Pjesa e Parë
Anna Di Lellio: Pyetja e parë është për fëmijërinë tënde, a mund të na tregosh diçka për familjën tënde, gjyshërit tuaj…
Antonella Giorgioni: Po, kam lindur në vitin ‘56, me 8 nëntor, ‘56, nga një familje shumë e zakonshme. Babai im po dilte nga tetë vjet luftë, nëna ime ishte, nuk do të thoja gjysmë analfabete, por ajo e kishte kryer vetëm klasën e dytë, gjithashtu edhe babai. Kur u kthye nga lufta iu desh të i përvishej punës, tashmë kishte një vajzë, motrën time më të madhe, dhe u bë minator. Ai punoi në një minierë squfuri per Montecatinin e vjetër, që më pas u bë Montedison. Fatkeqësisht unë e kom njohur vetëm një gjyshe sepse të gjithë të tjerët vdiqën para se të lindja unë, gjithsesi familja ime dhe i gjithë rrethi, e gjithë familja ime, kusherinjë, të gjithë, ishim familje fshatare, një familje bashkëhisedarësh, që do të thotë, ishin tepër të varfër.
Megjithatë ne u rritëm mirë, sepse patëm fatin të kemi një nënë kursimtare, ne thonim “curnasch”, dhe ajo ia dilte mbanë, pastaj… ata ndërtuan një shtëpi të vogël… kam dy motra dhe dy vëllezër dhe unë jam më e vogla, jam. Ata ndërtuan një shtëpi të vogël me tri dhoma gjumi, një kuzhinë, një dhomë të ndejës, fatmirësisht me një tokë të mirë prandaj ne kishim një kopsht dhe mbjellnim të gjitha produktet, në pranverë, verë dhe dimër, kishim një derr, lepuj, pula, ia dolëm mbanë mirë.
A të vazhdoj? Dëshironi të dini më shumë për fëmijërinë time?
Fatkeqësisht nëna më vdiq kur unë isha tetë vjeç e gjysmë. Në familjen time, nëna ishte shtylla e familjes, pa nënën time babi im, kur e mbyllën minierën pothuaj se punonte në Ferrara sepse Montecantini, kur mbylli minierën, i zhvendosi të gjithë punëtorët e minierave në Ferrara dhe kështu te selia qëndrore e Montecatini dhe prandaj ai nuk ishte kurrë aty.
Gjyshja ime ishte e moshuar dhe tanimë ajo kishte dy kusherinjë për të rritur, sepse prindërit e tyre punonin jashtë vendit prandaj ne jetonim kështu, vetëm, me motrën time të dytë, që atëherë ishte 18 vjeç. Megjithatë, prania e babit tim ishte konstante, në kuptimin që edhe nëse nuk ishte aty nga e hëna deri te premten ai ishte një baba shumë i mirë, shumë shumë shumë i mirë, një baba që nuk na rrahu kurrë. Unë isha e vetmja që më rrahu, vetëm një herë, por ndoshta sepse ishte i irrituar. Ai nuk na rrahu kurrë, ai nuk na imponoi kurrë asgjë.
Paramendoni që vëllezërit e mi në vitin ‘66 kishin flokë të gjata dhe në fshatin e vogël prej nga vi unë, një fashat me 900 shpirta, ndoshta 1000, 1200, të kishe flokë të gjata… me staconin e karabinierëve… të kishe flokë të gjata ishte problem atëherë, dhe çdo ditë karabinierët vinin te babi im për t’i thënë, “A i kanë prerë flokët djemët e tu?” Dhe më kujtohet, isha shumë e vogël, isha gati gjithmonë me të. Babai im thoshte, “A kanë bërë diçka të gabuar?” “Jo”. “A kanë vjedhur ndonjë gjë?” “Jo”. “Pra pse duheni… pse vini çdo ditë të më thoni?” “Ata duhen t’i prenë flokët?” Pra, ai ua mbyllte gojën kështu.
Por në mbrëmje, kur hanim darkë të gjithë së bashku, dhe të gjithë ishim në vendet tona, sepse atëherë ishte një tavolinë e madhe dhe të gjithë kishin vendet e tyre në tavolinë, askush nuk mund të vinte të ulej kudo. Dhe babi im ulej në krye të tavolinës, vëllezërit e mi afër tij dhe ju thoshte atyre, në mes të kafshatave, “Shkoni preni flokët. Preni flokët,” por ai kurrë nuk ua imponoi. Ky është Giorgione Giuseppe, babai im.
