Teuta Hadri

Prishtina | Date: 5 maj dhe 10 qershor, 2021 | Duration: 257 minuta

Hallin ma të madh e kishin se ish shtafeta e Titos. Na qëllimi jonë ish me rrxu shtafetën, mos me lonë me hi në Kosovë. Kjo u konë ajo kriza ma e madhe që ata e dishin edhe na e dishim. Dhe ata nuk na i realizun kërkesat, se me na i pasë realizu ndoshta ish shukatë. Ndoshta, besoj, megjithëse ish elektrizu masa. Edhe nuk i realizun kërkesat, shpërthej revolta aty e madhe, dhe ajo revoltë ia msyni me shku kah Ulpiana me dalë kah vinte shtafeta. Po ata na kishin pasë… na s’e kemi ditë që jemi rretheku. […] Kur kemi thy na atë kordonin dhe kanë qenë do si parmak që e ndanin si hekura të rrumbullakët e ndanin rrugën. Kemi kapërcy aty dikush u rrxu, me shpërthy te shtafeta. Aty kanë fillu gjujtjet masive nga policë, me armë, me… kanë krisë. […] Ka qenë ni revoltë ballë për ballë për herë të parë me forcat policore. 

[…] Ni student ka pasë flamurin kuq e zi i printe asaj, dhe kur kanë rrxu studentin ka vrapu Trëndelina Labënishti edhe ajo osht’ e dënume politike, e burgosun tri vite nga Maqedonia. Ia ka kapë studentit, se n’atë moment s’shkonte, a din, dikujt i shkon menja dikujt me kap flamurin. E ka kapë Trëndelina flamurin edhe Trëndelina, ‘Mos të bjen vllazën flamuri në dorë të policisë’, edhe u ngritë. Mirëpo, policia iu ka gjujtë Trëndelinës, ajo u pshtjellë me flamur për mos me dorëzu flamurin. […] N’qatë moment e kom marrë edhe unë flamurin edhe s’mujsha edhe me çu se ka qenë bajagi i randë, nja pesë, gjashtë, dhetë metra. Ka pasë edhe atë shtyllen e drunit u dufke forcë me valu.


Anita Susuri (Intervistuesja), Besarta Breznica (Kamera)

Teuta Hadri u lind në vitin 1956, në Gjakovë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Prishtinës në vitin 1982. Ndërsa në vitin 1990 specializoi në Zagreb, Kroaci. Pas diplomimit u punësua si mjeke në spitalin rajonal të Gjakovës. Gjatë viteve 1997-98 punoi në klinikën “Nënë Tereza”. Zonja Hadri ishte anëtare e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Gjatë periudhës së luftës punoi si mjeke në zonën operative të Gollakut. Pas luftës, në vitin 1999, ajo filloi punën si gjinekologe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë. Sot, ajo jeton me familjen në Prishtinë.

Teuta Hadri

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Domethonë, me bo ni prezantim për juve, me na tregu për prejardhjen dhe diçka për familjen e juj.

Teuta Hadri: Unë jam me prejardhje nga Gjakova. Jam bijë e Izet Hadaj. Baba im ka qenë profesor i historisë. Ndërsa, përveç babës, unë e kam le me ni familje, të them intelektuale, arsimdashëse që nga gjyshi. Gjyshi Avdullah Hadaj ka qenë mësues i parë që ka hapë shkollën e parë të gjuhës shqipe në Vushtrri më 1915 edhe përveç asaj ai ka hapë shkollë shqipe edhe në Petrelë të Elbasanit, në Shqipëri. Dhe e gjithë familja jeme, duke fillu nga gjyshi deri në gjenerata te vllau im, motra ime kanë qenë me ditarë që kanë përhapë dije, kulturë edhe arsim në Kosovë.

Kam kënaqësi kur e përmendi familjen, se vërtetë kam kalu një fëmijëri shumë të lumtur, një fëmijëri ku kom qenë e edukume. Çdo njeri është i edukumë, por unë e kam pasë ni edukatë pak ma ndryshe, më duket, nga të tjerët për shkak se jam kanë me ni familje shumë demokratike, ni familje që femra ka pasë ni rol t’ë ëndësishëm dhe ju ka dhanë përparësi dhe drejtësi në çdo aspekt që ajo të jetë e lirë. Dhe këta e kam falë babës tim, i cili ka qenë edhe luftëtar i Luftës Nacional Çlirimtare, ka qenë formues i celulave antifashiste në atë kohë. Ka pasë celulë me Emin Durakun dhe ni celulë me Abedin Tërbeshin, që dihet se nga familje Tërbeshi, Ganimete Tërbeshi ka ra heroinë. Edhe halla ime ka qenë shoqe me Ganimetën si vajza kanë qenë n’hise kanë ndejë sbashku.

Kështu që, aty thom jom rritë dhe jom eduku me ni familje ku osht’ mendu për lirinë e vendit, ku osht’ mendu të bahet histori edhe kemi si popull… Në Ballkan ashtu siç kemi qenë dikur si fuqi perandori në kohën e ilirëve, Teutës. Kështu që, gjithë jeta ime ka qenë ni jetë që ka buru nga familja jeme dhe frymëzimi familjar ka ndiku edhe në personalitetin tim. Si fëmijë, thom, kom qenë fëmi problematik (qeshë), e thojnë edhe nana. Ndërsa më kujtohen ato ngjarjet e mia kur hala i mbaj në mend kur katër vite i kam pasë, aktivitetet e tjera si fëmi që kam qenë që kam dallu prej motrave edhe vllaznive.

Siç thonte nëna jeme, “Si fëmi kur ke qenë, ke qenë problem prej katër fëmive tjerë”, thotë, “sa i kom majtë katër, ty e kom pasë ma zor se s’mujsha me t’zanë”. Edhe thojke që kur jom çu n’mëngjes si fëmi, tre vjeç kom dalë edhe kom ikë nga dysheku. I kom lanë ata edhe kom dalë n’oborr kom nejtë vetëm apo, “ke dalë”, thotë, “në rrugë, në gurë”, e kem pasë na n’rrugë kryesore, “edhe ke kqyrë njerëzit t’u dalë n’punë”. Tha, “U çojsha, ku shkoj çika? Çika jeme”, tha, “ja ish t’u nejtë te molla, u çojshe herët ta bishe ditën me mëngjes”. E kom qenë, thashë, fëmi problematik.

E mbaj në mend se në atë kohë kur i kom pasë shtatë vjeçe, kam qenë në klasën e parë. Unë nga Gjakova kam shku me ni fshat, i kanë thanë Zidi i Sadik Agës atëherë edhe tash ka mbetë ashtu, edhe kom shku si fëmi vetëm rrugës. Atje ka qenë Gjakova deri te shkolla e “Mustafa Bakisë” e banune. Unë e kam marrë ni rrugë edhe ni kilometër thuaje në katun për me shku m’i pa dy shoqet t’mijat të klasës, kanë qenë Pashkën dhe Dranën. Në familje m’i pa si loptë rriten, si rriten derrat madje ajo jetë. Dhe njëherë me një shoqe timen, është shumë interesant kjo pjesë e fëminisë, qato po e thom ndoshta edhe për herë të parë, kemi shku me nuk hitha në fshat. Prej Gjakovës ni kilometër e diçka i ka pasë Zidi i Sadik Agës dhe aty kemi kalu kah Tyrbja e Shefetait për m’i ra fshatit ma shkurt.

Kur i shohim do hitha edhe nalëm aty m’i nukë hithat, m’i bo pite, me ia çu nanës me gëzu nanën. Edhe t’u e marrë ni shkop të gjatë dhe e çoj atë kaqubën tenaltë. Kur e çoj kaquben, kur del ni shqiponjë e madhe mbi kokat tona edhe m’rrinte përmbi kokë shqiponja. Unë floktë e kuq, dredha, kisha atë frikën, si fëmi isha aq vigjilente që ma ngjet për flokë dredha s’më lshon. Dhe ia bojsha asaj shoqës teme, Beba Hoxha e ka pasë emrin, ajo sot jeton në Prizren s’e kam pa me vite. Edhe i thashë, “Beba, kapu ti për dorën teme se dy veta shqiponja nuk na çon. E kështu vetëm, ja ty të kap, ja mu”. Edhe e majsha atë shkopin, ia mshojsha shqiponjës.

Ajo na u ofrojke na bijke në kokë me na ngjitë… na me shkop derisa kena ecë qashtu nja vrap 200 metrave edhe kemi dalë në asfallt jemi shtri. Marrim frymë na bojke zemra bam bum {onomatope} nga ajo tronditja që e pësum nga frika. Kështu që, erdha në Gjakovë, iu kallxova edhe u konë mbetë kjo histori e shqiponjës, a din. “Ty t’ka dalë edhe shqiponja qaq e herit”, ma bojshin n’shpi kur dojshin me m’kritiku najsen në familje, “Ty t’ka dalë shqiponja, s’kem çka me t’bo” (buzëqeshë). Kështu që, jom konë shumë fëmi problematik. A din, kështu, nuk kom bo probleme dëmtuse, por me aventura fëminore.

Në familjen teme osht’ folë histori, osht’ diskutu. Babën historian, Ali Hadrin e kom pasë… ai shkrusë i librit të historisë shqiptare. Vishin shoktë e babës patriotë, Sami Peja, Sami Pruthi, Isuf Zherku, Sadik Tafarshiku i dënumë disa vite burg. Kështu që, çka ka pasë çashtje politike që osht’ ba në Jugosllavi kjo ka qenë si pjesë e partisë patriotike shqiptare, se baba mas Luftës së Dytë [Botërore], Nacional Çlirimtare në vitin 1948 kur osht’ ardhë flamuri, kanë luftu këta, Kosova për të drejtat e veta u tradhëtu nën ndihmën e Titos dhe shqiptarëve shqipfolës. Dhe baba nuk osht’ bashkangjitë edhe pse ka luftu në kohë me Emin Durakin, i ka formu ato celulat, lufta anifashiste.

Janë tradhëtu shqiptartë, baba ka majtë prapë vijën patriotike dhe ka propozu që flamuri shqiptar të del në Kosovë dhe nëpër shkolla. Dhe nga ajo kohë e kanë përjashtu nga Partia, nga politika, edhe ka mbetë si arsimtar. Mirëpo, edhe si arsimtar ka qenë gjithmonë i përndjekur nga pushteti. Por nuk mujshin për shkak se ish luftëtar i Luftës Nacional Çlirimtare, ish ma vështirë me u dënu. Po në përcjellje kanë qenë me ato prapavijat e përgatitjet me futë në kurthë e gjitha këto iu kanë pregatitë. Kështu jom eduku në atë frymë të familjes, që une me qenë e pregatitur si fëmi në prapavijë, në tradhëti, të gjitha ato çka të pregatitë ni shtet, ni pushtet.

Anita Susuri: A ju kujtohet si fëmi, a kanë ardhë policia te dera?

Teuta Hadri: Po, po.

Anita Susuri: A kanë ardhë me marrë babën?

Teuta Hadri: Po, po, me marrë babën. Kanë ardhë me marrë babën se babës tim ia pregatitën edhe pse edhe n’shkollë i kanë pregatitë me njerëzit e vetë agjentura e veta m’i mshu fotografisë të Titos, me marrë këta në përgjegjësi. Na kanë vizatu ni flamur në derë kuq e zi, a s’u konë i lejum flamuri, shqiponja s’ka qenë, m’duket se ka qenë ‘66-ta a ‘67-ta sa jom kon fëmi une. Nuk e di a shtatë vjet, po ashtu. Edhe na kanë vizatu ni flamur. Dhe aty te na, afër ka pasë banu edhe ni serbe. Ajo serbja e ka pa dikond, ka qenë serbe po ka qenë gru e drejtë edhe e ndershme.

Dhe vijnë me arrestu babën, me marrë policia, me marrë në pytje edhe ia çunë nifarë vërtetimi me tri vija të kuqe. Edhe ato tri vija të kuqe… e dëgjova, fëmi jom konë, tri vija të kuqe nuk osht’… nana nuk na tregojke neve si fëmi. Po unë jom konë qashtu fëmi ma i përdreq. Tri vija të kuqe babës. Edhe dul ajo [fqinja serbe] i tregoj, i tregoj se kush ta ka bo, ta ka pregatitë. Edhe e pashë unë që ajo dul, ajo serbja edhe i tregoj babës. Baba s’tregonte as kurgjo. Kur e kanë marr në pytje atje, në bisedë i ka thanë, “Unë e di kush ma ka bo”, kur e ka tregu baba personin, që s’osht’ mirë me tregu tash kanë kalu 40 vite. E ka përmend emrin e atij njeriut edhe ata e kanë lshu babën. E maj mend si fëmi kjo. Arrestime s’kanë bo se u kanë figurë, edhe baba u kanë figurë, shok i Fadil Hoxhës e ktyne. Veç me bo diçka tepër të madhe. I përndjekur ka qenë.

Anita Susuri: E di si fëmi, kam dëgju diku me ni intervistë t’jujën, që i keni grisë flamurat jugosllavë.

Teuta Hadri: Po, flamurat jugosllavë. Ishin vitet e… ‘68-të kur u leju flamuri, që u leju flamuri në festën e 28 nëndorit. Unë isha fëmi, po thom, e dëgjova babën kur i tha nanës, “Oh, e lejunë flamurin, u mush me flamura krejt qyteti i Gjakovës”. Edhe shpinë e kom aty në qendër. Ish mush, me thanë nja 24-25 flamura sa kish dyqane, se tash ka shumë. Edhe flamurin shqiptar e kishin pasë shti këta të pushtetit në mes. E kishin qit’ flamurin e klasës punëtore, i Rusisë a çka u konë edhe flamurin jugosllav, tonin e kishin shti në mes. Unë si fëmi nuk i shihsha mirë, u dashke m’i largu për me pa ata. Edhe të shkoj, dal çohna në mëngjes herët, valojshin flamurat festë ishte, t’i shkyj flamurat edhe të Jugosllavisë. Edhe muj me thanë i kom shky ndoshta 20-30 flamura, t’i hi rend une.

Kur dalin njerëzit tash, fryjke fryma, copat e flamurit që ishin të shkymë valojshin, dilke shqiponja mu zemra mal m’u bo. Fëmi isha, çka bona, po s’guxojsha m’i kallxu as në familje. Edhe i morën, i arrestunë të kojshisë do djem. U ni që i arrestun, ata të pafajshëm, i lshun. Kërkush s’e dike, as baba, as… ma vonë kom tregu që qato i kom bo babës une. Edhe u kanë ni akt që vërtetë u hap aty, “I kishin çky flamurat e Jugosllavisë”. E këta pushtetartë thojshin, “Qe hala pa u bo mirë flamuri, pa… u bonën nacionalistat”, a din. U folke, po unë isha fëmi atëherë. Ish motivi jem. Krejt ky ishte ai burim që me gzu familjen, babën. Më duket që e gzojsha babën me atë akt që kisha bo.

Anita Susuri: Si e kujtoni ju në atë kohë Gjakovën edhe atë vendin ku keni jetu? Si ka qenë organizimi i shoqërisë i familjes të juj, për shembull?

Teuta Hadri: Gjakova ka qenë qytet që i ka dhanë kulturë Kosovës. E pranojnë të gjithë. Se në qytete tjera s’ka pasë Shkollë të Naltë Pedagogjike, shkollë shqipe. E për t’u shkollu në atë kohë osht’ duft me shku në Serbi, serbisht me kry fakultet. Qoftë edhe letërsia osht’ kry [në gjuhën serbe], se s’osht’ konë as universiteti. Dhe Gjakova, me gjithë atë heroizmin e vet, ushtarët e Luftës Nacional Çlirimtare, gjithë ajo klasë politike që kish luftu në Luftën e Dytë Botnore ishin njerëz intelektual, njerëz që binin kulturë, njerëz që kishin traditë të kulturës, buronte kultura e Sylejman Vokshit. Krejt këto figura kombëtare që na i njifshim, Bajram Currin, mandej Emin Duraku, Hajdar Dushi. Këto ishin heronjë. Kishim heronjë jo vetëm të Luftës së Dytë, poe edhe ndërnacional kishim, Asim Vokshin. Dhe Gjakova krenohej në krahasim me qytetet e tjera për bagazhin edhe politik edhe historik edhe patriotik.

Kështu që, Gjakova osht’ qytet, them, hero, hero edhe i kohnave edhe tash, luftën e tashme të Kosovës se mbi 1300 djem mbi… gjakovarë, të qatyne nanave, qatyne gjysheve janë që janë frymëzu jo me rujtë pragun e shpisë, por me dalë me luftu në luftën e Kosovës 1999. Kështu që, jom rritë në atë familje, ku thashë në familje, në atë qytet ku gruja ka pasë, ne kemi pasë femra intelektuale të kohës, ne kemi pasë femrën e parë… Gjakova me parashutë, Gone Vulën, motrën e Arsim Vulës. Ajo ka qenë familje që krejt familja ka qenë e persekutume dhe e burgosun nga pushteti, familje përparimtare e Arsim Vulës.

Kemi pasë Hyrije Hanën, ka qenë heroinë e kohës për ne. Se, si i thojnë, tezja Hyrije motra e Xheladin Hanës. Xheladin Hana kish qenë ni njeri që e ka nënshkru aktin e Kosovës në mbledhje të Bujanit për shkëputje Kosova, bashkim me trullin amë. Mirëpo edhe ai akt ishte tradhëtu nga ish politikajt e kohës që kanë qenë. Dhe ne ishim familje e Bije Vokshit, atij heroizmi, i historianëve, e kemi pasë këngëtarë. E kemi pasë Atifete Kryeziun, aktorja e parë. Gati mund të them para Melihate Ajetit ka qenë aktore. Atifete Kryeziu, motra e Ekrem Kryeziut… kështu që, në Gjakovë osht’ bo edhe art edhe kulturë edhe muzikë. Në krahasim me qytete tjera qysh ka qenë femra shqiptare e mbyllur apo edhe e pashkolluar apo nën kulturë dhe nën ato, si me thanë, prangat familjare, traditës Gjakova, femra shqiptare nuk ka qenë.

Kështu që, jom rritë në atë rreth me nji moral të lartë, se sa ma shumë kulturë ki edhe moral të femrës. Ku ka mungesë kulture, ka mungesë edhe morali. Jemi rritë me nji qytet ku kom kry shkollën fillore, ku mësusja jem e gjuhës shqipe, Mandushe Vula, për herë të parë në klasë të parë ma përmend Shotë Galicën mu. Në klasë aty, dhe mu më tingëllon Shotë Galica, motra e sa vëllezërve si ka luftu për lirinë e Kosovës. Në atë kohë ka qenë shumë e vështirë me përmend Shotë Galicën ti te nxansat. Ajo e përmend, dhe ne mandej e gjejmë literaturën, lexojmë.

Jom rritë me ni qytet me, ku kom pasë akademikë, që kanë dhanë mësim. Kemi pasë… qe edhe tash Jahja Kokaj që osht’ anëtar i Vetëvendosjes, deputet. Profesor Jahja Kokaj ka qenë shkencëtar, tip shkencëtari. Ka qenë Besnik Hoxha, biokimist. Ka qenë Mebije Dushi. Kanë qenë figura të afërta, profesionale, njerëz që kanë lanë gjurmë edhe në shkencë. Ne jemi rritë me atë gjeneratë që i kanë dhanë kontribut të madh edhe vendit të vet Gjakovës edhe vendit të Kosovës. Kështu që, kom pasë ni parapregatitje prej tyne, kom rrjedhë nga ata.

Anita Susuri: Dashta me pytë për lidhjen me Shqipërinë në atë kohë, se kanë qenë kufijtë e mbyllur, por ju më tregutë paraprakisht që gjyshi edhe ka pasë lidhje me Shqipëri se ka hapë shkollë atje…

Teuta Hadri: Po, dy vjet ka punu. Dy vjet ka marrë paga prej Shqipërisë, prej qeverisë së Ahmet Zogut edhe ne i kemi pasë… baba jem e ka kry shkollën e mesme në Shkodër me Vasil Shanton. Kur kanë qenë në shkollë të mesme atëherë tregonte, “Vasil Shanton, Vujo Kushto”, që kanë pasë kontakte. Emin Duraku e ka kry gjithashtu në Shkodër. Dhe këta që ka lind ai komunizmi i asaj kohës të Luftës të Dytë janë, kanë qenë komunikim i madh me Shqipërinë. Edhe te ne, përveç asaj nga Shqipëria kanë nejtë në familjen tonë përpara edhe Oruçi familja. Ni mësuese nga Shqipëria që ka ardhë me hapë n’atë kohën e babës e të gjyshit edhe shkollat e tjera shqipe në Kosovë. Muhamet Oruçi ka nejtë në familje teme. Kështu që… mirëpo, ni lidhje shumë të madhe e kemi pasë.

Gjyshja jem me nanën e Asim Vokshit kanë qenë çikat e axhës. Kështu që, ne hallën Qazime… ajo çdo muj, dy-tre muj… nana i ka mbledhë plakat, i ka pru në shpi. Qazimen, nanën e Esat Hoxhës. I ka mbledhë krejt këto anëtaret e Luftës Nacional Çlirimtare. Nanat e tyne që ishin gra të veja kishin mbetë i mbledhte i bonte tubë. Ilmije Hoxhën, krejt ato, hallën teme. Krejt aty diskutohej për heroizmin e Luftës së Dytë Botërore. Qysh ka bo Ganimeti, çka ka bo Abedini, Emini, i kishin secila, i tregonin ato ngjarje. Kështu që, une si fëmi më pëlqente me i ngu këto edhe isha rritë në atë frymë. Dhe…

Anita Susuri: A ju kujtohet ndonjë ngjarje interesante prej Luftës të Dytë që i kanë tregu?

Teuta Hadri: Po. Halla ime tregonte si ka qenë t’u e qëndisë flamurin me Ganimeten, këtë, t’u bo qëndisje jo flamur, t’u qëndisë. Edhe janë mbledhë si çikat që janë shku shoqja te shoqja. Edhe ka ardhë edhe mas dy-tri dite kur halla ka ardhë s’ka mujtë m’u taku kanë shku edhe e kanë arrestu Ganimete Tërbeshin. Edhe tregonte edhe halla edhe nana në atë momentin kur e ka varë, nana jeme thotë, “Prej shpisë e kam pa, prej dyerve të shpisë”, se ka qenë ai vendi ku i kanë varë Tefik Çangën, Ganimeten, ka qenë në pazar. Edhe tha, “Kur e ngritën këta gjermontë”, tha, “ato konopat”, që i mbytën ata, “e kom pa edhe kur ka piskat”, thotë, “piskatshin ‘Poshtë fashizmi, poshtë fashizmi!”

Edhe e kom atë moment që i tregojshin edhe nana qysh e ka pa si fëmi, qysh e ka hapë derën, qysh i ka bërtitë baba i vet, “Mos se po të gjujnë prej atjehit”, se shumë afër ka qenë. Kemi pa t’u i varë me kamë. E këto i tregojshin. Mandena ni hallë e jemja ka qenë anëtare, qysh ka shpërnda trakte, celula, qysh ka bashkëpunu me Eminin, babën tem. I tregojshin ato të vetat.

Anita Susuri: Prej Shqipnisë ka pasë edhe shumë libra që kanë ardhë, që në Kosovë kanë qenë të ndalume. A keni lexu ato libra? Qysh kanë ardhë deri te dora juj?

Teuta Hadri: Po. Deri te dora jonë, për shembull, Bije Vokshi u ardhë, halla Bije, e ka pru ni vepër të Enverit apo të Partisë të Punës të Shqipërisë. Unë e kom pasë edhe ni dajë të dënum në Goli Otok, Faredin Hoxha, tri herë ka qenë i dënum politik në burgjet e Goli Otokut, ish Jugosllavisë. Ai osht’ dënu vetëm pse ka knu ni kangë shqipe nga Shqipëria, “Posta, Shoqe Posta”, ka qenë. Edhe aty osht’ burgosë ni herë, osht’ burgosë së dyti, osht’ burgosë së treti se ka qenë bash. Ky ka qenë, Qazime Vokshin bash hallë e ka pasë, ky daja. Dhe pse ishte i asaj familje… në atë familjen e Qazime Vokshi, Bije Vokshi u konë bijë e qasaj familje. Ajo e ka pasë ni pashaportë, dy shtetësi edhe nga koha e Jugosllavisë të Titos edhe nga koha e Enver Hoxhës me dalë edhe kur don.

Se në shtëpinë e Bije Vokshit në Shqipëri është themelu Shtëpia e Rinisë Antifashiste edhe Bija e ka pasë qat’ të drejtë se i ka kontribu me të madhe antifashizmit edhe iu ka mundësu dyshtetësia asaj. Bija sa herë ka ardhë prej atjehit ka pru revista, ka pru albumat e Shqipërisë. Unë për herë të parë në historinë e Partisë të Punës të Shqipërisë… edhe kanë qenë dy broshura të librit, “Yjet e pashuar”, ka qenë pjesa e parë edhe pjesa e dytë. I kom marrë prej familjes të Bije Vokshit. Ajo e ka lexu i ka dhanë dajës, daja na ka pru neve, babës, neve.

Ma vonë vllau ka fillu me… edhe vllau i madh [me studju] letërsinë edhe ai ka ra në literaturë me Isuf Gërvallën, me këta shokë në fakultet kur kanë qenë. Literaturë anti shtet, që shteti i merrke [i trajtojke si të tilla] se nuk janë. Ato ishin vepra shqiptare, po neve Jugosllavia dojke me na, me na zhdukë si popull dhe nuk lejonte ti me ditë historinë tane. Unë e maj mend edhe këtu ma kujtove, jemi konë në landën e historisë e bon kjo vaksina, lija, vaksina variola erdh në Gjakovë dashtën me na zhdukë neve si popull në Gjakovë, si qytetarë të Gjakovës. Pse ish përhapë variola? Për me shpëtu Jugosllavia, duhet me u bombardu Gjakova me bomba me edhe me u zhdukë ni popull i tanë në Gjakovë.

Ishte viti ‘72 atëherë, ‘72-‘73, qeveria Jugosllave e dha këtë parashikim me bo këta, dhe kur dëgjoi Shqipëria, koha e Enver Hoxhës, e ndëgjoi Enveri, Partia, ata murrën vendim që ekspertët e higjienës dhe mjekët sanitarë m’i dërgu ekipet e veta, se e panë që osht’ ni masë… se Gjakova ka qenë qyteti ma intelektual edhe i konvenojke Serbisë me zhdukë këtë qytetë që sjellte dije dhe kulturë në qytete tjera në Prishtinë, në Gjilan, e Pejë. Ka pasë Shkolla e Naltë Pedagogjike e mbushur me studenta të ardhur nga të gjitha viset e Kosovës edhe të Malit të Zi, që studionin në Shkollën e Naltë Pedagogjike, “Bajram Curri” më duket osht’ qujtë edhe dashtën me zhdukë.

Unë në atë kohë, krejt klasa ish smu prej vaksinave, na jepshin sikur tash që po tuten me marrë vaksinën. “Jo, dojnë me na mytë”, “Jo s’dojnë me na mytë”, “Jo vaksina na mytë”. Edhe na dhanë vaksinat, u smunë krejt klasa. Si nxasat e shkollës, do bojshin ma simulim mos me mësu me na lëshu. Edhe vjen profesori i historisë edhe këtu u konë interesant, jom përcjellë pak. Profesori i historisë e jep ni temë, ka qenë “Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë”, në pika detale, në detale e shkrume. “Partia e Punës së Shqipërisë u formu nga Enver Hoxha…” do pika.

Mirëpo, unë shkoj se i kisha edhe “Yjet e pashuara”, edhe “Formimi i Partisë”, libër që na kishte ardhë n’shpi e kisha msu atë kështu. Edhe, “Kush po çohet me tregu? Me u pytë?” Kërkush. “Jemi të smutë”, “A din dikush me tregu mësimin e fundit pra që kemi shpjegu”. Kur çohna unë e spjegoj (qeshë). Ka qenë ni profesor i historisë edhe e shpjegoj në detale. E përmendi jo veç Enver Hoxhën, Nako Spirrën, Mehmet Shehun, krejt anëtarët e byrosë politike unë ia permendi. Aty në libër të historisë nuk shkrujke, të Kosovës. Kur ai mbet profesori, pak ishte edhe kah pushteti, ia majke sistemit.

Ku e ke mësu ti këto? Kush ta ka shpjegu ty këto?” Thashë, “Me ni libër”, ai guximi rinor, “Me ni libër profesor”. “Çfarë libri?” “Me ni libër”. Ai babën tem shok, po me rryma të ndryshme. Ai kah Jugosllavia, ky kah Shqipëria. E dijke që baba jem Izeti e ka frymëzu edhe çikën. Edhe, “Ku e ke mësu? A bon me ma pru ti qat’ libër?” I thashë, “Shko lypja babës”. “Ti, ti me ma pru librin”. Edhe une… krejt klasa u çunë n’kamë bonë hajgare me profesorin. Edhe kjo ishte ajo që ai përcjellke, “Ku e ke marrë ti këtë libër?” Ish ni libër që kurrë s’kish ni as klasa as… e mbaj në mend që kjo ishte [një prej librave që e kishim] qysh në vitin ‘74-‘75. Na kishim burime, vishin.

Bije Vokshi ka pasë të lejume me dy-tri vepra të veta me i lexu ajo vet. Ajo ia jepke dikujna edhe materialet tjera që janë shkru. E ma vonë…

Anita Susuri: Si kanë udhëtu ata që kanë ardhë prej Shqipërisë?

Teuta Hadri: Ata janë ardhë me aeroplan, a me makina, me tren. Ajo prej Jugosllavisë e ka pasë të lejume me pasaportë. Si ka ardhë? Me autobusa, me… s’ka pasë autobus, por ndoshta me autobusat e ktyne që kanë ardhë, delegacionet të Beogradit. Ka ardhë ajo edhe me avion prej Beogradit në Gjakovë se u konë bijë e Gjakovës ka qenë, e ka pasë të lejume. Mirëpo, e ka pasë të lejume në çantën e vet m’i pasë dy-tre libra edhe i ka shpërnda materialet, iu ka dhanë njerëzve. Patriotët e kanë pasë, edhe Fadil Hoxha ka pasë kontakt me Bije Vokshin. Ka shku aty. Ka pasë momente kanë pasë edhe kritika edhe debate, mirëpo edhe ka pasë kontakte. Kanë marrë informacionet ata.

Anita Susuri: Më keni tregu që i keni edhe disa kujtime prej kohës të Rankoviçit kur kanë shku shumë Shqiptarë prej këtu. A ju kujtohet diçka?

Teuta Hadri: Po, më kujtohet edhe prej kohës të Rankoviçit ka qenë te, qysh i kanë pasë ata se nga Gjakova jom largu moti, i kanë marrë njerëzit nëpër shpija. U konë edhe ni kriminel aty, vendas, me emër që u përmenke, me çizme të gjakut, me çizme të gjakut ka hi edhe ia ka marrë. Hermo e ka pasë emrin [gruaja të cilit ia kanë marr djalin] Alilen… djalin Hermosë, dy djem i ka pasë. Ia ka marrë djalin e ri, ka marrë natën edhe e ka zhdukë, kërkush s’ka ditë kush osht’. Edhe ajo nana që s’tregonte se ka qenë në lagjen tonë në mahallë edhe shkojshim na si fëmi, “Qysh ta kanë marrë ty tezja Hermo djalin?” “E moj nanë, m’ka ardhë filani me këpucat e gjakut. Ia kom pa çizmet me gjak, e kom ditë që ka me ma zhdukë djalin”. Ne si fëmi, ajo ishte traumë për ne. Ia mori nanës djalin.

Knej unë kisha liri, menojsha që Jugosllavia osht’ e lirë, na jemi të lirë, jemi të barabartë. Popujt tjerë, në fakt qytetarët tonë i arrestonin, i burgosnin, natën hinin ata kriminelët. Ata normal që kanë pasë edhe dorën shqiptare që i kanë bo këto krime. Janë të njoftura. Shumë familje e kanë lshu Gjakovën, e kanë lshu Prizrenin. Miqtë e grusë të axhës tem sot jetojnë në Çekmexhe në Turqi. Tre vllaznitë s’i kanë shpëtua ata, pa i ni rrëfimet e tyre. Emra i përmendin agjentët e… që kanë hi m’i masakru në Prizren, t’u bo shpërnguljen masive të shqiptarëve. Osht’ kanë periudhë shumë e keqe.

Unë i nijsha vet si fëmi kur të folshin gratë, “Shuni mos folni se muri”, na folshim qysh e kanë mytë djalin e Hermosë, qysh e kanë marrë këta. Fëmi, kur lujshim cic-mic. “Shuni se muri ka vesh, po iu ninë”. Se vishin e arrestojshin babën, “Ku e ka ni fëmija këtë muhabet?” E ka qenë kohë e vështirë atëherë, kohë e krimit.

Anita Susuri: A i kanë përzgjedhë familjet që kanë qenë…

Teuta Hadri: Kundërshtarët e familjes. Po njerëzit e pushtetit kërkush s’i merr. Sikur tash, ata servilat e partisë kërkush s’i ngucë. Gjithmonë kanë qenë kundërshtarët e pushtetit, familjet patriotike janë zhdukë. Familjet dem baba dem me gjenezë familjare janë zhdukë. Janë zhdukë ato familje deri në temel. S’kanë lonë. A i kanë çmend nëpër tortura, janë zhdukë ato familje.

Anita Susuri: Ju shkollën fillore e keni kry në Gjakovë…

Teuta Hadri: Po.

Anita Susuri: Pastaj e keni vazhdu shkollën e mesme. Si e keni marrë drejtimin që keni shku?

Teuta Hadri: Po. Shkollën e mesme e kom marrë gjimnazin “Hajdar Dushi”. Në gjimnazin “Hajdar Dushi” kanë shku nxansat ma të mirë. Krejt pesshe kom qenë, nxanëse e shkëlqyeshme në shkollë edhe e kisha ni aspiratë për mjekësi. Për me marrë mjekësinë me gjimnaz je konë me poenta ma shumë, ma e fuqishme, ke pasë ni përparësi ma shumë m’u pranu në fakultet, në mjekësi. Edhe kom hi në gjimnazin “Hajdar Dushi” jom pranu. Aty e kom kry shkollën e mesme.

Kemi pasë në gjimnaz, vlen me përmend kur kemi pasë, që thashë, arsimtarja e gjuhës shqipe Nysrete Vula, kom respekt për to, se na shtinte në fakt na detyronte me msu. Ne “Bagëtinë e Bujqësinë” kur ka qenë ajo msusja e gjuhës shqipe i thojshim msuse, se na vajzat msuse profesoreshës [i kemi thënë]. Mësusja na ka detyru me msu kush ka mujtë “Bagëtinë e Bujqësinë” prej “O malet e Shqipërisë e ju lisat e gjatë…” deri n’fund e kemi msu përmendsh “Bagëtinë e Bujqësinë”. Edhe n’atë kohë kom lexu shumë se vllau im ka qenë student i letërsisë, absolvent i gjuhës shqipe dhe frymëzimin e literaturën e merrke. Kish kontakt me Isuf Gërvallën, vllaznit Pireva, këta që janë konë të dënum edhe binte, edhe vllau i madh binte literaturë.

Tani e kishim ma lehtë furnizimin me literaturë se edhe vllau me komunikime sjellte “Gjarpërinjtë e Gjakut”, të gjitha ato veprat që janë konë të ndalume të asaj kohe vinin edhe në mes edhe mes vllaut. Edhe kur, msusja e shqipes e kishte programin në shkollë të mesme. Unë nuk u mbështetsha në program po lexojsha ata, “Renesancën”, shekullit 14, 15. Ata librat e letërsisë, Franjo Bardhin, Filip Shirokën, jashtë literaturës, Gjon Buzukun gjithë këta shkrimtartë, e gjithë historianët çka kanë lonë gjurmë dhe vepra unë e zgjanojsha atë literaturën teme dhe… kom qenë nxanëse aty e shkëlqyeshme pesë e kom pasë në landën [e letërsisë].

Me mësusen shkojshim rival, “Unë e kom lexu këto”, “Unë ato”. Edhe mësusja ish e pregatitun. Ish niveli i pregatitun se ish vështirë edhe ajo me ni nxanës që kish lexu ma shumë. Edhe bonte pytje, “Ku i ke marrë ti këto?” “Po, Blerimi”, a din, vllau që ish në gjuhën shqipe. E në shkollë t’mesme kemi bo probleme, kemi bo probleme. Dhe filloi të vjen filmi shqiptar në Kosovë, “Debatik”, djemtë e bashkuar anëtarët e… osht’ ai filmi me fëmitë e vegjël.

Ne aty t’u i pa ata filma, “Toka jonë”. Mandej patëm lexu shumë literaturë. “Nora”, dulën dramat e para shqipe, “Halili e Hajria”, “Tradhëtia e mikut”, familjet ato, krejt na lanë gjurmë neve në frymëzimin tonë ideal. Edhe ardhja e filmit shqiptar nga Shqipëria, ardhja e literaturës, me lexu ti dramat e para shqipe ka qenë ni frymëzim, ni emocion, me krejt atë rininë që kish qef me lexu e që donte me lexu. Dhe them, këtu u frymëzum. Kishim fat të madh, kishim edhe dy profesor kanë qenë të dënuar politik, Sefedin, baba i ktij që lunë në “Familjen Moderne”, Sefedin Fetiu, Nëntorit, Nëntor Fetiut. Ka qenë baba i tij, ka qenë patriot, i dënum politik. Dhe na jepte ai gjuhën llatine.

