmi s’munet për shembull ose gruja ose burri na s’e kemi pasë. Na kur kemi shku në Zagreb, kur kemi bo analizat krejt, kur na ka thanë mjeku se ku e kena gjendjen qysh jemi, na jemi pajtu. 

Burri jem ka pasë pak problem, ai ka kajtë e sene, ai nashta ka menu hala që tash vjen deri te ndamja e sene, ja-a. Une kom thanë… na, te na kur shkon me vnu kunorë… se unë jom e fesë katolike se na e vnojmë kunorë edhe në kishë. Te na shumë vështirë prishet martesa, sidomos kur keni kurorë në kishë. Në qoftëse ju prishni niherë martesën, ju s’keni të drejtë me ardhë. Përpara u kanë qishtu, tash nuk e di. Nuk keni nevojë me ardhë ma në kishë. Veç në qoftëse të vdes burri ose gruja atëherë po. Se martesë ma, kunorë tjetër nuk mundeni me bo në qoftëse jeni nda qishtu. E qishtu, edhe qita e kemi përballu. Kështu që, nuk jom kanë e ngarkume. A din, kur njeri ka, qysh me thanë, kur njeri e bjen ni vendim… une ma nuk kom mendu për qito sene, as nuk m’kanë bo ngarkesë as kurgjo.

Kaltrina Krasniqi: N’cilën, në cilën periudhë keni ardhë në Prishtinë?

Lidia Mirdita Tupeci: Në ‘82-tën.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma pak atmosferën këtu se…

Lidia Mirdita Tupeci: Shumë mirë u kanë…

Kaltrina Krasniqi:… sigurisht kanë ndrru shumë sene.

Lidia Mirdita Tupeci: Tash iu… po, jo unë Prishtinën… tash Prishtinën qysh e njoh une në fillim tash nuk është, nuk është as lagjja jeme ma qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma pak ma në detaje qysh ka qenë lagjja? Qysh ka qenë qyteti?

Lidia Mirdita Tupeci: E lagjja u kanë, këtu ku jemi na t’u banu, për shembull  kjo u kanë lagjja shumë e mirë, u kanë ni…

Kaltrina Krasniqi: Veç kallxo, se kta s’e dijnë, kallxo ku je… 

Lidia Mirdita Tupeci: Ulpiana kjo osht’, Lamella U3 thirrët kështu. Kjo u kanë qaq e qetë, kjo rruga jonë diçka e pamundun. Na kemi ditë, për shembull qitu parkingu ku u kanë ndoshta janë kanë gjashtë-shtatë kerre njerëzit që kanë pasë kerr. Jetën e kemi pasë… na jemi njoftë krejt këtu që janë kanë banorë të vjetër edhe jemi enë mes veti e qishtu. Tash, tash janë çelë kafe. Pesë kafe ka rruga jonë. Une nuk e di çka osht’ qaq interesant në këtë rrugë me pasë… edhe s’kanë orar. Natën punojnë, mandej kur dalim zhurmë katastrofë. E atëherë u kanë shumë mirë. Masanena u kanë shoqnia. Une kur jom martu ky e ka pasë ni shoqni të madhe edhe masanena qashtu kemi shku, jemi mledhë qashtu nëpër shpia, kemi shku te tjetri te tjetri.

Une nuk jom mësu, për shembull, jeta natës për mu u kanë katastrofë. Ata rrishin natën, krejt natën për shembull, une s’kom mujtë me qëndru. Une sa bohet asi mu m’mshelen sytë, mu gjumi më vjen. Ata fmitë masanena lujshin me mu, po thojnë, “Tezja Lidë me ta qitë ato rrmojsat me të majtë” se s’jom mësu, po masanena jom mësu. Masanena prej kur jemi kanë te dikush drejt në punë, mësohet njeri. E qishtu. E kemi dalë qishtu. Vikendeve kemi dalë ose në Brezovicë kemi shku ose në Batllavë. Krejt me shoqni kemi shku, kemi pasë ni shoqni fantazi. 

Kaltrina Krasniqi: A shkojshit në teatër? A shkojshit në kinema?

Lidia Mirdita Tupeci: Kemi shku edhe në teatër, kemi shku edhe në kinema, kemi shku për shembull “Kolegiumi” kur ka pasë… kemi shku na kemi nejtë edhe prova kur kanë pasë këta. Masanena une kom shku me ansamblin, për shembull, me “Kolegiumin” kom shku në Dubrovačke Letnje Igre, jom kanë burrin se ansambli s’kanë të drejtë, nuk kanë pasë të drejtë me e marr dikond prej familjes e qishtu. A me “Kolegium” po, me “Kolegium” po jom kanë.

Kaltrina Krasniqi: Ku e ka pasë sallën “Kolegiumi”?

Lidia Mirdita Tupeci: “Kolegiumi” e ka këtu mrapa, a din ku janë ky restauranti Pishat…

Kaltrina Krasniqi:  Hala është…

Lidia Mirdita Tupeci: E “Kolegiumi” aty e ka pasë. E Ansambli “Shota” është mrapa stadionit edhe këta janë qitu ku janë kanë, veç pak janë zgjanu…

Kaltrina Krasniqi: Shpjegona pak qat’ atmosferë qysh ka qenë.

Lidia Mirdita Tupeci: Atmosfera shumë e mirë u kanë. Na jemi kanë ni shoqni që kemi ditë me bo qef te na, për shembull, kur fillon kanga s’nalet, asni kangë nuk përsëritet. Kjo, une po thom, jeta fantazi. Për mu u kanë çudi kur kom ardhë, se une kom jetu ndryshe. Po këtu kur kom ardhë… se une kur i kom thanë babës në telefon, po thom, “O tatë jemi kanë këtu e sene”, po thotë, “Kuku nonstop po shkoni dikund” a din, jo për diçka thashë, “Qishtu është jeta këtu”. Une po i shpjegoj atij, “Përnime?” Shumë ndryshim, Peja me Prishtinën. Po mirë Prishtina atëherë në ‘82-tën nuk u kanë bash… u kanë qysh me thanë… janë kanë njerëzit që edhe atëherë janë njoftë njerëzit në mes vete. Për shembull, na jena kanë në shoqni me Lezen, me Xhevatin masanena do… tash na kanë shku krejt, do kanë dekë, do kanë shku nëpër Çeki… jonë shpërnda njerëzit.

Kur kanë mbetë pa punë atëherë në të ‘90-tën që kanë qitë prej ktuhit njerëzit kanë dalë prej ktuhit, s’kanë pasë, s’kanë pasë mundësi ma me nejt këtu. A kemi pasë ni shoqni të mirë, ni shoqni… u kanë shoqnia e shëndoshë. Shoqnia u kanë, për shembull me bo qef, jo me marr me fol për njani tjetrin sende, na s’kemi pasë kohë se na jemi kanë nonstop dikund, nonstop në lëvizje, nonstop nëpër dreka, nëpër darka. Kemi festu festa, për shembull kur vishin ose kërshëndella ose bajrami krejt na kemi pasë. Na kemi festu ka tri-katër ditë…

Kaltrina Krasniqi: Ku i festojshit?