Pra unë, siç thashë më lartë, vij nga një fshat i vogël dhe atëherë nuk e kishim tualetin në shtëpi. Andaj dhe nuk kishte vaskë, nuk kishte dush, asgjë, tualeti ishte jashtë në hangar, i thonim hangar, ku ishin pulat, derri, ishte një hangar i vogël, me një gropë dhe dy gurë anash. Ky, ishte tualeti.
Pra, verës jeta në fshat zhvillohej te lumi. Për nënat lumi ishte një dhomë e larjes, ishte. Të shtunave, kushdo që kishe një Vespa sikurse babi im shkonin aty për ta larë dhe për ta pastruar dhe ne të gjithë shkonim te lumi për t’u larë. Dhe prandaj në 4 pasdite fshati zbrazej dhe të gjithë shkonin te lumi. Dhe më kujtohet njëherë ne shkuam të vidhnim… ishin vllezërit e mi që ishin afër me moshën time dhe unë dhe një grup i shokëve të lagjës, që është nga Castiglione. Fshati është i ndarë në tri pjesë: Taverna është lagjja e vjetër romake, San Carlo është pjesa e re e fshatit, dhe Castiglione që është pjesa e vjetër, ku është furra me tulla.
Dhe më kujtohet që një herë me vëllezërit e mi, pasi që u lamë në lum dhe qëndruam në ujë për dy tri orë, ishim të uritur dhe duhet të hanim diçka dhe ishin dy fshatarë, njëri në anën e majtë të lumit, dhe njëri në anën e djathtë. Kohë pas kohe shkonim të vidhnim pjeshkat në anën e majtë të lumit, megjithatë në anën e djathë kishte shalqi, dhe atë ditë menduam të vidhnim shalqi.
Por në anën e majtë, niveli i lumit ishte i njejtë me tokën, në anën e djathtë lumi ishte më i ulët dhe ishte i rrethuarr me një gardh të vjetër metalik. Brenda këtij gardhi ishte një zgjua e bletëve. Unë isha më e vogla në grup, nuk e di, duhet të kem qenë gjasht vjeç, jo, nëntë, tetë e gjysmë, nëntë. Vëllau i cili ishte para meje, i cili ishte para meje në rresht duke shkuar për ta vjedhur shalqinin, shkeli në zgjua dhe të gjitha bletat erdhën te unë, te sytë e mi, te balli im. Fatmirësisht, uji i lumit ishte i pastër atë kohë dhe ishte një ilaç.
Më kujtohet që kur isha fëmijë mbathja nallane të drurit ose sandale të kartonit, ishin të popullarizuara, kto sandale të bëra nga kartoni i kaltërt. Në mënyrë që të mos i vjetronim, i lidhnim ato rreth qafës tonë, ecnim zbathur, ecnim zbathur në asfalt, në grurë që sapo ishte prerë, sepse në grurë që sapo është prerë… është një metodë për të ecur në grurë të prërë, që nuk është ta ngrisësh këmbën dhe ta shtypësh, përndryshe kokrrat të lëndojnë, por të rrëshqitësh, që kokrrat të shtypen dhe nuk të shpojnë. Pra, kjo ishte fëmijëria ime.
E mbaroj… shkoj në shkollë fillore në fshatin tim. Sepse ne nuk kishim nëse, motra ime nuk mund t’ia dilte mbanë me ne të pestë, dhe prandaj me dërguan në konvikt. Në fakt, gjatë klasës së parë dhë të dytë të shkollës së mesme isha në konvikt të drejtuar nga murgeshat e Familjës së Shenjtë përafërsisht… Sant’ Arcangelo di Romagna, përafërsisht thridhjetë kilometra larg fshatit tim. Rezistova dy vjet dhe pastaj i thashë babit tim, “Dua të kthehem në shtëpi”.