Ai në vend të gjuhës llatine ai na na jepte “Bagëti Bujqësi”, “Gjeneral Mojsiun” edhe ka pasë qef, “Çu Teutë lexoje ‘Gjeneral Mojsiun’”. “Prapa hijës tande…” [citon fjalë nga vepra], tradhëtinë që ia kishte bo Skenderbeut. Edhe ne u çojshim si recital, “Prapa hijes tande…”, ai u knaqke. Ai ishte edhe ishte Fadil Rugova, na jipte psikologji edhe ai u konë person i përndjekur nga pushteti. Dhe na u frymëzum nga filmat shqiptarë. Frymëzim ishte që kishim edhe nga profesorët, ishte fakt po kishin ndiku në atë krijimin, revoltën tonë rinore edhe na fillumë me shkru parolla sikur ata. Bile, “Vdekje fashizmit, liri popullit”.

Mandej, këtë profesorin e historisë që m’vetke, ia bojshin këta, “Hail Hitler”, shokët e klasës. U bom krejt. Edhe ishim ni grup ma i ngushtë, nja katër-pesë vet që fillumë me shkru parolla. Mandej e kemi bo shpuzën me lloq {bën sikur gjuan} e fotografisë të Titos. U bo problem. Por gjakovarët kanë pasë vetëdije të lartë, nuk na murrën me na arrestu, por e shukatën me heshtje me politika, t’u na marrë prindët, bon kështu… na përjashtunë dy profesorët. Për ne ke vdekje edhe u ndalëm.

Nja dy vjet kemi vepru kështu me muret me… edhe kur na largunë profesorët, na morën babën e Nëntorit, Sefedin Fetiun, na ndijtëm ni peshë që nashta na jemi shkaktarët e kësaj që i detyrun m’i hjekë. Edhe mbetën pa punë, ndoshta shkaku jonë, nxitja jonë, veprimi jonë. Mandena, në shkollë të mesme (qeshë) e kam bo ni ekces. Ishte politik po që nuk u dënova se isha çika e Izet Hadrit, luftëtarit të Nacional Çlirimtares, këta me dënu. Mësusja e gjuhës shqipe, u shtyshim na me poezi kush ma shumë p’e din letërinë e popullit shqiptarë edhe ajo e shinte që kom lexu jashtë teme.

Kur p’e thotë… në hartim e kom pasë gjithmonë pesshe. Me gojë gjithmonë pesshe, e në hartim për me më nxitë ajo, e jom shumë e lumtur që m’ka nxitë, m’ka dhanë moral, tha, “S’ta lo pesshe”, tha, tha, “se ti gjithë p’e shkrun motivin patriotik”. Shkrujshim, për shembull ta jepke ni temë, unë patriotizëm, Skënderbeu… Tha, “P’e du ni motiv edhe kshtu pak erotikë”, a din, ndjenjat emocionale. Edhe kur na dha temën tha muni kështu, kështu. Thashë, “Çka osht’ tema? Subjekti i temës?” Tha, “Po qe njerëzit e mëdhej”, edhe ajo titull, “njerëzit e vegjël krijojnë vepra të mëdha”. Thashë, “A tregon çka? Ti po thu social, po m’thu që po shkrun patriotizëm, çka me bo?” Tha, “Munësh me marrë…” “Kond me marrë?” “Vaçe Zelën”. “Po a janë motiv social?” S’kishte. Kur p’e kalon edhe po thotë, “Mao Ce Duni”. Thashë. “Une ty…” edhe në veti s’po shprehna me atë gjuhën e flliqt temen. “O pa ta bo unë ty vet me ta bofsha, pa ta bo unë ty…’

Po shkruj për Enver Hoxhën (qeshë). Kuku në atë kohë me shkru ti për Enver Hoxhën në hartim, Qemajl Stafën, i përmenda të gjithë ata heronjë edhe në fund, “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë”, në fund të hartimit. E qendisa, shkrujsha bukur, për ni pesshe shkrujsha. Ka pasë që kanë shkru edhe ma mirë se une. Kur e ka marrë mësusja e gjuhës shqipe hartimin, e ka pa Enver Hoxhën, “Parti, Enver”. Kuku çka me bo? Kjo kur u ardhë mu ma bojke me boks në klasë, “Ta mshoj boks bam bum {onomatope} ta boj kështu, ta boj ashtu”, vike ma ngrehke veshin. Klasa nuk e dijke, përveç shoqes të bankës. Më tha, “Çka osht’ ka të bon mësusja?” Thashë, “Jo, kom shkru”. Se e pashë që mësusja u nxe nja tri ditë veç m’i ngrehke veshtë. I nxorra edhe asaj telashe. E disha.

Edhe kur m’ka ngreh kadale, “Hajde, jashtë!” Kur jom dalë jashtë klasës në ditën e tretë, aty u çova zhag t’u m’i ngreh veshtë. Kur m’ka mshu shkelma bam bum {onomatope}, jo me dhunë. Po, se i mshojke edhe djemve, u konë ni mësuse sportive kështu. Edhe tha, “Bre, majmun”, tha, “a din çka ke bo?” “Çka kom bo?” Tha, “E ke shkru veprën e Enver Hoxhës, me m’çu mu n’burg, babën tond, vllaun tond, krejt familjen. A je ti normal? Jom duftë”, tha, “krejt klasës me ia zhdukë hartimet”. Tash unë i shtina, si fëmi, i shtina nxansat e klasës, “Lypni hartimet”. T’u çu krejt klasa, s’e dishin çka kom shkru, i lypshin hartimet, “Msuse i dojmë hartimet”, “Unë notën dyshin e mbylli me hartim”. Kjo tash e dijke, “A ke folë dikund? A ke folë me dikond?” Thojsha, “Jo”. Edhe kështu e ka… garant drejtori e ka ditë, i ka zhdukë ato.

E pashë që kisha ni përcjellje ma kështu, ma u dallojke. Me më përjashtu prej shkollës, ku me më përjashtu, ku me më çu në Prishtinë. Kështu u hesht ajo edhe na hjekën qata profesorat, na i largunë nga puna. Edhe unë diqysh e ndjeva ni thymje që mos jemi ne shkaktarët e atyne, shkolla e mesme.

Anita Susuri: E përmendët që keni shkru parolla, çfarë parolla keni shkru?

Teuta Hadri: Parollat i kemi shkrujtë, “Lavdi”, “Vdekje fashizmit, liri popullit”, edhe, “Rrnoftë PPSH-ja”, ato i kemi pasë, se filmat në atë kohë, “Rrnoftë PPSH-ja”, “Rrnoftë Partia e Punës së Shqipërisë”. Ato i kemi mushë. Edhe drejtori ka ditë, i kanë fshi, i kanë ly, do i kanë…

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: Pastaj ju keni vazhdu me shkollimin e matutjeshëm në Prishtinë po besoj…

Teuta Hadri: Po.

Anita Susuri: Si ka qenë ardhja prej Gjakovës në Prishtinë? Domethonë, me u sistemu këtu në këtë qytet që ka qenë pak ma ndryshe se Gjakova, ni rreth pak ma i gjanë.

Teuta Hadri: Po ishte fat se unë vllaun tem edhe motrën tem i kisha studentë. Motrën në sociologji, veç kishin ardhë dhe kisha njohuni për Prishtinën, si ata punonin, si studionin. Edhe unë kom qenë fëmi në familje kështu i, tona dyrtë e hapuna që s’më kanë pengu kurgjo familja, qoftë me shokë, qoftë me ato. baba jem e ka pasë ni besim shumë të madh edhe ni, a din, kështu, te une. Edhe ajo mbështetja e babës te unë edhe ajo ka qenë forca që m’ka dhanë.

Kur jom ardhë në Prishtinë ishte… Gjakova ishte ni qytet me kultura tjera, Prishtina ishte me kultura… rash në kontakt me vajza që janë të mbylluna, me vajza që kishin ardhë me studiu po që nuk dilshin prej konvikti. Vetëm e kanë pasë fakultetin edhe konviktin. Une kisha ni jetë ma të lirë. Mandene e kisha hapje të horizontit, më interesonin ato familjet, se konvikti i mbledhë nga të gjitha rajonet e Kosovës fëmi të patriotëve, fëmi… edhe e hapa atë njohuninë tem. U njoftova me Xhevë Lladrovcin, jemi njoftu si studente edhe kishim lexu na Shotë Galicen atëherë.

Baba i Xhevë Lladrovcit e kish marrë edhe n’atë shpellën, eshnat e Azem… që ka qenë në Dragobi atje, ku ka qenë? Shpella e varret që ka ra Azem Bejta. E kanë qit’ mos me ra në dorë të serbëve, këta grupi i Shotë Galicës e luftëtarëve t’saj kanë vendosë në shpellë, në bazë të porosisë me gjujtë në shpellë, që armiku nuk e gjon. Kwta kanë bërtitë edhe mas vdekjes së Azemit që u vra, kanë bërtitë ushtarët e grupit të Shotës, “O pritne Azem Galicën”, a Azemi në fakt ka qenë i vdekun edhe i hudhun… edhe ka bo çmos pushteti me i nxonë eshnat e tij, me thanë që Azemin e kemi mytë.

Këta e kanë majtë, luftëtarët msheftw, se e kanë majtë moralin në popull. Edhe unë tash kisha ideal. Baba i Xhevë Lladrovcit i ka marrë, ai sportist ka qenë njeri që kërkush s’ka mujtë m’u zhytë me vite t’tana me ia nxjerrë eshnat, ai ka hi. Une e lidha qat’ kontakt me Xhevën. Kom kontakt me babën e Xhevës, foli, e kisha lexu librin qysh e ka nxjerrë qysh… edhe fillunë të hapen kontaktet. Xheva me familje patriotike të Drenicës, Shtimës, Lipjanit, familjet Berisha krejt këto na i kishim n’dorë. Fillumë se ishim të interesum, ish ni interes me i ditë familjet shqiptare. Kush janë ata? Kush luftojnë? Kush i ka fëmitë në burg? Të gjitha këto.

Shoqet e mia dilshin bojshin dyzen, dilshin në korzë, nëpër matineja [ndeja] shkojshin. Une, kjo ishte ai orientimi jem. Edhe bijmë në kontakt aty, bojmë grupe. Gjatë kohës së studimeve kemi pasë profesorat e Shqipnisë, na kanë dhanë gjuhën farmakollogjia, histollogjia, kemi pasë patollogjinë, Gojart Cergën që ardhja e tyne në Kosovë dhe spjegimi kanë qenë në nivel shumë të lartë. Kanë qenë profesora ndërkombëtarë që kanë dhanë mësim edhe në Spanjë, jo vetëm te na që janë konë marrëveshjet.

Sejdi Marjaka ka qenë ministër i arsimit dhe kulturës në Kosovë, ai ka bo me ni Selami Pulahën, ish edhe Tefta Camin, ministrat e kulturës të Shqipnisë kontratë me pru literaturë. Kanë nisë mandej literatura, filmi e këto, ansambletë shtetërore me ardhë në Kosovë. Ema Qazimi, Luani, sportistët, basketbolli, volejbollistët, Ela Tasa, ato krejt vinin në Kosovë, grupacione. Dhe ne e kemi pasë qëllim, s’jom konë e aktivizume, ka qenë kështu qëllimi jem dhe i shoqeve të mia, Teuta Bekteshi, Remzije Limani që na të mbledhim sa ma shumë studenta t’i presim këta. T’i kallxojmë që kemi tokën mëmë, kemi Kosovën, jemi popull ni bese, ni gjaku, ni trungu dhe u lidhshim me këta.

Mirëpo, pushteti na ndjeke, na burgoste edhe kish burgosë edhe shokë tanë, “Pse i shoqnoni ju profesorat e Shqipërisë në qytet? Pse ju me i shoqnu? E mani mësimin, mos m’i shoqnu”. I kishte marrë disa nga shokët tanë. I ka marrë në informata Mejremin, do, edhe na i shoqnonim me qëllim, me ra me pushtetin. “Ne i kemi tantë”. Sikur filmi që ka qenë i 1988-ës, Tefta Tashkon kur i shoqnunë që i arrestunë ata, qashtu edhe neve, disa i arrestojshin i lshojshin, çka me arrestu? P’i shoqnon ni këngëtar Gaço Çakon, Ema Qazimin edhe këto. Na i kemi bo këto organizimet me shoqet me shokët e fakultetit, me, kemi shoqëru profesora. Të gjitha ansamblet që kanë ardhë, na kemi dalë, ne i kemi shoqënu.

Mirëpo, ka qenë interesant ‘75-tën mbi pesë, si protestë ka qenë, ka qenë edhe Sabri Fejzullahu atëherë edhe jemi konë krejt të mbledhun me i përcjellë Ansamblin e Valleve të Shqipërisë të Televizionit Shqiptar. Edhe krejt ata që janë konë, me violinista, me bubnjara [baterist], me krejt në Kosovë na i bonim shoqëri edhe i përcjellnim me lula. Më kujtohet që edhe lulat kanë dalë prej atyhit i kanë çu edhe Enver Hoxhës në kongres. I ka marrë lulat e Kosovës, karanfilat. Janë dalë prej qatij tubimit 500 vetë qysh i kanë mbledhë edhe ka qenë ni lloj proteste edhe ajo. Qeveritare i thojshin mediat.

Ka qenë ni lloj proteste e heshtun e vogël aty, se i shoqnum na vllaznit tonë nga Shqipëria, këngëtarët. Kur vijke Zdravko Çolliqi, çfarë propaganda, pllakata nëpër… “Vjen Zdravko, vjen ky Kiço Sllavinaci, vjen ai…” u bonën… pse për tontë jo? Atëherë ne organizonim që ne ta bojmë madhështore pritjen e atyne dhe të jetë sa më e njoftun. U mbushin hallat sportive. Ka qenë moral shumë i lartë, krejt salla n’kamë me knu kangë shqipe. E kjo. Mandena në studime t’u i bo këto organizime, t’u u lidhë me shokë, Arsim Braha, kemi pa Ramë Sadikaj, kemi qenë mjekë, si grup i mjekëve, Ramadan Sopi, Hidajet Paçarizi, Zyp Baja, Binazi. Jemi konë ni grup i madh i lidhun mes veti.

Na e kemi organizu, mund të them ajo ka shku në heshtje, Sali Krasniqi, kirurgu që osht’, edhe me festu dhetë vjetorin e demostratave ‘68-ës. Qysh me festu atë? Kishte problem. Na e bom ni lloj maskimi se atë pak kush e ka ditë, tre-katër vetë. Teuta Bekteshi, Hasan Beketshi u burgos për qit’ demostratë. E organizum që s’i dojmë profesorat e Serbisë me na ardhë, po i dojmë prej Shqiprisë qysh po na bijnë. Me na ardhë edhe biokimia, pse na me dhanë… fakulteti, universiteti shqip e me na dhanë landën serbisht? Me na ardhë profesorat prej Beogradit me na majtë neve biokiminë. Ka qenë Rakiç, emri s’më kujtohet. Edhe me largu Rakiçin.

I bonëm, 500 studenta të mjekësisë kemi dalë prej Fakultetit të Mjekësisë të organizumë kolonë deri në rektorat. Në rektorat janë konë të caktum tre vetë, katër, kush folë. Folë Teuta Bekteshi, osht’ edhe anëtare ka qenë shoqe jona edhe anëtare e celulës mandej që e organizumë. Nga këto organizime kalum në organizime politike ma të thella ilegale. E Teuta e ka pasë fjalën, ka pasë Hasan Bekteshi edhe ni student tjetër. Hasanin e dënun. Nga qitu u përcjellë, mas disa ditësh e morën. Ai ka qenë prej Kërçove, e kanë dënu.

Mirëpo, kjo pjesëmarrje 500 studenta, grupi, viti i dytë, viti i tretë edhe na u bashkangjitën edhe studentat absolventa se i jepshin kahje se ish dhjetë vjetori i demostratave ‘68-shit. Ishte ni lloj feste, i jepshin kahje. Aty politikajt shqiptarë, Mahmut Bakalli edhe… se dojshin me kanalizu, m’i arrestu ma shumë kush osht’ ky grup. Ia dha kahjen tha, “Studentat e mjekësisë dulën në media, as thonin e tyne s’ka kush me prek. Janë studentat ma t’mirë, ajka e shoqnisë tonë intelektuale”. Edhe e hjeken profesorin Rakiç e prunë atë Avdyl, Avdyli ka qenë asistent në biokimi.

Kështu që, ka qenë protestë e parë e heshtun. Pushteti dike që prapa kësaj osht’ ni organizim i përgatitun, nuk i jepte… i ka përcjellë ndoshta disa figura tjera, dikush, Arsim Braha ma vonë o dënu i Prizrenit. E kështu që ka qenë dhetë vjetori.

Anita Susuri: E qat’ ditë, a ka pasë polici? A ka pasë naj organizim?

Teuta Hadri: Po, ka pasë, po ka pasë [policë] civilë ma shumë. Aty-ktu tre-katër policë te Grandi. Nuk kanë pasë me na rrethu, me na nxitë, se prej anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, atëherë Fadilit e Mahmutit e krejt këta ishin udhëheqësia gjakovare. Kish pjesëmarrje ma të madhe, kish edhe tjerë që nuk i dhanë kahje, dashtën me neutralizu edhe e neutralizun. Se ajo mandej merrte ni përmasë mandej, arrestime ma shumë, arrestime. Shkojke ai grupi dhetë-pesëmdhetë kush i ka bo këto organizime edhe po…

Nuk kanë qitë fort… ma vonë nuk e di anej mrapa veç deri te rektorati dy, tre policë, katër policë e u konë… i çunë përfaqësuesit e vet në rektorat. E morën fjalën, u konë ni Sali Maqedonsi, janë kanë do kështu. Nuk i dhanë kahje me ardhë figurat e mdhaja politike, “Çka po doni?” Kërkesat, “Me na hjekë profesorin”. Na në fakt e festum aty. Po kush osht’ patriot, kush don me… aty veç nisën me dalë në shesh figurat. Ju njifshim familjet, po kush don me sakrifiku? Veç fillunë me dalë shoktë tanë që janë kanë ma të përbetum, ma për ni sakrificë në të ardhmen.

Anita Susuri: ‘70…

Teuta Hadri: Para ‘81-tës kjo, ‘78-ës. Kjo ka qenë nëntor. Nëntor ‘78-ës, 28 nëntori i vitit 1978.

Anita Susuri: Atëherë jeni bo edhe pjesë e ilegales?

Teuta Hadri: Po, jemi bo edhe pjesë e ilegales. 1978 kemi hi në grupe ilegale. Kemi nisë… e pamë që osht’ ni forcë që osht’ ka buron në Kosovë, osht’ ni forcë e mbledhun me vite, dekada, ni forcë patriotike që vun kush me ngritë i pari atë flamur apo atë kushtrim. Dhe na veç u kyçëm me Teuta Bekteshin, studente e mjekësisë. Me krejt këtë grup i kemi pasë shokë tanë, shokë që kemi shpërnda literatura, kem pasë besim, i kemi dhanë literaturë. Se osht’ përgatitë për ni revoltë ma t’madhe popullore, për ni demostratë ma vonë qysh erdh ‘81-shja.

Nashta pak para kohe u mendu pak ma vonë, por rinia studentore, vrulli, përgatitja e grupeve ilegale, shtrimja, hapja, agjitatura jonë. Kemi pasë edhe na agjitaturën tonë. Si pushteti që bonte edhe na bonim kundër tyne. Mirëpo e bojshim na të maskum, se si të zbulojke ai ty ta ngjitke trrak {onomatope} të çojke në burg me vite tana. Dhe kjo ka qenë ‘78-a, ni moral para ‘81-shit që me këtë popull duhet me punu, duhet me vepru, po duhet edhe me sakrifiku.

A dhimbja ma e madhe për mu s’ka qenë jeta jeme, ndërpremja e fakultetit. Ajo ka qenë që mund të më thejke ndoshta shpirtërisht sikur të më arrestonin studente, ishte ni se… edhe… mirëpo e kom tejkalu se jemi përgatitë politikisht, ideologjikisht, fizikisht. Kemi bo kalitje, anëtarët e grupeve ilegale kemi pasë të gjitha këto kalitje. Mandej, kemi pasë na, kemi bo trajnim si i thojnë tash, trajnim, na i kemi thonë atëherë edukim. Une, për shembull, nuk kom mujtë me veshë farmerka në atë kohë. Pse? Ishte frymëzimi jonë me qenë me çdo aspekt anëtar i celulës tonë, i organizatës të gjitha tiparet të njerëzores. Jo thoj, shoqet tona s’kanë pasë të drejtë as thoj me majtë, me bo frizura me ngjyra me ato. Kanë qenë njerëz me tipare, me ato protokolet e organizatës.

Kemi pasë… i kemi luftu vetitë negative, pimjen, kemi pasë shoqe që pijshin tinëz cigare. U munojshim m’i luftu, m’i zhdukë, që në mesin tonë kur hin ti… e përgatitshim gjeneratën. Hin te fshatari, e man ni takim, ni mbledhje, qoftë ti me qenë, me thanë, “Kjo osht’, kjo osht’ vajzë… kjo pin duhon”. Kemi pasë edhe ksi raste, “Qasaj p’i beson a? Ajo s’e nalë cigaren prej gojës, mos i beso asaj”. E na krijonim njeriun e ri, njeriun për ni organizim në të ardhmen, njeriun për ni revolucion i kemi thanë shkurtë.

Anita Susuri: Ku i keni mbajtë ju takimet, për shembull, ku jeni mbledhë?

Teuta Hadri: Na, 1978 kemi bo betim, kemi formu grupin. Jo une, ka qenë Hasan Mala, anëtar, ai shefi i grupit, Hasan Mala na ka drejtu. Remzie Limani, Teuta edhe unë kemi bo ni celulë katërshe. Prej kësaj celule katërshe kemi formu treshet. Edhe çdonjëni prej anëtarëve ka formu celulat treshe. Ka shku si degët e pemës. Edhe qëllimi jonë ka qenë me shpërnda në krejt Kosovën frymën tonë, idealin tonë, luftën tonë në krejt Kosovën. Kemi arritë në shumë qytete. Gjakovën e kemi përfshi mirë. Gjakova ka qenë, po asnjo s’u dënu. Se kur jom dënu une, une asnjo s’e kom qit’ prej atyne. Edhe Pejën e kemi pasë nja dy grupe të ri, Gjilan kemi pasë ma shumë, Drenicën e kemi pasë dy grupe, Xheva edhe do vajza të Malishevës i kanë pasë ato celulat e veta. Po na anëtarët jemi përgatitë me literaturë, me ngritje ideologjike, me fizike.

Mirëpo, për me hi ti n’celulë, ti pa dhanë ti betimin, pa kry ni akcion nuk ke mujtë me hi ti në celulë. Ti je duftë me shkru ni parollë, ti je duftë me shpërnda ni trakt, ti je duft me shpërnda literaturë. Edhe kur i ke shpërnda ti këto, ti ke fitu besimin te une, se unë, ti aty ke mujtë me më qit’ mu. Dhe ne aty kemi kalitë, ia kemi hjekë frikën, kem pasë sukses. Se ndoshta me na pasë arrestu na kishin… ma vonë i arrestunë. Na e kemi kriju ni njeri të fortë që edhe nëse unë bi në burg, ai ka me vazhdu edhe kemi vazhdu. Ka ra Arsim Braha në atë kohë në burg, për shembull e ka vazhdu Teuta Bekteshi, kemi vazhdu na. Kur ka ra Teuta në burg e kom vazhdu une. Ka ra Naimi e ato ka vazhdu, a din, i kanë lanë njerztë e besueshëm.

Na kemi kriju fondin tonë përmes celulës studentore. Kemi qit’ pare çdo muj. E kemi furnizu grupin me bojë, ngjyrë. Kemi arritë me ble maqinë, kemi shkru në ‘81-shin trakte për 8 marsin që kurrë s’e ka zbulu pushteti kush i ka shkru ato trakte. Se na arresunë shoktë, i shkrum traktet që lëvizja vazhdon. Ajo shihet në shkrim, shkrimi jonë me ata në nivel ma… po u shike që vazhdon janë ato grupet e reja që vazhdojnë. Jemi konë krejt, kemi pasë ni qëllim me konë të përbetum. Para se me dhanë aty, kemi dhanë betimin na në emër të flamurit, Skenderbeut edhe figurave që neve na jepshin moral politik, qoftë Partisë së Shqipërisë, qoftë këtu, na kemi dhanë betim. Kemi dhanë ni betim që betohem deri në fund për lirinë e Kosovës, pa marrë parasysh… edhe tradhëtia dënohet ka qenë aty. Edhe atëherë u pranu anëtari.

Kemi vepru, prej ‘78-ës unë kom vepru. Gjashtë vjet nuk jom zbulu. Janë zbulu shoktë përpara, unë nuk jom zbulu me grupet tjera. Në ‘84-tën jom zbulu se kemi shpërnda, sa ma shumë i zgjerojshim anëtarët, t’i i hapshe degët, ti ishe person që kjo, ajo është ashtu. Dikush m’ka thanë gjakovare, “Jo shuj se kjo nuk është qashtu qysh po i shani gjakovarët”. Kanë luftu, mirëpo kanë dalë edhe kah ni element. “Osht’ patriote, osht’ kështu… në demostratë ka marrë…” A din, u zbulohshe.

E shpërndamë na me grupin, me celulën tonë, i kemi shpërnda traktet, kemi shpërnda trakte në Gjakovë, kemi shpërnda revistën “Liria”. Ajo ka qenë, revista “Liria” ka qenë revistë e organizatës tonë OLMPSH-së edhe ajo revistë janë shpërnda deri 25 [kopje] niherë edhe 30 niherë revista. Ajo qarkulloi në Kosovë edhe u zunë njerëzit t’u shpërnda. U zu edhe vepra titiste, ka qenë “Titizmi” i botum në Shqipëri që ka ardhë në rrugë ilegale. I kemi pasë lidhjet na, me kamiona (qeshë), që po don me ditë. Vishin kamionat me pru hekur, qyment. I formum ato lidhje kah pak. Edhe vishin na bishin literaturë, dilshin me kamiona e dishin venin edhe i marrshin qoftë në Gjakovë, qoftë…

Anita Susuri: Domethonë, kjo shkojke si degëzim…

Teuta Hadri: Degëzim, po, po, po.

Anita Susuri: Prej…

Teuta Hadri: Edhe prej Shqipërisë, e dishin venin qitu qe i nalshin kamionin e montojshin gumën, bojshin ato edhe na jepshin librat. Ata i bishin kah dy-tre libra, libër, literaturë. Kjo ishte ajo.

Anita Susuri: A ka qenë…

Teuta Hadri: E ma vonë organizata, kur kemi hi në organizatë tjerër burim kryesor e kemi pasë prej organizatës të Gjenevës. Hasan Mala ka qenë frymëzuesi kryesor i grupit, anëtar i joni se ka pasë ky lidhje drejt me qendrën edhe krejt literaturën që ka dalë, libri ma i ri ka qenë “Anglo-amerikanët” hala në Shqipëri s’u shpërnda, neve na prunën këtu. Kështu që, osht’ bo ni shpërndarje nga organizata, nga veprimtari Nuhi Berisha, Hasani, kanë qenë njerëzit që kanë furnizu me kofera. Shoktë tjerë që kanë qenë anëtarë, që ne s’i kemi ditë.

S’ka java që folëm me Hasan Malën që s’jemi mbledhë m’i ditë edhe ata që kanë punu anash që kanë mbetë, që ka pasë anëtarët e vetë. Unë s’i kom ditë, ky s’i ka ditë anëtarët e mi, veç me pseudonime. Se nëse bjen ti [në burg], e qet’ Teutën, une jom torturu edhe s’i kom qit’ se me pseudonime kanë qenë. Edhe ty me të nxonë t’u folë rrugës, ta bojmë këtë parollë, ta shkrujmë atje… na me pseudonime kemi qenë. Ganimeti, Lulja edhe unë jom nxonë me pseudonim Lulja.

Nëse e ka ni pushtuesi emrin tem “Lule, Lule” kur kemi ikë… na e kemi shkru qitu ni parollë me Teuta Bekteshi te Konviktet mes III-it, e II-it, t’u fillu prej aty Bregut të Diellit parolla deri ku përfundon dilshim na me ngjyra, kah ni metër bojë edhe ka ardhë policia i ka shkelë. Na t’u përfundu shkronjën “Kosova Republikë”, kanë ardhë kanë shkelë e kanë pa. Masi janë hypë iu kanë kujtu që shkelëm në parollë. Kjo, “Lule, ikë se na zunë”. Edhe najkush ka thanë, “E nimë ni emër Lule”, jo Teuta, a kupton? E kemi pasë krejt ato format e veprimtarisë tonë të organizimit deri në fund për liri. E thashë, pa e dhanë betimin ti nuk e ke pranu celulës. Mandej, na anëtartë e celulës rrallë i kemi marrë fëmitë e njerëzve të pushtetit. Megjithëse, ata na u bashkangjitën ma vonë, edhe fëmitë e tyne.

Kjo ishte ajo lufta që i futën degët tona edhe mrena pushtetit. Kanë pasë fëmitë njerëzve që babat në Sigurim të Shtetit kanë punu, kanë shkru parolla, kanë shpërnda fëmitë e tyne. Edhe jemi dënu ma vonë me qat’ grup të tyne, po i kanë letu ata ma vonë se s’kanë qenë me organizatën si na, me betim. Na i zgjedhnim familjet patriotike. Kemi zgjedhë familjen Vokshi, kemi zgjedhë familjet Malaj, nipat e Malajve, e dhondurtë. Krejt këto familjet ku kanë lidhje. Edhe aty ka mujtë me pasë agjentura, në mesin e tyne. Mirëpo, ne i kemi zgjedhë këto që dojnë me kontribu. E në grupin tonë, në celulën tonë na i kem pasë rregullat tona, protokollet tona. Edhe ka qenë si luftë, atë protokollin e mbledhun.

Ne në ato celulën tonë e kemi organizu n’atë formë që edhe m’u pregatitë edhe me armë, se ne kemi me shkru parollë. Mund të qëllojnë njerëzit e pushtetit, mund të qëllon polici. Ki me gjujtë me armë, që nëse ai të gjun ty edhe ti me gjujtë. Jo me vra, por në fund të fundit luftë. Aty nuk u dike, ja më mytë ai mu, ja… dhe kemi organizu anëtarët tonë. Fondin e kemi pasë që i kemi furnizu për shkrimin e parollave. Kemi pasë mbledhje, takime. Takimet i kemi majtë çdo tri javë. Kemi pasë edhe aty diciplinë, në kohë të caktume, “Nëse nuk dal në orën 7:00, dije se jom arrestu”. S’ka pasë aty nana, baba i smutë më vdiq axha, tezja, halla. Na jemi konë strikt, oraret se t’ka kushtu me jetën e shokut.

Siç tani udhëheqësit tanë, Hasani e këta, “Duhet kohën me respektu se aty kushton me jetë shoku. O t’u të përgju armiku”. E kemi pasë ni rezervë dhetë minuta ose kemi dalë e kemi pa terenin përpara mos të jemi të rrethekum, ndojkush ka tradhëtu naj anëtarë ose deri në dhetë minuta ti nëse s’del në kohën e caktume ai ka me u sjellë tjera kah edhe me ardhë edhe niherë me vëzhgu terenin. Edhe ka ndodhë që dhetë minuta për shkak të dyshimit që po na përcjellë dikush, masi kemi ndrru rrugë na ka shku ma gat. Edhe aty kanë qenë rregulla, i kemi mbajtë këto rregulla çdo anëtar, çdo… une për veti. Dikush ka ra prej shokëve [në burg], se u zonë në veprimtari, nashta kanë qenë ma të paorganizum, ndoshta fati. Nuk muj me thanë që ka qenë anëtar i ri e ka ra.

Na ranë neve, na burgosën shoqet. Teuta Bekteshin e burgosen në veprimtari. Ajo niherë osht’ burgos me Arsim Brahën, kanë bo 40 ditë burg, e kanë torturu. Ju ka zonë revista “Liria” dikujt që e kemi shpërnda dhe, “Ku e ki marrë?” Ka ardhë deri te Teuta. Edhe u arrestunë ata, 40 ditë. Këto e kanë gjetë në konvikt. Qashtu jemi konë të pregatitun që i kemi duru torturat. Jemi mbështetë në ni pikë në konvikt edhe e lshunë se u gjetë revista në konvikt. Unë thashë, “Kush e gjeti në konvikt? Kush e shpërndau?” Edhe e arresun. Ishte dhimbje e madhe m’u arrestu shoqja. Pritshim që po arrestohemi edhe na, po ajo qëndroi, dul prej burgut, e priti 40. Na kemi vazhdu veprimtarinë tonë përsëri në shpërndarje. “Nuk osht’ Teuta, por janë anëtartë tjerë që po shpërndajnë revistën, nuk osht’ kjo”.

Edhe kështu kemi vepru deri sa u pjekën kushtet e demostratat e ‘81-shës aty. E ramja e Teutes në burg ka qenë edhe humbje edhe dhimbje për ne, se u cungu pak, u ndal ajo puna e veprimit nja dy-tri javë, ni muj lëvizja mos jemi në përcjellje, mos jemi… po kur dul ajo nga burgu, ne prapë e vazhdum. Prapë nuk u thy, me gjithë torturat, prapë e vazhdoi përsëri veprimin e saj. Kemi vepru vazhdimisht në ngritjen ideologjike, i thojshim na, në vetëdijësimin e masave për ni rrezistencë kundër Jugosllavisë. Kemi bo luftë me literatura me këto edhe deri te ni protestë e madhe siç rrjedhën ngjarjet e vitit 1981.

Anita Susuri: Qysh ka ardhë deri te organizimi edhe deri te plasja qat’ ditë domethonë…

Teuta Hadri: Ju jeni gjenerata të reja, osht’ vështirë, e dijnë vetëm pushtetarët, veç m’u hapë ni fjalë që u konë ni tension që do të shpërthen, domethonë osht’ parapa me 7 mars ni grup ta bojnë po s’ndodhi se s’u mbledhëm. Jo që tradhëtun po forma e organizimit me 7 mars, ditën e msusit, nuk ke deri te ajo ditë se pritnim që na vijnë liderët partiak, të udhëheqin. Na nisim, mandej vijnë. Edhe ajo nuk u bo. U tërhek njoni, jo ka dyshime, jo s’ka dyshime, jo p’e arrestojnë njanin, jo… mbet ajo 7 marsi, ish tensioni.

Na vajzat aktiviste që kemi qenë, Xhevë Lladrovci, Lumnije Musa e Gjakovës, Lumnija ka qenë shoqe me Xhevën kanë pasë ni celulë, por jo në betim. Betimin s’e ka dhanë Xheva para anëtarëve. E Xheva s’e ka ditë që unë, e ka ditë që kom lidhje me Lumninë, por jo që jom e kyçme. Edhe Lumja i murrë direktivat prej bazës, prej grupit te na, une dikund tjetër edhe kemi fillu me shkru parolla. Kemi bo ni organizim në konvikt me karminat e… me nxitë studentët. Çka na s’e dishim çka janë, çka mujnë me kontribu në ni organizatë, në ni shpërthim të mavonshëm të demostratave. E Lumja ka organizu me mu në Konviktin II, Remzi Limani me shoqe të veta anëtare që pranojke për me u thy me dhanë betimin në I-sh edhe Xheva ka shku në II-sh edhe kanë shkru parolla.

E kemi shkru aty në parolla që kemi pasë frymëzime të kalumet, “Rrnoftë Partia e Shqipërisë”, qito kanë qenë ato. Nuk na kanë arrestu. Synimi ishte djemtë, synimi ishte kah djemtë jo kah ata. Edhe lindën ato tensionet, “Jo po arrestojnë, jo s’po arrestojnë”. Kanë qenë këto. Mandena, demostratat s’ka mujtë me thanë ti, “Po organizoj une”, as vllau s’ka mujtë me ditë, as familja, as baba se vjen arrestohesh edhe e kishim pasë përgatitë. Për shkak të dhimbjes baba jem thotë, “E murrë në qafë filonja Teutë Bekteshi”, ose i Teutës, “E murrë n’qafë Teuta Hadri, a kupton?” I kemi rujtë edhe familjet edhe pse i kemi bo gati edhe antartë tonë. Mirëpo, në momente kyçe vike dhimbja dhe ti dekonspirohesh. I thojshim dekonspirim.

E kemi rujtë dekonspirimin. Këtu qaq shumë osht’ punu gjatë kohës së demostratave në popull që as na s’kemi ditë me grupe me prapagandën tonë që… edhe osht’ pregatitë edhe pushteti e ka ditë dy-tri ditë që ka me shpërthy diçka, në tension osht’. Po shpërthen me agjenturat e veta, nuk kanë arritë. Ka pasë në moment ni zjarr me shpërthy, m’u nxitë ajo edhe me shpërthy [një demonstratë] masive. Por, organizuesi nuk ka mujtë asniherë të paraqitet, se ish në organizim që ish peshë e madhe politike, ish shumë peshë politike m’i marrë ato përgjegjësi. Kur ka shpërthy 11 marsi, me 7:15 në 7:15 në konvikt ka shpërthy, në menzën e studentave.

