Fehmi Elmazi

Prishtinë | Date: 14 shkurt, 2024 | Duration: 84 minuta

Mu më kanë rrehë në Burg të Nishit m’kanë llomit m’kanë shkelë. Jo veç që m’kanë rrehë po janë kanë tre nadzornik [mbikëqyrës]. Unë jom kanë i dënum prej [Aleksandër] Rankoviqit se s’kom nejtë urtë unë edhe në burg atje, a po kupton? Tre m’kanë shkelë e me kamë e kom shkepu me muj, a po kupton. Në izolim 14 muj me 200 gram bukë. Prej 72 killave kom ra në 32 killa. Çka me t’kallxu ma shumë? Dënim ma të madh… nuk ka pasë qelia as dritë, as kurgjo s’ka pasë, as dritare, as prag. Kurrë flejt s’kom mujtë për arsye se në Nish fryn koshava, a Burgu i Nishit është në qasi vendi që e kap fryma në tona antë. 

 

[…] Ka ardhë baba me m’pa. Babën e kom pasë të moshun, që t’kallxova 89. Ka ardhë me m’pa. Kur m’ka pa mu 30 killa i ka dalë autobusit me shkelë. Po e kom pasë kusheri atë kondukterin e ka njoftë edhe e ka nalë autobusin.


Anita Susuri (Intervistuesja), Ana Morina (Kamera), Nazmie Elmazi (E pranishme)

Fehmi Elmazi u lind në vitin 1941 në Gjilan. Në vitin 1964 është burgosur për veprimtari politike dhe është liruar në vitin 1966. Ka punuar si kontabilist në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku” deri në vitin 1990. Pas vitit 1990 ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Tani është i pensionuar dhe jeton me fmailjen në Prishtinë.

Fehmi Elmazi

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoti Fehmi, nëse mundeni me u prezantu me na tregu datën e lindjes, diçka për familjen, fëmijërinë qysh e keni kalu?

Fehmi Elmazi: Unë jam Fehmi Elmazi Bajrami. I lindun me 13.04.1941 në Gjilan. Kom pasën fat t’keq ni familje e përndjekun për arsye se në fshatin Malishevë na kemi jetu, baba im. Po 1924-shin kanë qenë n’mahallën tonë aty ku jemi konë, i thojnë mahalla e Hashanve, janë ardhë gjandarmëria ka shpihunu dikush edhe i kanë vra katër kaçak. Po mes tyne i kanë rreh edhe kta tjertë krejt, a po kupton? Po ishte qenë nji, se kta shkitë gjithmonë kanë kqyrë burrat e pashëm, burrat që janë t’zot me i asi… kta janë kanë t’pa shkollë po ky… ni Migja Shaban ish kanë kshtu korpulent e burrë asi edhe kanë dashtë edhe ata me vra.

E ia kanë nisë me i rreh kta. “Thuni që kaçakët janë kanë te Migja Shaban”. Ai mos guxo se ky t’u i mshu ka shujtë, e ka hangër dhe ka shku. Nuk p’e zgati shumë po baba im, u kanë i vogël po u kanë trim, ai u kanë me Mulla Idrizin edhe 1924-shin u kanë nantë muj në Shqipni, Ahmet Zogën me pru në pushtet. Nantë muj u kanë në Shkodër. Tash kur ka ardhë te baba im, i ka thanë, ia ka drejtu pushkën edhe i ka thanë, “Thuj që te Migja Shaban janë konë”, “Jo”, thotë, “nuk është e vërtetë”. “Ku e din ti?” “E di”, thotë, “une. Se qy ku është ai ku janë kanën”. Ai u kanë ni kusheri i joni, nifar’ Bajrami Murati. Ia kanë bo ata shkitë kanë thanë, “Çka po thu, a është e vërtetë?” “Po”, thotë.

Baba jem i ka pshtue, i ka thanë, “O Sahit, ndalsh në emër të djalit në atë dynja”, që ia ka pshtu jetën. Po du me thanë meniherë mas ksaj ata i kanë, i kanë rreh, i kanë malltretu dhe me i çu krejt i kanë çu për Turki. Krejt mahalla jonë veç ni shpi u metë, ni Hajdar Malisheva u konë metë aty edhe ni Rrahmani, ni vllavi i tij. Tjertë kanë shku në Gilan edhe për Turki. Po thu me thanën që jemi kanë familje e vujtun e ndjekun gjithmonë. T’kallxova, baba me Mulla Idrizin u kanë deri n’minutin e fundit kur e kanë hupë luftën e Gilanit. Nashta nuk ka nevojë me zgjatë këtë histori veç po du me thanë, jemi konë t’ndjekun, jemi konë t’vujtun se kena mbetë pa tokë. Ua kanë marrë shkitë.

I kanë përzan edhe kanë mbetë në Gilan aty. Se nana jem nuk ka shkue se e kom pasë babën t’shtirë, a din. Ka thanë, “Jo nuk vij unë në Turki”. Kanë mbetë në Gilan. Po nana jeme ka qenë herkul. Nantë fmi i ka bo. Fukarallak i madh, munësh me marrë me mend, pa tokë, pa kurgjo. Qishtu kena vujtën me toka t’huja deri 1962-shin. 1964-shen kemi ra n’burg tre vllazën edhe djali i migjës. Rexhep Elmazi, unë Fehmi Elmazi, Elmaz Bajrami vllau jem i madhi edhe ni djalë i migjës. Po du me thanë që t’ndjekun gjithmonë. Masanej ajo ka vazhdu…

Anita Susuri: Zoti Fehmi, n’fillim ju m’i thatë dy mbiemra…

Fehmi Elmazi: Po.

Anita Susuri: Pse ka ndodhë kjo?

Fehmi Elmazi: Qe po të tregoj. Fehmi kur jemi hi n’shkollë ma s’pari ata nuk kanë ditë administratë me ba edhe t’ka vet, “Qysh e ki emrin?” “Fehmi”, “Emri i babës?” “Sahit”, “Babgjyshi?” “Elmaz”, a po kupton? A katragjyshi e kemi mbiemrin Bajrami. Mirëpo na atëherë qishtu e kemi ditë dhe tetë vjeçaren e kemi krye me qat’ mbiemër. Rexhepi i ka shkrimet, Rexhep Elmazi, shkrimtar, nashta ke lexu naj sen prej tina. Ai i ka qashtu i ka shkru vjershat, Rexhep Elamzi dhe ka mbetë me qata. Po du me thanë për qata i kemi dy emra.

Anita Susuri: E m’tregut për babën e juj…

Fehmi Elmazi: Po.

Anita Susuri: Çfarë gjenerate ka qenë ai? Qysh ka ndodhë që ai ka luftu?

Fehmi Elmazi: Ai ka qenë i lindun me 1892. E mbaj mend se Tita u kanë qat’ datë (qeshë) e nuk e harroj. M’ka mbetë kshtu si, a din, që e mbaj mend ma lehtë. Baba ka qenë ‘892. Ka vdekë 80 vjet, ‘72-shin ka vdekë. E vujtjet që i kena pasë na… se babën nuk e kanë lanë n’punë masi kanë hi, a din, komunistat, në Gilan s’ka pasë kurfar’ fabrike veç fabrika e duhanit. E ai ka punu qaty kah gjashtë muj edhe i moshun edhe po du me thanë që kena pasë vujtje të tmerrshme, bukë s’kena mujtë me ba.

Po unë jom anku për pension t’babës ndaq me ditë, deri në Gjyq Suprem të Serbisë. Mas gjashtë vjete, se ‘57-ten babën e kanë qitën i ka bo 65 vjet n’pension. Ai nuk ka pasë t’drejtë se s’ka pasë stazh mjaft, unë me advokat e kom nxerrën edhe në Gjyq Suprem të Serbisë jemi anku dhe kom fitu mas pesë vjete. ‘62-shen unë jom kanë ushtar kur i ka ardhë pensioni. Ai pension i vogël se s’ka pasë shtatë vjet stazh po t’vogël t’vogël, indalid, bukën e ka bo, a je ka kupton? Po du me thanë që… po ma e keqja na kemi ra ‘64-shin tre vllazën. E ka vazhdu ajo mjeria hala.

Vllavi i madh i ka pasën pesë fmi, bukë s’ka pasë me hangër, n’punë s’i ka lanë. Tmerr i zotit. Rexhepi bashkë me mu n’burg. Ai u kanë nantë vjet i dënun. Unë katër vjet. E kto tmerre kanë vazhdue… se na kanë njekë, na kanë njekë… unë t’kallxova gjashtë here. ‘69-shen për dasmë në Gjakovë jom dënu ni muj ditë me gjithë vllaun, me Rexhepin. ‘81-shin na kanë marrë krejt neve t’burgosurve që jemi konë t’vjetër na kanë mbajtë mshelë që mos t’kemi lidhje me demostratat. E qe qishtu ka vazhdu ai avazi i keq për neve gjithmonë.

Anita Susuri: E ju cili fmi keni qenë me radhë? Që thatë nantë fmi keni qenë.

Fehmi Elmazi: Unë kom qenë fmija i pestë. Se i ka pasë nana tri vajza, jo, pesë vajza e katër djem. Djali i madh Elmazi u kanë, vllau ma i madhi. I dyti Rexhepi. Po motrat e mdhaja i kom pasë ma t’mdhajat. Njana ka qenë ka lind në katun atje në Malishevë 1924-shin. Tjetra u kanë dy vjet ma e re 1946-shin. Ato kanë dekë, veç po të tregoj a din që janë, katër motra, asi, katër vllazën e pesë motra.