Lidia Mirdita Tupeci: Po përpara kemi shku nëpër shpia masanena qitu në oborr të kishës, te kisha e vjetër u kanë ni sallë, nuk u kanë e rregullume po veç u kanë sallë e madhe që neve na ka konvenu qështu që… e qitu masanena. Tri ditë ne kemi festu.

Kaltrina Krasniqi: Qysh i përgadisshi festat?

Lidia Mirdita Tupeci: Krejt i kemi… secili në shpi ka bo diçka edhe kemi pru atje.

Kaltrina Krasniqi: A ka pasë muzikë?

Lidia Mirdita Tupeci: Muzikë, muzikë jo, këta i kanë lëshu për shembull do kaseta qishtu, po muzikë ma kryesore u kanë këta që kanë bo qef. E qishtu, jeta mirë, jeta mirë por e shkurtë. Edhe unë me burrin i kom bo 22 vjet martesë, po ai tetë vjet u kanë i smutë. Ai ka pasë demencia, në fund ai masanena… unë e kom la, e kom ushqy, e kom rru edhe ai 59 vjeçar u kanë kur ka dekë, qe 14 vjet ka dekë. Qishtu, tash une jom këtu. Tash mu po më thojnë, “Pse s’po shkon në Kroaci me jetu? Pse Lidë po rrin këtu?” Po une tash jom mësu. Çka tash une Prishtinën s’e kom dashtë, po tash jom mësu në Prishtinë. 

Tash atje po më doket… a e dini pse atje, se atje njerëzit janë egoista. Une po shoh, une kom familjen atje, kom ku shkoj më presin krejt okej osht’, po veç për me jetu une atje une nuk e shoh kërkond atje. Na jemi ma afër, na e kemi mentalitetin qysh me thanë… për shembull, te na nuk ki nevojë tash une ty të thirri, tjetër me pasë nevojë diçka. Une kom shoqet e mia i thirri, “A po dalim?” “Po, po dalim” po atje jo. Atje duhesh, për shembull kur ka shku njana teze jemja që ka jetu në Pejë ka thanë, “Lidë une kom menu që jeta këtu osht’ ndryshe”.

Po osht’ ndryshe, për ty osht’ ndryshe se ti je mësu me mentalitetin e Kosovës. Ke shku te kojshitë, janë ardhë kojshitë, ke pi kafe. Këtu s’ka hin-dil qashtu, atje në Kroaci, pa marrë parasysh që e ki ti motër. Po ajo nuk… ata kanë… s’e di. Tash kur kemi shku na rrugës te ni teze tash atje fëmitë të vegjël po të përshëndesin në rrugë pa marrë parasysh a po të njofin a nuk të njofin, e kjo tezja jeme po thotë, “Lidë…” tha, “ku p’e njef ti krejt këta…” tha, “krejt po të përshëndesin”. Thashë, “Jo, more” (qeshë) thashë, “Jo këtu osht’ qishtu. Këtu të përshëndet fëmia pa marrë parasysh a të njef a s’të njef”. E qishtu. Po vështirë u adaptu, hala s’u adaptu. Në 2003 ka shku po… 

Kaltrina Krasniqi: Kallxom për punën tande që e ke gjetë në Prishtinë edhe çka ke fillu? Kur ke fillu?

Lidia Mirdita Tupeci: Punën e kom gjetë… ni shoki, tash qysh me thanë, vëllau i kunatës teme e ka pasë shok të ngushtë drejtorin tem edhe e kom… kur kom ardhë une këtu në Prishtinë, ai sigurisht ka bisedu me këta i ka thanë për punë diçka qishtu edhe m’ka ardhë djali i atij n’shpi m’ka thanë, “Lidë bonu gati nesër po shkojmë për punë” edhe shkum na atje edhe… kjo u kanë “Artizanati Kosovarja”. Edhe kur kom shku une atje kom bisedu. Tash drejtori ka thanë, “Une nuk muj qitash menihere me e qit qitu me punu në zyre”, po na kemi pasë ni dugojë ndër Grand, ka thanë, “Le të punon atje dy-tre muj e masanena kur të shlirohet veni…”

Se ka pasë me shku Merita, ka pasë me shku në pushim të lindjes ka thanë asi, “E tha masanena e marr këtu”. Edhe qishtu u kanë. Une në shkurt kom fillu me punu masanena si sekretareshë. Kom punu si sekretareshë deri ‘90-tën qishtu, ‘92-tën. Masanena u bo nifarë kapitali i përzim. “Kosovarja” me “Art-impeksin”, po me “Art-impeksin” masanena kemi punu edhe nanë vjet atje. Masanena mas luftës apet jemi kthy si “Kosovare” e qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Tregona tash… se krejt qito, ma s’pari organizata për të cilën po flet edhe dyqani për të cilën po flet këto nuk ekzistojnë. E na çka jemi t’u bo osht’ jemi t’u tentu me i rujtë përmes tregimeve të njerëzve qato sene që kanë ekzistu. Kështu që, shpjegona ma s’pari qat’ punën e parë që e ke pasë në dyqanin e “Kosovarës” që ka qenë ndër Grand.

Lidia Mirdita Tupeci:  Dyqani u kanë, dyqani u kanë shumë mirë i furnizum. Se këta e kanë pasë po më doket me… kontratën e kanë pasë me ni firmë të Sllovenisë, “In-trade” po më doket s’e di qishtu diçka. Ata kanë marrë te na punëtorë, te na që kanë punu gratë nëpër shpi edhe na kemi marrë… po kjo u kanë si kompenzim diçka. Neve na kanë pru krejt qito qafore që janë kanë me gurë të çmushëm, janë kanë ky syni i tigrit e zhade e sene, qeshtu që kemi pasë. Masanena kemi pasë pëlhurën e Prizrenit, edhe pëlhurë edhe pambuk që janë të punume në vek, ato shumë na kanë shku. Kemi pasë zbukurime, ka pasë… masanena në fund kanë pasë edhe arin e Majdanpekut e kanë pasë, u kanë… dugoja u kanë shumë u furnizume.

Kaltrina Krasniqi: Ku ka qenë saktë shpjegoma edhe niherë?

