Merita Idrizi Behluli

Prishtinë | Date: 24 mars, 2026 | Duration: 108 minuta

Kështu që unë këto vite prej 2020 deri 2025, fillimi 2025, kanë qenë vitet më të bukura të jetës teme. Ku dhe burri ka ardhë, edhe une kom ardhë shpesh, edhe fëmijët kanë ardh, po ka qenë, është një kulturë tepër e bukur, po çka kom pa, çka… Me modestinë teme, që nuk është me rëndësi ku je, as çka je apo për kon punon, a qysh punon. Shtëpinë e gjen kudo në botë. Kudo në botë gjen njerëz. Për shembull edhe dengue e kom, e kom fitu. Kom qenë në shumë rrezik, dengue, prej mushkonjave. Sëmundja, në spital për pesë ditë, si ka qenë bajagi rrezik, po i kom pa shumë njerëz të afërt që jon kujdes. Bile Mehmeti thojke: “Po vi unë”. Thojsha: “S’ki nevojë se i kom njerëzit që po kujdesen, s’ka nevojë”. Kështu e gjen shtëpinë, e gjen dashninë, e gjen mirësinë kudo. Ku nuk ka– që bota është e një qielli, bota është e të gjithëve. Pse m’u ngushtu? Shtëpia jeme, shteti jem, familja jeme? Të hapuna janë, të të gjithëve. Çka jemi në një pjesë e botës. Kështu që tash vajzat e mia, njena është në Berlin, njena është në Lisbonë. Nuk mërzitna që kanë shku, nuk thom: “Pse s’po rrinë këtu me nejtë”. S’ka lidhje, kudo që shkon e jep kontributin. Ai kontribut ka me ardhë edhe këtu, është kontribut për njerëzimin. Kështu që nuk kom atë nostalgi, apo pse me nejtë, është brain drain. Kudo që e kanë ma mirë, kudo që shohin ma shumë, kudo që kontribuojnë, kontribuojnë edhe për vendin e vetë. Edhe nuk është më emigrimi klasik, po tash është thjesht një globalizim që shtëpi edhe shtet e kemi gjithkund.


Anna Di Lellio (Intervistuese / Kamera)

Merita Idrizi Behluli was born in Mitrovica in 1963. She is a graduate of the Technical Faculty in the University of Prishtina. She is an architect and development expert with over 30 years of experience in construction reform, architectural design standards, and post-crisis reconstruction. She has advised governments and private sector stakeholders through major international programs. In 2007, she led the Tsunami Response Team in Sri Lanka. She is the co-founder of Mini Studio, a consultancy and design company.

Merita Idrizi Behluli

Pjesa e Parë

[00:00.4]

Anna Di Lellio: Jemi në Prishtinë, sot është 26 mars, 2026. Jemi me Merita Idrizi Behlulin. Edhe a mund të flasësh për familjen tënde, edhe vendin edhe vitin i lindjes,

[00:26.3]

diçka për prejardhjen.

Merita Idrizi Behluli: Okej. Unë jam Merita Idrizi Behluli kom lind në vitin 1963 në Mitrovicë, në komunën Mitrovicës.

[00:43.7]

Në vitin 1965 kemi ardh në Prishtinë. Në atë kohë kur ka qenë krahina e Kosovës, në atë kohë Prishtina si qendër i ka mbledh të gjithë intelektualët në Kosovë, rreth Kosovës, prej qyeteve të ndryshme për m’i kriju institucionet, për me i marr më të mirët prej vendeve të Kosovës.

[01:13.9]

Kështu që edhe edhe babi im ka qenë njëri ndër ta. Si një ekonomist i parë në Mitrovicë, besa ndoshta edhe në Kosovë, nuk e di sepse e ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë në Zagreb para Luftës së Dytë Botnore. Edhe kemi ardh në ‘60 e– e kanë ftu me ardh këtu në Prishtinë.

[01:35.7]

Mu në këtë shtëpi ku jemi edhe sot. Dhe muj me thanë që fëmijëria ime në atë kohë, këtu në Prishtinë, ka qenë me të vërtetë e lumtur. Tash bile diqysh si utopi po më duket, si një ëndërr që ka qenë atë kohë.

[01:53.1]

Për shembull, këtu afër shkolla përpara u qujt “Boro Vukmirović”, tash është “Gjergj Fishta”. Kemi pas foshnjoren, foshnjora do të thotë, kemi… parashkollor tash i thojmë, ka qenë me plot kukulla, kemi luajt me plot kuklla aty.

[02:08.1]

Në shkollë kemi hi me me pandufe. Kështu që ka qenë shkollë eksperimentale, me laborator, me sallë të edukatës fizike. Të gjitha pajisjet kanë qenë, me të vërtetë ka qenë një jetë, një fëmijëri e lumtur dhe pa brenga.

[02:32.2]

Edhe ne në atë kohë kemi mendu që krejt Kosova është ashtu, që krejt fëmijët e Kosovës i kanë kushtet e njejta, të gjithë kënaqen si na, shkojnë nëpër aktivitete të ndryshme shkollore. A në gara me biçikleta, a me rroshulla, a gara me i bo me i përgatitë disa raketa ku i çojshim në aeroport me i lëshu si lodra.

[03:01.3]

Nuk po di, muj me thanë që ajo ka qenë ndoshta koha më e mirë që e kom pas në jetë. Përveç mandej kur i kom lind vajzat, që ka qenë një jetë krejt tjetër kur e ke fëmijën. Kjo lumtuni ka zgjat rreth deri në vitin ‘80.

[03:28.5]

Tash nuk po du me shku ndoshta në personale në ‘79-në kur më ka vdekë nana, kur aty mandej, kur e kom përjetu vuajtjen e parë si një vajzë e re. Aty nuk po hy në detale, në këto emocionale, personale, po po mundona me u fokusu ma shumë në jetën publike në atë kohë, e cila ndërlidhet me jetën time private, po jo shumë personale.

[03:57.1]

S’jom e gatshme.

Ana Di Lellio: A ke gjyshe e gjysh?

Merita Idirizi Behluli: E tash, është e komplikume jeta personale sepse unë jam e adoptuar prej axhës. E deri 17 vjet kom mendu që prindët që më kanë… I don’t want to talk about this [Nuk dua të flas për këtë].

[04:18.1]

Por gjyshi dhe gjyshja biologjik, gjyshi biologjik ka qenë ballist. Edhe gjyshi biologjik në vitin 1945 ka emigru një herë në Greqi, mandej ka shku në Amerikë, në Boston, edhe aty ka jetu krejt jetën e vetë. Ndërsa gjyshja biologjike iu ka bashkangjit tek pas në vitet ‘60-a, do të thotë shumë më vonë. Edhe kanë jetu në Boston, afër kishës së Fan Nolit në Boston, në South Boston [Boston jugor] ata.

[04:49.7]

Po, po kthena tash prapë këtu në kohën e fëmijërisë këtu në Prishtinë, ku jemi kriju, ku siç thashë edhe më përpara, në vitet e ‘60-a, kur janë mbledh njerëz e shkollum prej Kosovës edhe kanë fillu me i kriju institucionet në Prishtinë, që atëherë edhe kanë qenë fëmijët ose prej Gjakovës, prej Gjilanit, prej Prizrenit, prej Mitrovicës.

[05:18.2]

Po për mendimin tem, qajo është Prishtina tash, qajo është shpirti i Prishtinës. Janë prishtinalitë tjerë të cilët kanë qenë këtu me esnaf, që janë marrë me zanatet e veta,

[05:34.6]

po ajo Prishtinë ka qenë qajo Prishtinë kasapët, por Prishtinën urbane, Prishtinën e re e kanë kriju këto gjenerata të ‘60-ave prej që kanë ardh në Prishtinë. Bile une qashtu e shoh. Ndoshta si tash me thanë që mas luftës së ‘99-ës Prishtina– kanë ardh shumë prej qyeteve tjera edhe tash është një realitet tjetër, një Prishtinë e re.

[06:01.6]

Ndoshta tash është ajo Prishtinë ma shumë e këtyne që kanë ardh sesa e jona që kemi ardh në ‘60-at. Sido që të jetë, ka qenë njëfarë utopie. Nuk e kemi ditë si fëmijë, siç thashë më herët, që kemi mendu që krejt [e kanë] shkollën me laboratore, foshnjoret me kukulla, salla e edukatës fizike me pajisje të mira, ka pas në krejt Kosovën.

[06:34.3]

Ashtu kemi mendu na. Në atë kohë kemi lujtë basketboll, kemi qenë ekipe të basketbollit, për shembull, në shkollë kemi qenë bashkë me serbë, bashkë me romë, krejt si një ekip kemi funksionu. Nuk kemi pas, në atë kohë, nuk kemi pas ndonjë ndamje, nuk i kemi ditë.

[06:55.4]

Mandej, për shembull, në qat kohë shkolla jonë, “Branislav Nušić” u quajt atëherë. E kemi pas si motër një shkollë të njëjtë “Branislav Nušić” në Beograd edhe ka njëherë në vit ose vishin, një vit vishin ata këtu, një vit na shkojshim atje në Beograd, me programe të ndryshme dhe më kujtohet një sallë e madhe kur e pata recitu une Migjenin “Pak dritë, pak dritë”, edhe të veshuna me dimija.

[07:27.6]

Nuk di pse na kanë veshë ashtu me– Po qaq shumë ka qenë e madhe sa une qaq u emocionova, e me pasion, sa edhe kajta t’u e recitu atë vjershë midis Beogradit. Nuk e di, arsimtarëve shumë ju pëlqeu, më përqafën, se ju duk shumë patriotike.

[07:44.9]

Unë ata s’e kom ditë, veç pse une qaq kisha frikë prej audiencës edhe e recitova. Atë kohë, s’di pse po e përmendi qëta, s’di pse m’u kujtu ky detaj. Edhe mandej, mas shkollës fillore këtu, e kisha në ish “Branislav Nušić”, tash “Gjergj Fishta”.

[08:06.8]

Mandej u regjistruam në gjimnaz, atëherë “Sami…”– “Ivo Lola Ribar”, tash “Sami Frashëri”. Edhe aty njëfarë– me arsimtarë të vështirë, me… bajagi shumë u dashtë me mësu, po për njëherë tash u bë një ndërrim, mësim i orientum.

[08:29.2]

Edhe ne nuk dishim çka do të bëhet, nuk do të mesim më në gjimnaz, edhe na, si me u orientu në dy vitet e fundit, duhet me u orientu në tjera drejtime. U bë një reformë në krejt ish-Jugosllavinë, e arsimimit, edhe pak qaty…

[08:45.0]

Prej aty mandej filluam, si duket prej aty, gjithmonë jeta jonë, e gjeneratës teme, ka qenë si në ndërrime, në reforma. Gjithmonë është dashtë me… Kanë qenë të panjohura, çka… Nuk ka qenë– nuk ke pa perspektivë,

[09:02.1]

nuk e ki ditë fundin çka do të jetë, po gjithmonë është rifillu diçka, edhe atëherë u rifillu. Tash, deri atëherë në shkollën “Ivo Lola Ribar”, tash “Sami Frashëri”, gjimnazi klasik ka qenë gjuhësor dhe shkencor. Tash, unë kam qenë e orientume me qenë në shkencor, po tash masi u bo mësimi i orientum, çka me marrë, ishim në panik,

[09:24.8]

Qysh– hajde ish një– Qëkjo me fizikë ma shumë, laborant i fizikës. Edhe për shkencor nuk kish tjetër. Ish një gjimnaz matematikor, aty nuk isha e interesume, po ma shumë shkencor, se prej aty kom mendu me shku në arkitekturë.

[09:41.1]

Anna Di Lellio: A po shkollimi është në gjuhën serbe apo–

Merita Idrizi Behluli: Jo, në gjuhën shqipe. Në gjuhën shqipe, por literaturën, atëherë ka qenë në gjuhën shqipe, kemi pas gjuhën serbe që e kemi mësu në shkollë, por romanet, gazetat, revistat e ndryshme, krejt i kemi lexu,

[10:00.5]

kryesisht kanë qenë në gjuhën serbe ato që na kanë interesu. Bile edhe romanet e përkthyme, të huaja, librat e përkthymë, na u dukshin më mirë të përkthymë në atë kohë që janë në serbisht, po e kuptojmë më mirë sesa në shqip, se ndoshta prej televizionit, apo qështut. Se nuk kemi pas…

[10:23.8]

Kemi pasë edhe literaturë shqip, patjetër ka pasë shumë, po nuk e di pse. Ndoshta mu dukë ma cool, siç është tash në anglisht. Ndoshta, s’po di, tash veç po e mendoj, se s’e kom mendu asnjëherë pse, po qështu ka qenë atëherë.

[10:40.4]

Bile revistat mezi s’pritshim ka një herë në javë ka pasë. Jo, njëherë në fillore “Zabavnik” është quajt. Ka qenë edhe edukative, mandej tjerat “Star”, “Dvoje”, “Vikend romana”, gjithçka që kemi lexu në atë kohë.

[10:59.8]

Po sido që të jetë, prapë na kemi jetu në Prishtinë, po prapë korzoja ka qenë e ndame. Kanë qenë shqiptarë, ana e shqiptarëve dhe e serbëve. Qyshdo që të jetë. Vetëm që në shkollë e kemi pasë, për shembull, basketboll kur kemi lujtë, kemi qenë bashkë. Në kor kemi këndu bashkë, po ka qenë ajo ndasija si në hije, po s’është vërejtë nashta shumë, na si fëmijë s’e kemi pa shumë, po ka qenë në njëfarë forme.