Anita Susuri: E qysh ka qenë qajo periudhë si fmi që e mbani ju mend? Janë kanë dikund vitet ‘50-ta, ju keni qenë…

Fehmi Elmazi: Krejt i mbaj mend.

Anita Susuri: Ka qenë koha e Rankoviçit po edhe e mbledhjes së armëve dhe tepricave…

Fehmi Elmazi: I kom përjetu krejt unë ato se ‘56-ti ka qenë ajo. Unë e kom pasë ni dhandërr n’fshatin Livoç. Ai u ardhë tha, “Kanë ardhë”, tha… se kanë shku me muzikë kta me bo muzikë në këtë anë e m’i rreh në atë anë, mos me i ditë që po piskasin, a po kupton? Tha, “Kanë ardhë”, tha, “e i kanë rreh, e i kanë shti në ujë të ngrit e shka s’ju kanë ba shqiptarëve”. Shumicën i kanë mytë. I kanë rreh, i kanë rreh edhe ka vdekë mas ni muji, dy, tre. I kanë shti thojshin në lëkurë të dashit për me mujtë me i pshtu. Ka qenë e tmerrshme ajo, a po kupton?

Anita Susuri: A ka ndodhë edhe n’familje te baba?

Fehmi Elmazi: Jo, jo. Nuk ka ndodhë se baba ka qenë në Gilan, a po kupton? 1924-shit nuk i kanë ditë ato historina, a po kupton? A mixhën ma kanë mbytë ‘45-shin. Mixhën ma kanë vra, e kanë nxan në mal u kanë me Mulla Idrizin t’u luftu ata n’atë atë, kta e kanë nxan edhe e kanë vra. Pajaziti. Pajazit Bajrami është në libra. E kanë vra.

Anita Susuri: A ka qenë ai… me kond për shembull kshtu kundër partizanëve a po?

Fehmi Elmazi: Po, po. Ka qenë kundra… se lufta e Gilanit është kundra shkive. Nuk u kanë n’pytje partizanët, veç kundra shkive, a po kupton? Ai baba jem e ka rujtë kufinin deri ka hupën, u kanë n’kufi atje në Zarbincë. Me gjithë kusherit e mi kanë shku çdo javë dhe e kanë rujtë kufinin prej shkive mos po hijnë shkitë në Kosovë. Tmerre të zotit kena përjetu na. Ajo veç historia që i ka shkrue.

Është daja i ksaj {tregon me gisht nga bashkëshortja e tij}, Sylë Zabinca, komandant u kanë qaty në Zarbincë ku e ka pasë ai shpinë dhe deri kha në ktu që është në Marevc. Deri në Marevc e ka pasë territorin ai prej Vrajës te knena. Kanë luftu shqiptartë gjithmonë edhe qishtu kanë qenë të persekutun e t’vran e krejt.

Anita Susuri: Po m’intereson qysh ndodhi që ju fillut me aktivizëm politik?

Fehmi Elmazi: Qysh?

Anita Susuri: Qysh ndodhi ju që fillut me aktivitet politik?

Fehmi Elmazi: E qe po të tregoj. Unë jom kanë si fmi shumë i gjallë. Unë kom shkue gjithkund ku ka pasë lëvizje t’njerëzve kom hi. Kom shku n’kafe që shqiptartë nuk kanë shku n’atë kohë se thojshin veç shkijet shkojnë. Se krejt UDBA i merrke veç ata që i kish për veti e me qata pijshin kafe. Kta, na nuk e asi… po unë nuk i kom ditë ato gjana, a je ka kupton? Unë kom shku me ngu muzikë. T’kallxova që muzikën e kom dashtë, atëherë s’ka pasë shqip, krejt serbisht ka pasë muzika edhe naj kang turq, nuk ka pasë tjetër. Krejt serbisht po m’ka interesu edhe qata me ngu se çka me bo te shpija pa rrymë, a je ka kupton?

Mirëpo tash është tjetra gja. 1943-shin kur kanë ikë prej Shqipnisë që kanë ikë në Jugosllavi që i kanë qitën Amerika edhe Jugosllavia, i ka qitën për me luftu Shqipninë, sistemin e Shqipnisë. Unë kom shku në klub të imigrantave. Qaty e kom ngu Radio Tiranën. Qaty i kom ngu lajmet, krejt. Mbaj mend si sot atë Belishoun kur e kanë dënue, Nako Spiron e plot tjertë. Tash kanë kalu shumë vjet, a din, p’i harroj veç qito i kom majt mend. Unë kom nejt në klub të imigrantave. Në klub të imigrantave e kom pa, Enver Hoxhën jo, po flamurin shqiptar. Jom indoktrinu me qata.

Po ishte tjetra se vllau, Rexhepi, ka qenë ma i zoti se une ka lexu ma shumë. Ai i ka gjetë librat e Shqipnisë edhe grupi jonë i Gjilanit, se na e kena pasë grupin tonë politik, Gjilani. I qujtun Mujo Ulqinaku. A ke ni për Mujo Ulqinakun?

Anita Susuri: Ëhë.

Fehmi Elmazi: E nëse ke nie… ai ka luftu kundër italianëve. Kur kanë bo okupimin kta italianët të Shqipnisë, ai i ka mbledhë shokët dhe ka dalë në kodër te deti dhe ka luftu me italianët. Rexhepi ata e ka lexue dhe ia kena lanë organizatës emrin Mujo Ulqinaku. Po du me thanë jemi kanë të indoktrinun po jo, Rexhepi u kanë i vetëdijshëm. Ai ka lexu ma shumë, ka pasë libra ma shumë. Se u kanë ni profesor Zabica, nashta i ka ni zanin, shumë i zoti edhe shqiptar i mirë. Ai e ka gjetë Rexhepin ni djalë t’besueshëm, ni djalë që e don atdheun, që e don Shqipninë dhe i ka dhanë libra.

Ky i ka shkru edhe ni vjerrshë i ka shkru Rizës. Riza ka qenë njeri i madh. Edhe ai i ka shkru Rexhepit po edhe Rexhepi për ta. E po du me thanë indoktrinimi jonë ajo. Po ‘53-shin osht’ martue ni motër e jeme për ni imigrant të Kuksit. Që thashë që i ka dajtë në Zhur. Kur e ka bo dasmën që e ka marrë motrën teme, i ka pasë kijet, se ka dalë prej Shqipnisë me kije dhe me kuaj. I ka pasë tre kuaj i ka pasë në Gilan. U shku i ka shitë kijet dhe ka bo, po mendoj, harxhin e teshat për me u martu. Qe qishtu ka qenë ai indoktrinimi jonë.

Po na ma shumë që jemi kanën… me 1957-tshin kur ka ardhë rryma, na kena punu duhanin, a po kupton? Se s’ka pasë tjetër sen kur s’ka tokë. Ata që kanë pasë tokë shumë kanë mbjellë qaty po na i kena marrë që thojshin n’atë kohë, kah ni dhjetë mijë, një mijë metra a dhjetë mijë metra me mjell duhon. Edhe na kena mjellë duhanin, osht’ ba ni vjet mirë edhe vllau i madh, a beson, nuk ka pasë pantolla veshë, me pantolla t’shkyme. Tha, “Çka po boni? A po doni me ju ble tesha? A po doni…” “Jo valla s’po dojmë kurgjo veç ni radi”. Se n’kojshi njani e kish e ia bojke krejt mahallës (qeshë), a po kupton? E ngojshim.

Na ka ble ni radi të Nishit të parat që kanë dalë në ‘57-tshin. Qaty nuk e kemi nalë Tiranën na kurrë. Domethanë jemi kanë t’lidhun kshtu shpirtnisht me Shqipërinë. Edhe motra masanena ishte për emigrant, na ishim me ta. Unë shkojsha n’klub sikur n’shpi teme, a po kupton? Për arsye se isha aty. E qishtu indoktrinimi i jonë ka qenë. Ma s’pari babë e babgjysh që kanë luftue, t’kallxova 1924. Baba u kanë nantë muj për Ahmet Zogun me prue me ba mret. Mas nantë mujve ka thanë, “Shkoni se unë kom bo ushtar boll”, edhe u kthy. Po kurrë s’e kanë përmend për arsye se e kanë akuzue për territore, ti e din Ahmet Zogun. Po du me thanë janë t’lindne qito gjana krejt, krejt.

Anita Susuri: E me këtë grupit që e përmendët, Mujo Ulqinaku, çfarë aktivitete keni bo?

Fehmi Elmazi: Me grupin, Rexhepi u kanë shumë i ngritun po edhe shumë e ka dashtë Shqipninë. Ia kena nisë me ba diçka thojke. “O Rexhep ma”. Unë i kom thanë, unë isha ma i ri a din. Se u desht me i qit’ flamujt. I kom qit’ flamujt ‘64-shin une edhe Rexhepi. Thashë, “Ani na po punojmë ilegalisht po si t’i qesim flamujt ata pa na gjetë UBDA nuk e lanë edhe shkojmë n’burg”, “More le t’shkojmë n’burg le t’shkojmë ku t’dush. Unë ja ka me bo diçka për Shqipninë ja hiç”. Qikjo ka qenë fjala e Rexhepit.

Na… ai u kanë shok me Zeqir Gërvallën. Zeqir Gërvalla u kanë i lidhun me Adem Demaçin. U kanë grupi i Prishtinës, u kanë grupi i Gjakovës, u kanë grupi i Pejës, u kanë grupi i Mitrovicës, u kanë grupi i Prishtinës, i krejt qyteteve. Tash Zeqa i ka thanën, “Rexhep”, “He”, “Ti e di që e ki organizatën po a vjen ti me ju bashku lëvizjes se na jemi n’krejt Kosovën”, a po kupton? Edhe ky ka pranu. Ka ra n’kontakt me Adem Demaçin dhe janë marrë vesh me u bashkue. E për qata nuk përmendet Mujo Ulqinaku se jemi bashku me Lëvizjen për Bashkim Kombëtar. Qikjo osht’.

