PUBLIKIM I RI: Arratisja

Publikimi “Arratisja” vë në qendër rrëfimin e Martin Çunit dhe Muhamer Shabanit, dy ish të burgosur politikë në Jugosllavi. Hapi i parë drejt këtij publikimi ishte realizimi i intervistave të historisë gojore. Nga Martin Çunin kuptuam për përpjekjen e tij për t’u arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, ndryshe e njohur si Burgu i Prishtinës. Ky rrëfim na solli në kontakt me Muhamer Shabanin. Këta dy për shtatë muaj kishin punuar së bashku për të krijuar një shteg që të shpiente jashtë këtij burgu. Në mungesë të burimeve tekstuale dhe vizuale, kemi konsideruar që përvoja e përbashkët e Çunit dhe Shabanit të përcillet përmes një publikimi që mbështetet në përvojën dhe kujtesën e tyre. Në bashkëpunim me të intervistuarit, intervistat janë përpunuar në rrëfime në vetën e parë. Rrëfimi i arratisjes jo vetëm ofron dy perspektiva mbi të njëjtën ngjarje, por ka edhe dy përfundime skajshmërisht të ndryshme: Çuni është kapur, ndërsa Shabani është arratisur. 

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

Asistent redaktore: Anita Susuri

Hulumtuar nga Anita Susuri dhe Renea Begolli

132 faqe, 16 fotografi bardh & zi 

Kopertinë e butë 10,5  x 18 cm

Libër dygjuhësh: Gjuhë angleze dhe shqipe

Botuar nga Iniciativa për Histori Gojore

© 2023

Ky publikim është mbështetur nga National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund.