Gjatë rrugës për në Konferencën e Paqes në Rambuje: “[…] nuk m’kishin dhënë pasaportë kurrë që kur kisha dalë nga burgu. Pastaj, u detyrun nifar’ mënyre, meqenëse isha anëtar i delegacionit ma bonën ni pasaportë. Me pasaportë t’re unë frringo po udhëtoja atë ditë. […] Pjesëtarët e UÇK-së të delegacionit erdhën në aeroport po nuk hyn në kontrollë e që bohen zakonisht ku kontrollohen pasaportat, po drejt në aeroplan. Erdhën me makina të KDOM-it, që i thojshin atëherë, të vëzhguesve. Hyjnë në aeroplan pa kurfar’ kontrolli. Ata megjithatë s’kanë pasë besim t’plotë që do t’vijnë ashtu aq lirë. Kishin marrë nga ni revole me veti. Jo për t’vrarë kënd me të po ishin t’bindur që nuk duhej të dorëzohen dhe për t’vrarë vetën domethanë. […] në aeroplan [po i them] komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla ishte atëherë, kishim qenë t’organizuar bashkë ne në organizatë edhe n’burg pastaj ni kohë kemi qenë bashkë. […] me shaka, thashë, ‘Isa Boletini kur ka shku në Evropë nuk ka shku kshtu i çarmatosur sikur ju, sikur ti’, po i thom atina. Kur ai po e shpalon palltën e tij qishtu dhe po tregon që e kishte.









