Greva e Minatorëve të Trepçës filloi më 20 shkurt, 1989 dhe zgjati tetë ditë. Minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste. Kultura e punës së minatorëve ka qenë esenciale përbrenda ideologjisë së socializmit jugosllav. Meqenëse miniera përfaqësonte një dimension të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kur minatorët u përcaktuan për grevë urie, jeta ekonomike gati se u mbyll në tanësi.

Historitë gojore me minatorët kanë për qëllim të vendosin këtë ngjarje në një kontekst më të gjërë historik, dhe po ashtu të vejë në pah dimensionin njerëzor dhe prezantojë historitë e vogla që kanë ndodhur në këtë mes.

Intervistat janë realizuar në partneritet me ForumZFD – Programi në Kosovë dhe BMZ.

Hysamedin Azemi

Politikolog

U kanë ajo sirena për alarm, e alarmi në Trepçe kur ndodhke diçka ai alarmi aq bojke si me qajtë au-au-au {përshkruan me dorë ritmin e alarmit}, kur bojke ashtu na e dijshim që ka ndodhë naj fatkeqësi në minierë edhe krejt na me nanë e me babë për dorë shkojshëm e dilshim para zgafellës. Mbas një kohe… janë kanë do vagona, janë kanë vetëm me katër shtylla kështu e me dërrasa kështu {përshkruan formën e vagonetës} ku u bajtë materiali, qaty në dërrasa dilke dikush i vdekun, tjetri. […] unë u gëzohsha se s’ish baba im, shoku jem kajke se ish i tina. Kështu që, u kanë një jetë shumë e randë atëhere, shumë e randë. Domethanë, kushtet janë kanë shumë të vështira, me ndërrime, me tri ndërrime, fukarallëk mos me mujt. Baba edhe ngjinojke edhe shkojke në ndërrimin e tretë. U kanë një situatë shumë e vështirë, shumë e vështirë edhe punë shumë e randë që hala vazhdon me kanë gjithë miniera si minierë. Mirëpo, u kanë shumë e randë se s’kanë pasë as eksperiencë, s’kanë pasë as inxhiniera, s’kanë pasë as njerëz të fushës xehetarisë. A kushtet janë kanë minimale edhe shumë… vdiq, shkoi edhe u kry puna.

Faik Bllata

Kirurg

Neve [Radio] Televizioni i Prishtinës na dha lajmin që minatortë kanë hy në zgafellë. Une me shumë mjekë, me doktor Ademin, me plot mjekë. Ka pasë edhe mjekë që ka pasë Trepça të vet atje. E maj mend ditën e parë kom shku, kemi zbritë me lift në horizontet e Trepçës. Nuk osht’ ndjenjë e mirë me hi në lift, me zbrit 700-800-900 metra poshtë në zgafellë. Mirëpo, gjithë e kisha në mendje me shku me ju ndihmu atyne minatorëve. Unë kom qenë mjek i punëtorëve në vitet ‘80, e tanë minatortë më njofshin. U gëzunë shumë. Mora ni çantë barna, [siç] ju thashë që në atë kohë kanë qenë barnat pa pare edhe kontrollimet e krejt. Rezervumë barna të mjaftueshme, antibiotik kundër temperaturës, kundra kollit, kundra vjelljes, kundra helmimit. Edhe me çantë plotë barna i kom kontrollue. Po ditët e para, dy-tri ditët e para nuk ka pasë probleme shëndetësore. […] Vlen me cekë, osht’ shumë interesant, shumë minatorë kur gjendja e tyre shëndetësore osht’ keqësu, kur i kemi thanë që duhet gjithsesi me dalë prej minierës, ata s’kanë dashtë. Kanë thanë, ‘Veç i vdekun. Katër vetë munën me m’qitë e me më nda prej shokëve që janë grevistë’.

Nexhmi Zeqiri

Kardiolog

Kam qenë protagonist, kam qenë mjeku kryesor aty. Kam punu aty në Stantërg dhe atë ditë kur ka fillu greva kam qenë në ndrrimin e parë. Rreth orës 8:00 vjen një informacion, se ambulanca afër minierës osht’ aty, thotë, ‘Minatortë kanë hy në grevë’. Babën e kisha gjallë, nanën edhe krejt familjartë. Në Mitrovicë jetojshin ata. Edhe thojnë, ‘Ka fillu greva e minatorëve. Minatorët janë të pakënaqun. Prej sotit kanë hy në grevë edhe kanë dhanë fjalën që nuk dalin pa u realizu disa kërkesa të tyne’. Rreth orës 8:00 kanë fillu. Unë rreth orës 8:00 kam marrë lajmin që kjo ka ndodhë. […] Ni lloj greve urie, pakënaqësie me kërkesa të tyre. U alarmu Kosova, u alarmu Jugosllavia, Serbia edhe opinioni i gjërë evropian e botëror që ka fillu ni grevë e madhe e minatorëve në Stantërg. Ne si mjekë iu bashkangjitëm, se aty ishim edhe me detyrë me i ndihmue minatortë çka ka nevojë. Fillimisht ishin të lodhun, të rraskapitun. Ni natë, dy, fillojnë, fillon m’u keqësu situata edhe gjendja e tyre shëndetësore. Ne disa i dërguam në spital të Mitrovicës, po nuk dojshin me shku në Mitrovicë. Dojshin me nejtë aty çka ishin ma të sëmurë. […] Nuk dojke kërkush me shku në Mitrovicë sepse atje ishin do mjekë shqiptarë, do mjekë serbë të ciltë ishin kundër grevës të minatorëve edhe kundër… edhe i keqtrajtojshin.