Në atë kohë kishe punonjës social dhe kjo ishte e gjitha… punonjësit social erdhën, “Përse dëshiron të kthehesh në shtëpi? A të keqtrajtojnë?” Nuk isha e keqtrajtuar në konviktin e murgeshave, por (qeshë) unë nuk dëshiroja të qëndroja aty, isha më mirë në shtëpi dhe prandaj babi im më morri në shtëpi. E kreva vitin e fundit të shkollës së mesme në fshatin tim dhe gjithnjë kisha shoqe të mrekullueshmë afër shtëpisë time. Njëra ishte Ana, shoqja ime më e mirë, ne ende mbajmë kontakt… nuk mbajmë kontakt por kur shkoj në fshat takohemi dhe bisedojmë. Ajo ishte një vit më e vjetër dhe u regjistrua në shkollën e mesme të kontabilitetit. Isha e mirë në matematikë, isha, nuk doja të mësoja, dhe të regjistohesha në shkollën e mesme të kontabilitetit.
Pra, [shkolla] fillon në shtator, në dhjetor pas festës së Krishlindjeve babi im vjen të më zgjojë,” Duhet të shkosh në shkollë.” “Do të shkoj nesër, jam e lodhur.” Kjo vazhdoi për një javë dhë unë nuk u ktheva kurrë në shkollë. Babai im, duke e parë këtë më dha një fjalim të mirë. Më tha, “Dëgjo, unë kam paguar për të gjithë librat e tu, kanë kushtuar shumë, nuk dëshiron të shkosh në shkollë më? Dije që nëse nuk dëshiron të shkosh në shkollë, shkon në punë, por nëse dëshiron të kthehesh në shkollë duhet ta paguash.”
Pra, e gjeta një punë në një dyqan të vogël treqind metra nga shtepia ime dhe pastaj fillova të prej mishra të ftoftë, të copëtoj djathin, atëherë nuk kishte ditë pushimi dhe punoja shtatë ditë në javë dhe ndihesha mirë deri sa pronari e mbylli këtë dyqan dhe punoja si dado në një… në Forli, 15 kilometra, pra zgjohesha në pesë të mëngjesit, hipja në autobus, shkoja në stacion, në stacion hipja në tren, nga treni ecja gjysmë ore dhe pastaj arrija tek shtëpia e kësaj familje.
E lashë punën si dado atje, pse? Tash do ta shpjegoj pse. Ishte një familje në gjendje të mirë ekonomike, burri puntonte… gruaja ishte mësuese, burri punonte në një bankë, dhe kishin një djalë që quhej Antonio. Isha aty për dy muaj, ishte kohë e ashpërsisë, prandaj besoj në vitin ‘74, ‘72- ‘74, nuk më kujtohet saktë, dhe një ditë, një të shtunë, ajo më thotë mua, “Dëgjo…” burri i saj i dha para për tëbërë pazar, ndoshta zonja ishte nën konrollë, me pak fjalë, ajo e bën një justifikim me burrin e saj dhë më kërkon që të gënjejë për dhjetë mije Lira, dhjetë mijë Lira që ajo kishte harxhuar. Pra, ajo i kërkon burrit të saj dhjetë mijë Lira për të mi kthyer mua. Nuk fjeta tërë natën dhe thashë, “Antonella, përse duhet të gënjeshë?”
Në mëngjes u zgjova në 6, i lashë dhjetë mije Lira që zonja me zgjuarsi m’i dha, edhe pse unë nuk i’a kisha dhënë, dhe shkova.
Pastaj une kisha disa punë sezonale, ne bregdet, sepse fshati im është afër rivierës së Romagas, kam qenë, nuk e di, kuzhiniere, shërbëtore e dhomës, pastruese, kam berë gjithçka. Pra, punova tre muaj dhe gjatë atyre tre muajve fitova aq para sa t’ia dalë mbanë, sepse doja të isha vetëm pa i kërkuar para babit.
Deri sa kushërira ime, Lorenza, më thotë, është fjala për vitin ‘75 përafërsisht, më thotë, “Pse nuk vjen në Rovenna? Është një shkollë ku mësojnë per poezi, mozaike, etj. etj., vizatim, veç kësaj nëse e kalon provimin merr bursë prandaj mund të provosh.” Aplikova, e kalova provimin dhe fitova bursën, që kushtonte 62 Lira dhe e përfundova shkollën.