Menza e studentave ka qenë e mbushun me anëtarë të celulave. Na i dishim, po nuk i thojshim që p’e di që je anëtar, a kupton? E kem ditë se ni lidhje, ni literaturë, për shembull mu Remzie Limani më thojke, “Shemsi Syla osht’ tu lexu, osht’ anëtar po me ni grup tjetër”, ose, “Avdullah Tahiri osht’ anëtar i joni”, se kjo Remzia ka qenë e Gjilanit. Na i dishim po as na s’dojshim me u paraqitë, se ai le të vepron me veprimtarinë e vet, se mos të ketë nesër me dalë ai me u burgosë mos t’më qet mu. Secili ato degët e veta. Dhe ajo ka qenë e mbushme.

Aty ka qenë, kur ka shpërthy, ka qenë Bahria, shoqe, cimere e Xhevë Lladrovcit. Aty u shkëmby në dhomën e Xhevës ajo që do të shpërthen e do… kjo e ka gjujtë këtë tabakun e para, atëherë na të gjithë kemi mbetë veç me brohoritë, me ia ndihmu asaj. Avdullah Tahiri u konë mandej aty. Ka kcy Avdullahu e kështu ka qenë, ka shku ngjarja e ‘81-shit në menzën e studentave. Ne aty në mensë të studentave e kemi shfrytëzu, Lëvizja Ilegale me anëtartë tonë, e kemi shfrytëzu kur ka ma shumë përmasë ni ngjarje e tillë, sportin.

Ka lujtë Partizani Zvezda e Beogradit edhe studentat pykë, djemtë kishin qef me pa sportin. Aty nisën m’u shty çikat e djemtë, t’u provoku njani fillim të hyrjes, tjetri në fillim të rendit edhe kemi nxitë, jemi rrxu t’u shty, jemi çu. U gjujtë anej tabaku, jemi rrxu na knena në kolonë, shtyj. Shtymja u konë e nxitme me qëllim. Ka pasë djalë që e ka picku ni femër me pickatë aty, a din ka picku edhe u kriju ajo atmosferë. Edhe e krijoi ai daja atë atmosferë edhe shpërthej ajo. Kur shpërthej na rrethekun, na erdhën forcat policore edhe pse menza i ka pasë agjentet e veta të sigurimit msheft që kanë punu në konvikt. Na rrethekun, u rrethekum me njerëzit e UDB-ës.

Unë i ngjifsha, vet kom qenë kryetare e Konviktit II. Ngjifsha figura që vishin atëherë bonin propagandë shtetit. Po ka qenë 1 prilli, s’dojshin me dalë me bo akcionin e 1 prillit, akcionin e pastrimit të konvikteve, oborreve, po me refuzu qita se vinte nën flamurin e Serbisë, Jugosllavisë me organizu. U konë ideja organizonim, donim me thy kta, 1 prilli. Në mars krisi demostrata. Edhe vinin, ne i ngjifshim ata që vinin me stimulu rininë me dalë, me bo. Janë edhe do figura që bohen këtu analista, do që e përkrahnin pushtetin.

Aty ka shpërthy, jemi rretheku. Kom arritë unë me ikë prej asaj turme edhe me ardhë në dhomë e m’i mbledhë vajzat e dhomës, vajzat e konvikteve me ju thonë, “Ngani me u bashkangjitë me studenta, ngani studentat po protestojnë”. Kanë qenë do gjakovare të Hoxhës, Vjollca Hoxha me shoqet e veta m’u ka bashkangjitë. Ni vajzë e bukur që i dha frymë asaj demostrate. Kur hini ajo me ato farmerka, me atë trup me shoqet e saj, me shokë edhe ajo u bashkangjitë. Nisën truqe-truqe [grupe-grupe] studentat kur kanë ni britmën tonë, thymjet e xhamave u bashkangjitën në kolonë, asaj turme. Edhe kemi dalë.

Kur une kom ardhë i kom mbledhë knej konviktit vajzat me ju bashkangjitë vajzat, djemtë, çka kemi njoftë, janë ardhë janë bashkangjitë. Kanë dalë ata te menza, grupi që kanë nejtë aty, Avdullahu e Bahria kanë dalë përballë mensës. Iu kemi bashkangjitë aty. Bashkangjitja jonë i dha edhe ni moral. Po ndërkohë sa i kemi mbledhë, të rrethekum na me forcat policore, me… ka nisë niherë policia, ka nisë me lshu makina, se t’u rritë numri studentave, t’u na bashkangjitë qytetartë prej mensës e u mbyll rruga.

Ata s’donin me rritë numrin, donin me shpërnda, qarkullonin rrugën me makina, me Fiqe me ‘91-sh i kemi thanë “Zastavës” jugosllave atje makinave me shpërthy atë kolonën. Mandej ia nisën me lshu autobusa, njerëzit e vet, njerëz që i kanë pasë agjentura. I kanë pasë njerëzit e vet nëpër “Kosova Transa”, m’i lshu ato, jo me na shkelë neve po me na shti presioni i atuobusave rend ni, dy, ni autobus mandej u bonë dy, tre. Na ni e lshumë. Kur kemi nisë m’i përmbysë makinat, të gjithë u çunë studentat m’i rrxu edhe nis me u mbyllë rruga.

Mandej, vërshime, u mbledh populli, u mbledhën prej banesave. Na u bashkangjitën, aty kemi nejt, muj me thanë nja 45 minuta, nji orë kangë. Niherë kanë qenë kushtet sociale edhe aty janë konë me qëllim, “Duam bukë, duam bukë, bukë, kushte ma të mira”. Edhe me na arrestu, me më arrestu mu kemë në strumbullar aty, “Une kushte dashta, dashta bukë, dashta…”. Kur kemi ardhë prej konviktit u bo ni turmë e madhe, ishim të bindur, ishin të bindur që u bashkangjitën masat shumë. U bo ni turmë 500 vetë. Dikush e dha ni fjalë, e dha ni urdhër, “Shpejt drejt të shkojmë te kuvendi”, prej shokëve aty. Ka shpërthy turma, ka shku kah kuvendi.

Agjenturat na kishin rretheku. I kishin thirrë edhe profesorat tonë, edukues, rreth kolonës. Menzi na nxerrshin studentat me marrë informatë kush, si ndodhi? Kush p’e organizon? Krejt këto fjalë i kishim. Edhe kur ni profesor, ka qenë ni Muhamet Bica, edhe dikush tjetër që e shoqëronin kolonën edhe, “Keni kujdes, keni kujdes!” Na lshunë fjalën se shoki jonë kish lidhje familjre. “Keni kujdes se jeni në përcjellje. Neve na kanë thirrë profesorat me zor me dalë me iu shoqnu juve. Mos na merrni…” se na ju thojshim, “Kush s’bashkohet osht’ tradhëtar”, profesorave (qeshë). Ata e ninë vetën keq.

Edhe e thirrin Ramën, ni shok tonin, Ramën, edhe i thanë, “Kështu kështu kështu, na jemi dalë me forcë të pushtetit m’i shoqnu studentat. Nuk jemi pjesë e qeverisë as pjesë e atyne pushtetarëve”. Edhe kemi ardhë deri te Kuvendi i Kosovës ku osht’ sot. Aty kemi… deri qaty kemi qenë me parolla “Duam kushte, duam bukë, duam kushte”. Na shpresum që ky ishte interesi i të gjithë Kosovës, jo veç i studentave, që del dikush prej të mdhajve që e kemi lidhjen në qeveri. Dyshonin që organizata i ka lidhjet edhe në qeveri. Ishte ajo bindja që dikush del, Mahmut Bakalli, a del dikush na udhëheq neve, studentave edhe, “Ha urdhno, vazhdoje”.

Pat’ zor sa m’u nisë, vazhdoje ti. Ata nuk na u bashkangjitën. “Bashkohuni me ne, bashkohuni me ne”, mandej e nisëm, “Kush s’bashkohet osht’ tradhëtar”, “Posht tradhëtia”, “Kosova mbetet e jona”. Ata s’u bashkangjitën. Jemi ardhë kemi vazhdu deri te komuna edhe aty kemi brohoritë parulla. Të rrethekum në tona antë kemi qenë me forca policore, me… të veshun, të përgatitun sigurimi.

Anita Susuri: A ka pasë, po m’duket që kanë qenë politikanët që kanë kërku me u shu protesta…

Teuta Hadri: Po, ata nuk na u kanë bashkangjitë. E lypshim na Fadil Hoxhën, “Dil, Fadil”, me emra, “dilni”. Ata rrinin aty në dritare. A din, nuk e qitshin krytë, po e dishim. Se Fadil Hoxha qat’ ditë ka qenë në Beograd edhe ka ardhë shpejt me avion. Ka ardhë edhe u dëgju në turmë, se i merrshim fjaltë, i kishim njerëzit e pushtetit që i kishin të dajave, tezeve, hallave. Edhe hishin ata në turma, “Çka po boni?” Edhe ka ardhë Fadil Hoxha, special na erdh lajmi që paska ardhë Fadili prej Beogradit m’i nalë. Edhe shpresum që del, por ai nuk dul, nuk dul. Atëherë, ne u zhgënjym. Dy orë edhe u kthym përsëri të zhgënjym qashtu t’u shpresu që del dikush edhe udhëheq këtë. Mendojshim qeveritarë, qata që ishim që menojshim.

Edhe jemi ardhë përsëri te konvikti, te menza e studentave. Me marrë fjalën, kush me marrë fjalën? U çumë, kemi qenë shumë studenta të mjekësisë aty edhe Deliha Gjocaj i pari u ngrit. Por, ai i lypi njerëzit e pushtetit. Hajde tash, ata s’tu bashkangjitën, ky e lypke Pajazit Nushin, “Une kërkoj…” Na kemi marrë, “Rri se s’je ti me marrë këtë fjalë”, e kemi hekë atë edhe Ali Lajçin e kemi pasë ngat. Ali Lajçi ka qenë nga nji familje patriotike me atë emblemën si Abdyl Frashëri edhe kisha bindjen se edhe ky osht’ njëri prej… se ka qenë ni organizatë ilegale, ni shoqe që tha, po s’e kom ditë që e udhëheqë, po ky dike me folë e folke aty.

Kur e pam në turmë që ka shprehje të mira ia kemi ngjitë, “Çu, ti!” “Jo, se unë s’jom përgatitë”, “Shumë mirë p’e din me folë”. Edhe e kemi marrë në ni trafo stacion të rrymës e kemi hypë si në binë. Alia e majti, majti ni fjalë. Pak i dha zjerm edhe demostratat… kemi lypë udhëheqësa edhe aty s’na ka ardhë Pajaziti, as qaty. Tek masi kanë shpërthy forcat policore, fillunë me na shpërnda, na nuk u shpërndajshim. Atëherë me gaz lotsjellsa gjujtën mbi ne, u përgjakëm, u plagos ni shok i mjekësisë. Tash osht’, Ukshin Ismaili, punon, drejtor osht’ në Spitalin Rajonal të Gjilanit. U plagos Ukshini, u plagosën shumë shokë tonë, po ky ma shumë u plagos [u bo] për me shku në spital.

Na disa i mjekum plagët që jemi konë studenta të mjekësisë edhe arritëm me shpërthy me hi kah Bregu i Diellit edhe kemi ardhë, jonë mbledhë. Ata janë mbledhë studentat, mandej u shpërndamë. Krejt agjentura erdh me kqyrë gaz, Flakadanin e Lirisë e kallën deri në 5:00 nejtën këta që dojshin me këndu, me… na të lëvizjes çka ishim të ilegalës veç shpërndaj, nuk osht’ tash reni jonë… procesi u kry, u bo i kemi kqyrë prej konvikteve qysh po shkon, kush po arrestohet. Tanë natën s’i kanë ngucë.

Të nesrit në mëngjes kanë fillu atëherë me dyshimet në konvikte, unë i nijsha se isha n’turmë aty, me arrestu, me bo… po shkojke në mënyrën ma të msheftë, nuk arritën m’i zbulu emrat kond dojnë me arrestu. E disha që pjesë mund t’jem edhe unë aty, po ish fat që nuk nejta te Flakadani i Lirisë se ndoshta me pasë nejtë aty, isha asi. Po ishim shpërnda, kishim qëllu rasisht. Kjo u shpërnda. Aty janë mbledhë Gani Koci, kanë knu. Edhe kta kolonën e flakadanit që ishin rrethu, ishin ulë si sofër e kishin bo aty, zjermi, edhe këta janë kanë në tona antë të përcjellun. Se unë i dijsha agjenturat, i njifsha kush po i përcjellë, kush.

Kanë fillu të nesërmen mandena me dyshimet, mbledhjen e informatave kush osht’ ai person, kush. Ali Lajçin janë përgatitë tri-katër ditë me arrestu, po Alia u rujke, e rujshin shoktë. Ata nuk e lijshin me ra në dorë të ktyne. Kanë ardhë edhe njerëzit e Sigurimit msheft, por kanë vnu brikada këta studentat me kreveta i kanë mbyllë dyrtë, nuk i kanë lonë [me hi] pa rezistencë. Ata hishin me forcë, por pa rezistencë jo. Kanë mendu se e marrin, e marrin edhe e çojnë. Këta s’e kanë dorëzu. Bajram Kosumi, Ali Lajçi, këta e kanë formu masnej ni grup në konviktin V. Janë kanë ni grup prej disa protestuesve kyç. I kanë formu pikat, pikat çka kanë me folë para pushtetarëve edhe kërkesat.

Këta nuk i realizojshin kërkesat edhe e kanë organizu, “Nëse nuk na realizojnë po veç dojnë me na arrestu, s’ka arrestime pa plotësime të kushteve”. E studentat janë bo grusht në konvikt, nuk i kanë lonë me hi. Atëherë kemi shpërthy me 26 marsin. 26 marsi ka qenë ma i organizum, në përmasa ma të mëdhaja, veç u msum me 11-shin [mars], veç u msum me fishekzjarre, gazlotues e ato çka na gjujshin. U msum me dhunë, me palica [Srb.: shkop], na kishin ra palicat me 11-shin po s’e kishim, s’na u doke asgja ajo. Qysh na ka zanë turma t’u ikë e t’u na rrxu e… edhe Bajram Kosumi me 26 e majti fjalën, e majtën edhe do studenta, i lexunë do pika. Aty ka ardhë, atëherë ka ardhë Sanije Hyseni, ka qenë Nuhi Bashota, Azem Vllasi kanë qenë figurat ma politike, shqiptare të mbledhun m’i qetësu dhe m’i shpërnda studentat.

Hallin ma të madh e kishin se ish shtafeta e Titos. Na qëllimi jonë ish me rrxu shtafetën, mos me lonë me hi në Kosovë. Kjo u konë ajo kriza ma e madhe që ata e dishin edhe na e dishim. Dhe ata nuk na i realizun kërkesat, se me na i pasë realizu ndoshta ish shukatë. Ndoshta, besoj, megjithëse ish elektrizu masa. Edhe nuk i realizun kërkesat, shpërthej revolta aty e madhe, dhe ajo revoltë ia msyni me shku kah Ulpiana me dalë kah vinte shtafeta. Po ata na kishin pasë… na s’e kemi ditë që jemi rretheku. Krejt mrapa konvikteve kah kjo rruga në Ulpianë, pazari, kah rrethi, fontana, të rrethekum me kerre, makina policore, ushtarake, me policë, specialca prej të gjitha republikave. Mbledhë prej Maqedonisë e i nijshim t’u folë.

Kur kemi thy na atë kordonin dhe kanë qenë do si parmak që e ndanin si hekura të rrumbullakët e ndanin rrugën. Kemi kapërcy aty dikush u rrxu, me shpërthy te shtafeta. Aty kanë fillu gjujtjet masive nga policë, me armë, me… kanë krisë. Ne i merrshim këto fishekzjarret që na gjujshin në turmë, ajo të mytke. Edhe i merrshim fishekzjarret me fishekzjarre i merrshim, i gjujshim, i kthejshim atyne. Po kemi pasë premje, i kanë këputë gishtat. Kush nuk e arrinte atë shpejtësinë e premjes, iu kputshin gishtat. Ka qenë ni revoltë ballë për ballë për herë të parë me forcat policore.

Ni student ka pasë flamurin kuq e zi i printe asaj, dhe kur kanë rrxu studentin ka vrapu Trëndelina Labërishti edhe ajo osht’ e dënume politike, e burgosun tri vite nga Maqedonia. Ia ka kapë studentit, se n’atë moment s’shkonte, a din, dikujt i shkon menja dikujt me kap flamurin. E ka kapë Trëndelina flamurin edhe Trëndelina, “Mos të bjen vllazën flamuri në dorë të policisë”, edhe u ngritë. Mirëpo, policia iu ka gjujtë Trëndelinës, ajo u pshtjellë me flamur për mos me dorëzu flamurin. Kemi kapë e kemi zbërthy na, ajo, unë s’e kom njoftë në atë kohë po mandej jemi bo shoqe të idealit. Edhe e kemi hekë flamurin, e kom marrë, n’qatë moment e kom marrë edhe unë flamurin edhe s’mujsha edhe me çu se ka qenë bajagi i randë nja pesë, gjashtë, dhetë metra. Ka pasë edhe atë shtyllen e drunit u dufke forcë me valu.

Erdh ni djalë e murrë tha, “Ama mu te çoj ma lartë”, edhe e murrë ni student. Aty na ndjeke policia, flamurin s’dojshim me ra në dorë [të policisë], por me valu. Dhe jemi ardhë prej konviktit te salla sportive. T’u ngjitë te salla sportive, ishin shumë emocionuese që i ka dhanë zjerm asaj pjesës kur policia gjuente mbi ne, punëtorët e Ramiz Sadikut e ndërtonin Konviktin V-shin në atë kohë dhe ishin në përfundim. Ata ishin nalë, kur po i shoh tonë ajo fuqi punëtore me dhjetra. Ju thashë, “Çka po kqyrni ju vllazën, pse s’po na bashkangjitni? Na për ju, për të drejta të jujat po luftojmë. A i shihni motrat si po masakron pushteti?” Ata kanë gju çekiçat, u emocionun, e lanë punën na u bashkangjitën neve. Ka qenë ni ndjenjë që kurrë… nime ma madhështorja, kur klasa punëtore i la, u bashkangjitë me studentat.

Kem shku te salla sportive, me flamur kem mbledhë. Ata nuk na u msyn mo, po ishin te konviktet policia. Ishin gati me gjujtë kur t’ju japnin urdhërat, na kem vazhdu aty deri në mramje. Në mramje u lodhëm, u kry procesi. Jemi kthy te dhoma. Në momentin kur jemi kthy nëpër dhoma, kur kanë nisë specialsat, policia na kanë nxjerrë me dhunën ma brutale prej konvikteve. Vajzave ju mshonin në bark “Nećes da rodiš albanca” [srb.: Nuk do të lindësh shqiptarë]. Nëpër bark i rrehshin. Ni çift të bukur, që edhe sot e atë ditë s’e di… e kanë kap çikën për floksh, djalin s’e di, i mshojshin kësaj edhe i futën nëpër pisgavera i çojshin në polici.

As nuk dijmë a janë konë gjallë, a janë a, nuk e dijmë kush ka qenë as… ka qenë ni hata e madhe e dhunës ndaj studentave edhe studenteve. Na nxorrën nga dhoma edhe i qitën… une nuk zbrita, isha në dhomën tem. Të gjitha dhomat i kontrollun. I kom pasë nja shtatë djem studenta të futun në dhomë t’u i mshefë edhe dy vajzat kojshi dhomës tonë në dhomë teme. Edhe erdhën deri te dhoma jeme, kur kanë ardhë aty p’i thotë, nifarë, Sahit e ka pasë emrin, ai e ditke që jam aktive, “Këtu osht’ kryetarja jonë, dhoma kryetarës, këtu mos theni se dhoma kryetarës”.

Na ishim terë, shtatë djem me ti nxanë ty në dhomë t’i merrke edhe si organizatorë edhe çkado që u zu grupa. Ai [sistemi] e montojke. Edhe nuk hinën te na. Na lëvizjen ma të voglën na nishin edhe e thjeshin derën. Krejt dyrtë i thynë edhe derën tonë fati nuk e thynë edhe dulën ata. Dulëm na, s’nejtëm apet, me pa çka o ka bohet, krejt heshtje konvikti. Dhunë, dhunë, mandej ra heshtja. Krejt dhomat e thyme. Kom dalë zbraztë, dulëm na që e kishim dhomën me ballkon me kqyrë ngadale me perde, kështu kadalë poshtë. E kishin qit’ i fotografojshin, i rrehshin, i identifikojshin figura edhe qashtu i kanë majtë nja dy orë. Mas dy ore i lshojshin, dikond e arrestun, dikond e lshun edhe ma përfundoi 26 marsi. Tonë natën t’u bisedu kush boni, çka boni. Na u mbledhëm.

E kom lshu konviktin se pritsha që mujnë me më arrestu edhe kom shku kom banu me ni shpi te kunata jeme. Kom nejtë aty, çdo minut pritsha kur t’më thojnë shoqet, “Erdhën me t’lypë:. Kisha njerëz që m’i bishin informatat, shoqe. Edhe kom shku kom nejtë aty tre-katër ditë, gjoja se po përgatis provime edhe në fakt e përgatita ni provim të lehtë edhe e dhashë, çika ma e mira. E ka maru 26-shi, 26 maji, mandej kanë ardhë 1 prilli, 2 prilli.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Ishit t’u folë për 1 edhe 2 prillin tash.

Teuta Hadri: Po, 1 edhe 2 prilli tash shpërthej si rezultat i 26 marsit. Fillunë me i arrestu, mandej mas 26-shit morën Alinë, morën njerëzit aktivë që kanë qenë ajo grupa e studentave. Gani Kocin, Merxhan Avdyl e, këta veç i arrestunë ni grup prej tyne. Ka qenë Musliu, ka qenë Kadri Kryeziu, krejt ka qenë ajo grupa e tyne, 26-shi [mars], që e majtën atë 26-shin. Hynën edhe i arrestunë me dhunë. Nuk kish aty ma a je ti… aty hinën me dhunë, u thynë dyrtë. I kishin informatat kush po jonë dhe na i shishim nga lartë se po arrestoheshin njerëzit. I çumë çikat prej konviktit me marrë informatat, ato që i kishin vllaznit [në ato konvikte] me marrë informata prej konviktit. Na erdh lajmi që i kanë arrestu, i kanë majtë gjashtë-shtatë vetë edhe pritet arrestime.

Une knej nijsha që pritet arrestime m’i identifiku. Po shteti organizoi ekipet e profesorëve të të gjitha universiteteve me ardhë te çdo konvikt, si te vajzat si te djemtë, me majtë do ligjerata. Me i ulë ata të rrëmbyshmit e demostratave edhe me na eduku që ëkto gjana nuk shkojnë kështu. Duhet m’i hjekë, duhet ata njerëz përçarës [m’i hjekë]. Ai vet ish i pushtetit, thojke, “Dora e huj”, kishe vijnë kah Serbia. Edhe futën atë frikën sikurse demostratat po i organizon dikush tjetër. Na ishim [organiatorë], studentat. Ishte montazhë, ajo ishte propagandë e poshtër, se ti në bazë t’asaj kishe dyshim që edhe n’mesin e atyne që i kanë organizu, kush koka ai njeri i pushtetit që koka në demostrata, kush osht’ ai.

Kështu që, e përdorën ni politikë shumë të poshtër. E njollosën Ali Lajçin. U munojshin kond ta zbulojnë, e dishin me zbulu, m’i dhonë epitete, “Shpiun i këtij, shpiun i Rankoviqit, shpiun”. Me m’pasë zanë mu, “Teuta shpiune e Fadil Hoxhës”, ato ishin propagandat e ndyra që u bojshin, por kush u zu, u zu. Edhe tani qysh m’i nxjerrë na shokët nga burgu, kond i arrestunë, qysh m’i ndalë këto arrestime, qysh m’i ndalë kto dhunë? Lëvizja ilegale këto i ka marrë në dorë, aktivitetet. Ne jemi lidhë me anëtarët të tona të shkollave të mesme, shkollat fillore. Kemi bo organizimin. Naime Maqestena ka qenë anëtare e celulës tonë. E kemi organizu shkollat fillore “Meto Bajraktar” nxansat. Në momentin kur bohet ni [situatë e volitshme], ne do t’i bojmë prapë demostratat. Do të vazhdojnë demostratat, s’kanë të ndalur.

E panë që populli osht’ me ne. Se kur i bomë demostratat e na shpërndanë me dhunë, krejt nanat e Bregut të Diellit, të gjitha ato familjet që kanë qenë na kanë majtë me kepë, se për me rezistu gazlotuesit ish e pamundur. Na qitshin nanat e atyne familjeve në Breg të Diellit, kepë, ushqim, bukë. Vinin kamionat të mushun prej Fushë Kosovës me bukë, me tomël, na qitshin protestuesve. Populli u bashku dhe ne këtë bashkim të popullit, të qytetarëve donim lëvizja me shfrytëzu, anëtarët e lëvizjes me vazhdu kjo rrymë. Se sa ma shumë nuk vazhdonte, u kufizoshe dhe të identifikojke. Mandej lindshin trima tjerë, ti ma u shujshe. Vishin trima ma t’mdhaj që bonin organizimin, u hypshin traktorave bojshin aktivitete tjera.

Kështu që, në popull u fut ajo forca e rezistencës, “Populli po na jep ujë, po na jep tomël, po na jep bukë edhe shoktë me na i lshu nga burgu”. Edhe u organizu demostrata e 1 prillit. Shkollat fillore i kishim lajmëru që na kur të japim alarmin prej konvikti, na në konvikt krejt shoqet ilegale Zyrafete Kryeziu, Remzie Limani rrike në konvikt ato ditë. Ajo ka pasë shpijen te hotel “Grandi”, shpijen e vet, vike, prej demostratave ajo ka qenë banore e konviktit. Ka banu Remzia, Teuta Bekteshi, ka banu te Zybaja, te Binazi në dhomë. Krejt anëtarët e levizjës kemi banu ato ditë për me ardhë te ni organizatë gjithëpopullore.

Sami Pireva ka qenë edhe ai student i mjekësisë, ka qenë në lëvizje ilegale. Edhe ai i ka organizu grupet e veta edhe ju kemi thanë nxansave “Pritni”. Une me 27, para se me ardhë 1 prilli, 27 mars Hydajet Hyseni ka ardhë prej Zvicrrës. Thuhet që u ardhë prej Zvicrrës edhe unë nuk e kam njoftë Hydajet Hysenin. Ka lyp ni takim me mu, kom qenë anëtare. Ia kanë dhanë informatën, “Kjo osht’ anëtare e jona”, ndoshta edhe e ka ditë ai se u konë në bazë atje në qendër të organizatës edhe kontakt me marrë me mu. Me shpjegu se kish ndëgju prej shokëve të lëvizjes, Avdullah Tahirit e Shemës, i kish marrë informatat top nga ana e konvikteve të mashkujve, me organizues mashkuj, dhe po du nga ana e femnave, se u konë ni za i fuqishëm i femnave.

Ranë femnat edhe nuk e ndalshin edhe mashkullin. I lshojshim muzikat, i jepshim gjinisë mashkullore, studentave moral me radi, buqetke [buqiste]. Vishin inspektorat me kontrollu kush po i lshon muzikat, këngët e Dervish Shaqës e kangtë revolucionare, patriotike. Prej konvikteve, na me radio, tranzitora e shpërndanin atë muzikën. Dikush na shajke, dikush heroina bërtitshin. U bo rrymë e madhe kjo e rezistencës në konvikte. E zakonisht shajshin njerëzit e pushtetit, se ju ra pushteti atyne. Jugosllavia titiste me 11 mars grusht i dhamë, ra për tokë. U bo ni shkapërderdhje edhe brenda republikave. Kish përkrahje nga Kroacia, Sllovenia, por shkojshin pak në heshtje derisa u bo, u ndanë republikat e para.

Tani me Hydajetin kemi ardhë, ka qenë ilegal. Krejt UDB-ja jugosllave e përcillte në Zvicërr, Australi, kamtë e tij kah ecke. Ai ishte në Kosovë ish ardhë. Edhe e mori informatën qysh ka shku në konvikt edhe e mbroj edhe anën tonë [te femrat në konvikt] në takim. Shkum në Gilan në takim se ishim ilegal, grup ilegal që kish anëtarë të grupit. Po kur erdh ai, unë e disha që osht’ anëtar në bazë atje. Edhe me Hydajetin në Gavran tha, “Tash…” masi e përfundova fjalën, e përshkruva atë ngjarje, tha, “tani”, tha, “këtë veprim do ta merr organizata, do… i madh, i vogël, burra, gra, studenta do ta bojmë ni organizim gjithëpopullor, ma të fuqishëm, ma të madh. Do t’i mshojmë grusht kësaj Jugosllavie titiste që na burgosi shoktë tanë”. Si Rexhep Mala, ata që ishin në burgje shoktë i kishim, në tortura të armikut. “Ta organizojmë ni ditë po t’jemi në kontakt me burrin tim Elmiun, Tomorrin”, Tomorri e ka pasë pseudonimin, “Tomorri tregon kur shpërthejnë”.

Na mbajë kontaktet me nxansat. I majtëm kontaktet me shkollat, me nxansat, të gjithë. Çdo shkollë e ka pasë anëtarin e vet që veç u dhanë lajmi, “Si të bohen studentat, kërciten studentat ju m’u bashkangjitë”. Edhe 1 prilli, kjo ka fillu në amortizera atje me punëtorë të amortizerave edhe iu bashkangjiteshin. Edhe ne studentat e morëm informatën, “Amortizerat po vijnë”. Ishin bo gati, pritke 1 prilli, u pritke. A I-shi, a II-shi do të shpërthen këto ditë, së shpejti, prej 26 marsit së shpejti. Kur ka shpërthy klasa punëtore me drapën, me çekiç vishin. Ishte ni atmosferë e papërshkrume, “Kosova Republikë”. U ngjitshin nga konviktet, na e kemi, unë kom dalë te KEK-u aty.

Kom pasë lanë kunatën teme me burrin e saj me m’tregu kur të vijnë t’afrohen që unë me pru lajmin te konvikti. Ajo n’telefon m’ka marrë m’ka thanë, “Po bjen borë”. U kanë pseudonimi, “Po bjen borë”. Nazmija, shpërthynë demostratat. Ishim të bindur që tash e ka ni organizatë ma e madhe. Na veç m’i mledhë studentat edhe kishim nxansat e shkollave. Kemi ardhë, Zyrafete Kryeziu, Motrat Mala, krejt ato kanë qenë anëtarë të lëvizjes ilegale edhe gratë e Ferizajit. Veç Suhareka i ka pasë deri 15 anëtare të lëvizjes, Zyrafetja me shoqe të veta. Edhe kemi marrë shallin, me shallë kemi lajmëru që, “Bashkohuni!” U konë simboli që, “Kur ta çoj unë shallin”, Lumnije Musa, e këto, Xheva, “dijeni që m’u bashkangjitë”. Ato e kanë përhapë në konvikt lajmin që po vijnë nxansat.

Janë ardhë nxansat e shkollave të mesme i kanë gjujtë çantat në konvikt na u kanë bashkangjitë neve. “Meto Bajraktari”, e tregonin vajzat, shkolla “Meto Bajraktari”, “Gjergj Fishta”, krejt ato shkolla çka i kanë pasë anëtarët e vetë i kanë… kish zor veç me shpërthy, atëherë ta merrke rinia ty ta udhëheqke, s’vetke, u çohshin. Edhe ata i bojshin këto organizimet me na u bashkangjitë neve. Edhe kështu jemi dalë ku jemi bashkangjitë me klasë punëtore te Fakulteti Teknik. Aty te Fakulteti Teknik jena konë n’ato radhët e para.

Ka dalë ni profesor, ka qenë Ruzhdi Sefa, asistent i teknikut, gjakovar i dënum dy vite burg. Ka qenë ai kundër Jugosllaivsë, dy vite i dënum. Edhe dulë tha, “Ik”, tha, “se i ki fotografitë e ndame”, tha, “veç janë kah fokusohen” se floktë e mia karakteristike të kuqe, tha, “krytë e yt po del, fshehu diqysh. Kapi lidhi ato flokë”, edhe ka hi ai si asistent prej teknikut ka dalë m’ka thanë, “ose skajoju”. Kur ka nisë me shpërthy ajo… tanket, une nime i lidha edhe flokë e lidha edhe si shami kështu mos m’u dallu. Shpërthej ajo revolta, dhuna policore edhe kanë marshu studentat deri, prapë, me shku te kuvendi. Prej kuvendit jena mbledhë në të gjitha shtigjet. Dilnin njerëzit truça, tuba, të mbledhun. Gra, burra, pleq, ka pasë shtatëzana.

Me 1 prill kem dalë aty te lisi ku osht’ tani që osht’ Partia Demokratike përballë e mbledhëm bazën. Edhe erdh Hydajet Hyseni hypi në lis. Bashkë me Hydajet Hysenin ka hyp edhe Remzie Limani, shoqe e grupit të celulës tonë edhe kurrë nuk përmendet si femër, më vjen çudi. Pse nuk përmendet edhe ajo si femër? Çka bon tjerët boni edhe ajo, i foli dy-tri fjalë edhe ajo. Se i dham… kur hypi ajo me fun në lis ishte ni moral që shpërthej masa, të gjithë ata qytetarë me grushta lartë bërtitshin, “Kosova Republikë”. Veç kjo parollë ka qenë, “Kosova Republikë”. Kish edhe parolla, “Bashkim Kombëtar”, po dominonte, “Kosova Republikë”, se e kemi msu kështu si iso krejt, “Kosova Republikë”.

Hypi Remzia, u dha ni zjarrë, u dha, thom janë bo mbi pesë mijë njerëz të mbledhun prej Kuvendit të Kosovës deri te Hotel Grandi kështu trup me trup kemi qenë. E mbaj në mend, kurrë s’e kam përmend, ni Gashi ka qenë, ni këngëtar, Gashi, jo Bytyçi, Bytyçi, Bytyçi. Knonte ai në atë kohë edhe ai knonte kangë, na jepte neve kangë. Na e ndjekshim si iso ata. Shpërthynë kangë, shpërthynë derisa ka fillu… kur e panë që nuk po shpërndahem, veç po elektrizohet, veç po bohet numër ma i madh filloi edhe policia me sulmu pa dhimbje, u thynë dritaret… osht’ shumë interesant, sa dritaret, sa xhamat, këto dritaret e dyqaneve shpërthynë, këpucve, kush nuk ka vjedhë këpucë.

Ka marrë këpucë me veshë se na i lam këpuctë tona. Dy kamiona këpucë… unë vet kom dalë dathë nëpër cpirra se m’u deshën, m’ranë… kur shpërthynë ato, ramë njo për mbi njo. Mbi trupin tem ranë tre-katër mashkuj që m’bon papq qysh jom konë e dobtë po ni forcë nuk e di, më kapën m’çunë, mbetën kpuctë aty. Nga mos me t’nxonë, mos me t’nxonë se ishin bash te lisi ku u majt Hydajet Hyseni, ish ai grupi jonë ma problematik që i jepshin moral e kangë, e za. Edhe kemi dalë jemi shpërnda nëpër shpija. Unë jam mshefë prapë me ni familje kemi nejtë natën aty. Jom shku te Ibrahim Behluli, asistent i anatomisë, sot osht’ profesor. Grunë e ka pasë të Bosnjës, Mirsaden, s’di kush e njeh doktoreshën. Kom nejtë dy netë te doktoresha Mirsade, jom strehu, jom mshefë që pak njerëz e dijnë këtë. Ajo ka qenë ni gru e fuqishme edhe m’pranoi ajo në familje.

Isha qitu {prek ballin} me ni plagë të vogël edhe ajo m’lau ma vonë. E murrë Ibrahimin m’çoi te, burri Cekës, ky Hajredin Ukelli, m’çoi ma mjekoi Hajredini, se kish bo krejt u aja prej infeksionit, ftyra, s’u ngjifke Teuta. Bile Ibrahimi m’ngucke, ky Ibra, ky profesori, “Je bo ma e bukur, të paska hije trashësia”, krejt jom konë ajë. Edhe ajo ma boni me jod edhe më pastroi. Kom nejtë te ajo dy netë mshefun se e dijsha që m’arrestojnë, nihet fjala. Kjo studente, nxojnë naj nxonës thojnë që qikjo na ka thonë. Thehen, të ri ishin, torturat janë konë mizore. U konë e pamundur me iu qëndru pa i dekonspiru shumë, shumë e pamundshme.

U mbajt 1 prilli madhëshor, ishim shumë krenarë. Forca jonë ish në popull, buronte në zemrën e popullit, u pa. Edhe na kanë shpërnda me dhunë, me forcë. Të nesërmit kanë bo orë policore. Kemi tentu edhe 1 prillin, aty kem pasë plagosje. Besa Ahmetin e kemi marrë prej turmës, aty si u plagos e kemi futë, ndoshta edhe i bomë dom boshtin kurrizor se s’dishim. Edhe e futëm në makinë se ish plagosë Besa. Kish numër të madh të plagosurve. Edhe jemi munu me majtë edhe 2 prillin te konviktet. Djemtë hypshin nëpër traktora, pizgaverat i lshojshin kah s’gjegjshin kerre i lshojshin… policia e specialcat në rrugë atje poshtë te, ku osht’ tash, ka qenë Kosova Dërvo, e bllokun këtë fakultetin, po mendoj, Ali Hadri që osht’. E bllokun atë rrugën, na lshojshin tanket, gjujshin me gurë, me llastyka, në polici gjujshin, gurtë e mdhaj. E bon me konopa e organizun studentat, gjujshin.

