Sahit Berisha

Prishtinë | Date: 12 shkurt, 2024 | Duration: 286 minuta

[Shkolla Normale, 30 Tetor, 1968] Në momentin kur Xhavit Nimani ka marrë [fjalën]… shumë vonë u bo, ora gati 08:00 i natës…Unë u nervozova dhe jom shprehë në mënyrë arrogante i kom thanë, ‘Boll mo, mos na lodh’… Për këtë ditë, për këtë fjalim jom përgadit. Kom mësu do sene përmendësh. M’i ka mësu Ali Boletini, m’i ka mësu Hamëz Shala, Halil Alidema. Më shtishin m’i përsërit fjaltë. ‘Lype flamurin. Se me këtë flamur kanë luftu në luftën anti fashiste partizanët, lype. Lype zhvillimin e vendit. Lype pse po eksplatohet Trepça’… Bile Ali Boletini nuk më folke shumë me za t’naltë. Thojke, ‘Mos u bo si Halili që po i mëshon tavolinës, nuk i mshohet tavolinës. Aty nëse jeni, ke me i paraqit kërkesat’…Po pikë për pikë qato sikur vjershën kur e mëson, qato i kom përmend… Në ndërkohë tash ma unë kur jom ulë që e kom përfundu me fjalinë e fundit kom thanë, ‘Shok Xhavit, kot na man. Pa u liru ata prej burgut na nuk e kem ndërmend me ndërpre grevën. Këtë bojkotim të mësimit’… Me 4 dhjetor janë liru… Kjo ishte ni fitore e jona… Po mundësia me folë, me dhanë, me kërku ishte ma e madhe… Ni frymëzim që paska mundësi me i donëzu edhe figurat politike si Xhavit Nimanin.


Anita Susuri (Intervistuesja), Ana Morina (Kamera)

Sahit Berisha u lind në vitin 1947, në fshatin Leletiq të Lipjanit. Kreu Shkollën Normale dhe Fakultetin e Historisë në Universitetin e Prishtinës. U arrestua dhe vuajti dënim me burg si pjesëtar i Ilegales. Berisha dha mësim histori në gjimnaz deri në vitet ‘90, kur mori përgjegjësinë për sigurimin e Presidentit Ibrahim Rugova. Më pas u përfshi në veprimtari ndërlidhëse klandestine, në sigurimin e logjistikës dhe në shpërndarjen e informacioneve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sahit Berisha

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoti Sahit, nëse mundeni me u prezantu, me na tregu diçka për kujtimet e hershme të fëmijërisë, për familjen?

Sahit Berisha: Faleminderit! Fillimisht du t’ju përshëndes, t’ju përgëzoj për misionin që keni nisë. Është me t’vërtetë ni mision i rëndësishëm që vet do ta shihni që don përkushtim, përvojë dhe normalisht punën tjetër e vështirë. Po ia vlen për faktin se po grumbulloni rrëfimet e figurave të njerëzve të zakonshëm që sado pak kanë mendue, janë mundue me dhanë ni obligim që kanë pasë ndaj atdheut. Se çdo njeri që lind ka obligim për vendin, për familjen po mbi të gjitha për atdheun me dhanë kontributin e vet kur lind nevoja. Kshtuqë me këtë përshëndetje me këtë urim, ishalla keni sukses dhe jam mirënjohës që keni nda pak kohë me shkëmbye ni bisedë që unë do t’rrëfehej për jetën time, familjen time e kshtu me radhë.

Unë jam Sahit Berisha, baba im Nimani. I lindur me 28.09.1947-ten në fshatin Leletiq. Familja jonë rrjedh, rranjët i ka në Berishë, fshatin Berishë po për shkaqe ekonomike, ndoshta edhe ndonjë tjetër shkaqe, gjyshi jonë Alushi, Alush Nimani ka marrë vendim që të zhvendoset në fshatin Berishë dhe të gjejë një vendbanim për të ardhmen e fmive t’vet. Nëse më lejohet do t’i kisha thënë dy fjalë për etimologjinë e fjalës Berishë edhe si vendbanim edhe si mbiemër, si emër fisi që është i shtrirë gjithandej.

Meqë banorët e Berishës, se tash po i thom berishajve, kanë jetuar kryesisht në malësi, në male. Malësi bukur të larta. Më e ulta që ka qenë është në Kosovë Berisha 1040 metra lartësi. Nuk osht’ bash e ulët po në krahasim me Kukën, në krahasim me Kukën e Madhe sigurisht që është ma e ulëta. Fjala Berishë në etimologjinë e fjalës që ka që kta banorë janë marrë me kafshë të imëta, me berre. Berre ju thojnë deleve. Kryesisht me dele, populli jonë i thonë dhen, berre ju kanë thanë pleqt e vjetër. Kto dy RR-ja, njana ka ra dhe ka metë ber, prapashtesa isha dhe ka mbetë Berisha. Emri Berishë, kshtu e ka etimologjinë që nga koha iliro arbërore.

Përmend ky toponim vendbanime. Fakti që Berishaj flet edhe Skënderbeu Gjergj Kastrioti në raportet e veta sidomos për dy vëllezërit Nikolën dhe Dhimitrin në kohën kur Moisi Golemi tradhëton dhe largohet. Kta dy djemtë e ri Nikolla dhe Dhimitri vrapojnë kryesisht në rrethinën e Dibrës, rrajës së Bjeshkëve të Korabit me i moralizue se nuk duhet m’u dëshpëru pse tradhëtoj ni bashkëluftëtar. Jo ni rast që paraqet ai po në disa raste që përmend këta dy vëllezër. Për fisin Berishë dhe si vendbanim flet edhe Marin Barleti në librin e vet 1510-ten kur osht’ botue, ‘Jeta dhe vepra e Skënderbeut’.

Ai e përmend fisin e Berishëve dhe sidomos thekson raportin e Skënderbeut për Dhimitrin dhe Nikollën. Për fisin Berishë ka folë në fjalorin e vet edhe Kristoforidhi. E përmend si fis që shtrihet në ni hapësinë të gjerë të Shqipërisë Veriore. Për fisin Berishë flet edhe Hahni, nashta keni ndëgju ju. Ai ni gjerman, ni udhë përshkrues në gjysmën e parë të shekullit 19 e ka vizitu Malësinë e madhe edhe ka pasë rastin m’u taku taku me fiset Hotin, Krasniqi e Gashi po flet edhe për Berishën.

Sipas kësaj, në Malësinë e Pukës quhet Berisha Arshiçi. Ndryshe banorët aty i kanë thanë Berisha e vendit. Në Malësinë e madhe janë dy krahina rrafshnalta që quhen Berisha e Madhe dhe Berisha e Vogël. Normalisht ktu përfshihet edhe Tropoja se fisi Berishë osht’ i shtrim edhe në Tropojë. Për fisin Berishë ka folë edhe Miss Durham-i1 nëse ju kujtohet në veprën e vet në rastin e kryengritjes 1912 në Malësinë e madhe. E përmend edhe fisin e Berishës. Po unë nuk do t’ndalem tash vetëm në atë pjesë të Malësisë të madhe ku kanë jetu me shekuj ky fis.

Du t’ju tregoj që këta banor për shkaqe të ndryshme në shekullin 16-17 janë zhvendosë. Fillimisht kanë shtegtue derisa kanë gjetë vend t’rehatshem. Prej Malësisë kanë ardhë në Tërpezë. Fshati Tërpezë komuna e Malishevës. Aty edhe banorët e Malishevës thojnë, “Vorret e Berishëve”, me gur t’moçëm, gur t’mdhej e tjera. Po kumeditë për çfarë shkaqe se osht’ e kthyne prej diellit kshtu, ndoshta ju ka pengue nxehtësia nuk ka pasë ujë mjaftueshëm, lum s’ka pasë aty. Dhe kanë kalu bjeshkën kanë dalë në Kishnarekë.

Aty në Kishnarekë kanë jetu ni kohë dhe në fund të shekullit 16-17… dokumente nuk ka po që është përcjellë gojë mas goje. I pari i kësaj familje që osht’ vendosë është Dem Berisha i kanë thanë Demë Sallahu, i cili ka pasë pesë djem e katër vajza. Osht’ vendosë në Berishë. Ktu do t’mundohem, se nuk jom edhe topograf me shpjegue, po nxanësve ju kom thanë, fshat dhe katun, janë dy emërtime që ndryshojnë.

Kuptimi i tyre ka… katuni osht’ toponim, është vetëm ni vend në Kosovë ku osht’ sot Berisha. Pse quhet katun? Banorët e këtij katuni janë pjellë prej ni vllazërie, prej ni barku, se populli thotë prej barkut, prej ni babe ni nane dhe osht’ zgjeru ky fshat janë bo 20 shtëpi e kshtu me radhë. Pra, kanë lidhje gjaku. Për toponimin që ekziston në Kosovë flet edhe Ilaz Rexhaj. Ky osht’ ni profesor i moshun po studiues shumë i mirë, i Barilevës. I cili m’ka tregu, se e kom njoftë shumë mirë, “Se e kom gjetë”, thotë, “në dokumente në shekullin 15-16 toponimin Berishë”, thotë, “figuron në dokumente ky toponim i emrit Berishë”.

Kjo sa i përket fshatit të Berishës. Ndoshta berishajt e kanë zgjedhë këtë bjeshkën për shkak të natyrës. Se vet natyra ana psikologjike njeriu lidhet me natyrën e osht’ si ni mburojë, si ni kështjellë, si ni mburojë e madhe. E shohim pas kësaj fotografie doket Berisha e madhe. Banorë nuk ka pasë tjerë aty. Ajo rrafsh naltë e Berishës 1040 metra i ka t’nalta osht’ për banorët e tjerë përreth, për Malishevë, e Bajë e tjera ju ka shërbye si mriz. Nuk e di a e kuptoni fjalën mriz?

Anita Susuri: Ëhë.

Sahit Berisha: Mriz do të thotë m’i mrizu gjanat gjatë ditës. Dhe Berisha kur kanë shku kta ka qenë ni pyll shumë i dendur, kryesisht me ahi dhe me bung. Bile Tahir Berisha rrëfen punimet në fjalimet e tij se ai nuk ka qenë i shkollun po ni dijetar. Thotë, “Shehi i Rahovecit osht’ ardhë në Berishë m’i marrë ngryk lisat e Berishës”. Se dy vet, tre vet s’kanë mujtë me përtheku ni lis qaq t’mdhej që kanë qenë. Nuk du t’ju mërzit më tepër për emërtimin e bungut. Se bungu është ni dru mirret si i shenjtë edhe për kërshëndella. Cungun e bungut që e mban vatren dhezun rregullisht. Edhe këtë e kanë përdor dhe e kanë përdor edhe shumë popuj tjerë. Kur e zhyt në ujë bungun nuk kalbet kurrë. N’fund t’bunarit kanë maru rrethin prej bungut.

Kshtuqë Berisha si fshat, nuk osht’ si fshat i madh banorësh por që është nda në dy mahallë. I kanë thanë mahalla e Lasarit dhe mahalla e Tahirit. Tahirit të parë dhe Tahirit të dytë e kshtu me radhë. Emrat janë përsërit, janë trashëgu emrat. Do të thotë fëmiu që ka lind e ka marrë emrin e gjyshit kshtuqë shpesh herë na përsëriten këta emra. Për këtë trungun e familjes tonë që jemi na… se Haliti i parë ka lind Tahirin mandej kjo kshtu jemi komplet mandej jemi zgjeru pak. Krejt tri kulla t’lagjes tonë kanë qenë. Kulla e Tahirit në fotografi është, kulla e Mixhës Dervish dhe Kulla e Halilit. Krejt në gur kto kulla të ndërtune.

Gjyshja e Tahirit e ka pasë emrin Razë. Ajo ka qenë e martune për gjyshin e Tahirit që ka ardhë prej derës së Tahirëve, të ktyne të Kijevës, Ramadan Shabanit të Kijevës. Familja e Ramadan Shabanit njihet në Kosovë si familje që ka pleqnue, ka dhanë dije. Në ni rast, Ramadan Shabani thotë, “Kur kemi ngelë që s’kemi mujtë me dhanë zgjidhje për shkak të konflikteve kemi thanë, ‘Hajde shkojmë ta vesim Razën në Berishë se ajo na e bon zgjidhjen’”. Tahir Berisha karriken e Razës, shkamin e Razës e ka rujtë deri vonë, deri ka ra n’burg në ‘49-ten, ‘50-ten. Ajo ka nda pleqni, ka dhanë si n’odë të burrave ka nejt.

Baba i Tahir Berishës është vra në Mal të Zi kundër malazezëve dhe ky ka mbetë jetim, Tahir Berisha. mixha i tij e ka marrë me veti ku ka shku gjithkund. Ktu për mos me u rikthy përsëri shprehet ose mendimet që i ka dhanë në formë të fjalorit lakonik. Nuk e di a e kuptoni lakonët në Spartë kanë jetu edhe fjalimet e tyne kanë qenë të shkurta, me kuptim, me logjikë. Pra, në këtë mendim. Unë do t’ju përmendi dy-tri raste.

Një rast kur Rifati, Rifat Berisha kthehet prej Shqipërisë. E ka kry shërbimin ushtarak atje dhe akademinë ushtarake në Shqipëri dhe don me ndërtu shtëpinë. Në ‘45-ten, ‘46-ten. Vijnë rrethina, miqtë, dashamirët prej fshatrave tjera me i uru Tahirit se po e ndërton kullën Rifati. Gurtë i ka marrë në Pallanik kurse trajt i ka marrë në Berishë aty. Tahiri thotë, “Faleminderit që po më uroni, po kjo kullë, as katin e parë s’ka me qit’. Trajt kanë me ndërtu urën e Komoranit”. Ka me mijëra kso shprehje.

Ai ka nejt edhe shok të ngushtë e ka pasë Shtjefan Gjeçovin, nëse keni dëgjue për të? Arkeologu i parë shqiptar, prift, njeriu që me pushkë n’dorë ka marrë pjesë në kryengritjen e 1910-tes. Osht’ vra në ‘29-ten tradhëtisht e tjera, e tjera. Hartues i kanunit, mbledhës i kanunit të Lekë Dukagjinit. Mbi dy mijë faqe që i ka mbledhë, i ka përshkru kanunin e Lekë Dukagjinit. Bile Faik Konica me ni rast thotë, “Nuk ka nevojë me mbledhë shënime të tjera, kemi Shtjefan Gjeçovin që na i ka dhanë shënimet dhe kush nuk mundet m’i shpjegu ma mirë se Shtjefan Gjeçovi”. Tahir Berisha s’ka shku muj pa nejt ni ditë, dy ditë me ta. Jo vetëm me Shtjefan Gjeçovin po me Bedri Pejanin, me të gjithë krerët e Kosovës dhe të Shqipërisë që ka pasë kontakte dhe ka nejt me orë të tana.

Për me përmbyllë se nuk osht’ shumë e lavdueshme me folë unë për Tahir Berishën e tjera po du me ju tregue ni ngjarje që ndoshta nuk osht’ rrëfye. Unë e kam shkrujtë po as nuk është botu as nuk di, djali nëqoftëse ma boton.

Kur bjen n’burg Tahiri që e burgosin mas vrasjes së Rifatit e tjerëve që janë vra në luftë në ‘49-ten. I bijnë Berishët me i vra krejt me burra. Kush i ka pasë mbi 18 vjet n’burg, ktu ku osht’ Rilindja. Tash Gjykata për vetëqeverisje çka ka qenë, aty ka qenë burg ma parë. Ky në qeli. Nalet edhe bërtet. Flet me zotin. A ia vlen me shpjegue? I drejtohet zotit, “O’ zot, ti që krijove gjithësinë. Krijove botën bimore, krijove botën shtazore, ti që krijove njerëzimin, njeriun dhe ia dhe kapitalin e parë fjalën, dëgjoma fjalën tem. Unë jam Tahir Berisha dhe rrajë e ilirëve të lashtë dhe pellazgëve të lashtë. E di që na ju tradhëtuam e lam besimin pagan, u bom të krishter. E tradhtum edhe besimin e krishter, u bom musliman. Sot jemi nxor, ndihmona zot të dalim prej kësaj të keqës”.

Zoti i përgjigjet, “Tahir mu mos më vet. Ti veti të tjerët se unë niherë t’kom kriju, t’i kom dhanë durtë, sytë, kamtë, shëndetin jeto dhe puno”. Ky tash i drejtohet Krishtit. Thotë, “Lartmadhni Krisht, Jezu Krisht”, thotë, “e tradhëtum besimin e vjetër pagan u bom me ty të krishter. Jetum sa jetum po të tradhëtum edhe ty u bom musliman. Megjithatë në ndërtijen tonë ne kemi shumë raste që kemi qenë në familje edhe të krishter edhe musliman për mbijetesë, ndihmona të dalim prej kësaj krize t’madhe që u zhyt populli jonë”. Krishti thotë, “S’kom çka me të ndihmu une. Shko te Muhamedi se ai mundet me të ndihmue”.

I drejtohet Muhamedit. Mos me i përsërit fjalët kem këtë, kem këtë, kem këtë. Ilir, arbër, “kem krishter, u bëm musliman. Ndihmona se jena kurrë ma keq nuk kemi qenë. A po na ndihmon?” Muhamedi thotë, “Jo s’muj me ndihmu, ndihmoj vetit ti. Le t’i ndihmon Tahiri Tahirit”. Anton Çeta e ka shpjegu ma së miri, do të thotë rrjedhshëm e mirë, unë ndoshta pak çaloj në shprehje prej ngushtimit po besoj që kuptohet. Se ni shprehje t’mirë e ka thanë. Kur u dalë prej burgut në gjygj i ka thanë Tahirit, “Shko n’shpi veç kena me ta vra djalin edhe midis Tirane koftë atje”. “E vrani nëqoftëse s’o djali jem. Nëqoftëse osht’ Bajrami djali jem ai ka me nejt në Kosovë edhe ju kurrë s’keni me mujtë me nxan”.

Shprehje tjera nuk po ndalem për këtë. Tash pse ndodhi kshtu? Tahir Berisha ka qenë atdhetar, ka qenë i lidhur me rilindasit. Osht’ libri për Tahir Berishën që qaty e kom. Mos me folë fort shumë, ai ka marrë pjesë në të gjitha tubimet. Në Harilaq kur u majtë tubimi me Hasan Prishtinën. Hasan Prishtina i osht’ betue. “O’ Tahir Berisha pasha gjakin e ilirëve, për t’mirën e shqiptarëve e kom”. Se ka nejt me Nazmi Gafurrin, me… bile ni… kto rrjedhat, lidhjet që i ka pasë të mshefta e tjera.

I thotë njani i Prishtinës, “Boni t’fala Tahir Berishës, jarani jonë na ka dalë belban”. Se u lidh me musliman, gazetën serbisht muslimane. Ai e ka çu djalin, Rifatin, djalin e Latifit, e ka çu i thotë, “Ti duhesh me shku n’shkollë”. Me gjithë djalin e gjyshit tem, të Alushit, se edhe ai ka qenë i lidhur me Tahirin dhe me çu n’shkollë. Ne i themi, “mixha Muharrem, djali i madh i Alushit”, Rifati dhe djali i Alushit kanë shku në Gjakovë me u shkollue. Nuk kanë nejt. Dy vjet kanë nejt n’shkollë atje dhe janë kthy.

1924 Tahiri e çon Rifatin në Tiranë edhe e regjistron atje në shkollë. Osht’ regjistru, ka kry akademinë ushtarake, ka shërby gjithë andej në Shqipëri në kufi me Greqi e tjera me radhë. Dhe normalisht osht’ ngrit, ka pasë rastin me u njoftë me shumë figura atdhetare. Për këtë arsye edhe tash po i shkurtoj pak këto, kush osht’ i interesuar për Tahir Berishën e për Rifatin e kanë mundësinë me lexu librin. Osht’ botu libri për Rifat Berishën, e ka botu Shaban Braha. Po kom ndoshta të drejtë shkurtimisht ni pasqyrë të shkurtër me dhanë pse Rifat Berisha u lidh me frontin anti fashist. Me ni anë ishte me pushtetin, kur ishte formu Shqipëria e fashizmit po ne i thojshim Shqipnia e vjetër. Knena i lidhur me grupin e radhëve partizane.