Unë zgjodha reklamë, serigrafi dhe fotografi, e përfundova këtë shkollë, e përfundova këtë shkollë, nuk kishte mundësi për të punuar ne Cesena në atë kohë, serigrafia, që është ngjyrosja e bluzave, shtypja e tyre, gjëra të tilla, mbraoi. Dizajni grafik… ishte vetëm një firmë në Cesena, pra nuk është që nuk kishte… gjeta një punë ne Imola, por problemi ishte që nuk kishte… problemi ishtë transporti, pra treni ndalonte në Imola, sepse trenat nga Cesena shkonin ne Bolongna, ai që ndalonte në Imola kishe një orar të pamundur dhe pastaj nga stacioni deri te ky vend duhej të shkoja me bicikletë, pra edhe atje punova për një javë pastaj e lashë.
Kam punuar në fusha, mblidhja fasule të varuara, mblidhja dredhëza, mblidhja gjithçka. Deri sa antarësohem në një kooperativë… e përfundoj shkollën, kthem në fshatin tim, unë…
Gjatë shkollës unë isha militante e një grupi ekstremist të majtë, që quhej Lotta Continua [Beteja Vazhdon], aty ne shpërndanim fletushka në fabrika, demonstronim nëpër shkolla, protestuam luftën në Vitnam, gjithsesi ne ishim të gjithë nën mbikqyrjen e policisë dhe për ato tri vjet, unë isha në Lotta Continua deri sa feminizmi lindi, ne, gratë e Lotta Continua mbajtëm një takim në Romë dhe u ndamë dhe i’u bashkuam feminizmit.
Kur u ktheva në shtëpi nga Ravenna, nga shkolla në Ravenna, fillova të jem pak aktive ne Partinë Komuniste të fshatit tim, në degën e Partisë Komuniste, në nje fshat katolik, votuan Demokracinë Kristiane. Dhe pastaj thashetheme dhe më shumë thashetheme, që unë isha e dashura e njërit, që po flija me atë tjetrin, gjëra të ndryshme, e di, gratë e vjetra të fshatit, nuk kishin asgjë për të bërë, ishte gjitha vetëm blla blla blla…. Punova për njënperiudhë në degën e Partisë Komuniste dhe pastaj me grupin feminist të UDI [Unione delle Donne Italiane, Bashkimi i Grave Italiane], që ishte pjesë e Partisë, pjesa feministe e Partisë Komuniste.
Atëherë do të doja të ua shpjegoja gjeneratave të reja çfarë feminizmi ishte për ne. Duhet të kemi në konsideratë që në vitet kur lindi femnizmi ne Itali gratë ishin shumë… siç thashë më parë, fakti që unë punoja në një degë të Partisë Komuniste nënkuptonte që unë isha një grua e përdalë, fakti që kishte vetëm burra, që unë isha e vetmja grua… feminizmi për ne përfaqësonte njëfarë lirie, lirinë të ishim shoqe me djem, të ndiheshim më të lira. Ne nuk mund të dilnim me djem në mbrëmje, në 10 në mbrëmje duhej të ishim në shtëpi. Ne nuk mund të dilnim dhe të hanim pica me shoqe, nuk ishte e mundur. Dhe kjo është vetëm çfarë i përket kohës kur unë isha e re, por feminizmi ka paraqitur edhe shumë përpjekje tjera, do të thotë abortin, divorcin, pavarësinë, të drejtën për punë, mos të kishim gjithmonë një burrë shef, mundësi për karrierë. Kjo ka qenë hisotira e feminizmit.
Dhe shumë gjëra tjera, që sot, sot të rinjët besojnë që ka qenë gjithmonë kështu, në të vërtetë gjithçka ka qenë një pushtim i atyre viteve me feminizëm, që në Europë në ato vite ishte në Francë, në Itali, dhe besoj gjithashtu edhe në kombet tjera Europiane. Ehm… nejse. Pas kësaj periudhë në Partinë Komuniste, përmes UDI-së lindi një kooperativë e shërbimeve sociale, keshtu që në Censa hapën një qendër për fëmijët që nuk kishin shkuar në shkollë dhe kishin ndonjë të metë, po flasim për fëmijë gati të rritur, disa prej tyre në fakt ishin me moshë sa unë.