Lidia Mirdita Tupeci: Përfundi, qysh me thanë tash, përfundi Grandit… a e din tash ku e kanë bo qit’ përmendoren për këto gratë? E mbrapa meniherë shihet. Atje po më doket është ni dugojë, komunë a diçka po shkrun, këpuca mo s’ka atje, “Kornexi” a diçka qishtu nuk e di. E qaty u kanë dugoja u kanë e madhe ashtu bash e ka pasë interierin e bukur. Mirë u kanë. Kom punu atje nja… po s’kom punu shumë, nashta njo ni muj e diçka e masanena kom ardhë këtu. Këtu kom mbetë masanena.

Kaltrina Krasniqi: S’pari tregona çfarë pune ke pasë? Ku e keni pasë ma s’pari ndërtesën?

Lidia Mirdita Tupeci: Ndërtesa atje ku u kanë. U kanë te Enti për Punësim në oborr shihet ndërtesa. Po ndërtesa tash, ndërtesa qe dy vjet po më doket është privatizu është shitë se u kanë ndërmarrja shoqërore e…

Kaltrina Krasniqi: Çfarë detyra keni pasë?

Lidia Mirdita Tupeci: Unë kom pasë, unë kom pasë me krejt punëtorët, me drejtorin edhe me zëvendës drejtorin. Zëvendës drejtorin, ai… drejtorin e kom pasë ma s’pari Nazmi Kajtazi masanena ka ardhë Lulzim Rama, a zavendësi u kanë i njejtë, ai ka vdekë i ndjeri. E qishtu kom pasë masanena punën e komercialit… na kemi pasë mallin prej Shqipnisë, bakër në atë kohë, kemi pasë punët mirë me qit’ bakër se vishin krejt shtëpiat e mallnave që i kanë pasë qytetet nëpër Kosovë, kanë marr mall te na edhe…

Kaltrina Krasniqi: Çfarë mallra tjera ka pasë?

Lidia Mirdita Tupeci: Po une sa e di ma shumë ka pasë bakër, nashta ka pasë edhe keramikë pak, do punime të keramikës nashta. Veç u kanë puna te na, për shembull, se kur vike shleperi na krejt punëtorët kemi dalë me shkarku për ma shpejt asi se na vishin kta tjertë me marr mallin. E kështu që s’kemi kqyrë na, atëherë s’u kanë çfarë pozite ki ti, krejt punëtorët kanë dalë kanë punu. E kështu edhe drejtorin e kemi pasë, drejtorin e mrekullueshëm u kanë, e qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Mandej shpërndajshi mallna ku?

Lidia Mirdita Tupeci: Kanë marr këta… vishin ata me kamiona të vet kto shtëpiat e mallnave. Masanena, këta privat që kanë pasë dugojë private…

Kaltrina Krasniqi: Mirëpo, ju nuk keni pasë bashkëpunim veç me shitë? Ju keni pasë edhe vende tjera apo?

Lidia Mirdita Tupeci: Kemi pasë na, po thom qito me Slloveni kemi pasë. Ma shumë kemi pasë me qit Slloveninë. Masanena kemi pasë na punëtorinë, punëtorinë e kemi pasë edhe une e di ni kohë u kanë, u kanë u lidh kontrata me ni gjerman. Ai po më doket e ka pasë… a ka pasë butika t’veta, a nuk e di, a ka pasë butika t’veta po na kemi kepë? Ai na ka pru krejt. Për shembull, krejt materiali i këtij t’premë krejt veç me u kepë te na këtu edhe e ka pasë ni kontrollore. Kontrollorja po më doket u kanë e Turqisë, u kanë bajagi e rreptë. Sepse gratë tona nuk janë mësu bash qashtu me punu. Ajo me milimetër e ka pasë. Në qoftëse s’u kanë shalli i drejtë, ka pasë me u kanë i drejtë, s’ka… duhesh me e prish derisa te bon. Veç kanë pasë shumë modele të mira ka pasë. Masanena na kemi kepë qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Qysh i angazhojshi gratë? Ku i gjejshit?

Lidia Mirdita Tupeci: Gratë janë kanë rrobaqepëse. Këta që e kanë kry rrobaqepësinë e kemi pasë punëtorinë poshtë, kemi pasë qisi makina industriale. Kemi pasë masanena ni sallë ku janë pre, për shembull na që kemi pasë, ku janë pre qito modelet e senet krejt. Masanena kemi pasë organizatorën poshtë në “Kosovare”, se na kemi punu me ni firmë “Unipromi” u kanë i Novi Pazarit. Ata kanë pasë kontratën me Italinë. Italia atyne… Italia ka marrë prej atyne peshqit e për qita kompensim këta e kanë marrë vunicën, lesh edhe ky “Unipromi” ka punu tepiha punëtore. E tash…

Kaltrina Krasniqi: Me çfarë dizajne?

Lidia Mirdita Tupeci: Ata kanë pasë dizajnerin e vet e kanë punu, na s’kemi pasë lidhje me këta për tepiha. Po vunica, që kanë punu xhempera, neve na kanë pru tash vunicën. Na kemi çelë punktin poshtë ku kanë ardhë gratë, për shembull, kush ka ditë me punu, e ka pasë shemën [dizajnin] krejt me punu xhemperat. Edhe tash, për shembull, organizatorja u kanë edhe dizajnerja u kanë edhe organizatorja. Organizatorja, për shembull, tash kur vjen gruja ia matë vunicën sa ia jep vunicën për shembull edhe kur e bjen xhemperin, apet xhemperi matet me ditë tamon sa ka shku vunicë. Qishtu kemi bo shumë mirë, punën e mirë e kemi pasë. Xhamperat kanë shku krejt…

Kaltrina Krasniqi: Ato xhempterat kanë qenë krejt punë dore?

Lidia Mirdita Tupeci: Xhemperat kanë shku krejt. Po, punëdore krejt xhemperat kanë shku në Itali. Atëherë une me sa e di qysh ka thanë kjo organizatorja, ni xhemper që ka dalë në shitje atëherë, për shembull atje në Itali ka dalë njiqind marka. Po, po shumë, po thom…

Kaltrina Krasniqi: E këto gratë që punojshin qysh u kompenzojshin? Me rroga?

Lidia Mirdita Tupeci: Jo, ato, për shembull, ato janë kanë gratë po m’doket e kanë pasë shumën, shumën e caktune për ni xhemper sa, qashtu po më doket. Nuk janë kanë… s’kanë pasë kurrfarë kontrate ato me neve veç janë kanë, po më doket u kanë punë që ti qashtu edhe atyne iu ka ra mirë se ka pasë gra që kanë nejt në shpi. Për shembull, ka mujt diçka me fitu me qito.

Kaltrina Krasniqi: A kanë qenë gra të qytetit a…

Lidia Mirdita Tupeci: Për xhempera jo, nuk janë kanë gra që kanë marrë punën, po punëtoria këto gra që janë kanë janë kanë të ktuhit. Janë kanë nja 17 gra.

Kaltrina Krasniqi: Çfarë moshe?