Bile ai i dërgon fjalë Tahir Berishës i thotë, “mixha Tahir, pritma mirë Fadil Hoxhën edhe shokët e tij”. Kshtuqë Fadil Hoxha e ka botu ni libër, kta e kanë botu vitet e ‘70-ta ‘Kur pranvera vonohet’. Se ai e përshkrun takimin e Tahirit me Fadil Hoxhën, me Ismet Shaqirin, me Ismet Pulën e kta të tjerët radha partizane. Tahiri i ka takue me gjithë figurat e tjera te krahu tjetër. Krahut të djathtë të rrymës nacionaliste me Sadik, këtë, Berishën që është qujtë, të Malishevës. Me Brahim Sadikun, me Imer, këtë, Imer Berishën, me Lutfi… Ibrahim Luftien, m’fal. Me Marie Shllakun. I ka pasë lidhjet me ta, i ka takue.

Fadili osht’ mundu m’i kthye kta prej vetit. M’u rreshtue në vijen e luftës anti-fashiste. Rrështim i drejtë. I vetmi mas vdekjes së Skënderbeut ky ka qenë rreshtim i drejtë në luftën e fituesve anti-fashist. Ktu në këtë rast Fadil Hoxha ka pasë atë pseudonimin Mark, serb, serbisht, m’u mshef, m’u mbulue. Thotë, “Po na mbajnë shkitë mirë”, Tahiri thotë, “Po sa t’ju bojsh argat atyne normal që të mbajnë mirë veç runu se kanë me ju tradhëtu. Kini kujdes se kanë me ju tradhëtu”. Ky osht’ mundu me paraqit se bashkim vllaznimi, komunizmi, rryma e re e tjera me radhë… po megjithatë i ka dalë fjalët e Tahirit. Ky që e ka botu librin e pranon dhe pendohet por përgjegjësinë e ka edhe për vrasjen e tij.

Kto rrethana tjera Rifati në Gilan ka dhanë ni kontribut të jashtëzakonshëm. Kur osht’ rrethu Fadil Hoxha i rrymës nacionaliste ktu, Rifati ka shpëtue. Rifati e ka shpëtue Sinan Hasanin prej pushkatimit. I ka çu se i ka pasë dy vllaznit e vet dhe kusherit e vet si truproje, s’ka pranu kurrë m’i ndrru ata. Atyne ju ka thanë, “Shkoni nxirrne, hiqne”, dhe e kanë shlirue. Sami Pejën qashtu e ka… prej kanopit e ka shpëtue. Do të thotë ka qenë i lidhun ngushtë… me kto rrjedha kur Jugosllavia u formu si Jugosllavi Federative, duhet me thanë që kta historianët tanë nuk p’e thojnë të vërtetën. Nuk po kanë guxim me notu pa i lkund valët.

Në shtabin kryesor të Jugosllavisë të Titos ka qenë Rudolf Cereçilli EM6 edhe EM5. Qysh po i thojnë anglisht? Organizata militare e sigurimit të msheft. Nuk ka qenë veç ai ka pasë ekipë të tanë, ni ekipë të tanë. Në 25-ten në Shqipëri në Elbasan ka ardhë Has Look. Ka qenë në shkollën teknike me dhanë ndihmë teknike m’i shkollue shqiptarët po normalisht edhe m’i ba për veti, m’i infiltrue në shërbimin e vet që ka qenë. Në këto rrethana duhet, se nuk po e thonë këta, unë shumë shkurtimisht, tepër shkurtimisht se është rrëfim i imi gojor. Dikush mundet me thanë a p’e thotë t’vërtetën apo jo?

Une i kam dokumentet për këtë çështje. Gjatë luftës anti-fashiste Shqipërisë ju ka kurdisë e keqja me e coptu Shqipërinë. Rolin kryesor e kanë lujtë anglezët. Bile njëni prej anglezëve e thotë, “Ne kurrë s’e kemi pranue pavarësinë e Shqipërisë”. Në Jaltë kur ka ndodhë takimi i Churchil, rusëve dhe Stalinit aty osht’ marrë vendimi që Shqipërinë me coptu: veriun me ia lanë Jugosllavisë, jugun me ia dhanë Greqisë dhe Italisë se Vlorën e këtë pjesë Italia e ka lypë. Kurse pjesën tjetër Greqisë. Vet Churchil e thotë, “Nuk duhet me njoftë luftën anti-fashiste të Shqipërisë si ni luftë aleate”.

Në ‘47-ten në Konferencën e Parisit janë mundue edhe me mohu komplet po përfaqësuesit e qeverisë të atëhershme të Shqipërisë kanë këmbëngulë që ne i kemi dokumentet që kemi dështue në dy misionet kanë qenë aty. Misioni amerikan dhe misioni anglez që kanë shërby kanë ndihmue në lëvizjen anti-fashiste. Dhe në ‘47-ten e kanë pranue. Do të thotë dy vjet ka zgjatë mbledhja në Paris. Edhe për Shqipëri por për gjithë që i kanë nda format e interesit komplet që i kanë nda këto fuqitë e mëdha. Në Jaltë aty Shqipëria u nda 50-50. 50 me ia dhanë lindjes, 50 me ia dhanë perendimit. Që thashë qat’ ndarje.

Në këtë rrugë, këto shërbime, ky mision edhe për fat të mirë që Shqipëria, shtabi ka formu edhe shërbimin edhe ai sekret. Kanë has në kasaforta angleze, gjurmët. Me qindra dokumente i kanë fotokopju dhe i kanë marrë. Aty e kanë pa ni t’vërtetë se misioni anglez nuk i beson misionit amerikan. Tash Shqipëria, shtabi në krye me Enver Hoxhën e kanë ditë këtë dhe tash e kanë shfrytëzu për me lujtë me kta, m’i shfrytëzu dy parët. Është e vërtetë që misioni anglez ka inkuadru ka infiltru njerëz shumë. Kryesisht krerët e veriut i ka bo për veti që mos me leju m’u shtri lëvizja anti-fashiste partizane në veri të Shkëmbinit në Shqipërinë veriore.

Shtabi që e ka marrë vendimin me çdo kusht me dalë, m’u shtri edhe në veri ka qenë njëra ndër vendimet shumë të arsyeshme. Në këto rrethana u gjind Shqipëria edhe si aleate anti-fashiste e rreshtuar shumë drejtë që ka pasë përmbi 40 mijë partizan. Djemtë ma t’mirë edhe vajzat ma t’mira janë, kanë qenë të rreshtuara në këto radhë partizane. Në ‘44-ten jepet urdhëri Shqipërisë që kah janë tokat shqiptare prej Dibrës e deri në Mitrovicë me hi brigadat partizane të Shqipërisë me shliru Shqipërinë. Haxhi Lleshi2 ka hi në Tetovë e Dibër e tjera. Brigadat tjera kanë hy në pjesën tjetër. Mehmet Shiroka ka hy në Mirditë, me marrë Mirditën. Nuk po ndalem qysh e ka marrë me çfarë taktike s’osht’ me rëndësi ajo.

Shlirimin e Tiranës me 17 nëntor. Këto rrethana, këta e kanë kuptu që po luhet një lojë e madhe ndaj Shqipërisë. Prandaj, u dashtë me marrë masa mbështetëse. Kto brigada partizane kanë hye, nuk kanë mujtë me hy në Prishtinë se kanë hy para tyne brigadat bullgare dhe partizane të Serbisë. Në Shkup kanë hy brigadat bullgaro-maqedone. Dikush thotë, pse kanë hye? Kanë dashtë me hye për me i ikë ma të keqës për mos me akuzu popullatën e Kosovës si ni qendër reaksionare, si mbeturina e fashizmit e tjera, me marrë masa kundër tyne. Me thanë u shliru ktu, janë radhat partizane këtu. Me juve bashkë me vendos qetësinë.

Por, ni t’vërtetë tjetër që kanë falsifiku Haki Bajrami dhe ni historian tjetër, unë i kom thanë, “Keni bo gabimin ma t’madh”. Janë mundu me paraqit… kanë thanë, “Na e bojmë fallc fotografinë se edhe Kosova i ka pasë përfaqësuesit e vet në Jajcë kur osht’ shpallë Jugosllavia Federative”. Me ndihmën e… në ‘43-ten osht’ marrë ni vendim dhe kjo në ‘81-ten u bo publike në Novi Sad në kongresin e shkrimtarëve të Jugosllavisë. Aty thotë, shqiptarët e Kosovës nuk bon me pasë kurfar’ lidhje gjenetike me shqiptarët e Shqipërisë. Me shkëputë atë lidhjen e embrionit gjenetik të trungut. Ata janë albanski kta janë shqiptari. Prandaj, edhe gjuha shqipe dhe letërsia shqipe nuk mund të lidhet me pasë trashëgimi kulturën, letërsinë shqipe të Shqipërisë por duhet me fillu me librin ‘Kur rrushi ka nisë m’u pjekë’.

Kjo osht’ ni realitet që ju ka ndodhë ktyne kur kanë marrë pjesë në Kongresin e Shkrimtarëve të Jugosllavisë. Aty ku ka marrë pjesë edhe Isak Shema edhe Rexhep Qosja edhe Ibrahim Rugova. Edhe ky i Malit të Zi, letërsisë Jugosllave se emri s’po më kujtohet për momentin. Aty ni gjeneral i vjetër kur kta kanë dalë me lexu thotë, “Jo, stop, shqip s’ka”. Në ‘81-shen osht’ mbetë enciklopedia e Jugosllavisë pa u formu për shkak se Esat Mekuli ka qenë kryetar i delegacionit të Kosovës atëherë. Me shkronjën A nuk ka pranu kurqysh me bo këtë ndamjen e shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipnisë edhe u mbetë pa u botu se nuk ka pranu. Do të thotë ka këmbëngulë që ne jemi një.

Në këto rrethana pra shifet ajo loja e madhe që i është bo Shqipnisë për me coptu Shqipninë. Historianët e Shqipërisë, Kristo Frashëri, djali i Avdyl Frashërit 90 e sa vjet ka vdekë, ni historian. Tash kanë nisë me publikue me thanë me dëshmi se jo veç me thanë, po me dëshmi me dokumente. Se qita partizanët dy herë prej ‘45 deri ‘49 e kanë shpëtu Shqipërinë për mos me u coptu. Nëse për kurgjo s’kanë meritë ata djemtë e vajzat partizane e kanë dhanë jetën e vet, kanë vdekë. Na duhet m’i nderu, m’i respektu për kontributin që e kanë dhanë në mal e në borë për katër vjet rresht. Ma tepër se me dhanë jetën nuk ka ma tepër. Veprim kapital. Po me vullnet, jo me dhunë apo diçka tjetër, me vullnet.

Çfarë ndodhi pastaj? Qëllimi ishte se me sugjerimet që kanë pasë n’lidhje me Shqipërinë kanë thanë meqenëse ne nuk u përmendëm në Jajcë fare hiç. Na lanë nën administrimin e Serbisë. Duhet me marrë masa për me fitu populli me na përkrah populli. Se populli kanë dyshu te partizanët se kryesisht edhe me serb edhe me tjerë ato lufta ka qenë e përbashkët. Në ‘42-ten kanë marrë vendim që mos me thanë Kosovë e Metohi po Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit dhe me mbajtë ni konferencë qysh osht’ mbajtë ajo në Jajcë.

Ni konferencë… kanë thanë konferencë munden m’i thanë edhe kuvend anti-fashiste ku kanë marrë pjesë edhe shqiptarët edhe serbët. Gjashtë serb kanë qenë edhe malazez në atë kuvend. Osht’ mbajtë në Malësi në shtëpinë e Sali Manit, ni familje atdhetare e njohur qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit. Janë sigurue banorët përreth me e garantu jetën, me siguru jetën aty. Më 31 dhjetor ‘43-shen 1 e 2 janar të ‘44-tes, tri ditë ka zgjatë ajo mbledhje. Kanë marrë pjesë kryesisht figurat që kanë qenë të njohura në rrugën e lirisë udhëheqëse. Hajdar Dushi, Fadil Hoxha, Emin Duraku. Edhe pse u vra Emin Duraku ma herët. Rifat Berisha edhe shumë të tjerë.

Gjithsej kanë qenë 51 vet. Ali Shukria nuk ka marrë pjesë për shkaqe teknike që s’ka mrri me shkrue. A me fletë porosi i ka pranu vendimet, ‘Unë i pranoj vendimet që do t’i merrni’. Mos me zgjatë shumë, në Konferencën e Bujanës janë nënshkru punime, niherë kanë raportu organizata e grave Bije Vokshi ka mbajtë fjalim e motra e Arsim Vokshit, nëse ju kujtohet. Hyrije Hana ka qenë aty. Po ana politike vendimi politik u nxjerrë ni rezolutë në të cilën atë rezolutë thuhet, rruga ma e drejtë edhe ma e mirë për me u shlirue Kosova dhe me ju bashku Shqipërisë është lufta anti-fashiste. Me ju bashkue luftës anti-fashiste. Edhe pse populli ka me vendosë vet me votën e tyre që dëshira e tyre osht’ me ju bashku Shqipërisë. Kjo rezolutë osht’ marrë dhe osht’ nënshkru prej të gjithëve, të gjithë e kanë pranu.

Në hartimin e rezolutës ka qenë ata që kanë qenë ma intelektual në atë kohë. Xhevet Doda. Njani e përshkrun Xhevdet Dodën si drejtor, Xhevdet Doda s’ka qenë drejtor po ka qenë mësues. Bile tregova për të, kur ka dalë në ilegalitet po nuk p’e lodhi ma tepër për të se osht’ shumë interesante ajo por ka marrë pjesë Hajdar Dushi, Rifat Berisha në hartimin e rezolutës. Kanë thanë që garanton për këtë rezolutë garanton ushtria e Shqipërisë dhe Ushtria e Jugosllavisë. Garanton misioni anglez, misioni rus dhe misioni amerikan. Sikurse kanë qenë, dikush ka qenë dikush aty kta e kanë thënë këtë se kanë qenë aty, dikush u kanë aleat.

Në dokumente përmendet edhe historianët nuk e përshkrujnë mirë. Ata duhet m’i përmend të gjitha pikat jo me lanë të mjegullune që njeriu i zakont nuk e kupton. Skuadra e Atlantikut në pikën e 13 flet për vetë qeverisje jo për vetëvendosje. Kush i bashkohet luftës anti-fashiste ka me vendosë kah me shku. Nuk e shpjegon atje se në të gjitha takimet që janë bo edhe në Washington dhe në Jajcë osht’ marrë ni vendim i prerë te fuqitë e mdha. Amerika, Anglia dhe Rusia. Kufijtë e shteteve nuk guxojnë m’u prishë, nuk prishen. Nuk do t’i njohim kufijtë që ka vendosë fashizmi dhe nacizmi. Këtë kta e kanë ditë se kanë qenë në ato rrjedha, në ato informacione.

Në këto rrethana Shqipëria u përball me ni gjendje t’vështirë. Po ndodhi si ndodhi meniherë ka reague Titoja. Që shumë historian ktu e lavdërojnë Titon, “U kanë i mirë për shqiptarë”, u kanë e kundërta. Ai me ni urdhër thotë, “Duhet m’u mbledhë Këshilli Anti-fashist edhe me mohu ato vendime”. Se ajo rezolutë osht’ botu në Gazetën Liria. “I boj thirrje popullit bashkohuni në radhët tona se ka me qenë mirë për neve dhe do t’bashkohemi me Shqipëri se dëshira jonë është t’i bashkohemi Shqipërisë”. Kta nuk kanë pranu, nuk kanë pranu.

Mas tre mujve osht’ marrë vendimi që ktu osht’ formu Këshilli Anti-fashisht dhe kryetar i Këshillit Anti-fashisht ka qenë Mehmet Hoxha. Nënkryetar ka qenë Rifati dhe Pavle Joviqeviq. Shtabi i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Anti-fashiste ka qenë Fadil Hoxha komandant i këtij shtabi. Titoja e degradon shtabin, jo shtab për Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit po nën shtab i shtabit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Serbisë. Këtë Fadil Hoxha e ka heshtë, nuk e ka kundërshtu asniherë, s’paku nëpër shënime dhe tubime. Tjetër, kta kanë marrë vendim tjetër shumë t’randësishëm, tepër sekret në krye me Rankoviç, t’i kanë analizue situatën qysh me dalë prej kësaj situate.

Organizatat nacionaliste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Lidhja Shqiptare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në krye me Imer Berishën me tjerët, ENDSh-ja kanë thirrë rininë e Kosovës, armë kanë pasë, “Hajde me shku me mbrojtë kufirin mos të hijnë partizanët prej Serbisë e çetnikët”, se Tito u murr’ veshë dhe çetnikët kalun u bon krejt partizan, në radhët e partizanët me hy me shliru edhe këtë pjesë, me mbrojtë kufirin. Kshtuqë kta janë mundu me pengue këtë mobilizim po në anën tjetër nuk e kanë vrejtë se mobilizimin e kanë bo pikërisht kta Titos. Me qëllim që ta zbrasin faktorin burrëror prej Kosovës që kanë qenë t’armatosur se p’e ndjekim fashizmin deri, se Zagrebi u kanë hala nën gjerman, fushat janë kanë të minune prej gjermanëve.

Në tri drejtime i kanë mobilizue brigadat. Ni drejtim drejt Shkodrës e në Bari ku janë vra, nuk dihet sa, po ni brigadë osht’ vra. Janë pre në Tivar. Grupi tjetër që ka shkue në atë drejtim, do të thotë si brigad të lidhur kah katër vetë pa armatime ka qenë edhe mixha jem, Ahmeti. Deri në Trijeshtë n’kamë kanë shkue, tri vjet udhëtimi ju ka zgjatë edhe osht’ kthy i gjallë. Ai thotë, “Kur jemi dalë në Dubrovnik na kanë ardhë do oficera na kanë thanë, ‘Tash kush s’ka me ju ngucë kanë me ju dhanë opanga e sene nuk keni me hjekë ktu vetëm duhet me shku deri në Trijeshtë’”. Me marrë Trijeshtën se Trijeshtën mos me ia dhanë Italisë. S’di a po kuptohemi a jo?

Drejtimi tjetër ka qenë ktu nëpër Gilan m’i vendosë nëpër vagona të transportit edhe m’i çu për Vojvodinë. Dikush thotë që kanë qenë pesë mijë vetë, dikush ka pasë regjistër. S’ka pasë regjistër nuk osht’ mirë m’i hiperbolizu këto sene. Po ka qenë ni brigadë që kanë qenë të mobilizun që kanë shku për Vojvodinë. Grupi tretë pjesa ma e madhe e Drenicës, Mitrovicë, Podujevë në të cilën në atë grup ka pri Shaban Polluzha dhe Bajraktari i Llaushës. Ndërkohë ka hye brigada e Bukës së Kotorrit serbo-malazeze. Në Deviç ku osht’ Kisha e Deviçit në Skenderaj janë vra, kanë mbytë gjin edhe me kungj n’vesh. Kjo u bo e madhe, u bo e madhe. Populli është çu n’kamë, ku po shkojnë ata atje me na lanë shtëpijat gra e fmi, knena po na vrasin.

Ka mrri normalisht porosia, lajmi në Prishtinë te shtabi te Fadil Hoxha. Kta e kanë dërgu Arsim Luzhën në Drenicë me pesë-gjashtë vetë m’u taku në Tërstenik. Me përfaqësuesit e Drenicës së Veriut atje. Edhe kta ia kanë shpjegue që nuk ka me ndodhë ma ktu vrasje. Qishtu e kanë marrë porosinë prej shtabit edhe Këshillit Anti-fashisht. “Ne do t’marrim masa, ju garantojmë që s’ka me pasë vrasje ma. Andaj, mos na e prishni se hijnë forcat partizane të Bullgarisë dhe bojnë masakra t’mdhaja”. Osht’ ardhë deri te pajtimi. Kur janë përshëndet kanë dashtë me ardhë kta knena, osht’ gjujtë bomba edhe janë mytë kta krejt.

Nuk e kanë dashtë që me ardhë deri te marrëveshja. Populli osht’ acaru edhe ma shumë. Atëherë ky marshim që ka qenë deri në Podujevë ka shku zani, lajmi se masakrat po bohen në Drenicë. Kjo osht’ marrë vendimi prej ktyne udhëheqësve Shaban Polluzhës e Bajraktarit e tjera, na vdekë për vdekë po shkojmë po vdesim t’i mbrojmë familjet tona. Janë ardhë janë tubu në Barilevë me mbajtë ni lloj fjalimi me ju tregu kush don me ardhë. Atëherë nuk kanë qenë veç të Drenicës po ka pasë edhe pjesëtar tjerë. Urdhëri prej Prishtinës ka qenë m’i gjujtë me topa, mos m’i lanë me hi në Drenicë. Lufta ma e madhe osht’ bo në Prilluzhë dhe kanë hy, s’kanë pasë organizim.