Anita Susuri: E çka keni bo ma konkretisht?

Fehmi Elmazi: E qe çka kena ba. Na ia kena nisë… se atëherë nuk ke guxu me folë se janë kanë shpihuna UDBA, nuk ka pasë shpija nuk ka pasë që nuk ka pasë njerëz. Po ma s’pari na jemi lidhun tre vllazën kemi hi n’organizatë edhe miku i vllaut, edhe ai ka hi me gjithë ni kojshi qaty. Jemi kanë pesë vet. I kemi qit flamujt. Po mos me i pasë qit’ flamujt na kishim mujtë me veprimtaru, me veprue. Po si i kemi qit’ flamujt ata krejt Kosovën përniherë e kanë… se e kanë pasë ni shpihun n’kryesi tonë, të Ademit dhe na kanë burgosë krejtve për ni ditë. Qitu është ajo. A po kupton? Qishtu osht’ kjo që kjo Mujo Ulqinaku është shkri në Lëvizjen për Bashkim Kombëtar.

Anita Susuri: E kto flamuj që thatë që i keni qit’, qysh ka qenë krejt aktiviteti?

Fehmi Elmazi: Qe tash po të tregoj. Flamujt, Rexhepi u kanë n’kontakt me Zeqirin. Zeqiri e ka pasë osht’ ni Enver Mehmeti, ka punu në radio apo në televizion, m’duket në Radio Prishtinë ka punue. Ai u kanën me fakultet, u marrë vesh, flamujt janë pregadit në Prishtinë, a po kupton? Kush i ka pregadit nuk e di po m’ka thanë mue, “Jom marrë vesh me Zeqën t’premten vjen njeri i bjen katër flamuj”, a po kupton? “Na kena me i qit’ n’qytet”. Unë i thashë, “Mirë Rexhep veç ta dish që po i kallxojmë shkive se ku jemi”, “Hiç”, tha, “nuk ma nin mu. Une kom vendosë me dekë për Shqipni”.

Jemi çu natën i kemi qitën qata flamuj edhe na kanë zanë meniherë n’krye t’ni muji. Se për ditë të punve të brendshme të Jugosllavisë, ti nuk e di a e din çfarë dite u kanë, veç mu m’kujtohet që osht’ 13 maji apo 13 prilli, tash qitu mu ka përzi. Munësh me gjetë, a po kupton, si te shkrujsh… e qat’ ditë i kemi qitën na flamujt. Qe qishtu i kemi qit’ flamujt. Masi i kemi qit’ flamujt ata na kanë zbulu masanena shumë lehtë. Unë ia kom nisën atje kom punu në Pogragjë jom kanë si instruktor i duhanit. Ia kom nisë me bashkëpunu, kom folë me dy vet. Ni shok e kom, ni Isa Musliu. Jemi bashkue, kemi bashkëpunu me ta.

Ia kena nisë aktivitetit edhe për armë me mbledhë po na mshelën, na zunën. Se shkoj shumë shpejt ajo. Ishte e pregaditun. UDBA i kish pasë veç informatat krejt. Përniherë na kanë… me Gjakovë, me Pejë me krejt na kanë burgosë krejt. Domethanë pa e pasë njerin nuk kanë mujtë.

Anita Susuri: E ‘64-ten a jeni kanë n’shkollë t’mesme t’u viju?

Fehmi Elmazi: ‘64-ten unë jom ardhë prej ushtrisë ‘63-shin. Jom kanë n’punë në Kombinat të Duhonit se e kom pasë shkollën e duhonit ‘58-tshin t’kryne. Jom konë si instruktor i duhonit në fshatin Pogragjë, qaty m’kanë burgosë. Fshatin Pogragjë mu m’kanë burgosë. Qe qishtu.

Anita Susuri: E burgun a ju kanë pru fillimisht në Prishtinë a hetimet…

Fehmi Elmazi: Jo hetimet janë mbajtën në Gilan, hetimet i kena pasë në Gilan. Nantë muj apo tetë muj tash nuk e di i kom harru ato. Veç shtatë-tetë muj sa kanë zgjatë qaty në Gilan jemi konë, Burgun e Gilanit. Masanena na kanë çu për Nish, e kemi lypë vet për Rexhepin se osht’ kapedani ma i lehtë sesa burgu që i thojnë kta burgu hetues. Qe qishtu. Domethonë në Gilan e kena majtë. Mu dënu jena dënu në Prishtinë jo në Gilan për mos me ditën, mos me ditë populli që ka organizatë.

Atë ditë që na jemi dënue, 100 veta, nja 70 na 50-60 jemi kanë në Burg të Nishit. Po vetëm për dy vet ka shkru shtypi. Ka shkru veç për Adem Demaçin edhe Ramadan Shalën, veç dy vet. A janë kanë aty Hazir Shala, janë kanë plot, Nuredin Gërguri e sa tjerë janë kanë të Gjakovës. U kanë Xajë Nura, u kanë Kadri Kusari kryetari i grupit të Gjakovës, Hydajet Dobruna. Krejt. Po du me thanë qishtu ka rrjedhë.

Anita Susuri: E në burgun hetues a ka pasë dhunë fizike?

Fehmi Elmazi: Qysh? Dhunë?

Anita Susuri: Dhunë fizike a ka pasë?

Fehmi Elmazi: Po, qyre çka u kanë te na, pse i kemi pshtue asaj dhunës fizike. Na i kanë zanë materialin, qato çka i kena mbajtë në mbledhje e na kanë zanë materialin. Se mu, atë vllaun e kanë marrë në mëngjes, Rexhepin. A mu m’kanë marrë masdite në ora 05:00 se unë jom konë si instruktor në Pogragjë. Ia kanë nisë hetuesi po m’vet kshtu, kha, kha. Unë po i thom, “S’di kurgjo”, kurgjo s’po pranoj. S’kom pranu. Po tha… u kanë ni, ia harrova emrin tash, qitash ia pata ia harrova. Ni hetues tha… Gariqi, tha, “Fehmi”, tha, “mos u bo budall se t’rrehmi”, tha, “e t’llomitmi edhe s’e ki qare pa e pranu. Se qe ku e kemi me shkrim Rexhepi çka ka shkru për ty”, a po kupton?

Ai Rexhepit ia kanë zanë materialin krejt të mbledhjes edhe çka ki me thanë ti kur ti po i shkrun qito, a mund me thanë jo valla nuk osht’? E qishtu u kanë ajo. Nuk na kanë rreh neve qaty. Po mu m’kanë rreh në Burg të Nishit m’kanë llomit m’kanë shkelë. Jo veç që m’kanë rreh po janë kanë tre nadzornik [srb.: mbikëqyrës]. Unë jom kanë i dënum prej Rankoviçit se s’kom nejtë urtë unë edhe në burg atje, a po kupton? Tre m’kanë shkelë e me kamë e kom shkepu me muj, a po kupton. Në izolim 14 muj me 200 gram bukë. Prej 72 killave kom ra në 32 killa. Çka me t’kallxu ma shumë? Dënim ma t’madh… nuk ka pasë qelia as dritë, as kurgjo s’ka pasë, as dritare, as prag.

Kurrë flejt s’kom mujtë për arsye se në Nish fryn koshava, a Burgu i Nishit është në qasi vendi që e kap fryma në tona antë. Po i ka pasë ma së keqti që bash aty ka frye u kanë xhami, janë kanë xhamat e dritareve të qelisë. Ata i kanë thy xhamat. Kur fryke aty sikur, e ke ni në cefund qysh shkon uji? Qe qashtu vijke fryma, kurrë flejt nuk kom. Qishtu.

Anita Susuri: Sa keni qëndru në Burgun e Nishit?

Fehmi Elmazi: A?

Anita Susuri: Sa keni qëndru në Burgun e Nishit?

Fehmi Elmazi: Katër vjet. Katër vjet. ‘64-’68. Po nejse, ata hetimet që janë bo në Gilan, ata nantë muj nuk janë aty a din. Po edhe ai burg njejtë si ai atje.

Anita Susuri: A keni pasë vizita prej familjes ose naj kontakt?

Fehmi Elmazi: Po t’kallxoj vizitat. Kur jom kanë në qeli, qatëherë që jom kanë prej Rankoviçit i dënun me 200 gram bukë. Ka ardhë baba me m’pa. Babën e kom pasë t’moshun, që t’kallxova ‘89. Ka ardhë me m’pa. Kur m’ka pa mu 30 killa i ka dalë autobusit me shkelë. Po e kom pasë kusheri atë kondukterin e ka njoftë edhe e ka nalë autobusin. Qe qishtu u kanë, as s’kena pasë paketë sa jena kanë aty as kurgjo hiç, as fleta me shkru as kurgjo, hiç, hiç, hiç kurgjo hiç.

Pjesa e Dytë

Fehmi Elmazi: Qatëherë që na kanë dënue jemi kanën une, Avni Lama profesor i Gjakovës, Metush Krasniqi, Nezir Uka, Nezir Gashi… ka pasë edhe tjerë po i kom harru vallahi. Kanë kalu 50 vjet e tepër. Qita krejt jemi kanë n’izolim. Po ktu i kanë marrën se na kena bo grevë urie. S’pari herë në Burg të Nishit me bo grevë, na kena bo në ‘65-shin. Na kanë marrë ma s’pari kryetarët e grupeve. Ademin, Kadri Kusarin, Rexhep Elmazin, u kanë njo i Pejës po ia harroj emrin.