I bashkohem kësaj kooperative. Qendra hapet, kjo kooperativë u hap, fillova te punoj dhe për dhjetë vjet kam punuar me këta fëmijë, por ka qenë një periudhë shumë e lumtur, me kanë mësuar shumë, unë besoj që u kam dhënë diçka, por kam punuar shumë. Gjithashtu u kam dhënë shumë. Komunikimi për shembull që nuk është verbal, komunikimi, është gjithashtu komunikimi me gjeste, me sy, ta bësh vetën të kuptohesh vetëm përmes gjesteve, ta bësh vetën të kuptohesh. Nëse dëshiron, njeriu mund ta bëj vetën të kuptohet në mënyra tjera, jo vetëm verbalisht. Por një ditë e kuptova që ata ishin duke u plakur dhe po shkonin prapa dhe unë po plakesha me ta, keshtu që në këtë pikë më nuk më pëlqen të bëjë këtë lloj pune vetëm për një pagë mujore të garantuar.
Para disa kohe babi im ishte rimartuar dhe kishte shkuar për të jetuar në Romë me gruan e tij të dytë në shtëpinë e motrës nga njerka kështu që i telefonova asaj dhe i thashë, “Milena, a mund të më japësh një punë?” “Po, po, eja këtu kur të duash.” Ja u dhashë njoftimin tetë ditorë në kooperativë dhe ngrakova Fiatin 600 tim me macën time, disqet e mia, gramafonin tim, librat e mi, gjërat që i doja më së shumti dhe shkova në Romë.
Sigurisht kërkova të jetoj vetëm, sepse që në moshën 19 vjeçare kisha apartamentin tim dhe jetoja vetëm. Ata më gjetën një apartament në Ostia dhe punoja në zyrë. Në harkun e këtyre… një vit e gjysmë, herë pas here ndodhte që zyra organizonte për komunitetin çifut disa ekspozita fotografike, më së shumti për refugjatët nga Libia, që janë zakonisht të njejtë si refugjatët italian nga Libia.
Duke marrë parasyshë që kisha përvojë në fotografi, unë u kujdesa për ekspozitën fotografike, pra ishte dikush që organizonte gjithçka, që i rregullonin fotot sipas fazave historike, organizonte gjithçka, at e dinte e kujt ishte ajo foto dhe çfarë përfaqësonte. Unë e kam bërë oragnizimin e paneleve, kam bërë, megjithatë, më së shumti kam punuar në zyrë. Nuk më pëlqen puna në zyrë, më pëlqen puna manuale, kam nevojë për punë manuale. Kështu që në një pikë vendosa te kthehem në Cesena, nuk doja… them, “Baba…” Sepse të dielën të gjithe shkuam te shtëpia e babit tim për të ngrënë, them, “Dëgjo baba, nuk mund ta duroj Romën, është shumë kaotike. Shokë… është vështirë të bësh shokë, nuk dua të jem këtu më dhe dua të shkoj në shtëpi.”
Motra ime, që kishte dëgjuar çfarë thashë, tha, “Por jo, ne kemi një befasi për ty, kemi një befasi,” dhe ajo më tregon një biletë aeroplani, “dëgjo, duhet të shkojmë për punë, duhet të shkojmë ne Kenya. Raffaello – ai ishte kreu i zyrës – Raffaello, duke marrë parasyshë që ti gjithmonë, që për dy vjet ti gjithmonë ke bërë ekspozitën fotografike, dëshiron të të jap një dhuratë. Eja në Kenya me ne.” Isha e habitur, fluturimi i parë jashtë botës, e di, jashtë botës që unë e dija, po, disa udhëtime të shkurtëra ne France, por unë kurrë s’kisha qenë në Afrikë, me pak fjalë, une largohem dhe shkoj në Afrikë.
Një nxetësi e tmerrshme, ne mbërrijmë në Nairobi në 11 në mbrëmje dhe gjëja e parë që kujtoj në Nairobi është kundërmimi i plehut, që nuk është diçka që nuk më pëlqente, kam lindur në fshat prandaj jam rritur me erën e plehut. Kjo erë e plehut më ndjeku për dy-tri ditë, nejse natën e parë ne fjetëm në Nairobi dhe ditën tjetër nisemi për Mombasa, për në bregdetin jugor të Mombasas, gati në kufi me Tanzania. Do të duhej që të qëndroja pesë ditë, tri ditët e para isha në pushime, pak bregdet, por nxehtësia e tmerrshme, moti i zjarrët, nuk isha mësuar ashtu, pikat e mëdha që vinin poshtë nga e djathta dhe e majta.