Masi kanë hy mrena në Drenicë atëherë osht’ majtë nifar’ tubimi. Janë taku krerët me Isuf Gradicën me Mehmet Gradicën e Shaban Polluzhën dhe kanë marrë vendim që duhet m’i mbrojtë. Këshilli Anti-fashist ka çu njerëzit, Rifatin e Tahirin e tjerë mos me lanë m’u shtri kryengritja se kjo revoltë se kryengritje s’ka qenë po shyqyr fundi i erdh mar. M’u shtri ma gjon se dami osht’ ma i madh se kjo lëvizje, kjo revoltë osht’ pa krye. Nga Rahoveci edhe knena dikund baba thotë, “Janë ardhë dy-tre mijë vet burra t’armatosur dhe kanë lypë m’u taku me kapetanin dhe Rifat Berishën me ju majtë fjalim ‘Hajde ta nisim luftën edhe na knej’”.

Aty, kta ju kanë thanën, “Nuk ka zgjidhje. Lufta. Këtu qëllimi është me na shkatërru krejt me hi forcat bullgare, çetnike, ruse me ardhë ktu dhe m’i la durtë me Kosovën. Prandaj, kush i ka durtë me gjak, kapnju bjeshkës se osht’ formu ni punkt në Greqi atje edhe ju shpërndajnë tjetër kah. Ju tjerët kthehuni në shtëpi se nuk ju nguc kërkush”. Atë ditë Hasan Remniku u kanë në Berishë, nashta keni ni për të ‘59-ten u vra tradhëtisht t’u kalu kufinin. Msusi i vet e ka tradhëtue. Është kufizue kjo rezistencë. Në qat’ moment si ka shpërthy qikjo luftë, qikjo revoltë e Drenicës Titoja ka dhanë urdhër me shpallë gjendje të jashtëzakonme. E ka degradue dhe shkarkue Fadil Hoxhën. Veç figurë ka qenë Fadil Hoxha. Kryetare e shtabit ka qenë Slava Derleviçi.

Gjashtë muj ditë ka zgjatë kjo gjendje e jashtëzakonshme ushtarake, pushtim ushtarak. E ndalune me dalë me lëvizë pa letra, pa i thanë dikujt që po shkon qitu. Çdo lëvizje mes dy-tre vetë janë vra, janë likuidue. Derisa osht’ përgadit treni për me mohu Rezolutën e Bujanit vet shqiptarët. Thuhet se me 8 korrik, se ishte gjendje e jashtëzakonshme në Beograd ka qenë Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha dhe atje osht’ pregadit kulaqi. Me 9 korrik në Prishtinë u mbajtë vendimi që m’u mbajtë mbledhja në Prizren ku kanë me marrë pjesë përfaqësuesit, disa pika të rendit të ditës. Masi të kryhet kjo çështje m’u bo zgjedhjet për deputet, atëherë u qujtë oblas se s’ka qenë autonomi Kosova, rreth për Kosovën, për Shqipërinë dhe për Federatën delegatët m’u zgjedhë atje.

Me sytë e vet baba jem që e ka pa që ka qenë bashkë me Rifatin edhe me Berishën që kanë shku në Prizren thotë, “Prej qafes të Duhles e anena, edhe knena ka pasë polic, po anej çdo udhëkryq ka qenë i blindun. Prizreni i rrethun”. Salla ku osht’ mbajtë mbledhja gjithashtu ka qenë me ushtri e rujtne. Nuk, askush s’ka mujtë me folë për këtë vetëm osht’ lexu rendi i ditës dhe osht’ lexu se shqiptarët e Kosovës me dëshirë dojnë t’i bashkohen Serbisë për shkaqe ekonomike e tjera e tjera me ju bashku Serbisë. Këtu nuk ka nënshkru vetëm Rifat Berisha, të tjerët e kanë qit’ firmën e vet. Normalisht ditën e dytë baba thotë, “S’ka qenë kurgjo interesante për faktin se u kry ajo”.

Bile Bajram Bresja i kish thanë Rifatit, “A mujna me ju bashku Maqedonisë se ma kallaj shkëputemi prej Maqedonisë a jo?” Edhe thotë, “Ani pse s’fole?” (qeshë). Me këto rrethana tash Rifati i raporton Tahirit kur vjen atje. Tahiri, “Çka bat’ bre?” Qishtu, qishtu. “Tradhëtum, u kry kjo punë mbetëm me Jugosllavinë”. Thotë, “Po ma mirë u kanë qaty me vdekë ju 50 vet e me vdekë Kosova sesa me shku edhe 50 vjet e s’mun e nxjerrmi”. Thotë, “Baca Tahir”, thotë, “a e din qysh ka vdekë Shtefan Gjengjelishi?” “Po”. “Unë ka me qenë ai se nuk e tradhëtoj vendimin që e kom nënshkru në Bujan”. Edhe tash po du me thanë meniherë janë formu njësitet guerile me urdhërin e Enver Hoxhës janë njoftu njësitet e para guerile.

Shaban Haxhia, Sali Shatri, Halil Berisha, Islam Berisha nuk po flas për këta udhëheqëse se janë konë Rifati, Xhevdet Doda janë kanë në atë kupolën e udhëheqjes po që janë konë ilegalisht krejt. Janë kanë nëpër funksione ilegalisht. Këto Shaban Braha, 18 vjeçar ka marrë pjesë në njësitet guerile që janë të formune meniherë në ‘45-ten. Kanë bo lëvizjen në Kosovë detyra të ndryshme kanë pasë. Në këto kushte, rrethana vritet Xhevdet Doda tradhëtisht e vrasin. Mbytet edhe ma keq Nexhat Begolli që ka doktoru në Romë për drejtësi, i Dibrës. E kanë burgosë si e kanë shti me ni veturë e kishe ka dashtë me ikë e e kanë mytë mizorisht Nexhat Begollin.

Ai ka nënshkru në Ferizaj që kur e kanë marrë vendimin me nisë kryengritjen Xhevdet Doda, Nexhat Begolli, Rifat Berisha dhe disa të tjerë. Normalisht edhe ni përkrahje që kanë pasë prej Shqipnisë. Se në ‘48-ten nashta e dini u prish Jugosllavia… Titoja me Rusinë, me Stalinin. Tash Shqipëria don me shfrytëzu rastin për me pasë ni përkrahje prej Rusisë për me shliru Kosovën. Ktu osht’ bo përgaditja e madhe. 84 vet i ka pasë Rifat Berisha njerëz të besës. Janë mundu këta me i likuidu edhe Rifatit me ia ndrru truprojet po s’ka pranu kurqysh. As Islami as Arifi nuk kanë pranu. Kshtuqë po e përmbylli kur osht’ marrë vendimi të shtunën është mbajtë në Komoran, janë mundu me vjedhë me burgosë Rifatit, s’kanë mujtë.

Qat’ ditë mëngjes kanë ardhë dhjetë oficer. Njani prej tyne vllau i Hamzë Berishës aty dhe ai tinzës janë ardhë aty i thotë Hamzës, “A ka ardhë Rifati në Berishë?” “Jo, s’ka ardhë”, “Kur vjen filon lluge jom une në mal”. Vjen Rifati ngjitet nalt, aty nuk kanë qenë burra tjerë. Mustafa u kanë në Leletiç kha, baba u kanë në punë në minierë në Magure. Thotë, “A kanë ardhë?” Tamon hin me folë me Tahirin, mrena hin në odë Çetopilloviçi edhe mushet Berisha me ushtar e partizan e të mobilizun edhe shqiptar. Hijnë në odë aty, thonë, u ungjen. Dojnë me lidhë Rifatin. Aty e shfrytëzon rastin Islami, t’u hi n’derë i sheh kta dhe kthehet te Haliti.

E marrin Rifatin e lidhin. Thotë, “Po të thirrë Fadil Hoxha në Prishtinë”. Kur niset te poshtë i thom na, kur vjen mi kishna rekë, rrugë shumë. Haliti, Islami dhe Jahiri. Jahiri 17 vjeçar, 19 vjeçar, 19 i ka pasë, 19 vjet. E kta dy janë kanë me përvojë kshtu ushtarke dhe janë kanë gjithmonë bashë në njësitet guerile. Thotë, “Na për së gjalli nuk e lojmë me shku bacën Rifat në Prishtinë”. I dalin përpara atje. Nejse, bohet ni luftë. Plagoset për vdekje [e pakuptueshme], vritet edhe ni shqiptar polic edhe ni serb vriten. Kta kthehen dhe kah me ia majtë tash? Ushtria ka rrethu komplet, jo vetëm Berishën, po krejt rrethinën ku janë fshatrat anena.

Kta vendosin me dalë mbi Pollanik me kqyrë situatën. Kur e kanë pa që p’e krehin, mobilizu me partizan, polic e sene. Rifati thotë, Halili thotë, “Rregulloje punën me ju dalë mrapa ktyne na”. Ka me shku, tek me shku? Me shku për Mal të Zi s’kanë mujtë, me ardhë knena nuk kanë pasë strehimoren dhe qëllimin me dalë në Lepovicë. Te baba nuk kanë mujtë se janë kanë krejt t’rrethun. Me dalë në Bjeshkë të Sharrit nuk kanë mujtë. Në këto rrethana ka folë edhe me Fadilin Rifati. I ka thanë, “Na duhet me dalë n’mal”, i ka thanë, “unë nuk i veshi dy herë çizmet, niherë i kom veshë edhe ditën e mirë”.

Ky s’ka pasë rrugë dalje tjetër veç me dalë me shkue në Gajrak. Ata në Gajrak si tant shqiptarët, tanë katuni i thojnë daja se kanë pasë lidhje me Berishën. Ismajl Gajraku ka hi mrena. Jo në kullë të Ismaj Gajrakut po në ahër. Bisedojnë. I thojnë Smajlit, “Shko me na ble do opanga se me kpuca nuk po mujmë, po na vrasin kamtë”. Mandej me i qit’. Smajl Gajraku ka qit’ njerëz edhe ma herët me pare në Shqipni, kush ka pasë pare. Çfarë ndodhë ktu? Ai, flitet, nëpër gjithë ato fshatrat se ka shku deri në stacion të Arllatit me kallxu që Rifat Berisha osht’ n’shpi teme, n’kullë teme. Në ora 10:00 rrethohet kulla, rrethohet krejt fshati, rrethohen krejt fshatrat përreth, me topa, me gjyle të topave e me radhë.

Ktu tash kta shtatë vet kanë qenë, Bajrami nuk u kanë mrena u kanë në Drenicën e poshtme. M’i thirrë edhde Drenicën e poshtme m’i bashku. Osht’ nifar’ vendi atje i thonë Lugi i Stupcave. Aty m’u tubue kta që kanë qenë njësitet e Rifatit me ju bashku tjerët me shpallë kryengritje. Po e boj ni digresion. Tash kur kërsasin pushkët kha, Hamza i del gjumi. Thotë, “Kuku”, edhe shkon atje. Çfarë Rifati? Rifatin e morën. Ky ngan me ju kallxu vllaut t’vet atje me dhjetë oficerët. I kanë pasë do libra do harta, shpejt e shpejt i kanë shti nëpër çanta dhe kanë marrë me ikë mos m’u zanë.

Kanë provu me shku deri në Rahovec, nuk kanë mujtë janë kthy. Atje në Kleçkë kanë thanë, “Kshtu si ekipë, si grup nuk mujna me lëvizë. Po ndahemi secili kah t’mundet vet”. Kshtuqë ata të dhetit nuk dihet a janë vra naj kund, nantit, nuk dihet a janë vra. Vllau i Hamzës kthehet në shpi te Hamza. Hamza e mban në tavan për mbi tre muj ditë e ka majtë në tavan. As gruja e tij nuk e ka ditë se osht’ Hamza n’tava. Gjashtë muj e kanë rreh e kanë majtë n’burg Hamzën nuk ka kallxue. Hajdar Mulaj na ka tregu neve masi u degradue si udbash. Thotë, “Njeri që i ka qëndrue ma shumë dajakut si Hamzë Berisha”, thotë, “kërkush”.

Kta tash kur janë rrethue Islami, vllau i Rifatit, thotë, “I mbajna peng familjen e Ismajlit edhe me dalë”. Rifati thotë, “Jo”, thotë, “na jena dalë me çliru Kosovën jo m’i marrë n’qafë gra e fmi të ktina. Po na kena me lypë që kta me dalë”. E kanë thirrë Smajlin kanë thanë, “Dil shko thuju atyne që fmitë p’i hjekim”. Janë marrë vesh mas disa debatesh dhe janë dalë komplet familja e tina janë dalë. Kta kanë mbetë në ahër s’kanë mujtë me hyp n’kullë naltë. Të rrethun komplet janë kanë. Kanë bo plane qysh me dalë. Në librin e Shaban Brahës, Rifati thotë, “Nuk ka rrethim pa ni shteg edhe ky rrethim duhet me pasë dikund ni shteg. Dikush prej neve osht’ e pamundur pa e shpërthy rrethimin”.

Me përmbyllë këtu janë vra katër vllaznit. Osht’ vra Rifat Berisha, osht’ vra Mustafa, osht’ vra Brahimi edhe Sadiku. Katër vllaznit. Ka shpëtue i plagosur Jahiri 19 vjeçar edhe Haliti ka shpëtue 39 vjeçar. Që e kanë ça rrethimin prej aty kanë dalë, normalisht sa kanë pasë armatim kanë gjujtë. Kanë dalë në Moroli. Në Moroli e kemi pasë ni mesë në Moroli. Te Sahit Morolia. Aty janë hi me ni vneshtë. Ni grue ka dalë me marrë ujë, nuk e ka ditë që janë kta ktu. Po kur i ka pa kta me armë n’dorë ka bërtitë edhe ka ikë. Ata e kanë ndrru drejtimin janë kthy në Berishë msheftas e sene. I plagosun u kanë.

Bajrami u kthy në Berishë p’i Drenicës. Gjithë ata burra janë shpërnda masnej se e kanë pa që kjo përfundoj. Në momentin kur e kanë konstatu që u vra Rifat Berisha, forcat e rrethimit që e kanë rrethu janë tërhjekë, e kanë kry misionin e vet. Në këto rrethana tash i kanë rendis katër gjenazet ni bi e berishve, ka qenë nifar Qama e martune në Banjë. Ajo i merr katër mindila, faculeta. I dërgon, shkon te komandanti atje thotë, “Du m’i pa”. Ia qet’ faculetat m’i kry të katërve. I kanë vorros qaty. Mas dhjetë dite baba jem e merr nanën e Rifatit, Hasën, e qet’ n’kali e shkojnë në Lladroviç ku u kanë Hasimja, mesa e jonë.

Thotë, “Po shkojmë atje në Moroli”. Tash Morolia u kanë ngjit me Gajrakun. Aty e ka lanë Hasën, nanën e Rifatit. Ajo i ka vizitu vorret. Tash nuk po e tregoj se emocionona shumë çka ju ka folë para vorreve. Mas disa vjetve ka marrë vesh UDBA se kush e ka çu nanën e Rifatit. Deri atëherë kërkush s’e ka marrë vesh. Kto baba edhe gjyshja jonë thotë, “Atë ditë kur u vra Rifati që u rrethu Rifati atje Leletiçi u kanë i rrethun”. Ku jemi kanë na. “Aty”, thotë, “jena konë t’rrethun edhe jo ni ditë po gjashtë muj ditë çdo mramje”. Mas gjashtë mujve, baba thojke, se e lajshim nifar’ sheje me fshi se venin zallin e fshijshim se me kqyrë a po vijnë natën.

Thojke, “E fshijshim aty e shpesh herë gjojshim cigare t’shkrune, kutija të cigareve të shkrune ‘Po ju rujna mirë’”. Kshtuqë në këtë njësit u kanë edhe baba jem po atë ditë u kanë në ndrrim të dytë në minierë. Kta i kanë thanë gjyshes, “Thuj Limanit kur vjen kur vjen prej punës smenës le t’vjen në Berishë”. Ajo ka flejt, hajt se i kallxoj nesër. Kur u çu t’nesrit të rrethun edhe s’ka pasë kah me shkue. Me këtë kapitull mas ni vjeti janë ardhë njësiti guerril prej Shqipnisë e kanë vizitu Latifin babën e Rifatit i kanë shpreh ngushëllime edhe i kanë dhanë edhe mjete materiale.

Çka ka qenë në Berishë se ka qenë edhe në shkollë Imer Berisha në gjimnaz u kanë nxanës. Vezirja, Bukurija janë kanë nxanës në katune të Prishtinës msuse. Krejt janë largu. Krejt gratë e berishve janë burgosë. Krejt burrat e berishve janë burgosë, edhe Tahirin e kanë burgosë. Në gjithë fmitë që janë kanë edhe në Arllat atje n’shkollë i kanë përjashtu prej shkollës. Ka pasë të ndaluar me u shkollue. Rasim Bujupi, baba i Bajram Bujupit e ktyne matematicent në Prishtinë ktu që osht’ ka qenë msus atëherë.

I ka ardhë keq kur i kanë që i kanë përzan prej shkollës kta djemt edhe vajzat e Berishës u dalë m’i përcjellë. Meniherë e kanë përjashtu prej punës. Ai u ardhë në Prishtinë prej Prishtinës në Obliqi u punësu si msus, baba i Bajram Bujupit. Kshtuqë tek mas viteve të ‘60-ta masi ka ra Rankoviçi ni tubim që osht’ mbajtë në Komoran, Fadil Hoxhën e kanë vet kta. Nuk i kanë thanë te berishët po, “Kemi vajza që nuk po shkojnë n’shkollë nëpër do katune dhe djemtë nuk p’i çojnë nëpër shkolla”. Fadili thotë, “Krejt n’shkolla m’i çu”.

Ktu thehet ndalesa dhe kanë fillu m’i shkollu. Këto rrethana u dashtë me dalë prej Berishës, m’u largu prej Berishës. Se as millë s’ka guxu kush me ju blu berishve. Normalisht ilegalisht dikush ju ka blue, dikush ju ka çu edhe t’mira materiale e sene po edhe gratë ku janë kanë t’martune ua kanë lshu.


1 Edith Durham (1863-1944) ishte udhëtare, shkrimtare dhe antropologe britanike, e njohur për udhëtimet dhe studimet e saj në Shqipërinë e veriut dhe në Ballkan në fillim të shekullit XX. Ajo botoi disa vepra mbi jetën, zakonet dhe organizimin fisnor të shqiptarëve, ndër to High Albania (1909), ku përshkruan Malësinë e Madhe, strukturën e fiseve dhe ngjarjet politike të kohës. Durham njihet për qëndrimin e saj publik në mbrojtje të çështjes shqiptare gjatë periudhës së shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

2 Haxhi Lleshi (1913-1998) ishte veprimtar dhe komandant partizan nga Dibra, pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare. Gjatë viteve 1943-1944 ai veproi në zonën e Dibrës dhe në trevat përreth, duke qenë ndër figurat kryesore të formacioneve partizane që operuan në atë rajon. Pas luftës mbajti poste të larta shtetërore në Shqipërinë socialiste, përfshirë detyrën e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor (1967-1982).

Pjesa e Dytë

Sahit Berisha: Tash me qenë në këtë rrjedhë, këtë rrëfim të shkurtër se ktu kam shumë ngjarje po nuk osht’ vendi. Unë do t’i shkruaj në ni libër e tani nëse don djali le t’i bon, m’i pa, m’i lexu. Se si duket në Kosovë nuk ju intereson e vërteta. Gjyshi jonë është marrë jo me blegtori e me bujqësi po me tregti. Alushi ka pasë ni han. Ai ka pasë tre djem. Muharremi, Limanin babën tem dhe Ahmetin. Dhe dy vajza Hajrijen dhe Haven. Na i thojmë Dada Havë. Në Prishtinë kanë vdekë, kanë jetu këtu. Për ni msus të Dobrajes ka qenë e martune e tjera. Ai ka qenë shumë i ashpër me Tahirin. Po i ka thanë Tahirit, “Une me punue nuk muj po du m’u marrë me tregti”.

Tahiri tani… kanë bisedu kanë bisedu dhe thotë, “Hanin ton po e bojmë si ni qendër ku grumbullohen…” se n’atë kohë janë bajtë libra abetare, gazeta prej Tiranes prej Shqipnisë. Vija që kanë ardhë janë ardhë deri në Pagarushë, te baba i Nexhmie Pagarushës. Ka qenë në këtë lëvizje ai. Ai i ka prue në Tërpezë te Rexhep Krasniqi. Në ‘35-ten osht’ formue Organizata Drita. Kryetar ka qenë Rexhepi, ky hoxhë u konë po u kanë kryetar i Shoqërisë Drita. Shoqëri patriotike dhe me shpërnda libra, informata, me mbajtë moralin gjallë të luftëtarëve.