Lidia Mirdita Tupeci: Mosha, po bajagi mosha e grave u kanë pak… janë kanë në moshë. Janë kanë rrobaqepëse që po thojnë, me përvojë pune. Ka pasë rrobaqepëse të mira. Ka pasë edhe të reja edhe asi po mirë.

Kaltrina Krasniqi: A keni qenë gjatë jetës religjioze?

Lidia Mirdita Tupeci: Jo qaq. Kur jom kanë te mama në shpi te na jo. Na për shembull s’kemi shku, nuk di, shumë rrallë kemi shku në kishë e krejt, po kur jom martu këtu burri jem u kanë. Sidomos po thojnë nana e këtij, une se kom gjetë vjehrrën se une kur jom martu ni vjet  përpara më ka vdekë vjehrra. E masanena qishtu. Edhe shoqnia, për shembull qishtu që kemi shku masanena. Po qysh… tash une nuk e di çka fetare. Fetare njeri munet me kanë për shembull, ti munesh me kanë fetar me besu Zotin, po nashta nuk shkon në kishë. S’domethanë ajo për mu…

Nashta ka dikush që shkon çdo ditë, dikush nashta shkon ni here, dy here, pesë here në kishë. S’domethanë ajo… po qysh me thanë, nuk jom edhe qaq shumë ni ni ni… po apet besoj diçka. Po më doket që ka. Se mu më ka ndodhë, do sene më kanë ndodhë qashtu që masanena më kanë… une për shembull kur m’ka dekë mu baba nja shtatë-tetë vjet përpara kom pa do sene qishtu qysh kom pa babën tem të vdekun, domethanë ka diçka. Osht’ mirë njeri me besu në diçka, nuk osht’ edhe bash ashtu. Po nashta edhe ki tutën, kur beson diçka e nalë pak vetën për do sene, mu ma merr menja tash s’e di. 

Kaltrina Krasniqi: A shkon në kishë?

Lidia Mirdita Tupeci: Une shkoj në kishë, shkoj çdo të dille kur muj. Për festa shkoj qishtu kur janë festat e mdhaja shkoj. A qishtu çdo ditë nuk shkoj.

Kaltrina Krasniqi: Në cilën?

Lidia Mirdita Tupeci: Tash po shkoj në atje… të dillen është veç mesha në Katedrale atje osht’ në ora 11:00 edhe në mramje në ora 6:00 të dillen osht’ këtu. E tash këtu është veç të marten ni meshë në ora 11:00 paradite edhe po më doket të premten në 8:00 në mëngjes, nuk jom e sigurtë për qita në 8:00. Ajo kryesorja osht’ të dillen në 11:00.

Kaltrina Krasniqi: Tash për ata njerëz që nuk e njohin fenë katolike a munesh me na kallxu çka osht’ mesha?

Lidia Mirdita Tupeci: Mesha fillon në ora 11:00, vijnë njerëzit në meshë tash prifti i predikon. Prifti predikon për jetën e përgjithshme, për shembull për çka ndodhë, qysh ndodhë, prej çkafit duhet me u mbrojtë njeri, çka nuk duhet me bo, çka osht’ mirë, çka osht’ keq. Masanena në fund të meshës merret kungimi, bekimi. A e din çka osht’ bekimi? Po bekimi mirret edhe kryhet mesha. Masanena njerëzit shkojnë nëpër shpia, dikush shkon nëpër shpia, dikush shkon në kafiq me pi ni kafe e qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Qysh ka qenë për ty ai momenti i viteve të ‘90-ta kur ka ndrru krejt  jeta në Kosovë?

Lidia Mirdita Tupeci: Shumë keq. Në atë kohë edhe une edhe burri kemi mbetë pa punë, te dytë. Ky ka shku te motra në Gjermani me kqyrë a po mundet me gjetë punë, po ka pasë 40 e diçka vjet. Ti në atë moshë Gjermania shumë vështirë ka marr punëtorë. Edhe me të kallxu drejtë, ky nuk u kanë njo që kish mujtë me punu në Gjermani, une e kom ditë. Na kemi shku masanena nihere kemi shku në “Lado” në Zagreb. Ajo u kanë puna… ai ka mujtë me hi në punë atje, po u kanë puna e jetesës.

Ti duhesh me gjetë banesën privat, ti ki atje… nuk osht’, qysh me thanë ni jetë tjetër. Masanena ki shumë shpenzime ku me ditë a kish dalë ajo rrogë a jo. Une kom thanë, “Jo, jo”. Kemi shku masanena në Pulla te kunata jeme. E atje u kanë mundësi, une kom hi në shkollë se kom pasë nënshtetësinë, une e kom nënshtetësinë e Kroacisë edhe kom kry gjashtë muj ditë kom shku kom kry nifarë shkolle qishtu po thojnë, si po m’doket diçka si kurse qashtu. Po me ato ke mujtë me çelë çka ki dashtë në Kroaci, veç nuk ke mujtë me çelë me ari se ke pas vyjtë me shku në Zagreb me dhanë provim, se senet tjera ke mujtë m’i çelë çka don. Edhe na kemi çelë ni shtand, kemi çelë ni shtand, na ka punu shtandi shumë mirë…

Kaltrina Krasniqi: Çka shitshit aty?

Lidia Mirdita Tupeci: Atje ka pasë, ka pasë bizhuteri, ka pasë qisi guaca, do qisi korala blejshin njerëzit, pernime shumë mirë ka shku puna. Unë e di, për shembull njerëzit që kanë punu në shtanda që kanë ble banesa nëpër Pulla e sene, domethanë janë stabilizu me shtanda. Po na kemi nejtë shumë pak se edhe na doli problemi për banesë. Se atëherë kur i kanë qitë këta prej punës u kanë problemi për banesë, “Jo ta marrin, jo s’ta marrin” e qishtu. Në ‘92-tën mu m’kanë thirrë, dikund kah i njimdheti muj u kanë. Më kanë thirrë me ardhë s’e po dojnë me hi këta, që janë kanë këta të “Shotës” këta serbë që janë kanë…

Kaltrina Krasniqi: Ku kanë dashtë me hi këta?

Lidia Mirdita Tupeci: Në banesë. A din që kanë hi nëpër banesa që i kanë marrë banesat…

Kaltrina Krasniqi: Jo s’pe di. Kallxoje këtë situatë s’e njerëzit se dijnë.

Lidia Mirdita Tupeci: Po kur kanë qitë këta prej punës, për shembull, në të ‘90-tat. Eh, tash u kanë puna për shembull, kush s’u kanë, për shembull, kush ka dalë dikund jashtë kanë hi nëpër banesa i kanë marrë banesat. Edhe mu m’kanë thirrë m’kanë thanë, “Hajde Lidë se asi…” po fati në atë vit kanë pru edhe vendimin për me ble banesa. Edhe une kom ardhë, burrin e kom lanë atje edhe kom thanë, “Unë po shkoj vet po kqyri”. Kom shku te drejtori i “Shotës”, atëherë u kanë serb edhe i kom thanë qishtu, “Po du me bo kontratë”, ka thanë, “Po”. E ka bo kontratën me mu edhe kjo u kanë njimdheti muj ‘92-tën.

