PUBLIKIM I RI: ARRATISJA

Publikimi “Arratisja” vë në qendër rrëfimin e Martin Çunit dhe Muhamer Shabanit, dy ish të burgosur politikë në Jugosllavi. Hapi i parë drejt këtij publikimi ishte realizimi i intervistave të historisë gojore. Nga Martin Çunin kuptuam për përpjekjen e tij për t’u arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, ndryshe e njohur si Burgu i Prishtinës. Ky rrëfim na solli në kontakt me Muhamer Shabanin. Këta dy për shtatë muaj kishin punuar së bashku për të krijuar një shteg që të shpiente jashtë këtij burgu. Në mungesë të burimeve tekstuale dhe vizuale, kemi konsideruar që përvoja e përbashkët e Çunit dhe Shabanit të përcillet përmes një publikimi që mbështetet në përvojën dhe kujtesën e tyre. Në bashkëpunim me të intervistuarit, intervistat janë përpunuar në rrëfime në vetën e parë. Rrëfimi i arratisjes jo vetëm ofron dy perspektiva mbi të njëjtën ngjarje, por ka edhe dy përfundime skajshmërisht të ndryshme: Çuni është kapur, ndërsa Shabani është arratisur.

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

Asistent redaktore: Anita Susuri

Hulumtuar nga Anita Susuri dhe Renea Begolli

132 faqe, 16 fotografi bardh & zi

Kopertinë e butë 10,5  x 18 cm

Libër dygjuhësh: Gjuhë angleze dhe shqipe

Botuar nga Iniciativa për Histori Gojore

© 2023

Ky publikim është mbështetur nga National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund.

PUBLIKIM I RI: FUSHATA E PAJTIMIT TË GJAQEVE 1990-1991

Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990–1991 ishte thirrje për veprim dhe bashkim në mes të shqiptarëve të Kosovës. Fushata filloi më 2 shkurt të vitit 1990, në Lumbardh, fshat në komunën e Deçanit, si kundërpëgjigje ndaj medieve serbe të cilat kishin keqprezantuar vdekjen e tridhjetë e tre studentëve të cilat kishin raportuar që vrasja e tyre kishte qenë e motivuar nga gjakmarrja, kur në fakt studentët kishin vdekur në protesta në mbrojte të autonomisë së Kosovës së revokuar nga Jugosllavia. Shumë shpejt fushata mori hov dhe krijoi një momentum në të gjitha vendet e Jugosllavisë të banuara me shqiptarë. Rezultatet ishin qindra tubime publike, mijëra falje të gjaqeve, dhe lirimi i familjeve nga barra e gjakmarrjes. Projekti arkivor dhe ekspozita Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990 – 1991 është një sprovë në konstruktimin e një hapësire të kujtesës së gjallë, të një mjedisi që e çmon rrëfimtarinë dhe strukturat narrative, për të na mundësuar një dialog historik dhe ftuar që të mendojmë se çfarë do të thotë të kujtosh.

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

Udhëheqëse e hulumtimit: Erëmirë Krasniqi

Asistente të hulumtimit: Jeta Rexha dhe Lirika Demiri

Përkthimi në gjuhën shqipe: Donjet Behluli

200 faqe, fotografi me ngjyra

Kopertinë e fortë 27 x 23 cm

Libër dygjuhësh: Gjuhë angleze dhe shqipe

Botuar nga Iniciativa për Histori Gojore

© 2023

Ky publikim është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Rockefeller Brothers Fund.

publikim i ri: Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989

Publikimi përcjellës i ekspozitës, “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989” merr trajtë të një kompendiumi që katalogon ngjarjet kyçe që definuan komunitetin minerar të Mitrovicës. Të dyja, publikimi dhe ekspozita, përkushtohen që të kuptojnë format e reja të angazhimit politik që gjetën artikulim gjatë grevës së minatorëve të organizuar nga 20 deri më 28 shkurt, 1989.

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

Hulumtuar nga Anita Susuri, Erëmirë Krasniqi, Korab Krasniqi dhe Renea Begolli

142 faqe, 46 ilustrime bardh & zi dhe me ngjyra

Kopertina e fortë 17 x 22 cm

Publikimi ka edicionin në gjuhën shqipe dhe angleze

Botues: Iniciativa për Histori Gojore

© 2023

Publikimi është mbështetur nga Foundation for Art Initiatives (FfAI).

Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe Qytetet në Kartolina

Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe Qytetet në Kartolina

Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe Qytetet në Kartolina