Normalisht anëtarë ka qenë edhe Tahiri edhe ky Alushi, gjyshi jem. Kshtuqë kur Rifatin e kanë çu Tahirin në Gjakovë në shkollë, gjyshi jem e ka çu djalin e vet, mixhën Muharrem e ka çu në shkollë në Gjakovë. Po nuk kanë mujtë me nejt shumë, dy vjet ka nejt në shkollë të Gjakovës. Kshtuqë prej kësaj familje shkrim e lexim ka ditë me dy alfabetet edhe alfabetin sllav edhe alfabetin e Shqipnisë e ka ditë mixha Muharrem. Rifati u shkollu u bo oficer e tjera. Në ‘24-ten ka shku në Shqipni, në Akademi të Shqipnisë. Po kanë shku edhe tjertë, që kanë çu, a din, edhe tjerë. Edhe Brahim Hoxha ka shku atje e tjerë.

Hasan Prishtina mbi 200 shqiptar i ka çu me shpenzime t’veta në Shkollën e Elbasanit. Po mos m’i hi shumë larg në histori. Kshtuqë ndoshta kryesorja ka qenë kushtet ekonomike. Bjeshka e vogël, kta po rriten shumë. Vllau i babgjyshit i ka pasë dy djem, disa nipa. Kur të ndahet toka atëherë kah me jetue. Prandaj, ka zgjedhë rrugën dhe bisedon me Tahirin, thotë, “Unë du m’u zhvendosë prej Berishës me gjetë ni vend tjetër dikund”. Po ka pasë pak edhe ni grindje, qysh me thanë, ngucakeqe që e ka pasë me komit që janë kanë komitet, Qorr Ilazi. Ia kanë kallë hanin. Ky nuk osht’ pajtu me ta dhe osht’ prishë. Tani Tahiri ka ndërhy e m’i pajtu se në Nekovc ata luftun nërveti me baritë e Nekovcit.

Ky thotë, “Unë nuk kom ma mundësi me nejt në Berishë”. Vendosë e gjen Leletiçin, atëherë nuk ka qenë fort i banun. Krejt tri katër familje nuk janë kanë. Krejt t’ardhun aty. Po vjen në Magure. Nuk i pëlqen Magurja shkon në Qylagë. Aty ni fshat krejt afër në Qylagë, te Molla Rexha. Edhe ai ka pasë hanin se edhe ky me han. Ka nejtë aty në han me qira ni kohë. Derisa e ka bo ni zgjidhje. Mas ni viti, dy gati dy, ka ble në Leletiq prej ni shkaut ni copë, nja gjysë ekteri vend, lluga e tjera me radhë e kanë ble. U kthy në Berishë. U shku i ka marrë kusherit e vet të Berishës atje. Me sakica kanë ndreqë ato mërtekt e sene krejt i kanë bo hazder. I kanë pru natën në Leletiq i kanë montue me gojë me thupra, me drunjë. Krejt osht’ punue ajo shtëpi që u kall zjarri në mes të shpisë.

Aty i ka gjetë mëngjesi me zjarrë dhezun. Janë befasu këta fshatarët. Kanë qenë pak, kanë qenë Kastratët edhe Suhadollët. Kastratët janë ardhë prej Nekovcit aty janë vendosë si ma t’hershim. Mandej Suhadollët prej Suhadollit të Lipjanit. Prej Doberlanit ka ardhë ni familje dhe tani prej Nekovcit kanë ardhë Çallakët. Krasniq ju kanë thanë çallak se durtë i kanë pasë pak… të fundit Berishët edhe Javort që janë ardhë t’mramt. Kshtuqë për me ardhë puna m’u stabilizu aty u dashtë edhe m’u pajtu me fshatin, me kta. Ngatërresa çngatërresa mos me pasë. Si pleqnar gjyshi jonë e ka pasë Sani Miftarin. Njërin ndër pleqnarët shumë t’meçëm. I varfun po pleqnar. Bile një llapjan kur ka shku me pleqnu kur e ka pa shpinë pa gardh hiç thotë, “Çfarë pleqnari je ti s’paske hu n’gardh”, thotë, “O’ zotni, a je ardhë ti me marrë tru a hu? Nëse je ardhë me marrë hu shko te çungut ki boll atje a që don me marrë tru hajde bujrum ki boll ktu”.

Ia ai babgjyshi thotë, “A don m’u vendosë këtu, unë tjetër pleqni ta bëj, a don me përfitue?” “Jo”, thotë, “ktu du m’i vendosë se afër Lipjani, afër Komorani. Djemtë merren me tregti”, thotë, “me siguru jetesën për fmi”. Normalisht vjen deri te pajtimi. Destan Kastrati, shumë i pasur ka qenë. Ai tre ektar mal i jep, i falë gjyshit tonë për marim. Kishe që u pajtum. Kshtuqë edhe tre ekter tokë, gjashtë ekter tani janë kanë të thurne. Gjithmonë i kemi thur ato atë vend aty. Gjyshi nuk e ka nalë veprimtarinë e vet që e ka pasë ma herët. Ka marrë pjesë në kryengritje në 1910-ten në Carnalevë dhe ka vazhdue po këtë herë osht’ marrë edhe me duhan kaçak. Kanë pru prej Gilanit kaçak aty dhe librat që janë ardhë prej Shqipnisë.

Të dy veprimtari kanë qenë të ndalune rreptësisht. Kujna ia kanë gjetë i kanë pushkatue. Edhe Abetaren edhe duhanin po osht’ marrë. Ai ka vdekë herët. Sigurisht të lukthit. Mjek jo edhe i ka lanë djemtë e vet jetima. Vetëm gjyshja që i ka majtë. Deri ‘76-ten ka jetu ajo nanë. Kshtuqë gjyshi jonë ne e konsiderojmë se ka qenë goxha larg pamës që e ka zgjedhë atë vend. Osht’ rreze, deri në 16 orë dielli nuk perendon. Prej atyhit osht’ ajo Blinaja, Parku Nacional që osht’, se kem na 300 metra vijë ajrore parkun që osht’ e rrethune. Do të thotë, vend i pastër, ujë ka pasë mjaftueshëm për blegtori. Fushën poshtë knena me punue.

Normalisht kta kushtet e vështira në fillim si t’vogël që kanë qenë, rroktar janë konë ni kohë t’shkurtë, derisa mixha Muharrem u hi në minierë, jo me punu në minierë se ka ditë shkrim e lexim, e drejtori i minierës e ka marrë ata edhe si kshilltar po edhe m’i gra pajtonit, se s’ka pasë kerre po me pajton, m’i çu në Prishtinë e kshtu me radhë. Ai tani mixha, e ka shti n’punë edhe babën në minierë si minator…

Anita Susuri: Në cilën minierë?

Sahit Berisha: Të Goleshit. Në Golesh ktu. Shumë afër neve. Këtë djalin e vogël, mixhën Ahmet e kanë lanë për bujqësi. Ni vjet e gjysë ai u kanë në Pejë në shkollë m’u shkollue me kry për bujqësi qysh bohet bujqësia, qysh mjellet, qysh me nxjerrë rrajën katrore të tokës. M’i ditë do sene po ka mësu n’shkollë atje. Në kolektiv u kanë. Në kolektiv u kanë edhe nana jem. E shkreta, osht’ martu shumë herët, 16 vjeçare e kanë marrë, osht’ martue. Kshtuqë fillon tash ni jetë e re në ni rrethinë tereni, ni fshat t’ri. Çdo periudhë historike normalisht ku ka periudha ka edhe ngjarje. Ku ka ngjarje ka edhe personazhe të cilat në nifar’ mënyre aq sa kanë mujtë kanë dhanë kontribute.

Kta djemtë që kanë bo ni jetë të jashtëzakonshme rrethina i kanë respektu jashtëzakonisht shumë. Kanë qenë shumë të ndershëm, skajshmërisht të moralshëm, shumë guximtar edhe kush nuk ka guxue m’u kap me ta. Kta nuk janë kanë sherragji. Do të thotë me ba ndonjë sherr, po qashtu janë kanë t’lidht. Nëqoftëse njani ka thanë, unë e kam ba këtë punë, ajo ka marrë fund. Kta nuk kanë lypë llogari çka ke ba. Për me ilustru këtë po e tregoj se mixha jem, mixha Muharrem, ka, e ka pi rakinë. Prej inatit të shkive thotë, “ka me pi në restorant aty raki”. Del baba prej ndrrimit edhe i kanë thanë, “E ki Muharremin n’kafe po pin raki”. U ardhë, u ungj te dera ka thanë, “Hin mrena”, “Jo me m’pa kta unë me tesha t’punëtorëve une ngat vllaut tem t’vegjun si zotni jo”, “Po pse po rrin ktu?” “P’e ruj mos po ma nguc dikush”.

E kshtu kanë vazhdu jetën me punë, me ndershmëri. E kanë zgjenu pasuninë. Vitet e ‘50-ta diku afër të ‘60-tave krejt në komunën e Lipjanit edhe pjesë të Drenicës t’madhe rrymën e kanë shti kta privatisht vet me pare. Kanë ble radion e parë që n’krejt komunën e Lipjanit s’e kanë ble radion. Na e kena shfrytëzu qat’ radio t’u e ngu Radio Tiranën në të mërkureve, radio drama e Tiranës i ngojshim në atë radio. Vijshin prej Mirenës, prej Vërshevcit u mushke oda burra me ngue lajmet edhe me ngu Qamilin e Vogël kah po knon në radio. Do të thotë me punë me angazhim e bon ni përparim. Qysh e kanë bo ata tregojnë vet, do të thotë, komplet atë tokë e kanë qelë me kazme, kanë hjekë cungat e kanë bo tokë pune. Punë, punë, punë kanë ba.

Ktu tash duhet të tregoj për mixhen se në ‘48-ten burgoset edhe dënohet dy vet e gjysë burg të randë në Cezerge të Beogradit. E ka mbajtë ni fjalim dhe ka thanë që shqiptarët nuk kanë kurfar’ të drejte dhe e kanë shti në burg. Mas dy vjete kur e kanë lirue i kanë thanë dy vjet nuk guxon ti me folë me kërkond, me pasë kontakt publik me kërkond. As me katund as me tjerë…

Anita Susuri: Cilin vit u kanë?

Sahit Berisha: ‘48-ten, ‘51-ten. Në këto kushte pra ai ka vujtë. Baba fort iu ka dhimtë, a din. Në ‘49-’51-ten bijnë 250 vet të Berishës edhe rrethinës në burg, në mesin e tyne mixha Dervish, i thojshim na mixha Dervish, në Goliotok u kanë. Brahim Gashi i Llapushnikut në Goliotok u kanë. Niherë i dënun me 50 vjet dikur kanë liru ma pak e dikur e kanë liru. Plakisht, në kohën e… Rashim Plakishi, dytë janë kanë të dënun. Muharrem Lushi i Komoranit, baba i vogëlushit në UÇK që u vra në Llapushnik. Ai Imer Lushi, Alushani që i thojshin kta me pseudonime. Ai u kanë i dënun në burg. Komplet…

Zeqir Berisha i Vasilevës u kanë i dënun e kanë dënu dhjetë vjet dhe në mënyrë poshtëruese e kanë gjykue në Skenderaj. Ia kanë ngjitë kërrpeshin në fyt e kanë ngreh prej burgut deri në gjykatë. Që me pa populli çka po ju bojnë berishëve. Synin e ka humb qaty me rrymë elektrike. Po i fortë. Në muze e ka pushken e vet që ka luftu. Tash këtë digresion që po e boj, ilegalet që kanë ardhë, grupi ilegalëve të berishëve me Aziz Zhilivotën e Shaban Haxhinë e tjera. E kanë pasë si çerdhe aty me marrë bukë se nëpër shpija s’kanë nejtë kurrë kta. Haliti thotë që ka përjetu… Halitin e kom mrri edhe unë mas luftës deri ‘95-ten ka jetu.

Thotë, “Na ma së shumti kena flejt nëpër vorre t’shkive, jemi kanë aty ma t’sigurt”. Deri në Karalevë kanë shku që kanë kry misione. Me ni rast, ajo ka ndodhë në Vasilevë po ka ndodhë edhe te Mjekiqt në Obiliq. I ka pasë miq Aziz Zhilivota mjekiqt. Vjen udbashi i Gllogovcit i thotë mixhës Zeqë, “Mixha Zeqë, nesër kanë me t’ardhë kusherit e tu Haliti e Bajrami kanë me t’ardhë. Qitja flijen qysh ua ke qit’ deri tash”. Ky nervozohet dhe thotë, “Dilëm jashtë prej shpije, dilëm jashtë”, “Unë qishtu po t’thom”. Aq shumë nervozohet që s’din çka me ba i thotë grujes, “Qitja flijen veç ata ma me m’hi mrena kurrë jo”. Qishtu kanë pasë atë konspiracionin me qit’ ni dru, ni stupc te dera me lanë shtrit me t’hin shlirë… e tjera me radhë. Janë kanë lidhjet konspirative.

Vijnë ata Haliti e sheh aty s’e ka stupcin. Thotë, “Tyben e la pa hi mrena”. Hin në oborr. Del Zeqa, “Çka po lypë?” “Kadal, kemi pasë lidhjen”, “Jo, hajde ktu”. E çon aty te ahri i thotë, “Qitu se po na shpihunojnë. Pram e kom pasë UDB ktu m’kanë thanë që vini ju, a jeni shpihuna ju a kush jeni?” (qeshë) thotë, “e kom përzanë edhe juve do me ju përzan, mos më hajdeni ma”. Aty Haliti kthehet edhe ju kallxon atyne thotë qishtu, qishtu. Gruja e mixhës Zeqë në shami flijen ia ka palue e ju thotë, “Qe merrna flijen”. Janë kthy nuk e kanë kry ma misionin.

Kshtu ka ndodhë edhe me Aziz Zhilivotën. I kanë thanë, “Kqyre, kanë me të ardhë nesër berishët, ata janë të shtirë të vrasin nëse s’i pret t’mirë. Valla edhe bakllava qitju”. Kur janë ardhë Aziz Zhilivota, Shabani e kta, ju ka thanë, “Çka u bo bre mik? Ti kshtu n’bakllava kto se na atje s’kena festa fetare në Shqipni”, “Jo valla festa s’kem po UDBA m’ka thanë”. “Çka t’kanë thanë bre?” “Që vijnë berishët e nëse s’ju qet’ mirë me hangër të vrasin”. Ky Azizi thotë, “Qe tybe e la pa shku m’u anku”. Kthehen. Shabani thotë, “Ma bre mos u anko se e dijnë ata ni qëllim e kanë. Mos hi telasheve”. Ky kokën e ngrit edhe n’kufi komandantit i nalet i bërtet i thotë, “Ju keni shpihunu keni qit’ atje”. Nuk shkon ni javë dit e shtijnë me i ra pianos se ke denoncua.

Kshtuqë kta deri në vitet e ‘90-ta saherë që ka pasë nevojë Shqipnia i ka qit’ janë kanë të gatshëm. Vet Haliti thotë, “Kur jemi shku në Shqipni u ardhë Mehmet Shehu me komandantin e shtabit të përgjithshëm, na ka shpreh ngushëllime edhe ka thanë, ‘Zgjidhni ku po doni me jetu’”. Na i kemi thanë, “Nuk jemi ardhë me jetu po jemi ardhë m’i shnosh këto plagë edhe m’i marrë armët me luftu me Jugosllavinë”. “Nëse doni me, shkoni n’filan vend rrini na ju pregadisim”. Thotë, “Na kanë çu në Vlorë me ni mal atje ishin kanë edhe grupet tjera ku na kanë shkollu, na kanë trajnu, na kanë majtë ligjerata politike po edhe stërvitje ushtarake e tjera me radhë dhe kemi pranu ato detyra qysh na kanë thanë”.

Haliti thotë, “Kur jemi ardhë se kemi qenë tre vet në ekip, asnjanin nuk e kemi ditë çfare detyre ka ky, çfare ky. Secili e ka pasë detyrën e vet të caktune”. Në këto kushte, pra, ka përfundue edhe kjo storie se Kosova nuk osht’ zhyt në ni periudhë edhe ngjarje grumbull, jo. Periudha, muj me nda periudha e parë të shekullit 19 kur vetëm Shqipnia ndahet në katër vilajete. Vilajetin e Kosovës me qendrën në Prizren, pastaj në Prishtinë edhe në Shkup përfundon. Vilajetin e Shkodres me qendër në Shkoder, vilajetin e Manastirit me qendër në Manastir dhe vilajetin e Jahninës në Jahninë. Vetëm shqiptarëve ju ka ndodhë kjo, Turqia i ka nda.

Anita Susuri: Deshta me ju pytë, masi periudhat i përmendet, masi i përmendet periudhat dashta me ju pytë për kohën kur i kanë mbledhë armët. Ju keni qenë fmi ndoshta e kujtoni?

Sahit Berisha: Po aty kesh t’u dalë. Po. mbledhja e armëve që ka ndodhë. Periudhën e parë, dihet, rasisht, historianët vet nuk p’e thonë unë e kom lexu librin e parë që ka dalë për Lidhjen e Prizrenit Xhafer Belegu ‘36-ten. Po edhe Kristo Frashëri e kom lexue që e përshkrun detalisht rolin e Lidhjes së Prizrenit. Ktu po du me thanë se, le ta dëgjojnë njerëzit, pse në Prizren? Ku ka mujtë në Krujë, emër ma t’madh a? Ka mujtë në Lezhë ku u mbajtë Kuvendi i Lezhës, ma t’madh a? Ka mujtë në Durrës ku Durrësi ka qenë qendër botërore e Perandorisë Romake. Kanë mujtë në Shkup, po në Prizren. Osht’ interesante kjo.

Katër arsye i përmend Kristo Frashëri, thotë, “Nji Prizreni osht’ vilajeti që osht’ i ekspozun sulmeve serbo-sllave ma së shumti po rrezikohet. Dihet ajo lufta që osht’ bo që osht’ e njoftun me Muhaxherët që ka ndodhë. E dyta, Prizreni osht’ qendra administrative ma e afërmja që rrezikohet në katër drejtime. Në lindje me Bullgarinë, në veri me Serbinë dhe me Malin e Zi. E treta, Prizreni osht’ qendër e vilajetit, osht’ qytet i lashtë. Me dëshmu që osht’ qytet i joni ilir. E fundit”, thotë, “ma kryesorja. Propaganda serbe thotë se Car Dushani ishte kurorëzu në Prizren edhe thonë, Prizreni osht’ i joni. Me demantu, m’u hap lajmi në botë që u mbajtë Lidhja Shqiptare në Prizren. I hudh poshtë krejt propagandat serbe që Prizreni qytet i serbëve”.

Nuk po du ma tepër me elaboru se çdo delegat që u shku u dashtë m’i pasë dhetë ushtar me veti të armatosur në tesha kombëtare. Përmbi pesë mijë mysafir i ka pasë Prizereni kur osht’ mbajtë mbledhja. Kto tjerat po ia lam historisë. Lidhjen e Prizrenit. Në këto rrethana periudha e dytë që osht’ periudha ma dramatike edhe që mund të konsiderohet si faza e fundit e Rilindjes Kombëtare. Se Rilindja Kombëtare, rilindasit, e kanë shpëtu Shqipërinë, e kanë nxjerrë në sipërfaqe, e kanë ngjallë nacionalizmin. Kanë bo çmos për m’i hapë shkollat në gjuhën shqipe, alfabetet e gjithçka kanë bo dhe ia kanë arritë qëllimit.

Kjo faza e fundit që fillon me 1908-1912 me plot kryengritje me gjithë Shqipërinë. Në 1905-ën formohen njësitet e para edhe Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë në Manastir në krye me Bajo Topullin që formohen çetat të armatosura dhe në këtë rrethanë, pra, kontributi i fundit osht’ shpallja e Pavarësisë së Shqiprisë, kurorëzim. Du me përmbyllë se ky mision i Ismail Qemailit, udhëtim historik dhe mision historik osht’ prej 3 nëntor që osht’ nisë prej Stambollit, me 5 nëntor ka mrri në Bukuresht edhe kshtu me radhë dhe ka mrri në Durrës prej Durrësit në Vlorë. Për katër ditë t’u udhëtu nëpër moçale ujtë deri te kamtë e barkut të kuajve. Kushtet jashtëzakonisht të vështira po i vendost.