Në ditën e tretë më thërrasin, shefi im dhe një kompani multinacionale angleze, më thërrasin dhe e di, “Kemi nevojë, po mbesim mbrapa, dëshiron ta bëshë një regjistrim të asaj se çfarë kanë bërë deri tani grupet e ndryshme të punës? Sa qilima kanë shtruar, sa dhoma ishin gati, sa mobilje…” Dhe fillova të punoj. Gjëja më e mrekullueshme ishte që në këtë vend ndërtim, sepse ky hotel ishte duke e rritur kapacitetin në 150 dhoma, në këtë vend ndërtim ishim pesë ose gjashtë të bardhë dhe ishte një oqean, në shkallë, e di, ishte një oqean i zi që hipte lartë me një mizë të vogël, të bardhë herë pas here dhe një oqean të zi që vinte poshte poshtë me këtë mizë të vogël herë pas here. Duhet të ja u them të vërtetën, nuk jam raciste, por ditën e parë barku im… por sepse ishte një gjë e re, një ndjesi e quditshme, nuk kisha parë kurrë aq shume njerëz me ngjyrë deri në atë moment.
Në mbrëmje shkojmë në darkë dhe ata thonë, ishte gjithashtu pronari i multinacionalës, ishim duke ngrënë darkë, motra ishe më përgaditë dhe më thotë, “Kur kamarieri të pyet diçka, duhet t’i thuash ‘Po, të lutem’ nëse e dëshiron dhe ‘Jo, faleminderit’ nëse nuk e dëshiron.” Me këtë mësim… kujt i kujtohej? I’a bëra ashtu, dhe ai e vendosi (në pjatën time) dhe e kalova natën. Dhe ata më thanë, “Dëgjo, dëshiron të rrish për një muaj, kemi nevojë për dikë që të rri një muaj për të organizuar një grup italian – sepse mobiljet i kanë sjallur nga Italia, në Tuscany -, sepse fëmijët janë pak të humbur.” Kur tashë se njerëzit me aftësi të kufizuara më kanë mësuar, tash e di pse [e thashë atë]. Me njerëzit me aftësi të kufizuara njeriu duhet të bëjë çdo gjë në mënyrë skematike, çdo gjë duhet të jetë e njejtë çdo ditë, që askush të mos harroj asgjë, pra ishin disa tavolina të mëdha pune dhe përfundi tyre ishin copat qe duheshin mbledhur.
Pra, kisha thirrur disa fëmijë afrikan dhe u kisha thësë me gjeste që kur dhjetë copa mungonin ata duheshin t’i vendosin ato përsëri, kështu që linja e mledhjës nuk ndalonte kurrë. Fëmijët italian i mbildhnin copat dhe këta fëmijë i zavendësonin copat. Atje [ekspereinca me njerëz me aftësi të kufizuara] më ka ndihmuar shumë, me pak fjalë, nga nje muaj u bënë tre, nga tre u bënë tetë. Më thanë të rri më gjatë, pra, prak 15 ditëve në shtëpi, u bënë pesë vjet. Kisha një jetë të mrekullueshme, atje gjithashtu takova shumë… pak shokë italian, por shumë shokë, ishte hotel, shume klient vinin edhe dy herë në vjet, më së shumti gjerman dhe anglez, dhe u bëmë shokë, u bëmë. Dhe pastaj ata më ftonin për pije në mbrëmjë, ndërsa anglishtja ime, me pesë fjalë te vendosura përpara, pesë në mes, dhe pastaj me një gjysmë folje i’a dola të flisja disi (psherëtimë).
Pastaj pas pesë vitesh babai im filloi të sëmuhej dhe pastaj dëshiroja që të isha në një vend më afër tij dhe pastaj unë jam një person që herë pas here ka nevojë t’i mbyllë fazat e jetës timë, dhe atje më kishin ofroar të menaxhoj restaurantin Italian, por në atë kohë nuk e kisha si qëllim të menaxhoja një restaurant, dhe u ktheva në shtëpi, u ktheva ne Romë dhe më propozuan të shkoj në Shqipëri, kjo ishte në gusht ’92. Kthehem në shtëpi nga Afrika në shtator ’92, shefi im dhe kompania multinacionale më kërkuan të shkoj në Shqipëri.