Ata gjuj me armë te na, ia nisën me na plagosë, u plagos ni Xhemajli i thojshin. Nuk e di. Kemi pasë të plagosun. I kemi shti te shpija e Hysen Ukmatës, profesorit. Profesori s’kish mundësi me dhanë ndihmë të shpejtë. I murrë në telefon, “Çoni në spital”. Kemi çu të plagosun, kemi kemi organizu të plagosurit m’i çu me makina, me çka të gjojshim në makina të qytetarëve i futshin. Mandej ia nisën me na ardhë, dha urdhër Hysen Ukmata që studenta ka të plagosun. Erdhën ndihmat e shpejta, këto kombat, makinat e ndihmës së shpejtë i marrshin studentat. Aty na ka shpërnda me forcë, me dhunë, me armë, me… kanë fillu me gjujtë.

Aty ka gjujtë edhe familja, u konë e shkijeve, Delebashiç. Drejt në studenta, shtatë metra larg i kemi pasë dy studenta u plagosën. Ni vajzë në dorë edhe ni djalë u plagos në qafë edhe i kemi çu në spital. Sadete Mekuli ka dhanë kontribut të madh. Kur ka ni që studentat e mjekësisë po organizojnë, p’i bajnë makinat, që kush po i banë të plagosunit ishim studentat e mjekësisë ndihmën e parë që kemi dhanë edhe ka qëndru edhe profesoresha krah me ne. U hi në krah të studentave edhe u rritë morali. Dhe këtu veç ni luftë pritke me ditë kush m’i organizu prej pushtetarëve, Fadili veç atë turmë masën me dalë apo me udhëheq edhe përfundonte, unë them, përfundonte me qata. Megjithëse, s’e kemi njoftë Jugosllavinë që osht’ aq, Serbinë që osht’ aq kriminale. Nuk e kemi mendu që të drejtën tonë në mënyrë demokratike e fitojmë, jo me dhunë, bile me dhunë e fitojmë. Edhe 2 prilli ka përfundu.

Anita Susuri: Pastaj ka fillu ni gjendje e acarume…

Teuta Hadri: Po, pastaj ka fillu ni gjendje e acarume. Atëherë ka nisë diferencimi ideologjik nëpër universitete. Aty e kanë dënu Ali Hadrin, e kanë çu me shkarku prej pozitës rektor a çka ka qenë atëherë drejtor i Fakultetit Historik, dekan. Kanë fillu diferencimi i ktyne shtresave intelektuale që ishin në përkrahje me ne, që studentat kanë të drejtë të kërkojnë të drejta edhe në fund edhe republikën pse mos me pasë republikën e shtatë. I kishim të gjitha burimet, pasurinë, Trepçën, burimet natyrore, kromin krejt këto. Ishin prodhim që Jugosllavia ndëronte me fuqinë punëtore, djersën e tanve. Edhe ata u ndërtojke Beogradi Kosova skëterrë, mizerje, mizerje ka qenë. Varfëri në skajshmëri. Ata që livdojnë sistemin e Titos, vetë kanë qenë shërbyes të Titos që kanë pasë do paga, do vende pune. Mbi 80 përqind ka qenë mjerim.

Ti nuk mundësh tash me thanë, populli shqiptar i kem pasë të rejtat e mira në kohën e Titos, pse ti ke pasë ni pozitë shefi, ni servil apo ni bashkëpunëtor i sistemit. Une e kom pasë punën e mirë, po mu s’më ka kënaqë. Baba jem ka qenë në arsim ka pasë rrogë, mu s’më ka kënaqë ajo, kur vunte populli im. Kur populli im s’dinte ni udhëzim, vinte nëpër klinka ku i bjen ORL-ja, ku i bjen kjo, i panjoftun, i paditun. Mu më mundonte ajo, mu më torturonte shpirtnisht edhe atë e ngrita kundër asaj dhunës që përdorte, diskriminim racor ndaj shqiptarëve.

Ka fillu atëherë diferencimi. U ndalë kah kjo, Sevdie, gruja e Ukshin Hotit, e dyta, u dënu, u diferencu me qindra. Hanëmshah Ilazi, profesoresha e gjuhës shqipe kjo që ka shkru Librin, “Fëmitë e luftës”, masakrat që janë bo. E u dënu ni numër i madh i intelektualëve. Ku ka pasë intelektualë ka pasë synim m’u dënu edhe t’u menu se i zbulojnë kokat e atyne që janë drejtues të demostratave. Këta e përkrahnin, kudo populli na përkrahte edhe policia na ka përkrahë. Ishte ai rasti në Podujevë, ai Shaban, a qysh e ka pasë, ai shef i policisë. [Ai] I ka organizu polictë me armë n’dorë m’i mbrojtë studentat edhe Llapin mos me hi me arrestu në Llap.

Kështu filloi ni dhunë, ni burgosje, ni masivitet i torturës në popullatë ku i kanë zonë, i kanë rreh, i kanë torturu njerëzit edhe pa faj i kanë mundu, i kanë torturu rrugëve. Atëherë na me grupet tona kemi vazhdu përsëri veprimtarinë tonë të lëvizjes ilegale. Përsëri i kemi majtë masat e popullit n’dorë, kanë nisë arrestime. U dënu grupa e madhe me 17 vetë OMLKSH-së, Hydajet Hyseni, Bejtullah Tahiri, Mehmet Hajrizi, Ilmi Ramadani, u dënu Gani Syla. U dënu krejt ajo grupa e madhe. Na nuk kemi ra n’sy. Kemi vepru n’konspiracionin ma të thellë ka qenë ajo, ka qenë pikë e projektit konspiracion me qenë mos m’i… se zanja jote t’i zinte edhe shoktë.

Ti tash, unë me shoqen teme, shoqen e ngushtë niherë kena nejtë bashkë. Bike në popull, pse këto dy Teutat u prishën, u ndanë, u prishën? Na jemi konë nda edhe nuk rrishim ma bashkë. Na i bojshim organizimet msheft, po rrishim në heshtje sikur s’na pëlqen ma shoqnia. Në fakt na që jemi konë në ilegale, nuk kemi nejtë kurrë bashkë edhe në demostratë s’kemi nejtë kurrë bashkë, se e merrke atë të merrke edhe ty. Ai atje, ti atje i kemi pasë pikat e shpërndame. Kemi vazhdu prej 2 prillit [1981]. Mandej kanë qenë ndalja e studentave, se vazhdonte aktiviteti. Qata studentat krejt prej konvikteve në maj, para kohe që u dashke me lshu konviktin në fund të qershorit ata i shpërndanë, i qiten me çarçafa të bardhë në shatorra, “S’i lshojmë konviktet”, se aty ish strumbullari, aty ish baza ku u mbledhshim na. Edhe pse rrishim jashtë aty çojshim zjermin me shpërnda edhe me vazhdu deri sa i qitën jashtë. Atëherë u shpërndan me autobusa, fillunë arrestimet.

Une nuk jom zbulu, prapë kom vepru deri në vitin 1984. Kom bo degë të reja, grupe të reja, shpërndarje të literaturës, shpërndamje të trakteve, shkrimin e parollave, vazhdonte ajo. Nuk u zunë armiqtë e popullit të gjithë. U zu ai grup, disa grupe me qindra qindra vetë prapë u ringjallshim. U ringjallnim, se e dishim, “Ra ky grup në Gjilan, shkoni aktivizoni fëmitë e tyne, mesat”, u përtrijke, u ringjallke ajo lëvizja e organizatës tonë. Dhe ka vazhdu derisa jom zbulu me veprimtari. Na me Teuta Bekteshin kemi shpërnda trakte. Aty me Sami Pirevën edhe unë e kom pasë pjesën teme rrugën e Muhaxherëve me shpërnda. Kemi mushë qytetin me trakte.

U zunë traktet, s’u bo e madhe, u hesht. Nuk u gjejshin njerëzit. Ndoshta kanë arrestu njerëz të pafajshëm, se i kanë arrestu njerëzit e pafajshëm. Krejt Kosovën e kemi mbulu me parolla, “Kosova Republikë”. Dhe kemi vazhdu derisa unë jom arrestu. Osht’ arrestu para meje mas demostratave Teuta Bekteshi. Dy vjet iu ka dhanë burg, s’më ka qit’ mu as grupin. Unë kom vazhdu me Sami Pirevën, me Sokolin e Naimen me anëtarët e celulave. Ku i ka pasë ajo celulat, unë i kom marrë anëtartë edhe kemi vazhdu, plus anëtarët e mi. Edhe deri më ‘84-tën.

Në ‘84-tën u zunë, u zunë materialet, u zunë revistat t’u shpërnda, u zu vepra titiste. Edhe dalë nga dalë t’u kufizu numrin erdhën deri te une edhe na arresunë katër vetë. Dy fëmi edhe mu me… Teuta veç ish në burg. Por, ishin vazhdimësi e asaj se u zunë anëtarët e saj dhe erdh deri te kjo që kjo i ka, u dyshu që kjo e ka shoqe Teutën edhe erdhën mu. Shkunë në fakultet, fotografitë e mia i kanë shumëzu me të madhe. Me të madhe fotografitë, se s’më ngjishin se unë flokë kuqe. Aty n’fotografi bardhë e zi, kurrë s’jom dalë me ngjyra (qeshë).

Kur i kemi bo fotografitë e maturës, absolventiadës, tonë janë dalë, më dhimet ajo pjesë e jetës, unë s’jom dalë në fotografi aty. Unë nuk kom dalë, shoqja jem ka dalë, Teuta. Unë s’jom dalë se thojsha vijnë e më identifikojnë në bazë të fotografisë. Edhe m’kanë bo pytje në tortura, “Pse s’je dalë ti në absolventiadë?” S’kom pasë dalë po ata qëllimin s’ma dishin se kokën s’mund e zbërthejnë edhe kështu.

Anita Susuri: Po m’intereson ai moment, 9 nëntor ka qenë…

Teuta Hadri: 9 nëntor, Dita e Çlirimit të Gjakovës…

Anita Susuri: Ku keni qenë ju edhe si…?

Teuta Hadri: Une kom qenë në vend të punës, kom qenë t’u punu edhe kom pasë me ardhë në Prishtinë me shpërnda literaturë, me vazhdu. Kom pasë me ua shpërnda Naime Maqestenës edhe Sokol, Sokol, tash e kom harru emrin, Sokolit, Bujarit, Bujar Zenelit, anëtar i celulës tonë. Edhe, vite të gjata po harrohen mbiemrat, se me pseudonim Sokol ka qenë. Bujarin e kemi njoftë shumë pak, kur u arrestu mandej, e dita që osht’ Bujari. Se jemi njoftë qashtu celulat, anëtartë jo me emra, jo me mbiemra. I kanë arrestu ata.

Mandej në tortura e sipër kanë marrë, s’kanë ditë emrin tem ata kanë thanë Lulja edhe shumë mirë edhe unë kom thanë për dikon me pseudonim kur e kom qit’. Me pseudonim që s’e dijnë, për shembull Nuhi Berisha, unë kom thonë Jupi. Edhe pse Nuhia ish i vdekun, i kom thonë Jupi derisa e zbulun që kom lidhje me Nuhinë. Atëherë kom fillu [me i referu si] Nuhia, po Jupi. Edhe i kanë zanë ata janë ardhë deri te fotografija jeme, ka qenë mjeke u zbulu ajo, “Në mjeksi e kemi pa, nuk e dijmë a osht’ mjeke. Te Fakulteti i Mjekësisë…” Takimet që i mbajshim, i mbajshim nëpër fusha që pyte ti parëz [i drejtohet intervistuesës]. Nëpër fusha i kemi pasë, jo në shpija me u ni [përmes] muret me përcjellë nana, baba.

Krejt i kemi bo në teren, në fushë, në Gërmi, te Fakulteti i Mjekësisë, u ngjitshim rrugës “Malush Kosova”. Krejt këto janë konë takime në largësi. E ke pa ti edhe kerrin e policisë nëse ai të ka përcjellë. E ke pa, ta ka bo ai, “Ik!” Veç ta ka bo, “Ik se diçka je kah përcjellësh”. Jemi shpërnda atë ditë e jemi mbledhë përsëri. E kemi pasë atë takimin rezervë 15 minuta ose të nesërit të njejtën kohë. E atë ditë i kemi pasë ato shenjat e ilegalitetit. Edhe u arrestunë ata, “Lule me flokë të kuqe, nuk e dijmë tjetër”. Janë torturu në mënyrë makabre edhe cigaret iu kanë djegë në dorë qitij Sokolit. “Kush osht’ Lulja? Kush osht’?” S’e ka ditë i shkreti as emnin, po Lule. Tortura mizerje. Edhe une kisha thanë Lule.

Kjo mandej kanë ardhë t’u identifiku, fotografime në disa ngjarje, jo kanë dashë me më arrestu ma herët se e kanë përmend në tortura të mija… e që s’më burgosen atëherë, nuk e di në cilën kohë kanë dashtë, a në demostrata me m’arrestu a kur kanë arrestu Teutën. Nuk e disha as vet kur ka qenë ai moment që ata kanë dyshu te unë. Por, kanë thanë, “Gjakovare kjo, çfartë m’u shoqnu me ta. Veç u shoqnu”. Ku me ditë qysh i kanë vlerësu ata atë moment që s’më kanë arrestu. Edhe janë ardhë n’përfundim, janë mbledhë edhe pikat e kalume çka, shenjat çka, u ni naj fjalë në konvikt. Dikush ka zanë me literaturë, “M’duket që osht’ e Gjakovës”.

Erdhën te une. Jom konë në Gjakovë t’u punu në vend të punës. Une e kom caktu takim me Bujarin edhe Naimin në Prishtinë. Këta i kishin arrestu, s’e kom ditë. I kanë arrestu përpara. Edhe dal unë në vendtakim, ka qenë shumë… i kishin rretheku kuvendin ku kemi lonë takimin aty, po. Edhe t’u më pritë me çu literaturë. Ka qenë hekurudha atëherë, Stacioni i Autobusave atje, s’di a e din ti?

Anita Susuri: Po.

Teuta Hadri: A e ke arritë ata? Kanë qenë te Arbëria hekurudha, stacioni. Unë i lisha aty që me pa nga larg a po përcjellet ai a jo. Edhe e shoh nuk po m’vjen Sokoli në takim. Hypi naltë, jo. Kur shoh do figura që janë veshë me trenerka t’u më përcjellë, t’u më përcjellë. Edhe ma murrë menja se këta sportista veç kur t’më mbledhin. Une kisha edhe literaturën me vete. Edhe kur lisha aty takimet (qeshë), se qe hera parë që p’e përmeni. Në hekurudhë u kanë nifarë veni, nifarë si llastre, shinat janë konë, nifarë lugu uji me kalu edhe kom shku aty se i mbajshim takimet e shihshim. I kom fut librat aty. Kur i kom fut librat kom hyp në breg të Arbërisë naltë. I kom hypë kodrës naltë me kqyrë a osht’ ka përcjellet Bujari.

Unë t’u menu që e kapin Bujarin. Kur kom hyp naltë, s’ka, veç këta t’u kqyrë. Vishin makinat, folshin me qat’ sportisin, e maj mend atë figurë, ni trupacak. Edhe folshin me to si nëpër filma edhe ai thojke, “Kaloj qiknej…” edhe kanë dalë kah Arbëria. Shkalltë a e din ku janë në Arbëri? Kom shku te shkalltë, apet kah ka kalu ai sportisti, u shpërndanë. Unë kom hyp aty i kom pa makinat t’u shpërnda me më nxonë edhe kisha bindjen, qashtu e mendoj atë që kur ka ardhë ka qenë ni Ladë edhe ni 101-sh si në të portokallt. Kanë ardhë janë nalë aty une veç kom nga shkallve. Ata me makinë s’mujshin shkallve me zbritë as me m’nxonë. Une isha edhe e shpejtë e lehtë (qeshë), s’kish kush me m’nxonë. Veç u tutsha ai sportisti mos po m’del poshtë me naj ekipë tjetër.

Kah Sekretariati, veç kom ra ka sporti, ka fusha e sportit edhe ka Sekretariati kom trupu edhe kom shku me ni shpi aty te ni shoqe. Jom nejtë aty jashtë në koridor jom nejt nja gjysë ore që për çdo rast… ajo ka qenë e dënume politike, qikjo anëtare e jona, “Te Remzija, po shkoj te shoqja jeme Remzija”. Edhe kom pritë aty gjysë ore. Ku osht tash Ministria e Jashtme knej ka qenë JNA, atëherë ushtarak, ka qenë ai garnizoni ushtarak. Edhe aty përcjellsha prej dritareve a p’e kalojnë, a p’e vijnë. E kom pa nja gjysë ore u qetësu, jom kthy me ardhë n’shpi në Gjakovë. Po e kom pa që jom kah përcjellna.

Jom ardhë në Gjakovë, para 9-shit kjo ka ndodhë. Me 9, me 9 ata kishin organizu me m’arrestu. I kanë mbledhë faktet, atë ditë s’u zona. Bujarin e zunë, e zunë Naimen. Edhe jonë ardhë n’shpi forcat e, forcat e UDB-së, jo të policisë. Ka qenë Daniell Grezda, i shoqëronte në Gjakovë. Zyberi ka qenë inspektor i lartë edhe erdhën me më arrestu mu. Kanë shku në Gjakovë m’i marrë këta UDB-ashat e Gjakovës, nuk i ka ardhë kërkush, i kanë ikë. S’kanë dashtë me më arresu, se isha mjeke edhe kisha autoritet në popull edhe te serbët. Mjekimet e këto i kisha ni lloj edhe krejt Gjakova vloj kur më morën mu.

Aty në anë tjetër, unë u arrestojsha. Fadil Hoxha vinte e mbante takimin për çlirimin e Gjakovës. 9 nëntor ka qenë Dita e Çlirimit të Gjakovës. Më morën me makinë, Arben Jollgrezda, “Unë e udhëheqi për Gjakovën”, ai shef, s’ka pasë qare pa ardhë se e kanë marrë. Edhe ata tjertë të gjithë kanë ikë. Më morën më çunë në Sekretariat të Gjakovës. Aty s’më nalen, ke Bedrush Meqa inspektor i lartë edhe ai. Tha, “Teutë, punë me mu s’ki, ki me krahinën, me inspektorët krahinorë”, tha, “me mu s’ki kurgjo”, as s’foli as, ishte heshtje. Bon parollë edhe aty se u shpartallunë edhe ata. Inspektorët, “Teuta”. As që e kishin pritë me dalë prej familjes Hadri, irridentista apo organizatorët ma të mdhaj të problemeve politike.

Pi atyhit m’kanë marrë me makinë, Zyber Zyberi m’kanë pru në Prishtinë. Kur m’kanë pru në SUP aty kanë fillu torturat. Nja dy orë m’kanë lanë të qetë me dhanë vet, me dorë tem, me shkrim tem, me më bind, “Ti je mjeke, nuk bon ti, qysh pranon ti me hi në tortura, kallxoji krejt shoktë”. Kjo ke nja dy-tri orë. Bindje prej orës 3:00 ka qenë deri në ora 7:00 të mramjes, bindje. Kështu psiqike me të bind…

Anita Susuri: Presion.

Teuta Hadri: Presion edhe të gjojshin forma që vërtetë të thejshin moralisht. Edhe kur u bo nga ora 7:00 ma ndrrunë dhomën. U çu Lutfi Ajazi ka qenë inspektor. Ai u konë bishë edhe bishë i kishin pasë thanë. Thojke, “Unë jom bisha”. E nxorri atë pendrekun edhe me pendrek filloi me m’gjujtë aty, që s’pe qes… “Shkruje ni deklaratë”. E shkrujta deklaratën qysh kom fillu e qysh asi. Edhe ajo krejt montazhë çka bona, se dojsha me ditë kond e kanë marrë prej shokëve. Unë s’e disha kond e kanë arrestu, as s’e disha që Teuta Bekteshi ish në burg, shoqja jeme, as Naimja, as Bujari. Ata ishin arrestu, une isha edhe kond p’e qes. Isha në torturë.

Edhe une… polici… hera e parë që po m’rreh dikush, “Irredentiste”. I shkrujta qato fjalë më ndihmoj nashta, thom shpesh m’ka ndihmu qajo se na kemi pasë në edukimin tonë, kur ta jep deklaratën mos me shkru emrin këtu në fund po me mbyllë se ta qëndisin ata, e montojnë. Ata i kanë dënu njerëzit pa faj. Njerëz të pafajshëm kanë dënu 15 vjet me grupin e Adem Demaçit. Ishte i fejumi jem Ilmi Ramadani edhe Rexhep Mala, janë kanë anëtarë që i kanë bo ato parollat e ‘75-tës. Kjo ishte ajo. Edhe ne i thojshim masnej m’i shkru emrin. Une vet nuk e shkrujsha, tjerëve ju thojsha, “Duheni me shkru [emrin] kur bini në burg. Me shkru se ju shtojnë fjaltë, ju qendisin, rrejnë që ka thanë Teuta edhe une s’kom thanë”.

Në torturë kom qëndru. Vet e lashë [pa e shkru emrin]. Edhe ma bani Lutfia Ajazi, “Pse s’pe shkrun si ata filozofët e tu”, tha, “që e shkrujnë ktune. A din që une shkruj fjalë?” Thashë, “Shkruj çka të dush, une s’kom bo kurgjo”, “Ti s’ke bo kurgjo”, aty u nxe. U çu me m’rreh me palicë bam bum bam bum {onomatope}. Ni herë durve, tani trupit. Ishim veç unë edhe ai në torturë edhe ky Zymberi rrike në derë kqyrke, Nexhati. Edhe më morën nga ajo dhomë e m’kanë çu me ni dhomë tjetër. Më duket ka qenë kati i dytë, në skajt. Tasht osht’ ngjit me policinë. Edhe aty në dhomën e Zyberit më doket ka qenë.

Aty kanë qenë nja shtatë a tetë vetë të mbledhun, inspektora t’u m’prit mu si, “Hajde, shtrumfeta”, shtrumfeta po ma bojnë. “Shtrumfetë”. S’disha çka osht’ kjo shtrumfetë. Edhe ishin mbledhë. E morën ni lule, pseudonimin Lule une që e kom. Bum {onomatope} në karrigë, “Fol kush je ti?” Unë s’folsha se s’disha kush m’qiti, kond p’e marrë në qaf. Une Lule i kisha tre grupe. E kisha me Lule e kisha me Naimen, me Sokolin, Lule e kisha me Kimeten, Lule e kisha me Teuta Hamitin celulën tjetër. Katër grupe celula që i kisha une Lule.

Edhe ni banesë që rrisha në ilegale se m’kanë pasë mbetë pesë provimet pa i dhanë. Jom shku me ni banesë të magjupve1, po ni shqiptar ka qenë i varfun, te magjuptë aty ngjit me lagjen e magjupve kom nejt ni banesë që s’rrijnë as loptë, as ata s’kanë nejtë vetë. Kom marrë me qera, pikke tavani aty edhe unë qaty kom msu provimet, jom mshefë. Shpija kanë ditë që jom diçka msheftë edhe m’kanë rujtë shpija, m’kanë bo bukë. Kom bo pesë provimet. Kur diplomova mo s’u tutsha. E kështu ka qenë ajo çashtja…

Kur m’i prunë mu lulet, “Au”, thashë, “te Veseli m’kanë qitë familja. Qysh e qes une Veselin, Lulja?” Apet, “Lule, Lule!” Veç ni fjalë, se kur punon në organizim ti je i përgatitun në çdo aspekt. Ma kanë dhanë nifarë çante, ia kom dhanë une ni anëtarit aty. Ni çantë të Invest Bankës edhe ia kom pasë, ajo çantën ia kom pasë shti 50 marka në çantë për m’i shërby lëvizjes. Isha në punë, kisha pare e furnizojsha. Por, përveç fondit që kemi pasë, une qitsha 50 ata kah dhetë, kah pesë. Une ju folsha edhe pak këtyne nxanësave edhe pak 50 marka në atë kohë.

Edhe ia dhashë unë atij djalit markat. “Ja ke dhanë ti Lule. Ai s’të ngje ty po ia ke dhanë”. Aty jom torturu në mënyrë… unë s’e kom qit’ ata, se nuk mujsha me qit’. Kur tha, “Ja ke dhanë çanten me…” une, “Sokolit, po”. Thashë, “Ja kom dhanë Sokolit”, “Janë zanë revistat”, dulën krejt që janë zanë ato. Edhe u torturova në mënyrë barbare. Po s’ju interesojke me fëmi. Atyne ju interesojke lidhja jeme me bazën, me qendrën, m’i qitë shoktë e mdhaj. Që thojke Lutfi Ajazi, “Jo, ne s’pi dojmë fëmitë, p’i dojmë…” se n’grupin e fëmive ka pasë edhe fëmi të inspektorave, anëtarë. Gati m’i shti edhe ju thojsha, “Mos u gutni, se janë fëmi inspektorësh”, na i thojshim shpihun, “Fëmi shpihuni osht’…” edhe ka pasë të futun. Edhe pa u arrestu këta, ata e kanë hulumtu, më kanë pa mu që jom hy në stacion të autobusave për Gjakovë.

Ata kanë qenë anëtarë tonë, po në fund të fundit iu ka bashkangjitë babës të vet, frikës që po arrestohet. U konë bre ni vajzë, nuk e di a Sokoli, me flokë të kuqe as ky nuk e din edhe mandej kta kanë shpëtu. Nuk… e di janë ndalë torturat ndaj tyne. Edhe kështu kanë fillu torturat. Kur jom hy në mesin e atyne ishin bo si kolonë rreth kështu më pritshin Lufti Ajazi, shef u konë, shef më duket u konë Kllokoqi ma vonë. Lutfia, Zyberi, u konë Blerim Olloni, ndoshta i keni edhe familjarë tash s’pe… po Blerim Olloni, u konë Rifat Berisha, u konë Arifi…

Anita Susuri: Krejt kanë qenë shqiptarë?

Teuta Hadri: Krejt kanë qenë shqiptarë, më torturojshin mirë. Kur Bashkim Kursoni ka hi, s’më ka torturu Bashkimi. Këta, ka qenë ky Xhavit Kuqi që m’ka torturu në mënyrë t’keqe, ai Blerim Olloni, Rifat Berisha. Tri javë ditë më kanë torturu edhe m’kanë rreh mirë, sa s’kemi mujtë m’i veshë as këpucat. Janë ajë komtë, kanë plasë komtë, durtë. Mandej kur s’mujsha m’i qitë durtë [me u mbrojt me duar], s’i qitsha se s’kishe çka me qitë, pëlcitshin limfa, u bo jeshil, u kalbën. Atëherë, na gjujshin nëpër trup. Tri javë ditë tortura për m’i qitë shokët, m’i dekonspiru.

Kërkush nga shokët e bazës nuk ka ra, as Hydajeti, as Mehmet Hajrizi, as Bejtullah Tahiri, as Ilmi Ramadani. Krejt këta çka kisha… Nuhi Berisha u përmend. As s’u dalë Remzije Limani. U metë Teuta që m’i ka dhanë lidhjet me këta. Pse? Lufta ma e madhe, “Pse t’i dha ty Teuta anëtarët e vetë?” Thashë, “Se m’u ka dhimtë mu kur ka ra kjo në burg”, edhe u mbajta me qata, “shoqja e ngushtë m’ka shku. E kom pasë shoqe të ngushtë mandej m’u ka dhimtë ramja e saj në burg” Se na jemi konë nda, s’un na përcjellshin mo. “Edhe unë kom dashtë me vazhdu rrugen e saj me…” “Ti?” Aty ka krisë dajaki. Edhe tri javë ditë torturë, torturë, torturë, derisa s’kanë gjetë elemente tjera.

I kanë shpërnda agjenturat. Shko në Gjakovë, “Po kukat Gjakova për ty”. Shko në Gjilan, s’kishin informata. Vishin informatat aty i nijsha. “Kush s’folë keq për ty”. Përniherë t’u nejtë isha, kish përfundu tortura, kriske shuplaka tjetër. Janë kanë shumë të poshtërt. Tashti kur e kryshin këtë torturë, ajo, unë isha tashti rival i tyne. Kaniherë më kanë rreh edhe t’u keshë, se më kanë zanë t’u keshë se nuk i dishin senet mu m’rrejshin. Unë e disha që nuk e dijshin lidhjen as me Nuhi Berishën, as me Rexhep Malën, as me Ilmi Ramadanin. Dyshojshin se ish i fejumi jem, por nuk e dishin as lidhjen me Hasan Malën, çfarë lidhje kom pasë. Ata kurgjo s’e kishin ditë lidhjen.

Ata asnjo s’i kisha qitë nga grupi, as Sami Pirevën, as shoqet që i kisha lonë, Teuten, Hikmeten, Lumën në Gjakovë. Kisha lanë grupet e Gjakovës aty, krejt ato grupacione. Nexhat Rexhën, jemi konë anëtarë, mandena e kemi pasë Haxhi Beqirin, Besën. Krejt janë konë këto grupe të lëvizjes ilegale që kanë vepru aty, asnjo s’dul. Edhe une keshsha, isha shumë e lumtur. Tri javë ditë tortura të randa, po mandej po e marrë ni forcë. Thashë, “Këta janë ma të dobtë se unë, unë jom ma e fortë se këta”. S’mujtën me më thy edhe nisa me keshë. Kur m’gjujshin thojsha vet me veti, “A kurgjo s’po dini, veç jeni kah gjuni?” Edhe m’kanë rreth veç pse kom keshë. “Pse keshe? Pse keshe?” Thashë, “Po keshi se si bisha me ni femën, s’po m’i bini gardianet femra po m’rrehni mashkujt”,

Eh”, tha, “me ta pru na Zyrajen, ka Zyraja dy alltia. Njo këtu {bën me shenjë kah këmba e majtë}, njo këtu {bën me shenjë kah këmba e djathtë}. Të bon llom qysh i ka bo shoktë tu e i kanë qitë krejt”. Thashë, “Jo, bjerma Zyranë. Le t’më rreh nji femën”. Ajo Zyraja s’ka pranu me ardhë, se jemi njoftë me to prej Deçanit. Motra jeme shoqe [të studimeve] e psikologjisë edhe ajo ka thanë, “Jo qitu mos më shtini”. Se niva prej atyne thanë, “S’po pranon”, po thotë, “Veç qitu mos m’shtini”. Edhe këta mashkujt m’kanë rreh derisa s’kanë pasë ma fakte. Edhe e mbyllën. Edhe ata kishin presion edhe politik prej figurave politike. U shkonin në shpi Xhavit Nimanit, këtij Fadil Hoxhës, shkonin për çdo ditë gjakovartë në sobë me më lypë mu, “Me lshu në punë doktoreshën”. Edhe këta s’e lshojshin se, “Doktoresha osht’ me veprimtari ilegale, ka me dalë grupi me 150 vetë”.

Nime i kanë marrë 150 vetë, po veç deklaratë edhe i kanë lshu. Në fund na majtën neve të katërve, çka ishin vërtetë të organizum edhe dhanë betim. Aty jom dënu me ni vit burg. Çka me qitë? Niherë e morën organizatë e madhe 136, por s’patën fakte. Me dëshmi qysh me dënu? fëmi 16 vjet, ligji s’i lejonke. Ata ishin në fakt indoktrinu prej meje, osht’ fakt. Po ata duhet m’u lshu se janë fëmi, ti merrëm mu. Ata nuk i lshunë. Nuk e lshunë as këtë shoqën teme Teutën, se i thashë, “Kjo s’ka faj, kjo ka qenë në burg s’ka vepru, kom vepru une”. As atë s’e lshunë, ia vazhdun dënimin edhe tri vite burg. Mu më dënunë me ni vit. Edhe e mbajta ni vit burg, tri javë ditë tortura. Mandej jo, mandej u nalë veç kanë kqyrë me krisë diçka me t’rrehë. Edhe në burg të Mitrovicës kom nejtë pesë muj ditë, katër muj e dy javë.

U majt gjykimi jom dënu me Nenin 133, 131 veprimtari, propagandë armiqësore kundër RSFJ-së. Ai neni 36 me dhetë vite. Edhe kjo shkojke dhetë, se varet a osht’ propagandë politike. Për civile ish dënimi ma i vogël, [Neni] 131-ta. Mandej, [Neni] 136 u dënosha deri në dhetë vjet qysh u nis në fillim, po ra ma poshtë. Kërkonin drejtori Izet Hima, vllau i Faik Hima, ai çdo ditë ka shku në burg me më kthy mu në vend të punës. Mandej u masakru nga forcat serbe se u përcjellë edhe në atë kohë ai që ka lypë. Derisa i kanë thanë, “A po don me të marrë edhe ty a? Shko, ktheju, se boll e lype, s’e lshojmë Teuta Hadrin”, edhe ni vjet burg. E kom kry gjysën tjetër në Lipjan edhe kështu.


1 Term derogativ për komunitetin rom.

Pjesa e Katërt

Anita Susuri: Si kanë qenë kushtet? Sa keni qëndru?

Teuta Hadri: Burgu i Mitrovicës ka qenë burg hetues. Burg që osht’ ndërtu në kohnat e përparshme, bile arqitekti i burgut kur hym në burg aty… ishte në formë ovale, e kom edhe ni poezi për burgun. Ka qenë në formë ovale që kur hishe nuk dishe kah hin edhe kah del. Nuk ke ditë. Vet arqitekti kish pasë bo vrasje për vetën [vetëvrasje] që e ka bo atë burg, u flitke. Edhe mu më kanë çu prej torturave mos me m’pa popullata, nga torturat e mdhaja isha pshurrë në vete, kisha urinu. Edhe kërkova ndihmë se isha mush ujë. Se vet kur të bohen edemat në durë e në kambë, ato i veprojnë gjandrat mbiveshkore, aldosteroni ato bojnë efektin e vet edhe të vjen urinimi. Se edema [të detyron] don me urinu.

Kërkova ndihmë gjatë torturave ku isha, nuk ma mundësunë, edhe më kanë ra me palica. T’u ikë dorën, se dora m’u kish kalbë, palica edhe dora në bark edhe më ka pshtu urina krejt u laga. Tash ata mos me na pa populli, krimet që i bojshin, burrat e mirë të shtetit dhe shërbëtorët e Titos na shtijnë, mu m’kanë shti me ni podrum që s’kom ditë. Ndoshta m’shtinë edhe me më futë edhe frikë. Më kanë shti me ni podrum se ishin mbledhë qytetarët për vizita me i pa familjarët e vetë. Për vepra kriminale edhe vepra patriotike ishin në burg të Mitrovicës.

Na, nuk e disha as sa ka, as qysh mandej i msum ato. Edhe nëpër podrum kthesa, veç hyp, zhdryp, hyp shkallëve u trullava sa s’mujsha as me ecë. S’kisha as këepuca, s’mujsha m’i veshë këpucat. I vesha këpucat i majsha në kamë edhe më çojshin në dhomë. Edhe kur m’kanë çu atje në dhomë, më kanë gjujtë me ni dhomë. Dhoma ka qenë dhoma numër pesë. Më kanë shti me ni dhomë me ni [që ishte e burgosun] për vepër kriminale, që ka bo vepër kriminale edhe kisha ni të dënume politike, nifarë Sherë Kelmendi. 40 ditë si diferencim që i kanë bo si arsimtare, 40 ditë burg asaj aty. Unë isha lagë isha bo… edhe më gjujtën.

Kanë qenë do qishtu si jastyka krejt me gjak çka kanë rreh, kah kanë torturu djemtë tanë edhe s’i ka la kush. Më patën gjujt, rashë, i shisha pikat e gjakut po as s’më bojke përshtypje ajo në krahasim me pushimin edhe ikja nga tortura. Aty ish ni relaksim. Më lanë nja ni orë me pushu. Ma prunë bukën edhe isha tha krejt për bukë edhe ujë. Edhe në momentin kur unë du me kërku bukën, s’shkojke buka, hijnë s’ma lojnë as bukën me hangër. Sa te çoj te goja, që te dijsha e çojsha ma shpejtë. As ni lugë gjellë pasul s’mujta me hongër. Veç ujin e kom pi në shpejtësi, “Hajde se po të thirrin”. Edhe shkova përsëri m’i vazhdu torturat.

Dhomat kanë qenë tmerr, kanë qenë kreveta dyshe, deri në gjashtë veta. Dy, katër, gjashtë i ka zanë edhe plus këto në tokë. Kur u mushshin qishtu naj protestë, që bojshin i bijshin edhe në tokë vajzat i shtrijshin. Edhe kanë qenë kushtet shumë të vështira, ushqimi shumë i keq. Ma e keqja na ishim femra, kishim ciklin ish proces fiziologjik te na që kishim nevoja të higjienës, të pastërtisë. Edhe nuk na lijshin. Bile ka qenë drejtor Sherafedin Ajeti, drejtor i burgut të Mitrovicës. Qysh i foli shoqja jonë Hava, torturat që ia ka bo asaj. Ai ma ndaloi edhe mjaltin edhe çka ish… se unë mjeke me vitamina i thojsha mjaltë, lypsha limona këto gjanat që e rrisin imunitetin, ushqim edhe e shtisha edhe ato vajzat. Se si hynën në burg më gjujtën aty edhe ma ndaloi mjaltin, m’i ndaloi ato.

Kanë vazhdu edhe ni javë ditë torturat sa isha në Mitrovicë. Kur jom hi aty tash m’kanë dhanë moral shumë të madh. Ishin vajza burgjet të mbushuna me vajza politike. Edhe jom gjujtë, s’më lanë bukën. Ni kantë e pllastikës me bo nevojën e madhe. E bojshin, vike era gjashtë veta të mytke aty. E mlojshin me fshisë ata, as karton s’na lishin me m’lu WC-në. Qaty e bojshim urinën, qaty nevojën e madhe, gjashtë veta. Ke pasë orën e caktume. Në orën 5:00 bojke buria, si në kohën, shekullin e XVII-të, jo zile po buria m’u çu m’u bo gati shpejtë.