Gazetari anglez kur niset ky me delegacionin e vet edhe që bashkohen delegatët e Durrësit dhe delegatët e Shqipërisë së mesme diku rreth 70 burra. Ismail Qemaili e ngrit dorën dhe thotë, “Na prift e mbara drejt Vlorës”. Peripetitë ju keni pa aty Nëntorin e Dytë e tjera me radhë nuk po ndalem ma tepër me shpjegue. Por, në Vlorë kur osht’ arritë qëllimi osht’ shpallë pavarësia osht’ njoftu me telegrafe qendra kryesore. Atje gazetari francez e pyet Ismail Qemailin. Këto nuk i keni nëpër librat e Kosovës, nuk i qesin kta se nuk i interesojnë. Ai e pytë, e bon ni përshkrim të Shqipërisë bregdetin, malet, shkretëtirat, besimet. Thotë, “Qysh ia arritet Ismail Qemaili m’i bashku katolikët e veriut të Shqipërisë, muslimanët e Shqipërisë së mesme dhe ortodoksët e Shqipërisë së jugut?” Thjeshtë i përgjigjet Ismail Qemaili, thotë, “Kulti i atdhedashurisë i bon bashkë shqiptarët”.

Ka ditë m’i zgjedhë figurat, njerëzit që i ka përfshi të gjitha besimet, të gjitha krahinat për me realizu këtë qëllim. Në Luftën e Parë Botërore dihet çfarë ka ndodhë. Bohet ripushtimi i Shqipërisë, i Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhë ngjarja shumë t’randa se Mbretëria Jugosllave ka qenë niherë Mbretëria SKS pastaj ‘29-ten u formu Jugosllavia. E me ligj ka marrë vendime me popullue Kosovën me elementin sllav. Osht’ e njohur ajo marrëveshja që osht’ bo me Turqinë për shpërnguljen e Shqiptarëve për Turqi. Ni figurë, do të thotë ni pinjoll i ni familjes ka kushtu sa me ble ni kali n’treg. Ato shpnezime u dashtë Jugosllavia me ia pagu Turqisë.

Vjen Lufta e Dytë Botërore. Rreshtimi ma i drejtë, ma i mirë pas 1478-tes e knej osht’ në Luftën e Dytë Botërore që shqiptarët janë drejtu mirë, drejtë në rrugën anti-fashiste. Janë bashkue frontit anti hitlerian. Po kjo nuk do të thotë që nuk ka pasë peripeti. Na i përmendëm ato. Ktu si lloj barcolete përmendet. Kur hiqen ‘39-ten-’41-ten që hin Gjermania edhe në Kosovë, dikush i çon selam Tahirit. “Moj e mira që shkon me vjeta, lum e lum që na erdh pranvera”, kishe edhe na u shlirum. Mas tri vjete kur ndryshon situata komplet krejt Tahirin ia kthen atina, “Moj e mira që shkon me dhen tërrta vërrta kurrë ni sen”. Do të thotë me kto shprehje lehonike ka dashtë m’i tregu që na u rreshtum po e keqja po na vjen përmas që kanë me na mashtru. U pa që na mashtrun.

Tradhëtia ndodhi në Prizren edhe ktu prej historianëve kërkush nuk thotë. “I kanë mashtrue”. Po nuk mundën m’i mashtru gjithë ata vet aty dhe nuk kanë qenë budallenj ata që m’i mashtru edhe mos me ditë çka po shkrujnë, çka po lexojnë. Ata që janë kanë kundër i kanë vra paraprakisht. Për Xhevdet Dodën sot e kësaj dite Vahide Hoxha nuk ka dhanë shpjegim t’qartë kur i kom çu unë nxanësit me vet, “Kush e vrau Xhevdet Dodën? A u vra Xhevdet Doda?” “Jo nuk e dijmë”. Qysh more nuk e din? Po nuk ka ndodhë para pesë mijë vjetëve ka ndodhë në ‘44-’45-ten osht’ vra. Prej Dodës e kanë thirrë, “Hajde n’takim po të thrrasin”, edhe ia kanë bo pritën e kanë likuidue. Qashtu osht’ vra Hajdar Dushi, Fadil Hoxha e ka pasë djalë të motrës. Ilake kanë qenë, e shumë të tjera.

Xhafer Vokshi ka ikë ka shku në Shqipni. Bije Vokshi ka shku në Tiranë se n’shpi t’saj u formu Partia Komuniste e Shqipnisë, në shtëpi të Bije Vokshit. Në këto rrethana mbeti. Pas luftës ishte ni luftë edhe ma e vështirë për popullin e Kosovës. Skamja e madhe. Mbledhja, u qujshin teprica, miellin, drithin e tjera. Nëpër qytete e sene e kanë vujtë populli shumë, s’kanë pasë bukë. Nëpër fshatra apet e kanë mshefë bukën, e ka mshefë miellin nëpër ara anej knej kanë pasë. Po ni gjendje shumë e mjerushme, tepër e randë. Plus gjendje ushtarake. Ishin formu ato çetat që nuk ishin dorëzue sikur e Shyt Marevcit prej Marvcit e tjerë. Ukë Sadiku e kta krejt janë zanë tradhëtisht.

Marije Shllaku osht’ zanë tradhëtisht e kanë burgosë, e kanë pushkatue. Përmi Taukbahçe vendi quhet Stirilista. Kërkush përpara s’ka ndërtu kurgjo veç pse janë pushkatue shumë atdhetar shqiptar. Edhe ajo Gërguri e plot janë pushkatue në atë vend. Janë burgosë me vdekje e tjera. Në vitin ‘55-’56-ten merret vendimi për çarmatosjen e popullit shqiptarë. Mbledhje që nihet mbledhja e armëve. Osht’ e qartë që kto i ka bo Lidhja e Komunistëve. Sistemi i sigurimit shtetnor në Jugosllavi ka qenë e tillë. Partia e merr vendimin i zbaton organet kompetente dhe merret vendimi. Sipas disa shënimeve prej 100 burra janë mytë që nuk kanë pasë që me dorëzu armë, s’kanë pasë armë. Shumë tjerë u duft me shku në Bosnje me ble armë për m’i dorëzu.

Kjo gjendje e vështirë u kanë, shumë e randë. Kush osht’ fajtor nuk mundesh me thanë që ka ndodhë veç në Kosovë se Kosova nuk ka reague. Problemi i historianëve, i sociologëve, i intelektualëve me nxjerrë ni përfundim jo me lonë mjegull. Fmiu jem e sene nuk e din çka ka ndodhë, pse s’keni reagu e tjetër? Po du me lidhë me këtë aksionin e armëve që ka zgjatë edhe dimri ka qenë i madh. Ju keni dëgju sigurisht që edhe Dervish Shaqa ka ikë. Ju kujtohet Dervish Shaqa? Për mos me u dorëzu, armë mos me pasë me shok t’vetin kanë dalë kufinit nëpër borë dhe kanë shku në Shqipni. Kur ka vdekë Enver Hoxha ka vdekë edhe ai qat’ ditë, t’nesërmen ka vdekë edhe Dervish Shaqa. Thotë, “E lash borë e gjeta akull”.

Secilin fshat që janë shkue u dashtë partia paraprakisht me dhanë urdhër edhe ka thirrë njerëzit që kanë qenë pak ma t’ngritun të atij fshatit që ka mujtë me folë në emër të fshatit m’i thanë fshatarëve m’i dorëzu armët. Unë jom kanë shumë i vogël atëherë ‘47-ten ‘56-ten shumë pak vjet. Po e mbaj mend pak kur mixha, mixha me emrin Muharrem, me babën edhe me Bajram Fetahun kanë dalë në katun, nëpër katun me ju thanë, “Ata e dijnë që kush ka armë. Mos i mani msheft po dorëzoni”. Kanë ba regjistër kanë tregue se ju kanë besu ktyne, a din? Ju kanë thanë mixhës Muharrem, “A munësh me na pshtu mos t’na mysin?”

E bojnë listën kush çka ka me dorëzu. Përfundi shpisë tona u kanë njo, u qujtë ndërtesa Kasapnica ku për 1 maj janë pre gjo e sene me festu 1 majin. Mandej u bo shtëpi banimi. Aty m’u tubue Leletiqi dhe Mirena. Në Mirenë u shku prap mixha me njo të Mirenës atje që ka qenë e familjes të Fazli Mirenës, u kanë në Lëvizje Ilegale Komuniste. Atje ka pasë autoritet në Mirenë. Atje me i bind ata m’i dorëzu armët. Të gjithë m’u tubue në odën tonë. Ajo shtëpi e vogël tanë i ka zanë, dy parë katune i ka za. Në ora 10:00 kanë pasë m’u taku. Me ardhë Sava Batovic me polic. Janë ardhë para kohe janë shku, janë ungj n’karriga edhe migja i ka thanë babës, “Rri te dera le t’i dorëzojnë”. Me listë i kanë dorëzu armët, i kanë pshtetë.

Dikush që e kanë lanë roje thotë, “Po vjen Sava”. U dalë mixha me pritë Sava Batovicin u ardhë atje u përshëndet dhe ka hi mrena. Ia kanë qit’ karrigen policia aty ka nejt. Baba atje te dera pushken n’dorë, nuk e ka pshtet. Mixhën këtë t’voglin ka metë në katun atje, ka thanë, “Unë nuk vi”, dhe i kanë thanë, “Ti mos hajde, na ndodhë neve diçka ti e din çka bon”. Edhe kanë fillu bisedimet. Sava u kanë qaty i Lipjanit, e ka ditë shqipen ma mirë se vet shqiptarët po udbash i urryn. Thotë, “Muharrem a morët vendim? A i keni mbledhë armët?” Mixha thotë, “Po, qito armë janë, qita emra kush çka ka dorëzu qitu i kanë dorëzu armët dhe kta munden me shku prej shpisë”. “Jo kem punë me kta”, thotë, “Jo vallahi, me qita ti punë me pasë jo ma. Armë tjera nuk kanë, unë ia kom dhanë besën ktyne që nuk kanë me pësu kurgjo. Qito armë që i kanë lexoj emrat thirre secilin le t’del jashtë le t’shkon n’shpi t’vet”.

Janë shty pak me kta. Ky mixha e nxjerrë revolën i thotë, “Kape revolen teme edhe unë i pari p’e dorëzoj”. I thotë babën, “Dorëzoje pushkën”, thotë, “Jo i mrami e dorëzoj”. Kanë nisë m’i dorëzu. Ky s’i ka lanë me dalë jashtë. Tash u nxon ngushtë mixha. Çka me bo? Ia kom dhanë premtimin, besën që nuk lejoj me ju rreh. Mirena i ka dorëzu. Rrahmon Mirenës i ka thanë, “Rrahmon, mixha, a je mas meje?” “Po”, “A mrrin n’fjalë?” “Vallahi Sava nuk guxon kond me rreh”. Janë shku i kanë thanë, “Savë, shko merrne kerrin ngarkoni n’kerr. Qita burra që i kom pru unë qitu, qita unë ka m’i çu n’shpi”, edhe ju thotë, “çoni burra shkoni te shpija. N’paq punë diçka, ki me mu qitu rri”. Tash i thotë babës, “Limon dorëzoje pushken edhe ec edhe ti prej ktuhit”.

Këtë digresion don me boe ma herët se para ksajna dikund ‘51-shin ose ‘52-ten muj të gaboj datën, policia e kanë marrë Pajazit Duhlakun. Ni plak që ka bo dasmë në ‘43-ten me 300 burra. Pse ky shqiptar me bo dasmë ktu? E kanë rreh edhe e kanë deshë lakuriç e kanë mlu me borë. Aty ngat stacionit policor u kanë miniera. Baba u kanë në Lipjan. Kur vjen punëtorët t’u bërtitë e t’u thanë çka po na bojnë? Nervozohet mixha thotë, “Çka keni bre?” Qishtu, qishtu. “A jeni ju ata të besës që vini mas meje me shku me nxjerrë? Nëqoftëse jeni hajdeni qitash”. Baba thotë, “Ku po shkon Muharrem?” “Po thoni po vdesim. Pse me lanë mixhën Pajazit atje të mbulun me borë”.

Niset te poshtë. Ky Rrahmani përmas, baba me pushkë përmas edhe disa, jo krejt punëtorët, se s’kanë guxu me na ardhë. Fjalë po a vepra jo. Po ni pjesë kanë ardhë janë konë të vendost. E kanë rrethu stacionin e policisë. Mrena u hi mixha. Atëherë ka pasë revole dhe e ka nxjerrë revolen dhe i ka thanë komandirit, “Pajazitin du ktu me veshë edhe me çu n’shpi”. “Jo.” “Po, thirre ti Lipjanin thirre kond dush thuj Muharremin ktu e kom”. Janë shty ma shumë se gjysë ore me fjalë thotë, “Nuk dalë prej ktuhit pa e marrë mixhën Pajazit”. E ka nxjerrë mixhën Pajazit e kanë çu n’shpi. Masnej i kanë bo dredhi mixhës Pajazit edhe burg i ka hanger dy vjet e gjysë rezultat i kësaj vepre.

Mixha ka qenë edhe i ditur, i shkollun. Ka marrë pjesë edhe në Zagreb në demostratat që ka bo Partia Komuniste në Zagreb e Beograd e sene e ka ditë rrjedhën. Gjuhën e ka ditë e shumë sene tjera. Po mbi të gjitha u kanë edhe atdhetar edhe trim. Rastësisht Këshilli Anti-fasisht, qaty e kom vendimin që ia kanë lshu që Muharrem Berisha kalon, nuk guxon kush as ushtar as… me pengue, se e kryn detyrë e vet. Që ka qenë kështu guximtar po du në formë digresionit ma vonë na ka kallxu Hajdar Muja ish udbashi që Brahim Gashi pak me ni cinizëm e tha, “Hajdar bre a e din qysh je kanë po kur je kanë udbash tani t’bonën portier”.

Idhnohet tani ai e shtinën e pijnë me raki Hajdarin. Ia nisë me kallxu, “Qazim Berisha po m’ecë me kerr. Unë”, thotë, “kom myt gjin me dru”. Qaq kishe që i vështirë. Tregon, “Kqyre çka po të tregoj bre Qazim Berisha”, tani po munohet ky Qazimi kishe jom trim. I thotë, “O’ ti kërkushi s’je qysh e ke pasë babën. Ai kur e ka folë fjalën qaty u kanë me vdekë. Në listë i kena pasë m’i pushkatu po qysh m’i pushkatu tret. Se njo me lanë na kish vra”. Prandaj, këtë po du me tregu me argumentue se kta janë kanë shumë t’lidht ndërmjet veti dhe kjo i ka mbajtë, kjo i ka mbajtë. Janë kanë tepër punëtor, janë kanë shumë besnik edhe normalisht që kanë punu ilegalisht se ata që janë dalë prej Shqipnisë saherë janë dalë janë taku me ta po kurrë s’janë zbulue.

Kshtu ka përfundue. Ndoshta osht’ i vetmi në këto dy katune janë që kanë shpëtue pa u rreh gjatë aksionit të armëve. Thuhet që 100 vet janë mytë me dru kshtu për shkak të armëve. E sa tjerë janë rreh e janë malltretu e tjera e tjera. Na nuk kemi shënime se jemi, e thashë n’fillim, jemi të dobët në ruajtjen e shënimeve në grumbullimin e shënimeve të dhanave në kohë e mas kohe tani atëherë ti kot fol. Në kohë u dashtë m’i pasë këto. Për aksionin e armëve unë kaq di. Njëra ndër periudhat ma të vështira ka qenë por shqiptarët edhe gazetarët si mburrje thojshin, “Shqiptarët e kanë ni germ në organizmin e tyre që i përshtaten çdo regjimi” (qeshë). E kanë shfrytëzu rastin.

Normalisht që ideja që urdhëri vjen prej Shqipnisë. Shkolloni sa ma shumë shkollonu. Ide nuk ka, normalisht veç kush ka pasë raste m’u taku me ta si Sadik… e tjerë. Që me not e kanë kalu Drinin e 24 orë kanë ecë nëpër fshatra, “Kush din veç latinisht me shku i kanë thanë. Hajde me ia lshu ni diplomë që je msus me çelë shkolla”. Në këto rrethana si atdhetar edhe ideator të arsimimit në komunën e Lipjanit dhe ni pjesë të Drenicës motra e jem Mehremja e para ka ardhë n’shkollë, që e ka thy atë ndalesën që vajzat nuk bon m’u shkollue. Ka ardhë n’shkollë në Prishtinë. Për të nuk kam nevojë me folë se ajo e ka dhanë vet dëshmin e vet, rrëfimin e vet. E vetmja femër ka qenë, anëtare e kryesisë së Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës të Adem Demaçit.

Pjesa e Tretë

Sahit Berisha: Une siç e thashë aty kom lind me 28 shtator 1947-ten në kushte të varfuna shumë. Baba jonë i ka pasë katër djem e ni vajzë, e kena pasë si të përkëdhelun, ni vajzë. Baba s’ka ditë shkrim, lexim. Po me lexu ka mësu si autodidakt. Tjetër, ai na ka lanë neve, që unë e kom pasë e kanë pasë edhe djemtë e migjës e sene, abetarën e ‘36-tes të Shqipnisë. E kemi dorëzue… po na pa kujdes se i kmi qky fotografitë gjoja gjarpni e sene me i vizatu, a din, e osht’ dëmtu po e kemi dorëzu. Librin e Xhafer Belegut e kemi dorëzu. Janë kanë disa gazeta ushtarake i kemi dorëzu në arkivë, në fondin, kjo motra Mehremja e ka kriju fondin e vet dhe i ka dorëzu ato.

Flamurin e ‘68-tes që e ka rujtë baba që osht’ plagosë Mehremja aty, e kemi dorëzu atje. Janë mundu kta llapjanët me përvetësu, “Jo na e kemi pasë”, po ajo dëshmija osht’ e vërtetë. Krejt kjo është e argumentune. Shkollën fillore të ulët e kam kry në Magure në shkollën “Stanko Boriq”. Si fmi fshati jemi marrë na me, se kem pasë dhenë e kem pasë kingja e kije, ni kali e kem pasë, migja e ka majtë. Kshtu goxha si shpi relativisht për veti e pasne që kanë punu, me punë e kanë ba. Normalisht në fshat si djem të ri, fmi të ri, natyra ma ka kriju mue atë që me thënë goxha kshtu fizikisht i fortë. Kom trashëgue këtë nderin me qenë shumë i ndershëm, shumë i moralshëm. Këtë e kom dëshmu gjatë gjithë kohës dhe kërkujt s’i kom lakmu në pare, në pasuni. Atë e kom refuzu gjithë, pasurinë.

Në ‘60-ten kemi ardhë në Prishtinë. Nana jonë u kanë smutë prej TBC-së. Ka nejt ni vit e gjysë në Maqedoni në spital. Ktu në Prishtinë në ni shtëpi t’vogël në rrugën e Splitit numër 28 A kemi jetu në dy dhoma. Gjashtë djem janë kanë kta edhe pesë fmi na, katër djem e ni çikë, në dy dhoma. Gruja e migjës i thojshim dada Gramë, na ka majtë me ushqime. Baba hala u kanë mirë, nuk u dalë në penzion. Masi ka dalë nana prej spitalit ai baba tani ka dalë në penzion. E patën qit’ prej punës si reaksionar anej knej. Dikush i pat’ thanë, “Dil në penzion”, “Po si kom vjet”.

Jom shku unë në Arllat me dëshmitar ia kom marrë ia kom bo shumë t’vjetër për me dalë në pension. U dalë në pension, me pension të plotë. Në gjygj nifar’ avokati serb u kanë që ka nejtë dy vjet, ai ia ka nxjerrë paret si avokat. Masi u bon ndryshimet, se ‘45 deri në ‘66-ten ka qenë ni periudhë shumë e randë për shqiptarët, ka qenë tepër e randë. U ndal flamuri, u bo përpjekje m’i mbyllë shkollat, jo po i regjistrojmë si turqi. Do të thotë aksioni i armeve. Me ta pa ni lopë të zezë njo të kuqe t’kanë shti në burg. Shpihunaza tjera, jo po bashkëpunon me berishët, jo me ilegalsat, jo po bon kta në këtë organizatë.