Fillimisht thashë jo, por unë dija për Shqipërin nga përallat që babi im m’i kishte treguar sepse ai kishe bërë dy vjet ë gjysmë nga tetë vjetët e tij të shërbimit ushtarak në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë, në anën e Shqipërisë, dhe atij i kujtohen shumë mirë të gjitha itineraret që kishte bërë duke ecur, kështu që unë tashmë dija diçka për Shqipërinë. E vërteta është që në fillim isha pak e pasigurt, pastaj thashë në rregull, jam afër shtëpisë, nëse i ndodhë diçka babit tim.
Shkoj përmes Romës, gjithmonë më Fiatin tim 127, më japin biletën për target, e mbusha veturën me fasule të konzervuara, mortadella, miell, çdo gjë, sepse nuk kishte asgjë atë kohë në Shqipëri, me pak fjalë, e mbusha veturën me ushqim. E hipa veturën time në traget dhe në atë kohë tragetët ishin të shkyqyr, veturat ishin në vend parkim në katin e lartë, nuk kishte vend parkim, ishte target i shkyqur, kishte vetëm karrige për t’u ulur.
Mbërrij në Shqipëri, në një port ku ka grumbuj tokash, nuk e di nëse ishte krom, nuk mundem të të tregoj, gjithë ate vinça, ky port… thashë, “O zot, kanë bërë revolucionin mbrëmë!” Dhe dikush duhej të ishte duke më pritur aty, por në të njejtën kohë policia nuk e linte askënd të hynte në port. Nuk e kuptoja gjuhën (buzëqeshë) dhe e gjej vetën duke përdorur gjeste dhe fjalë, i ndjeki disa vetura të shqiptarëve që po ktheheshin pas largimit në masë të vitit ‘91 me makina të larjes, frigorifer në bagazh, përmbi bagazh, kishe gjithçka dhe më shumë në këto vetura dhe unë i ndjeki ata.
Çdo dhjetë metra ishte një ushtar me një kallashnikov dhe me kapelë, dhe ai qëndronte aty por nuk më shikonte dhe tha… “çamçakiz, çamçakiz”. Nuk kuptoja asgjë, u frikësova, dhjetë metra më poshtë, “Ciagre” dhjetë metra tjera më poshtë… “Cigare, çamçakiz”
Fillova të ndjersitem gjatë tërë portit, që ishte kogja i gjatë, sepse fillonte nga porti i vjetër dhe të linin të dilje vetëm në fund të portit. Atje e takova një fëmijë, një fëmijë shqipëtarë që fliste italisht dhe më dërgoi te zyrja ku ne gjithashtu jetonim dhe ishte një person që punonte me mua, që e njihja, një person nga Ferrara që e njihja dhe qëndronte aty, unë punoja…
Ndërkohë unë udhëtova shumë në Shqipëri, isha në Dhërmi, Qeparo, Berat, që ishte shumë e bukur, po flasim për fillimin e ’92 dhe rrugët ishin të thata, nuk kishte vetura ende dhe në fakt kur ngisja veturën në qytet të gjithë më shikonin sy hapur sepse unë isha gruaja e parë që ata e kishin pare duke ngasur vaturë, më një targë italiane, dhe pastaj edhe kur morra një qen, një qen në veturë, ishin të gjithe shumë të tronditur. Kam udhëtuar shumë në Shqipëri, dhe në fakt e njoh Shqipërinë shumë mirë, dhe shumë më mbajnë në mend, kur udhëtoj në jug të Shqipërisë disa prej tyre ende më mbajnë në mend.