Krejt kryetarët e grupeve i kanë marrë i kanë shkepë nëpër Jugosllavi. Na që jena vet kena vazhdue. Na që kena vazhdue na kanë dënu masanena. Na kanë dënu me izolim edhe neve. Po izolimi ka qenë i tmerrshëm. Veç vet pa paketë, pa kurgjo, pa… të tregova kur jemi ardhë në 30 killa, çka me të thanë tjetër.

Anita Susuri: A keni pasë me t’burgosurit e tjerë, për shembull, politik…

Fehmi Elmazi: Ja, kontakt a?

Anita Susuri: Kontakt.

Fehmi Elmazi: Kontakt jo se qyre, na që jemi kanë në izolim, ata i kanë për mos me pasë kontakt me t’burgosurit e tjerë ni anë u kanë, unë për shembull me ni dhomë jom konë veç vet, tjetrën dhomë janë konë… se u konë aty shkolla e ktyne t’burgosurve që i kanë marrë ni zanat, a po kupton? Kta për vrasje që janë kanë. Qitu jom kanë une, qitu u kanë nji asi, qitu u kanë shoku jem. Kontakt hiç. Niherë po të tregoj sa ju kanë tutë Metush Krasniqit.

Ka gabu ai polici edhe kur jemi dalë, se na kanë qit’ n’shëtitje e kena pasë kah gjysë ore shëtitije, u kanë Metushi në shëtitje edhe ai tash ka harru komandiri. Ky m’ka qit’ mu prej qelisë me m’qit’ përjashta e ai t’u ardhë. Une e kom pa. Çfarë bërtime i ka bo atij komandiri, çfarë, “Qysh guxon ti me lejue?” Veç pse e kom pa kurgjo tjetër sen. Domethanë nuk na kanë lanë kurrfar’ kontakti hiç, as me pa, as me ni, as kurgjo. U kanë tmerr i zotit.

Anita Susuri: E kshtu kushtet higjienike qysh kanë qenë?

Fehmi Elmazi: Kushtet higjienike po t’kallxoj, qelia ku jom kanë une aty janë kanë krejt nër’ tokë. Qelia në beton, kurgjo tjetër s’ka. Çdo mëngjes e kom pastru. A po kupton? Kurgjo tjetër. A din çka ka pasë aty? Në mramje, se ditën nuk na kanë lanë as drrasë me pushue. Po në mramje në ora 09:00 e kanë pru ni drrasë e në qat’ drrasë kom flejt. Po s’ke mujtë me flejt se të kallxova, pa dritare dhe pa prag. U kanë tmerr i zotit. Nuk ke mujtë me flejt kurrë. E ndrrojsha, herë e çojsha ata n’atë anë, herë e çojsha po badihava. Ajo fryjke Korshava n’tona antë. Tmerr.

Anita Susuri: E dita kur jeni liru prej burgut?

Fehmi Elmazi: Urdhno?

Anita Susuri: Kur jeni liru, qajo ditë…

Fehmi Elmazi: Po.

Anita Susuri: A e kujtoni?

Fehmi Elmazi: Po, po.

Anita Susuri: Qysh ka qenë?

Fehmi Elmazi: Po, qyre, diçka po të tregoj. Prej krejt të burgosurve unë jom me dokument jo fjalë, e kom vendimin, se Rankoviçi ka ra në të gjashtin muj, a po kupton? A une e kom pasë 50% krejtve na kanë zbrit dënimet. Kur ka ra Rankoviçi Gjyqi Suprem na ka zbritë 50, po unë i kom majtë dy vjet nuk më kanë lshu. Osht’ me dokument, a po kupton? Mu m’kanë lshu ‘68-ten a u dashtë ‘66-ten me dalë. Qe qishtu.

Anita Susuri: Pse ka ndodhë? Për shkak t’familjes? Historisë?

Fehmi Elmazi: Jo, jo. Unë jom kanë i dënun prej Rankoviçit edhe tjertë janë konë prej Rankoviçit po nuk e kanë bo qata. Te une qashtu ka vazhdu. Se unë jom konë i papërmirësueshëm, a po kupton? Kurrë nuk… me ta nuk kom pasë kurfar’ bisede t’mirë, qitu u kanë ajo. I kom kundërshtue, i kom sha. S’kom mujtë tjetër sen me ba. M’kanë rreh, m’kanë ndrru qeliat krejt pesë pare s’i kom dhanë, qishtu.

Anita Susuri: E kur keni dalë prej burgut qysh ka vazhdu pastaj edhe aktiviteti edhe jeta juj?

Fehmi Elmazi: Qe, qitash t’kallxoj. Kur kom dalë prej burgut e kom Hyda Dobrunën, hala gjallë është, 93 vjet, 91 vjet. Me të kom korrespodencë për ditë. Ai e ka pasë ni vlla në Ramiz Sadik drejtor, Musa Dobruna. Zoti e qoftë në xhehnet, n’pastë xhehnet. Nëse e ka dashtl xhenetin, nëse s’e ka dashtë, nuk e di. Hydaja i ka shkrue Musës i ka thanë, “Musë”, se ai ka pasë shtatë vjet burg, të dënun a din, a unë i kom pasë katër vjet. I ka shkru i ka thanë, “Kqyr se e kom ni shok të Gilanit që nuk ka bukë me hangër”. Vllaun e kom pasë edhe Rexhepin n’burg? A po kupton? Na te dytë. Ai i ka majtë pesë vjet e gjysë. Nantë vjet u kanë i dënun i ka majtë pesë vjet e gjysë e unë katër.

Kur jom ardhën Musa Dobruna m’ka pranu mu n’punë në Ramiz Sadik në Prishtinë. Bile… se e kom pasë këtë kategorinë C. Në ushtri jom konë shofer, e kom pasën kategorinë edhe m’ka pranue. Kom punu qaty si, kom shkepë bukë mensave të Ramiz Sadikut. Qaty ka vazhdu edhe nja dy vjet. Mas dy vjete, mas dy vjet e gjysë kom dalën në Kishnicë kom konkurue në administratë. Se ai s’ka guxu me më marrë në administratë edhe pse asnjo s’e ka pasë me shkollë t’mesme. Po s’ka guxu që jom konë i burgosun politik. Po atje m’ka pranue, nuk e kanë ditë shkitë e Kishnicës se kush jom e m’kanë pranue. Në kontabilitet kom punue deri ‘90-ten. Jom konë një ndër ma t’mirët. Jom konë n’kontrollë… jom konë n’kontrollë i krejt xehërorës të Kishnicës dhe Novoberdës.

Anita Susuri: Tash po du me ju pytë pak edhe për ‘68-ten, a patët qëllu edhe ju n’demostrata?

Fehmi Elmazi: Po, po kom qëllu. Unë kom dalë n’prill prej burgut e kom qëllu, qaty jom konë edhe unë.

Anita Susuri: Qysh ka qenë qajo ditë?

Fehmi Elmazi: Qysh ka qenë… a din qysh mblidhen t’ritë, sidomos… ata janë organizue. Ky Dumoshi e Skender Kastrati e tash mos me t’i përmend krejt ata, i din ti ndoshta ma mirë krejt ata. Kanë kalu 50 vjet ku me i mbajtë mend tash. Janë organizue ia kanë nisë demostratave, hajt bir qashtu. Na kanë njekë policia, u kry puna.

Anita Susuri: E n’organizim ju nuk keni qenë?

Fehmi Elmazi: Jo, jo.

Anita Susuri: Veç pahiri keni marrë pjesë?

Fehmi Elmazi: Jo, jo kom dalë unë veç kshtu se jo, jo. Nuk kom… krejt demostratat kom marrë pjesë po unë e kom pasë udbashin përmes gjithmonë. Gjithmonë ku jom dalë unë, ku jom konë ai ka nejtë aty për me m’shti n’burg. Unë jom dalë kom kqyrë, a je ka kupton? Nuk kom marrë aksione. Ishin kta t’ritë, për qata nuk kish nevojë unë me… thojke njani, “Me dalë me gjyks”, kur ishin kta t’ritë krejt. Qe qishtu.

Anita Susuri: E a pat’ pastaj naj pasojë te ju ‘68-ten?

Fehmi Elmazi: Te unë jo. Jo se nuk osht’ identifiku që jom konë, a po kupton? Ai që m’ka rujtë e ka pa që nuk kom vepru kurgjo keq, a po kupton? Se kta t’ritë gjujshin e thejshin. Unë nuk i kom bo qato gjana.

Anita Susuri: E me aktivitetin politik a ka vazhdu pastaj me ndonjë organizatë a qysh ka qenë?

Fehmi Elmazi: Po, po qe po të tregoj. Unë nuk kom qenë organizator, po une vllau, miku jem vllau Nazmijes ky ka qenë shok me Rexhep Malën. Unë Rexhep Malën e kom bajtë nëpër Prishtinë, në Gilan, gjithkah. Kur ka shku në Zvicërr unë e kom bajtë. Në kohën ma t’vështirë kur e ka lypë UDBA n’tona antë, unë e kom mbajtë. Nihere na kanë zanën te Kino Rinia. U kanë Rexhepi me gru edhe unë me gru, me Nazmijen. Na ka nalë polici.

Tap {onomotope} u nala. Unë jom konë shofer, t’u i grah. “Dokumentat”, “Qe urdhno”. Gruja pak u kanë, kjo po thotë, “A ka bre dikund me hangër bukë se jena untue?” Po i thotë atij policit. Thotë, “Ka more qysh jo”. Ai kur i tha ka thanë që s’paska prej tyne kurgjo edhe… “E paske emrin tem”, tha, Fehmi e kish pasë edhe polici. “Grahi”, tha. Edhe kom pshtu, po të tregoj, qaty a e hongsha dhjetë vjet a sa t’dush. E kom çu deri te miku i vet, se e ka pasën qaty te, ti e din ku osht’ armata? Ku u kanë komanda? Qaty banesën e ka pasë ai. Deri qaty e kom çu.