Une kom pasë ‘93-tën me 10 shkurt e kom pasë me pagu banesën. Edhe tash, kur u kanë puna për me e vlerësu banesën, ky mu i “Shotës” drejtori m’ka thanë “Unë… na s’kemi pare e sene”. Unë kom shku në BVI e kom pagu BVI-në edhe ka ardhë BVI-ja me ma vlerësu banesën sa kushton sene krejt. E kom bo une kontratën me këta krejt në rregull u kry edhe në ‘93-tën në mujin e tretë, në ‘93-ten në mujin e tretë jom nisë për Kroaci, kom mendu që u kry puna i paguva banesën edhe krejt senet. Serbia e ka pru ni vendim, këta që i kanë qitë prej punës, që kanë dalë, për ata që kanë dalë vet qeshtu, nuk mujm me qit në gjygj banesën, për shembull, nuk mundesh ti me verifiku qët’ kontratën. Pse? E ka lëshu punën. Veç penzionerat kanë mujtë me e bo qita, na jo.   

Unë kom i shkrujt Ministrisë së Drejtësisë i kom thanë që ky s’e ka lëshu, po e kanë qit. Edhe i kemi gjetë diçka sikur kanë punu dikund tjetër, po s’e kanë marrë. Qishtu që mu… unë kom pagu domethanë banesën ‘92-tën, ‘93-tën në shkurt, neve na ka mbetë banesa qashtu që s’kemi ditë. Kontrata po, banesa u pagu, po me kthy në emën me përkthy s’kemi mujtë edhe ka mbetë qashtu. Mas lufte une kom shku në gjygj mu m’ka thanë… atje në gjygj une kom vet qysh osht’ puna se une kom ble banesën, a din, ka thanë, “Le të vjen veç personi” burri jem. Unë kom thanë, “Nuk mundet me ardhë ai” tha, “Pse?” Thashë, “Sepse ai osht’ i smutë”. Nuk mundesh ti me e qit ni njeri me nënshkru diçka që nuk osht’ i vetëdijshëm, a osht’ qashtu? Une ata s’e boj. Une ata s’e boj. Une kom mujtë edhe atëherë me kry po s’kom dashtë, e kom lanë qashtu. 

Tash 2015-tën une e kom kry punën e banesës, pse tash u bo Ministria e Kulturës, atëherë s’ka pasë. Atëherë “Shota” u kanë veçantë ansambël. E tash përmes Ministrisë së Kulturës kom shku kom pasë vyjt me bo ekspertizën, kom shku te noteri, masanena kontrata, kom pasë vyjtë me prit ni letër që s’kom pengesa. S’e di kush e ka lëshu ata për tokë nifarë kadastër për tokë, hiç s’e di, mandej kom shku te ky sekretari përmanent në Ministri të Kulturës, u nënshkru edhe kom përkthy edhe kom qitë në emën t’vet. Domethanë, 2015-tën.

Kaltrina Krasniqi: 22 vjet ma vonë.

Lidia Mirdita Tupeci: Ka nashta dikush që hala s’e ka kry, se tash po më doket e ka marrë edhe AKP-ja, përmes AKP-së po shkojnë qito sene, kjo Agjensioni për Privatizim.  

Kaltrina Krasniqi: E mandej, ty t’u dashtë me u kthy prej Kroacisë?

Lidia Mirdita Tupeci: Po, une jom kthy edhe masanena apet jom shku. Kom nejt deri në ‘94-tën qishtu dikund deri në qershor. Masanena kena nejt këtu s’kemi shku kërkund.

Kaltrina Krasniqi: Kjo është për shkak se është smu…

Lidia Mirdita Tupeci: Jo, ai u smu… burri jem u smu dikund në ‘98-tën, ‘97-tën qishtu.

Kaltrina Krasniqi: Edhe çka bojshit ato vjet? A punojke burri?

Lidia Mirdita Tupeci: Jo, s’ka mujtë ai me punu kurgjo, une jom kanë në punë.

Kaltrina Krasniqi: Çka punojshe ti?

Lidia Mirdita Tupeci: Jom kanë, kontabilitet kom punu atëherë. Une jom kanë n’punë, qishtu. Masanena… po këta edhe këta kanë pasë problem, për shembull unë e di… tash krejt osht’ në rregull që po dojnë arsim, po po m’doket arsimi që po don me i llogaritë qito nantë vjet a po? Po duhet krejtve me ia llogaritë. Une e di, për shembull, burri jem… ata kanë ushtru qitu dikund në Dardani nëpër bodruma kanë ushtru. I njeke policia, vike te une në punë t’u ikë. Por, edhe këta kanë hjekë, nuk osht’ puna veç arsimi. Në ‘97-tën po m’doket, nuk jo me sigurtë në ‘97-tën po m’doket janë kanë në Zvicërr janë kanë, “Shota” u kanë.

Kaltrina Krasniqi: Domethanë, ata shqiptartë…

Lidia Mirdita Tupeci: Ata kanë punu. Po, po. Jo, me këta po vetë e kanë asi, se kanë lëshu ansamblin po qisi në qisi kushte, s’e kanë lëshu ansamblin po qishtu kanë punu. E masanena jo, masanena mas luftës ai u kanë, u kanë smutë. Ai s’u kanë qishtu qysh me thanë, ai u kanë qashtu në kamë të veta, po nuk i kanë i vetëdijshëm për do sene. Ti ki pasë vyjtë nonstop me shku mas tij me kqyrë mos po ta dhezë shporetin ose diçka, ti nonstop je kanë qysh me thanë, je kanë roje në shpi. Po mirë, ai u kanë ni njeri i qetë, s’u kanë as agresiv as kurgjo. S’ka ardhë deri te ajo, qysh me thanë, nuk ka ardhë deri te ajo faza se këta… mu m’ka thanë mjeku, “Bon vaki vjen deri te kjo alzhajmerova”. Por, te ajo s’ka mrri deri atëherë me shku.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma qysh e keni marrë vesh që e ka demencinë?

Lidia Mirdita Tupeci: Po kemi pa na në sjellje, u pa meniherë.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma pak.

Lidia Mirdita Tupeci: Në sjellje u pa, ai qishtu u kanë i qetë po sjellje…. Ti për shembull rrin këtu vjen shkon atje, a din, s’i ka lidhë do sene, qishtu, ose me dalë jashtë, ai ma s’e ka njoftë Prishtinën. Unë kur kom fol me to i kom thanë, “A kishe ditë me ardhë deri te qendra?” Kohën e luftës kom hjekë unë shumë me to se unë jom kanë vet me to.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma qysh ka qenë?