[11:27.2]

Edhe mandej, si qysh thashë, ishte reforma në arsim dhe u dashtë me marrë me… laboranti i fizikës, me shku te Normalja, e kemi quajtë atëherë, tash është AUK-u aty, Universiteti Amerikan i Prishtinës, edhe na shkum në vitin e tretë dhe të katërt.

[11:49.9]

Po në atë vit mandej, ‘80-ën, vdes Tito. Na shkojmë krejt si shkollë, na organizojnë, shkojmë në Dedinje me përcjellë Titon. Më kujtohet ai eskurzion, ai si eskurzion, shumë jemi kënaqë në tren.

[12:07.5]

Me tren patëm shku patëm shku deri në Beograd. Mandej kur shkuam aty, u ndijke në Dedinje vetëm do të… shpezëve, aty do zana shumë të çuditshëm. Ti si u tutshe, po diçka edhe na erdh me keshë, mandej s’guxojshim me keshë.

[12:29.9]

Arsimtari– na erdhi me keshë për njëherë në atë– Shumë e mbaj mend, s’di, njëfarë ndjenje, gjelbërim i madh, zanat e ndryshëm, na po keshim, arsimtari po na bërtet diçka, po ka qenë shumë interesant. Po prej asaj kohe mandej veç filluan, kur filluan demonstratat në ‘81-shin, na ishim prap në shkollë normale.

[12:53.7]

Mezi erdhëm prej… prej… Nuk e dishim çka po ndodh. A po e sheh, disa të rinj tjerë, 16 vjeçarë, 17 vjeçarë, tash po del që e kanë ditë, po na nuk e kemi ditë. Kemi jetu ndoshta si në njëfarë bubble, nuk e kemi di çka [po ndodhë]. Jemi trishtu, çka po ndodh tash? Çka? Demonstratat studentat që i fillun.

[13:17.7]

Edhe për njëherë filloi tash menjëherë dhe Prishtina, prej atëherë po më duket Prishtina e mur, për mu, filloi një ngjyrë e përhimt me mbizotnu. Prej atëherë Prishtina është e përhimt.

[13:34.2]

Ka fillu me u bo përhimt. E në fëmijëni ka qenë me plot ngjyra, me plot ngjyra, me erë të bagremit, po mandej aty– E kur i nijshim çka po ndodh me demonstrata, u bë ora policore, na metëm në shpi, tenkat lëvizshin.

[13:52.7]

U ndryshu gjithçka, s’dishim çka po ndodh. Na ishim në vit të katërt të shkollës së mesme. Na pak përpara u bojshim gati çfarë fustani me kepë, me ble, për mbramje të maturës, ku me shku në ekskurzion.

[14:12.5]

Ato krejt u anulun. Për njëherë krejt, prap një reformë, për ne prap– Edhe nijshim, për njëherë fillun me u bo ndamje edhe ma të mëdhaja, e shihshim një realitet ndryshe. I vrajshin demonstruesit.

[14:32.3]

Ke një– s’po di qysh me thanë, një… për njëherë ma ndryshe u bo. Po prap andërroja unë, për shembull, u bojsha gati, dojsha me shku në Beograd me studiu arkitekturën, një shoqe jeme dojke dramaturgji.

[14:49.5]

Si fillum me u interesu, me u bo gati, po ke situata, tash për njëherë nuk dishim çka po ndodh. Nuk e kemi ditë çka ka m’u bo me të vërtetë, po… Edhe nejse, arkitektura ashtu, unë u regjistrova në arkitekturë me pasion, që hala me inercion të shku që kjo është mirë, ka m’u bo, kemi perspektivë, na kemi me kry shkollën, mandej kemi me marë banesë, kemi me jetu të lumtur.

[15:19.2]

Po mandej, në atë kohë na ende në ish-Jugosllavi, për shembull, i kishim pasaportat. Pasaporta jugosllave nuk kishim viza për kërkun, kishim do karta të studentave. Ende funksionojke, karta të studentave me të cilat udhëtonim shumë ma lirë për Evropë.

[15:35.6]

Edhe në atë kohë mandej unë, harrova me tregu që burrin tem tash unë e kam pas në klasën edhe në fillore. Harrova me i tregu do detaje qatëherë, që qysh prej fillores unë thuajse e pata bo që ky ka me qenë burri jem. (qesh)

[15:52.5]

Si fëmijë. Po mandej në shkollë të mesme, dikur ka fundi kur i bëmë 17 vjet, na veç fillum me date, me dalë, përpara thojshin “me kalu” (qesh). Edhe ishim bashkë edhe na dy, mandej fillum kur shku në studime, ai shkoi ushtar, besa shkoi ushtar menjëherë si 19 vjeçar.

[16:17.6]

Edhe unë e regjistrova arkitekturën. Kur u kthy, ai e regjistroi ndërtimtarinë për me shku ushtar, sepse babën e ka pas ndërtimtar, e me marë artin iu doke pak për djalin e vetë, me u marr me art, edhe e regjistroi ndërtimtarin.

[16:33.6]

Edhe aty ai i dha krejt provimet vitin e parë, po prap gjithmonë te librat kur mësojke krejt ishte t’u vizatu, a din. Edhe dikur mandej e bindi babën e tha: “Unë du me shku prap në Akademi të Arteve, nuk po më pëlqen ndërtimtaria”.

[16:50.9]

Edhe mandej ai e çoi, baba i vetë, te Musli Mulliqi, tha: “Ky don me ardh vitin ardhshëm, a mundet m’u përgatitë?” Edhe shkoi në akademi m’u përgatitë, në akademi për me u bo piktor.

Pjesa e Dytë

[00:00.8]

Anna Di Lellio: Të lutem, a mund të kthehemi pak te familja, si fëmijë?

Merita Idrizi Behluli: Po kthehem prap në personale (qesh). Që ju thashë, që jam rritë si fëmijë i vetëm këtu kur kemi ardhur prej Mitrovicës në vitin 1965.

[00:20.4]

Jam rritë prej babës nga Mitrovica dhe nënës prej Prizrenit. Në fakt, ata i kam… nuk kanë qenë prindët e mi biologjik të cilët– për të cilët unë nuk e kam ditur derisa i kom bo 17 vjet, 16 e gjysmë.

[00:37.4]

Por jom kanë e adoptume prej axhës. E kështu që axha dhe nana e Prizrenit kanë ardhur në ‘65-ën këtu, sepse ai ka qenë intelektual, por s’ka qenë kurrë në parti, edhe për atë arsye ai ka qenë një drejtor financiar në Zhito Promet, është quajt [kompania] që kanë prodhuar miellin, kanë prodhuar bukën.

[01:08.8]

Si kompani ushqimore publike, edhe– Po ai s’ka qenë në parti, në Partinë Komuniste, po ka mbërri veç pse ka qenë ekonomist,

[01:24.3]

ka mbërri deri në drejtor financiar. Edhe shumë mirë më kujtohet. Baba im e ka pasë një shok shumë të ngushtë, Vesel Rexhepin. Edhe ai çift ka qenë pa fëmijë. Edhe Vesel Rexhepi në atë kohë ka qenë informbirash, ka qenë në Goli Otok në burg.

[01:44.1]

Ai ka qenë komunist. Komunist i i parë në Kosovë, prej Gjilanit. Tash unë nuk i di faktet, unë po tregoj vetëm prej si fëmijë qysh i kom pa. Edhe ata kanë qenë çift pa fëmijë, po këta [tjerët e kanë pasë] një fëmijë.

[02:00.9]

Edhe babi im ka pasë një Volkswagen, edhe ndoshta një natë na kemi shku te ata, ose natën tjetër ata kanë ardhë te na. Kur shkojshim na atje me Volkswagen, dimën, më kujtohet, ato ulëset e Volkswagen-it kanë qenë si plastik, gjithmonë nirthsha (qesh).

[02:21.9]

Edhe… po nejse, kur shkojshim te axha Vesel, aty ata gjithmonë diçka folshin edhe e kishin ka një tranzistor që e ndëgjojshin Radio Evropa e Lirë, Voice of America, Deutsche Welle.

[02:39.4]

Edhe bisedojshin për politikë. Nuk e kuptojsha, po diqysh bisedojshin si një dhomë, aty i shprehshin. Edhe gjithmonë e di që dikur u kacafytshin se babi im i thojke: “Ti je stalinist, hala ke mbetë stalinist”.

[02:55.3]

Ai thojke: “Ti po mendon që si demokrat me shumë parti mbërrijmë dika a? Nuk mbërrijmë me…” Do debate të tilla. Edhe e ka pasë një dhomë me plot libra axha Vesel edhe unë aty mandej, se i vetmi fëmijë aty, i lexojsha, libra interesant,

[03:14.7]

libra të ndryshëm i ka pasë, edhe gazetat “Pollitika”, “Pollitika”, edhe “Večerne novice”, s’po di, libra, krejt, edhe gazetat ditore të rujtuna. Hala e maj në mend erën. Edhe gjithmonë, edhe unë gjithmonë si fëmijë thojsha: “Pse ti babi s’ke hy në politikë?

[03:38.6]

Pse s’ke hy edhe ti? Pse s’je në parti? Krejt aty në klas te une i kanë….” “Po,” thojke, “po jo, qe unë si i ri demek kam mendu komunist”. Sepse kur e ka kry, kur ka studiu në Zagreb, mandej Lufta e Dytë Botërore ka ardhë në Kosovë,

[03:59.7]

e i smutë prej tuberkulozit ka qenë atje, ka qenë në sanatorium, ka shpëtu, po tha: “Gjithmonë e kom pasë simpati, po politika shkon e vjen, po duhet me…” Nuk ka fol shumë. Nuk dojke me u çelë shumë, po thojke: “As ti kurrë mos u merr me politikë.

[04:19.8]

S’ki nevojë. Merru vetëm me profesionin tënd. Bonu ma e mira aty ku ti mundesh. Se a p’e sheh në histori? Nuk mbahen në mend shumë emrat e politikës, po mbahen në mend ata që e kanë zbulu avullin, maqinën me avull.,

[04:38.1]

ata që– piktorët, shkrimtarët, kështu që qajo është ma shumë kontributi jot”. “Okej”. Po unë prap diçka si lakmojsha me u marr me politikë ma shumëm se kish qenë ma i njohtun në Prishtinë.

[04:54.8]

E në të njëjtën kohë, nanën e kam pasë të Prizrenit, një zojë të Prizrenit. Edhe ajo ka dashtë– shtëpia gjithmonë ka vizllu. Unë hala nëse e pastroj krejt, mendoj veç Anushi a po më sheh, se duna me majtë pastërt qysh e ka pastruar edhe ajo.

[05:17.2]

Edhe çdo verë kom shku në Prizren ku jom kënaqë aty te shtëpia e dajve, me fëmijët e dajës jam kënaq. Krejt fëmijëria është një lumtuni atje në Prizren.

[05:34.0]

Më kujtohen gratë e dajve.

Anna Di Lellio: A mund të flasësh turqisht?

Merita Idrizi Behluli: Po, flas turqisht. Është interesant se kur kom qenë e vogël, para se me shku në shkollë, kemi shku në Turqi, një teze [e kam] në Turqi, edhe kemi nejtë nja dy muaj me nanën, edhe kur jom kthy, kom harru me folë shqip.

[05:53.1]

Edhe përnjëherë babi më fol diçka, unë: “Anush bre ne dej, ne dej”. Qata e mbaj në mend, që pata harru me folë shqipen, por mandej më ka kthy. Po mandej unë një kohë të gjatë s’oam fol turqisht. Tek të ‘90-ave, storja tjetër, kur kemi shku me punu, për me jetu, me Mehmetin, me burrin tem, aty mandej e kom kthy turqishten, se s’kom fol mandej turqisht.

[06:20.5]

Mandej e kom kthy turqishten. Po tash një turqishte tjetër, të re. Eh, çka deshta me thonë? Prindët biologjik kanë mbetë në Mitrovicë me fëmijët, domethonë motrat e vëllaznit tash,

[06:35.7]

po atëherë fëmijët e axhës, të cilët i kom dashtë shumë, [te] të cilët kom shku edhe në Mitrovicë shpesh, por shumë ma shumë kom shku në Prizren. Ka njëherë më dokët shumë si, si, s’po di… si dy personalitete, a din? S’e di, interesant. Edhe pse jom shumë fatlume që jom rritë me shumë dashni. Me shumë dashni edhe kom qenë me fat.

[07:05.9]

Po kur e kuptova që jom e adoptume, e kuptova në moment të vështirë kur nana ime ishte në spital, e ajo ka qenë e smutë, ka pasë kancer, po unë s’e kom ditë. Edhe une rastësisht i kçyri dokumentet, rastësisht në shtëpi isha vetë, 16 vjeçare, edhe i shoh dokumentet, i gjej disa dokumente të parapërgatituna për adoptim të Mitrovicës, edhe, edhe…

[07:32.6]

A din, ndoshta në shkollë patën thonë: “Eh, ti je e falët, ti je e falët,” a din? Why am I talking this, Anna? Do I have to?[Pse po flas për këtë Anna? A duhet?] (qesh)

Anna Di Lellio: No.

Merita Idrizi Behluli: It’s-

Anna Di Lellio: Po shumë interesante.