E kom çu në Gilan, e kom pru prej Gilanit. N’tona antë e kom bajtë. Jom konë gjithmonë i lidhun. Ilmija u konën… unë bashkë me to jemi konsultue. Unë dy herë kit’ materialin e Kosovës së Lirë e kom çue… Ilmia e ka organizu po unë si shofer e kom çu deri në Shtimje, deri ku kanë dalë ata t’luftës dhe i kanë marrë ato pjesë, a je kah kupton? Domethonë aktivitetin kurrë nuk e kom nalë. Unë kom çu ushtar prej atyhit në Zllashë. Ti e din ku osht’ Zllasha. Kom çu ushtar e kom shokë aty të Mramorit. E nuk jom nalë kurrë. Asni mënyrë unë nuk m’u ka nalë veprimtaria.

Unë kom nejtë në Prishtinë me 30 maj ‘99. Nuk e kanë ditë ata se kush jom. Jom konë n’banesën e vllaut të Nazmijes. Kanë ardhën, ka shpihunu ni turke. Ka thanë, “Osht’ ni mjeke aty”. Gruja mjeke u kanë… Teuta Hadri, gruja e vllaut të Nazmijes. Kanë thanë, “Ku osht’ mjekja?” “Mjekja”, i kemi thanë, “osht’ në Gjermani”. A po kupton? Nuk dishin se kush jom. Nuk dishin se kush jom. Kanë thanë, “Qyre, mos ik se na për 15 minuta vijmë”, “Jo more”, thashë, “unë me pasë ikë kisha ikën”. Ata kishin kalu tre muj veç ish muji i gjashtë, nuk kish aty… ishte nënshkru marrëveshja e Kumanovës. Kjo qat’ ditë e ka maru ni supë edhe ni pogaqe e ka qit’. A po kupton?

Po ata… unë e disha çka po lypin. Janë shkue. Ata kanë shku unë e kom pasë banesën teme me qera qaty poshtë meniherë. Djalin e kemi ikë meniherë shpejt e shpejt hala pa ardhë ata. A ni kojshi i atij mikut ka pasë telefon. Se ni djalë e ka pasë në UÇK, ni djalë e ka pasë në Gjermani. Veç n’ora 07:00 ka folë me ta. A po kupton? I kom thanë, “Çelma telefonin t’ves”. Kur u bo ora 07:00 e kom thirrë. “O”, ka thanë, “rri qaty ku je. Se nuk ka pasë as pesë minuta janë kthye edhe krejt dyrtë ka deshtë m’i thye edhe ka thanë veç ne zafshim pa e pre me tharrë nuk e lam”. Qiky është aktiviteti jem i fundit. Kom çu ushtarë thashë në Zllashë, kom çu n’tona antë.

Anita Susuri: Për ‘81-ten tashti?

Fehmi Elmazi: Për ‘81-ten?

Anita Susuri: Po se para ‘81-tes në ‘64-ten jeni burgosë. Tani ‘81-ten.

Fehmi Elmazi: Po 17 vjet.

Anita Susuri: 17 vjet?

Fehmi Elmazi: Po de. ‘64-ten deri ‘81 17 vjet. Qyre ‘81-shin na kanë mbledhë neve që jemi konë t’burgosur politik përpara. Kanë mendu mos me pasë na ndikim te kta t’ritë. Na kanë burgosë krejt. Jemi konë në Lipjan, në Burg të Lipjanit. Me ni dhomë nja 150 vet. Prej krejt Kosove i kanë mbledhë dhe krejt të moshun. Qaty jonë konë përjashta policia e jashtme që kanë ardhë e Jugosllavisë. Të Kroacisë, Sllovenisë. Nashta e din kta. A mrena janë konë policët tonë. Po policët tonë nuk i kanë leju ata se ata kanë dashtë me na marrë me na dërrmu, me na asi. Po kta kanë thanë, “Jo, ju përjashta runi na mrena”. Ata janë sillë me neve jashtëzakonisht mirë.

Na, po të tregoj, unë jo pushim po ka qenë ni knaqësi që krejt shoktë u bashkum. Krejt ishim t’vujtun kah dhjetë vjet e kah pesë e asi krejt. T’moshun. U kanë Kadri Halimi. Ti ia ke ni zanin. Kadri Halimi qaty, unë qaty. Ai u kanë ma i vjetër se unë, u kanë edhe me burg edhe me krejt. Kur ka dalë ma s’pari prej burgut ka shku te kjo {tregon me gisht nga bashkëshortja e tij} n’punë i ka thanë, “Hajt se edhe Fehmiun e lshojnë”, a po kupton. E na kanë majtë ni muj ditë. Ata që kanë pasë, a din, që kanë pasë deklarata prej ktyne t’rive i kanë nalë n’burg. U kanë ni shofer i Rahovecit m’duket apo i… ngat Rahovecit cili është ni katun?

Anita Susuri: S’po di…

Fehmi Elmazi: Si komunë.

Anita Susuri: Suhareka? Malisheva?

Fehmi Elmazi: Suhareka. I Suharekës. Nejse, nuk osht’ me randësi veç i qatyhit. Ai shofer ish kanë. Po kish pasë lidhje me ni nip t’vetin a kusheri t’vetin. Po vjen. Se isha me përvojë unë i burgosur a din. Po m’thotë, “Fehmi”, “He?” “Çka po ta merr menja”, po thotë qishtu, qishtu, qishtu. “E kom ni temin e kanë burgosë”, thotë, “e si t’jep deklaratë çka m’bojnë?” Thashë, “Jo”, thashë, “si t’jep deklaratë ti prite burgun. Nuk ka aty tjetër. Për qita”, thashë, “e kanë marrë”. Edhe qashtu u ba. Si e kanë marrë ata atje erdh tha, “Fehmi më morën n’pytje”. Thashë, “A t’kallxova”, thashë, “që mos rrej”. Ai e ka dhanë deklaratën ti veç rrehesh badihava s’e ki qare pa e pranu. E ka pranu dhe e morën e çun n’burg.

Nuk ka aty. Kur ta jep deklaratën ai me shkrim, nuk ki kah me shku. Qe qishtu u kanë qajo jeta e burgut. Përndryshe jena knaqë se jena kanë krejt 50-60 vet me ni dhomë jena kanë. As s’kena pasë paketa as kurgjo po muhabet kena pasë, bukë kena pasë. A na jena msu na si t’kish bukë me hangër tjetër sen nuk ka.

Anita Susuri: E ku ju kanë dërgu fillimisht? A qysh ju kanë marrë?

Fehmi Elmazi: Jo, jo. Mu m’kanë marrë… qe po të tregoj. Se unë t’kallxova, jom konë problematik. Nuk e disha, i kishin marrë do shokë tonë po nuk e disha për çka, qysh. Dojsha me ditë. Unë jom konë… vllau i saj ka qenë ilegal me Hydajet Hysenin. Unë kom nejt dhjetë ditë ilegal. Kom pasë kontakt me Ilminë, kom pasë kontakt me kta po nuk isha i përzim. Çka me asi… kom nejt dhetë ditë. Mas dhetë dite e kom pasë pushimin vjetor të pashfrytëzun se s’kisha guxu me nejt, e kisha hupë punën. Po nejta aty.

Kur shkoj drejtori m’thirri. U kanë Nazmi Mustafa, u kanë trim i madh. M’tha, “Fehmi”, “He”, “Mos u tut”, tha, “se nuk ki qitash kurgjo”. Se s’kisha vepër, a po kupton? Tha, “Po për atë t’vjetrën”. “Jo more për atë t’vjetrën”, thashë, “s’ma ninë, e kom kry”. N’ora 13:00 m’kanë marrë prej pune mas dhetë dite që jom asi… m’kanë çu në sekretariat. Kur m’kanë çu në sekretariat… po ata osht’ fati jem. Qat’ ditë që mu m’kanë marrë qat’ ditë u bo lufta në Drenicë. Tahir Meha që luftojke. Unë isha qaty n’zyre. nejsha. Ata s’kishi nkohë m’u marrë me mue a po kupton? Se ishin me helikopter sa mujshim me çu polic atje, me luftu me Tahir Mehën.

M’kanë majtë qaty deri në ora 09:00. Unë e pashë hallakam po bohet po nuk e disha që luftë po bahet. Në ora 09:00 u kanë ni Lutfi Ajazi. Ai m’ka marrë, ai m’ka marrë prej… se s’kish. Erdh njani, njo u kanë i poshtër shumë, ni gjakovar, ia harrova emrin. U kanë me za t’keq. Erdh ia nisi po m’vet, “Ku je kanë?” Thashë, “N’shpi jom kanë”, tha, “Qysh n’shpi?” “Ku jom kanë?” Thashë. Ia nisi me bërtit. Thashë, “Mos bërtit”. Dul. “Hajt”, tha, “qitash ki me pa çka ka me t’gjetë”. Ia harrova emrin. Nazmi a po të kujtohet? [pyet bashkëshorten] Nazmi Kursani. M’ra n’mend (qanë). Nazmi Kursani qe qashtu ia nisi me mu kërcënu. Po unë e kisha kalu ata. A din… Tha, “Unë po të thom qishtu, ti grahi”. E shkoj.