Lidia Mirdita Tupeci: Ku kom shku une, ku kom shku unë kom pasë vyjt me marr këta me veti. Në qoftëse shkoj për bukë ose diçka une këta me veti e kom marrë. A në kohën e luftës shumë keq e kom përjetu me këto këtu. Ka ardhë njani në ora 10:00 të mramjes me na qitë prej shpisë, une s’kom dashtë me dalë. Une i kom thanë, “Që ke ardhë me na mytë, a une nuk dal”. Ku del ti në ora 10:00 mramje për shembull? Tash me dalë une a komanda u kanë qitu në qit shkollë {tregon me duar} po njiqind vetë me gjujtë. Thashë, “Une jo”. Po masanena kom marrë vesh që u kanë kojshia e D2 [hymje tjetër në lagje], une s’e kom njoftë kush osht’ ai e qishtu.

Kaltrina Krasniqi: A ka qenë sërb ai?

Lidia Mirdita Tupeci: Po po në kohën e luftës. 

Kaltrina Krasniqi: Kallxoma pak atmosferën qysh ka qenë në Ulpiane gjatë qasaj kohe edhe ti qysh ke kalu?

Lidia Mirdita Tupeci: Katastrofë. Nonstop u kanë nifarë racie. Na dolëm nihere, nihere kemi dalë mrapa postës ka pasë bukë që kanë shpërnda, u bojke reni. Tash vjen për shembull ti në rend edhe s’ka bukë, nuk ki bukë. Kthehesh në shpi. Kur kthehesh masanej janë këto, jo nifarë racie. Vjen niherë të vjen në derë shtatë – tetë ushtarë, hijnë nëpër shpi krejt të hallakasin të vesin, “A po keni do të Drenasit, të Podujevës do asi…” Masanena, vjen nifarë policia ajo policia vjen… mu m’ka thanë ni kojshi këtu u kanë shumë njeri i mirë, ai m’thojke, “Lidë, në qoftëse kanë traka janë të rregullt, a në qoftëse s’kanë traka…” po ku munesh tash ti me përcillë.

Mu kur m’kanë ardhë nihere në derë, une tash t’u kqyrë, ai po m’thotë mu, “Çka po kqyrni ju?” Po thashë, “Trakat po kqyri” a din, shumë palidhje. Ai kur të vjen ty në derë ti s’ki çka me bo, çka? E qishtu, masanena nihere, nihere m’ka ardhë njani po nashta u habitë me emën m’ka vet qysh e kom emrin, veç emnin m’ka vetë. Kur e kom çelë une derën, njani u kanë civil, këta tjertë janë kanë policë e m’ka thanë, “Qysh e keni emnin?” Unë kom thanë, “Lidia” e m’ka thanë, “Faleminderit, ditën e mirë” (qeshë).

Nashta m’ka pshtu kjo, po s’po di për çka kanë ardhë. Nonstop kanë ardhë. Une e di te kjo kojshikja jem këtu kanë ardhë i kanë marr pare, ia kanë marrë arin. Mu s’më ka ndodhë kjo, mu më ka ardhë veç ai atëhere, po une e kom pasë të vështirë. Une mirë, une si me ditë jom furnizu me hapa për këta, kom ble përpara se s’kisha gjetë në kohën e luftës s’kisha gjetë. Ma së vështiri u kanë për cigare se ky ka pi. Ti shkon në pazar blen katër marka ni paqetë, qështu kanë shitë, po duhesh me e ble. S’ka, se ai ka pi, ai ka pi cigare. Qishtu, çka me bo.

Kaltrina Krasniqi: Qysh e bojshit furnizimin ditor për ushqim?

Lidia Mirdita Tupeci: Po une kom pasë në friz diçka qishtu do sene. Masanena këta, kjo shoqnia. Qishtu, njani tjetrit qishtu çka ka pasë nevojë. Une kom pasë, kur ka fillu lufta mas nja nashta katër-pesë ditë kom pasë, tash s’jom e sigurtë a dhjetë a njëmbëdhjetë anëtarë. M’ka ardhë ni shoqe, m’ka ardhë me familjen e vet, ata kanë ikë prej Fushë Kosovës, kanë nejt dy javë ditë te une. Masanena ky kojshia përfundi meje, ai ka pasë… ai ka dashtë me dalë po s’ka mujtë me dalë. Ai ka dashtë me dalë anej kah Tetova po më doket, ni javë ditë ka nejt në kufi… se ka pasë ni bebë t’vogël i ka pasë dy vjet e gjysë ka pasë çika. E kur u kthy ka ardhë te une këtu ka thanë, “A bon me flejt te ti?” Se janë tutë poshtë se u kanë përdhesë. Edhe ai ka nejtë gjashtë javë te une këtu, qishtu. 

Ditën kemi nejtë, jemi enë edhe une te ata e qishtu a natën kanë flejt këtu. Vështirë u kanë shumë, shumë… unë po thom, gabimi te une tash une p’e shoh, u kanë gabimi te une që une s’kom dalë se une kom mujtë me kalu edhe kufinin se kom pasë letrat e ktij që osht’ i smutë. Po qysh me mrri deri te kufini edhe nashta kisha shku dikund e kisha qitë këta edhe në spital edhe sene nashta… ai nuk ka pasë shërim, ajo dihet. Ai ka pasë tri vene trunin e damtum, se na ia kemi bo rezonancën ia kemi bo magnetikën. Por, pa marrë parasysh ndoshta pak lehtësim, ni jetë ndryshe pak kushtet nashta ma t’mira e sene e krejt qishtu, po nuk kom mujtë unë vet me dalë qishtu.

Kaltrina Krasniqi: E mandej mas luftës? Kur e more vesh që u kry lufta? 

Lidia Mirdita Tupeci: Qysh kom marrë vesh. Ma s’pari kom pa qitu te na këtu u bojke korzo këtu, kur kanë shku me i prit këta rustë që kanë ardhë këtu t’partë që kanë hi qitu te Grandi, e këtu u kanë… atëherë na kanë lëshu dritat e rrugës edhe na jemi kanë si, si… a din ti tre muj ditë kur je ti qishtu e tash kur i pashë une dritat p’i thom une këtij kojshisë, “Kuku tash diçka ka me ndodhë… ” a din thashë, “dritat i kanë lëshu po shoh korzo këtu veç po thirrin njoni tjetrin. Veç p’e thirrin njoni tjetrin hajde po dalim te Grandi hajde sene…” thashë, “ku me ditë çka po ndodhë”.