Unë isha e torturume, s’un u çojsha, s’un e mledhsha trupin, as kamtë, as durtë. Vishin, piskatshin ato gardienet, ato bishat e Shërbimit. Edhe u çova me zor. S’mujsha këpucat m’i veshë i mora ni parë papuqe t’hujat, m’shtijnë m’i veshë me zor, s’muj se e panë që s’hin kama. Edhe i mora do si papuqe që i kishin thy torturat edhe i kanë thy ato këpuctë. Edhe me dalë ti me shku tash ti atje edhe ni herë në Sekretariat. Edhe jemi shku atje, kanë vazhdu prap torturat prap m’kanë kthy n’dhomë. Na majshin prej orës 7:00 t’mëngjesit, në 8:00 bojke alarmi bishin çelsat që kurrë s’i harroj thojsha kur t’dal prej burgut s’maj kurrë çelsa. Si bojshin çelsat t’u çelë dyrtë dera parë, e dyta, e treta, e katërta e jona u nijke thojsha erdhën me më marrë mu edhe n’fakt më merrshin me m’çu n’hetuesi me vazhdu me qita satrapat e UDB-së, që s’kanë pasë nevojë tek e fundit.

Thojsha, “Dënom, dënom, torturë mos m’bo”, “Të dënojmë shumë, 20 vjet”, “20 vjet. Pse me më torturu?” Edhe edhe qito fjalë kushtojshin me shuplaka, “Ti po na kallxon neve”. Edhe më çojshin vazhdun aty. Edhe ky Sherafedini u konë drejtor, ky u konë, u konë vërtetë gestapo. Gestapo ka qenë. Nuk… veç nëpër filma gjonë figurën e drejtorave të burgjeve, te ai u konë figura e tij. Edhe ra borë dy metra, une hypa në dritare, hypa me folë me shoqe, më zu. Ish ardhë ai, se kontrollonte. “Çka bon ti aty në dritare?” [Flet drejtori i burgut] Edhe hini, “Une ty ta boj kështu, une ty kështu e… ty të ka shpëtu nifarë Përfe Badivuku”, nifarë msusi jem, “Ka thonë, ‘Amoni të koftë mos ma ngucë qitë vajzë’” ai, “Se unë ty të kisha bo llom”, edhe, “Hajde në dhomë ti. Pse bon ti kështu, ashtu? A din që përdoren torturat, vazhdojnë, sa t’u kanë nalë”. M’u nalën torturat, 21 javë. “Edhe ni herë me të nxanë të torturoj”.

Po na i mbajshim mbledhjet. Se si hina në dhomë ka qenë ni, nisa me thanë, kanë nisë me na bo shoqet tona në mure ding dong, rraka tak, rraka tak {onomatope} “Kosova Republikë”, u konë ajo shejë [tingull]. Edhe tash në tona dhomat shkojshin “Kosova Republikë”, ushtojke krejt burgu. Hike ajo me ni dhomë, u nalke, “Jo, na jo”. Se aty veç m’i rreh përditë vajzat. Edhe dulën këto. Kish gardiane t’mira që ka pasë n’mesin e tyne na lishin edhe me komuniku. Por na lishin edhe me sherr që me na zbulu. Me na zbulu se unë hypa aty edhe shoqja jeme që ish po thotë, “Si ka ni, e kahit osht’ kjo”, rraka tak {onomatope}, “Sa veta jeni?” “Tri veta jemi”, edhe ia jepshin me dorë, ni, dy, tri.

Ajo s’mujti me duru, Teuta Bekteshi, edhe hypi i tha, “E kahit ish?” “E Gjakovës”. Ajo u metë. “Qysh e kish emrin?” “S’di ish me pika quke”, pika loshe, a din. Ajo tha, “Pika loshe?” Ajo tha, “Po, ish mjeke”, i tha. Kur i tha mjeke ajo e ka ditë. “Paska krisë te Teuta”. Edhe veç ma ka bo, “Sokoleshë”, edhe pseudonim e kemi pasë edhe Shotë edhe Sokoleshë. Edhe, se këto ngojshin. Këto ishin kanë me na lonë neve me i kallxue veprimtarinë tonë me qit’ emra. Aty ajo m’ka thanë, se na kemi pasë edhe ni pseudonim rezervë, Coli edhe Loli na kanë pasë lanë ni profesor i Shqipnisë Gojart Cerga. Une ma e gjata Coli edhe ajo Loli edhe krejt fakulteti na kanë qujtë dy Teutat ose Coli Loli.

Ma ka bo, “Loli, a je ti?” Kom thonë, “Po Col, a ktu koke a?” Tha, “Po”, tha, “m’kanë marrë qe katër-pesë ditë. Kurgjo”, tha, “s’ka të re”. Ma dha n’atë… edhe na hinën me na rreh. Tha, “Qy”, tha, “se na hinën”, tha, “prof s’ka kurgjo të re veç m’kanë marrë”, tha, “fallc. Mu m’kanë marrë. Kurgjo veç që kom vepru atëherë”. Kur m’ka thanë, më ka dhanë forcë. Atëherë kom majtë krejt unë për veti, se s’disha çka ka dalë. Edhe me Teuta Bekteshin kemi qenë në këto celulat me Hasan Malën. Unë ma vonë me veprimtarinë teme, me punën teme u ndava, edhe më hypën në organizatë ni degë ma lartë. Aty jom konë anëtare me Ilmi Ramadanin, prapë me Hasan Malën.

Anëtari i jem, shefi, qiky që na drejtonte neve ka qenë ni celulë me Ilmi Ramadanin edhe me mu. E kemi formu tash na ni celulë degë. Këta ishin të lidhun atje, unë s’e disha. Ma merrke menja që literaturat ato që vishin edhe kanë qenë të lidhun me bazën. Aty jemi njoftu në celulë me Ilmi Ramadanin. Para se m’u njoftu në celulë, na me Ilminë kemi nisë m’u njoftë prej demostratave edhe kemi fillu lidhje. Kemi lidhë ni lidhje S’ka qenë dashuni, po ka qenë lidhje dashuri për atdhe, për liri ta forcojmë celulën tonë. Të bashkohemi anëtartë… edhe shoqet tona kush vinte i thojsha, “M’u martu me shoktë e grupit”. Që kur të bjen ni antarë, me ra burri mos me qitë të fejumën. Ishte konspiracion. Ka pasë edhe që i kanë qitë dashnoret. Ka pasë edhe asi raste.

Te na lidhja ma e fortë, po megjithatë dikush mbetet. I bojshim presion shoqeve, bile edhe kush niske dashuri i thojshim leje ata fillo me shoktë tanë. Shoktë që e ke nisë ni luftë. Edhe unë në luftën teme e zgjodha njanin që ka me ecë, me vazhdu luftën deri në lirinë e Kosovës. Ishte ni njeri që kishte dalë prej burgut, katër vjet burg i kish bo. Edhe kjo shoqja jem anëtare e celulës e njifke edhe familjarisht edhe kështu edhe tha, “Qy Ilmiu”, tha, “ka dalë prej burgut. Qy apet osht’ t’u vazhdu aktivitetin”, edhe tha, “ky prapë p’e vazhdon, qy çfarë trimi”. Nime e lavdoi kështu si trim. “Qysh p’e vazhdon?” Tha, “Po”, thashë, “Tash duhet m’u rujtë”, “Jo”, tha, “ai s’ruhet, po vazhdon”, tha, “osht’ shokë i Rexhepit”. Rexhep Malës.

Këta janë kanë dy shokë që janë dënu në grupin e ‘75-tës, që kanë shpërnda trakte në konviktike. Tha, “Ky edhe pse ka dalë e vazhdon rrugën e Rexhepit”. E atëherë dalë nga dalë, dy-tri biseda me to edhe tha, “Po thojnë shoktë tonë, a kish bo”, tha, “Teuta m’u lidhë me Ilmiun. Ai ka dalë prej burgut le të lidhen kështu nëse dashunohen”, edhe thotë kjo shoqja, “Shoktë e lëvizjes po thojnë që osht’ mirë këta dy m’u lidhë”. Edhe mendova, jeta jeme ka me qenë qikjo. Kisha provu me ia dhonë dikujt ni libër, ni shokut, ni studenti të mjekësisë, ni mjekut që i kisha kështu naj simpati që mund ta vazhdoj ni lidhje. U tërheqën, nuk e dojshin këtë rrugë të rezistencës. Se kur mendojsha me vazhdu thojsha që unë, u jepsha librin, “Jo du, jo s’du” E shifshin ku jonë futë edhe heshtnin nuk e vazhdonin.

Jom lidhë me Ilmiun në luftë deri në fund. Kështu që, nja pesë muj kom kalu, kalesë, po nja katër-pesë takime se e kisha kohën e provimeve e disha që arrestona. Të jap sa ma shumë provime edhe nuk e njifsha si person. E shtyjsha niherë kështu… ti e njifshe si hero, krejt të pëlqejke, ama si tip i njerit nuk e njifshe, vetitë të mirat e të kqijat. Edhe takimet i majtëm ashtu nja katër takime, u arrestu për s’dyti ‘81-shi ndërkohë që shpërtheu. E arrestunë, jo që mori pjesë në demostrata, por si i dënum politik që po ka dyshime se po vazhdon. Ia kanë arrestu do shokë, ka aty-këtu naj të dhanë por jo të sakta. Edhe e arrestunë niherë si burg, e izolunë pesë muj ditë, mandej ia dhanë dënimin mas pesë mujve. E ndanë dënim me nëntë vjet burg me grupin e madh. U zu qikjo grupa e Hydajetit. U fut edhe ky në lidhje që ka vazhdu, prej ‘75-tës që ka dalë prej burgut, u zbulunë gjanat e arrestunë. Unë meta jashtë.

Unë meta jashtë edhe fillova, prapë vazhdova rrugën tonë. Rruga jonë u konë luftë, ja vdekje ja liri. Edhe parolla po shkrujshim, “Vdekje fashizmit”, se e merrshim fashizëm Jugosllavinë, “liri popullit”. I përdorshim ato parollat e Luftës Nacional Çlirimtare. Edhe naj parollë kështu nga urrejtja që e shkrujshim. Edhe unë e kom vazhdu rrugën. Edhe tash problemi ma i madh ishte qysh me shpallë une me shku me pa këto në burg, se e kisha edhe të dashur edhe njeri të lëvizjes. Shkëmbimi i letrave, informatave, i çojshim informata në burg lëvizja sa ka ecë, sa anëtarë. Krejt i informojshim me letra të mshefta. Pushteti, burgu i kqyrke, por asni letër s’na ka gjetë neve se më kishin arrestu edhe mu.

I futshe në forma të ndryshme që ato tash janë konspirative qysh i kemi fut na edhe kanë depërtu deri te ata edhe pse e kanë marrë teshën e kanë kqyrë e… kemi shkru edhe në mindila. I ruj mindilat bile. Osht’ minidili që ia shkruj, në mindil edhe e futi nëpër teshë, e çepi në tesha, në setër. Aty e kom informu që lëvizja po vazhdon Jom njoftu me Nuhi Berishën, Rexhepi ka dalë prej burgut, e kom taku Rexhep Malën. Unë kom qenë ajo që e kom bashku me Nuhi Berishën edhe ia përcjellsha ato. E tash ish problemi, une s’po di edhe qysh me ia kallxu familjes. Në momentin kur i dënunë në grupe… na gjakovartë na dini pak, s’martohemi jashtë [Gjakovës], ani ma me katundarë. Edhe tasht dul atyne edhe po thotë vllau jem, “Khu, qeky po doket”, tha, “si trim i katunit. Kqyre qysh e zgjatë gjoksin, qy qysh del përmi këta p’e qet’ s’ia nijti për burg”.

Ai veç ish dalë prej burgut, s’e dijke as vllau jem që ka dalë prej burgut. Ai nime ish msu Ilmia, në krahasim me këta tjertë kish marrë ni… ish veshë me kostume setër e pantollë edhe ish dalë aty u doke. “Po”, thashë, “qiky tarzani”, thashë, “që po thu ti osht’ i dashuri im”, “Qysh?” Vllau si ish ulë t’u çu në kamë, “Çka je ka folë mori?” Thashë, “Po, more”. “Hajgare po bon”. Thashë, “Jo”. Baba sa ish t’u shajtë pushtetin, “Këta krimineltë, këta kështu, p’i dënojnë grupin, p’i dënojnë studentat, rininë”, u ulë baba, e lshunë kamtë. Nana t’u kajtë. Thashë, “Qiky osht’”, “Qysh?” Vllau jem, “A e ki përnime?” Thashë, “Po”, thashë, “sot ky, nesër unë”. Unë veç isha në lëvizje, unë isha anëtarë, kisha hi anëtare e kishim dhanë betimin me Ilmi Ramadanin, me Hasan Malën. Ni degë tjetër e kishim formu. Degë që i lidhte grupet e vogla me bazën. Këta ishin si grupe ndërmjetësuese mes bazës, organizatës, Ilmiu, i fejuari jem, Hasan Mala edhe une. Aty kishim pseudonime tjera. Ky Tomor, ai Veli, unë e kisha Shotë. Shotë pseudonimin.

Edhe kështu ne e kemi vazhdu me to derisa ky ra në burg, por jo si pjesëmarrës i demostratave, si i dënuar politik. Unë kom vazhdu aktivitetin. Kom formu apet degë të reja derisa u zuna qatëherë me ‘84-shin që e përmendëm. Edhe atëherë ky ka qenë në burg. Unë e kam bo bashkimin e Rexhep Malës me Nuhi Berishën, m’i hapë degtë, me vepru. Nuhia ka pasë shumë shumë të organizatës që mante organizatën edhe Rexhepi dul prej burgut, nëntë vjet burg. Mas nëntë vjete, mas tre muje filloi Rexhepi qysh u konë i gjallë, revolucionar, përsëri aktivitetin e vet pa pushu hiç. Edhe pse ish dalë prej burgut, edhe pse ish dalë, lypke m’u taku me Nuhi Berishën.

E vetmja ajo që mujsha m’i taku këta dy edhe besimi ma i madh isha une. E kem dalë i kemi taku Rexhepin, ata janë mbledhë si dy shqiponja atë ditë janë përqafu sikur të njifeshin me shekuj. Ni përqafim i përmallshëm që përfundoi tamon me vrasjen e tyre si dy degë, dy kreh të shqiponjës, dytë të lidhun mes veti. Kur i shisha në atë përqafim, në atë emocion, aq forcë më kanë dhanë. Unë isha nga larg edhe ni ideal i tyre i bashkonte, ni luftë e armëve edhe me armë në dorë. Në atë takim jom konë edhe unë me armë edhe Rexhepi ka pasë armën, ka pasë edhe Nuhiu armën. Për çdo rast me përcjellë Rexhepin mund ta zishin Nuhiun, me përcjellë Nuhiun që lypke ishte ilegal nuk e dinte, mund ta rrëzikojke Rexhepin. Edhe unë me ta isha përgatitun edhe i kom taku në rrugën Vellusha atje në Gërmi.

Ata kanë vazhdu rrugën të përqafuar. Kështu mbeti ajo lidhja, e thom, hyjnore, patriotike në mes kësaj shtylle, shtylle të lëvizjes ilegale. Ni qëndresë si e qunim ishin kjo figurë, e cila ma vonë u ballafaqu edhe me luftë kundër, armë për armë Rexhepi dhe Nuhiu në Kodrën e Trimave, që sot e ka emrin Kodra e Trimave falë këtyne dy heronjëve që vdiqën për lirinë e Kosovës. E me burrin tim, ka ra në burg ajo dega ka funksionu me Hasan Malën, u dalë jashtë, anëtari tjetër. Ai ka vepru në Zvicërr, s’ka guxu m’u kthy. Edhe unë kom vepru në Kosovë derisa u arrestova.

Anita Susuri: Pas burgosjes, po mendoj, pasi u liru si ka ardhë deri te lirimi…

Teuta Hadri: Ni vjet burg e kom bo, ni vjet burg, edhe pse aty kanë dashtë me më dënu ma shumë, por s’kanë pasë fakte. Ni literaturë, ni gazetë. Janë dënu edhe për ni gazetë tri vjet, por unë isha mjeke. Ish sado kudo, nuk e merrshin ni studente, ni nxanëse, ni të mitur, por e merrshin ni mjeke. Pak osht’ edhe ai presioni i qytetarëve që shkonin çdo ditë, “Kur p’e lshoni doktoreshën?” Edhe u konë interesant ato osht’ me përmend, u konë e smutë psiqike edhe ajo ka qenë e Batushës diku, edhe psiqikisht ka vujtë me shizofreni ajo. Edhe unë sa isha mjeke i jepsha terapi. Edhe kur i kom dhanë terapi i kom dhonë terapi që asaj vitaminoze edhe ajo ka menu tash… i kanë dhanë akinetona, moditena çdo tri javë, terapia jeme i ka ndiku me muj të tana e merrke veten.

Edhe u shku me m’lypë mu, ato t’u kajtë motrat, i kanë thanë t’u kajtë, “Doktoreshën e kanë arrestu”. Ajo kish pasë shku te njani prej inspektorave te ky i Batushës, Zyber Zyberi, ka ardhë lidhja deri te ai. “Me ma lshu doktoreshën”. Po ma kallxojnë në tortura që po të lyp ajo pacientja, më duket Sanija a qysh e ka pasë, “Po të lyp ajo”. Ajo o konë shumë interesant, se kanë pasë shumë presion prej qytetarëve, prej pacientëve, prej drejtorit Izet Hima [i cili] ka shku vazhdimisht. Ka lyp Mahmut Lila, kanë lypë me më lshu edhe ishin edhe këta. Edhe e majta ni vjet burg edhe më lshunë me atë. Edhe pse në burg kanë dashtë me m’dënu edhe niherë e bom grevë urie aty, e bom ni muj pa u lshu.

Edhe niherë, jo tortura, po m’u gjujten kta inspektorat e drejtoreshat, “Kemi me të dënu si Ruzhdi Sefën”, qat’ profesorin e kanë pasë dënu ni vjet, mandej ia shtunë dy, “edhe ty”. Atë presionin, “Ti ke organizu vajzat në grevë urie”. U konë nifarë mjeku, ni Avdullah Hoti që s’e ka meritu titullin e mjekut se s’ka pasë nevojë ai me hi. Janë pjesa politike, janë inspektorat, ti çka ki m’u përzi? Ti je mjek, shërbeju të smutve. Edhe ai u përzi që kjo po i organizon vajzat edhe, “Me lejën teme, une garantoj që kjo i ka organizu”. Drejtoresha u mundu me më nxjerrë, ka qenë gjakovare lidhje familjare. Por, ajo u mundu me thanë që kjo s’i ka fajet, por ai me këmbëngulje mu me më dënu. Thojke, “Kanë me të dënu, se Avdullahu ka thanë që kjo i ka fajet se mjeke nuk po spjegon për këto problemet që i bon mukozës së lukthit greva. Krejt fajet janë te ti”.

Vetë drejtoresha ma dha atë sinjalin që une s’po kom çka me bo, “E bajsh me shnet!”. Edhe janë… mandena po të dënojnë, dy mujtë e fundit kom nejtë në vetmi, në vetmi. Vajzat që bonë grevë i lshunë, i majtën kah dy javë. Dikush dy javë, dikush tri javë. Mu ma vazhdunë edhe ni muj edhe u konë lufta ma e madhe, jo torturë psiqike. Çdo ditë vishin me ma matë tensionin si Çaushesku1 atëhere, e qiky mjeku vinte. Edhe ai presioni [psiqik], thojke, “Me dekë si Çausheski” a din ish ajo. Ma matke tensionin, ma futke pak frikën (qesh), me të thonë të drejtën. Thojsha ma qesin ni helëm si Çaushevskin që e vranë edhe… e vranë kështu, por ma futi atë frikën. Edhe çdo ditë më kanë bo ashtu torrturë psiqike t’u ma matë tensionin. “S’du me matë tensionin, unë jom mirë”, me këmbëngulje edhe, “Prapë përdorim torturë nëse s’len ti me matë tensionin”.

Kështu ma matshin, ish nifarë presioni. Ditën prej vetmisë unë kom dalë në liri. Se jom konë në pritje të inspektoriatit krahinor me ma vazhdu qata Lutfia, qata Blerima, vishin aty u konë nifarë… unë kur kisha vetminë teme, dritaret jonë konë me grila 40 centimetra s’ke mujtë as trupin me hi me ikë, me rrjeta, me grila, me… edhe pata kontakt me ni, po thotë, “Kanë ardhë inspektorat”, ni djalë i ri, ni farë Salihi ka qenë për vepra tjera. Edhe i ka ni këta t’u thonë, “Doktoreshën”. “Doktoreshë kanë ardhë për ty, janë në kafe inspektorat”. Edhe unë isha në vetmi, thashë dojnë me ma bo ni vjet. M’i pruni ai informatat, e kanë marrë e kanë rreh ata, “Çka fole ti me doktoreshën”. Ai ma pruni qit’ informatë.

Mandej u përgatita që edhe ni vjet edhe dy edhe tri… “Jo, po të çojnë në Pozharevc”. Se kur bom grevën, na shpërndanë vajzat. Unë e kisha edhe ni muj ditë, e kryjta grevën edhe ni muj kështu në vetmi, tashti po të shpërndajnë. Ato i shpërndanë mas ni muji i çunë në Pozharevc. Ajo ishte tragjedi e madhe me shku në burgjet e Jugosllavisë edhe m’u dhimshin vajzat. Ndjejsha dhimbje të madhe, vetën as që e menojsha. Thojsha këto nëpër burgje, çka bojnë shkijet2, a din çfarë tortura. Edhe ato i shpërndanë nja katër-pesë vetë. Trëndelina ish aty, unë meta në vetmi edhe ni muj. Dy muj në vetmi, që nuk kanë pasë të drejtë dy muj, ni muj sikur tjerat. Mu ma vazhdunë, pse? Se po më dënojnë.

P’i vetmisë veç kur kanë bo dyrtë rram bam {onomotope}. As s’ma kanë lanë familjen me ardhë me më pa, m’i kanë kthy. Veç kanë bo dyrtë, “Veshu! Veshu me shku në liri, me shku në Gjakovë!” Edhe kishin organizu familjen, “Hajdeni, merrni”. Qiky Salihi prapë tha, “Doktoreshë, ki me dalë”, tha. Erdh ky djali tha, “Kur dalin”, thashë, “thuju familjes tesha me m’pru”. Ai nanën e vet, ka qenë nana Serverja punojke në spital në Gjakovë edhe e pruni, nana vet ia ka pru babës tem informatën. M’i kanë pru do kostume që i ki në fotografi aty. Me qato kostume kom dalë prej burgut e veshme [mirë], me kallxu që na jemi përveç luftëtare të lirisë, jemi edhe zonja që luftojmë. Ajo ish veshja… edhe krejt çikat i shtishim, a din, i bojshim m’u veshë bukur që me tregu… kanë qenë shumë vajza t’mira, vajza edhe heroina edhe bukuroshe kanë qenë aty tre muj n’burg.

Me të vërtetë ishte dhimbje e madhe kur i shishe ato në moshë të re 17, 18, 19 vjeçare. Ma e vjetra kom qenë une edhe Ajshe Gjonbalaj e dënume me njëmbëdhjetë vjet burg, [fillimisht] 13, mandej ia zbritën. Na jemi konë ma të vjetrat, që a din, ma msuse, që thojnë në moshë të vjetër m’i msu a din, vajzat, edukime tjera, se për trimnesha ato ma trimnesha se na jonë konë. E kështu jom dalë në liri. Në liri qysh vijnë familjartë. Moral krejt qyteti i Gjakovës ishin ardhë me m’pa mu që kom dalë prej burgut. Më dhanë ni moral që lufta jeme osht’ e drejtë, nuk osht’ luftë që më braktisë dikush në familje. Erdhën me m’pa, jo me dhurata, jo ka dalë nga burgu. Erdhën motrat e spitalit me m’pa, drejtori, ishin… Zekerija Cana, plot figura politike, që ka dalë doktoresha prej burgut, më dhanë ni moral.

Prapë nuk jemi ndalë, prapë e kemi vazhdu në ni formë shumë përfide, se ishim në përcjellje të UDB-së. Zyber Zyberi çdo muj ka ardhë në Gjakovë me marrë informatë, “Çka po bon kjo n’spital?” I ka pasë njerztë e vetë, që ia zbulova edhe njerztë une, ky me kond po kontakton ai. Edhe të anës të vet i ka pasë, se gjakovarë ma vështirë e ka pasë. Aty-këtu ka pasë edhe s’të ka dhanë deri në fund gjakovari. Edhe i merrke informatat kond po kontaktoj, qysh m’i bjen, e krejt këto i dike. Me sytë e mi e kom pa, ka dalë me më kallxu që unë jom ka të përcjelli. Në spital t’u shku me lind gruja, ai m’ka dalë figura aty. Edhe kështu m’kish torturu sa kish mujtë në konvikt edhe apet. Apet e kemi vazhdu edhe kemi fillu me forma demokratike.

Lidhja Demokratike u formu në ‘89-tën, une nuk hina në LDK se nuk ish ajo fryma jeme e Hydajet Hysenit, na grupa jonë. Jo pse e kundërshtojshim LDK-në, po kish figura që dyshojsha, kishim na anën tonë, përceptimin tonë që janë bashkëpunëtorë të armikut, ishin aty. S’e kuptojsha atë lloj demokracie. Unë foli, unë veç isha e para që u merrsha. Ni gabim me [ndodhë], ti u merrshe [në burg], jo ai tjetri që s’ka hi në burg e që s’u përcjellë kurrë. Edhe kemi fillu, unë, Adem Demaçi ka ardhë e ka formu Degën e Shoqatës së Burgosurve, Këshillin e Mbrojtjen të Drejtave, Këshilli i Mbrojtjes së Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Gjakovë. Edhe aty jom hi anëtare, kom fillu me Këshillin e Mbrojtjes dhe të Drejtave të Njeriut. Mandena jemi përgatitë për pajtimet e gjaqeve.

M’u ka dhanë e drejta e specializimit që në këto raste s’u jepke. Je konë person politik. Mu edhe shkina, u konë Mira Antokoviq, serbe me origjinë ruse. Ajo ka dhanë dorën që une e kjo kena me vazhdu specializimin për gjinekologji. Edhe miratimi i saj në grupin e tyne, tanë kanë pasë qef, po pushteti. Ajo ka thanë, “Me ia dhanë e meriton kjo”. Kom vazhdu specializimin. Jom shku në Zagreb e kom kry edhe në Zagreb s’kom nejtë rehat. Edhe atje kom fillu me vllaznit Kuzhnin, kanë qenë dy vllazën katolikë argjendar. Me familjen Kaçinari kontaktet me ta. Ja kemi organizu Adem Demaçit daljen nga burgu, nja 500 shqiptarë.

Zakonisht i mbyllshin shqiptartë këto tregjet e pemve. I kemi mbledhë, kemi dalë nëpër pazare me ia mbledhë Adem Demaçit. Organizimin ia kemi bo me film, ka qenë ai filmi, “Vlladin”, a s’di qysh u konë ai film në Zagreb. Edhe kështu kemi vazhdu edhe në Zagreb, kemi bo prapagandë. Kur janë bo protestat e minatorëve unë jom konë atje. Pajtimet e gjaqeve kanë fillu këtu, jom ardhë prej Zagrebit. Kom kontaktu me Hava Shalën, në pajtime nja dy-tri ditë kom dalë në Deçan, në Mulliq, në Baballoq kemi shku m’i dhanë moral, edhe kështu.

Anita Susuri: Ku u mbledhshit… qysh shkojke ajo?

Teuta Hadri: Ajo ka qenë… këto organizueset kanë qenë studente të dala nga burgu. Hava Shala, merita e Havës, Myrvete Dreshaj, ka qenë Adem Grabovci, Musa i Gjilanit. Kanë qenë kryesisht të burgosur, Hydajete Kelmendi, Zyrafete Mulliqi. Kanë qenë krejt kryesisht baza e saj, Etem Çeku, organizuesit e pajtimit të gjaqeve nëpër qytet, fshat, pajtim. Janë shku i kanë mledhë… mandej njeri i parë që iu ka bashkangjitë ka qenë, se qëllimin Anton Çettës i kanë tregu… se kur erdha prej Zagrebit më thanë, “Hajde ti me na bo me Rexhep Qosjen, se je kusherina e Ali Hadrit”. Bojshin hajgare, ata e kishin përgatitë terenin. Edhe me na bo se pa hi edhe Gjakova këtu… une me torba jom konë n’dorë bile, “Pa hi edhe Gjakova”, ata bojshin hajgare, se ata kishin bo bajagi do veprimtari.

Him te Rexhep Qosja për me iu bashkangjitë intelektualëve, se Anton Çetta thanë ka pranu edhe ai po na prinë. Mandej iu kanë bashkangjitë Rexhep Qosja, ky Cana, plot figura, Mujë Rugova. Ka pasë plot figura intelektuale, profesorë që iu kanë bashkangjitë rinisë studentore, por bazamenti që ka fillu të pajtimeve ka fillu prej vajzave të daluna, që janë dalë nga burgu për me bo ni organizim kundër pushtetit. Jo me forma ilegale, se filloi edhe demokracia. Partia e Ibrahim Rugovës, atëherë LDK-ja me bo në formë demokratike ngritjen e zërit. Përsëri për ni liri, ni të ardhme të Kosovës.

Këtu qëllimi i pajtimit të gjaqeve ka qenë m’i pajtu familjet që në luftë mos të jemi të përçarë. Osht’ parapa ni luftë atëherë. Që mos t’jemi përçarë nëse shpërthen lufta në Kosovë, të kemi familjet jo hasmëni. E nashta janë patriotë, kish familje patriotike… unë kisha shku te familja Kuqi aty me bo pajtimin e gjaqeve me Hava Shalën. Këto kishin organizu, une veç isha shku si mysafir se unë isha në Zagreb, por ndihmëse e tyne. Ajo, meqë drejtoresha ndikojke aty, Luljeta Pula krejt këto shkojshin nëpër pajtime. U bo edhe modë me shku.

Edhe këto shoqet më morën, “Hajde me dalë nëpër do familje që janë ma kyçe”. Ishin kanë dy vrasje me ni familje të Kuqit aty edhe u fal gjaku aty. Aty kish lotë, dhimbje, kish… vërtetë ni punë të madhe kishin bo. Anton Çetta, e merrshin fjalën, ta jepshin edhe ty naj fjalë edhe kështu që ka fillu ajo për bashkim edhe u bo pajtimi pothuaj i 90 përqind të gjaqeve në Kosovë. Ka qenë ni luftë, kështu vërtetë ni luftë në heshtje heroike për të ardhmën e Kosovës, për… që parashihej ni luftë.


1 Nicolae Ceauşescu (1918-1989) ishte lider komunist i Rumanisë dhe gjeneral dhe sekretar i Shtetit gjatë viteve 1967-1989. Së bashku me gruan e tij Elenën, u ekzekutua nga qeveria e re për shkak të gjenocidit përgjatë Revolucionit të Timisiorës.

2 Term deogativ për komunitetin serb.

Pjesa e Pestë

Teuta Hadri: Pastaj ne formum kto degët e kshillit në krejt Kosovën edhe fillunë vrasjet, ato rrahjet, torturat. Çdo javë i kemi pasë në Kshillin e Mbrojtjes së Drejtave të Njeriut kah dy-tre anëtarë, shkojke deri në pesë anëtarë që u vrajshin në krejt Kosovën. Nashta edhe ma shumë se qitash s’po m’kujtohet se qaq shumë u punu…

Anita Susuri: Mbrenda ditës?

Teuta Hadri: Po, mrena javës.

Anita Susuri: Mrena javës.

Teuta Hadri: A po që i rrehshin, i torturojshin. Sot e atë ditë, ni ditë e kom gjetë ni fotografi nifarë Zija Hasimja. E kom pasë rujtë edhe kur jom arrestu s’ma kanë pasë zanë që e kanë rreh e kanë torturu krejt trupin me hematoma edhe vdiq. Ai njeriu vdiq prej torturave. Edhe i mbledhshim fotografitë ia bishim Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si anëtarë që ishe, informacionin, burimin. Edhe deri në luftën e UÇK-së kom qenë, mandena kom qenë… Selatin Novosella m’ka marrë si anëtare e këshillit ndërpartiak, degët e partive politike ku të gjitha degët e partitë si qeveri e përkohshme. LDK-ja, Partia Parlamentare e Adem Demaçit, parti tjera, të gjitha frekuentojshin. Edhe kemi pasë bo ni, LBD-ja, Lëvizja e Bashkuar Demokratike edhe ni si këshill ndërpartiak si qeveri. Aty për mjekësi, ambullantat shkollore i kom udhëheqë.

Edhe krejt këto ekipet tona shkollore i kemi organizu, të gjitha protestat që janë mbajtë në Kosovë gjatë ‘97, ‘98 para luftës janë kanë ato nën kontrollën e ekipeve mjekësore për mjekimin e plagëve dhe organizimin e tyre nga demostrata deri te qendra ma e lartë për ndërhyrje operative, ambulanta, “Jeta”, “Galaxy”. Ato i kemi pasë krejt të ndame ku me i çu pacientat. Domethonë, ni punë shumë të madhe e kanë bo ambulantat shkollore gjatë kësaj kohe të këtyne protestave. Protesta e bukës e si ka qenë ajo 1, 2 prillit e Kryqi i Kuq, Ambasada Amerikane, krejt këto. Ato kanë qenë të mbulume me ekipe mjekësore, në rast lëndimeve me u bo klasifikimi… 1 tetori, Albin Kurti kur e ka organizu 1 tetorin, na kemi bashkëpunu me marrëveshje me letër, me organizatën e Albinit.

Këshilli, unë kam qenë kryetare e Këshillit, Këshillit për Mbrojtje dhe Lirinë, këta, Këshillin e Shëndetësisë. Kryetare e Këshillit të Shëndetësisë ka qenë ni lloj ministre komunale. Domethonë, qeveria e përkohshme e Kosovës, atëherë Ibrahim Rugova, jo e përkohshme më fal, e Ibrahim Rugovës, sistemi paralel e ka pasë ministrin e financave, të arsimit edhe të shëndetësisë. Ka qenë, ministër ka qenë ky që ka vdekë, Limani edhe Alush Gashi ma vonë. Ata nuk dojshin m’u marrë me këto puntë, dojshin qashtu në pushtetin e qetë, të heshtun, paqësor të Ibrahim Rugovës. U vrashin kah dhetë-15 vetë në javë, e heshtje, “Shuni, shuni, shuni”.

Na ishim pak ma të rezistencës edhe këshilli ndërpartiak i ka dhanë, Selatin Novosella ka qenë kryetar, i ka dhanë ni frymë tjetër asaj çështjes jo paqësore. Edhe aty kemi fillu ato organizimet tona, përgatitjet. Fillunë ‘97, lufta, vrasja e familjes Ahmeti, masakër a. Kemi shku në mënyrë institucionale. Pushteti serb e ka ditë se na jemi institucion paralel që punon në, me Ibrahim Rugovën president. Edhe na i bonim këto me ekipet tona, i kemi pasë ekipet tona. Unë kom qenë kryetare e Këshillit të Shëndetësisë dhe kemi bo punën, nuk jemi arrestu. A din, na befasonte ajo, na lishin si demokraci po në dorë na kishin kur dojshin dera cokatke edhe të arrestonte. Shpërtheu lufta e Familjes Jashari. Edhe te Ahmetaj edhe te Jashari kemi shku si ekipe mjekësore kemi depërtu. Aty…

Anita Susuri: Te Jasharajt keni shku në varrim…

Teuta Hadri: Po. Identifikimin e kufomave, kemi shku si anëtare e Këshillit të Mbrojtjes dhe Lirive të Drejtave të Njeriut, kur janë me 5, me 9 dhe 10 mars u konë se me 5 ata i kanë masakru. S’kanë mujtë miza me hi aty që ka qenë e blindume me tanke Drenica. Une pata vendosë me hi edhe kur p’e vendosshe p’e hishe. Kom hi me makinë atë ditë. Na kanë leju policia me kontrolle të rrepta, me sharje, me fyrje edhe kom arritë me ardhë deri aty. Se osht’ histori e gjatë tash me qysh na kontrollun e qysh na torturun në rrugë. Ekipi tjetër ka qenë Isuf Dedushi, ai ka qenë këta mjekësia Batalli, patollogjia, Fadil, ky, Balaj, ky avokati Balaj, Fazli Balaj avokati. Ata organizunë, ka qenë patologia Syzana Manxhuka, Ramadan Sopi. Kanë qenë krejt këta patologë, me ardhë ekipa patologëve.

Na organizonim, Këshilli i Mbrojtjes dhe Lirive të Drejtave të Njeriut, Adem Demaçi ka qenë udhëheqës, Behxheti ka qenë sekretar, Halime Isufi ka qenë edhe ajo anëtare, Ibrahimi ata kanë qenë kryesinë e këshillit të mbrojtjes. Edhe organizum me bo me shku, mirëpo nuk i lejshin, kërkush s’merrke iniciativë edhe derisa e bom organizimin mu nisë nga këshilli. Grupa jonë, Binak Ulaj, Ilmi Ramadani, une, Halime Isufi edhe u futëm në Drenicë nëpër tankat e armikut. Me lejën edhe identifikimin e tyne, hym aty e bom identifikimin. Aty kanë ardhë CNN, televizioni ma i njoftur ndërkombëtar botërorë edhe më kanë pa t’u i kqyrë, une t’u i matë, s’di, e përdorsha mjekësinë ligjore temen.