Ju kish thanë atyne të Beogradit… se ata Beogradi i udhëheqke krejt. Krejt i udhëheqke Beogradi në atë kohë. UDB-a e Beogradit. Ka ardhë ai i Beogradit. “Fehmi”, thashë, “Urdhno”, tha, “Çka ke bo?” Thashë, “Kurgjo s’kom bo”, “Qysh kurgjo s’ke bo?” “Kurgjo”, thashë, “s’kom bo une. Vete”, thashë, “qata që m’ka marrë çka kom bo une”. E pa që s’ka kurgjo, dul shkoj. Tha “Videćemo kasnije [srb.: E shohim ma vonë]”. Domethanë e lejke çelë ata që e kqyrmi ma vonë. Mirëpo janë shku e kanë vet kanë thanë, “Jo e kena marrë n’punë”. Qe qishtu kom kalu aty.

M’kanë çu tana prej atyhit në ora 09:00 t’natës në Lipjan. E në Lipjan janë kanë ata që thashë krejt ata shoktë e mi që janë kanë… dy kate. Ajo osht’… nuk e di a je kanë naj herë në Burg të Lipjanit?

Anita Susuri: Jo s’jom konë.

Fehmi Elmazi: Ajo osht’ për kta t’ritë që i çojnë n’zanat me marrë. E qashtu. Nuk ka pasë tjetër sen, nuk më kanë ba se s’kanë pasë çka me ba.

Anita Susuri: Sa ju kanë majtë?

Fehmi Elmazi: Ni muj ditë. Ni muj ditë. E ai Baci Kadri u shku i ka kallxu ksaj {bën me gisht nga bashkëshortja e tij}, “Hajt se vjen edhe Fehmia kur t’dal qitasht”.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: E ‘81-ten demostratat kur kanë qenë, a ju kujtohet çfarë gjendje u kanë?

Fehmi Elmazi: Po qysh s’më kujtohet, qysh s’më kujtohet. M’kujtohen krejt se unë e kom pasën zyrën te Bankosi, a din ku osht’? Drejtoria e Kishnicës edhe Novoberdës që u kanë Akademia e Arteve tash që e kanë bo mas lufte. Qaty kom punu une prej ‘72-shin deri ‘90-ten. I kena përcjellë krejt. E po ta kallxoj ni ksi storie. Ni ditë demostrata, qetren ditë qashtu. Kur kanë dalë tenkat, e kisha ni shka që folke shqip ma mirë se shqiptartë, a po kupton? U kanë arsimtar, nifar’ Cobi. Kur i ka pa tenkat që dolën, i pëlciti, nuk mujti pa e shpreh atë shovinizmin, “E” tha, “sad će da vide [srb.: Tash do ta shohin]”.

Unë nuk mujta pa reagu, a po kupton? Se isha i kallun. I pasha rininë atje t’u i shkelë, t’u i vra. Thashë, “Šta će da vide Cobi? [Çka kanë me pa Cobi?]” tha, “Sad će da vide tenkovi [Tash kanë me i pa tanket]”. Thashë, “Dobro, hoćeš da mi kažeš ti čija su ova deca? T’kuna janë qita fmi që kanë m’i shkelë?” Thashë, “A p’e sheh që po gabon”, thashë, “edhe djali yt munet me kanë qaty. Pse je shka ti osht’ tjetër punë. Po”, thashë, “edhe djali yt e i jemi munet me kanë”. Po du me thanën që ata gjithmonë nuk e shprehin deri t’ju vjen koha. Po unë s’jom tutë. Ju kom thanë kshtu gjithmonë. E qashtu unë jom konë qaty n’zyre, i kom përcjellë. Kom dalë n’demostrata për nat’ në mramje kur janë kanë, a din? Kha te fakulteti e asi…

Anita Susuri: Çka keni pa? Qysh…

Fehmi Elmazi: A?

Anita Susuri: Çka keni pa? Qysh ka qenë?

Fehmi Elmazi: Çka kemi pa, qyre, i kom pa për shembull kur te fakultetet nalt, te Mensa e Studentëve, kur i kanë qitën kto kantat e bërllogut e kanë zanë rrugën. Kanë bo probleme qishtu. Kanë qit’ n’rrugë, kanë pengu rrugën mos me ardhë policia. Rrehjet. Nihere isha, djalin nuk e lasha, e kom pasë djalin dhjetë vjet a njëmbëdhjetë, sa u kanë?

Nazmie Elmazi: Kom harru. 35 vjet i ka tash.

Fehmi Elmazi: P’i thom djalit, “Rri te shpija”. Unë jom dalë. Kur jom shku te fakulteti ata i rrehën. Nashta t’kujtohet atë profesorin që e kanë rreh gratë kur i rrehen kta që kujtojshin që na jem komunista.

Anita Susuri: Po, Statovcin.

Fehmi Elmazi: Kur ia kërsitën, a po kupton? Qaty jom konë. Ai djali përmas. I kom pa krejt rrehjet e malltretimet, tonat i kom pa. I kom përcjellë në të vërtetë. Qishtu.

Anita Susuri: Pastaj ju lan, mas ni muji dolët. A e kishit ende… po mendoj ju keni punu deri ‘90-ten po te vendi i punës a patët naj problem?

Fehmi Elmazi: Jo, qe po të tregoj. Unë kom pasë në punën teme suksese. E kom njoftë punën po e kom punu me përpikmëni. Jom shku ‘72-shin me ni referant që e ka lshu njani para dy vjete. Osht’ kanë referent për mjete themelore. Jom shku në vend të tij. U kanë ni maqedon aty dhe unë qat’ referent. Aty ish mbledhë puna dy vjet. Ti n’kontabilitet nuk e di sa merr vesh veç mblidhet aty puna, duhet m’u krye. Ka pasë mjete themelore shumë edhe inventar Novobërda edhe Kishnica. Ato u deshke krejt me ua nxjerrë amortizimin. Se amortizohen kah dhjetë përqind çdo vjet, a po kupton?

Unë ato u dashtë krejt… e kom pasë ni maqinë të gjermanit 1933-shin. Me qata m’u ka dashtë me i mshu rraga rrag {onomotope} rraga rrag {onomotope} rraga rrag {onomotope} me sjellë {shpjegon me duar para dhe mrapa}. Gjithë ditën nuk jom çue prej karrigës. Kur ka ardhë fundi i vjetit unë i kom kry krejt. Masi i kom kry ato krejt, ai i ka pasë krejt do janë konë gra të drejtorave qaty në drejtori. Janë kanë 17 shkina. Po m’thotë, “Fehmi”, u kanë ni Gërkoviçi u kanë drejtor në Elektro Kosovën e Ferizajit, Ilana Gërkoviç. Po m’thotë… ajo s’e kish punu punën hiç, e kish lanë shkret. Ai e ka pa shefi po nuk e kanë hangër njani tjetrin kta, a po kupton?

Po m’thotë, “Fehmi, a po del ktu në këtë referant?” “Po more”, thashë, “pse s’dal”. Dal. Jom dalë. A beso krejt prej se u nisë firma, prej ‘49-shit a ‘50-shit, unë çdo dokument që u kanë e kom shfletue edhe e kom kqyrë poshtë që kena pasë atë maqinën e regjistrimit, a po kupton? Krejt a osht’ regjistrue a jo. Kur osht’ bo dy muj a tri unë krejt i kom qitën zero zero. Se u kanë e kuqe dhe e zezë, ato bashkohen bohet zero, a po kupton? Unë krejt qato i kom bashkue. Kurrë n’gjyq nuk i kom hupë asni send.

Ai e ka pa që unë po e kryj punën, ia kom kry punën edhe m’ka çu nëpër Serbi. M’ka çu në Shabac se kena punu na, Kishnica ka marrë. Në Beograd në Metal Servis krejt. Jom shkue ia kom pru disa milion pare që na kanë pasë borxh. E nuk kanë ditë m’i lypë kta. E unë ia kom pru nuk e di sa milion tash veç sigurisht nja dhjetë milion a shtatë tetë milion. Ka ardhë n’pytje ni shka që u kanë qaty kryetar i regjistrimit. Se na kena pasë regjistrimin kontinuel, ton vjetin. Se ka pasë shumë mjete Kishnica dhe Novoberda. M’ka thanë… masi shkoj ai shkau, ai ma t’mirë se unë s’kish, unë punën ia krysha krejt. M’ka qit’ aty. “A po don me dalë?” “Po more”. E kisha rrogën ma t’naltë, a po kupton, ni kategori.

Jom dalë qaty. Ia kom kry. Kurrë vrejtje nuk kom pasë prej… ka ardhë, ma s’pari vjen SDK-ja kta që osht’ kontabiliteti shoqnor. Kur vjen ma së pari vjen te ai, te referenti te une me ditë gjendjen. Se ma s’pari merret gjendja e depos, e magazinës qysh osht’ aty e masanej shkojnë ato tjerat. Unë ia kom qit’ krejt zero-zero. Kurrë ni vrejtje s’e kom pasë. Qe qishtu. Për qita domethanë në punë kom kalu shumë mirë. Nuk m’kanë ngux shkitë a shqiptartë po. Shqiptar u kanë njo, s’po du me ia përmend emrin, se u kanë i padijshëm. E kishte vllaun drejtor atje në shërbim të kontabilitetit.

Unë e mora po e msoj. Po i thom, “Merri kartelat e nisja qysh niset prej A-së”. U shku i ka thanë atij vllaut t’vet ka thanë, qishtu, qishtu. “Jo more”, ka thanë, “nuk t’kom çu atje për kontabilist po t’kom çu për shef”, a po kupton? Erdh po m’thotë mu ashtu. “Jo, jo”, thashë, “unë i kryj puntë veç për ty m’u msue”, “Sa për mu as ni fletë mos e prek”. I kom punu unë vet. A beson edhe tre referenta i kom pasë, nja dy janë kanë nuk e kanë prekë lapsin. U kanë ni futboller, nuk du me ia përmend emrin se nuk osht’ e hijshme. Beso 30 ditë nejke nuk e kapke lapsin me dorë. Unë u deshke me shku me ia kry puntë veç mos me bo fjalë se shefi ishte shka, a po kupton? E qe qishtu. Punën e kom kry ma së miri. Kurrë n’punë, në asni punë kurrë vrejtje nuk kom pasë. Qe qishtu.