Kshtuqë gjendja ka qenë shumë, shumë, shumë e randë. Tepër e randë. Na kemi mendu Prishtina kryeqytet. Po çfarë kryeqyteti. Kanalizim s’ka pasë kërkund në Prishtinë. Ni çeshme u kanë, tri rrugë kemi marrë. Rruga e Splitit, Rruga e Llapit edhe rruga tjetër anena. Në ora 06:00 vinte në ora 10:00 s’kishte ujë. As kanalizim as ujësjellës nuk ka pasë. Krejt kjo pjesa prej Bozhurit e anena, se knena s’ka pasë krejt janë kanë ara ksajde. Kjo janë kanë lopë edhe dhenë edhe dhi. Nazmi Mustafa që u kanë drejtor në Magure si inxhinier e kanë bo kryetar të komunës. E ka marrë përsipër, ai ia ka dhanë frymën e qytetit. I ka ndalu kafshët, s’ka kafshë në qytet. Ka marrë masa në vitet e ‘70-ta me çelë secili rreth shpijes t’vet kanalin edhe me shti kanalizimin dhe ujësjellsin. Vitet e ‘70-ta. Deri atëherë s’ka pasë, krejt dy-tri dugoja nuk kanë qenë.

Në këto kushte kur kemi ardhë na, ktu s’kemi pasë fort nevojë për shoqni se nuk na pranun kta sheherlitë. Kta folshin turqisht neve na thojshin katunar. Kemi pasë probleme me ta, m’u nguc me ta, po shyqyr ishim kallabllak e nuk guxojshin. Thojshin, “Jo se kta të Drenicës të fshijnë”. Nuk guxojshin fort me u kap me neve. Në këto rrethana, pra, gjendjen në shkollën e naltë të fillorës pra klasën e pestë, të gjashtë edhe të shtatë e kom kry në Emin Durak. Jom regjistru në normale edhe aty jom regjistru pak si me të njofshëm. Sekretari i shkollës i kanë i Kaçanikut, dhanrri jonë Qazimi, Lafiti ka punu në Kaçanik atje. Për këtë arsye jom regjistru në Shkollë Normale.

Anita Susuri: Normalja u kanë atje te Germia a?

Sahit Berisha: Po, te Germia atje. Atje shkolla normale. Kryesisht në Shkollë Normale janë regjistru nxanësit e katuneve, po edhe të viseve të tjera. Prej Malit të Zi, prej Maqedonisë, prej Serbisë. Unë kom pasë në klasë prej Serbisë që s’ka ditë shqip me folë. Sot e kom ni shoqe temen në klasën e tetë e ka krye në Kërpimet serbisht. Kur ka ardhë me u regjistru në normale nuk dijke shqip mirë. S’di a po jom i qartë a jo. Megjithatë ne si familje, jo veç na si erdhëm të berishve, nifar’ mënyre janë ardhë me dirigjim. I kanë thanë migjës, “Ti me gjithë këta djem, 30 anëtarë të familjes, çka doni me bo në Leletiç? Çoj në shkollë, çoj le të shkollohen”.

U ardhë e ka ble ni vend në Rrugën e Splitit me qëllim që me na shkollue edhe me na kthy apet atje n’katun. Po na tani e bom t’vetën. Në ndërkohë ajo i ka pasë katër dhoma ajo shtëpi. Në pjesën tjetër ka nejt qiky dhandrri jonë, Qazim Latifi mësues. Po kur dul nana prej spitalit u duftë me dalë ai. U punësu në Kolovicë si msusë. Atëherë ku shkojke mësuesi qaty ia bojshin edhe vendin me nejt, shtëpinë me gatu e sene. Me fmi ka nejt në Kolovicë na fmitë e Limanit u bartëm në ato dy dhomat anena. Tash u dam me kta të migjës. Merre me mend, e merrke ni guri, ajo nanë e shkreta, e vlojke ujin dhe e shtijke mashën në shporet me u kuq e me djegë, m’u kuq pak aty me u bo si çaj. Kjo ka qenë gjendje e ranë edhe ekonomike.

Po t’ri e kemi përballu. Si thojke djali i migjës, “30 ditë i ka pasë muji 24 ditë kemi hangër kërlanë me duqa”. Në këto rrethana prap se prap ajo ndjenja që ka thanë Ismail Qemaili, “Kulti i dashurisë nuk na ka lanë rehat, jemi rreshtue”. Bashkë me neve kanë ardhë në Prishtinë edhe Gjinovct e Makërmalit. Baba i Hamdi Gjinovcit u kanë sekretar i Shaban Polluzhës. I kanë thanë ata, “Ec se në Drenicë nuk keni vend ju ktu. Shkoni në Prishtinë, kallabllak ka Prishtina mundeni me u shkollu, me u punësu e sene”. Kanë ardhë Bylykbashët e Baicës. Bajram Bylykbashi ka ardhë prej Baicës, dy vjet ka nejt në Leleqit te Shaban Destani, tani në Magure dhe në Prishtinë.

Kanë ardhë Bugiqët e Vukovcit kanë ardhë. Baba i ktyne u kanë në NDSh dhe tanshi i kanë thanë ata, “Shko në Prishtinë se Prishtina osht’ deti. A p’e sheh që tanë po gjejnë punë, nuk po ndjeken”. Tani ato miqësi që i kemi pasë atje në katun me ta, me këto familje i kemi majtë edhe këtu. Baba i Rasimit, Rasim, ktina Cimës, a po ju kujtohet?

Anita Susuri: Po, po. Rasim Thaçi.

Sahit Berisha: Po. Bislim Thaçi, Iliri u kanë, ajo këngëtarja, ia harrova. Na shkojshim krejt si familje bashkë krejt tanë. I merrshin lakmi. Iliri vijke me tesha t’mira, u veshke e sene. Se baba i tyne ka punu në polici. Mos me zgjatë shumë në vitet e ‘60-ta Adem Demaçi e themelon organizatën e vet. Tashmë osht’ e njohur. Ni pjesë t’madhe të kësaj pune Selatin Novosella i ka tjetërsu i ka manipulu e tjera me radhë. Po s’o fajtor ai se e ka leju vet shoqata, i kom thanë Hidajetit. Po çka me ba, problemi juv’ osht. Megjithatë formohet dhe anëtare e kryesisë është Mehremja. Tashma unë nuk po flas ma tepër për të.

Në gjimnazin Ivo Lola Ribar, unë po dyshoj po p’e shpjegoj qysh kanë thanë kta, qysh ju ka ndodhë. Hamdi Gjinovci i Mokërmalit, Qazim Berisha i Berishës, djali i migjës Muharrem, Bujar Disdari gjakovar. Baba i atyne këngëtar katër vllazër me bishta që knojshin, të Mitrovicës janë kanë ata. Djali i Fadil Hoxhës në atë organizatë. Grupi i të rive të Adem Demaçit. Atëherë kanë organizu edhe aksione. Qazimi shkon në aksion. Në ndërkohë verës bijnë në burg, zbulohet organizata e Ademit bijnë disa në burg. Sigurisht ju ka tregu, motra takohet me Fazli Grajçevcin atje te Curreli, në kufi me Mirenë dhe Leletiç. I thojmë te Curreli. Janë taku edhe i ka dhanë detyra, “Na po bijmë në burg, ju duhet me vazhdu të ritë”.

Kta e kanë vazdu si e kanë vazhdu. Tash zbulohen edhe del që po zbulohet edhe Mehremja. Dy-tre flamura i kanë porositë me ato vajzat që i ka thanë ajo, s’po i përsëris tash une. Kanë qepë flamurat dhe i kanë qit dy-tre flamura. Me ra në burg daja i Ademit edhe po dojnë me ikë. Kush me ikë qysh me ikë, s’guxon kërkush. Me thanë që po martohna me to, ngjarjen tjetër e shpjegon kjo, nuk po zgjerohna ma tepër. Kur shkojnë atje ai baba i meqëm i tina, “A keni pa naj kond”, thotë, “Po”, “Kond e keni pa?” Filanin, “S’ka nevojë hiç me u mshefë”, “Pse?” “Tash ka me na ardhë UDBA. Nëse ju kanë pa ai qitash kanë me ardhë UDBA”. Qysh ka shpjegu edhe Mera, thotë, “Meniherë kanë ardhë”. Tash dihet qysh ka ndodhë ajo ngjarje.

Po shpjegoj për Qazimin, këtë djalin e migjës. Zbulohen. Ymer Arifi, na e kemi ditë që i merr, unë i kom thanë, “Kurrë nuk të thërras ndryshe”, ai ka vdekë tash. Skender Gashi, doktor i shkencave për gjuhë në Austri. Ai Ymer Arifi e ka pasë emrin, Ymer Arifi. Niher’ pat’ shku në Lipjan e murr Aleksandër e ndrroj tani e boni Skender Gashi. Dardan Gashi që po del në televizion osht’ djali i Skenderit, në debate Dardan Gashi. Shitke kishe pasaporta në Vienë për Republikën e Kosovës dhe e zunë Austria e përzun tani erdh në Shkodër me dhanë mësim në Shkodër. Po problem i tij osht’ ajo.

Ai kryetar. Nxanës shumë i mirë aty. U merrke edhe me letërsi, me shkrime. Ka pasë ardhë në fshat te na dhe qysh po e shkrun ni roman po don me shkru atje në stilin e Nazmi Rrahmanit dhe Adem Demaçit “Gjarprinjtë e Gjakut”. Në këto rrethana tash motra Mehremja thotë, “Qaza osht’ në aksion”, a din aksionet me ndërtu rrugët u kanë. “Duhet me marrë masa mos ka naj libër, naj letër”. M’i merr mu, m’i jep do libra thotë, “Çoj te Ymeri”, te Ymer Arifi. T’u mendu që… ai e ka pasë shpinë te hekurudha nër’ urë shpinë. Fukara janë kanë shumë në atë shtëpi. I marr unë i çoj atje te ai. S’kanë shku dy-tri ditë UDBA e kanë marrë Ymerin e kanë marrë Hamdi Gjinovcin.

Kur ka ardhë Qazimi prej aksionit e kanë marrë edhe Qazimin. Sharr Hoxhën e kanë marrë dhe e kanë lshu meniherë. E kanë thirrë Fadil Hoxhën i kanë thanë, “Hajde se djali yt në organizatë ilegale po hyn”. E kemi vetë Lekën masanej shumë vonë e kemi vetë, “Lekë bre, çka boni Fadili?” “Gjithë natën e ka rreh, ‘Ti po don me rrzu Jugosllavinë’”. Po du me thanë, Qaza e marrin tash kur vjen prej aksionit e marrin tash e shtijnë n’burg atje. Ai nuk ka mësu shumë, u marrë me muzikë e ka nga edhe mas femrave e sene që nuk ia pëlqejshin po e hanke pazari atëherë. E rrehin i thojnë, “Kallxo”, “Çka me kallxu? Jom kanë në aksion”, a din, me atë blluzën e aksionit, si mbrojtje.

I thojnë, “T’kallxojna na”, i thojnë, “a je hi në provim?” “Po”, “Vallahi kurrë s’ki me kalu se ka me të ngelë profesoresha”. Serbe ajo, e latinishtës. Ky e lshojnë ata dhe i thojnë, “Nesër me ardhë apet”. E marrin nja gjysë dite e lshojnë, dy-tri ditë qishtu e marrin. Ka me hi në provim kur hin në provim ajo e ngelë, në provim e ngelë. Krejt na në katun atje me migjë e krejt. Ktu veç motra Mehremja. S’u kanë në atë moment aty. U ardhë e ka lypë alltinë e migjës me marrë, s’ka mujtë me gjetë dhe e ka marrë ni sakicë që kena pre qymyr na me to. Thotë, “Vallahi pa ia pre krytë asajna shkinës nuk e la”. E shtin sakicën ktu {në brez}.

Te xhamija e Çerkezve, çeshme që osht’ aty, qaty përmas dhe ju ka ofrue. Ajo u kanë me dy-tre vet msuse t’u ardhë prej gjimnazit në shpi. Ai i nalet sakicë mas kokës dhe e gjun në kokë dhe ikë. U folke atëherë na ndërmjet veti se të zen gjaku me bo mos me lanë diçka të hekurit dhe e gjun sakicën, që mos me zanë gjaku. Shkon te shpija. Aty nuk e gjon Mehremen dhe del poshtë në Rrugë të Llapit u kanë nifar’ berberi i fshatit Llukar. “Qazë, çka ka?” “E kom mytë profesoreshën e latinishtës”, thotë, “me shku te shpija me kqyrë a ka ardhë Mehremja me i marrë do tesha”. Ai thotë, “Mos ki problem nisu për Llukar se unë t’maj ty msheft”. Ky niset. T’u shku thotë, “Pse shkoj unë në Llukar që s’e njoh kërkond shkoj n’katun temin”. I deshë pantollat veç në bregë edhe kthehet.

Kur vjen aty kah shpija si u dokë asajde nalet e sheh gazikën e policisë te berberi aty. T’u bo me dorë ai që e kom çu për Llukar. Ty ia therr në kamë e në Leletiq. Mrrin atje i lodhur. I mshojke derës e ike në mal. Na në odë krejt djemtë. N’atë kohë bojshim edhe gara kush po lexon ma shumë libra, a din, gara bojshim kush po lexon ma shumë libra. T’u folë aty e sene migja, “Dil bre kqyrni”. Dilke dikush, “Jo valla, kërkush s’osht’”. Dikur, “Qysh bre kush po i mëshon derës? Dikush osht’”. Gjyshja thotë, “Po dal une”. Po ajo plakë e sene ka mendu që kumeditë naj UDB a naj kush osht’. Del me zahmet. Del ky i vogli migja, s’ka kurgjo, qeni s’po leh. Tash niset me shku kah mali atje dhe t’u bërtitë, “Kush osht’ bre?” Qaza ish nalë atje, jo në mal po në kallamoq ish hi.

Unë jom, hajde migjë ktu”. E njeh. Shkon. “Çka ki?” Thotë, “Valla e kom mytë ni shkinë, me m’qit’ në Shqipni. A po më qet’ në Shqipni?” “Jo në Shqipni me t’qit’ jo se nuk bon. Me t’qit’ na ty në Shqipni pa e marrë vesh çka po bohet. Hajde shkojmë ta vesim bacin. A ke hangër bukë?” “Jo”, “Hajde mrena”. Vjen në odë aty i bjen bukë e ujë me pi e sene. “Kallxo qysh e ke bo”. Qishtu sene. “Po nashta s’e ke mytë bre. Me t’qit’ në Shqipni na bon kahre UDBA. Të kthejnë bonvaki. Qysh po ia bojmë?” Vjen tani baba prej punës, që u kanë në minierë a din, vjen. Kjo ka ndodhë në ‘64-ten. Vjen aty. E bojnë mend kta tretë thojnë, “P’e dorëzojmë”.

Hajde Liman, ti i ki mirë me Qazën”, thotë, “merre dorëzoje”. E çon baba në stanicë. Ai thotë, “Liman mirë që e prune se kemi marrë urdhër me rrethue se e dijmë që osht’ Qaza te ju”. Ai thotë, “Unë e pruna veç me besë që mos me na ngucë”. Policia e kanë pru në Prishtinë e qat’ natë nuk e kanë marrë n’pytje t’nesrit e kanë marrë n’pytje. Mas dy-tre dite ai Zenuni, Zenun Avdia, ai në polici ka punu po u kanë i njohur që ka rreh njerëz. Ata dy vllezër që i ka vra te Hani i Dilit ai i ka vra. I ka ra njanit tani tjetri i ka ra edhe i ka vra dyt. Edhe i ka shti nër’ dru. Thotë, “Ki me kallxu se ti ki lidhje me Adem Demaçin, keni marrë urdhër për me vra profesoreshën e sene”. Mërzitet.

Kur shkojnë me pa këta i kish pasë thanë Qaza nanës t’vet dhe nanës tonë, kanë shku dyjat bashkë. “Thuj migjës Liman, hiqu prej ktuhit”. Qatij babës të Cimës shkon i thotë, “O’ Rrustë ti je polic, shko thuj Zenunit, ‘Vallahi, edhe niherë ma rreh djalin pa të vra nuk e la’”. U sjellë puna ma nuk e kanë marrë n’pytje. E kanë dënue dy vjet e gjysë, tri vjet në Burg në Goliotok. I ka majtë, e ka vujtë burgun në Goliotok. Pasi u kthy ai shkoj në Slloveni me punu me Hamdi Gjinovcin dhe s’mujtën me nejt mirë, “Jo po du me u regjistru n’shkollë”. Unë hina në histori për to, daja jem hini në gjuhë, Hamdija Gjinovci hini për frangjisht dhe e regjistrum në fakultet.

Shkollën e mesme e ka kry në Entin për Inkuadrim u kanë njo. Në këto kushte pra, Qazimi u regjistru në fakultet. Nuk nejti shumë n’fakultet.

Pjesa e Katërt

Sahit Berisha: Isha nxanës në Shkollën Normale. Vitet e ‘60-ta ‘66-ten bohen ndryshime t’mdha në Jugosllavi. Rrzohet Rankoviçi, jo për shkak të shqiptarëve po që ka pasë probleme edhe Titoja me to, Kardelj e këta. S’osht’ me ranësi me randësi osht’ se bjen. Presioni nga jashtë ka qenë se duhet me ndryshu kushtetutën patjetër, me bo ndryshime kushtetuese. Në ato ndryshime me pasë avansime. Prej ‘66-tes kur ka ra Rankoviçi deri në ‘68-ten janë dy vjet. Ngjarje shumë dramatike kanë ndodhë në qendrat e tjera, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja, Maqedonia se Maqedonia dhe Bosnja janë pjellë e Titos. Tito i ka pjellë popullin maqedon, s’ka ekzistu kurrë popull maqedon as musliman në Bosnje. Ai i ka bo këto njësi federale.

U dashtë, për shkak… komplet sistemi me ndryshue. Jo sistem centralist me qenë, ulitarizmi jugosllav po m’u ndryshu ni decentrailizim i sistemit me qenë që u qujtë vetë qeverisje dhe vetë administrimi. Enver Hoxha e shkrun ni libër goxha të mirë vetë administrimi jugosllav. Për herë të parë, pas ramjes së Rankoviç, Zëri i Kosovës me botue fotografinë e Shotës, fotografinë e Azem Bejtës. Ni rilindje, mund ta qujmë kshtu bukfalisht, ni rilindje për shqiptarët e Kosovës. U bo ky ndryshim i madh. Struktura politike ose nuk kanë guxu, ose nuk kanë ditë, po ma shumë nuk kanë guxu ose nuk kanë dashtë. Në qendrat e tjera në qat’ natë janë blloku sekretariatet. Qendrat e UDB-së janë blloku, janë bllombu me dyrë dhe i kanë marrë materialet.

Ktu në Kosovë nuk ka ndodhë ajo. Ju ka dhanë mundësia udbashëve, na i kemi qujtë rankoviçisve, gjithë atë dokumentacion që kanë pasë me zhdukë. Dikush thotë tre mijë, dikush thotë pesë mijë s’osht’ me randësi sa. i tërë dokumentacioni osht’ zhdukë edhe nuk kem pasë, dy-tre vet nuk janë dënue si rankoviçista. Nuk janë dënue. Ai i Deçanit osht’ dënue e tjertë jo. Vjen viti ‘68. Në ‘68-ten ka ndodhë demostratat në Beograd, kanë ndodhë demostratat në Europë. Edhe rock muzika ka nisë në demostrata prej lëvizjeve studentore në Europë. Që kanë lypë ndryshime në komplet Europën. Pra, fryma e lëvizjeve ka ardhë prej perëndimit ashtu edhe qysh ka ardhë edhe në fund të mesjetës me iluminizmin. Iluminizmi i ka bo ato ndryshme të mdha, nëse e dini çka osht’ iluminizmi?

Anita Susuri: Po.

Sahit Berisha: Kshtuqë, te ne në Kosovë fillon tash me çarkullue ma lirshëm, m’u ndi ma lirshëm gjendja. Përpos asaj në ‘68-ten fillojnë amandamentet dhe diskutimet për ndryshimet kushtetuese. Debatet që janë bo edhe në gazetë, se tash ma lirshëm kanë folë në gazetë. Edhe une me kritiku… kjo fotografi unë që e kom botu në Zëri është {tregon një fotografi}. Që e kom botu, që e kom kritiku Lidhjen e Komunistëve. Tash nëse don Lidhja e Komunistëve me u ringjallë duhet me ndryshu komplet në përmbajtje të brendshme, thojnë haptazi që çështja shqiptare nuk është zgjidhë.