Nesër në mëngjes kur ka hi KFOR-i prej Maqedonisë, une bash kom kqyrë prej ballkoni. Tash KFOR-i ka hi knena kah rruga kah spitali janë blloku nashta s’kanë ditë ku me shku ose kanë hi përniherë shumë, a din, e bike shi, qita e maj në mend, bike shi e këta serbtë kanë dalë e t’u shajtë ata… po këta s’marrin vesh, s’ka lidhje… e t’u shajtë ata, “Kush iu ka pru juve?” E sene e krejt. E qitu e kom ni ni sërb i ka thanë, “Çka p’e shanë ata?”  Tha, “A e din kush i ka pru?” Tha, “Millosheviqi i ka pru”. Qita e kom pa.

E masanena po, masanena pak ma ndryshe u kanë. Këta kanë nisë me ikë… këta ke mujtë me i pa këta kojshitë që janë kanë këtu që ma s’janë, e tash a natën kanë shku a une nuk e di veç u pastru. Qishtu. Masanena mas luftës, pak vështirë u kanë masanena as punë as kurgjo. Une masanena kom punu te ni shoqe e ka pasë ni butik në Boro e Ramiz. Kom punu nja ni vjet qishtu e ka mshel ajo qat’ butikun. Masanena na kena lëshu organizatën me qita, janë kanë këta t’hujtë e masanena kena jetu me qita derisa s’na kanë privatizu. Tash duhet me prit penzionin nëse bohet, po s’e di qysh bohet penzioni se na kanë kallë dosjet, une s’kom librezën e punës, po e kom vendimin kur kom fillu me punu edhe nashta ekziston edhe diçka tjetër. Se na kanë kallë dosjet s’kemi kurgjo. Qishtu jeta.

Kaltrina Krasniqi: Qysh e ki jetën qitash? Çka bon tash? 

Lidia Mirdita Tupeci: Tash mirë e kom jetën. E kom shoqninë, po shkoj te motrat nihere te motrat e nderit këtu, niherë në javë shihemi çdo të mërkure, jemi gra vullentare që punojmë e me qito pare masanej kur shet, qito motrat shesin sene që punojmë na e me qito të hollat i blen për të varfun. Blen qito elementare që janë vaj, sheqer, detergjent qito.

Kaltrina Krasniqi: Ku po punoni edhe çka po punoni?

Lidia Mirdita Tupeci: Po punojmë qishtu do punë dore kush çka din punon. Une mirë e kom, e kom ni shoqni qishtu e kom ni rreth… nuk e kom tash rrethi normal, send normal osht’ tash puna afër familjes jo smuja, jo sene krejt. Po e kom ni rreth qishtu, ni rreth i vogël i shoqnisë që shumë mirë po kaloj. Po dalim, gati çdo të dytën ditë dalim pijmë kafe e sene, pak nëpër qytet e qishtu. Tash mosha jonë, tash me shku nonstop nëpër kafe pak s’e kemi moshën. A nihere ndodhë po na shkojmë, na sidomos mas kishës për shembull, çdo herë mas meshës të dilleve shkojmë pijmë kafe edhe qishtu dalim. Jo shkojmë nëpër qisi qendra tregtare që janë qishtu, ecim. Tash une kom pak problem me ecë çka me bo. Nashta bohet mirë, nashta… qysh të osht’ e shkrume.

[Intervista ndërprehet]

Edhe ka thanë baba sajna, “Ti veç me zi. Une ta bi krejt harxhin çka duhet prej Pejës, ti veç me shku në fakultet”. Une kom shku dy muj ditë, une s’kom mujtë me gjetë vetën, edhe kur ka ardhë baba jem ka thanë, “Lidë çka u bo?” Thashë, “Une po du me u kthy në Pejë”. Tha, “Pse?” Thashë, “Une s’bon, nuk bon ma”. “Ani” tha, “Lidë”. Kur kom ardhë në shpi mama jeme, “Qysh me lshu? Kushtet? Kush ka qishtu kushtet? Në qendër të Beogradit e ki banesën e sene krejt asi”. E ai babi jem thojke, “Kqyre tha na e kemi ni fëmi na me zor s’bojmë kurgjo. Bon, bon, s’bon, s’bon rri këtu”. Qaq edhe u kry. Po thom, t’ish kanë dikush tjetër ku me ditë ku kish mrri, une nuk jom kanë. Kurrë s’jom ambicioze për asni send, interesant osht’. 

Edhe jom ni tip, për shembull te une nuk ka kurfarë çudie, ndodhë, a ka ndodhë? Po, u kry puna. Une nuk boj panikë, qishtu jom. Qishtu une edhe kur kom pasë burrin e smutë m’thojshin, “Lidë, qysh po munesh me qëndru?” E merr normale, smundja osht’ smundja munet edhe mu nesër me më ndodhë. Krejt normal, po duhesh m’i nimu. Qashtu edhe për mamën kur e kom kqyrë, masanena mama jeme u kanë smutë ata po thojnë, “Lidë ti s’je tu dalë asi” thashë, “A din çka derisa e kom nanën une po du me nejt me nanën teme”. Se kur m’vdes nana, çka kom une me bo? Veç me përcjellë. U kry puna. A ajo më mbetë mu çka kom bo une për nanën teme, e ajo osht’ për mu ni plus, domethanë kom bo ni sen të mirë në jetë. E çka kur të vdes çka ki? Me përcjellë ditën e mirë s’ka.

Kaltrina Krasniqi: Kallxom… kallxomi përjetimet në qytet gjatë jetës tande në Prishtinë?

Lidia Mirdita Tupeci: Po tash une qytetin bash nuk e njoh, bash shumë shumë, e njoh qendrën qita e di. Kemi shku shpesh në “Kolegium” shpesh kemi shku. Masanena, kemi shku në Hotel Grand në Klub të Artistëve, kemi shku atëherë u kanë ky Restaurant Beogradi…

Kaltrina Krasniqi: Ku ka qenë?

Lidia Mirdita Tupeci: Ai u kanë, osht’ tash Maxi në qendër, ku u kanë ajo Lesnina që u kanë përpara, qaty bojshin pica të mira në atë kohë tash s’ka ma. E çdo vitin e ri të artistëve kemi prit në Grand, ata e kemi pasë ashtu, ajo u bojke dikund mas vitit të ri po s’jom… tash s’muj me majtë në mend veç m’doket ni javë a dy javë masanena. masanena …

Kaltrina Krasniqi: Edhe kallxoma pak qysh ndodhke ajo? Çfarë feste?