Anita Susuri: Po m’intereson edhe kujtesa e juj për ‘88-ten marshet kur kanë fillu të minatorëve?

Fehmi Elmazi: Unë kom qenë me minatorët e Kishnicës, na jemi konë në ngjarje, na ju kemi ndihmue. Na çka kena mujtë ju kena çue. Po u deshtë fsheftë ato m’i bo, a je kah kupton? Se jom konë n’ngjarje krejt unë. Me… saherë kanë bo grevë minatorët na me ta jemi konë, sidomos unë dhe shoktë e mi.

Anita Susuri: A ju kujtohet diçka prej grevës kur ka qenë?

Fehmi Elmazi: Po, po.

Anita Susuri: Çka ju kujtohet?

Fehmi Elmazi: Greva e minatorëve. Qyre po të tregoj. Kushtet veç ai që ka hi në minierë e din se çka osht’ miniera. Pa hi nuk e din. E ki imagjinatë. E sheh po është tjetër. Unë ma së pari kur kom shku në Kishnicë, ma së pari m’kanë çue në Hajvali. Ti ke ni që osht’ Hajvalia miniera atje poshtë? M’kanë çu se kishte pasën, uji ka ardhën edhe i kish marrë, i kish mlue disa vagona, a po kupton? Që e bajnë xehën. M’kanë çu se unë e kisha referatin për mjete themelore. M’kanë çu me bo regjistrimin. Qat’ herë kom hi në minierë ma së pari, a po kupton? E kom pa se çka osht’.

Kom hi edhe atje ku osht’ thy se miniera është shumë interesant. Aty kur të hish ti doket që s’ka kurgjo. Po kur te pash pluhnin, se nuk ka pasë atëherë filtera, u kanë… ti tmerr. Kur te pashë t’u vizllu drita kur të bijke, e pahshe zi çfarë pluhni është aty. Osht’ tmerr. E në minierë me nejt ai pa hangër bukë ni ditë, dy ditë, a din që nuk ka tmerr ma i madh. Vdekja nuk është kurgjo bre. Krejt ato i kom pa unë, krejt.

Anita Susuri: M’thatë që deri ‘90-ten keni punu pastaj jeni largu…

Fehmi Elmazi: Deri me 30.08.’90 qatëherë e kemi lshu na. Se na thanë sindikalistat ai mjekrra na murrë n’qafë, a po kupton? Nuk po du me zgjatë ma shumë veç na ka marrë n’qafë e lshum punën. Shkau qashtu nuk na kish qit’ sikur ai. Po ai ka mendu që ideologjia qashtu, e bllokon. Sikur ky Albin Kurti që po don me blloku Serbinë, po ia nalë dinarin, a je kah kupton? Nashta nuk kom nevojë me folë për kta po jo, jo është e dhimbshme se Amerika u çu kundër neve. Kur të çohet Amerika kundër neve që s’jemi kërkushi hiç bre. Në krahasim me botën. Nuk po flas që s’jemi. Amo nuk kemi kurfar’ fuqie, asni fuqi.

Na i ka mina bacaqa [mina hedhës] a po kupton? Ai i ka aeroplanat i ka, tri lloj aeroplana. A e din Jugosllavia kur ka pasë aeroplana ma së pari? 1962-shin, unë jom konë ushtar ‘61-shin, i ka pasë dy lloj tipa. Ora edhe Galep maje mend qita se osht’ interesant me ditë. Ora dhe Galep 1961-shin unë kur jom konë ushtar kanë çarkullu. E tash i ka kto që ia japin kinezët e rusët e kta tjerët.

Anita Susuri: E qat’ kohë kur metet pa punë, çka keni bo pastaj?

Fehmi Elmazi: E qe po të kallxoj. Kur kom metë pa punë qikjo {bën me gisht nga bashkëshortja} e din, kom punu gjithçka. Kom punu roje te Arif Hoxha që ka pasë butikin, a e din? Nuk e din ku e ka. E ka kjo rruga që shkon mas teatrit. Aty që janë butikat, qaty. Qaty kom rujtën te ai. Për dhjetë euro kom rujtë 24 orë. Dhjetë orë, 12 orë a po kupton? Veç mos me ia zgjatë dorën kërkujt. E kom… si fmi me lypën e kom pasë tullusum edhe me lypë s’kom lypë kurrë. Kom punu qaty edhe m’kanë rreh policia. Osht’ në atë gazetën që e ka pasë qitë Adem Demaçi, nashta t’kujtohet?

Anita Susuri: Cila ka qenë?

Fehmi Elmazi: Në vitin ‘90 u kanë ni gazetë, duhesh me lypë. Aty e gjen që m’kanë rreh. Krejt gjak u kanë ajo shitorja.

Anita Susuri: A ka pasë naj arsye?

Fehmi Elmazi: Jo kurfar arsye, veç kanë deshtë me vjedhë. Dikush m’ka thanë që i kanë thanën, se polic janë kanë ata, i kanë thanë që jom ushtar i Ibrahim Rugovës. M’kanë rreh, m’i kanë thy dhomt edhe brit. Qe qishtu.

Anita Susuri: A ju kanë marrë edhe n’pytje edhe në qit’ kohë?

Fehmi Elmazi: Jo. Nuk më kanë marrë n’pytje se nuk kanë pasë çka me më marrë mu n’pytje, ata m’kanë rreh. E ka ditë UDBA që i ka çue, a je kah kupton? Nuk kanë pasë ata çka me më marrë n’pytje.

Anita Susuri: Po mendoj edhe naj rast tjetër.

Fehmi Elmazi: A jo, jo. Jo, jo. M’doket edhe niherë m’kanë marrë… kom harru.

Anita Susuri: Ju m’tregut ma herët që keni bajtë ushtarë…

Fehmi Elmazi: Po, po. Qe po të tregoj. Lufta. Kusherini i ksaj {bën me gjeste nga bashkëshortja} që e kom çue osht’ major qitash i ushtrisë tonë. Major. Ai u kanë edhe me ni kusheri t’vetin, po ai nuk ka nejtë, a po kupton? U tutë edhe nuk ka nejtë. A ky ka nejtën. Osht’ major edhe osht’ major që e ka kry shkollën krejt me amerikanët tash ky. Osht’ i zoti, osht’… veç me pa. E ka grun profesoreshë, i ka fminë, mrekulli. Shumë i zoti. Driton e ka emrin. E qishtu. Kom çu edhe ushtarë. A t’kallxova për këto elementet e Radio Kosovës dy herë që i kom çu?

Anita Susuri: Po m’doket jo për kta. Radio Kosovën nuk na ke tregu.

Fehmi Elmazi: Radio Kosovës, vllau i ksaj i ka çue i ka ble kha e kerri u konë ni Opel, i kemi ngarkue. Unë i kom çu deri te Shtimja, deri ku janë konë kta ushtarët e UÇK-së. Ata kanë dalë i kanë marrë i kanë çu atje. Se nuk kom pasë unë t’drejtë me shku atje, nuk m’kanë lanë. Unë jom kthy me kerr te mas.

Anita Susuri: A keni pasë ndonjëherë problem te kto pikat që kanë qenë punktet?

Fehmi Elmazi: Jo nuk kom pasë se unë veç dy herë jom kanë. Vllau i ksaj {tregon nga bashkëshortja} ka pasë edhe ka mbetë gjallë t’u i falënderu OSBE-së, atij komandantit, qysh e pat’ ai emrin, qitash m’dul. E din ai plaki? Ai plaki që u kanë që po vjen te kta të vramt që po vjen…

Anita Susuri: Po, po p’e di.

Fehmi Elmazi: M’dul hatri tash.

Anita Susuri: Edhe mu m’dul prej menjes.

Fehmi Elmazi: Nejse, nuk osht’ me rëndësi, po ai.

Anita Susuri: Në Reçak që ke a po?

Fehmi Elmazi: Në Reçak u kanë.

Anita Susuri: Po bre po, m’dul edhe mu.

Fehmi Elmazi: Ai u kanë. Se vllau i ksaj ka shkue osht’ formues i UÇK-së. Me Jakup Krasniqin shok t’burgut, janë konë në burg bashkë. E kanë vazhdu ata dy. Jakupi u kanë naltë e ky ka ardhën ka pru material, ka pru… iu ka çu atje ushtarëve. Hala pa e ditë që ka UÇK. A po kupton? Niherë e ka nalën shkit në punkt. E kanë nalën, ia kanë marrë leternjoftimin, e kanë thirrë bazën. I kanë thanë, “Likvidone”, a po kupton? Po fati i tij ka ardhë në qat’ moment ky gjipi i OSBE edhe ata i kanë thanë, “Beži [srb.: ikë]” edhe ka pshtu. Qe qishtu. Unë jo a vllau i ksaj po. Qe qita e ka përjetu Ilmi Ramadani. “Beži” qaty ka pshtu.

Anita Susuri: Ju m’tregut edhe ma herët pak për luftën, mirëpo po m’intereson bombardimet kur kanë fillu. A keni qenë ktu?