Unë s’isha patologe as mjek ligjorë. Sa kisha msu ni provim e kisha dhanë qaty të mjekësisë ligjore, thellësinë e plagës, plagën hyrëse e disha dhe plagën dalëse. Hyrsja, qaraveshja, dalsja si plumb. Ato, a din, ishin ato shenjat që unë thojsha jo këtu ka hi plumi te Adem Jashari. Ai ka qenë plumb si i madh n’qaf edhe daljen. Edhe kur hym aty na dulën do forca që s’na lejshin niherë me hi në Drenicë, identifikim na shajtën, “Terrorista”, na gjujtën me armë, “Ku po shkoni?” Ku kishim me thanë që po shkojmë, që na hishim aty ata të shishin, prej Morinës të shishin atë, u konë si nifarë depo e Limanit atina. Nifarë depo që kanë lonë zallë e thasë edhe i kanë shti kufomat, 53 kufoma kanë qenë. Tre kanë qenë të jashtëm që s’kanë qenë të Familjes Jashari edhe i kishin bo, mbulu me çarçafë të bardhë. Tragjedi e madhe, kurrë në jetë teme s’kisha pa asi masakre.

Fillojmë na m’i zbulu me burrin tem, me Binak Ulën, Halimen. Halimja fotografonte. Filmat e parë janë të Këshillit të Mbrojtjes, të Halimes, të Drejtave të Njeriut që i kanë bo ata dhe i kemi mbrojtë [ruajtë] na nëpër trupa, që na me i pasë. Bile edhe forcat e Arkanit, që kur e shoh Arkanin m’duket na ka dalë ai atë ditë, “Ku po shkoni?” Edhe, “Ku po shkoni?” “Kod Jašari” [srb.: Te Jasharajt] “Kako kod Jašara?” [srb.: Si te Jasharajt?] thashë, “Kod Jašari”, tash çka me thanë, ku guxojshe me i thanë Këshilli i të Drejtave të Mbrojtjes Lirive të Njeriut. Edhe thashë, “Kjo i ka familjarë”, ishin, ishte e trishtueshme. Po në këto raste po t’u jepke ni guxim, nuk e di si fuqi jashtëtrupore e jotja. Edhe “Kod Jašaraj”. Njani prej shokëve, “Ah”, tha, “ku e gjete Jasharajt me thanë”, a din. Edhe Binaku tha, “Da, kod Jašari” edhe, “Po a?” Na kontrollun, “Terrorista, kriminela”, na thojshin. “Ju jeni kriminelë, ju jeni terrorista”. Na kontrollunë me gepek, kurgjo s’gjetën. Filmin kjo e kish, kësaj çantën s’ia kontrollun me film. Si ta kontrollojshin anëtartë e Mbrojtjes së Drejtave të Lirive të Njeriut, ja le t’mysin, ja u dufshe me kallxu.

Edhe na lshunë me hi, him e bomë identifikimin. Aty t’u i matë ato plagë. Ka pasë masakër, gruja shtatzanë e preme për barku, ka pasë fëmitë, Bekimi, Zaidja, ata fëmi, Zarija krejt… që sot kur i kujtoj, trishtim ishin, trishim të masakrumë. Ademi nuk ishte, për me, se e përdorin atë Azem Galicën mos me ditë, e kanë lanë të gjallë kështu pa shkatërru trupin e masakrum për m’i hap fjalën që e zumë Adem Jasharin, e vramë edhe përfundoi. Ata e kishin lanë, qitu {shpjegon me duar tek fyti} e kish pasë ni plumb nja tre-katër centimetra u konë i madh edhe njo e ka pasë këtu te britë edhe njo ma poshtë. Tre plumba i ka pasë. Këtu mrapa s’ka, veç ato zonat dalëse.

Ndërsa Hamzën dhe Shabanin i kishin masakru, rjepë durtë, rjepë durtë krejt me mish, kockat ishin dalë. Hamzës ia kishin pasë vnu ni si top të nxehtë tytë a ka qenë çfarë arme edhe krejt mushknitë këto djegë, karbonizu edhe nuk gjojshe pjesë të mushknive, veç britë janë konë këto pjestë laterale, gjysa. Une qato u munojsha t’u i majtë. Kur po vjen gazetari i CNN-it, Domenik. Tha, “Madam”, tha, “këtu osht’ bo”, tha, “ni masakër. Po flitet, jugosllavët po thojnë që”, anglisht, tha, “a din ti me folë anglisht?” Thashë, “E di, por jo not so excellent”, edhe tha, “Okej”. P’e folim na pak, tha, “Ku osht’ bo ni masakër”, edhe folëm tha, “a pranon me folë?”

Me folë me dalë unë në CNN, unë isha ardhë ilegal, menojsha m’u kthy në Prishtinë (qeshë). Edhe vendosa, thashë, vdiqën Jasharajt po vdes edhe unë. Më nxojnë, më majnë. Edhe thashë, “Po”, i thashë, “me ni kusht”, tha, “Çka osht’ kushti yt?” Thashë, “Kur desë une me shku te nana jeme m’i thanë që”, se thojsha më dhunojnë, më masakrojnë edhe të gjujnë si qenin në rrugë edhe thojnë kjo me ni lloj njiqind epitete pse ka shku në Drenicë. Edhe thashë, “Me ni kusht me shku me thanë që vajza juj ka vdekë në mënyrë të ndershme. Ka vdekë me familjen Jasharaj”, “Po” tha. Veç i ka bo kamerat speciale. Ai burri jem po mundohet diçka i tha, “Jo, jo, largohu”. I largoj krejt se tha, “Osht’ aparati qaq i ndishëm direkt e në satelit”.

Po ma merr intervistën. E dhashë intervistën që këtu Serbia p’e maskon krimin. Në Kosovë ka vra fëmi, gra. Osht’ në CNN nëse don me e pa [i drejtohet intervistuesës]. Edhe i ka nalë ujin e ato, kom folë gati 20 minuta po e ka marrë veç atë bërthamën që gra, fëmi, pleq, plaka janë masakru, gra shtatëzana edhe dolëm në internet. Kur t’u kthy… u varrosën ata, ato peripetitë, s’na lejshin m’i vorrosë e angazhimi jonë me Këshillin m’i vorrosë. Erdh Fatmir Sejdiu, erdhën politikaj. Na s’pranojshim m’i vorrosë, dojshim ekipën ndërkombëtare me ardhë me zbulu masakrën se Serbia e mbulon këtë masakër qysh e boni në Reçak ma vonë. U munu me mblu pruni edhe patollog fallco për me mblu krimin e Reçakut. Na ata e dijshim, se na kishim luftu, e dijshim çka osht’ Serbia.

Qytetartë, hoxhallartë dojshim me vorrosë, na s’i lishim. Ish ni rezistencë e madhe aty mes neve, Shaban Shala u konë, Hoxha, besa edhe Osmani, hoxha ngojke, se kishin qef që me na shti me dhunë, me forcë m’i vorrosë. Hajde m’u kthy tashti në Prishtinë. Kur na kanë dalë forcat policore, qato forcat e Arkanit, “Kriminelë”, automatat nëpër trupa. Une isha n’kerr, burrin tem e nxorrën jashtë me automat, shkelma, Binakun me automat. I shtrinë për muri, iu mshojshin shkelma, i mshojshin armë. Unë me Halime Isufin me filma kishim metë na në kerr. Halimja… unë e kom pasë ni çantë edhe gjithë e majsha ni shallë kështu në qafë që m’u plagosë, ni hemostazë dorës, për qato gjysë ore, luftë për jetë ndoshta shpëtoj.

Shallin si e pata, Halimja i kish pasë filmat. Po tash na kur dojshim m’u kthy, hym në tualet aty edhe i shtim, i fshefëm filmat, i fshehi ajo në trup. “Halime a i ke heke?” “Krejt”. Ni film kish pasë metë në çantën teme. Edhe kur e kom pa une filmin thashë, a [këta kanë me] na masakrunë. Se dolëm na prej Jasharajve nja pesë metra aty larg oborrit edhe… se unë kur më mori ky i CNN thashë, “Këta kanë me më masakru. Une p’e jep intervistën, këta kanë me më masakru. Ti veç me shku me thanë që s’kom dekë si qen, por si njeri vajza jote te nana”, edhe tha, “Okej”, Dominiki. Ai kish pasë nejtë edhe na ka rujtë a na masakrojnë. Edhe ma vonë i kemi lidhë mas… se qat’ kohë s’e kemi kuptu. Edhe ka nejtë mas ni kaçube, kerri i CNN ish fsheh aty. Këta dulën.

Këta e dishin që kerri osht’ aty, policia, na nuk e dishim. Edhe po na lshojnë, çka u bo? Para se me na lshu, unë e kisha filmin në çantë. E hapi çantën m’ju kallxu atyne kur e kom pa filmin, e kom diqysh synin e shpejtë, edhe, nashta jeta më ka… e hjeki shallin, thashë, më nxunë edhe ma kputën dorën. Edhe e kom qit’ si u kanë shalli kështu, sikur me kapë kështu, ia lshova shallin në çantë edhe e kom kap kështu filmin {bën sikur kap filmin me dorë lartë}. Ai e kqyrke çantën, unë e çelsha me dorë. Thashë, “A m’pa ma kputi dorën?” E kish thikën, ni thikë kështu lokale. Thashë, “Ma kputi dorën, meta qitu”. Edhe e majsha filmin me dorë se u tutsha po m’rrshet prej dorës edhe s’pa kurgjo.

Kjo shoqja i ka pasë krejt filmat {bën me duar kah beli} vrasjen, krimin, masakrën. Çdo fotografi, prej Adem Jasharit, Hamzën krejt qato filmat tona kanë qarkullu në krejt botën. Mandej ka qitë edhe Mitrovica, ky Haliti, ai me musteqe, por të partë kanë qenë filmat tonë. Filmi i Halimes që e kish bo e grupi jonë i Këshillit të Mbrojtjes të Drejtave të Njeriut. Na lshunë. Para se me na lshu, une çelsat m’i të kerreve, m’i murr çelsat e kerreve. S’dike me ne çka me bo gratë, burrat i qiti. Aty e dita që burrat i qet’ edhe i masakron ata edhe neve diku. Edhe une ia bojsha “Daj mi ključeve” [srb.: Mi jep çelësat] {zgjat pëllëmbën e dorës}, s’di qysh ma ka… edhe e kom pasë qitë dorën kështu {zgjat pëllëmbën e dorës}. Ai i mbajke çelsat bojke kështu {bën me dorë sikur rrotullon çelsat} edhe qysh m’i ka qit’ çelsat n’dorë. Thashë po bon hajgare ky me mu, “Hajde, vozi”, edhe e dhezi kerrin “Vozi” tha. Thashë, “Neću da vozim” [srb. Nuk dua të vozis] “Jo”, thashë, “unë jom ardhë me këta”.

E kisha edhe burrin edhe Binakun, na dyjat. Por thojsha neve diku tjetër veç e veç, këta dy veç. Thashë, “Jo, jemi dalë s’bashku edhe…” po, aty i thashë, “Jemi anëtartë e Këshillit, jemi ardhë s’bashku”. Se aty ishin bo masa, qindra njerëz vishin në vorrim. Vishin anëtartë e Këshillit të Mitrovicës edhe policia veç kishin informatë. Edhe i thashë, “Jo”, thashë, “na jemi anëtarët e Këshillit”, thashë, “ne njihemi s’bashkë edhe bashkë jemi ardhë”. Edhe m’i ka qitë i ka kthy ata, “Hini”. Edhe kur hinë ata i thashë, “Kadal”, thashë, “se këta na vrasin mrapa”, unë s’pe di që Domeniki u fsheh aty. Thashë, “Ta nisim kadalë”, se këta, “Jepi, jepi, t’ikim. Jepi Teutë gaz”, a din. Thashë, “Jo”, thashë, “ma mirë kadale se këta me na gjujtë, le te dijnë që na vrajtën në vend, jo t’u ikë”.

Presim që na gjujnë, s’na gjujnë. S’kemi shku nja 20 metra kur del, “Hi!” [Eng.: Përshendetje] Nata ish nisë me ardhë, terr. E disha që dikun natën pa na masakru… U konë nifarë Hanumshahe e Drenicës, në Këshill ka punu për Drenicë, ia kom harru mbiemrin. Na thirri në shpi të vet, “Hajde, me ardhë”, “Jo”, thashë, “na kanë identifiku, kanë bo kamerat ta bojmë”, ia bojmë fesatin na aty m’i shku n’shpi, me flejt na aty, “ju mysin edhe antartë. Çka t’na ndodhë…” U kthym për Prishtinë, kur na ka dalë Dominiki, “Hi Teuta”. Une nuk e pashë niherë. Po ma bon burri, “Ky që fole”. E çeli derën thom, “Domenik, a je ti?” “You are?” “Yes! A p’e sheh që shpëtove gjallë”, po m’thotë, “shpëtove gjallë”, tha, “a p’e sheh që nuk u vrave”, se i thashë që kanë me më masakru. Edhe jo në intervistë ata edhe e çeli dritaren tha, “Vozit”, ai.

Tashti thojsha, thashti thom, a thu s’e kom pa ata, a thu s’kanë guxu para tina, a thu ka marrë ai garancion me kalu. Çuditna që s’na masakrunë! Më lanë mu si zojën me ekipën i kalumë post-blloqet, kush s’na nali, erdhëm në Këshill të Mbrojtjes së Drejtave dhe Lirive të Njeriut. I bom filmat natën te teatri ka qenë ajo, i bom filmat, i shpërndam n’krejt botën edhe masakra e Drenicës u njoft si masakër e qeverisë sllave. Jo qysh dojshin këta me mshef, grupe, ashtu, vra mes veti. E internacionalizum masakrën. Nuk ishin që me mbetë mrena kufijve të Jugosllavisë me manipulu, por ishte masakër që doli në media. CNN, televizioni ma i madh botëror e dha që, “Këtu osht’ bo krim në fmi, në gra”, raporton Teuta Hadri, emrin aty.

Anita Susuri: Qysh ka vazhdu pastaj lufta? Ju keni qenë edhe mjeke për UÇK-në në Gollak.

Teuta Hadri: Po mandena mas masakrës të vjetshit që fillunë granatimet në Drenicë, shkatërrimi i Drenicës, kallja e shpive deri në temel, vjedhja e pasurive. Çdo poshtërsi u përdorë, dhunë, masakër në qato fshatra, Poklek e Arbëri e të gjitha në fshatrat e Drenicës. Nisi të zgjerohet, nuk mbet masakra veç në Drenicë, fillunë në Dukagjin, në Kosovë, në Klinë edhe këtu filloi shpërngulja e popullatës. Dikush mujke me dalë jashtë në Maqedoni, dikush në Shqipni. Na kemi nejtë në ato, kemi bo sistemim, se edhe isha anëtare e Këshillit të Shëndetësisë, sistemim të familjes. Ma s’pari vranë doktorin Lekë, Lecë Ukën edhe Hafir Shalën. Uh, qysh kalojnë vitet edhe njeriu i harron. A p’e sheh çka domethonë historia që nuk e shkrujmë? [i drejtohet intervistuesës]

I vranë këta mjektë, i masakrunë, u zhdukën. Atëherë na kemi fillu familjen e tyne e kemi çu te Isa Kastrati m’i strehu. I shpërndajshim familjet, secilën në Dukagjin, në Deçan. Kudo që kishin ardhë, qendrën e kishin shpëtimin në Prishtinë, se anej krejt zona e Dukagjinit flakë. Me Gjakovë, me Prizren i binin në Prishtinë edhe e bojshim sistemimin e atyne familjeve, sigurimin me ushqim. U bo Këshilli i Emergjencës, i udhëhequn prej Selatinit e grupit anëtarëve të emergjencës që i ushqenin, i manin familjet. Në ato familje ku ishin jepshin naj sistemim, pare pak. Edhe kështu që e kemi bo sistemimin derisa çdo herë masakër, masakër me dhjetra masakra, secilën herë situata u vështirësoke ma shumë e ma shumë.

Ushtria Çlirimtare në mbrojtje të popullatës, luftë. Edhe mu m’u ngushtu rrethi. Isha në Prishtinë t’u nejtë, burri jem veç kish dalë në luftë, kish dalë ni muj e gjysë përpara, dy muj përpara. Unë rrisha në qytet derisa u rrezikum aq… me organizu shëndetësinë, mjektë fort s’kishin qef fort me hi llugave. Kontribut jepshin, por me ardhë në zona të luftës jo. Na, kom punu në shoqatën “Nëna Terezë”, kemi bo lindje. 55 lindje niherë me Selmon Demollin i kemi pasë lindë, doktor Selmonin. Ai u konë specializant atëherë, unë isha specialiste. Drejtori në Prizren, kur kish raste të randa e thirrshim Sejdullah Hoxhën. Vike ai shpesh aty, çdo ditë, a çdo dy ditë.

Mirëpo, unë si specialiste kom qenë ma e vjetra që e kom majtë aty kujdestaritë. Fehmi Ahmeti ka qenë, edhe ai specializant ka qenë. Specialist i ri, s’po më kujtohet. Selmoni edhe kanë qenë Merita, Shpresa Agani, kemi qenë Jakup Ismaili, drejtori i klinikës edhe e kemi majtë kujdestarinë, e kemi çu. Krejt Kosova, përveç Gjakovës që e kish spitalin edhe Gjilani, krejt vinin e lindnin në “Nënë Terezë”. Merrnim gratë, i lindnin, i bashkangjitshim me krahun e UÇK-së, i kthenim në zonat luftës me ndihmën e kerreve, gjipave të ksajna, Kryqit të Kuq. Ka qenë Mjekët pa Kufi, organizojshim që lindtke… lindi kjo familja e Ahmetajve, që u masakrunë. Unë atë nusen e kom vizitu kur kom qenë në Drenicë atëherë kur i masakrunë, shtatzane tre muj e gjysë.

Tash i kom premtu atij, burrit të asaj, Xhevdetit që unë grunë tane ka me ta lindë në “Nënë Terezë” edhe kom shku veçantë për to me lindë se më lajmërunë. Hanumshah Ilazi tha, “Ka ardhë gruja Xhevdetit që e ke vizitu edhe Xheva”. Jemi konë bashkë atëherë në atë grupin e shëndetësisë, ndihma familjes Ahmeti. Tha, “Ka ardhë gruja e Xhevdetit me lindë”. Edhe e kom marrë e kom lindë grunë e Xhevdetit, familjes Ahmeti. Trashëgimtar i vetëm mashkull. Edhe kështu kemi punu në “Nënë Terezë”. E në qat’ kohë na ju kemi ndihmu ktyne me ushqime, të gjitha, shpërnguljen derisa filloi granatimi i NATO-s.

Bonën krimet, u bonën… edhe kur ka fillu NATO me granatu me 24 [mars 1999], unë kom qenë kujdestare atë natë. Edhe forcat… u nalën dritat, ai tmerri në “Nënë Terezë”, gra shtatzana, fëmi, tmerr! Po na hijnë serbët, na bojnë, gra, na… une veç jom konë pasë pregatitë, e dijnë edhe motrat që kom pasë edhe revole atë natë, me dalë në luftë. Edhe ka qenë nifarë Violeta, kisha shumë besim se e anës tonë, e Dukagjinit, kisha edhe motra tjera të besushme e kolegë, mirëpo nuk e di. Tash vike, se familja e saj u masakru, u torturu e ikën në Shqipëri. Thashë, “Viki”, thashë, “une kom revole”, thashë, “në moment që ninë krisma edhe une kcej”, “Qysh doktoreshë? E then kamën…” thashë, “Ti veç qitë sekret mbaje që jom e armatosun, punë e jemja qysh kcej”.

I lidhëm çarçafat edhe e bomë [lidhëm] në dritare që kur të vijnë, të hijnë serbët… i mbyllëm dyrtë, tash ai pronari Shaban Svirca, djemtë e Shabanit shumë më kanë ndihmu. Shumë ai njeri ka ndihmu me gjithë djemtë e vet, grave. Edhe e ka lshu shpinë për spital, maternitet, po edhe ka ndihmu qoftë me pare, qoftë me ndihma. Shabani me djemtë e vet, se ua kom harru emrat, ka qenë kontribues i madh. Edhe nuk e dishin ata që unë e kom bo plan me ikë. Unë thashë, “Kcej prej kulmit në kulëm”, e bona venin ku kcej edhe dalë bashkangjitëm krah UÇK-së. Na nxuni mëngjesi, ata nuk hinën, nuk i thynë. Na zu mëngjesi neve aty t’u i çu gratë nëpër shpija. Krejt atë lagje aty e mushëm me gra të spitalit “Nënë Terezë”. Se vijnë serbët sa ma pak. As s’kish drita, uji, shpërthej ni kanal i ujit aty për taksirat. U mush podrumi ujë. Niherë i zbritëm në podrum. Hajde m’i hypë naltë mos na smuhen fëmitë, na zofshin naltë, ish ni atmosferë tmerri.

NATO granatojke Hajvalinë, flaka u shike knej. Edhe i shpërndam gratë, e kom kry në mëngjes kujdestarinë, kom dalë, kemi dalë gjallë aty s’na kanë hi. Jom ardhë në shpi. Kur kom ardhë në shpi, 24-25 [mars] u blloku krejt qyteti, rruga. Ka qenë doktoresha Jasmina, ka pasë me kujdestaru edhe ajo kishin hi në familje, ka dalë jashtë, ka shku thojshin në Angli te tezja. Edhe shkoj une me vetë kush p’e man kujdestarinë, nana vet s’dike me m’kallxu, “Kuku, qyqe, ik!” ma bojke, “se osht’ situata shumë keq”. Kom ardhë, kom dashtë me ardhë në “Nënë Terezë”. Kur jom ardhë këtu te KEK-u, çfarë “Nënë Tereze”. Popullata t’u shpërngulë, t’u ikë prej zonës Dragodanit atëherë, Arbërisë, Bregut të Dillit me çanta, t’u iu kputë çanta, t’u derdhë teshat, t’u piskatë njerëzit.

Mu forcat policore, se u afrova e ma bon prej s’largti, mos m’u afru se u konë… te KEK-u u mbyll rruga. Edhe qysh jemi kthy, s’di qysh jemi kthy gjallë në shpi çfarë tmerri u konë, edhe jom kthy në banesë. Aty m’përcjellke mu burri kunatës, në “Nanë Terezë”, se e disha që zhdukna, mytna edhe ta din ai. Ecshim kah dhetë metra larg, thojsha “Kur t’më marrin. Veç dije që më marrin këta”. Kur u pamë, ky ma lshoi ni za, “Ec Teutë”, tha, “ktheju se s’paske shancë me shku në ‘Nanë Terezë’” edhe u kthym. Me atë në banesë kemi nejtë qashtu, me dritat e qirit t’u na granatu, [me frikën] kur p’e na hijnë serbët në banesë. Kemi nejtë nja dy-tri ditë. Erdhën na qitën prej banesave edhe aty u konë tmerr (qeshë).

Se p’e kallxojmë tani, unë kom pasë revolën me 25 pluma. Ma thynë derën, trimnesha (qeshë) me shkije, edhe e shtina revolën, e disha që s’muj me bo luftë bile gjuj e më vrasin. Ma mirë se me më masakru e me më keqpërdorë në forma të dhunimeve e ato. Edhe e majta revolën e plumat i pata mshefë. Na i kqyrën çantat. Kur kanë hy tashti në banesë, na panë t’u zbritë. Unë thashë dal iki. I kisha lidhjet që dal në UÇK, burri veç ish në UÇK. Unë kisha edhe lidhje me Llapin, knej me Besinë e… edhe kur në koridor më nalën. Une do rruza, si damë kështu, “Turkinja”, ma boni. Si m’tha, “Turkinja?” [Turke?] I thashë, “Jeste, turkinja sam” [Po, turke jam]. Na hinën në shpi, na thynë. Une qysh kom dalë prej banesës me revole, me… na nxunë në banesë edhe kur m’panë me çantë t’u dalë s’ma kontrollunë as çantën “Beži za Albaniju, majku, majku…” [srb.: Ikë për Shqipëri, nonën, nonën…], edhe, “Terrorist, asi ksi…” Edhe dola poshtë.

T’u zhdrypë poshtë u konë ni malazeze, nifarë Lidia e martume për shqiptarë edhe i kom pasë nimu une edhe me lindje kështu. Edhe Lidia kur m’ka pa mu, Lidia thashë, meniherë kjo thashë m’kallxon, a din. “Kuku, doktoresha jeme po a këtu të paska nxonë taksirati a? Po ku qëllove këtu? Hajde këtu”, edhe ma boni me dorë më futi në familjen e vet. Ato çikat ma ngjitën për dore, “Teta Teutë, mos u tutë. Teta Teutë, mos u tutë se je me neve”, une as s’mujsha m’i thanë që po tutna as s’mujsha m’i thanë që s’po tutna. Vet me veti me ditë ti çka kom une në trup kur t’më kontrollojnë qitash. Ajo malazezja i tha “Kuda ću ja, ja sam Crnogorka, gde ću ja…” [srb.: Nga të shkoj unë jam malazeze, ku të shkoj unë] “Ti Crnogorkinja, Turkinja kthehuni hini në shpija ju”.

Po ma fortë dojsha me dalë, se n’shpi. Nuk m’la me dalë tha, “Kthehu, kthehu”, “Hajde, tezja Teutë, hajde”, Lidia, “hajde në shpi tonë”. Edhe kur kemi hi, kemi hi me do fëmi të Malazogut, gjakovarë strehim, i strehojke ajo edhe ata fëmitë, e mu e e çka kem studenta aty na shtini në shpi. Kur na kanë ardhë forcat policore asi qikllopa me ni sy, me ni ksi të lidhun, me maska, me fut tmerr, me dhanë traumë, drogirash. Ajo ish veç me fut tmerr, panikë. Edhe aty ku na nalën, “Turkinja”, me shpatë, me nifarë si shpate e përdredhun, ni lloj thike si s’di me përshkru. A din, nuk ishin këto thika që ngulin, po thikë si hark.

Him na te Lidia, u ulëm në kauq, unë, kur hynën ata se i pashë me na kontrollu “Ajde ja sam Crnogorka” [srb.: Unë jam malazeze], kuku thashë tashti po na kontrollojnë fëmitë, po na ngjehin me emër. Kur na kanë ardhë për s’dyti, “Shkruni emrat, da si Turkinja” [srb.: Që je turke]. Une s’dashta me Turkinja. Edhe p’i thom, “Lidie, une po çohna po dal”, “Jo Teutë, të mysin”, thashë, “Lidie, une po dal”. Edhe e kom marrë revolën, kur kanë hy ata me na kontrollu krejtve në shpi. Une kadale para se me hi ata i shisha në derë, se qysh kom arritë me nxerrë revolën prej trupit kadale me futë nër kauq. Po mandej më mundoi ajo, thashë p’i boj sherr ktyne. Po masi ish malazeze ishte lehtësim. Edhe m’ka pa mu burri i Lidisë, ka vdekë i shkreti, qysh e ka pasë ai, Logjaj. M’ka pa ai edhe ma ka bo, “Kuku Teutë, kuku revole!” Edhe metëm qashtu.

Aty jom kallë, jom mërdhezë. Çikat m’u ulën ngat të voglat që prej gëzimit që ju kom nejtë në shpi. Edhe u mbulu ajo kauqi diqysh me ato shkomzat. Edhe kadale kur i thashë, “Lidie, une nuk rri”, e kom marrë kadal revolën kadal, se çikat e vogla mos me m’pa çikat, traumë. Edhe ai e mshefi burri Lidies edhe kadale e kom shti prapë në trup edhe jom çu jom dalë. Këta piskatshin, popullata. Kom shku te kunata jeme me u mshef atje derisa na kanë nxjerrë për së dyti prej banesës të saj. Prapë qashtu të armatosun kemi dalë, kemi shku te Sami Peja, te halla e burrit tem në rrugë të magjupve. Edhe aty e shprazën rrugën Dodona krejt. Edhe aty kemi dalë edhe i shpërngulën.

Unë meta mshefun qashtu nëpër shpija, nëpër… edhe ka ardhë Sami Peja m’ka marrë, ka ni që jom mshefun. Ushqimet, u pakun ushqimet, s’kishin bukë me hongër, s’kishin bukë. Metëm pa bukë, u sosën rezervat. Rrishim unë, kunata, burri kunatës, djali, gruja axhës, asaj shpijes edhe ishim mledhë aty edhe ushqimet. Edhe vrasjen e Kelmendëve ishim aty, dëgjum që i vranë ata Kelmendët. Hajde tash une me dalë ngadalë, kur u pakun forcat policore i vnonva do trenerka, me shku me pa shpinë e Ramiz Kelmendit, këtij Ramiz, Bajram Kelmendit se s’kish informata. Nuk dihej çka u bo me familjen, ata i kanë vra, po me gratë.

Kur jom hi aty me kqyrë, bojshin perdet, mazi u tuta dera bojke viuuu {onomotope} t’u u shty. Thojsha po ka bomba, mina. E çeli, ajo shpi s’di kishin shkatërru, kishin vjedhë, kishin plaqkitë. Perdet fluturojshin prej ajrit, ishte tmerr. As s’ke zonja Nekibe edhe u gzova që nuk osht’ Nekibja që nuk osht’ vajza. Edhe ku i kanë strehu nuk e dishin. Bile e pruna informatën në Këshillin e Mbrojtjes të Drejtave Lirive të Njeriut se qaty në lagjen Vellusha une isha, ku ish ajo lagja me romë që banojsha e çum informatën mes Naimës. Naimja u konë anëtare aty, Naime Maqestena. Edhe e çoi Naimja informatën në këshill që, a din, që Nekibja kish shpëtu e ka marrë dikush. Edhe e shpërngulën edhe atë lagje.

Tashti metëm pa ushqim. Qysh me hangër, ku me hangër, me dalë në qytet me ble ishim të msheft kërkush nuk e dike që n’atë lagje ka njerëz. Edhe menojshin që jem dy-tri familje rome. Edhe kur qitij të zotit të shtëpisë, atij plakut ia dhanë babës të Sejdullahut, Sejdullahu Naime Maqestena ia dhanë kojshitë ni thes, gjysë thesi miell edhe ajo u sos. Unë e kisha frizin e musht. Ma kishin thy derën, thojsha nashta m’kanë vjedhë, “P’e shkoj”, “Jo, mos shko”, u çunë krejt shpija, “Mos shko!” Thashë, “Du me shku. Du me pa edhe qytetin”. Kur kom dalë në qytet tmerr ka qenë. E kishin bo Klintonin aty, “Wanted person. Criminal wanted” [Eng.: Person i kërkuar. Kriminel i kërkuar]. Krejt pllaka e Fakultetit Teknikës, Muhaxherëve, rruga t’u dalë prej parkut krejt u konë t’mbushun me lajme, fotografi të Klintonit, “Wanted person. Criminal. Clinton dead”, i vdekun.

I shisha, menojshin që jom serbe. Kisha veshë ni parë trenerka t’mira si sportiste vrapojsha edhe shkova në shpi. E mora edhe ni vajzë të shpisë, prej Kamenicës e zu lufta aty Shpresën. “Shpresë, hajde të marrim mall”, edhe morëm çanta. Me çanta erdhëm e furnizumë prapë shpinë me mall edhe nja dy ditë prapë u sosën të gjitha, me mish e me suxhuk e, shumë anëtarë, shumë njerëz. Edhe ma nuk kemi guxu me shku se i kishin thy dyrtë, ish thy banesa. I kishin mshelë serbët me dryna të veçantë, u dufshe m’u lajmëru kush je. Ma çelën kojshitë derën, edhe aty problem identifikimi. Njerëzit kur më shishin n’rrugë, “Kuku Teutë, qysh paske metë”.

Unë lypsha me dalë në luftë po s’kisha lidhje, se ish blloku Llukari, Grashtica. Granatime, NATO kish gjujtë në forca të serbëve, në qat’ rrugë kisha me dalë në luftë. Edhe me 14 prill [1999] vdiq Sami Peja, profesori, prej infraktit. Ishte ajo ditë kur u ndanë, Kosovën hartën, Serbia, veriu i Serbisë jugu i takonte Greqisë a kush dojke me marrë Maqedonia, veç e boni hartën. Kosova ndahet n’dy pjesë me marrë. Ky si ka qenë, ka qenë patriot, profesor i dënumë edhe në kohën e Luftës Nacional Çlirimtare si pioner i luftës edhe i përndjekur, gjithmonë nën synin e pushtetit. Edhe Samia tha, “Jo, kurrë s’keni me marrë”, grusht tavolinës, “Kurrë, jo!” Dul e kapi infrakti, sulmi, pësoi sulëm na vdiq.

Vdekjen e tij fillunë me ardhë njerëzit Adem Demaçi, Albin Kurti, erdhën Skender Kastrati me pa për ngushëllime, erdhën qytetartë. Kishin mbetë aty këtu nëpër Prishtinë, a din, familje, me gisht i numrojshe sa kanë metë që nuk e kanë lshu Prishtinën që ishin strehu. Edhe aty erdh edhe ni prej Koliqi, na me Blerim Pejën me djalin e Samisë përditë bojshim bisedë qysh me dalë, qysh me gjetë lidhjen me dalë. Kah Koliqi, jo kah Llukari. Edhe Blerimi kish marrë ni informatë që prej Keqekollës vjen ai shitësi i qumshtit, pronari që shet qumësht ka leje me hi në qytet pi Llapi. Edhe vjen ai Alija edhe kut vjen i thojmë Alisë me na marrë. Ka folë në telefon me na marrë me na qit’ në luftë.

Po masi vdiq baba, Blerimi s’kish kujtë me ia lonë fëmitë, i kish refugjatët, i kish tri familje me fëmi që i mante, grunë e Isa Kastratit, Avni Sepllanin e majke me fëmi, kunatën teme, mante burrin me fëmi. Blerimi tash në dorë të kujna m’i lonë? Edhe aty hinë na kontrollunë, na dhanë urdhër m’i lshu shpijat edhe e kish organizu Alija e më murë.

Pjesa e Gjashtë

[Kjo pjesë e intervistës është realizuar më 10 qershor, 2021]

Anita Susuri: Paraprakisht kemi biseduar, domethonë për daljen e juj në luftë, m’keni tregu për vdekjen e Sami Pejës dhe së bashku me Blerim Pejën jeni mundu me gjetë rrugë për me dalë në UÇK. Nëse muni me vazhdu.

Teuta Hadri: Po. Kosova dhe Prishtina dhe të gjitha qytetet e Kosovës në ato ditë kanë qenë në gjendje të mjerueshme. Sidomos ish problem edhe njerëzit, jo vetëm që vunin të gjallët po edhe të vdekurit. Kështu që, me vdekjen e Sami Pejës me 14 prill [1999] ishte ni ditë shumë e tmerrshme se forcat serbe nuk i lanin shqiptarët, fillojnë t’i ndalojnë edhe varrosjen e tyre nëpër varre publike, siç ishte te Arbëria tash që janë. Dhe i bonin pengesë qytetarëve, se me këtë dojshin ta zhduknin identitetin e shqiptarëve. Qëllimi ishte te zhdukja e identitetit, që këtu s’ka shqiptarë, këtu s’ka me pasë varre.

Kështu që, për t’u varrosur duhesh të merrësh leje nga komuna dhe ishin disa leje speciale që i jepte komuna për varrosje të njerëzve. Kështu që një fat të tillë e pat’ edhe Sami Peja. Nuk ia mundësunë varrosjen në varrezat qytetit të Prishtinës, dhe ai me vdekjen e tij, djali i tij Blerim Peja, u detyru që ta bon varrosjen e Sami Pejës në oborrin e shtëpisë. Dhe ishte ni përjetim shumë i tmerrshëm. Kështu që edhe une e përjetova shumë keq, se unë isha e strehuar në shtëpinë e Sami Pejës dhe çdo ditë me Blerimin e bonim bisedë si të dalim te dytë t’i bashkangjitemi radhëve të UÇK-së.

Mirëpo, pasi që Blerimi kishte vazhdimisht vizita familajre me rastin e vdekjes edhe dalja ime ishte vështirësuar, se të gjitha rrugët ishin bllokuar, punktet kah Llukari knej me dalë ti me iu bashkangjitë zonës të Llapit krejt ka qenë e bllokume. Mirëpo, ishte edhe ni fat i madh se midis gjithë asaj problematike prapë shpërthen ni rrugë, ni dritare, ni derë hapet edhe nëse tjerat mbyllen. Kështu që, forcat e NATO-s e bombarduan punktin kryesor në Llukar kah Grashtica anej kah dalësh nga Llapi. Dhe me bombardimin ai e shkatërroi atë zonën e punktit dhe ju mundësua njerëzve të ecin lirisht dhe të kalojnë në ato zona të luftës se s’kishte forca policore serbe.

Na e kishim bo me Blerim Pejën me dalë. Ai e kishte siguru ni njeri, nifarë Aliu i Keqekollës, ka qenë pronar i firmës së qumështit. Dhe ai e kishte të lejume prej forcave serbe që të vjen dhe ta bëj, e bënte shitjen e prodhimit të qumështit, kosit dhe të gjitha atyne bylmenteve i binte këtu në qytetin e… nga Keqekolla në qytetin e Prishtinës. Kështu që, Blerimi e kishte siguru këtë lidhje se ai vinte me pa për Sami Pejën edhe gjoja se ishte ardhë aty edhe ne e bom organizimin që me dalë në luftë, në zonën e Llapit. Dhe ai e mbajti fjalën, erdhi dhe më mori në shtëpinë e Sami Pejës, dhe nga aty ne u nisëm për Llap.