[07:51.0]

Merita Idrizi Behluli: Po it’s very personal. Who cares about my story? [Po është shumë personale. Kujt i intereson për storjen time?] (qesh)

[07:59.4]

Okej. Edhe kur e kuptova, mandej kur erdh babi prej spitalit unë: “Babi, pse s’më– çka është kjo? Pse s’më– qysh kjo?” S’dija me thonë.

[08:16.3]

Po ai thojke: “Po na– Duhesh me qenë e lumtun, se na kemi fillu me jetu kur ke ardhë ti me neve. E ti na ki bo jetën shumë të lumtun. E tash duhesh me ditë që je speciale.” Unë: “Qysh speciale?

[08:33.9]

Qysh speciale? Pse kështu? Unë veç juve ju kom. Qysh?” S’mujsha me pranu në njëfarë forme. “Po je speciale se gjithkush i ka dy prindë, tash e ki kuptu që i ki katër prindë.” “Po jo, ju kom veç juve.” “Po je rritë vetë, po tash e ki kuptu që ki vëllazën edhe motra”, a din?

[08:53.4]

Në njëfarë forme… Po s’ka qenë e thjeshtë me kuptu, po ndoshta pse dashni e madhe, ai– Edhe më tha: “Të lutem, a mundesh me më premtu diçka? Mos i trego anushit derisa është në spital, se ajo ka m’u shnoshë, vjen, e mandej i tregon sepse ajo mërzitet, është mërzitë, është tutë shumë kur te kupton ti qysh ki me reagu”. “Okej”. Edhe pse i kom pas 16 vjet, edhe jom shumë e lumtun.

[09:27.9]

Mburrna me veten që nuk i kom tregu. Edhe ajo mas dy muajve ka vdekë, nana jeme.

[09:39.0]

Po une e kom majtë fjalën, nuk i kom tregu (qan).

Pjesa e Tretë

[00:01.1]

Anna Di Lellio: A don të kthehemi te universiteti dhe vitet e universitetit?

Merita Idrizi Behluli: Nuk e treguam ato demonstratat, a i tregum në të kalumen? S’po di a i tregum ato kur– ndoshta i kemi tregu më herët.

[00:16.5]

Po. Universiteti, arkitektura, ka qenë in me qenë në arkitekturë. Nuk kom qenë studente e mirë. Mos të thom e lazdrume, kom pasë pasion, po kom qenë pak ma rebele, pak ma nonchalant.

[00:36.5]

Kom marrë senet… Po gjithashtu edhe kemi shetitë. Ah, më thatë me tregu njëherë qysh jom njoft me Mehmetin, a po? Në klasën e parë, fillore, në gjysëmvjetorin e dytë, vjen një djalë në klasën tonë. Edhe na u duk i mirë, zeshkan me sytë e zi, dhe nxënës i mirë, po pak shumë arrogant, dhe shumë mirë. Edhe diqysh fillun çikat me pëlqy ata.

[01:12.0]

Une si ashtu. Mandej dikur mësuesja, ma vonë, tha: “Ti duhesh me u ulë me Mehmetin, me mësu me vizatu”. Sepse unë kam qenë ma pedante, edhe se: “Mehmeti po vizaton, po po shkarravitë”. Edhe na uli me një bankë.

[01:27.8]

Po kur jemi ulë me një bankë, unë në një anë dhe ai në një anë. S’di qysh si nuk na pëlqejke njëri-tjetri, si i shkojshim nerva njëri-tjetrit. E mandej mësuesja na boni spikera, se mësuesen e kemi pasë tepër të mirë, Emel Emetullahi Xhavidi, duna me përmend.

[01:52.1]

Ajo për çdo program të fundvitit na ka kepë kostume, na ka bo shfaqje. Na jemi kënaq t’u i bo shfaqjet bashkë, edhe i ka thirrë prindët me i shfaqë shfaqejt. E mandej si spikerë të klasës na bën mu edhe Mehmetin.

[02:08.8]

Në atë kohë unë isha një kry ma e madhe se Mehmeti. Mehmeti ishte inatçi diqysh, edhe u largojke mos m’u pa që është më i shkurtër se une. Edhe ishim spikera kur e bojshim shfaqjen, po diqysh prapë larg. Shumë interesant.

[02:24.9]

Më vonë– edhe prej atëherë, në atë kohë, Televizioni i Prishtinës ka qenë vetëm dy orë të dieleve, prej 12:00-ve deri në 2:00. Ka qenë pjesë e televizionit të Beogradit. E shqip ka pasë qato dy orë, të dieleve, në ora 12:00 deri në 2:00.

[02:43.8]

Ashtu më duket, ndoshta ka qenë edhe ma shumë, po ashtu më kujtohet. Edhe na thirrin si fëmijë të Prishtinës, a të Kosovës, në klasë të parë me recitu, me dalë në televizion unë edhe Mehmeti (qesh). Edhe e di, e kom atë inçizim se Antigona Qena na ka pasë gjetë në RTP, në arkivën e RTP-së, edhe unë e recitoj “Burbuqen me këpucat e kuqe”, edhe Mehmeti “Peshkaqenin”.

[03:14.2]

Edhe atëherë, më kujtohet, derisa kemi shku në studio, krejt kemi qenë larg, jo afër njëri-tjetrit. Sido që të jetë, na kemi qenë qështut me një klasë. E dikur në vitin e tretë të shkollës mesme mu fillon me më pëlqy

[03:32.9]

ma shumë, edhe i thom– edhe pak kam qenë më rebele, edhe i thom: “Mu po më pëlqen ti”. Une vetë e para i thom: “Po më pëlqen, a mujmë me qenë bashkë?” E në të vërtetë ai ka pasur signale ma herët që nuk jemi bash shokë, se gjithmonë jemi si rivalë në njëfarë forme.

[03:55.2]

Kur tha: “Po, po mendoj, po mendoj”. Thashë: “Oh? Okej”. Mandej mas një jave vjen, “Po,” thotë, “po, okej jom me qenë na bashkë”. Thashë: “Jo, më fal, unë s’po du me qenë me ty” (qesh). Po mandej kur vdiq shoku Tito, na shkum në ekskurzion.

[04:16.5]

Shkolla na çoi për me përcjellë funeralin, se e kemi pasë një kujdestar të klasës shumë titist, edhe na mur, demek me hi në parti, a çka di unë, edhe na çoi në Beograd. Edhe qatëherë, domethonë, qe tash po e lidhi, vdekja e shokut Tito, na fillojmë me dashninë, na dy mes veti.

[04:41.1]

Po, the rest is history.

Anna Di Lellio: Tito është fajtor (qesh).

Merita Idrizi Behluli: (qesh) Tito është fajtori me të vërtetë, bash. Bash në qat kohë. Edhe nejse, tash po kthehem prapë në fakultet. Fakultet ishte gjenerata e katërt.

[04:58.5]

Profesorat i kishim me të vërtetë të– Në atë kohë, tash prej ‘74-ës kur është kriju Kosova, atëherë mandej filloi me lulëzu Prishtina, Kosova. Krejt ndërtesat që i kemi qëtash hala ikonike, me ish objektin e “Rilidnjes”, tash qeveria që e ka, ministritë që janë aty, me termocentralet, me Pallatin e Rinisë, “Boro e Ramizi” që u quajt përpara, me kjo, Grandi më vonë, mandej BQK ndërtesa, mandej ndërtesa e Radiotelevizionit të Prishtinës, mandej biblioteka, mo mos të harroj.

[05:40.5]

E krejt këto ndërtesa, na hala mburremi me to, e krejt për një kohë shumë të shkurtër janë ndërtu. Edhe krejt janë ndërtu prej punëtorëve tonë. Prej punëtorëve tonë. Po gjithqysh kanë qenë edhe në koordinim me birot projektuese në Beograd e jashtë.

[05:59.2]

E çka po du me thonë, në të njejtën kohë kur janë ndërtu edhe krejt këto gjana, krejt këto ndërtesa të bukura, në atë kohë ka qenë baba i Mehmetit drejtor i Ramiz Sadikut, e ai është– sa ka qenë ai drejtor, janë bo dhe këto ndërtime, si inxhinier i ndërtimtarisë.

[06:18.5]

E shumë gjynah që nuk dihen këto sene, se Me– unë t’u– kur ka vdekë, t’u hallakat nëpër librat e tij, e kom gjetë planin hapësinor të Kosovës. Kur ka qenë ai sekretar i urbanizmit në Këshillin Ekzekutiv, që i bie si ministër i urbanizmit.

[06:39.8]

Ai ka qenë në parti. Baba i Mehmetit ka qenë në parti, babi jem jo, po qashtu ka qenë situata, edhe e kam pa të punume prej ekspertëve francezë. Unë e kam ata ende, e pata çu edhe në ministri me ia tregu planin hapësinor të Kosovës, edhe i shkrumë me çfarë gjuhe të bukur, me çfarë– E atë plan na ende nuk e kemi në atë nivel.

[07:08.1]

Planin hapësinor të Kosovës, nuk kemi të tillë në atë nivel. E çka po du me thonë, që qajo kohë ka qenë e artë, edhe me të vërtetë janë ndërtue, se dhe ka pasë entuziazëm, edhe universiteti, edhe kuadrot. Po arkitektura ka qenë e re.

[07:23.2]

E për arkitekturë, krejt çka i kanë pasë studentët e arkitekturës nëpër ish-Jugosllavi, i kanë mbledhë, për të cilët kanë qenë asistentë ato, ndërsa profesorat si… Kosova, Krahina Autonome e Kosovës e ka nda buxhetin edhe i ka pagu, profesorat ma të mirë të ish-Jugosllavisë i kemi pas në fakultet.

[07:44.1]

Domethonë, gjysëm gati ligjëratat e landëve kryesore i kemi pasë në serbisht apo kroatisht, serbo-kroatisht, sepse kemi pasë profesorë të Sarajevës, Universitetit të Sarajevës, që i kanë ndërtu, u konë edhe autori i ndërtesës së Boro Ramizit edhe Skenderija-së në Sarajevë.

[08:10.9]

Kemi pasë profesorë të Zagrebit, krejt ma të mirët. Mandej Ranko Radović prej Beogradit për historinë e arkitekturës, i cili ka pasë edhe emisione në televizion të Beogradit, emisione për arkitekturë, ka qenë një profesor kulminant.

[08:29.6]

Mandej– Po du me thonë ka qenë një diversitet. E kemi mësu, kemi pasë profesora me të vërtetë shumë të mirë, po edhe asistentët të cilët kanë qenë të Kosovës që kanë studiu në atë kohë. Unë mirë i kam pasë punë me profesora, me asistenta pak jo fort, që ma hupshin nënshkrimin e sene, po it’s okay, unë vazhdova edhe– Se prap, kisha pasion për arkitekturën, po jo ndoshta në mënyrë qashtu ma konzervative dhe jo me qenë asi studenti i mirë.

[09:06.5]

Diçka s’më ka pëlqy me qenë student i mirë (qesh).

[09:12.9]

Sido që të jetë, Mehmeti e kryn Akademine e Arteve, shumë ai me sukses. Unë arkitekturën e zgjati pak, po në ‘90-ën, t’u e punu temën e diplomës, kam pasë diplomën “Xhami”, “Xhami i re”, Xhamia e Diellit”.

[09:34.9]

Domethonë, çka m’u ka dokë interesant, se e kam marrë atë objekt, se qysh një– Ndërtesa me spiritualitetin, me përkthy në ndërtim, e m’u ka dokë ma e lehta, një objekt sakral, aty mundesh me qenë ma i lirë, jo konzervativ, me i plotësu shumë do norma të caktume. Normal, normat në xhami janë, po prap mundesh me e futë edhe shpirtin, ma shumë me nxjerr në– A muj me ndërpre qëtu?

Anna Di Lellio: Yeah.

Pjesa e Katërt

[00:00.0]

Merita Idrizi Behluli: Në vitin 1990, temën e diplomës e kom pasë “Xhami”, domethënë si me i përkthy proporcionet ideale të xhamive të tjera në gjuhën e re të ndërtimit, po gjithashtu edhe në mënyrë më spirituale.

[00:22.5]

Kështu që me të vërtetë e kam pasë marrë me shumë seriozitet, jo studimet, qaq sa kom punu në temën e diplomës, me një shumë pasion edhe seriozitet. E në atë kohë, derisa punojsha une temën e diplomës, vetëm e ndëgjojshim radio programin– këtë Radion Prishtina 2, programin Prishtina 2, kështu më duket u qujke, kur përnjëherë veç bon zhhh {onomatope}, s’ka program.

[00:49.5]

Po shkojmë po kqyrim, s’ka program. E në atë kohë hyjnë forcat policore të Millosheviqit, edhe e ndërprejnë radion. Një ndjenjë… Tash as radio s’kishte.

[01:05.2]

Në atë kohë i qitshin njerëzit krejt prej punave, na si në panik, “Hajde me marrë diplomën se na mbyllet edhe fakulteti, se u mbyllën shkollat, mbyllet edhe fakulteti”. Një profesor thotë: “Hajde gutu, ma shpejt dorëzoje se s’dihet nesër çka na ndodh”.

[01:22.3]

Ama ka qenë indikative se duke e punu [temën e diplomës], radio ndërpritet. Edhe nejse, une diplomova në ‘90-në. Situata politike, mos pyet, me demonstrata, pa punë, pa– Për njëherë ato andrrat që i ke pasë përpara.,

[01:43.3]

ki me kry shkollën, ki me kry fakultetin, edhe mandej ki me fillu jetën, ki me pas banesën. Kurgjo s’kishte. E kryjtëm fakultetin. Mehmeti ishte në studime postdiplomike në Sarajevë.