Fehmi Elmazi: Ktu kom nejtë ton kohën. Në Prishtinë jom konë. Ndaq me ditë ti gzimi ma i madh i jemi osht’ kur ka krisë ma së pari në Hajvali. Se ma së pari ka krisë në Hajvali masanena ka vazhdu ktu. E mbaj mend se e kom pasë te posta banesën, ni banesë me qera në katin e gjashtë jom konë. E kom pasë ni ballkon e kqyrsha krejt. Atje e shihsha poshtë që osht’ ushtria edhe kah. Krejt ato kur i gjujshin ushtrinë e ku dalke flaka unë i kom përcjellë.

Bile t’u nejtë, qe ku osht’ gruja, djali, “O’ bab mos dil bre se po t’vrasin” (qan). Unë, “Jo, ka me dalë”. Kur ia nisi djali m’u asi atëherë e lash, e lash unë niherë sa shkoj ai me ra. Se unë gjithë natën veç i pritsha aeroplanat a po shkojnë në Serbi, a po kupton? Se për ktu e dijsha. Po veç i përcillsha a po shkojnë në Serbi. Kur shkun në Serbi kriske bombardimi. Krejt i kom përcjellë. A beson copat kur i kanë mshu ktu kazermës kanë ra ktu te banesa jeme, copat. Edhe postës kur i kanë mshue jom konë te halla e ksaj {tregon nga bashkëshortja} copat na kanë ra qaty. Krejt i kom përjetu ato.

Anita Susuri: E qyteti n’çfarë gjendje u kanë? Njerëzit?

Fehmi Elmazi: Qyteti qe po të kallxoj. Qyteti ka qenë i vdekun. Sidomos masi i kanë njekë kta që i çun, ti e din qysh i kanë qit’ prej shpijave? Edhe mu m’kanë qit’ prej shpijës me gjithë qita {tregon nga bashkëshortja}. Po unë nuk kom dalë për arsye se ku t’më nalshin emrin m’kishin likfidu. E për qata nuk kom dalë se m’kanë qitën kur na kanë qit’ prej banesës, u ardhë Teuta, kunata e ksaj ka thanë, “Na qitën neve prej banesës”. Ma poshtë e ka pasë banesën ajo. Tha, “Edhe po vijmë”. Po vijnë, po vijnë. Çka kisha me ba. Kanë ardhë ata.

U tutshin njerëzit, u tranojshin. As s’guxojshin me folë, as me dalë, as n’telefona. Unë nuk jom tutë beso. S’jom tutë kurrë, jo atëherë po… ajo frika normale ka qenë po jo m’u tutë sikur dikushi që bojshin av, iv {onomotope}. Ju kom thonë, “Rrini, mos gaboni me dalë deri t’ju qesin. Se kur t’dalsh kur t’shkojsh atje t’thojnë, ‘A ke ikë?’ Ti thu, ‘Jo m’kanë qit’ prej shpije’”. Qita e kom ba, qita kom mujtë me ba. E kom nalë krejt ndërtesën deri janë ardhë ata me mitroleza. Kur janë ardhë me mitroleza atëherë ju kom thanë, “Ma mos qitni trimni se s’keni trimni. Nuk ki armë nuk ki trimni”. Unë e kom pasë ni shtatshe ni vallter, çka mutin bon me to? Ai e kish mitrolezat aty, a po kupton? E qe qishtu. Nuk u kanë lehtë. Lehtë nuk u kanë. Qe qishtu.

Anita Susuri: E kur u shliru?

Fehmi Elmazi: E kur u shlirum gzimi jem… se qe po të tregoj. Ni natë përpara kur kanë hi rustë, unë jom kanë te shpija e Sami Pejës, nuk e di a e din ku osht’?

Anita Susuri: E di që ka vdekë n’atë kohë…

Fehmi Elmazi: Profesori. Profesori u dekë ni ditë a dy përpara. E kom pasë shok unë ata. Ai shok jo po tek të burgut jemi konë shokë t’burgut. E nuk e kemi kqyrë moshën a i ka ai 50 a 20 a 30. Jemi konë shokë t’ngushtë edhe vllau i ksaj {tregon nga bashkëshortja}. E kemi taku te Tre Sheshirat me gjithë kta {tregon nga bashkëshortja} u gzu që na pa. Po thotë, “Hec me shku”, te ai, te shpija atij. “Ani Baca Sami”. Na nuk kemi shku, po ai qat’ ditë ka vdekë masdite. Po t’nesrit na jemi shku te shpija e tij kemi nejtë deri n’fund. E tash natën e fundit që po thu kur kanë hi rustë unë jom konë në shtëpi të Sami Pejës. Djalin e tij… fmitë nuk i ka pasë. Unë me gru ai me gru edhe nanën e ka pasë.

Po të tregoj, ai e ka pasë ni shtatshe unë ni shtatshe allti. Nuk kemi dalë për trimni na se s’kishe, t’kallxova me ta nuk mujshe kurfar’ trimërie me ba. Po bile me m’vra. Me ia kërsit plumin mos me thanë që s’ia kërsita plumin edhe m’vrau. E din qikjo kur kanë ardhë e kanë marrë ma shumë u tutën ai prej Nazmijes që po gjun sesa ata policia. Se qata vishin vjedhshin ata. U kanë ni gjakovar që u marrë, ni Faik Fruthi, djemtë e tij janë marrë me biznis. E kanë pasë pare n’shpi. Ai u kanë kojshi i tij e vijshin kalojshin nëpër oborr të ktina e shkojshin vjedhshin atje. A beson ia kanë hjekë ata të hekrit ia kanë hjekë edhe me vjedhë. Kanë vjedhë policia.

Qat’ natë e kanë vra atë Nazmi Gojanin poshtë. Ka krisë mitrolezi te dera. Beso na nuk kishim kurgjo. Ajo banesa qysh osht’ shpija, ai ka dalë me ni qosh që mos me mujtë me na rrokë direkt a po kupton? Unë jom dalë me ni qosh edhe kemi nejtë qaty deri u qetësu situata. Qashtu kemi nejtë. A po kupton? M’u tutë s’jemi tutë as unë asi ai, tybe pesë pare nuk i kemi dhanë. Po ata krisën krisën, kur u bo 10:00 a 12:00 a ju bo boll edhe e nalën e shkun. Qeni na u trishtu. E ka pasë vuçijak, cofi prej tutës. Se kur te nin pushkën qeni shashtriset. E qe qishtu u kanë ajo natë u kanë tmerr. Tmerr. A din çka osht’? T’ka vra kush ka deshtë, s’ka ni për kurgjo. Qe qishtu.

Anita Susuri: E kur ka hi KFOR-i kshtu?

Fehmi Elmazi: A?

Anita Susuri: KFOR-i…

Fehmi Elmazi: A ja kur ka hi KFOR-i ma kur ka hi kom dalë e kom pritën atje KFOR-in unë. E kom pritë si zotin KFOR-in. Bashkë me gruan kemi dalë te spitali e kena pritë. Erdh zoti. Për mu është zoti n’dynja Amerika po ky Kurti nuk p’e njeh se ky osht’ i pa fe, ky osht’ kijamet. Gruja tha, “Mos fol për politikë”. Vallahi po foli se na ka prishë puntë, na ka tmerru osht’ t’u na prishë me Amerikë krejt, qishtu.

Anita Susuri: Mas luftës a ju ra me punu a u pensionut a qysh?

Fehmi Elmazi: Pas luftës kom punu. Ku kom punu Nazmi ma së pari?

Nazmie Elmazi: Ka punu privat tani në Ministri të Punës.

Fehmi Elmazi: E di që kom punu ma s’mrami…

Anita Susuri: Në Ministri të Punës po thotë.

Fehmi Elmazi: Po, po në Ministri të Punës prej qatyhit jom pensionu. Po. Se kom punu edhe te ky Sabri Novosella njo pesë muj a gjashtë. Po i ka puntë e veta, m’heki. Unë shkova e kisha ni shok aty në Ministri të Punës tha, “A po vjen roje?” Roje, roje veç bukë, veç mos me nejt pa… jom hi si roje po masanej kanë pasë nevojë n’administratë… me ditë ti pluhnin që e kom hangër unë qaty. A din çka kom punu? Me vjet, 20 vjet dokumentat, vendimet që i kan ëpru prej botës së jashtme, krejt janë kanë qaty s’i ka prekë kërkush veç kur ju kanë dhanë pare ata ia kanë gjetë landën. Ndryshe krejt janë kanë qaty. I kom punu.

M’ka thirrë… e kom pasë shok atë drejtorin tha, “Hajde Fehmi me na ndihmu”. E jemi shku i kom klasifiku ia kom qit’ numrat ma së pari. Mirëpo prap i kanë gjujtë qaty. Atëherë kur e ka pa ai ashtu m’ka qit’ mu atje naltë. Krejt pluhnin që e kom hangër unë të bombardimeve qaty as n’burg as kërkund nuk e kom hangër. Po a beson, kur u ardhë viti i ri asni fletë nuk u kanë pa ua çu referentave pa u kry. Qashtu e kom lanë. As ni fletë. E kom kry punën. A ni rojtar tha, “O’ lej o Fehmi”, tha, “se kërkush qitu”, tha, “qe 30 e sa vjet punoj nuk i ka asi”. Ata s’kanë deshtë, i kanë lanë për m’i gjujtë. Kur ju ke dhanë pare u shku iu ka gjetë landa. Qe qishtu. Unë krejt ia kom çu referentave.

Anita Susuri: Zoti Fehmi, nëse doni edhe për fund diçka me shtu, nëse doni…

Fehmi Elmazi: Unë kom shumë me folë po le t’shkojmë me qikaq.

Anita Susuri: Ani faleminderit shumë!

Fehmi Elmazi: Faleminderit edhe prej juve!

Download PDF