Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe Qytetet në Kartolina

Pjesa e pestë

Memoriali i dedikuar Ushtarit të Rënë, 1941-1945, Gjilan.

Ndoshta daton nga viti 1973, kjo kartolinë tregon memorialin dedikuar Ushtrarit të Rënë, 1941-1945, në Gjilan, që njihet më shumë nga komuniteti si Ushtari i Panjohur. I ndërtuar në vitin 1963 si edhe një dëshmi tjetër për viktimizimin aktiv të partizanëve, ky monument është kubist në pamje- një formë e madhe njeriu që mbanë një të vdekur në krahë, si një përfaqësim pothuajse i përgjithshëm i kujdesit dhe pikëllimit.

Për më shumë se 50 vjet, ka qenë pikë reference për shumicën e qytetarëve të Gjilanit, një shenjë e qytetit modern, siç tregojnë shumë kartolina.

Në vitet 1960, mund të ketë qenë ndërtimi më modern në një qytet ende shumë afër natyrës, siç tregon një kartolinë e qendrës së Gjilanit që daton në vitin 1964.

Monumenti kishte zavendësuar një statujë të Mbretit Serb Petar Karađorđević të vitit 1918, por tani nga ana tjetër është zëvendësuar nga një statujë e Idriz Seferit, një hero shqipëtar i rajonit, i cili ka luftuar kundër Perandorise së Parë Osmane, më vonë kundër Serbisë në Luftërat Ballkanike.

Në nëntor 2017, disa pjesë të Gjilanit dhe shoqërisë civile të Kosovës protestuan për heqjen e këtij monumenti, një veprim që ata e ndjenin si plagë për imagjinatën e tyre të qytetit. Ka të tjerë, megjithatë, që janë të lumtur të shohin monumentin të largohet, sepse iu kujton një kohë të errët në historinë e vendit, muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur Gjilani ishte skena e një masakre të civilëve nga partizanët. Një histori gojore me një të mbijetuar Enver Tali, kujton ngjarjen nga pikëpamja e një djali të frikësuar, Enveri si një adoleshent, i cili pa familjën e tij duke u vrarë para se të kërcënonin edhe atë.

Iniciativa e Historisë Gojore të Kosovës është bashkuar në mbrojtje të munumentit me një letër të hapur drejtuar kryetarit të Gjilanit. Ne ndjejmë që në vend që të shkatërrohet ky munument, dhe që të fshihet historia e Kosovës që kremton çlirimin nga okupim Nazist Gjerman, qyteti duhet të siguroj kontekstin për monumentin dhe të përkujtoj gjithashtu historinë e luftës që nuk është e lavdishme.