Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe Qytetet në Kartolina

Pjesa e gjashtë

Gjurmë të Jetës së të Tjerëve

Xhevati, shkruan nga Gjilani në vitin 1972, dërgon përshendetje të ngrohta për shokun e tij më të mirë Srđanin në Beograd. Stili i shkrimit paraprak, dhe ngrohtësia e shkëmbimit sygjerojnë korrespodentë të rinjë. A ishin shokë në Gjilan, para se Srđan u zhvendos në Beograd? Adresa e tij është Beograd i Ri, ku shumë ushtarë jetonin. Ose ndoshta ai gjithmonë ka jetuar aty dhe ka njohur Xhevatin përmes ndonjë konkursi të hapur për të gjitha federatat, ku u bënë shokë.

Ne nuk mund ta dijmë kurrë historinë e plotë të kësaj kartoline që na jep vetëm një fargment informacioni për jetën e Xhevatit dhe Srđanit, por e dijmë kontekstin e Jugosllavisë, dhe mund të imagjinojmë skenarë të kësaj shoqërie përkundër sfondit të një vendi në të cilin mardhëniet ndërmjet kombeve ende nuk ishin përkeqësuar.

Mesazhet mbrapa kartolinave në koleksion janë kryesisht telegrafike. Të gjitha janë në gjuhën serbe, me një përjashtim. Njerëzit u dërgojnë përshendetje pjesëtarëve të familjës, shokëve ose të njohurve, që jetonin në pjesë tjera të Jugosllavisë. Datojnë nga viti 1964 deri në 1985.

Mbrapa një kartoline nga Prizreni, datuar 3. 12, ndoshta viti 1966, Sanja nga Prizreni shkruan një listë të maleve lokale: Zlatibor, Kopaonik, Žabljak, Brezovica dhe të tjerë, duke ia adresuar kartolinën Qendrës Sava në Beograd të Ri, ku dërgoheshin përgjigjjet për një shfaqje kuizi, Trik, që shfaqej në televizionin Treći Kanal. Nga përgjigjja, mund të supozojmë që mund të ketë qenë një pyetje e thjeshtë. A po shpresonte ajo të fitonte një çmim për përgjigjjen e saktë?

Në një kartolinë që daton me 7.10.1974 dërguar nga Prishtina, Mičko i shkuran shokut të tij Milosav në Boljevac, një qytet i vogël në pjesën lindore të Serbisë, për faktin që sapo kishte qenë në Fakultet dhe ka marrur vesh që ligjeratat do të fillonin nga 12-15 Tetor; ai kërkon nga Milosav që t’i sjellë një orë, kur ai të vijë në Prishtinë. Mund të supozojmë që meqenëse Universiteti i Prishtinës ishte mirë i themeluar në vitin 1974, po tërhiqte studentë nga Serbia.

Ndoshta Sonja, që shkruan me 17.2.1970, ishte një studente nga Prishtina, ajo informon Ratko (një i afërm? Një i dashur?), në adresën e një poste ushtarake, që ajo nuk e kaloi një provim, që ai të mos stresohej tani që nuk kishte lajme nga ajo.

Në vitin 1978, Branko falenderon Jelenën dhe axhin e tij në Rakovicë për urimet e tyre dhe paratë që kanë dërguar – A ishte edhe ai student? A i pranoi ai urimet edhe paratë për diplomimin e tij?

Në vitin 1973, Dragan i dërgoi përshendetje familjës së tij në Zagreb, duke shtuar se ai sapo kishte arritur në Prishtinë, që duket shumë larg nga shtëpia, dhe Ante shkruan përshëndetje të thjeshta për vjehrrën e tij dhe familjen e kunatës së tij, adresuar në një qytet shumë të vogël afër Derventas, në Bosnje. Çfarë kanë ardhur ata të bëjnë në Prishtinë? A janë edhe ata studentë? Duke shkruar nga Gjilani në vitin 1984, Milan i kërkon vajzës së tij Lolitës në Shkup që t’i shkruaj, duke shtuar dëshirën që të shihen së shpejti. Gjithashtu një student? Apo një ushtar?