Vjollca Meha

Gjeologe

Kur u ardhë lajmi, tha, ‘Po mbyllen minatortë’. Na ishim afër, se ndërtesa e shërbimit teknik është afër hymjes së minierës. Na si të reja diqysh e ndim atë ftoftësinë, nifarë pasigurie se Sigurimi Shtetnor u sillke, na i njofshim kështu si figura. Ata çdoherë na përcjellshin neve në lëvizje. Edhe p’i thojna na ni kolegut, na e disktojshim tani çdoherë e ma tepër u diskutojke tani puna e minatorëve, puna politike. Kur po thotë, tha, po i thojna ni kolegut aty, ‘A bon me shku na me ju bashkangjitë?’ Tha, ‘A po keni qef me ardhë?’ Kur shkum me atë kolegun edhe po thotë, ishin kujdestaritë, ia nisën u caktun kujdestaritë. Ishim me shiritat e kuq {bën me dorë te krahu}, i ngjitën shiritat e kuq n’durë edhe ata ishin përgjegjës për situatën tani kush po hyn, kush po del. […] Tani hynëm na, vizitum, gjendja, na u dokë krejt ni tjetër botë diqysh, sikur u izolum as lajme, as, po mendoj lajme t’mira jo. Vishin delegacionet njo pas njo, me Kolgecin e ky, Stipe Shuvari, e ky Morina e krejt rend, […] këta në sipërfaqe thojshin, ‘Jo se po shkoni po rrini atje’, ata poshtë thojshin, ‘Mos i lshoni se po na bojnë presion këtu’. […] Na kemi vazhdu kemi mbështetë, jo kur jonë dalë punëtortë i kemi ndihmu, jo i kemi ndihmu me pastrim, jo me barna, qishtu. Se aty tani jonë kanë… edhe na i kemi pasë edhe ambulantën në Stantërg ka qenë tani erdhën edhe ata mjektë e ambulantës, punëtortë shëndetësor të ambulantës iu bashkangjitën poshtë. U bo krejt ni ekipë. Ia nisën me u bo numri ma i madh që dilshin prej minierës të lodhun, të rraskapitun edhe shërbimi teknik ku ishim na, u bo stacionar mjekësor, u bonën dy stacionet.

Alije Gashi Tmava

Ekonomiste

Minatortë kur u mbyllën në zgafellë, unë isha në zyre. Atëherë vazhdova edhe unë u sulidarizova me minatortë. Kaloi ni ditë, kaloi e dyta ditë, minatortë nuk deshtën me dalë. I kërkojshin udhëheqësitë, udhëheqsinë në atë kohë në Krahinën e Kosovës. Atëherë puntortë që ishin jashtë miniere, jashtë zgafelle fillunë sallën e prodhimit me shndërru në ni spital improvizues. Filloi gjendja e minatorëve t’ju keqësohet. […] Aty kem pasë ni rol, kem lujtë rolin e motrave medicinale. I kishim mjekët tanë që kanë qenë mjekët e punës. Motrat u angazhunë, po kish nevojë me u angazhu numër ma i madh. Aty prej 20 shkurtit gjerë me 28 shkurt. Kur jonë dalë… kom qenë aty natë e ditë që s’kom shku kurrë niherë n’shpi. Derisa, atë ditë kur kanë dalë unë kom shku m’u pastru edhe ata dulën. Masi që kanë dalë kanë mbetë minatortë me gjendje t’randë shëndetësore aty edhe disa prej tyne i kanë transferu në spitalin e Mitrovicës. Mandena kanë hy me dhunë i kanë keqtrajtu edhe qashtu pse kanë qenë t’lëndumë i kanë keqtrajtu organet e sigurisë serbe n’atë kohë. Mandena gjithçka përfundoi. Fillunë masat e dhunshme, fillunë me na marrë n’pytje. Gjithçka ishte e errët masi minatorët dulën nga zgafella.