Lidia Mirdita Tupeci: Ajo shumë mirë, a din, janë kanë, atëherë janë kanë krejt kangëtarë. Kush janë kanë, Luan Hajra, Luan Hajra u kanë, Ismet Bogujevci kta krejt që kanë knu qishtu që atmosfera u bojke shumë mirë, për shembull,  burri jem ka lujtë çdo here me Lezen, lujshin. Une s’kom pa se kur lujshin kta krejt asi e rrethekojshin, veç e kom pa sene t’u gjujtë, jo shkon kmisha burrit tem jo sene jo krejt qishtu. Shumë, une po thom jeta na qysh kemi jetu tash s’ka, nuk jetohet ma. Se na jemi kanë… na kurrë s’kemi organizu për shembull me thanë tash po shkojmë atje krejt u kanë spontane. Dalim na në qytet ndodhë, “A po shkojmë këtu?” “Po, po shkojmë”. Na s’e kemi pasë jetën e programune.

Kaltrina Krasniqi: Aty tash ku osht’ Katedralja ka qenë ni rrugë krejt tjetër me krejt…

Lidia Mirdita Tupeci: Po jonë kanë do kafiqa të vogla, në qit Allo Allo kanë shku qita të radios kur kanë pasë kohën e mëngjesit a puzës qysh u kanë a na kemi shku në “Lezet”. “Lezeti” u kanë i njoftun, kanë pasë skarën e mirë, kemi shku shpesh në darkë atje. Masanena ku kemi shku? Kemi shku, “Kolegium” ma shumë kemi shku kur kanë pasë qishtu koncerte që majshin edhe kur kanë pasë prova. Se kta kanë pasë edhe ni byfe në Kolegium qishtu na rrishim derisa ushtrojshin kta e… a natën e bekrive po m’doket natën e bekrive të fundit, nuk jo me sigurtë veç po më doket Velia e ka bo në…

Kaltrina Krasniqi: Cili Veli?

Lidia Mirdita Tupeci: Veli Vraniqi. Po m’doket në Klub të Artistëve nuk jom e sigurtë.

Kaltrina Krasniqi: Ku ka qenë Klubi i Artistëve?

Lidia Mirdita Tupeci: Klubi i Artistëve ka qenë te Teatri, poshtë u kanë në bodrum, si bodrum u kanë. 

Kaltrina Krasniqi: Edhe çka ndodhke në atë natën e bekrive?

Lidia Mirdita Tupeci: Natën e bekrive. Po Velia si Velia qysh u kanë Velia u kanë shumë hajgaregji, shumë njeri i mirë. E kemi njoftë na qishtu familjarisht jemi njoftë me këta. A ai për shembull masanena ka bo diçka, tash me zgjidh për shembull, për femna kush e ka qët pjesën këtu dekolten ma të mirë e sene qishtu si Velia, qishtu, muzikë u kanë shumë mirë u kanë, shumë, shumë. Unë po thom na mezi kemi pritë Vitin e Ri. Na për Vitin e Ri s’kemi shku kërkund. Na mezi kemi pritë Vitin e Ri artistëve se atëherë e ki pasë krejt janë kanë për shembull me artista me sene, jo ka pasë edhe njerëz qishtu po atmosfera u kanë e mirë, atmosfera u kanë e mirë.

Kaltrina Krasniqi: E njerëzit a u shoqnojshin veç shqiptartë në mes veti a…

Lidia Mirdita Tupeci: Ja, ja. Ja, ka pasë atëherë janë shoqnu edhe me serbtë edhe me krejt nuk ka pasë dallime qishtu. Barëm sa une e di në qit’ shoqni qishtu. Me kqyrë qishtu, na jemi kanë ma të lidhun, na shqiptartë në mes veti. Po edhe këta [serbët] kanë ardhë me neve, për shembull ke pasë ti njerëz me këta që s’janë kanë njerëz të ngarkum qishtu që s’di. Me të kallxu të drejtën kush ka kqyrë atëherë na kemi bo qef s’na ka ra në mend me kqyrë kush çka o. Mirë, shumë mirë u kanë, une po thom. Mu, mu s’ma merr menja që ma… ato vite nuk përsëriten, ja edhe ashtu atmosfera. Tash krejt janë njerëz në moshë që jemi kanë, po u kanë shumë mirë. Ajo krejt spontanisht ka ndodhë.

Une e di kur ka ardhë dikush atëherë kur u kanë në Grand ky viti i ri i artistëve ka ardhë ni person po thotë, “Qe teshat e burrit t’juj” une t’u kqyrë thashë, “Çka u bo?” Thashë, “A u deshë pernime a s’u deshë?” Kur po shoh asi kmishën ma pruni, kpucat e sene Lezja. Lezja ka bo show me kta. Xhevati u kanë njeri i mirë edhe ai, shoqninë e mirë. Çka me bo. Tash, tash ka mbetë te ju, ju me jetu se neve na kemi, na kemi kalu kto s’ka ma. Edhe shumica kanë dekë masanena do kanë shku në Çeki, ma shumë kanë shku në Çeki, kanë shku njerëz jashtë. Edhe tash kta që kanë mbetë ktu krejt kanë obligime.

Tash gratë janë bo gjyshe tash po kqyrin… po, po kqyrin fmitë ma nuk janë… s’kanë kohë qaq shumë. Na jemi… na ku kemi shku, interesant kto shoqnia, ku kemi shku edhe fmitë kanë ardhë me neve, interesant osht’. Edhe kur shkojshim qishtu nëpër shpia edhe fmija janë ardhë me neve.

Kaltrina Krasniqi: Rrishin krejt natën a? Edhe fmitë a?

Lidia Mirdita Tupeci: Po rrishin ata deri dikun masanej shkojshin me flejtë, po fmi të vogël që janë kanë kah dymdhetë, tremdhetë vjet veç janë kanë me neve çdo herë në shoqni janë kanë. Nashta edhe osht’ mirë, e mëson a din, qysh me thanë, e mëson atë jetë sikur na që kemi jetu. Për shembull, po ka mbetë do vet po shoh une se fëmitë asi, ka edhe këta që asi po shoqnohen qishtu. Po tash osht’ ndryshe krejt. Tash osht’ jeta ndryshe nuk osht’ si përpara që u kanë. Mu po m’doket tash tempo e jetës osht’ shumë i shpejtë, na kemi punu për shembull deri në ora 3:00, ti ke ardhë në shpi, ti ke mujtë me bo edhe drekën me fshi sene, mramje ke dalë.

Tash po punojnë deri në 5:00 sahati, kur vjen në shpi çka? Jo merr fëmitë në qerdhe, jo hajde në shpi, nuk është si përpara. Po më doket na kemi jetu ma kadale diqysh, ma s’di… po edhe une tash po shoh edhe une tash po shoh që shkon dita për kurgjo. Une s’kom kurfarë obligimi me kqyrë qishtu. po p’e shoh që nuk osht’ si përpara a nashta përpara a din që kur shkon anena shkon anena pak a din avitesh e bon ni ndrrim a din, a qishtu kur rrin asi, çka me bo.

Kaltrina Krasniqi: Faleminderit shumë!

Lidia Mirdita Tupeci: S’ka përse!

Download PDF