Gjithsesi kompania qëndron, ishte ende gjatë tranzicionit, qëndron sepse dëshironte të renovoj disa hotele në Shqipëri, është fjala për Alp Tourist, hoteli në Vlorë, Berat, Sarandë, ishin pesë hotele që kompania angleze ishte e interesuar t’i renovoj, t’i renovoj dhe menaxhoj. Kur erdhi koha e zgjedhjeve, Sali Berisha fitoi, pra kemi anulimin e marrëveshjeveme kompani të huaja, gjithçka anulohet, në fakt ato gjëra të tmerddhma janë ende aty dhe nuk janë shkatërruar. Ato hotele janë gjërat e njejta të shpifura. Pra kompania, që tani më kishte ndarë favore të vogla, kompania vendsi të mbyllej, sepse pa që nuk kishte as një mundësi të punonte në atë sektor.
Në atë kohë punoja në bazë të kontratës, pra punoja kur komania më kërkonin. Pra, e di çfarë? Të prisja në Itali apo të prisja në Shqipëri, në fakt, e vizitoj vendin, e shoh vendin mirë. Nga fillimi kisha shoqëri të mirë, sepse në Shqipëri gati të gjithë flisnin italisht, shumë shoqëri të mirë. Kam shoqëri të shkëlqyeshme. Të tregoj të vërteten i kam takuar në të vetmin restaurant privat atëherë, u hap në vitin ’92, u quajt Taveran Tafaj, ku servonin pjata tradicionale, mish gjengji me tavë kosi [e thotë në shqip], këto gjëra të gjitha tradicionale, speca me gjizë, të gjitha këto gjëra. Largohem nga partamenti, pra largohem nga komapania dhe e marr me qera një vend vet.
Ajo ishte një periudhë, përveç gjërave të tjera, kur Italia dërgoi ndihma, tani më kishte dërguar ndihma, ndihmat ishin në depo për një vit. Mund të gjeje djath parmesan për 200 Lek, ishte asgjë, çfarë mund të them, një pjesë djathi parmesan kushtonte 1500 Lira, mund ta gjeje, me pak fjalë, gjetëm shumë gjëra që ishin shitur, nën Berishën, në market: kishte vaj ulliri, kishte çdo gjë, dhe përmes këyre shoqërive ndërkohë, herë pas here kompania më kërkonte për dy ose tre muaj, nuk e di, më kërkuan të shkoj në Geneva të kontrolloj një hotel, ne Lyon, më kërkonin të punoj herë pas here.
Nuk kishte as një restaurant ku mund të haje ushqim italian, dhe kisha një shoqe që quhej Talina, nëna e saj e kishte marrë ilegalisht përsipër zyrën e biletave në qendër të Tiranës, gjërat nuk ishin qartësuar ende, me njerëzit që ilegalisht kishin marrë përsipër vendet publike. Përfundimisht, çfarë bëjë unë? Në atë kohë nuk e kisha më Fiatin 127, kisha blerë një kamionçinë Regatta. Vëllau im është kontraktues dhe e dija që kishte shumë material ndërtimor në premisë që kishte vend për gjashtë tavolina, kishte vend vetëm për to, të gjitha afër njëra-tjetrës. Shkoj në shtëpi, e mbusha veturën me gjërat që kisha nevojë ti merrja në traget për të Shqipëri, nga Ancona në Durrës, largohem nga porti i Durrësit dhe shkoj në Tiranë dhe e rregull restaurantin.
Ky restaurant me gjashtë tavolina kishtë qenë fat i mirë, pse? Nuk është që mund te gjeja shumë gjëra, po mund te gjeja mish, djath parmesan, patjetër, nga ndihmat italiane, mund të gjeja vaj, filloj të pergadisja tagliatelle, kisha blerë makinën, pergadisja tagliatelle bolognese, gnocchi, gjithmonë bolognese, ose salca shumë të thejshta me domate, bolognese, rigatoni matriciana,me shumë qepë dhe gjëra të tilla dhe unë vazhdoj me këtë restaurant. Ishin gjithmonë plot gjatë verës dhe dimrit. Për të hyrë në restaurant ishin tetë-nëntë shkallë, pastaj ishte një ballkon i madh dhe ishin disa shkallë që të dërgonin në anën tjetër. Dhe pastaj çfarë bëmë ne? E kisha mbyllur këtë kalim dhe gjatë dimrit vendosja një shishe verë jashtë dhe klinetët prisnin deri në një orë që të uleshin.
Shkonte mirë, pastaj kishim disa mosmarrëveshje me partnerin, u largova… hapa një vend tjetër edhe ai shkoi mirë, dhe pastaj hapa edhe një tjetër.