Osht’, edhe tash kur e kujtoj, osht’ nifarë dridhje, rënqethje, ishte shumë… Prishtina ishte shkatërruar në tërësi, rrugtë, xhama, dritare, kudo kishte shkatërrime të lokaleve, thymje nëpër rrugë, ecshe nëpër gurë. Kishte tesha që kishin ikur qytetarët tonë e s’kanë mujtë m’i çu prej peshës apo i kanë ra forcat policore. Veç shishe këpucë, kamë, tesha dhe rruga e Prishtinës ishte mbushur me këtë gjendje kaotike. Dhe ne për shkak t’i ikim kësaj gjendje dhe kishte serbë e polici të msheftë serbë, m’i ikë kësaj gjendje mos me dalë nga rrugët kryesore, na jemi detyru të shkojmë kah Lagjja e Muhaxherëve. Dhe nëpër Lagjje të Muhaxherëve ka qenë edhe konvikti i vajzave atëherë edhe trup nëpër parkun e qytetit dhe me dalë te rruga për Llukar.

Këtu te xhamia, te konvikti i vajzave ka qenë ni xhami aty ishin kanë ni punkt policor krejt me xhemba blloku rrugën që mos me mujtë ti, te Fakulteti Teknik i bjen kjo pjesa mrapa se s’më kujtohet rruga si e ka pasë emrin. Na dulën… po Lagjja e Muhaxherëve. Dhe na dulën forcat policore serbe, do figura të çmendura ishin kanë, me shishe të rakisë, t’pimë dhe unë isha në makinë me qit’ Aliun dhe grunë e vet. Ai kishte marrë edhe grunë për shkak që më transportonte mu prej Prishtine në zonë të luftës e kishte marrë edhe grunë ma lehtësim po kishte edhe leje s’bashku me grunë që banin mallin. Edhe na dulën forcat na ndalunë. Unë e kisha mush çantën me shpritza, mjete kirurgjike tmerr. T’u menu që rruga, na erdh lajmi që rruga osht’ e lirë kush don me dalë në zonë të Llapit, dilni. Ky që ish ardhë e kishte gjetë rrugën e lirë. “Hajde doktoreshë ma shpejtë edhe të shkojmë”.

Unë e kisha mushë çantën shprica, mjete, medikamente të ndryshme dy çanta të mëdha. Dhe kur na dulën ata, ne u tmerrum. Ky nuk e dinte kond e bante. E dinte që mjekën, por s’e dinte që une kisha mjete sanitare. Dhe kur ndalum, ky u ndal me marrë letërnjoftimin në makinë dhe t’u marrë letërnjoftimin, ata kanë raportu me na vra. Kanë mendu që ky po don me marrë armë edhe me sulmu, se ishte ni gjendje kaotike. Kur kanë raportu edhe ia kanë pa letërnjoftimin, u ndalën. Edhe njëni ish kanë kështu si rom, i zi, serbisht folke edhe p’e thotë, “Budallë, pse kështu p’e bon ti? Zamalo da ubijem ja dve lepe žene” [Srb.: Për pak t’i mbys dy gra të bukura], veç piskatke. Edhe gruja e tij ishte ni pllavushe, po unë isha skuq prej, edhe tmerr edhe frikë edhe të gjitha ishte ni skuqje që tashti unë ma shumë vujsha jo pse më mysin mu, por që unë isha shkaktare edhe e vrasjes së atyne dyve. Se si ta çelshe çantën… meqë ishte e kuqe, ai më kqyrte.

Kisha marrë ni, e nxjerra, e desha mantillin se i kisha çantat te kamtë dhe i mbuloj çantat. I mbuloj çantat me shprica, çka ishin ato mjete hixhienike, skalpera, të gjitha, fasho. Çka disha që i vyn luftës, për moment se jo ni shërbim i madh mjete teknike të mdhaja. Edhe kur ai p’e hin edhe p’e nxjerrë atë çantën edhe p’e nisë me shprazë, po nuk p’e sheh po na kqyrke neve. Unë e kisha në anën e djathtë kështu edhe krejt shpricat fillunë të derdhen te kamtë e mija. Unë kur e pashë e desha {prekë setrën e saj} edhe m’i mbulu ato. Ai veç thojke {shikon lartë dhe lëviz duart} “Da ubijem ja ženu” [Srb.: Të vras unë grua] a din, “ovakve žene, ej budalo!” [Srb.: kësi gra, e budalla] a din, “Pse s’e qite përpara letërnjoftimin?” A din, me pa na. Ai ish habitë me na kqyrë neve, unë i mblova ato.

Kur i mblova ato, mendja ime që i pa. U ndal, na kanë leju e kalum atë krizë. Kaloi kjo krizë. Kemi shku kah rruga e Llapit andena. Aty edhe ma tmerr ka qenë ni rrugë vdekje, njeri i gjallë nuk kalonte kah rruga edhe kur jemi ardhë te Llukari në qatë pjesën si garnizon ushtark serbë, punkt kish qenë. Aty kur ka gjujtë NATO kishin pasë metë tre ditë nja tre policë serbë pa hangër, pa pi, se nga frika që po i vëzhgon NATO i gjunë, ata kanë mbetë pa hangër, pa pi. Na ishim afru shumë afër edhe ky, qiky Aliu po thotë, “Doktoreshë, po më duket s’ka roje”, për ni moment… “se e paska gjujtë NATO e paska shkatërru këtë pikën punktin”.

Kur kanë dalë ata si me dalë prej dheut edhe me dhe në ftyra të çoroditura, pa hangër, pa pi. Kur i kanë pa cigaret… se ky i qiti cigaret, tha, “Le se me këta e kom kallaj”, i qiti cigaret. Edhe kur i kanë pa cigaret, atë boksin me cigare ata, “Cigaret, ta pi ni cigare, jemi çmend, qy çka na boni NATO”, e shajshin NATO-n, “Kriminela, na gjujtën, na vranë. Kemi pasë të lënduar, jemi mbetë pa hangër”. Edhe ata na bonën ni kontrollë, por jo kështu çantat se ata ishin të interesum veç ushqim edhe cigare. Na kqyrën gypekat, gypekat këta s’kishin kurgjo kështu, une këto i kisha edhe shpëtum. Nga aty i kemi kalu na thanë, “Shkoni, kaloni”. Edhe si i kemi kalu ka bërtitë qiky Aliu, “Doktoreshë, hynëm në zonën e luftës”. Nuk kishte gëzim ma të madh.

Nga ni tmerr që e përjetoja çdo minut e sekond, kur ka thanë, “Zona e luftës, qy ushtartë tonë atje”, nuk i shisha në male, në kodër që i rujshin ato pikat, por ky e dinte se ishte vendas, fshatar i tyne. Edhe kemi shku, jemi shku te forcat e ushtarake tonat, kalum Keqekollën, hym në ato pika. Edhe m’ka çu ky mu, Aliu, te Zona e Skyfterave. Ashtu e qunin zona e skyfterave në luftë. Kemi hy te skyfterat, jom lajmëru që jom mjeke. Ky tha, “Unë deri këtu pata me të dërgu. Tash puna jeme, nuk ka nevojë me qenë une këtu”, tha, “ti vazhdo, qe ushtartë e UÇK-së të marrin këta puntortë e sigurimit”, çka ishin me uniformë të sigurimit.

Më kanë marrë aty, kanë lajmëru Shtabin e Zllashit me telefon që, “Ka ardhë ni doktoreshë që don me ndihmu në zonën e luftës, e mjeksisë në luftë”. Edhe e kanë marrë pikën me komandantin me pikën e Zllashit, ata i kanë thanë, “Drejt e bini këtu në komandën tonë”. Prej aty më kanë çu në zonë të Zllashit edhe aty mandena kom fillu si ushtare e UÇK-së.

Anita Susuri: E a ka pasë aty si ambulantë të improvizume? A ka qenë ndonjë objekt?

Teuta Hadri: Aty pa shku une kishin pasë punu në shkollë, ambullantë shkollore. Se na në kohën e sistemit paralel edhe unë kom qenë nifarë si, për Komunën e Prishtinës këshilltare komunale, i thojshin ministri komunale për shëndetësi. Na në çdo shkollë i kemi pasë dhanë atë kontributin tonë, se shqiptarët nuk kishin besim m’u shëru te forcat serbe, ata që kishin frikën. Na u hapëm shkollat nëpër ambulanta shkollore. Kështu që, qato ambulanta shkollore siç ka qenë Llukari e Keqekolla i kanë kthy si ambulanta të kohës të luftës. Dhe aty kolegtë e mi, kush ka qenë para meje kishin pasë punu deri në kohën kur na granatunë dhe na sulmunë forcat serbe. Ma shkollat nuk kanë punu.

Mirëpo, këto situata të luftës ti nuk kishe, ishte gjendje e randë, se qytetari veç vinte shërbimin, ai s’pytke ku osht’ ambulanca shkollore, të vinte në dhomë ku osht’ doktoresha. Ti e din mentalitetin e popullit. Kështu që, kemi shërby, ka ndodhë edhe në zonë të shtabit shërbimin ku kemi qenë në fushë, në mal, në dhomë veç e kemi bo shërbimin. Ambulanta nuk ka pasë, ambulanta ushtarake ashtu se nuk kemi pasë as standard as komoditet se komoditeti varet prej sulmeve, granatimeve ti nuk i sheh. Ai ta dinte, hypte në Gurin e Stallovës, punktin në Zhllash gjunte në ambulantë apo… kështu që, kanë qenë ambulanta të improvizume.

Anita Susuri: Gjatë kohës sa keni qenë aty, çka keni pa ju? Çka keni përjetu?

Teuta Hadri: Po, ditën e parë, ditën e dytë une thashë, s’koka luftë këtu çka p’e jap kontribu? Kom kqyrë veç pacienta me diare, me kokëdhimbje, me probleme, ullkuse, dhimbje cefali, hipertensione, sëmundje kardiohepatike sa që edhe m’kapi ni nervoze çka dola une këtu kur, ai ishte ndihma jeme po ishte si mjek, jo si specialist gjinekolog. Edhe nuk kisha në atë ditën e parë lindje edhe e kom pasë edhe ni bllok po kur na granatunë mbeti blloku. Kom pasë edhe pacientat i shënojsha në bllok kush vinte me ia bo ato… kishte edhe raste pediatrike, fëmitë m’i bishin s’mujsha me ju thanë… “A je doktoreshë?” S’mujsha m’ju thanë unë jom gjinekologe. Kështu që e kryjsha edhe atë shërbimin atij ksi kundër temperaturës e këto terapitë analgjetik e antibiotik e çka kish nevojë ni fëmi për ni sëmundje qoftë bronhite, qoftë enterokolite e krynë aty shërbimet.

Kështu që, ditën e parë, të dytë nuk kemi pasë na ni punë të madhe derisa fillunë granatimet. E kah data 17 [prill], se tash edhe po harrohen, me 17 fillunë granatimet vinin kah Vitia forcat serbe. Mbi tre mijë – katër mijë forca serbe na sulmonin zonën e Zllashit. Atëherë popullata u dasht m’i lshu shpitë e veta. Ishte ni gjendje alarmante, e tmerrshme. Kush kish mujtë me kap ni strajcë me ikë, veç me shpëtu atyne granatimeve. Ne nuk kemi pasë diçka, e kur filloi ofenziva, atëherë kemi pasë të plagosun. Prej… isha dalë në vijën e frontit të parën jo po të dytën e të tretën se qashtu m’u caktu prej komandantëve. “Hajde me dalë m’i pritë të plagosurit”, se forcat katër mijë forca serbe, me aq forca ushtarake sa ishim na me ni pushkë, me automata apo pushkë luftarake, na nuk kishim armatim të randë siç kishin serbët.

Pritshim që ka me pasë të vdekun nga ana jonë edhe m’i prit ata. Kështu që, ishte ni moment shumë i tmerrshëm i pritjes së plagosurve dhe të vramëve, me çfarë kushte të tmerrshme. Kushte jo ambulantore, tash s’skish ambulantë, tash ish fushore. Ti e jepshe ndihmën mjekësore, qoftë si ekspert, qoftë si mjek e jepshe në fushë. Dhe aty jemi dalë në vijën e dytë që m’i pritë prej vijës të parë plagosjet, na në vijën e dytë m’i marrë. E maj në mend mas ni lisi, se ishte frikë, ishte frikë as armën në dorë me strajcën e mjekut. Edhe gjunin granatonin, ata vinin granatat, ka qenë ni lis i thym aty une rrisha mas tij, bojke granata… se në fillim se kuptojsha as granata, bojke si bletë e madhe. Veç ma bojshin ushtartë, “Ule kokën!” Se frikë edhe kish ushtarë që…

Kështu që, gjatë kësaj ofenzive të tmerrshme me forca jo të barabarta serbe dhe tonat na i patëm katër persona të plagosur. Dhe i kemi marrë ata dhe kemi largu nga zona e luftës dhe kemi mundu m’i çu në shkollë, aty në ambullantë shkollore, se aty kish fasha, kish sene, ma shumë mjete. Dhe kur kemi shku atje, atje ka qenë e pamundur me dhanë ndihmën, se granatat vinin në kulmin e ndërtesës, binin në shkollë edhe filloi kulmi m’u damtu, fillunë dritaret m’u thy. Kështu që, jemi duftë, për m’i shpëtu pacientat m’i qitë jashtë nv fushë për me bo qepjen e plagëve në fushë. Na ka zanë mramja qashtu me të plagosun, me… në mramje mandej prapë ka pasë të plagosun, çka na si i kemi pa që i kanë pru, i binin te doktoresha.

Kemi shku, kemi qepë aty afër Zonës të Skifterave ku isha paraqitë si punkti i parë, i kishin pasë mbledhë nja katër a pesë të plagosun. Prej tyne ka qenë shumë i randë Osman Gashi, nji djalë 17-18 vjeçar, djal i pesë motrave, i hastretit. Ai ka pasë shpatullën krejt të preme prej granatës dhe fryma i dilke jashtë. Une hera e parë, kurrë s’kisha pa. Une isha gjinekologe, po kirurge nuk isha. Ishte ni gjendje për mu shumë e pakapshme qysh ia kepi unë këtë plagë kur shpatulla ishte pre dhe fryma i bonte në dorën teme, ajër i dilke. Në ato momente, që thashë, çelet ni derë, veç e kom mendu kirurgjinë qysh e kom dhanë provimin, hajt e mendova edhe qysh janë kepë organet gjenitale të femrave, indet. Thashë pi ofroj bile s’paku indet edhe e transportojmë me ni zonë ma të specializume ku ish Zona e Llapit. Se në Llap u konë në Potok spitali me kirurgë e me sallë operative.

Kom marrë, më zuni nata aty me qiri kemi kepë. Pikke qiri në dorën teme, s’kishim mjete, ishin metë mjetet në shkollë çantat, granatat, qysh i kapëm të plagosurit me ikë prej shkollës mos të na bjen kulmi. Edhe me infuzione në dorë kemi ngajtë në krejt fushën me Qerim Kidën, ka qenë ni student i mjekësisë Qerim Kida. Edhe i kemi bartë ata, tu ju dhanë ndihmë, nuk di si me spjegu atë ndihmë shëndetësore po qe nganjëherë m’u mpshtet te Zoti, me thanë Zoti, ndoshta Zoti, ndoshta na edhe djemtë trima i kapëm, i çumë. Edhe m’i strehu ata, i kishin mledhë. I qepëm na qet’ Osmanin.

Kur e shoh unë Osmanin hina natën aty, “Hajde se ka të plagosun”, kur ishte ky i plagosuri kur, se këto janë do gjana në luftë që ndodhin. Në momentin kur unë isha t’u kepë, kur isha në shkollë, atje granata ra, ne me Osmanin, Qerimin kemi ngajtë edhe unë kom metë në fushë. Kanë marrë Qerimin me strehu me çu te naj specialist. Unë mendova që ka naj specialist tjetër dikund edhe thashë sa mirë ma hekën e çunë te kirurgu diku, se nuk isha, sa isha shku në luftë ni ditë, dy. Kurgjo nuk e njifsha, s’e njifsha terenin, as s’i disha shpijat m’u kthy në qat’ vend, s’i disha m’i gjetë ku janë, ku kom qenë. Kur thanë ka të plagosur i kanë strehu me ni dhomë kur shkojsha ata që e kisha lonë në gjystë plagën. Kom marrë me qepë e kisha lanë.

Ishte keqësu gjendja, kishin fillu shenja të temperaturës, infeksionit. Dhe aty kom hi, që thashë, me qiri me ni dorzë se ishin harxhu dorzat. I kepëm nja tre a katër jashtë në koridor çka kenë kështu ma akute, ma të vogla. Kur him këtu ishte edhe ni Afrim, Afrim Gashi, Avni Gashi ka qenë ai i lëndum në kamë, në gju enë të gjakut, gjakderdhje të madhe. S’pari e kom kepë qit’ Qerimin, këtë Osmanin se ishte ma i ranë edhe aty kom fillu, që thashë, t’u e shti trunin në kirurgji qysh qepet kjo plagë në thellësi, t’u ia afru. E kisha frikë po ia lëndoj hasijen, atë hasijen e mushknive se u shike indi i mushknisë. Ishin dalë copat e granatës, ishin dalë ni pjesë e mushknisë ashtu ni epitel. Edhe e kemi bo atë dezinfektimin e plagës, shpërlarmjen me hidrogjen edhe qepjen edhe e kemi qepë.

Me ni dorzë e qepsha, gjilpana si osht’ kështu {shpjegon me duar gjysmë rrumbullake} në formë gjysmë rrethi e kapsha me këtë dorzën mandej e ngrejsha knej me këtë tjetrën ose me ni tufë aresteril se s’kisha mjete, ato krejt kishin metë atje. Vetëm këtu çka kisha e kisha ni pincetë të vogël sa me shty edhe me ngre. Se unë gjithmonë majsha rezervë për vetëvetën, nëse unë plagosëm ta lidhi plagën, ta kepi me dorën tem. Ata e majsha për personale ka qenë qishtu ni neseser që lidhet, si çantë. Edhe i shfrytëzova të gjitha me plagë tjera edhe u bon mjetet pasterile. Qysh me sterilizu ti pincetën? Po me betadin, përvoja të shtin, në betadin e dezinfektojsha. Nuk kish ma kushte septike, veç m’u ndalë gjakderdhja edhe jeta.

Edhe e kom shti gjilpanën ashtu t’u kepë, t’u ngre me këta ajo ka qenë pjesë e tmerrshme që s’ka qysh përshkruhet ma tmerr. Menzi u kapke me këta gishtat jo steril u kapke gjilpana u nxerrke, mirëpo qe u arritë u kep. Mandena kaloi ky, ish qiky edhe ma i randë. Kamën e kish, edhe këta kom pasë problem me qepë. Avninë, këta me ia qepë edhe këtij mos me ia lëndu nervin, mos me shkaktu, mos me ia ngacmu, se ngacmimi jem hapte plagën gjakderdhjen. E ato cikatrica [cikrima]. E kom mendu që ky do të metë sakat. Sot osht’ djali si drita, dy metra, i fortë, ecë. Edhe ata e kom qepë. Këto rastet e vogla janë konë kurgjo, ni plagë, ni rrapturë, ni… kjo natë na ka përfundu deri në orën 2:00-3:00 t’u qepë na, 1:00-2:00-3:00 ka qenë ora, t’u qepë plagë në dhomë me dritat e qirit dhe batanije të mlume se forcat serbe me na pa, hinin na granatonin. Se u konë Guri i Stallovës prej atje u shike krejt kha, ledinë.

Në orën 3:00 kanë ardhë, unë isha lodhë rraskapitë, kanë ardhë m’kanë marrë familjartë në Grashticë me flejt se aty afër ishin. Kemi shku me ni shtëpi. Aty kur kom shku ni gru me dhimbje (qeshë). Me lindje podalike. Tash lindjet podalike lindin krejt me operacion. Katër kile fëmi, se e shisha në matje. Edhe e kemi lind atë gru në podalikë atyne. Prej ores 3:00 deri kah ora 5:30 ne e kemi kry lindjen. Ka nejtë gruja tanë natën me dhimbje, mirëpo e pashë që ka me lindë edhe e kishim atë përvojën tonë të lindjeve me podiume, e lindëm. Ni nuse e Grashticës, a din shkoi shumë mbarë më shkoi lindja.

Atëherë, na kemi përfundu këtë, ka fillu… se janë ngjarje shumë, por po i bi kështu në pika të shkurta, ka fillu ni plakë e kish pasë mjelë me shpërnda tamël kah pak ua shpërndajke. Kish pasë me ni dhomë të plagosur aty edhe ju çonte atyne edhe mu ma pruni si doktoreshë, dy gota. Unë s’kisha pi tamël muj me thanë, ni ditë-dy. Edhe m’i pruni dy gota tamël, më freskunë. Kur kanë fillu granatat prej Gurit të Stallovës me na ra aty, qashtu e qunin se unë hala s’jom shku as me pa ma. Edhe na sulmunë prapë forcat serbe. Atëherë u duft prej Grashticës na murën ushtartë edhe na çunë me ni punkt tjetër. Sulmonin në të gjitha antë, të gjitha antë edhe kështu.

Anita Susuri: Gjatë kësaj kohës, ju s’keni pasë kontakte me bashkëshortin, me familjartë e tjerë?

Teuta Hadri: Jo, jo, jo. Bashkëshorti ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm, atje ka nejtë. Me familjartë, as telefonata. Ma e dhimbshmja që ka qenë se i merrshin këta kontaktet me familjarë në Zvicërr, une s’kisha qysh me marrë. Mandej ish… kisha motrën në Maqedoni, me ata mujsha me komuniku. Në Gjakovë nuk mujsha se telefonat u përcjellshin, thojsha, shkojnë ma masakrojnë familjen. Ai ishte problemi. Dhe une kom qenë krejt e vetmume, krejt e huja, por në ushtrinë tonë. A din, isha person që s’njifsha askënd. Jo e huja, shqiptare, po isha krejt e panjohur. U dufshe ti m’u njoftë për me ditë kush je, kush s’je, kush të njifke. Nuk kom pasë kontakte, kom qenë kështu pa kontakt.

Anita Susuri: Sa kohë ju ka ra me qëndru? Domethonë, deri në përfundim të luftës?

Teuta Hadri: Deri në përfundim, me 11, po kanë qenë peripeti, qe e ki aty… kanë qenë peripeti se, ofensivë mas ofensive. Prej asaj dite, prej 18, si ka fillu në Zllashë ma ne vazhdimisht na kanë ndjekë forcat policore. Na ikshim prej Zllashës e shkojshim në Keqekollë, ata na njekshin në Keqekollë. Prej Keqekollës kalojshin në Zonë të Llapit, në Rimanishte, në Sharban, në Potok, në Popovë edhe krejt këto s’shkonte ni ditë, dy tona ecshin edhe thojshin i ikëm asaj zonës së sulmeve, granatonin. Çdokund ata na përcjellnin neve edhe kështu që vazhdimisht je konë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare me pacienta, me…

Anita Susuri: A ka pasë të vdekun? Qysh i kanë varros? A i kanë varros a?

Teuta Hadri: Kur kem në Zllashë, në Zllashë i kemi pasë aty, në ofensivë u plagos ai Sokol Sopi, edhe ai ka qenë djalë hastreti, djalë i këtij profesorit Mustafë Sopi, profesor punojke në Fakultet Ekonomik. Djal i tij, i vetmi djalë ishte. U plagos ai, u plagos Afrimi edhe nja katër tjerë, plagosje të lehta. Po ky Sokoli ka qenë ma i plagosun randë edhe kur u plagos ai i dhamë shërbimin aty, i dhamë ndihmën. Mandej, ata kur morëm m’i transferu, m’i çu në Zonën e Llapit, se forcat policore na kishin rrethu në të gjitha antë, mos t’na binë të plagosurit në dorën e armikut.

Lufta ma e madhe e ushtrisë tonë ka qenë m’i shpëtu të plagosurit, se ushtartë tonë e kishin të lehtë me vrapu, me ikë, me u mbrojtë, me gjujtë në sulm. Ama, problemi ma i madh ka qenë qysh m’i largu të plagosurit mos me ra në dorën e tyne. Ishin me kamë të thyme, me gipsa, gjendje të randë. E ky Sokoli ka ra bashkë me Isa Kastratin edhe Afrimin, kanë ra në pritë. Kur ne kemi dashtë me, kemi dalë nga Zona e Keqekollës me ra në Llap, me kalu në Llap atëherë ky ka marrë të plagosurit i kanë çu me ni drejtim tjetër ma lehtë. Tri makina janë konë me të plagosur. Dy të parat, bile ka qenë Selim Pacolli, vozitke njënin, ni makinë ni tjetër edhe makina tjetër ka qenë Isa Kastrati me Sokolin, se ka pasë ni lidhje familjare edhe tha, “E kom përgjegjësi”.

Në atë makinë jom konë edhe une, po mu më kanë nxjerrë, a din, edhe unë isha e vrame se isha me tesha dhe i thashë Isa Kastratit, meqë e njifsha Isa Kastratin ishte i Gjilanit, ka ana e burrit tem thashë, “Isë, une në makinë tane. Kah të shkojsh me ty në makinë”, edhe i kisha marrë edhe ato mjetet ndihmëse diçka. Hina në makinë, kur komandant Adem Shehu, osht’ fat që na ka shpëtu. Na ka thonë, “Dilni, çka po ecni [me makinë] si zonja ju”, tha, “duhni me dalë me ecë, me iu bashkangjitë atyne ushtarëve”. Edhe e niva vetën kështu, edhe pse isha lodhë pa gjumë. Thashë, thotë ky, çfarë zoje kjo edhe p’e zgjedhë me makinë, dola. Se niherë m’ka ardhë ashtu në ato momente, valla s’po dal unë po eci me makinë. Edhe, se ishe n’moshë atëherë. Kisha, edhe lodhje aty, edhe i ri me qenë lodhesh me kilometra t’u ecë nëpër ato kodra.

Kom dalë, e kom dëgju komandantin. Ne kemi dalë knej të plagosurit kanë kalu, ky ka hupë, Isa, drejtimin edhe ka ra ka Burllovitët i thojshin, kah zona e Bullovitëve ka hi ni zonë të gabume. Se gjujshin granatat drejt gjipave të plagosurve. Dy të parat, Selimi e këta kanë kalu, Isa ka mbetë. Ka ra, u vra Sokoli, dy shokë me gjithë ata. Ajo ishte shumë e dhimbshme. Në ato momente kur thojnë t’u vranë qata që i shpëtove nga plagtë ranë në pritë edhe veç e menojshe çfarë masakre, qysh i kanë masakru, qysh i kanë… edhe kjo ishte ndjenjë shumë e dhimbshme. Jo atëherë, po edhe tash, edhe kaniherë ju thom haram ju koftë atyne që vërtetë mundohet me njollosë UÇK-në. Se këta kanë dalë, kanë ikë, kanë rahatu vetën nëpër perëndime, jetë të qeta. Ushtartë janë ma të mirtë të Ushtrisë Çlirimtare janë ballafaqu me krimet serbe.

Ata vet nuk kishin ra ndoshta në pritë, po prita ma të kqija që u bojshin t’u e mbrojtë, t’u e mbrojtë popullatën. Se kishte njerëz që rrinin, i shërbenin UÇK-së qoftë me ushqim, ndihmë, edhe kishin që i kishin familjet, loptë, jetën e tyre edhe ata nuk i kishin lshu ato shtëpi derisa i kallën. Kur i kallën i djegën deri në temel, atëherë kërkush ma askush s’nejti, mbetëm veç na Ushtria Çlirimtare, veç na që s’u thymë me ikë e m’i lshu këto troje. Edhe vinin ato momente që thojke të iki të dal edhe në Serbi kah Prapashtica, ishim shumë afër kufinit. A din, sikur mos ta kishe frikën e sërbit. Vishin asi momente që në luftë ka edhe frikë edhe panikë, se osht’ jeta në pytje, jeta me mbrojtë dikond, jeta jote. Edhe kështu që, osht’ ndjenjë shumë e dhimbshme kur të thotë na vdiqën dy shokë. Kur morëm lajmin e vdekjes Sokolit, djalë, baba i vet djalë të vetëm e kishte, ishte shumë e vështirë. Djalë i ri, 17 vjeçe, mos i pastë pasë 16. Edhe kështu. Osht’ ndjenjë e keqe.

Pjesa e Shtatë

Anita Susuri: Në ditën kur osht’ shliru, kur ka përfundu lufta faktikisht, ku keni qenë ju edhe si e keni marrë lajmin?

Teuta Hadri: Une kur përfundoi lufta edhe u dha lajmi që forcat e NATO-s po hynin edhe ato rezistenca në aeroport që ishte n’mes rusëve edhe amerikanëve, na veç e dishim. I kishim këto tokivoket [talky-walky], i kishim kto lidhjet me telefona të satelitit që, a din, shtabi i përgjithshëm i UÇK-së informojke aty. Edhe zonat e luftës kudo i kanë pasë ato telefona që thojshin, “Po, ka granatime. Ju kanë afru forcave serbe”. Ishin ato njoftimet që u bojshin me anë të telefonatave. Edhe ne ishim në zonë të luftës. Unë isha në anën e Gilanit, knena në Verbicë.

Kur ishim në Zllashë kërkojsha me dalë në Llap. Edhe e ndi edhe sot ni përgjegjësi, komandant Adem Shehu, isha mjeke e vetme e zonës së Zllashit, mjeke që shërbenin në shëndetësi. Unë lypsha me dalë në zonë të Llapit se aty osht’ operativë, osht’ Rizah Binishi, ish ky urologu, Miftari edhe ish salla operacionit edhe menojsha që jap ni kontribut ma të madh edhe me qepë plagë edhe me lind gra. Edhe ma mundësoi me shku, ma mundësunë me shku në Zonë të Llapit. Po ne, në të vërtetë kur bon ofenziva na patjetër kalum atje. Se u duftë me kalu, me kalu ti punktin e serbit nëpër male natën dymdhetë orë prej Keqekollës. Kallet Keqekolla flakë, timi na hinte në frymë. Zjermin e shihe para kamve, nxehtësia e zjarrit të vinte në trupat tanë në forcat ushtarake, plus popullatën e bartshim me neve me mbrojtë, mos me ra në dorën e tyne.

Ka ndodhë edhe loptë i kemi bajtë, që s’e din ky popull. Jo ushtari me pasë përgjegjësinë e ushtarit, por fshatarit ia ka rujtë edhe loptë. I ka bajtë me lopë, se ai ishte ushqimi kryesor i asaj shtëpie. Prej kalimit Keqekollë deri në Llap janë konë nja dy mijë qytetarë që e kanë bartë, i kemi bartë me dalë deri në Llap me shpëtu prej zonës së forcave serbe. Dhe kur erdha në Popovë atje edhe në Potok ka pasë spital. Spitali ka qenë, Rizah Binishi ka qenë aty kryesori operativ, mandej ka qenë Musa Miftari, doktor Musa urologu, edhe osht’ bo anesteziologu, ka qenë motra Sanije edhe ka qenë doktoresha Ajete, doktor Skender, Skenderi edhe Shabani po m’duket. Kështu që, ka qenë ni ekipë komplete.

Edhe aty nja dy-tri ditë, katër ditë kom punu në spital. Kemi bo lindjet, kemi kepë, kemi pasë pjesë në operacion heqjen e veshkës ni fëmi granata që i ka ra, se nga të gjitha zonat i bishin këtu se ish spital, ish spital edhe me eksperta, me profesionistë. Kemi shërby aty derisa edhe neve na zbulunë spitalin, fillunë me na granatu edhe jemi duftë me ikë. Atje ma s’ka pasë, u kallë Keqekolla, i hinën Potokut, i hinën Popovës, na veç kemi ecë t’u i bartë të plagosurit. Jemi konë shndërru mjektë në bartës të, djemtë e ri, kta mjektë t’u bajt të plagosurit me kështu, me batanije. I kishin bo ato, leset, se s’kemi pasë na lese siç bahen. Lese prej drunit prej batanije u bajshin ushtartë. Edhe kemi shku mandej jemi strehu te Sharbantë. Prej Sharbanëve edhe aty na kanë sulmu forcat serbe pas disa ditëve. Edhe aty jemi duftë m’u kthy.

Une kom lypë m’u kthy… meqë burri im ishte në Shtabin e Përgjithshëm atëherë, une kom lyp m’u kthy knena kah Karadaku. Ma mundësunë me shku m’u bashkangjitë me burrin aty. Edhe aty kemi metë. Janë blloku të gjitha punktet, s’kemi mujtë m’u lidhë me Shtabin kurqysh edhe pse këta komandantët e organizumë kanë qenë Agim Çeku, e këta bartjen teme me çu atje, Fatmir Humolli, Adem Shehu, këta organizunë transportin tim deri në Karadak, une kom mbetë në Verbicë aty. Edhe 11 [qershor]… edhe çlirimin e ndëgjumë, më zuni aty çlirimi. Edhe e dëgjumë, na u gzumë, u gzumë që u shlirumë, fillumë me festu. Meqë isha lodhë, si kom dalë dy muj e gjysë une pa pushu, pa gjumë, se s’kishe mundësi dy orë me flejt, fillonin granatimet. Vetëm te Sharbantë kemi flejt tri ditë, në Sharban në Llap, s’ke pasë në asni zonë, as në Keqekollë, as Grashticë, as Llukar ti me flejt. Atë gjumin e ke bo n’kamë ose e ke bo, ta kanë lshu ushtartë ni dyshek të kanë respektu si mjeke, pak dy orë-tri je duft me lshu, s’ke pasë mundësi se kanë fillu granatimet.

Kështu që, s’na kanë lonë vend forcat ushtarake ato dy-tri javë dhe këtu ne kur erdhëm në Verbicë e ndëgjumë lajmin, u gzumë. Ushtartë, “Çu doktoreshë me pi kafen e lirisë”, unë isha lodhë. Thojsha, “Jo”. U konë ni Liridon, ni kuzhinier, edhe sot hala emrin s’ia di mirë. Liridon i thojshin, “Lem Liridon të flej ni sahat gjumë po du me flejt në liri” (qeshë). Edhe na t’u thanë kështu, ai t’u më thanë, në dhomë t’u cokat, “Çu me pi kafen e lirisë”, unë s’dojsha. Dikur thashë, hajt mër t’i ngoj djemtë, t’ju plotësoj dëshiren të çohna të pi ni kafe s’bohet gjo. Unë jom çu me pi kafe, gërrqin e parë na kanë rretheku paramilitarët serbë. Tash mprapa kanë qenë edhe snajperista, nuk e di a kanë qenë ushtarak a.

Na kanë rretheku kanë fillu rafallat e atomatikut. Nuk di si kom qenë e ulur, as s’disha kah me shku. Me dalë kah dera ai më binte. Kemi kcy prej dritareve, prej katit të dytë (qeshë), prej katit të dytë. Ai djali, qiky Liridoni, e thej kamën, e pëlkej kamën. Me ni kamë [mbeti], mirëpo kur ata na kanë sulmu neve, bash e ka pasë me datën 8, Enver Myftari ka qenë ushtar 17 vjeç djalë i atij vendit, i Vërbicës. Ai u konë roje, ka luftu me forcat serbe, ka luftu me paramilitarë. Ata naltë në kodër kanë qenë snajperistat edhe e kishin pasë taktikë me gjujtë në kamë me të plagosë, mandena në kry. Ai u ndalë me lidhë plagën, t’u luftu, i ka pengu fati që ai djalë na jemi sot gjallë. Edhe na u ka dhanë neve mundësia, ai t’u luftu na as që kemi ditë, se ata kanë sulmu as s’e kemi ditë a osht’ a ka mbrojtë kush a s’osht’ t’u mbrojtë. Nijshim rafalle, po s’dishim kah po vijnë. A ka ana jonë a…

Kem kcy prej shtëpisë, katit të dytë kom ra në hitha, në gurë aty jom rrotullu edhe kom fillu me vrapu. As s’kom ditë kah shkoj, se sa kisha shku në atë shtëpi, as s’ish ni natë që kisha nejt atyne. Edhe kom vrapu, tu vrapu kur kom nisë… ishim rretheku na gjujshin me automata. Pantolllat i kom me plumba të shpumë. Veç i nisha t’u thonë sërbin “Ubi ga, majku ti jebem. Što ga ne ubiješ?” [Srb.: Vraje, se nanën po ja… Pse nuk e vret?] shoku, shokut t’u ia bo. Na kishin rretheku. Në qat’ kohë une kur kom dalë, se m’kishin kapë plumbat s’kishim shansë me shpëtu, veç ni fuqi mbinatyrore. Ka dalë Osmani i Prelepnicës, i thojshim Dajko, komandant Dajko. Qato plumba ai ka dalë i ka marrë automatat se na t’u dashtë me festu, kah ni kafe. Ka dalë jashtë nëpër plumbat e tyne i ka marrë armtë, i ka marrë dokumentacionin sekret të Shtabit edhe në atë, edhe ai t’u gjujtë. Ata gjuj këta, ky gjuj ata. Ky Enveri knej ish plagosë në kamë, tash ata s’e dishin sa vetë jemi të plagosun. Une veç kom vrapu nëpër kodra.