[02:02.6]

Edhe s’ka as punë, as kurgjo. Edhe njëfar ndjenje shumë e keqe. Në atë kohë, mandej si e kryva, une shkojsha në Sarajevë. Mehmeti studiojke postdiplomiket, edhe banojshim–

[02:21.9]

E kish një konvikt, një dhomë veç vetë ai, sepse e ka ble shtratin edhe të një shokut, edhe e kishim si apartament, shumë bukur. Po televizorin shkojshim me kqyrë në një sallë, Negjaviqi. Edhe aty në Sarajevë.

[02:41.8]

Për njëherë po dalim, po shkojmë aty, po kqyrim lajmet. Situata te në Kosovë. Iridentisti separatistë protestojnë. Domethënë “Demonstratat, iridentista, separatista”, në lajme. Aty t’u i vra të rinjtë, na mëtem, kur– Edhe boshnjakët, edhe tjerët, nuk e kanë ditë realitetin çka po ndodhë në Kosovë.

[03:06.7]

Nuk e kanë ditë. Për fat keq mandej e kanë përjetu edhe shumë ma keq. “Makni to voga ti”, “Hekeni atë fotografi!” Do të thotë, edhe prej boshnjakëve, edhe prej serbëvë që ka pasë, edhe krejt, malazezë, “Heke ata”. Edhe aty na kthehemi në dhomë, edhe jo të mërzitun, po tepër të mërzitun, edhe me të vërtetë e shohim që nuk e kuptojnë realitetin, nuk e dinë çka po ndodh atje poshtë. Na u nishim me të vërtetë si… Edhe t’u ia spjegu kolegëve aty Mehmeti në fakultet, prap e vërejshe që është e pamundur me spjegu.

[03:53.3]

Nuk e kuptojshin. Nuk e nijshin dhimbjen e Kosovës. Një zhgënjim edhe prej boshnjakëve, edhe prej krejtve, po na vazhdojshim rrugën tonë. Mehmeti punojke prej 8:00 në mëngjes deri në 10:00 në mbramje në atelie atje, edhe e kish profesorin kroat edhe– kroat të Bosnes, edhe ai me një skpeticizëm ndaj tij:

[04:23.1]

Qysh është e mundun që ti prej Kosovës me punu kështu?” Po prapë dikur e pranoi që me të vërtetë ka edhe në Kosovë të tillë, ka të mirë. Ka edhe shumë të mirë, edhe ma të mirë, po veç duhet me iu dhonë hapësirë me u pa.

[04:43.3]

E aty merrshim veshë, ishin do bursa të ish-Jugosllavisë që shkojshin jashtë, me specializime jashtë. Edhe kur një kolege e Bosnes më thotë: “Unë e kam marrë bursën se Kosova s’ka pasë asnjë kandidat”.

[04:59.8]

Domethonë edhe këtu ka pasë neglizhencë, ka pasë, edhe s’e kanë shfrytëzu për me apliku. E na e kuptojmë ata, edhe na qashtu si dy, tri, shkojmë aplikojmë për me shku në Indi, këtu në Kosovë. Kur ata thojnë: “Jo, çka po lypni në Indi?” “Po dojmë me eksploru, po don me eksploru për jo…” “Jo, se mandej duhet me marrë një indus këtu.

[05:24.8]

Jo, s’ka.” S’u bojke kurgjo në Kosovë. A tjerët në ishJugosllavi dijshin m’i shfrytëzu ato të mirat, po na, kur ish puna te kultura, te arsimimi, i kishim do restrikcione, deshtëm apo s’deshtëm. Shumë po kcej anej e knej, hiç s’po muj m’u fokusu në një drejtim, me tregu tregimin me një rrjedhshmëri. Qështu, e tillë jam (qesh).

[05:50.9]

Anna Di Lellio: S’ka lidhje.

Merita Idrizi Behluli: Po kcej prej temës në temë. Nejse, kjo ka qenë qajo, nëna në atë kohë, që do të thotë në ‘90-në. Edhe mandej une… s’po di, nashta pse të rinjë, se s’ke mendu, edhe plus me plan e bojmë, edhe mes shtatëzane, edhe në ’91-shin mandej lindë Renea, vajza jonë.

[06:20.1]

A kushtet– Babën e Mehmetit prej punës e qesin, s’ka, babi jem e ka pas një pension, ka qenë me të vërtetë… Shans s’ka pasë na me punu. Mehmeti filloi me bo vizitkarta, dizajne për kompani private, ato kompani private përpara janë kanë eksport/import, do që i blejshin lirë, shitshin shtrenjtë, do– E dhe përnjëherë edhe na me u ballafaqu me njerëz të tillë, tash krejt njëfarë– Ama ata u gjindshin shumë mirë.

[06:55.1]

Tash Mehmeti u dashtë me iu bo vizitkarta atyne, po it’s okay, filloi me punu qashtu. Edhe atë vit… ke pak problem, veç harrova me tregu që gjatë kohës së rinisë, përveç që ka qenë qashtu keq, na si të ri, Mehmeti shkojke në ish-Jugosllavinë, Crikvenicë, Primošten, punojke portrete verës. Edhe shumë mirë fitojke, po, portrete, na jetoheshim shumë mirë verës. E shetitshim krejt ish-Jugosllavinë edhe në qat kohë. Por mandej në ’91-shin u bon luftat. U bon luftrat në Kroaci, edhe mandej tash nuk mujke mo me shku atje me punu.

[07:40.8]

’91-shin metëm, Renea lindi, prindët e tij na ndihmojshin, jetojshim te prindët e tij. Babi jem pak, prej Amerikës që e kisha nanën, gjyshin e gjyshen biologjikë, prej Amerikës ata na ndihmojshin.

[07:56.0]

Edhe kur u bo vera e ’91-shit, jo, e ’92-shit, babi jem mu më vdes, babi jem i vjetër që… Babi jem që më ka adoptu, po është babi jem, ma shumë se 200 baba. Edhe ai vdes.

[08:19.4]

Edhe tash në ’92-shin Mehmeti thotë: “Hajde po shkoj po provoj në Turqi te një akreba me kqyrë mos ka portrete”. Në Turqi me bo portrete, se s’kishim qysh me jetu. Na i kryjtëm shkollat, i kryjtëm krejt edhe s’kish mundësi ku me punu. Edhe ai shkon në Turqi. Kur përnjëherë i gjenë, atëhere hotelet kanë qenë me të vërtetë shumë, shumë luksoze në Kemer te Antalya.

[08:46.9]

Shkonte një akreba e jona njëherë aty, edhe fillon me punu, edhe shumë mirë. Thotë: “Okej, hajde tash. Mere Renean me aeroplan, edhe hajde se unë e kom gjetë banesën, kom fillu me punu. Edhe hajde”. Edhe unë e marr Renean e vogël, domethënë me 27 gusht udhëtojmë në ’91-shin. Edhe këtu zymtë, keq, kurgjo, as punë, as shkolla.

[09:18.1]

Shtëpi-shkolla u bonën. Kurfar perspektive. Inflacioni i madh, ato pensione ti merrshin, deri masdite e blejke një kilogram molla. Nuk kish, s’e di, unë nuk e di edhe qysh jetojshim, po prapë mbijetojshim.

[09:35.1]

Shumë keq ka qenë, shumë zymtësi. Edhe kur shkoj në Kemer, në Antalya aeroporti i vogël ka qenë, tash u dufke prej aeroplanit me ecë deri te… për me dalë.

[09:52.3]

Përnjëherë katërdhjetë gradë, tepër nxehtë. Lule andej, ngjyra. Thashë: “Kqyr…” S’mujsha… Përnjëherë një dallim tepër i madh. Po pret Mehmeti me një shok të tij që e ka pas atje, edhe as karrocë s’kishim.

[10:16.6]

U nalëm rrugës me ia ble një karrocë. Një karrocë të vogël se rrike qështu {e shpjegon me gjeste}, Renea në at karrocë. Po për njëherë krejt ngjyra, u bo ngjyra, nxehtë, po krejt përkohësisht. Kurgjo s’mujshim me planifiku. Mehmeti punojke mirë.

[10:33.7]

Unë i bleva patikat Reebok (qesh) Reneas, si i shisha përnjëherë ndryshe u ngjallëm, po krejt përkohësisht. Çka do të bëjme nuk e dishim. Kishim të drejtë me naj vetëm tre muaj, sepse atëherë u duheshim me dalë. Por policia aty të Kemerit edhe kryetari i komunës, na bile banojshim te motra e kryetarit të komunës së Kemerit në banesë.

[11:02.1]

Ata na dojshin shumë. Ish një komunitet aty, që ish edhe djali i hallës që punonjke portreta. Ata na dojshin neve, “Arnaut, Arnaut”, edhe nuk na ngucshin. Bile vetë na thoshin: “Kur shkoni në kufi mandej paguani një dënim”. Edhe na rrishim aty si qytetarë të Kemerit.

[11:20.3]

Shumë janë kujdes për neve, shumë. Edhe kalumë përnjëherë njëfarë andrre, bukur ke. E kur u bo nëntori tash m’u kthy, në kufi u duheshim me pagu, në Turqi tejkalu tre muaj ditë.

[11:38.9]

Edhe qështu ka zgjatë deri në ’95-në. Na kemi shku ka nëntë muaj ditë atje, tre muaj ditë kemi ardhë i kemi shpenzu të hollat, është e mundur kemi marrë prapë borxh me shku, po e kemi jetu një jetë– prapë edhe një bubble e kemi bo. Si duket tonë jetën na jemi dashtë me bo diçka

[11:58.8]

me jetu kishe normal në një rreth, kishe ti po jeton normal, a në fakt nuk ke ditë të nesërmen çka ka me ndodhë, ku ki me qenë. Nuk ke pasë as diçka të kursyme që çka ndodhë, po gjithmonë me njëfarë pasigurie. Po je mundu në qat kohë derisa i ke jetu qato momente, i ke jetu mirë.

[12:24.2]

Zor m’i përshkru këto sene, po si duket kemi qenë të detyrum prej fillimit, prej që filluan reformat në arsim, prej demonstratave, prej zymtësisë këtu, na gjithmonë vetëm me mbijetu.

[12:40.4]

Po shumë interesant qët mbijetim e kemi bo thuajse është krejt normal, edhe na po jetojmë normal, po shkojmë në pushim, deti, po veshëm me brands, po veshim me ngjyra, po shkojmë në naj party.

[13:01.2]

Po ato s’kanë qenë normal, po na kemi dashtë me jetu normal. Po më duket prap, edhe tash, hala ende, ende, ende na po mendojmë që jemi normal t’u jetu, që qëkjo është normal. Po s’është. Hala se kemi mbërri jetesa në Kosovë me qenë… me u ditë çka ka me qenë e nesërmja. Me ditë ka po don me shku, ka po don me synu, ku po don me mbërri.

[13:29.1]

Gjithmonë i ki… Për atë arsye dhe kurrë s’mund me bo plane afatgjata. Krejt i kemi plane afatshkurtra. Plane afatgjata– Kur na fillum me punu me të huajt këtu para luftës edhe pas luftës, përnjëherë thojshe: “Duni me planifiku pushimin kur keni me bo”.

[13:47.0]

Për neve ishte çudi, na s’mujmë me planifiku afatgjatë. Na jemi krejt afatshkurtër, s’dimë çka ndodhë me neve. Nejse, qështu ka qenë ajo kohë. Kur ka qenë këtu me të vërtetë tepër keq situata, na kemi jetu sot për sot në Turqi, po ka qenë jetë shumë e bukur.

[14:05.0]

Ka qenë vila të mira, jetë shumë e bukur, po jo normale.

Anna Di Lellio: Deri, dielli.

Merita Idrizi Behluli: Deti, dielli, krejt bukur, party.

Anna Di Lellio: Lule.

Merita Idrizi Behluli: Lule, party, shkojshim nëpër bara, gjejshim babysitter. Të rinjtë këtu që nuk shkojshin ushtarë, djem të rinj, punojshin në Turqi. Atyne veç ia bojshim një darkë e sene, vijshin e kqyrshin Renean, na shkojshim në mbramje. Kur vijshim këtu përnjëherë njëfarë zymtësie.

[14:34.0]

Mandej tre muaj rrijshim, i shpenzojshim, merrshim te motra borxh, shkojshim prapë.

Pjesa e Pestë

00:00.9]

Merita Idrizi Behluli: Okej. Edhe tash qështu jeta në Turqi. Në ‘95-ën Mehmeti pranohet në fakultet. Agush Beqiri e propozon në landën e tij, “Teori të Hapësinës”, edhe tash na duhet me, me nejtë ma shumë në Kosovë sesa me shku në Turqi, kështu që atëherë ka qenë veç katër muaj.

[00:22.7]

E tash me katër muaj punë, për me jetu edhe tetë muaj në Kosovë ka qenë pak problem financiarisht, sepse na mandej kemi ardhë këtu, masi që më ka vdekë babi, kemi ardhë kemi jetu këtu në këtë shtëpi. Domethonë kemi qenë vetë. Edhe në ‘96-ën unë jes shtatzanë me vajzën e dytë, edhe këta me plan.

