U nisëm nga nocioni i të “huajit” nga George Simmel “i cili vjen sot dhe qëndron nesër”, kërkuesi potencial, i cili, “edhepse nuk ka shkuar tutje, nuk e ka lirinë e plotë e të shkuarit dhe qëndruarit” – për t’i identifikuar më mirë këta vendas të shteteve tjera të cilët erdhën në Kosovë posaçërisht pas 1999, dhe jetuan në Kosovë për një kohë të gjatë, dhe jetojnë tani në Kosovë. Ata janë zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, të punësuar në organizata jo-qeveritare, njerëz nga biznesi, gazetarë, mësues, etj. Ata njihen si “ndërkombëtarët”. Ata nuk janë thjeshtë të huaj, ata janë pjesë e vetë Kosovës: ata marrin pjesë në jetën e vendit në fusha të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme të pushtetit, dhe ata poashtu janë bashkëprodhues, së bashku me kosovarët, të një hapësire transnacionale e cila është kulturore, shoqërore dhe politike. Me fjalët e Simmelit, ata janë ndryshe nga “armiqtë e brendshëm”, pjesëmarrja e të cilëve përbrenda shoqërisë kosovare nënkupton të dyja, të qenit jashtë saj dhe konfrontuarit me të. Duke i mbledhur historitë e tyre jetësore, kemi për qëllim të vëjmë në pah këtë status të komplikuar brenda/jashtë dhe çfarë e konstrukton këtë vijë ndarëse.