Një mesazh pa datë nga Lale, gjatë shërbimit të tij ushtarak, i adresohet ndrikullës së tij në Beograd për të kërkuar falje që nuk i përshendeti të gjithë, dhe që nuk mundi ta dërgojë adresën e tij, të cilën ai nuk e di sepse nuk është në kazermë. Kur u dërguan rekrutët serb në Prishtinë? Kur ishte Lala atje?

Marija shkruan një shënim falenderues më 28.11.1970 për një grua që ne supozojmë të ketë qenë mikpritësja e saj, Nasta Popović, në Vrnjačka Banja, një ilixhë në Rashka, Serbi; ajo i tregoj asaj sa mirë është ndjerë pas qëndrimit aty, sidomos Vesna e vogël, dhe përshendetë të gjithë familjën (apo janë punëtorët e ilixhës?) duke i listuar të gjithë me emra. Kjo kartolinë hapë një dritare tjetër në jetën e qytetarëve socialist, që mund të kalonin kohë në ilixhet e ndryshme shtetërore për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Më enigmatike, një kartolinë përshendetëse të pa nënshkruar që daton më 24.11.1964, që iu dërgua Millovanit në Beograd, njofton një kthim të shpejtë pas dy ditësh, nëpërmjet rajonit kroat të Kodrumit. Pse e merr atë rrugë të gjatë për t’u kthyer në Bograd nga Prishtina? Mesazhi vazhdon, në mënyrë kriptike: I kam marrur letrat e tua dhe kuptoj gjithçka që ti më shkruan. Në vitin 1964 Kosova ishte ende nën zotrim të plotë të Ministrit të Brendshëm Aleksandar Ranković, që ndiqte çdo armik të dyshuar të Jugosllavisë dhe konsideronte shqiptarët në Kosovë armiq. A e shpjegon kjo anonimitetin e këtij mesazhi?

Në mesin e shumë pak shqiptarëve në mesin e korrespondentëve, një i dërgon përshëndetje telegrafike vllau të tij Idrizit në një hotel rinor në Zagreb, duke pranuar marrjen e një letre nga ai, më 17.11.1975. Ramiz Lluka i shkruan në serbisht Paulit në Zagreb, më 2.2.1982, duke e falenderuar për përshëndetjet e Vitit të Ri, që ka shprehur shqetësim për sëmundjen e tij, dhe duke njoftuar se ai do t’ia sjellë pantollonat atij personalisht. Kush ishte Pauli? Një i njohur? Një klient? Dikush që punonte në Prishtinë dhe që ishte ndaluar në Zagreb nga një gjendje e përkeqësuar pas pushimeve? Ishte Ramizi rrobaqepësi i tij?

Kartolinat si Produkte

Kartolinat e Kosovës së pasluftës në koleksionin e Kthehen tek Dërguesi u prodhuan masivisht nga kompani të mëdha Jugosllave, të njohura në atë kohë, si Minerva në Suboticë dhe Turistkomerc në Zagreb, dhe në një nivel shumë më të vogël NIRO Eksport Press dhe Knjizneve Novine në Beograd, Turistička Stampa në Beograd dhe Zagreb, Duvan në Pristinë, dhe Naš Glas në Smederevo. Në disa raste, është një bashkëpunim me një shtypshkronjë në Itali, Ditta Bruni (ose Brunner) në Como.

Nuk ka befasi të madhe këtu, në kontekstin e Jugosllavisë Socialiste, përveç ndoshta mungesa e prodhimit vendor, megjithatë mostra e kartolinave është shumë e vogël për të ardhur në një përfundim. Për arsyen e njejtë, është vështirë të kuptohet fakti se mesazhi që duket në kartolina përpara, “Përshëndetje nga Prizreni” ose “nga Prishtina”, janë më shpesh në gjuhën serbe, qoftë në alfabet cirilik apo latin. Të rralla janë në gjuhën shqip gjithashtu; një herë, nga Prizreni, në turqisht.