Në ndërkohë është mbajtë simpoziumi, manifestimi i 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Prishtinë. Ajo ka qenë diçka e paimagjinueshme. Ardhja e profesorëve prej Shqipërisë m’i pa na. Ata shofera e sene, na dhashin simbole shqiponja, me fotografi të Lidhjes së Prizrenit, të Skënderbeut e tjera. Qaty na me pa flamurin se s’kemi ditë qysh u dokë flamuri. Po ata s’na kanë dhanë publikisht. Na kanë gjujtë në dorë, dikush u kanë i interesun me shku po kemi shku tanë ditën kemi nejtë te dyrtë. Mrena s’na kanë lanë me hy po na u sillshim qasajde, kishim qef veç m’i pa. Qysh po doken ata të Shqipnisë.

Në ndërkohë qatëherë ke dhanë edhe ajo drama, e patën dhanë për Azem Bejtën. Nashta e keni dëgju ajo dramë diçka shumë e bukur, shumë e mirë. E kemi pa që Shaban Haxhia ka bo rrugëtimin, e ka marrë, sikur ju mu që më keni marrë në intervistë kanë marrë se ku ka nejtë Azem Bejta gjithkund dhe kanë shkrujtë libër për Azem Bejtën. Ka shkru libër për Hasan Prishtinën. Pra, kishte ni rilindje për neve. Ma shlirshëm shkruhej, kritikohej, kërkohej ma tepër. Kërkush nuk frikësohej se po të shtijnë n’burg apo diçka tjetër. Pra, edhe për rininë tonë shkollore ishte kjo. U bo ni ndryshim i madh. Ku kom mësu une shkolla ka qenë shumë e ngritur dhe profesorët kanë qenë jashtëzakonshëm t’mirë.

Mjerisht që nuk është marrë me pasë ni xhirim për Beqir Kastratin. U kanë n’gjendje 13 landë m’i dhanë. Në Shkollën Normale osht’ punu aq shumë edhe mjetet e kufizimit kanë qenë aq të rrepta saqë neve kur hinëm në klasë kujdestari hijke me na kqyrë durtë m’i banka, faculetën me qit’ mbi tavolinë, i përthekum dhe thojke, “Mërthe pullen”, me thuper ta mshojke. Me i pasë thojt pa pre durve ta mshojke. Do të thotë osht’ lypë disiplinë, pastërti edhe punë. Të gjitha kabinetet kanë funksionu. Merre me mend, atje ka qenë edhe kabineti i thojshin punëtoria, punimi përpunimin e drurit dhe përpunimin e hekurit. Ka qenë klubi i fotografisë që kemi mësu. Unë vet kom ushtru qysh me punu fotografinë, qysh me la filmin, qysh me… Bahri Bajrami i ka organizu ato.

Ka qenë biblioteka. Nuk di që ka pasë bibliotekë veç kjo e qytetit që u kanë ma e pasur se ajo bibliotekë. Po salla e bibliotekës gjithmonë u kanë plot me nxanës t’u lexu. Normalisht që kanë ardhë libra ilegale janë shpërnda. Ka qenë internati. Ka qenë klubi i artit, klubi i muzikantëve. S’ke mujtë me marrë notë pa ditë m’i ra mandolinës. Kshtuqë ni frymë shumë e madhe. Drama. Për herë t’parë në Kosovë që është mbajtë drama për Skenderbeun e kanë majtë normalistat. Sportistat e normalës, Beqir Kastrati, kanë pasë vendin e parë në Jugosllavi si handbollista. Pra, osht’ bo ni punë e jashtëzakonshme, jashtë e madhe. Po këtu edhe duhet me thanë, ndikimi sllav nuk ka qenë i fuqishëm, shtresa e fshatarëve. Ka dominu ndikimi i kombëtares.

Njëri nga mësuesit, Hazif Shala, u kanë profesor atje kur ka ra n’burg, 13 vjet që u dënu me Adem Demaçin. Rexhep Hoxha s’ke mujtë me marrë notë dysh te Rexhep Hoxha pa e ditë drejtshkrimin, e kotë u kanë, e kotë u kanë. Ky grup i profesorëve Beqir Kastrati, pastaj Ruzhdi Kastrati matematicent, Dervish Kamberi e tjerë, Pajazit Nushi e këta plot profesor. Mithat Sahiti na ka dhanë neve. Bajram Bajramin ma e patën therr rrugaqët se pat’ dalë m’i mbrojtë nxanësit. Nexhat Ibrahimi pedagogji na dhajke. Kemi pasë shkollën instrumentale që msojshim qysh me pregadit orën me shkrim dhe qysh me majtë orën. Mas çdo ore u dufke debat me bo klasa, grupi se qysh e ke majtë orën ti. Pa krevat s’ke mujtë me hy n’orë.

Në këto rrethana, ai Hoxha i Gilanit, janë kanë edhe student po në prag të përfundimit të studimeve janë kanë atje në shkollë te na. Qikjo frymë e ‘68-tes që ndodhi me manifestimin e tjera me radhë, ndikoj që ma së shumti kem nevojë na me shpërthye demostrata. Me i paraqit kërkesat sesa të tjerët, Europa. Na jemi kanë pjesa ma e vujtur që duhej me i tregu dikujt që çështja shqiptare nuk është e zgjidhne. Normalisht, këto studiuesi duhet me thanë të vërtetën po nuk po dojnë me thanë. Kapak po e përsërisin. N’qat’ kohë u mbajtë ni konsultë në Prishtinë ku ju ka majtë fjalim Fadil Hoxha si përfaqësues. Ka pasë merita atje Fadil Hoxha. Rasisht nuk e kanë bo atje në kryesi të Jugosllavisë me kanë.

Me gjithë të tjerët vendosin, ju thotë urdhër, me shku me marrë mendimin secili në komunat e veta për Lidhjen Socialiste, a me kanë republikë Kosova. S’di a po m’kupton? Ajo u mbajtë në Gjakovë si përfundim edhe kanë marrë vendim, kanë thanë që duhet patjetër. I ra UDBA dhe Qamil Luzha dhe Ali Boletini u detyrun me ikë. Bile motrës tem i kanë thanë kur e kanë taku n’rrugë, i kanë thanë, “Mejrem na ma nuk vijna në burg s’mujna me durue”, edhe kanë dalë në Shqipni. Hyrije Hana e ka leju me u martu atje ata. Në këto rrethana pra, me 6 tetor shpërthen demostrata në Prizren. Te Shkolla Normale e Prizrenit atje ni demostratë e madhe e vogël, kanë dalë tani edhe qytetarët për kureshtje, me mat pulsin si do të reagojnë qytetarët.

Me 8 tetor ka shpërthy demostrata në Suharekë. Suhareka pak si ma fshatare, ma t’lidhur me punë e këto sene tjera. Po ka pasë efekt. S’kanë pasë flamur po kanë vizatue edhe me dalë me lyp kushtetutë. Unë si nxanës duhet me tregu të vërtetën, nuk kom ditë çka osht’ fjala kushtetutë. Tash e di, po atëherë nuk e kom ditë. Me 19 tetor ka shpërthy demostrata në Pejë. Pra, osht’ testu veprimi se si do të reagojnë dhe populli si do ta përqafojë. Osht’ vendosë me u organizu demostrata në Prishtinë. Osht’ gabim fatal me personalizue organizimin e demostratës të ‘68-tes edhe me familjarizu. Osht’ gabim shumë i madh që me thanë na kemi këtu, ose na e sene. Ajo atëherë e hup atë vlerën. Ajo ka qenë përtej Kosovës ajo demostratë. Ndikim të madh ka pasë Shqipnia që ka shpërthy demostrata se ka majtë disa fjalime i kanë majtë ata.

Po, ajo osht’ tjetër temë. Merret vendimi, formohen grupet për me organizu në Prishtinë, në Gilan, në Ferizaj dhe në Podujevë. Në Drenicë jo. Në këto kushte ata shpejt i kanë kry Llapi, Podujeva, Gilani edhe këta. Prishtina ka pasë me organizu pesë minuta para orës katër. Pesë minuta para 16:00 me shpërthye te Fakulteti Filozofik tash që osht’ aty. Aty me u shpërnda parollat edhe me u shtri. Unë kom pasë fatin që jom njoftë me Osman Dumoshin edhe shumë ma herët. Se me ni shok temin të ngushtë kemi nejtë gjithë bashkë e kom nejtë te Osman Dumoshi e ai te unë. Gati çdo ditë jemi taku. Përmes tina edhe atij Loxhës, Afrim Loxhës, kemi marrë lidhjen që Osmani ka thanë, “Me qita duhet me punu”.

Unë i kom thanë Afrim Loxhës, “Merre edhe ni femën, Remzie Shalën me marrë dhe disa anëtarë tjerë”. Pra, jom informue që duhet me organizu. Ma kanë dhanë si detyrë që unë me qenë si koordinator për me organizu rininë e Shkollës Normale për demostratat e vitit ‘68. Mbledhjet i kem mbajtë aty përmi shpinë e Osmanit. Ka qenë ni këpuctar ka punu te ai aty. I kemi thanë, “A po na lshon pak?” Ka dalë. E ka ditë çka jemi t’u bo po s’ka bo za. E qaty jemi marrë vesh. Kta tjertë, ata që janë kanë t’lindur me studentët me i përgadit parollat e ato edhe ni kangë me knu. Për fat t’keq nuk e kom rujtë atë kangë se u kanë edhe nifar’ kange. Po qe, i pa kujdesshëm edhe nuk e kom rujtë.

Atje kom fillu punën. Me 12 tetor, nëntor me organizu me i përgadit. Ma së pari e kom pasë ni shok të Llapit aty u kanë shok shumë i mirë e osht’ hala, osht’ i gjallë. I kom qishtu qishtu, u gëzu. Tha, “Shumë mirë”. Mandej i morëm edhe do tjerë. Sylejman Kastrati që u plagos në demostratë i Kishnarekës. Na i thojshim Sylejman Zhevina, se ata zhevin, po Kastrati. Në Prishtinë kanë jetu ata. Arif Demolli ka qenë nxanësi ma i mirë në komunë të Prishtinës. E kom pasë në klasë, shkojsha n’banesë tina. Me qira rrijke. Kushte të vështira. Merrke bukën prej Hajkobillës e bijke ktu për katër ditë, pesë ditë tani me shku prap të shtunën atje me marrë bukë. Kaniherë e merrsha unë n’familje temen me hangër bukë e tjera.

Ylber Hoti u kanë kryetar i lidhjes së rinisë. I thojshin, katunari na u bo kryetar. U bo nifar’ gjallërie. Nuk u rujshim fare hiç. Ndodhën do ngjarje n’shkollë aty te neve. E prunë flamurin, nuk di kush e pruni. Në orën… [e pakuptimtë] u kanë profesor i historisë. E mori ai dhe, “Profesor, p’e qesim flamurin”. Hala pa u publiku e qitëm flamurin. “Qite aty”, e qitëm në drrasë të zezë. E tu bo tani ajo e madhe. Dul ai, shkoj ky, tani erdh UDBA, erdh drejtori, “Kush e ka qit?” S’kallojshin se nuk dojshin me u denoncu. Dikur unë thashë, “A bon me dalë ju krejt na po i kallxojmë kujdestarit tonë dhe merrnu vesh me kujdestarin”. Ai kujdestari tha, “Mirë keni bo po duhet me ju dhanë ni vrejtje me gojë dhe u kry se s’mujnë me na nalë ma”.

Ka pasë edhe do ngjarje tjera që janë ndodhë. Pak incidente kshtu, a din, po sa me nxe situatën. Nashta dikush me qëllim i ka bo, unë nuk e di, po ajo ka ndodhë. Ndërkohë unë jom shkue në Ferizaj. Dojsha me u bo sa ma e madhe. Kom bisedu me ata, me do kusheri t’mi të Ferizajit. “Jo na ndjekë UDBA”, “Kqyr, na p’e bojmë demostratën tani nesër ikim shkojmë në Berishë”, (qeshë). U morëm vesh me ardhë. Komplet ata të Ferizajit me ardhë në Prishtinë. Tani unë shkova te Sadik Patashiku, u kanë i Ferizajit. E kom njoftë moti përmes babës e tjera Sadikun. “Çka ka Berishë?” E kish marrë vesh ai. Tha, “Paske ardhë”. Thashë, “Kom ardhë me lypë ndihmë me na kallxu çka po bohet se na s’i dijmë demostratat”, “I dini i dini. Qysh ia keni nisë”, tha, “grahni”, tha, “unë jom plakë, unë nuk muj me dalë po kom kon shok e mik e dashamir ka me i tregu”.

Ju tregova unë migjës. Migja thojke, “O Sahit, a e ke marrë vesh ti?” “Po”, “UDBA para teje e ka marrë vesh”. Thojsha, “O’ migj e ka marrë edhe s’e ka marrë vesh. Na kena me dalë në demostratë”. Folsha unë kshtu me bindje t’fortë. Në ndërkohë unë kom pasë lidhje të ngushta edhe me këta vetranët e ma hershëm. Me Hamza Shalën, u kanë i Pejës. U kanë disa herë në burg po shumë familje e mirë, tepër atdhetar i mirë u kanë. I urtë, edukator i mirë. Me Ali Boletinin, me Hyrije Hanën. E kur i thojsha, “Qysh bre Sahit?” Ali Boletini kur dilke me m’përcjellë thojke, “Kqyre, ki kujdes se bone po me pasë sukses e jo me bo e me ju dështu organizimi para se me dalë”. Në qat’ kuptim thojke me pasë kujdes. “Mos e boni t’madhe thuti që s’ka ndodhë kurgjo se nuk osht’ futboll kjo punë”.

Informatat për organizim ilegal tjera i kom marrë prej ktyne, prej ktyne. Hamza e Halili vishin rregullisht. Qit’ banesë e kem prej tyne. Halimi edhe Hamza na kanë dhanë. Kanë punu në komunë dhe na kanë thanë, “Juve ju duhet”. Mas viteve të ‘60-ta, masi ra Rankoviçi u leju që ata që janë kanë në luftën anti fashiste me ia njoftë shtazin. Baba e murr pensionin si luftëtar, migja si luftëtar, nana e murr pensionin si luftëtar, nana jeme e murr pensionin. Ia panë shtazin dhe e murr. Goxha tash u ngritëm na në aspektin edhe ekonomik, a din, si luftëtar. Po kishim të drejtë se tana na thanë, “Banesën lypne”. Tana na lypëm banesë, kta na çun komisionin Hamza dhe Halili. Ai që u kanë ni shpihun i Mramorit i kanë thanë, “Ti s’guxon me shku atje edhe ki me nënshkru proces verbalin se kushtet i kanë plotësu”.

Tek qatëherë… baba s’e ka ditë hiç për banesë. Nuk dojke me marrë. “Jo”, “Pse?” “Qysh me marrë unë banesën para bacit”, “More baci e merr po ec se mesim pa banesë”. Derisa migja i ka bërtitë, “Çu shko nënshkruje”. E kemi rezultat qit’ banesë duke ju falënderue Halil Alidemës dhe Hamzës. Normalisht meritat i ka pasë se luftëtar i ‘43-tes. Kur u nënshkru baba si aktivist, ju ka pranu stazi, bashkë me Hanifen do të thotë çikën e Tahirit. Baba edhe Hanifja kujna ia kanë nënshkru ia kanë pranu stazin e luftës për me marrë pensionin. Për mos me ndërpre me rrjedhën, gati se përgaditjet ishin të pafund. Informata vishin se gjithçka osht’ gati. Në Shkollën Normale kanë punu në dy ndrrime. Ndrrimi i parë kur janë ardhë afishet, se na i kemi marrë, “Ngani shkoni merrni dhe shpërndaj”.

Normalja e llapjanëve i ka pasë atje katër vjet në vitin e pestë vishin në Prishtinë se s’ka pasë atje vitin e pestë. Tani nuk të lajshin me hi në klasë, do far’ lokalistash. “Shko tash gjuja llapjanëve këto”. Pasha nerën, qaty Bajram Bajrami mësim i kanë t’u na dhanë neve, jom hi i kom shpërnda nëpër klasë afishet veç e ulke krytë kishe s’po shoh. Si ka ra zilja krejt te poshtë. Detyrën e kemi pasë ndrrimi i parë me ardhë në qytet për para. Në Gjimnazin Ivo Lola u dashtë me u majtë ni garë sportive në handboll normalistat me Gjimnazin Ivo Lola.

Unë jom konë n’atë grup. Kemi lujtë. Ata unë i kom njoftë se mesa jonë u kanë me do gjakovar në klasë e i njifsha. Kur u kry loja po i thom, “A e dini more që sot kemi me dalë në demostratë?” “Jo more”. Lidhje s’kishin pasë. “More po kena me dalë në demostratë”. “More për çka po flet?” Unë ika, eca. Grupi tjetër, ku ka qenë ktu shkollë i zanateve atje u dashtë me u majtë ni pjesë teatrale. Do të thotë nxanësit e asaj shkolle me nxanësit e normales. Jom ardhë unë kom hangër bukë te shpija në ora 01:00. Aty jom përshëndet me migjën. “A kanë ardhë prej Ferizajit?” “Jo hala s’kanë ardhë”, “Ku osht’ baba?” “Baba”, tha, “u shku ka thanë, ‘Po shkoj përpara p’e kqyri gjendjen qysh osht’”.

E kom hangër pak bukë edhe kom thanë, “Po shkoj se e kemi lanë me shku në normale a po lëviz a mos po i bijnë pishmon grupi”. Jom shku me Gani Krasniqin dhe me Haki Berishën. Ata dytë janë konë llapjan. Kemi shku në normale kemi shku te konviktet atje, jemi ardhë. Ka qenë, qysh me thanë, edukator, i kemi thanë, “Mos i pengo, mos ua mshel dyrtë nxansave se mas dite kanë me dalë. Lshoj edhe kta të konviktit çka janë le t’vijnë n’demostratë”. Ai thotë, “Çfarë demostrate?” “U kry kjo punë, hajde ma shpejt se po na presin atje”.

Jemi ardhë te poshtë ktu. Jemi afrue dhe kur u bo pesë minuta në katër te fakulteti ka qenë ni grup jo shumë i madh. Shpejt i kanë shpërnda parollat, ata që i kanë pasë me i shkru parollat i kanë shkru edhe i kanë shpërnda. “Merre parollën”. Bërtima u kanë ,”Zine rrugën”. Me dalë poshtë te rruga tash ku janë ato kafet që i kanë qit’ aty. E kanë prishë pamjen e asaj pjese. Me dalë me ecë. Ma shumë ka pasë qytetarë n’dy anët e rrugës sesa na që jemi konë në mes. Unë jom konë në rreshtin e tretë. As s’i kom kqyrë çka po shkrujnë në parolla se s’kom pasë vakt. Pse me i kqyrë? T’u mendu që n’rregull osht’ gjithçka.

Jemi shku deri te ku u kanë Avalla, [e pakuptimtë] ma vonë, aty në udhëkryq, deri aty. Aty dy polic janë mundu me na ndalë. Edhe masa i kemi shty. Ata mrapa s’kanë ditë na shtyshin neve dhe e kemi ça ata, se dy polic. Jemi ardhë deri te teatri. Te teatri Osman Dumoshi dhe Isa Kastrati i kanë lexu kërkesat. Janë hypë në shkallë të teatrit në ato si anësore që janë kanë, aty kanë hypë i kanë lexue. Në ndërkohë kanë kalu aty qytetar. Autobusi që ka ardhë prej Magurës e përmendë edhe kryetari i komitetit të Prishtinës e përmend autobusin. E kanë ndalë edhe autobusin. Na aty në demostratë e po vjen autobusi, i kemi dalë përpara i kemi hypë përmi. Jom kanë unë që kom hypë përmi autobus, edhe plot tjerë, po kemi hypë përmbi atë autobus.

Baba ish kanë asajde, si n’skej me Shaban Zeqën, me ni shok t’vetin me kqyrë. I kish pas ni do serb t’u thanë, “Nista nije”, “Kurgjo s’osht’ kjo”. Ju ka dokë. Baba ju ka thanë, “S’ka me kalu pa kurgjo”. Kemi zbritë poshtë krejt këshillit krahinor. Jemi shku drejt në këshillin krahinor. Aty, sot janë dyert e kuvendit hymja, knena naltë. Përpara u kanë reklama e filmave e knena naltë u kanë Afërdita, ni kafe, çajtore u kanë Afërdita. Qikjo ndërtesa e austriakve që e kanë ndërtu aty. Aty ngushticë u kanë asajde. Në qysh aty që tash janë polic që rrijnë aty në kabinë, qaty u kanë ni rrumullak i hekurit edhe qaty me i ngulë flamurat. I kemi shti flamurin aty.