Ajo fati jem ka qenë se kodra ka qenë si teposhtëze, kështu, edhe sa ka pasë fillu gruni qishtu me çelë, nja 20 centimetra. Edhe kur kom pa që ai, “Ubi ga, majku ti jebem” [Srb.: Vraje, nanën këtij] shumë afër i kam, a thashë, mu më mytën. Veç diqysh si në qiell m’u hap si ni dritare, ni dritë. Tash une ka me ikë, s’kanë me më zonë. Se kisha frikë që më zojnë ma kpusin dorën, doktorka, më masakrojnë. Pse t’më kap plumi ata e disha. Po ish ni taktikë se edhe vet kom ditë me qit’ kështu me armë edhe llogaritsha. Kur i shisha plumat thojsha, ni, dy, tre zakonisht të tretën [gjuanin] une e bojsha katër të pestën sigurtë [godasin]. Une e rrotullojsha trupin në këtë vijë se ma qëllojke ajo si është snajperi {shpjegon me duar në formë të plusit} edhe vijë. Bojshin plumat poshtë, naltë, kamë në tona antë, si në filëm bre filëm, nuk ki qysh e përshkrun ata. Veç ushtartë tonë e dijnë qysh kemi, qysh kom kalu.

Këta kishin pasë marrë, osht’ ni fat i madh, trima, djem trima kishin pasë zanë pozitat ushtartë me më mbrojtë mu, tërhekjen. Unë as që disha. Tash gjujshin knej, gjujshin knej, une veç i nijsha në tona antë. Këta i gjujshin ata ushtarët serbë, ushtarët serbë gjujshin kah unë. Edhe kom mendu qashtu, thashë, nja, dy, tre, katër, të pestën bijsha poshtë u rrzojsha, u rrzojsha vet me qëllim. Ai e hupte drejtimin. Do rrotullime, ajo teposhtëzja më ndihmojke pak, pesë hapa, gjashtë hapa. Edhe ni moment prej rrotullimeve e kom pa vetën që po më rrotullohet qielli. Thashë u plagosa, më qëllunë. Kqyrsha kamtë s’ka gja, kqyri durtë, s’guxojsha me lëvizë se aty po m’shohin lëvizjet që janë gjallë. Edhe kur kom pa veç qielli nisi me më stabilizu pak, thashë, jo s’paska kurgjo. Lëviza gishtin e kamës, mirë, durtë, mirë.

Kom marrë edhe niherë forcë thashë të çohna edhe niherë me ikë. Une jom çu kur kanë fillu prapë me gjujtë, gjuj kta, gjuj ata. Mirëpo, për ni kohë, ma ka bo qiky Liridoni që ke me kamë me këta t’u, “Kce këtu doktoreshë, kce ka na”. Ai ish ni gardh kështu, shumë vështirë. Kur kom marrë me kcy une kom ra në gardh. Ata gjuj, asni plumb s’ma ka ngjitë kështu. E kom hup vetëdijen, jo nga gjaku po nga rrotullimet e më kanë ngreh ushtartë tonë zhag kështu prej atyhit. Aty jom kthjellë, “S’kom kurgjo, s’kom”, “A munësh me ecë?” “Po”. Edhe kemi ikë jemi hi me ni zonë të Verbicës, në thellësi të malit që degtë bishin krejt… edhe me t’kalu ty forcat serbe ish vështirë me gjetë se bishin edhe u mloshe. Dathën, e zbathun. U çu ni ushtarë me mi dhanë do kpuca 40-she ato zor me ecë me to, me nga. Kshtu ngajsha qashtu me kam. M’u bon kamtë, m’u smun dathë edhe kshtu ishte liria jonë nëpër male. Knej fillun me festu, nim’ komandant Trimi ka dalë në Prishtinë ndërsa ne e patëm fatin, e patëm fatin që lirinë me prit përsëri nën rrethimet e serbëve.

Anita Susuri: Qysh përfundoi krejt qajo?

Teuta Hadri: Përfundoi me vrasjen e Enverit, Enverin e vranë. Se na masi hym në mal aty u strehum erdhën ushtartë tanë, kanë ardhë këta që ishin në pika, t’u i rujtë pikat. Erdhën krismat te shtabi kanë ardhë me na ndihmu neve, me na u bashkangjitë forcave edhe ata kanë qenë të bindun se na ishim katër vetë, që na ishim të katërtit të nxanun, të vramë ose të masakrum. Kur kanë hi ata kanë pa shtatë, këta t’u na njekë serbët mas kta e kanë pa që dhoma koka shtatë, gjallë kokan mas tyne. Atëherë kanë ikë ata serbët se tash i kanë njekë ushtartë tanë, se nashta na kishin gjetë edhe n’mal dhe ata janë zhdukë. Kanë marrë këtë djalin e kanë kqyrë, ky djali ish konë vra. I kanë ra në kry, Enverit. Ishte ni dhimbje e madhe, unë e kom përjetu shumë keq, se bile edhe kur u vorrosen unë thashë, “Une s’muj me ngushëllu familjen, se nana, baba e vorrosshin djalin e ri une n’moshë po shpëtoj. Djali t’u më mbrojtë jetën teme, jetën e shokëve”, ishte moment që vërtetë shumë e kom përjetu dhe hala edhe tash kur vjen ajo, m’del para ftyre ftyra e atij djalit të bukur.

Anita Susuri: Kur keni dalë, kur, domethonë, në vend ma, ju keni qenë nëpër mal po në vend ma të urbanizum, kur keni dalë?

Teuta Hadri: E na kemi marrë… erdhën forcat e NATO-s erdhën, qysh i thojshim, nifarë fshati Shipole, qysh i thojshin, nifarë fshati Shipashpole, qe e kom harru. Erdhën forcat e NATO-s me folë me komandant Ahmet Isufin, që kanë ardhë ushtarakët edhe, ufaa {onomatope} m’u ka blloku, edhe caktun takim. Mas atij takimi u kuptu definitivisht që kanë hy NATO. I thanë ata, “NATO ka ardhë, janë në aeroporte, i kanë marrë këto pika”, i tregun Ahmetit edhe na pruni informatën Ahmeti që jemi të shlirumë. Komandant Remi veç ka fillu me dalë edhe na lypshim me dalë në qytet. Po s’ishin hala kushtet, se Gjilani ka pasë shumë serbë, shumë vështirë ka qenë me dalë prej zonës me iu bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare, a din, qytetarëve. Mandej erdhën qytetarët prej… Taip Zeka, vllau i Kadri Zekës, erdhën këto forcat politike të Gjilanit na murrën prej shtabit se na nuk mujshim me dalë pa konë ajo zona, ishte zonë e rrethekume në tona antë. Ish hapë rruga dhe dulëm në Gjilan e kemi festu.

Edhe kjo osht interesant se e kom të shkrume edhe në ditar, unë aq shumë e kisha pritë atë ditën e lirisë të çlirimit të Gilanit se lëvizjen tem ilegale e kisha fillu në Gilan, me anëtartë e Gilanit edhe vinte shumë krenari kur t’marshojmë. Se komandant Ahmet Isufi na pregatiti, Rexha, komandant Rexha i thojshim me Shemsi Sylën na pregatitën që kena me marshu edhe me dalë në qytet. Edhe kur hym na në qytet unë isha pa këpuca se që kisha kcy s’kisha. U çu krejt ushtria jonë me mi gjetë ni parë kpucë po s’kishte se koma ime s’mu përshtatshke. Edhe m’i prunë do çizme, s’bojshin kurqysh as ato, të mdhaja. Edhe i kom veshë sandallet edhe kom ecë nëpër male, kom ecë me sandalle deri m’u smunë kamtë.

Kur erdhëm në Gjilan, u kputën sandallet, u prishën, me kilometra. Edhe Shemsi Syla tha, “Une pa t’i gjetë ni parë s’e lo”. Ka shku me m’i marrë çizmet, mu më harrunë me ni shpi. Më shtinë në strehim aty në Gjilan. Edhe këta festojshin derisa i ka ra në mend, “Khuu, doktoreshën!” Ka ardhë me më marrë (qeshë). Kesh kah mos e përjetoj atë. M’i kishin pasë ble ni parë tesha, se pantollat kenë të qkyme prej plumbave te kamtë ato edhe t’u ecë qashtu u shkyjtën. Edhe m’i kishin pasë marrë Shema e këta ni parë tesha, këpucë edhe une dalë me forcat ushtarake tona në Ditën e Çlirimit të Gjilanit me festu në qytetin e Gjilanit. S’ka pasë krenari ma të madhe. Krenari për ne, krenari për popullin. Për qytetarët tonë që ishte dita përfundimtare e dhunës serbe ndaj shqiptarëve. Aty i tregum Serbisë që fitorja erdhi në mesin tonë.

Anita Susuri: Qysh jeni kthy pastaj në normalitet? Kontakti me familjen, kthimi në shpinë e juj?

Teuta Hadri: Edhe kjo osht’ interesant se une kur erdha këtu prej që e festum në Gjilan, ditën e parë këta m’thanë me ardhë në komandën e Gjilanit, Shemsi, Shema i thojshim na, Shemsi Syla. Edhe i thojshim shkurtë si shokë të lëvizjes ilegale, Shemë, thanë, “Me nejt në shtab aty ushtare me veshë uniformën që në liri…” thashë, “Jo, une s’du, une jom mjeke. Une du m’u kthy në Prishtinë”. “Jo bre, po ti”, asi ki, “Jo, jo”, “Mos na le!” Thashë, “Jo, jo”. “Kemi me shku në shtëpinë e Rexhep Malës e kemi me bo këtë”, thashë, “Une d’u mu kthy në Prishtinë edhe me shku në familjen teme”. Isha e bindur që i kom të masakrum, se shtëpija jeme osht’ në Çarshinë e Vogël, bash në qendër në punkt ku janë tri rrugëdalje aty, u konë punkti aty. Thojsha aty kanë hy, ma kanë masakru. Ishte shumë vështirë me shku.

E marr burrin e kunatës edhe i thom, “A po më shoqnon deri…” as në shpi nuk nejta, në banesën në Prishtinë. Veç jom veshë e kom marrë makinën. Makinën ma kishin pasë çu me ni shpi… e kom marrë makinën, i kom qit’ benzin, drejt në Gjakovë kom shku. Aty ka qenë, pshtom prej luftës të vdes në liri. Na t’u shku në Gjakovë, kah Duhlja, Qafa e Duhles, nuk e di a e din Qafën e Duhles…

Anita Susuri: Po, po e di.

Teuta Hadri: Forcat serbe me tanke, me paramilitarë, me popullatë. Ashtu si na bajtën neve me tesha, t’u ikë ata. Kishin plaqkitë tesha tona, tesha të veta, mushë makinat, me frizhidera… kur i shofim ata krejt “Živela Srbija” [srb.: Rroftë Serbia] me tre gishta, veç prita që kanë me më qit’ me tankë edhe rruga e Duhles ka nifarë teposhtëze atje, kur te kalon atë Qafën bash. Thashë na gjujtën tash, koka shkru me vdekë tash. U konë, vinte era gjak rrugëve kah shkojshe në Duhle, në Prizren, në Suharekë. Kur kemi hi në Suharekë beso makinë me çelë dritaren të vinte shpijave si dilke ni avull i gjakut prej krimeve që kishin bo, ish rrugë e tmerrshme.

Edhe kom shku në Gjakovë, kom shku te vllau i babës tem ma s’pari edhe ia kom folë do fjalë që, “Erdh liria e Kosovës që e ke dashtë aq shumë”, kjo ishte ajo. Mandej jom kthy te nana, i kom gjetë gjallë. Edhe kur çela derën thashë s’pari ka me gjetë nanën, plaka del me çelë derën paramilitarëve. E çeli derën s’ka të vdekun. Hina në dhomë kur i kom gjetë. Gëzimi i madh kur m’kanë pa prej luftës me dalë me shpëtu. As ata s’e dinin që jam gjallë.

Anita Susuri: Qysh ka qenë qyteti i Gjakovës? Prishtina pas luftës?

Teuta Hadri: Prishtina ka qenë ma pak e damtume, se këtu kanë nejtë vetë serbët edhe ata krimet e ato i bojshin shumë ma pak për shkak mos m’i traumatizu popullatën e vet. Edhe pse kur fillunë me bo shpërnguljen e Prishtinës, këta patën çu fëmitë e vet i largunë prej krimeve dhe aty e pam që ka me pasë krime. Edhe e shoh ni muslimane tha, “Une pe shkoj”. “Ku po shkon?” Tha, “Duhet me lshu se kanë me bo këta krime”. “Qysh?” “Kanë me bo këta krime në Prishtinë, p’i largojnë fëmitë nëpër shkollat e Beogradit mos me pa fëmija”, tha, “edhe une pi iki”, se ajo u shoqnoke me serbe aty. Edhe na e ditëm që kanë me bo edhe hinën e shpërngulën popullatën. Ma së pari ia fillunë anej kah Lagjja e Spitalit, në kodër e filloi popullata m’u…

Kur erdhëm këtu, krejt ka qenë e shkatërrume, po sado kudo e pastrume. Dyrtë të thyme ato… gjendje tmerri e kemi gjetë, por jo sikur Gjakova, jo. Dhe që ka qenë kjo, kjo rruga këtu te Santea, prej Santesë se ora ato dyqanet të thyme, të plaqkituna, të vjedhuna. Ato i kom pa edhe sa isha këtu. Këto kanë qenë përndryshe edhe popullata ish çu, ish ringjallë, ish fitu liria, e kishin ndreqë, i kishin kthy njerëzit nëpër shpia. A Gjakova ka qenë Vukovar, Vukovar u konë Gjakova.

Kom dalë në qytetin e Gjakovës në Lagjën e Hadumit, na i thojmë Mahalla e Dumit, edhe kom hi deri te muzeu. Ka qenë e pamundur, se i disha ata njerëz kush janë vra, se sa isha në luftë i merrsha informatat me Radio Kosova e Lirë. Ka qenë informatori kryesor i jonë. Kom shku afër shpisë të ni shoqes, Shpresa Canën e kanë vra me katër anëtarë të familjes, ata [familjen] Vejsat, lagja te stacioni i autobusave. Ato lagje kanë qenë krejt të shkatërrume, të djegme deri në temel edhe plus vinte era gjak. Gjak, që kishin mbetë kufomat ende, ende i kanë gjetë ma vonë. Ishte ditë e tmerrshme, po unë jom kthy pastaj. Dy orë sa pashë familjen jom kthy në Prishtinë.

Anita Susuri: Si ka vazhdu pastaj rimëkëmbja? Jeta juj?

Teuta Hadri: Jeta jeme kur jom kthy këtu në banesë, unë ditën e parë që jom kthy, normal se unë nuk isha pastru po thuj tre muj, tre muj. Ra në lloq, nuk kishe mundësi m’u pastru. Niherë te Sharbantë jemi pastru gjysë trupi, se ato dyrtë e drunit qysh janë dyrtë e WC-së të çame. Ushtartë qaty rrishin të rujshin, të shishin, a din, ish shumë vështirë m’u mbrojtë aty se çdo shpi ish shkatërru. Veç ni shpi ka qenë, qajo ku rrinte, rrishim edhe si Shtab edhe si mjekë edhe si ushtarë edhe si të strehumë. Ishte vështirë me u pastu. Mandena metem pa u pastru ni kohë të gjatë, vinte era trupit. Po kush e kqyrke ato, jeta. E s’isha pastru ni kohë të gjatë. Kështu që, jom ardhë në bajë kom hi. Puna e parë që ka qenë pastrimi në bajë si me qenë në hotel, parajsa. E kom marrë vetën, kom dalë kom ble ushqimin. Burri jem u konë hala në zonë lufte, hala s’ka dalë. Unë kom nejtë nja dy ditë aty edhe jom kthy në spital me punu.

Anita Susuri: Për burrin a keni ditë që…

Teuta Hadri: Ka shpëtu.

Anita Susuri: Si e keni marrë vesh…?

Teuta Hadri: Po, po, po, se na patëm kontaktin prej Karadakut me kalu në Shtabin e Përgjithshëm, “Nëse don me na u bashkangjitë neve, hajde atje”. Edhe une kom bo kështu ni rrotullim rreth Kosovës. Ai ishte atje, une kom fillu këtu, kom shku në spital. Nuk kom vrapu me shku te komandantat kishin nxonë punktet te D-ja, ato pikat, me fillu atë jetën, ringjalljen, ushtrisë, ringjalljen e popullatës, ndihma popullatës. Se këto javë kanë shku veç ndihma të popullatës, nuk kish as institucione as kurgjo, veç komanda që punojke. Unë jom kthy në spital edhe në spital… s’kom dashtë m’u kthy me poste, me nejt në ushtri, kom dashtë m’i shërby shëndetësisë. Jom kthy në spital dhe aty kom fillu punën. Kujdestarinë e parë ka fillu Sejdullah Hoxha, drejtori, të dytën e kom marrë une. Hala ka pasë serbë, bile në spital edhe kur m’kanë pa UÇK ata mu të nesrit e kanë lshu krejt. Ikën, e lshunë.

Kështu që, sa kom punu në spital qato dy-tri ditë kanë ardhë, më kanë thirrë jo këta Partia Demokratike, po une kom qenë me Adem Demaçin, Lëvizja e Bashkuar Demokratike. Në kohë lufte Ibrahim Rugova edhe LDK-ja nuk kanë dhanë kontribut për bashkimin dhe unitetin shqiptar, veç kanë futë përçamje mes shtabit mes, sikur tash shqiptartë qysh janë kah bojnë, për tmerr. Edhe na e patëm formu ni parti LBD-ja, Lëvizja e Bashkuar Demokratike. Aty ka qenë Rexhep Hoxha, Qosja, ka qenë Adem Demaçi, ka qenë Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi krejt jemi konë në këtë lëvizje. Edhe masi isha anëtare e asaj partie, kur dola prej luftës u formu qeveria e përkohshme e Kosovës, u zgjedhën personalitete, u zgjedhen institucione, ministritë. Edhe kjo Ministria e Shëndetësisë, Arsimit i takojke kësaj si opozitë që ishte, ishte LDK-ja edhe këto partitë e vogla.

LDK-ja nuk participoi. Këtu kurrë nuk iu boj hallall si shqiptarë, ndash thuj si patriote, ndash si luftare, s’ju boj hallall. Pse atëherë nuk ishim, tash e fitum lirinë, pse nuk ju bashkangjitët institucioneve tona. Dhe katër ministri metën të zbrazta. Mbet e arsimit, mbet e shëndetësisë, mbet e artit dhe kulturës, ka qenë Sabit Gashi për ata dhe ni ministri tjetër e minoriteteve. Ata nuk erdhën me dhanë kontributin, me thanë, “Shyqyr! M’u përqafu, shpëtum, dulëm prej kësaj katrahure, katrahure, prej këtij krimi kaq të madh”. E me dhanë kontributin ata nuk erdhën. Mu më çunë atëherë si LBD, jo si PDK, më çoi partia e LBD-së për shëndetësi edhe më zgjedhën zëvendës ministre e shëndetësisë.

Aty kom punu gjashtë muj derisa e ndërprenë qeverinë e përkohshme të Kosovës edhe filloi atëherë jeta e lirë ma, kështu ma. Mandej fillunë, më propozunë, më thirrën si deputete e Partisë Parlamentare edhe aty kom shku me kontribu. Jom zgjedhë kryetare e Grusë Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës edhe kom punu si deputete në Parlamentin e Kosovës.

Anita Susuri: Ju keni qenë në parlament kur u shpallë pavarësia, po më intereson qysh ka qenë paraprakisht krejt ngjarja? Si e keni marrë vesh…?

Besarta Breznica: Pa dalë te kjo, ndoshta me na tregu pak qysh e ke gjetë spitalin kur je kthy?

Teuta Hadri: Ah, po. Spitalin e kom gjetë në gjendje të plaqkitur, të vjedhur. Edhe osht’ interesant se natën kur kom qenë une kujdestare në podrum ka pasë forca serbe paramilitare, jo paramilitare po njerëz të sigurimit të shtetit edhe nuk e kom ditë unë. Unë kom qenë kujdestare edhe ajo krenaria pshtum prej luftës, eci në kordor edhe t’u shku në tualet kur del ai serbi. Unë nuk e disha që osht’. Pse ky mashkull këtu në gjinekologji te femrat? Kah, kur unë kisha në kontrollë krejt gjendjen aty. Edhe ka qenë i armatosur me armë, ballë për ballë. E kqyri i armatostë, le t’më mytë. Edhe kur p’e pys rojën kush osht’ ai? Kah dulë? Janë shkalltë tash knej kah ana jeme ku e kisha dhomën, poshtë kur kanë hy kanë gjetë armë, plot armë, bomba, mina. I kanë gjetë, i kanë marrë, i kanë arrestu.

Kanë lajmëru mandej ushtrinë këtu qat’ kohë tonën, e kanë lajmëru në drejtorinë atëherë krejt serbët ikën. Si iki ai armartim, janë dokumentet që janë zonë, dokumente krejt, dylbi, krejt aty që kanë nejtë. Na t’u punu shqiptartë i kishim marrë institucionet… e kjo ishte ajo që u zbulu se lypshin mjete, s’kishte mjete, ishte shprazët. I kishin vjedhë pjesët ma të mdhaja të instrumenteve, kishin vjedhë, kishin plaqkitë aty. Edhe me qato mjete çka kishim ne i himë punës, i kishim hi në luftë e le… diçka kish, e kemi fillu punën. Spitalet kanë qenë të plaqkitur, veç personel shqiptarë mbetëm.

Anita Susuri: Ishim duke folë për periudhën e pas luftës edhe organizimin politik edhe ditën e pavarësisë…

Teuta Hadri: E dita e pavarësisë është ditë e shejtë. Osht’ akti ma sublim i popullit të Kosovës, me vite tana kishim punu për këtë ditë. Prej ‘78-tës kur jom kyç në lëvizjen ilegale pa ndërpremje, masnej sistemi gjysëm paralel ku u formu LDK-ja me Ibrahim Rugovën edhe aty kontribut maksimum, formimin e institucioneve tona paralele, shëndetësore. Krejt e kishim bo dhe gjithë ajo sakrificë, gjithë ajo luftë, gjithë ai gjak i derdhun ishte ni akt madhor që neve na arriti. Une sidomos, tash në atë moment e thom vetën, përjetimet e mia dhe kur lexoi zoti Thaçi, ni fjali shumë të mirë e ka thanë edhe baballarët tonë ju kushtoj atyne, “Amanetin e baballarëve tonë e çumë në vend”, aty na kanë plasë të gjithëve lotë kah pak në sy.

Ishte… shoh edhe Thaçit iu ka dridhë. Nëse e keni pa atyne, i dridhet buza nga ato emocionet, se gjithë lotët tanë u përcjellnin edhe në shiqimin e tij. Ishte ni moment që edhe tash tërqethem nga ai gëzim se gjithë ajo sakrificë, gjithë ajo luftë me niqind ditë luftë, krime, krime dhe erdhi ni ditë s’paku pesë minuta apo ni orë apo ni vjet që u shpall… megjithëse pritëm ne te pavarësia disa vjet që bota u kallxu pak e padrejtë ndaj neve, pak e padrejtë, po siç e dijmë situatën tonë në Europë, pozitën në Europë, e politikën e Europës ndaj shqiptarëve. Kështu bohet ndaj të varfurve, ndaj popullit të varfur. Jo me pasuri, por të varfur me mend.

Edhe ishte ni akt madhor, ni akt që vërtetë, m’dukej që edhe të gjalltë edhe baballartë tonë sikur çdonjeni prej atyre deputeti ish pjesëtar i luftës, ish pjesëtarë i rezistencë për liri, ishin akademikë që kishin përjetu sakrificat e ktnye 20 viteve. Prej ‘90-tes suspendimin e institucioneve tona, t’gjitha zemrat e tyne kishin ni përkujtim dhe e festuam atë ditë, ishte ditë madhore. Ku ka pasë shqiptarë ka qenë n’kambë. Qyteti ka qenë i mbushur s’ke pasë kah të ecësh. Ftoftë, mraz i madh, po dashuria e madhe për liri nuk ninë as ftoftin as akullin, them akullin.

Anita Susuri: Zonja Teutë, unë kisha dashtë tash te pjesa ma herët, domethonë, në ditën e kalume që kemi bisedu, kemi folë për pajtimin e gjaqeve…

Teuta Hadri: Po.

Anita Susuri: Kisha pasë qef edhe pak me shpjegu këtë pjesën.

Teuta Hadri: Kqyre, te pajtimet e gjaqeve une n’atë kohë kom qenë në Zagreb në specializim në ‘83…

Anita Susuri: E di që jeni kthy ni herë edhe keni vazhdu…

Teuta Hadri: Jo, nuk jom kthy meniherë, por jom kthy rasisht me ardhë me marrë pjesë se i shisha t’u shku se unë isha atje. Puna në Zagreb nuk u konë lehtë me marrë leje, ish ni leje dhetë-ditore. Edhe osht’ shumë interesant edhe kjo, po kur je ti i lidhun me popullin, me masën ti je në masa, je në histori. Edhe une vi me çanta edhe veç e menojsha qysh takohna me Hava Shalë,n kemi qenë të burgosur me Myrvete Dreshën. Iniciatortë të pajtimit të gjaqeve janë rinia studentore, ju ka mbetë profesorave. Unë i falënderoj ata që janë kallxu patriotë edhe ju kanë bashkangjitë rinisë, po shumë pak shprehet kjo.

Rinia studentore dhe të burgosurit politik siç kanë qenë n’atë kohë Hava Shala, Myrvetja, Hidajetja, Adem Grabovci, Musa Limani. Gjithë kjo kategori e të burgosurve kishin pasë marrë ni vendim këta këtu që me bo pajtimin e gjaqeve se na gjithmonë të robnum e kemi pa luftë, lufta ishte e pashmangshme. Për ty apo dikond tjetër ka qenë e pakonceptueshme me thanë të bohet luftë, po përgatitna për luftë. Por ne, rezistenca popullore siç kem qenë të burgosurit politikë, ne që kemi luftu për ni ditë të lirisë edhe na e kemi parapa këtë. Dhe Hava dhe këto çikat kanë mendu, dulëm prej burgut, ndryshime s’ka, sistemi i Jugosllavisë ende ekziston. Politika serbe, shoviniste ndaj shqiptarëve ekziston, çka me bo tutje? Edhe për m’i ardhë ni lufte, në bazë të fjalëve të Havës e të Myrvetës kur i takum atyne, Ademit e ktyne, informatën, ni rezistencë na duhet ma s’pari t’i bojmë pajtimet.

Na kishim shumë familje në gjaqe edhe ti e fillon luftën, populli i përçamë ajo ishte pika kryesore. Edhe une vi prej Zagrebit, ndalem i marrë do çanta këtu. Kunata ime i kishte, i kisha lanë veç me dalë m’i marrë lidhjet çka osht’ kah bohet me pajtime. Po une te Fakulteti Filozofik e shoh, me çanta bile isha, se thashë shkoj në Gjakovë, s’takova kond. Havën Shala e shoh, Musa Limani, e shoh Adem Grabovcin, Myrvete Dreshën ishin ndalë te filozofiku me shku te Rexhep Qosja. “Çka jeni kah boni ju robijasha?” (qeshë) Tha, “Na dojmë me shku”, tha, “te Rexhep Qosja”, “Pse te Rexhep Qosja?” Tha, “M’i lidhë shtresën intelektuale me na u bashkangjitë në aksionin tonë”. Më tregunë ato çka kishin marrë vendime aty sa ishim në rrugë, “Shumë aksion i mirë!”

T’u keshë thanë, “Hajde edhe ti je Hadra”, bile po ma bon kjo, kjo ma ngucakeqe Myrvete Dreshaj e këta, po m’thotë, “Hajde edhe ti se je Hadra, Ali Hadri, je, Rexhep Qosaj na pranon ma lehtë”, thashë, “E çantat?” I kisha çantat. Qashtu me çanta kemi hy në zyrën e Rexhep Qosaj, na pranoi ai. Ai i kish pasë thonë atyne, po metë ajo me thanë, “Hajde edhe ti Hadra”, me bo pak si ngucakeqe kjo Myrvetja. Edhe shkum na te Rexhep Qosaj, na priti shumë mirë edhe me na u bashkangjitë qasaj ideje. Kështu që pajtimin e gjaqeve, thom edhe plotësisht jom e informume mirë, e ka nisë ky grupi i burgosurve politikë, të dalurve si djemve, si vajzave dhe atyne. Fjala e parë e bashkangjitjes ka qenë Anton Çetta.

Burri ma i madh i këtij shekulli që ka qenë edhe intelektuali ma i forti me pak fjalë, me pak fjalë, Anton Çetta u bashkangjitë me grupin e studentave. Pastaj Qosaj, Cana e ia nisën, Mujë, ky profesor Muja kimisti. Ia nisën shtresa intelektuale, Zymeri iu bashkangjitën këtij aksioni të gjaqeve. Edhe ktyne nuk m’lanë shoqet anash, se unë i thashë, “Jom ardhë për pak ditë, kom pasë qef”, edhe më morën në Deçan, Mulliq, Deçan edhe ni fshat tjetër jemi shku m’i pa këto pajtimet që pajtohen, odat e burrave. Mirëpo, përveç Mulliqit e këtyne takimeve, une e maj mend familjen Kuqi. Kanë qenë dy gjaqe, dy vrasje në atë familje.

Ka qenë që une vet, vet kisha shku me dhanë moral, me na falë gjakun. Bashkë me Havën e kta, si ishim na në odë ka qenë edhe Anton Çetta edhe e manin fjalën Cana e krejt ata edhe ka qenë ai Sylë, artisti Sylë Kuqi, familje e Sylë Kuqit. I thojshim atij artistit, a din, këto Hava se e njifshin vendasit me i dhanë moral familjes. Dy vdekje. Shumë vështirë ish. Une vet thojsha, “Kurrë s’ia fali”, në heshtjen time thojsha, “Kurrë s’e kisha falë”, më vike ashtu me thanë n’veti a kisha shku. Ishte ni rast shumë… po ishte ni akt shumë madhor. Se populli për lirinë e Kosovës, për parashikimin që e bonte kjo rini trime ai ish në gjendje me ia falë gjakun. Edhe me qindra, qindra gjaqe u falën. Nuk kishte përjetim ma të bukur, ma të dhimbshëm se kur u çoshin me u përqafu, “U fal gjak. U falën dy gjaqe!”

Une nuk jom qenë aq aktive në këto, veç ka qenë ni periudhë pesë ditë apo dhetë dite. Bubuvec te zonat e Llapit knej kemi shku edhe në kto tubime… te Verat e Llukës kemi marrë ngat 500 njerëz, 500 mijë njerëz janë konë të mbledhun, mund të them gjysë milioni njerëz prej gjitha trojeve. Verrat e Llukës ka qenë pajtimi ma madhor i gjaqeve që… edhe derisa na kanë shpërnda forcat, policia me tanke, jo me sulme e kështu, po hyjnë ato tanket edhe na shpërndanë. E mbaj mend me Ramë Bujën kemi qenë atëherë aty e me Havën e këto, u duftë m’u shpërnda, ai kuvend që u mbajt aty.

Anita Susuri: E nëpër oda si ju kanë pritë juve?

Teuta Hadri: Në oda na kanë pritë shumë mirë. Edhe jom shumë krenare edhe sot. Sot ka ndryshu morali te populli jonë. Nuk di çka u bo me ne, nuk di çka na qitën, çka na helmunë gjakun tonë. Kemi qenë popull i pasur, ju thom juve si vajza se unë kom punu në lëvizje ilegale edhe qat’ përjetim e kom ni edhe në odë. Neve na kanë pritë si motër, të kanë pritë si heroinë, kush s’ka mendu për ty, as syni s’i ka bo përrk {onomotope} në moral. E sot, nuk e ki ata. Sot as une s’e kom me ata familje, as me ata shokë. Osht’ çudi, çudi çka na ndodhi si popull. E në odë ka qenë madhështore kur ta jepke fjalën, Hava Shalës, Myrvetes, ato se ishin ato aktivistet kryesore. Hava ka qenë edhe oratore ka qenë. Nuk ka pasë ma madhështore.

Motër, hajt bre motër folna ti ni fjalë”, “Hajt bre doktoreshë fole ti ni fjalë”, ka qenë respekt shumë i madh ndaj gjinisë femërore. Nuk e di. Nuk di si ndryshum na kështu. Ma nuk respektohet, tash torturohet femra, dhunohet në familje, bohen të gjitha këto vrasje ndaj… nuk ka qenë kjo e jona, u importu, u importu.

Anita Susuri: E si kanë qenë ato bisedat? Si kanë fillu? Çfarë lloj diskursi osht’ përdorë me ata njerëz, për shembull, që me u pajtu, me pranu diçka të tillë?

Teuta Hadri: Po diskursi ka qenë politik. Pasi ishte grup politik, grupi politik kishte qëllimet e veta edhe na duke pa dhunën serbe, se çdo… Këshilli i Mbrojtjes së Drejtave të Njeriut, çdo javë i jepshin raportimet e vrasjeve, masakrimeve, hymjen në shpi, arrestimeve, ti çdo javë të shkonin gati pesë qytetarë të Kosovës. Kishte vdekje dhe ne donim me bo ni rezistencë. Edhe provokimi ka qenë nxitja, ajo ka qenë politike, qy çka na bon serbi, qy ku kemi ardhë, s’jemi në gjendje ta mbrojmë atdheun, këto kanë qenë biseda, na duhet të jemi s’bashku, duhet kundër pushtetit, kjo gjakmarrje osht’ dorë e pushtetit. Edhe fakt, ish dorë e pushtetit se kishte ndodhë shumë familje që pushteti i kish shti.

Familje patriote, familje UDB-ashe edhe ishin këto provokimet, ato nxitjet edhe ishte dora e pushtetit. Ndaj këtyne familjeve përkrahje, dënime ose maskime ose ishin ato poshtërsi që i bonte shteti ndaj këtyne familjeve shqiptarëve që ishin me gjenezë familjare patriotike. Kish edhe asi. Ish përçamje. Aty ish futë pyka m’i përça. Se edhe kur t’i arrite me bind ata se ndaj teje po bohet ni luftë, ni luftë speciale me të përça, me të thy, me qenë i shkapërderdhun, mos me ardhë ti te ni mbledhje, te ni organizim, te ni konferencë, te ni… edhe populli e kishte kuptu se vazhdimisht kishte vrasje. Kështu që dul ni rini trime që ballafaqohet me ata.

E bindi me këto kërkesat ni bashkim kombëtar se ne me këtë bashkim mund ta thejmë edhe ni Jugosllavi, vetëm u sakatum, u arrestum, u burgosëm me vite, çka bom? Dulëm prapë të njejtët persona, Kosova nuk ka ndryshu. Ishin këto tema politike që u shtjelloshin nëpër oda dhe e ndërroi konceptin e të menduarit qytetar. Edhe ishin në përkrahje të rinisë, vërtetë ishin rini trime, vërtetë ishin trima. Nëpër organet policore, nëpër punkte ata kanë shku, kanë shpërthy edhe kanë bo pajtimin e gjaqeve. Po une e respektoj qat’ grupin nismëtar s’bashku me bashkangjitjen e profesorëve dhe kjo është e keqja pse populli jonë nuk e përkrahë atë grup. Ai ma në heshtje bjen dhe i qesin figura tjera edhe kështu që duhet historia të shkruhet drejt.

Anita Susuri: Zonja Teutë, nëse keni diçka ju me thanë për fund nëse na nuk kem pytë apo çkado që doni me shtu…

Teuta Hadri: Qy për fund une nuk po di çka me të thanë se une kom folë ndoshta pak shpejtë t’u munu m’i nxonë, se janë gati disa orë edhe këtë herë edhe atë herë që e bom katër orë. Për me u përshkru ngjarjet duhet, ti i pa librat janë 800 faqe të librit të ditarit që janë ngjarje veç të luftës, veç të luftës. Kështu që, edhe historinë teme, kështu lyp kohë e gjatë e ka sene shumë që nashta kanë qenë noshta me të vlefshme m’u cekë që e meriton ky popull m’i ndëgju, e meriton m’i ndëgju jo me na, ndoshta s’po dojmë respekt, po m’i ndëgju çka kena përjetu, çka kemi kalu, çfarë lufte u bo, pa armë, pa pare. Se shqiptarin kur e prekshe në pare. trim, trim, kur ish puna me qit’ pare vështirë me ble ni armë, me ble ni automat. Edhe unë kisha thanë ta mbledhim vetëdijen, të reflektojnë në shpirtin e vet të mendojnë ku ka qenë ajo në atë pozitë, çfarë kontributi ka dhanë, çka kanë bo djemtë e ri.

Janë dalë përballë automatikëve, përballë tankave. Edhe me dalë me luftu ajo kategori heorike osht’ vërtetë na mallkon historia, siç osht’ kah na mallkon. Nuk ka institucione që qetësohem na. Janë disa vite, janë 20 vjet pas luftës, na nuk mund të jemi të qetë, pse? Padrejtësia e paraqitjes së historisë. Nëse ti s’e paraqet historinë, qysh ki me luftu thjeshtë, me pak armë, me pak bukë. Me makarona të ujit nëpër ushtrinë tona edhe ti e keshë ushtrinë time e s’i ke dhanë as kaq kontribut, me ma pru mishin mu, me ma siguru mishin në luftë, ushtare. Me ditë të tana kom ecë në kamë pa hangër mish e gjellë që ushtari duhet me qenë me pasë forcë, e ti sot del e folë a? Turp! Kurrë! Mallkim ka me pasë ajo familje nëse folë keq.

Anita Susuri: Zonja Teutë, faleminderit shumë edhe për kontributin e juj edhe për intervistën.

Teuta Hadri: Faleminderës!

Download PDF