[00:44.6]

Une nuk p’e di. Në atë kohë, në atë pasiguri, na bojshim një fëmijë, edhe jo pa plan, po me plan. Te dyjat kanë qenë me plan. Bile, bile për vajzën e dytë kom shku te doktori, “Du me e caktu tamam datën e ovulimit që ajo me lindë në shkurt”.

[01:04.7]

Ai ose ajo me lindë në shkurt. Ai thojke: “Po nuk bohen kështu Merita plane”. Thojsha: “Po qe po provojmë”, edhe ndodhi ajo (qesh). Po s’po di qysh kemi mujt me mendu që në atë kohë ashtu të sanksionum prej jetës të, të…

[01:30.5]

Humiliated, të… s’po gjej shprehje. Të poshtnum në çdo mënyrë prej sistemit, edhe ti prap ke dashtë me kriju familje.

[01:48.3]

It’s okay, jom shumë e lumtur që e kom bo, po tash me mendët e sotit, ndryshe kisha mendu. Sido që të jetë mandej është ‘97-a, na lind vajza tjetër. Edhe kom harru, në ‘91-shin kur e kom lind Renean, në atë kohë nuk kemi mujt me lindë në Prishtinë.

[02:04.2]

Ajo është shumë një detaj interesant. Në ‘91-shin krejt na nuk kemi mujt me lindë në Prishtinë sepse thojshin… I patën qitë krejt mjekët shqiptarë, vetëm mjekët serbë kanë qenë, edhe ka pas keqtrajtime, edhe s’ke guxu me shku aty.

[02:19.9]

Kanë lindë në “Nanë Tereza”. Unë s’kom– Është kriju organizata “Nanë Tereza”. Unë s’kom guxu me shku aty se e kom pas burrin e motrës në Mitrovicë gjinekolog, dhe kom shku Mitrovicë e kom lindë Renean.

[02:38.5]

E tash ‘97-a u bo ma e lehtë, sepse ai s’ish mo, s’punojke mo në Mitrovicë, po e kish një koleg të tij që ka qenë, që e ka kry praktiken te ai në Prishtinë, një doktor serb, edhe ai tha që demek, “Balldëzka jeme vjen me lindë aty”, it’s okay. Se edhe kur shkojshin në Prishtinë u duhshin me pagu shumë.

[03:03.3]

Sido që të jetë, unë kur shkoj me lindë në Prishtinë, ishte ai doktori, në rregull ka qenë. Por, për njëherë unë e nuk muj me anestezion total, se me césio [prerje cezariane]. Rdhe dalin te Mehmeti i thojnë që: “Qyre, kjo s’po mundet”, se kom pas njëfarë alergjie, “Duhet me bo spinal”.

[03:22.1]

E spinal, hera e parë që kanë bo spinal në Prishtinë, “Duhesh me nënshkru, po të kushton 350 marka”. “Okej”. Aty veç ke korrupsioni, nejse ai Mehmeti: “Në rregull”, edhe unë e lindi në Prishtinë Paulinën.

[03:43.1]

Edhe mandej s’kish tash– i kishim dy vajza, çka me– puna, sene. Une filloj me punu në një organizatë, “Lesna” quhet, organizatë që kanë fillu me prodhimin ma së pari të dritareve dhe dyerve të plastikës.

[04:04.0]

Ata jonë marrë me prodhime sllovene. Edhe une filloj aty me punu, private, si arkitekt. Mehmeti në fakultet. Edhe kjo ka qenë ‘97-a. ‘97-a, po. Edhe për herë parë tash unë po shkoj me i majtë– se atëherë kur shtëpitë u bëjshin– kryesisht investojshin vetëm në katune.

[04:28.9]

Katunet që kishin prej diasporës edhe që ndërtojshe, se në qytete s’ka pas investim, se s’kanë pas të holla kërkush, s’kanë pas puna, hala s’kanë mujt me u– tranzicioni me mrri, çka me bo tash prej punës së shtetit, qysh me mbijetu.

[04:46.1]

S’ka mendu kërkush me renovu shtëpinë atëherë, vetëm nëpër katune. E qaty për herë të parë kom pa që në katunet tona, kur shkojshim, katunet tona s’kanë pas rrugë, s’kanë pas ujësjellës, s’kanë pas kanalizim. Kur kalojshim ka katunet e serbëve, kanë pas ujë, ujësjellës, kanalizim, oborret, krejt në rregull.

[05:05.8]

Tonat, mezi mrrijshe deri te shtëpia, po shtëpinë prap e bojke shumë më të madhe se sa ai, po me mezi mrrijshe aty. Kurfar infrastrukture. Aty e kom pa që nuk paskan pas krejt fëmijët e Kosovës laboratore, nuk paskan pas lodra në foshnjore, nuk i kanë pas krejt programet, po aty e kom pa që shumica kanë qenë me të vërtetë te lanun anash, të vuajtun, të stërvuajtun. Pa ujë, pa rrugë, pa– e për atë arsye edhe diaspora kanë– Si duket, ndoshta, unë qysh e mendoj tash, kanë pru pare me ndërtu shtëpinë që qysh me u ni krenar që na prap se prap po jetojmë, po investojmë në këtë vend.

[05:52.9]

Kërkush s’munet me na çbo, në njëfarë forme. Edhe njerëz bujarë, të mirë. Unë i bojsha matjet, mandej në fabrikë aty me punëtorë, një grua e re arkitekte m’i u tregu qysh me bo dritare, se i munojsha edhe këto katalogjet e gjermanëve me i përkthy, sa shtrafa shkojnë në një dritare.

[06:21.2]

E ata s’më besojshin në fillim, e derisa e fitova besimin. E dikur mandej kur u lidhshin mes veti, a i kanë mirë, as s’i kanë mirë, “Hajde po e pysim Meritën qysh”. A din, u bo diqysh– hina prapë edhe në një bubble tjetër, tash edhe në një rreth ku punojsha në krijimin dritareve.

[06:43.0]

Kjo ’97-shi, fillim. E mandej aty u bo 5 marsi, e ndodhi tragjedia në Prekaz.

Anna Di Lellio: ’98.

Merita Idrizi BehlulI: Po në ’98-ën. Po, më fal. ’98.

[07:00.3]

Kjo ka qenë– në fakt pasna fillu une në ’98-në. Në të vërtetë ’97-në kom fillu, e ’98-në me 5 mars, taman. Qashtu. ’97-në kom fillu në gusht. Në gusht kom fillu, e kam pas Paulinën gjashtë muajsh.

[07:17.7]

Kemi pas babysitter. Nana e Mehmetit, motra e Mehmetit, Mehmeti, janë kujdes, edhe unë shkojsha, visha, edhe breastfeeding bojsha, edhe shkojsha me punu. Domethonë nja gjashtë muaj kom punu krejt, por shumë ka pas impakt në jetën teme me pa tash ndryshe Kosovën, me pa

[07:39.3]

hala ma hala ma keq. Sa e kemi pa keq në qytet shumë, hala edhe ma keq, edhe shumë ma keq. Edhe në katun. E mandej ndodhi 5 marsi. Mandej na mo s’vazhdum me punu. U bo– Mos pyt cka ka ndodhë.

[07:58.7]

Edhe u ndërpre aty puna. Nuk prodhojshin mo dritare. Në vërtetë une s’punojsha mo, po edhe dritaret, vetëm qatë porosi që kanë qenë janë kry.

[08:14.3]

Edhe mandej fillojnë, në ’98-në tash fillojnë me ardhë organizatat e huaja në Kosovë edhe i kishin konkurset. Atëherë ka qenë– “Rilindja” s’ka qenë, mandej “Bujku” u pat bo. Se e patën mbyllë “Rilindjen”. “Bujku”, e dilshin konkurset. Edhe une i shoh konkurset në World Vision për arkitekt, rehabilitation engineer architect kërkojshin, edhe shkoj– në Dragodan kanë qenë aty, edhe shkoj me apliku. Deri sa shkoj–

[08:51.8]

Anglishten e kemi fol prej çka e kom mësu në shkollë edhe prej muzikës, por anglishte e vobektë, se për shembull kur u knojke atëherë kanga, tash e kemi kuptu, “Nineteen in white satin“,

[09:09.7]

na e kemi knu “Ninety by sachon“. Qashtu e kemi– (qesh) Gabimisht. E çka po du me thonë, që bile, bile t’u shku në Dragodan për intervistë, u mundojsha me e mësu mirë correct spelling kur më pyesnin emrin e mbiemrin.

[09:31.5]

Qysh me bo correctly. Edhe shkoj aty, na marrin në intervistë, edhe ju la– interesant se unë e lash qata që kom fillu eksperiencën me dritare, matje, sene, edhe atyne bash ajo ju ka dashtë në atë kohë.

[09:47.4]

Edhe na punësojnë katër arkitekta. Në vërtetë tre arkitekta, dy inxhiniera të ndërtimtarisë, Nora, Gazi, Iliri, dhe Baca Tefik, edhe une. Na inxhinierat që ishim si– muj me thonë një ndër organizatat e para që fillojnë me rehabilitim.

[10:04.8]

Anna Di Lellio: It’s organizata World Vision?

Merita Idrizi Behluli: World Vision. Në Dragodan, edhe projekti ishte me shku në regjionin e Suharekës me bo shelter rehabilitation [strehë rehabilituese]. Shelter se shtëpiat janë të kalluna atje edhe me i bo temporary roof [kulm të përkohshme], edhe winterization program i kanë qujtë, domethonë program për me u mbrojtë prej dimrit.

[10:30.8]

Edhe kjo ka qenë shtatori i ’98-së. Edhe na shkojmë në terren ditën e parë. Tash atëherë, në atë kohë, ’97, ’98, edhe në mes Prishtinës, e Mitrovicës, e Prizrenit. e Gjakovës, nuk udhëtojshim, sepse ka pas checkpoint-a, s’ke guxu me udhëtu. Edhe të kanë nalë të kanë marrë pare, edhe u bo diqysh, krejt u tkurr jeta krejt në…

Anna Di Lellio: Ushtria, policia.

[10:59.9]

Merita Idrizi Behluli: Ushtria, policia. Edhe tash na po hypim në Jeep, tash na po shkojmë na arkitektat me boassessment [vlerësim] të shtëpive. Jeep, checkpoint-i i parë. Ato fytyrat e ushtarëve dhe policëve.

[11:19.9]

S’e harroj atë shikim. Asi– vijnë me gjuhë, e nxjerr gjuhën deri te ajo, na jesim, ai thotë “Keep it quiet, keep it quiet.” [Mbani qetësi]. E kishim indian i Amerikës ka qenë njeni që na udhëzojke.

[11:35.4]

Ai edhe i dije ku janë. S’di, i trajnum. Kush e di çka ka qenë, që vike me neve. Edhe kalum na ato checkpoint-a mezi. Knej çikën e kisha në shtëpi, një vjet e diçka, Renean 6 vjet.

[11:59.8]

Edhe ku po shkojmë, a din, me një far entuziazmi. Kur shkojmë atje, aty të mbyllun katunet dy vjet, s’kanë dalë njerëzit hiç prej aty. Shtëpitë krejt të kalluna.Ishte një farë lagështie, kur për njëherë po gjuajnë, po mshef– “Mshefuni mas Jeep-it”. Po mshefëm.

[12:18.5]

Dita e parë e terrenit. Po mshefëm mas Jeep-it. Ajo ndjenjë ish surreale. Hecshim andej, i shishim do unforma të UÇK-së që rujshin. Të katunit, të mbylluna. Ato hermetikisht me checkpoint-a përreth, po aty të kalluna shpijat.

[12:37.6]

Keq, keq. E bike shi, ata të tkurrun nëpër çoshe. Tash na me i matë shpejt dritaret, kush po– t’i bojmë assessment sa më shume, që me kqyrë sa material, me ia mbyllë me heavy duty plastic, me plastikë, me iu bo kulmet, me iu bo dritaret, që me u mbrojtë gjatë dimrit, me mbijetu, se s’kishin ka me shku, s’kishin çka me bo.

[13:06.0]

Ajo nuk harrohet asnjëherë. Na i kishim do këpuca të thjeshta. baca Tefik inxhinier me eksperiencë, na mësoi, tha: “Merini keset, vishni përmi qorapa, mendej me kese, e nuk hin ujin”. Na masnej qashtu i bojshim këpucat.

[13:23.2]

Edhe e mësum atë trick. Edhe bojshim assessment. Interesant, na dy, unë dhe Nora, femrat arkitekte, gjithmonë bojshim ma shumë shpija, ma shumë shpija, sa qe edhe filloi një far si mrizi, flokët na u ngrijshin për me– Hypi ai pasioni, entuziazmi, qysh me ju ndihmu këtyne njerëzve.

[13:44.9]

Qysh– Njoni po vjen, thotë “Unë e kom prej astmës, nuk e kom aparatin e astmës, s’ka kush ma bjen”. A din? “Qysh mundeni herën tjetër se juve s’ju kontrollojnë, me na pru”. Po s’di bre me përshkru atë ndjenjë. Ajo ndjenjë…

[14:04.1]

Kur je në gjendje diçka me ndihmu, me kontribu në dikë, në një fatkeqësi, është ndjenjë shumë e posaçme.

Pjesa e Gjashtë

00:00.3]

Merita Idrizi Behluli: And it was, then, but it’s–

Anna Di Lellio: Shqip.

