Historitë gojore të grave aktiviste ofron një hapësirë të veçantë që jep dukshmëri dhe qëndrueshmëri historisë së subjektivitetit të grave që në vazhdimësi, nëse jo e harruar, së paku ishte margjinalizuar. Qoftë të angazhuara në protesta kundër okupatorëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kampanjën për heqjen e shamisë, në luftën kundër analfabetizmit të grave, të angazhuara në lëvizjen nacionaliste, në rezitencë kundër Milosheviqit dhe në luftë për të drejtat e grave përtej ndasive etnike, gratë tregojnë tregime presonale të fuqishme që kryqëzohen me ngjarjet e mëdha historike të kohës.