Merita Idrizi Behluli: Oh, shqip (qesh). Në qytet ende nuk e dijshin që ka luftë, që po bëhet luftë atje, edhe ishin– edhe shokjshin nëpër kafiqa, nëpër bara, edhe diskutojshin kush ka të drejtë, jo Rugova, jo çka po ndodh, jo…

[00:25.9]

Edhe, “Po a e keni të kjartë që aty është luftë? Aty ka me uniforma edhe tonët që po luftojnë. Shpijat janë kallë, ata njerëz s’po mujnë me livritë”. Komplet terr informativ. Nuk kanë qenë të informum në qytet.

[00:41.4]

Na e shihshim realitetin krejt tjetër atje. Këtu shkojshe në mbramje në Hanin e dy Robertëve, edhe hajshim bretkoca, për shembull. A din, është surreale. Edhe vishnin delegacionet e huaja, e aty u bojshin neja te Hani i Dy Robertëve.

[01:01.7]

Po që vike policia, na torturojke disa herë, po u munojshim qashtu me taksi në mbramje me shku, me u kthy. A knej, atje lufta, përnime njerëzit–. As strehim nuk kishin, as… E tmerrshme.

[01:20.5]

Bile, bile e kemi pas– kanë qenë kontraktorët që i punojshin qato kulmet provizore. Hajdin Berisha, inxhinier i cili– ky– masakra, Berisha në Suharekë, pjesë e qasaj familje ka qenë.

[01:36.0]

Ai ka qenë me neve çdo herë sepse ai i ka ndërtu.

[01:42.3]

E gjithmonë realitetet ndryshe. Gjithmonë këndvështrimet ndryshe. Gjithmonë një jetë surreale.

[01:57.1]

Jo ato çka e meriton një njeri, normal me jetu, jetë të thjeshtë, normale. E kështu që ka qenë fati jonë me punu. Fati jem, mendoj që është fat i jemi jetësor. Aty e kom pa, e kom gjetë edhe pasionin tem, që puna humanitare është, me të vërtetë, është diçka që të përmbush kur e bën me të vërtetë me pasion, plus po e bën për popullin tond, për njerëzit e tu.

[02:30.9]

Edhe plus po paguhesh. U pagujshe mirë, fillojshe me jetu ma mirë, mos me shku me marr veresi në market, po me i pagu qato çka i blen. Edhe plus po plotësohesh shpirtnisht që po din që po kontribuon diçka, po punon diçka.

[02:51.7]

Anna Di Lellio: E si kalove gjatë bombardimeve?

Merita Idrizi Behluli: Ah, ajo tregim tjetër (qesh). Veç do tregime. Secili po e ka tregimin e vet. E keni pa si takohëmi me shoqëri. Secili e ka mënyrën, tregimin e vet.

[03:07.4]

Shumë individual. E na tash nnë ‘98-shin qashtu t’u punu, kur ke [konferenca] në Rambuje, këta të punës po thojnë: “Na po shkojmë në Shkup”. Edhe në Shkup ku m’i lonë këto kompjuterat, sene. Thashë: “Mundeni me i pru në shtëpi këtu”.

[03:27.9]

Tash ka qenë një koleg, edhe një koleg gjerman që ka punu. Tha “Merre familjen edhe hajde po shkojmë në Shkup. Mos rrini këtu.” Mehmeti thojke: “Jo, ka me nënshkru Millosheqivi. Nuk e len, nuk kemi nevojë me shku. Duhet me nejtë. S’kem pse me shku se veç e nënshkrun.” Se ka qenë një false alarm qështu dhe ka na nëntori, tetori.

[03:48.8]

Kështu që, okej. Unë insistojsha me shku. Ai thojke: “Jo, s’ka nevojë me shku”. Nejse. Ata shkojnë krejt kolegët e mi, i marr unë kompjuterat e punës këtu, bile edhe nja 840 marka të kontraktuesve që i kanë pru për tender, në fjok aty i lo.

[04:09.1]

Edhe kur kjo– ndoshta dy javë përpara kanë shku, dy javë para 24 marsit. Edhe kur dikur, baba i Mehmetit thotë: “Jo, a din çka? Une po i blej biletat e autobusit për Turqi, ju masi keni shku në Turqi, shkoni ju në Turqi”. Me 24 mars, ora 12:00. Edhe na prej shtëpisë, veç e marrim një torbë të vogël sepse është Bajram.

[04:39.2]

Mehmeti tha: “Është Bajram”, u bind, “e ndoshta une muj me shku me punu në Uludağ, në qendër të skijimit. Muj me punu portrete”. Edhe okej, na një torbë të vogël, domethonë qysh ishim të veshun, edhe pak sende me veti. Edhe hypim në autobus.

[04:58.3]

Kur hypim në autobus, autobusi shkon ka Nishi, na kthejnë. Thojnë: “Jo, s’mundeni me shku knej”. Kjo ishte dita e 24 marsit. Na çojnë ka Maqedonia edhe dikur ka ora 7:30 na mrrijmë në kufi atje.

[05:14.9]

Kur t’u prit në kufi, në, në radio të autobusit: “Bombardovana naša zemlja. Dragi slušaoci, javljamo vas danas od zlikovaca NATO zlikovaca bombardovana naša zemlja“. Që do të thotë: “Nga bishtat e NATO-së u bombardu shteti jonë, vendi jonë”.

[05:42.3]

E ne në kufi ishim aty, në kufi. Edhe vijnë këta të kufirit, policia e kufirit. Thonë: “S’mundeni me kalu. Duheni m’i dhonë disa marka. Nuk mundeni me–” Edhe torturat aty. Mu, çikat e mia vazhdimisht në autobus vjellin. Ato vjellshin, teshat s’kisha qysh m’i ndërru, m’i fshi.

[06:07.8]

A knej farmerkat Levi’s i kishin (qesh). T’u vjellë. Aty ishte edhe Burbuqe Rushiti, e ndjera, që bile e ka shkrujtë një libër për këtë udhëtim ku i ka përmendë dhe udhëtarët aty, dhe neve, tash është e ndjerë. Edhe një poete shumë e mirë, edhe ajo me dy djemtë, ajo: “Mustafën ku e kom, Mustafa, më ka metë burri vetë atje”.

[06:32.8]

Ajo ishte edhe gazetare e një televizionit në Turqi.

[06:40.1]

Po kërkush nuk japke pare. Na i kishim 700 marka me veti. Qaq. Edhe dy çika dhe një torbë. Edhe e pata marr arin, e pata marrë arin e nanës teme që e kom pasë, me veti, po fotografitë jo fatkeqësisht.

[06:58.8]

Anna Di Lellio: Pse? Pse arin?

Merita Idrizi Behluli: Pse arin? S’po di pse. Veç arin e kom marrë. Fotografitë jo, kurgjo tjetër, dhe pak tesha, kurgjo tjetër. Edhe disa dokumente. Edhe ah, edhe çka kom marrë?

[07:14.4]

Qe, sa interesant, qato i kom marrë dhe më kanë metë, ato hallallet e çikave në spital që ua qesin kur i lindë. Qesin hallalle nëna edhe çika, edhe qato hallalle i kom marrë. Edhe ato krejt t’u u ngut. “Hajde ma shpejt, kurrgjo s’ki nevojë me marrë.

[07:30.3]

Hajde dalim ma shpejt”. A din, nguti. Edhe mandej aty na nalin bajagi, mezi na lëshojnë, ajo ka qenë njëfarë drame në veti. Na në atë autobus, një dramë, a po na lëshojnë a po na kthejnë. Na s’e kishim, s’dishim çfarë ndjeje.

[07:45.7]

A ma mirë m’u kthy në shtëpi a me dalë. Nuk– ishte ndjenjë shumë e çuditshme. A m’u kthy, a me shku. Nejse, dikur mezi mledhin pare, autobusit. Na i japim pare, prej qatyne 700 markave, edhe shkojmë në Stamboll. Edhe mandej aty në Stamboll…

[08:07.8]

Shumë e dhimbshme, himë me një hotel të keq, po i thirrim akrebatë që i kishim aty, këta kushërit e prindërve të Mehmetit. Ata na marrin, na çojnë me një hotel, mandej tjetri vjen na merr na çon në shtëpi, na trajtojnë.

[08:28.1]

Mandej shkojmë në qendër të skijimit sepse një akreba e kish hotelin në qendër të skijimit. Tash çfarë… Çka me thonë, surreale gjithçka, këtu po bombardohet. Na shkojmë në qendër të skijimit ku ai e man hotelin e hapur, kusherini i babës së Mehmetit e man hotelin hapur, ski liftin, motorin, kuzhinjerin për neve katërve.

[08:55.2]

A na ishim me të njëjtat tesha që ishim këtu, që dolëm me 24 mars. Me qato të njëjtat tesha në ski lift t’u u mbshtjellë. Djali i hallës m’i jep një palë pantolla që i veshsha herë unë, herë Mehmeti. Në qat pikturën qaty janë qato pantollat.

[09:14.5]

Musa’s pants” është piktura. Edhe në qendër të skijimit ajo ndjenja e humbjes, larg, s’ke kontakt, s’di. E mandej shkojmë prej aty në Kemer, edhe mandej vazhdimisht në kontakt me Amerikën, me krejt dramat.

[09:36.1]

S’di çfarë drama. Me 18 prill vjen një shoqe atje, thotë: “Merita, mos u mërzit, ta kanë kallë shpinë”. Ajo çfarë shoku! Nuk– më të vërtetë nuk vlen me u përmend shtëpia, materialet çka kanë humb, krejt jeta, po më të vërtetë ishte një traumë kur e din qysh e ke lonë krejt, krejt, krejt. Edhe aty i kom pasë ditaret e babit tem para Luftës së Dytë Botërore, ditaret e tina, karanfila që ia kanë çu dashnoret prej Zagrebit kur u kanë student.

[10:12.0]

Janë kanë qaq sene të vlefshme, fotografitë e mia si fëmijë, fotografitë e çikave. Qato m’u kujtojshin. Edhe unë një javë ditë nuk dalë hiç prej shpisë. Si njëfarë shoku, nuk muj me dalë.

[10:27.0]

Diçka shumë e përjetova rëndë. E përjetova diqysh si një tradhti, se shpinë të cilën e kom trashëgu prej prindërve, e tash si thuajse edhe aty e tradhtova që janë kall kujtimet, janë– Shumë ka qenë ndjenjë keq. Shumë ndjenjë e keqe.

[10:45.3]

Tash… tash ndoshta më ka mbetë veç një tick që kur janë këto gjanat, mobiljet, senet e vjetra të asaj kohe, munona me i restauru, me i pru në jetë, me i kthy në origjinë.

[11:03.9]

Ndoshta si kujtim në të kalumen, edhe pse ndonjëherë ndoshta është mirë me i tejkalu, me i gjujtë, mos m’u kujtu. S’ka nevojë m’u kujtu. Nuk e di.

Pjesa e Shtatë

00:00.6]

Merita Idrizi Behluli: Edhe shumë çudi, se pse me djegë këtë shtëpi kur s’ka qenë ma e pasuna, s’ka qenë ma ndoshta– po si duket janë vetëm si… Njëherë o vjedhë, janë vjedhë pikturat e Mehmetit, e harrova me tregu edhe këta, se në Sarajevë Mehmeti kur ka– çfarë fati ka pasë. Kur ka punu, tona pikturat i kanë metë në Akademi, ka ardhë në Kosovë, ka fillu lufta në Bosnje dhe ato i kanë metë në akademi.

[00:33.9]

Kemi ardhë në Kosovë, ka punu, ka punu, kemi dalë për luftë, i kanë metë punimet këtu, i kanë kallë edhe këto. Është… Edhe mandej shumë është interesant se para se me fillu lufta, punimet i ka pasë të nxime në zift, instalacione në zift, taman si të kalluna.

[00:58.2]

E bash qato, thuajse e ka ditë, thuajse i ka parandi, qashtu u dukë shtëpia kur jemi kthy. Qashtu. Edhe pse është kall ka qenë çudi, pse bash këta, kur shumë pak në Prishtinë i kanë kall, po i kanë kallë edhe një shokut tonë të afër, edhe një shoqes tjetër, disa.

[01:19.5]

Mandej po e lidhim ndoshta pse na që kemi punu me organizatat e huaja, ndoshta qajo edhe ka qenë arsyeja, nuk e di. Ndoshta na iu kemi shku nerva ma shumë. Ndoshta ka dashtë me na poshtru që s’ka lidhje që ki libra ti këtu, unë ty, libra e piktura, na e kallim edhe këta, ti s’ki ku m’u kthy mo.

[01:45.0]

S’po di. Edhe qashtu. Po mandej u tejkalu diqysh ajo, s’tejkalot kurrë, po fillon me u mësu me jetu me atë dhimtë, me atë humbje. Edhe fati mandej kur u kry, NATO kur ndërhyri, e na atje në Turqi, e t’u i kqyrë lajmet. Po ajo kënaqësi, ajo– kcejshim, lujshim, s’mujshim me besu. Edhe mu World Vision prej Shqipnisë më thërrasin, një shoqe, Nora ka punu atje edhe ajo bisedon me drejtorin atje, dhe thotë Merita këtu, e më thërrasin me gjithë fëmijët, me gjithë Mehmetin, me u kthy në Tiranë, me punu pak dhe me u përgatitë psiqikisht dhe fizikisht që me u kthy në Kosovë prapë me punu.

[02:39.1]

Edhe na shkojmë prej Antalisë me të pagume, me krejt, në Tiranë të pagume me babysitter, me pastruese, me krejt, vetëm me u qetësu dy javë ditë, edhe– Ajo ka qenë jeta jonë. A prapë na me qat torbë të vogël, qashtu që e kishim, edhe plus që na falën të Turqisë sene e tesha.

[02:59.9]

Shkum në Tiranë edhe ajo prapë bukur, nxehtë, lule, vajzat aty te sheshi i kanë pasë do kerre të vogla, shkojshin. Unë u ktheva në punë, m’i dhanë rrogat tre muaj që s’ki punu, e s’di, krejt për njëherë, u bo krejt ma mirë.

[03:19.6]

Fillova, e bleva një fustan (qesh).

[03:24.3]

Edhe mandej erdha ma herët se familja këtu njëherë për në punë, me atë aeroplanin i cili u pat– një aeroplan që shkojke Tiranë-Prishtinë për punëtorët e UN-it, që pati aksident, po nejse, këtu s’pat aksident.

[03:45.3]

Erdhë këtu, e pash shpinë krejt në rrënoja, rrënoja, rrënoja. It’s okay, na jemi gjallë. Edhe unë e fillova me punu, me dalë në katunet e Kosovës, me punu në rehabilitim të shtëpive me shumë pasion, shumë–

Anna Di Lellio: Gjithmonë me World Vision?

[04:04.2]

Merita Idrizi Behluli: Tash me World Vision, po, në ’99. Edhe me World Vision, me pasion, në komunën Podujevës. U munojsha me i marr ku janë ma remote katunet, me shku. KFOR-i anglez na ndihmojke, majorat anglez tepër të mirë kanë qenë, me helikopterë i çojshim materialet.

[04:26.0]

Unë udhëheqsha rreth 40 inxhiniera dhe arkitekta me World Vision. Ish një punë shumë nobel, e madhe, nuk mendoja për shpinë. Nuk mendojsha për shpinë se kur e shihsha ku janë, na shkum, po jetojmë te prindërit e Mehmetit, në qendër banesën. E kishim një dhomë katër vetë, po në krahasim me se çka jetojshin, edhe ishin social– kriteret sociale për me plotësu.

[04:51.4]

Thojsha:”S’kem nevojë na”, edhe pse… Por një moment, në një moment unë shkoj interesona te SDC e zviceranëve këtu, se thanë po japin për Prishtinë, veç për qytet. Thashë: “A është e mundur? A muj me qenë këtu?”

[05:07.5]

Jo prej kompanisë teme, prej SDC-së në qytet. “Po, qysh jo. A po m’i jep fotografitë?” Ai m’i japi mandej dritare e sene, Mehmeti pritke jashtë, thashë: “Po na japin dritare”. Kjo ke një befasi. E nejse, marrim material, edhe unë e bi materialin këtu në shtëpi, kulmin me plastikë njëherë. Edhe na qështu t’u punu jashtë me të madhe, unë e kolegët.

[05:31.9]

Po kur u bo dimri, shkurti, marsi, u ndërpre puna se s’kishim me punu, i kishim edhe carpent– këta zdruktharët e krejt këta, ndërtuesit që i kishim, kompanitë rrishin, kur ata kolegët e mi kanë shku e kanë pytë drejtorin: “A mujmë sa po rrijmë, derisa s’fillon programi tjetër, të shkojmë t’i ndihmojmë Meritës me bo shtëpinë”.

[05:54.5]

Unë nuk e kom ditë. E kur për 8 mars thonë ata: “Hajde, hajde Meritë, po të çojmë para se me shku në terren me bo assessment, po shkojmë njëherë shtëpi. Kur i kom pa krejt ata për 8 mars, dhuratë po ma bojnë kulmin me– Një befasi prej kolegëve, prej punës, që s’harrohet.

[06:13.6]

Çka janë disa situata shumë interesant në punën që e kemi pasë. Tash në qat kohë, ma vonë ishim na veç vetë në punë, po vjen prej USAID-it në takimet kur i kisha në Podujevë, prej USAID-it po thojnë: “I kemi për 100 kulme material, po duheni për një javë me i bo se kanë me ardhë prej OFDA, a s’po di, prej USAID-it të Amerikës, veç për njëqind ditë duheni me kry, për një javë njëqind kulme.

[06:46.4]

Kush është për, kush për…” Unë e çoj dorën. “Po,” thashë, “qe na mujmë”. “A jeni të sigurtë?” “Po”. Në World Vision në zyre s’ish kërkush prej expat, krejt patën shku. Ka qenë, atëherë ka qenë për Christmas [Krishtlindje] edhe Viti i Ri.

[07:04.7]

Unë e nënshkruva, po i marrim, po i thom kolegëve: “Po shkojmë po i marrim ato në Ferizaj, duhet me i marrë, edhe kemi me i ndërtu”. I gjetëm katunet, Shtedim në Podujevë. Edhe kur kom shku në Ferizaj, kur i kom pa ato kamionat e mëdhaja, e unë hala pa ditë kërkush, po i nënshkruaj, po i marrim tonë atë material për 100 shtëpia.

[07:29.0]

Po, edhe po i çojmë në katun, po aty ka qenë edhe me kontribu edhe vetë katunart, vetë banorët e katunit, e shtëpive, me ndihmu. Ata kanë qenë fenomenalë, edhe me të vërtetë për një javë ditë, borë, shi, krejt u bonën, 100 kulme u bonën për një javë ditë, në borë e shi, po me shumë entuziazëm, me shumë pasion, mo nuk di, nuk di çfarë ndjenje ka qenë ajo.

[07:58.9]

Mandej kur erdhën ata prej USAID-it, prej Washington-it, e shpallën si sukses story, e bon tregim e sene, që u bo, a din. Kur ki pasion, kur ki vullnet, dhe kolegialitet, dhe bashkëpunim me të tjerë, me komunitetin edhe me kolegë, gjithçka mrrihet, gjithçka mrrihet.

[08:22.9]

Që tash po na mungon qajo shumë. Tepër po na mungon. Çfarë pasioni kemi, pas çfarë pune. Ka pasë edhe keqpërdorime. Aty u dashtë shumë me i çelë sytë se ka pasë keqpërdorime të mëdha. Disa NGO [OJQ] u patën mbyllë në atë kohë.

[08:39.1]

E duke i bo këto, donatori kryesor ka qenë European Agency for Reconstruction, do të thotë Agjencia Evropiane për Rindërtim, EU-ja, edhe aty ka qenë një Michael Doyle i cili e ka udhëheq programin për housing, edhe qiti një konkurs për arkitekt për këtë program, tash me i monitoru NGO-të në Kosovë. Edhe në njëfar forme më thojnë që: “Pse s’po aplikon këtu?” Unë: “Okej”. S’e dijsha, a din. Unë aplikoj aty. Aty faktikisht mandej më pranojnë.

[09:17.8]

A muj veç edhe një detaj me tregu? Pak përpara. Se duke punu na në World Vision, në housing, me kolegun tim anglez, David, ai arkitekt që pat ardhë, e kom pasë shumë koleg të mirë.

[09:34.6]

Ai me Doctors of the World, një drejtorshë aty, i tregon që në Shtimje janë fëmijët të strehum, fëmijë që janë pa të meta as kurgjo, me të tjerët me nevoja jo stabile mentale, me nevoja të veçanta.

[09:57.4]

Edhe thojnë: “Hajde të shkojmë ta bojmë një inqizim, ta kqyrim qysh t’i ndajmë fëmijët prej aty”. Kjo ka qenë viti 2000. Edhe shkojmë aty, edhe ajo ka qenë një shok tjetër i përjetum në atë shtëpi, në Shtimje. Ka qenë tmerr kur i ke pa fëmijët. Fëmijët në ato shtretër vetëm në ato hekra, si të mbulum me batanije njeni që s’ka dashtë kurrë me e hekë, me lëkurë të tejdukshme, edhe rreth dymbëdhjetë fëmijë kanë qenë ata, të tmerrshme, kushte të tmerrshme, të tmerrshme.

[10:38.4]

Edhe na mandej shkojmë, shumë ka qenë e prekshme ajo situatë. Edhe çka bëjmë na dy, unë dhe Davidi, shkojmë në komunën e Lipjanit, e Shtimjes, edhe kryetarit të komunës ia tregojmë situatën, që na vyn toka, na e bojmë projektin, na i kemi punëtorët, na e ndërtojmë.

[10:57.3]

Edhe ai e jep menjëherë mbrapa, ajo shtëpi ende është aty. Bile dhe Mehmetin e kemi shti, e ka bo një mural me– saqë tash që hala ekziston, kom shku e kam pa, është një– t’i tregoj fotot, është… Edhe kemi shku, e kemi ndërtu qështu shpejt. S’ka qenë në program të World Vision, po ndërhym me ndihmu se kishim kapacitetin në atë kohë, edhe i ndamë na fëmijët prej atyhit, edhe ka qenë një sukses. E t’u e bo qata, t’u e përfundu, une kaloj në Agjensionin Evropian për Rindërtim.

[11:37.5]

E tash këtu veç tjetër pozitë, tash prej terrenit, prej punës praktike, tash në pozitë me i monitoru implementuesit, njejtë për housing project, me kolegë fenomenal, fantastik krejt. Mandej në 2004-ën përfundon housing projekti, mandej une kaloj në zhvillim ekonomik. Nuk më pëlqejke aty edhe diqysh vendosa që unë duhna me– U kry tash ajo, u kry ajo fazë, duhet me kqyr me– Se si arkitekt pak kisha edhe ambicie me bo edhe diçka tjetër.

[12:18.3]

Përfundum këto projekte të housing, në zhvillim ekonomik s’e gjejsha veten, nuk ishte e jemja. Edhe dal me punu vetë, në private practice, vetë. Po në ndërkohë qëky kolegu anglez shkon në Sri Lanka mas tsunamit për rindërtim edhe më thirr në telefon.

[12:42.2]

A je e gatshme me ardhë?” Kjo në 2007-ën, “Në Sri Lanka me me punu për rehabilitim të disa shkollave se kemi ngecë. Veç për shkurt, për një gjashtë muaj, veç sa me e përfundu se s’po shkon kontrata atje”.

[13:01.3]

Në pjesën lindore të Sri Lankës në Ampara. E kisha Paulinën 11 vjeç, Renia 16 vjeç, gru shqiptare. Diqysh po diskutoj me Mehmetin: “Çka po ta merr mendja?”

[13:19.0]

A muj shku? Qysh me ja bo?” E na u duheshin edhe të hollat. “Okej”, tha, “s’ka problem”. Se ai është një babë shumë i mirë, edhe i kemi pasë ndihmëset në shtëpi gjithmonë. Edhe unë i thashë: “Një kusht, po, nëse vij dy muaj e gjysëm, kthehem në shtëpi, mandej vij edhe dy muaj e gjysëm”.

[13:37.1]

A din, “Nuk muj më shumë se dy muaj e gjysëm m’u nda prej vajzave”. Edhe ajo u brenda një muaji, shumë shpejt, ka qenë si urgjencë. Edhe unë prej këtu, një shqiptare (qesh). Thash hajde me provu veten, edhe mu shumë më interesojke.

[13:56.3]

Tash a kom me qenë unë e njëjta me punu në punë humanitare, a ndoshta kom punu këtu veç se ka qenë populli jem, apo a kom me qenë e njejta edhe me të tjerët. Qysh kom me reagu.

[14:13.0]

Edhe mas tsunamit aty, do të thotë prap në shkatërrim, në lindje, veri-lindje të Sri Lankës, që prej Colombo-së me udhëtu atje ndoshta s’i ka as 200 kilometra, po nëpër xhungël me shku i bojshim nja 12 orë për me mbërri atje me kerr.

[14:36.9]

Rrugët shumë të këqija. Nejse, unë shkoj atje edhe tash në rehabilitim të tri shkollave. Në të vërtetë rindërtim të tri shkollave, dhe rehabilitim të Assembly Hall [sallës së kuvendit] që e kishin aty. Ama aty prap pasioni, prap adrenalina, prap fitoj.

[14:57.3]

Ata qaq ishin remote katunet, të thella, që nuk kishin pas pa të bardhë fëmijët aty. Tash vishnin veç, “Marita, Marita”, veç me më prekë. Po tepër me ata sy të bukur, me ata dhëmbë të bukur.

[15:17.0]

Fëmijë ma të bukur s’di a ka dikun në botë. Edhe unë vazhdimisht,ne ndërrova approach [qasjen], isha në terren, edhe çka bona një risi qaty që i angazhova fëmijët në proces të ndërtimit të shkollës tyne.

[15:32.8]

Çka– janë fotot, t’i tregoj mandej. Përveç që i zgjedhshim ngjyrat bashkë, i shtijsha ata edhe me vizatu muret, me i bo muralet. Profesorat vishnin me i tregu çka me bo, na i largojshim ata, vetë fëmijët, edhe u bonën ato shkolla ma ndryshe. Në fund

[15:55.4]

përveç muraleve që i bonën në shkolla, për herë të parë i bonën muralet në Sri Lanka. Tash plot murale ka Sri Lanka në shkollat e tyne, edhe e bonëm ekspozitën për hasabe të punimeve të tyne. Me të vërtetë ka qenë thuajse i shihsha fëmijët e mi në krejt ata sy të zi, të bukur, i shihsha fëmijët e mi. Edhe mandej aty u gëzova që unë isha prap e njëjta.

[16:21.7]

Qajo me pasion e kom punu punën humanitare. Nuk ka lidhje a je shqiptar a çka je, a je i Sri Lankës, ai je i Afrikës, a je i Evropës. Deri sa ti e bën me pasion qat punë me ndihmu këdo në fatkeqësi, me bo vetën është është një ndjenjë e posaçme.

Pjesa e Tetë

00:00.1]

Merita Idrizi Behluli: Then after that experience, beautiful experience in Sri Lanka, fulfilled, I came back to Kosovo then immediately engaged with the World Bank project developing standards for schools and–

Anna Di Lellio: You’re speaking English again.

[00:17.7]

Merita Idrizi Behluli: Oh, I’m sorry (qesh).

Anna Di Lellio: It’s okay. It’s part of it.

Merita Idrizi Behluli: Edhe mas kthimit në Kosovë, me plot energji, me entuziazëm, pas një pune të mirë, u angazhova menjëherë me një projekt të Bankës Botërore në Ministrinë e Arsimit për zhvillimin e standardeve për shkolla, standardeve të dizajnimit të shkollave, mandej për me bo mapping [hartimin] e shkollave, me identifiku probleme dhe ku janë shkollat, si school mapping, edhe me bo investime duke u bazu në nevojat në terren.

[01:07.6]

Mandej edhe me ndërtu një shkollë, shkolla model që është tash në Prishtinë, me u ndërtu sipas duke u bazu në standardet edhe duke u bazu në nevojën e nxjerrë prej prej school mapping, prej planit të investimeve që është përgatitë duke u bazu në nevojat e qytetit, edhe lokacionit të caktum.

[01:38.5]

Kjo ka qenë një projekt shumë i mirë. Mas këtij projekti, mandej jom angazhu prapë në një projekt të USAID-it në Ministrinë Ambientit. E aty, reforma në ndërtim dhe planifikim hapësinor, ku kemi identifiku ndërtimet pa leje, jemi marrë me ato, kemi update edhe këtë ligjin e ndërtimit.

[02:09.4]

Ka qenë punë shumë e mirë, e madhe. Në ndërkohë kom punu edhe në Sarajevë. Ah, shumë interesant edhe qëtu një detaj me ju tregu. Me një konsultë në Sarajevë ku isha unë me një kolege italiane dhe një anglez.

[02:27.8]

Si ato vicat që thojnë gjermani, anglezi, shqiptari (qesh). Me ta kemi bo njëfarë assessment për Marrëveshjen e Dejtonit për politikat e rindërtimit të shtëpive edhe çka duhet m’u ndërru, çka mundet me u përmirësu në në atë aneks.

[02:54.6]

Agreement [marrëveshjen] që e kanë pasë. Edhe na shkojmë, përveç tjerash, na– qe, qëkjo është shumë detaj interesant, tash në kohën e re të Kosovës. Dhe shkojmë edhe në Republika Srpska, edhe në Federatë, edhe i bojmë– i kemi këto hulumtimin, takimet, intervistat me ata punëtorët qeveritarë.

[03:19.0]

Edhe kur shkojmë në Banja Luka, tash është ajo kryeministër, ka qenë ministre e edukimit, edhe shkojmë në takim te ajo, Banja Luka, qyteti m’u duk i vogël, a ndërtesat e qeverisë ma e madhe se vetë Banja Luka.

[03:40.4]

Ajo pjesa e qeverisë, impozante. Edhe e kisha njëfarë– s’isha fort komod, por prapë isha me kolegët. Isha pjesë e ekipit që punojshim për Komisionin Evropian të delegation office [zyrës së delegimit] të Bosnjës, të EU-së në Bosnje.

[04:04.9]

Edhe kur shkoj m’u taku me atë, kur për njëherë po më pyet– po prezantona Merita Behluli, kur ajo në serbisht “A je shqiptare?” Thotë “Ti je nga Shqipëria?” Thashë “Jo, unë jam nga Prishtina e Kosovës.” Në atë moment, në atë moment, ajo veç është skuqë edhe mo e ka kthy krytë.

[04:26.4]

Asnjëherë, asnjëherë, mo s’ka folë me mu. Thuajse nuk po ekzistoj në dhomë. Ama hiç, hiç s’e ktheu kokën mo. Ka qenë njëfarë ndjenje jo e mirë, po punë.

[04:43.7]

Mandej shkojmë na në Republika Srpska. S’më kujtohet ai vendi ku ishim, një vend i vogël. I bojshim këto vizitat te housing projektet që i kanë pasë. Edhe kur në 7:00 në mëngjes, kur çohem me hongër mëngjes me kolegët e mi, kur po më thirrin prej recepsionit po thojnë “Ju lutem, ejani se ka ardhë policia e turizmit.” “Okej”.

[05:17.6]

Kur po shkojmë, dy policë të Republika Srpskës, për njëherë fytyrat m’u kanë dukë si ata policët kur kom dalë për herë të parë në terren që janë afru te Jeep-i, qasi fytyra, qajo shprehje, edhe po thojnë: “Ku i keni ju dokumentet e juaja?” Unë po e tregoj pasaportën, tha: “Kjo pasaporta jote i Kosovës nuk vlen këtu.

[05:43.2]

Qysh keni mujt me ardhë? Ju duni me ardhë me neve”. Thashë “Po jo, une e kom vizën”. Po ia jap vizën që e kishin bo me shumë zor, e kanë bo Komisioni Evropian në Sarajevë në letër.

[05:58.6]

“Aha, në rregull,” tha. “Tash zojë, kërkujt mos ia tregoni më këtë pasaportë se nuk vlen kjo, po vetëm këtë letër”. Po në atë moment nuk di pse u niva e fuqishme. Tash po më duket vetja që kam shumë naive. Thashë, aty në mes një vendi që s’po e di ku jom, qysh jom, e plotësisht e pasigurt.

[06:22.1]

Po thashë: “Edhe ju duheni me na njoftë neve, ma shumë se 100 vende na kanë njoftë”. Veç u kthy, tha, “Zojë, kjo është politika. Mos po doni me ardh me neve në stacion?” Thashë: “Jo, në rregull”. Kolegët e mi thanë, “Nuk u kon e mençur prej teje me i thonë qato fjalë ku jemi”, edhe menjëherë kthehem na në Sarajevë. Një prej eksperiencave të cilat edhe në kohët e sotit ende i përjetojmë.

[06:50.3]

Edhe me më shumë vështirësi me shku bile atje. Masi që u krynë krejt këto, e u kry edhe projekti i USAID-it në Kosovë, në Ministrinë e Ambientit, me kolegë ku janë me të vërtetë të hatashëm ata kolegët që punojnë aty.

[07:11.9]

Prap ish-kolegët e mi më thërrasin, më thojnë: “Ej Merita, në Sri Lanka është projekti i USAID-it. A mundesh me ardh për 60 ditë, për 60 ditë pune? Po na duhet se është një projekt për m’i ndihmu qeverisë së Sri Lankës për investimet në turizëm.

[07:34.5]

Edhe tash po vijnë shumë po ndërtojnë, edhe qeveria e kineze, edhe e bizneset private edhe po e shkatërrojnë arkitekturën autoktone. E neve po na duhet me i ndihmu qeverisë me iu tregu disa standarde, apo me çka m’u inspiru edhe qysh ndërtimet me qenë autokton për Sri Lankën, por jo me iu ardh të imponume prej investitorëve të huaj edhe me e pasë një rregullore.” Kur u përmend Sri Lanka, për mu ajo dashnia, thashë: “A po e sheh, ka me diçka një pjesë e jemja atje.

[08:13.1]

Unë duhna me u kthy.” Më erdh si prej qiellit, një ftesë e tillë, edhe unë menjëherë bona gati. Tash mo s’kishte nevojë me– Vajzat veç të mëdhaja. Me burrin mezi s’pritshim pak një largim (qesh).

[08:31.5]

Edhe kjo ka qenë shkurti i 2020-ës. Unë shkoj për gjashtëdhjetë ditë. E kam kolegen që kom punu përpara me të në USAID. E kam një drejtor me prejardhje prej Anglisë, një njeri fenomenal, që s’kom pa njeri ma të mirë dhe më profesional se ai.

[08:52.7]

Edhe ma besojnë punën për me punu në një handbook ku u bo procedurat për marrjen e lejeve. E unë e kam pas design inspiration, inspirimi për dizajn aty me shkrujtë një kapitull.

[09:11.4]

Edhe t’u e punu, kur ajo për një herë po fillon COVID-i, po fillojnë informatat rreth COVID-it, kur kjo kolegja amerikane ishte e punësume prej kompanisë tjetër. Unë në kompani tjetër, ajo kompania thotë, “Meri menjëherë bonu gati kthehu, se duhesh me u kthy”. Edhe tash ishte edhe një tjetër kolege, ajo e Gjermanisë.

[09:35.9]

“E ti Daniela çka po bon?” “Jo,” tha, “unë po rri”. Po e pys drejtorin, “Iglen?”, tha: “Edhe unë po rri”. Thashë: “Atëherë po rri edhe unë, se a din, kalon kjo”. E kolegja tjetër amerikane, ajo kthehet. Kur si kthehet ajo, pas dy dite mbyllen krejt fluturimet.

[09:52.3]

S’ka kurgjo. Unë mes në locked in paradise (qesh),e ngujume në një xhenet. Edhe ajo ke njëfarë shoku prapë, edhe s’kishe, se je në ishull, ishull shumë larg.

[10:09.4]

Vetë. Nejse, i kisha kolegët, po vetë komplet edhe s’mundesh, s’kishe me udhëtu, si krejtve qysh i ka ndodh gjatë COVID-it. Mandej unë aty kushtet jo të mira, por shumë të mira. Jo të mira, por tepër të mira.

[10:26.1]

Jo si herën e parë në Ampara qysh kanë qenë, po këtu ka qenë pak ma ndryshe projekti, për qeverinë. Mrena në Colombo. Jeton në banesë me pesë yje, me të gjitha të mirat. Po aty mandej, gjatë– kish– u inspirova, ju propozova me iu përgatitë edhe këtë design guideline, që m’i pasë, sepse ata arkitekturën jo të bukur, jo të mirë, por spirituale, tepër të mira, po veç çka ju mungojshin, disa standarde minimale praktike për të cilat u dufke për investitorët me iu tregu.

[11:07.6]

Për, jo spiritualitetin edhe atë poezinë në ndërtime që e kishin, po këto ma praktike. Edhe ajo qeveria ishte e gëzume, për ata dhe unë filloj me punu aty, edhe gjashtë muaj e mbyllun. Kam punu në guideline i cili është përkthy në tri gjuhë, dhe që është ende po funksionon me Institutin e Arkitektëve atje.

[11:31.9]

Kom komuniku që me ia lon atyne, ata me vazhdu si dokument i gjallë, edhe ende jom në kontakt me ta edhe ka qenë një përvojë e hatashme. Por në ndërkohë kryhet ky projekt mandej, deri tash, 2025, në fund 2024, në tri projekte të ndryshme, ka qenë duke i ndihmu qeverisë edhe me, tash me ndërtesa të qëndrueshme për hoteleri, për turizëm.

[12:03.8]

E në tri projekte të ndryshme. Kështu që unë këto vite prej 2020 deri 2025, fillimi 2025, kanë qenë vitet më të bukura të jetës teme. Ku dhe burri ka ardhë, edhe une kom ardhë shpesh, edhe fëmijët kanë ardh, po ka qenë, është një kulturë tepër e bukur, po çka kom pa, çka…

[12:30.2]

Me modestin teme, që nuk është me rëndësi ku je, as çka je apo për kon punon, a qysh punon. Shtëpinë e gjen kudo në botë. Kudo në botë gjen njerëz.

[12:46.3]

Për shembull edhe dengue e kom, e kom fitu. Kom qenë në shumë rrezik, dengue, prej mushkonjave. Sëmundja, në spital për pesë ditë, si ka qenë bajagi rrezik, po i kom pa shumë njerëz të afërt që jon kujdes.

[13:02.6]

Bile Mehmeti thojke: “Po vi unë”. Thojsha: “S’ki nevojë se i kom njerëzit që po kujdesen, s’ka nevojë”. Kështu e gjen shtëpinë, e gjen dashninë, e gjen mirësinë kudo. Ku nuk ka– që bota është e një qielli, bota është e të gjithëve.

[13:22.8]

Pse m’u ngushtu? Shtëpia jeme, shteti jem, familja jeme? Të hapuna janë, të të gjithëve. Çka jemi në një pjesë e botës. Kështu që tash vajzat e mia, njena është në Berlin, njena është në Lisbonë.

[13:41.0]

Nuk mërzitna që kanë shku, nuk thom: “Pse s’po rrinë këtu me nejtë”. S’ka lidhje, kudo që shkon e jep kontributin. Ai kontribut ka me ardhë edhe këtu, është kontribut për njerëzimin. Kështu që nuk kom atë nostalgi, apo pse me nejtë, është brain drain.

[13:58.2]

Kudo që e kanë ma mirë, kudo që shohin ma shumë, kudo që kontribuojnë, kontribuojnë edhe për vendin e vetë. Edhe nuk është më emigrimi klasik, po tash është thjesht një globalizim që shtëpi edhe shtet e kemi gjithkund.

[14:16.6]

Qëkjo, qështu.

Anna Di Lellio: Faleminderit. Faleminderit shumë.

Merita Idrizi Behluli: Shumë gjatë.

Download PDF