Jemi shku drejt kuvendit. Policia të armatosur krejt të bllokun me automata ama me ia shti gishtin n’sy nuk lëvizshin. Jemi afru ngat edhe ju kemi thanë, “Kqyrni, sot qitu p’e qesim nesër e qesim naltë atje”. Naltë me zyrtarizu. Jemi nisë. Kanë thanë, “Po shkojmë përpjetë”. Dikush e ka përhapë ni gënjeshtër ka thanë se kanë hi serbët në konviktin e normales. Na si të fshim, të revoltum tham paskan hi në konvikt mule. Jemi nisë. Në ndërkohë janë munue Ruzhdi Kastrati e Jahir Hoxha me na nalë, hiç s’kanë mujtë. Ka ardhë Fehmi Pushkolli dhe Ismail Krasniqi dhe kanë thanë, “Jo, krejt jemi, normalja osht’ në Prishtinë”.

Atëherë jemi qetësu. Dikush rren, gënjeshtër, “Po shkoj me marrë televizion”. Ai s’ka pasë televizion po radion. Ato ishin institucione, s’ki mundësi me ndërhy. “Kthenu”, jemi kthy. Në rrugë ku osht’ qeveria osht’ kanë nifar’ ngushtice në të majtë ka qenë filmi veror. Na thojke dikush, “Hajde”, anena knena me na fut mrena në qat’ sallën e filmit veror. E hapne u kanë ajo. Me na fut n’rreth edhe u kry. Ka bërtit dikush, “O’ kthenu mos shkoni aty”, jemi kthy. Kur jemi ardhë këtu, se e tejkalova pak, te këshilli krahinor qat’ far’ ngushticën aty cisterrna edhe policia ju kishin hi me dajak. T’rrahne e t’rrahnet e para i kanë marrë normalistat. E kanë rreth goxha mirë Gani Krasniqin, qat’ shokun tem. Halim Qosjen.

I kemi ra WC-ve të asaj kafes me tulla. I kemi marrë ato tullat dhe rruga u kanë me kubëza jo me asllaft. I nxjerrshim ato kubzat dhe me kubza kemi gjujtë. Jemi dredh knena poshtë, i kena shti n’rreth policinë e kemi marrë cisterrnen edhe kemi vazhdu. E kemi rrotullu cisterrnen. Defakto ra Prishtina në dur tona. Ajo euforia jonë e çdo gja parollat e krejt që janë kanë serbisht m’i shkulë. I gjujshim. Dikush ka thanë, “Para fakultetit me shku”. Jemi shku para fakultetit atje edhe u bo shumicë tani që erdhën punëtorët plot, qytetarët. U bo shtatë, tetë mijë, dhjetë mijë vet. Erdhen prej Ferizajit, prej Gjilanit erdhën prej llapit. Plot. Nisën me majtë fjalime. Nifar’ Gjon Duzi i Preshevës, dem baba dem majke fjalime këtu, “Toka jonë”, e do qisi fjalime. Nisi me u errësu.

Adem Rukiqi prej Drenicës bërtiti, “Drenica osht’ me juve, ktu jemi”. Ia nisën tashni këto lokalizime që nuk janë t’shijshme po lejohej. Na nisëm me bërtitë, “Rifat Berisha”, e sene. Adem Demaçi. Ndërkohë u shpërhap fjala, gënjeshtër, se e kanë burgosë [e pakuptimtë] dhe Mitat Saraipin. Na normalistat u kallëm. Mule me shku me nxjerrë prej burgut. Jemi nisë te poshtë. Qaty jom taku une me kta kusherit. Alushi u kanë i vogël thojke, “Po vi edhe unë”. Ata e kemi lanë n’shpi, i kemi thanë, “Ti rri n’shpi me nanën. Kumeditë çka na ndodhë neve, dikush me mbetë”. Jemi nisë te poshtë me shku te burgu. Morëm flamurin.

Para se me dalë n’rrugë ni person, ni figurë, unë tash në gjykimin tim esull e di që ka qenë udbash shqiptar po që nuk e ka dashtë t’keqën fortë. Ka dalë përpara e ka kap për jakne Merën, “Ku po shkoni?” Nuk e kanë lanë n’kam hiç tjertë, e kanë largu. Jemi nisë poshtë. T’u shku t’u u frikësu. Veç marshi u nijke kah ora 04:00. Në rreshtin e parë jom kanë unë, në mes u kanë Mera, u kanë Skenderi, Skender Mustafa i Ferizajit dhe ky djali i shkollës teknike, ky, 16 vjeçar që u vra Muhamet Mehmeti. I cili edhe u vra i pari ra dëshmor aty. Jemi nisë. Jemi kthy tash poshtë. Në anë të majtë ka qenë filmi i armatës ka qenë bazenat aty e sene. Në anë të djathtë ka pasë banesa dhe u kanë ni shitore veterinart me maska e sene. Ajo ndërtesa me do shtylla, tash janë hjekë se i kanë ozurpu e i kanë mush dyqane.

Drejt anena u kanë Kosova Filmi, ni ndërtesë dy katëshe. Nëntori u kanë. Me 27 nëntor. U bo terr i madh, nuk shihshim. Një e kemi ditë që u ni fjala “Liri, liri”. Dhe ka dalë prej rreshtit u shkëputë ky djali i teknikës dhe përpara t’u bo me dorë, “Përpara përpara”. Aty kanë kërsit gur, nga ndërtesa kanë gjujtë teglla përmi neve po edhe me armë. Këta nuk kanë dashtë me zbulu se qysh u vra ai dhe qysh u plagosën të tjerët. Ndërkohë tash, po e shpjegoj pak ma në detale, aty tiparet që u ra, u dorëzu qiky Mehmeti Murati. Ka ra dhe unë s’e di s’kom pasë vakt as s’kom pasë ide me kqyrë a osht’ gjallë a s’osht’ gjallë, duhet me thanë realitetin. Unë jom interesu për motër çka po i ndodhë. Ajo u rrzu e dyta ka mbetë ratë.

Unë jom afru te ajo po për toke se u nijshin kah bishin bure e sene, për mos me m’ra mu. M’ka ra ni guri në gu që ma shumë se plumi m’ka dhimtë. Atëherë zhag ju kom afru me e kap Mejremin. U çu, s’po lëvizë hiç. Kur ia kom shti dorën në kokë kshtu m’u ka lagë me gjak. A thashë… ia kom kap e kom çu përpjetë. Në ndërkohë policia e tjertë kanë hi kond e gjojshin rat që osht’ gjallë me çu n’burg. M’kanë pa mu kanë dashtë me më marrë mu. Demostruesit kanë bo turr me m’liru mue se nuk kanë ditë për këta. Ata m’kanë nxjerrë.

Unë kom thanë, “Jo nuk vi se aty kem tjerë”. Jemi afru e kemi marrë motrën. Qatëherë u ardhë n’veti motra. E kemi marrë flamurin, Muratin e kanë marrë me çu n’spital. E kanë çu në spital po ai nuk ka mbijetu, ka vdekë. Sylejman Kastrati i plagosur u kanë rand. Sylejman Pireva tregon ai thotë, “Muratin”, thotë, “unë e kom shti me ni kerr e kemi marrë grupa”, se ai u konë nxanës i joni, kshtu i gjeneratës tonë Sylejman Pireva. Thotë, “E kemi marrë dhe e kemi taku ni kerr u kanë me ni familje. I kemi thanë, ‘Dil prej kerrit’”, e kanë marrë atë djalin e kanë shti me çu në spital (qan). Ky thotë, “Unë e kom lanë aty jom dalë, ai nuk ka pasë jetë”.

Gjithqysh tregon pastaj ma vonë që ka tregu Sylejman Kastrati thotë, “Na kanë lanë nëpër koridore”. Beqir Rimanista mjek thotë, “Ai na ka marrë me na trajtu”. Sot e asaj dite nuk dihet numri sa janë kanë të plagosur. Kjo osht’ vetëdija e ulët e jona që nuk kanë dalë bile qatyne të plagosurve me ju marrë nga një informatë. Ky thotë, Sylejman Kastrati thotë, “Sahit”, thotë, “motra jote”, thotë, “gjatë plagosjes na ka ndihmu”, thotë. Kjo u kanë motër medicionale mjekësi ka studiu e sene ka ditë me dhanë ndihmën e parë, ka ndihmu mjekut. Thotë, “Ndihmën e parë ajo na ka dhanë”. Në ndërkohë tash ngjarja që osht’ zhvillu e neve. Kemi marshue, kanë dashtë motrën me çu në spital unë s’e kom lanë. Kom thanë, “Jo”.

E kanë marrë, vishin e përqafshin, “Urime flamurin”. Kemi marshue deri te xhamia e çarshisë atje. Kta kanë dashtë me na çu në normale, dikush. Kanë thanë, “Jo, kthenu te fakulteti”. Jemi kthy te fakulteti, u bo ftoftë. Ajo nisi me ndje qat’ dhimbjen se në kokë plumin e ka marrë…

Anita Susuri: I ka kalu veç kshtu afër?

Sahit Berisha: I ka hi kah floktë po jo me i mbetë në tru, përqa kshtu. Aty tani jemi taku na krejt djemtë. 13 vet jemi kanë të familjes tonë atje. Vllaut tonë Samiut i kemi thanë me ardhë këtu, “Shko te Qazim Latifi edhe nëse të nalin policia mos u nal, ngaj”. Ramadani e Qazimi kanë ikë e janë shku poshtë anena kah hekurudha janë shku n’shpi atje dhe e kanë përhapë ni fjalë të rreme, qysh kanë ni, a din. Se Mejremja dhe Sahiti janë vra. Na s’kishim çka me ba, u kthym te fakulteti ktu prap. Mark Krasniqi e shymën dritën se po rrezikohet prej katit të dytë kah fol. Kanë provu me na shti mrena me na thanë, “Hini mrena boni 100 vet, shkruni kërkesat çka po doni”, “Kërkesat i keni pa, jemi demostrues”, ishim të revoltuar.

Po informatat ishin shumë trishtuese. Ishin forcat policore prej Shkupit, prej Nishit. U rrethu Prishtina edhe me tanske. Çka me ba? Marki thotë, “Shpërndanu në grupe grupe nga dhjetë dhe nëpër shtëpia”. Dikush atje tha, “Nesër me dalë prap në demostratë”. E lam që në ora 10:00 me dalë. Na pak të vonum. Unë ju thashë ktyne t’mive nja 13 vet që ishim, “Lena mu e Merës”, u ndërtojke kjo ndërtesa e Radios, qatëherë u ndërtojke kjo. “Lena neve aty mrapa deri nesër në mëngjes e ju shkoni prej shpisë”, “Qysh me të lanë ty të plagosur, a je n’mend?” Në udhëkryq ku osht’ Grandi qaty plot forca policore. Knena te kryqi plot, kah me ia majtë?

Dikush e ka ça rrugën poshtë e ka thy ni barakë dhe jemi dalë përfundi janë ndërtesat aty. Aty jemi konë nja 100 vet na. Na kanë thanë do demostrues, “Amani ju koftë, hiqne flamurin”. Po qysh me hjekë. Ai kusherini jonë Skenderi tha, “Paloje Mejrem, shtine në gji”. E kemi palu. Jemi dalë kah Grandi qendres i kemi ra, qendres. S’na ka ngucë kërkush. Kur jemi ardhë te Bozhuri Fehmi Pushkolli qaty me Islam Krasniqin. Ai Fehmia s’e kom pasë kurgjo po, “Çka u bo Sahit?” “Mirë jemi, mirë profesor”. “Sahit, shko te shpija se ka me ardhë qitash te ti”. S’mujta m’i thanë profesor a të lirun prej burgut? S’mujta me ia thanë këto fjalë. Kta e rrethun se nuk e njihshin dikur ju thashë, “Profesor e kom”. U përshëndetëm dhe shkum.

Njëri prej kusherive tonë nuk ka ardhë n’shpi te na u shku tjetër kund, me ni shpi tjetër. Kemi hi brenda aty n’shpi. Migja Muharrem t’u pi, baba normalisht i revoltun. E kish dhimbjen. Migja thotë, “Kurgjo s’osht’. 13 vjet jemi kanë dy vet me u vra kurgjo s’osht’”. N’atë shpi t’vogël kemi nejt tanë. Ni shtrat u kanë e kemi shtri me Merën. Nashta ju ka tregu ajo. E kemi shtri dhe kemi nejtë deri kah mëngjesi po ju ka keqësu gjendja. Kond me thirrë? Sim Dobrecin dhe Sokolin, mjekun e syve. Në ora 02:00 të natës baba me Skënderin e Ferizajit djalin e Mustafës kanë shku te ai njeri me kqyrë a është Ahmeti atje. E kanë gjetë Ahmetin i kanë thanë, “Rri ti ktu”, janë kthy janë ardhë n’shpi. T’nesërmen Merën në spital e kemi çu.

Marrëveshja ishte për me dalë në demostratë. Si u tubojshim, a din, m’u bo shtatë tetë vet veç vijshin policia na shpërndajshin. Dikur ka ardhë ni Fehmi Gashi, normalist ai u kanë, tha, “Sahit puna keq osht’. Në spital”, tha, “na kanë mbetë do”, “Po e di”, thashë, “Sylejman Kastrati”, “Jo”, tha, “plot janë. Hajde me shku me dhanë gjak”. Jemi shku. Kur kemi shku te spitali i rrethun spitali, policia gjujshin me gur. Se në fushë ishim nuk u mërzitshim shumë. Na ata, ata neve. S’mujtëm me hi, jemi kthy. Nuk na lanë me dalë në demostrata fare hiç. Jemi sillë rreth spitalit atje. Në katin e tretë ish Mejremja. Ajo prej dritarës m’ka folë mu, m’ka thanë mu, “Sahit mos kallxo që je kanë ti. Ti je ardhë me më marrë mu kur ke ni që jom plagos”, tha, “qishtu e kom dhanë deklaratën une”, tha, “qishtu thuj edhe ti bile ti pshto”.

Nëse ju ka tregu, nuk osht’ kjo për me thanë, mas dite janë ardhë goxha prej katunit do prej familjes këtu, akraballëk. Janë bo nja 20 vet edhe me shku te spitali me pa Merën. Nuk e kemi gjetë atje. Tash ajo ju ka tregu që UDBA e kanë marrë e babës i kanë thanë, “Ka ikë për Shqipni”. Qisi far skenaresh që i kanë bo UDBA. Po ata e kanë marrë dhe e kanë çu në burg.

Anita Susuri: E ju a keni mendu që osht’ e vërtetë qajo? Që ka shku në Shqipni?

Sahit Berisha: Jo. E kemi ditë që osht’ rren. Qat’ ditë u kanë Xhevdet Hamza me lypë pasaportën se s’ka pasë pasaportë. Qat’ ditë u kanë Xhevdet Hamza e ka ditë demostratën. Ajo u përgadit për demostrata. Në ndërkohë tash u murr vesh do gra e nana janë shku me pa aty në spital. Këta si të burgosurit ja po majmë grevë urie, nuk po hi m’i tregu. Gjendja ishte e tensionune. Jemi shku tash na familjarisht, komplet. Erdhën me neve edhe Qamil Luzha e këta tjerët me shku me pa për Murat Mehmetin që osht’ vra. Aty kallabllak i madh ish shku. I shprehëm ngushëllime e tjera me radhë.

Mejremen e lshun ma vonë prej burgut. Na nuk kena shku në normale në mësim hiç deri të hanen. Nifar’ mënyre pa vetëdije, pa ndonjë organizim kem bojkotu mësimin. Po kur jemi shku të hanen ka pasë pak nxansa. Unë e Arif Demollin e kom pasë edhe shok ai u kanë anëtarë i kryesisë unë s’jom kanë anëtarë i kryesisë unë kurrë s’jam kanë. I shajshin ata. Po ma tepër hajgare e sene se e dijsha që janë shumë djem t’mirë. Në shkollë u ardhë Drita Dobroshi, kish marrë vesh që mësimi po mahet. Po thotë, “Mësim duhet me hi”, thashë, “Jo çfarë mësimi na i keni burgosë nxansat. Ja krejt n’burg ja krejt n’liri, s’ka mësim”. Ylberi ma shkeli kamën, “Ma kshtu mos fol”, thashë, “Ylber ika une ti bon çka t’dush”.

Kemi vendosë me i dalë t’nesërmen ditë e marte me kanë. E llogaritëm edhe na kaçikin tonë. Ditë e marte pazarxhitë, pazar bohet në Prishtinë dhe dalin edhe ata na ndihmojnë e dalin shkolla teknike e gjimnazi, bohet ni demostratë e madhe. Realiteti osht’ që nuk kemi majtë mësim. Në ora 08:00 te shkolla teknike jemi taku me Gani Krasniqin edhe me Haki Berishën dhe jemi shku në normale atje. Atje shpejt e shpejt kemi bo planin. Ibrahim Gashi kish mrri. Se për krejt këto zhvillime që janë bo jom konsultu me Ibrahimin. Ibrahim Gashi u kanë në grupin e të rive ku u kanë Adem Demaçi edhe Mera. E kom pasë respekt shumë për Ibrahim Gashin. Shemsi Hoxha gjithashtu.

Tash Ibrahimi thotë, “Çka po bojmë?”, “Tybe po di. Kemi thanë jo, jo”. “Kqyre”, tha, “organizoje mos të hijnë në mësim”. Ai s’guxojke fort me u ekspozu, a din. E kom thirrë Ganinë e sene i kom thanë, “Gani, unë po rri këtu te pavijonet”, janë kanë pavijonet e kabinetet edhe objektet tjera janë kanë. I kemi thanë Ganijes, “Shko ti Gani hini prej katit ma të naltë e te poshtë kqyr a ka nxanësa”. Katin e tretë nuk ka pasë, katin e dytë nuk ka pasë, katin e parë ish kanë ni klasë me nxanësa. U hi ky me bisedu me ta m’i thanë, “Mos hini në mësim se Bedri Jusufi osht’ në burg, Sadik Osmani osht’ n’burg. Na kanë burgosë nxanësat. Na jemi kanë si normalista krejt në demostrata, pse m’u burgosë ata?”

Nejse, dikush po dikush jo në atë klasë. Si nxanësat nuk janë të organizun. Jo kush garanton, kush çgaranton. Ky ka thanë, “Ani pra rrini veç keni me i ra pishmon që s’jeni bashku me neve”, dhe del. Kur del ky hapet debati n’klasë aty dhe njani e shan Jugosllavinë. N’ata hin drejtori mrena i shkollës Masar Nagavci. E nin dhe e kap ata përpara me dy të sigurimit dhe e shtijnë n’kerr. Bohet do të thotë si shkas i mirë që u revoltun tani nxanësat me ta dhe dalin krejt përjashta. Na veç ishim shku atje në krye të Taukbahçes nëse e dini ku osht’? Te kthesa atje. Mrrin gjipi, jo gjipi po ni fiq aty. Drejtori me atë nxanësin. U nal me na bërtitë drejtori neve, “Kthenu”. Na kur e kena pa atë nxanësin far’ të kthyni, s’ka kush që na nalë neve patriota në demostratë. Përpjetë.

Atje në normale mushet UDBA e politikana aktivista atje. E kapin drejtorin përpara i kapin do profesor përpara, “Shpejt te nxanësat mos m’i lanë me dalë se osht’ urdhëri mos me i lanë me dalë n’qytet e kanë m’i vra”. Normalisht profesorave ju kemi dhimtë. Unë kom pasë kontakte sidomos me Ali Hoxhën ata janë kanë shumë t’lidhur me këtë. Alia pastaj tha, “Osht’ sukses i madh i juj edhe nëse nuk dalim po me i legjitimu kërkesat që i kemi bo në demostrata edhe në shkollë”. Nifar’ mënyre ni vazhdim i kërkesave. Vijnë aty Nexhati e Mitat Sahiti kajke para neve, “Amon”, thojke, “kthenu”, (qan).

Na, “Jo nuk kthehemi”, deri afër shpisë së Fadil Hoxhës. Aty Bahri Bajrami dhe Nexhat Ibrahimi kanë thanë, “Thirrne kond të doni ju, thirrne ka me ju ardhë veç kthenu në normale se nuk jemi kundër kërkesave t’juve po po na dhimni ju”. Kom kqyrë kshtu vendimin u duhke me marrë unë po nuk e kisha guximin as knej as anej. Jom mbetë i shtangun. Në atë moment Ibrahim Gashi ma ka bo me kry kshtu kthev. E kom thirrë Avdi Pirevën i kom thanë, “Avdi, po thuhet me u kthy. Po na vijnë figurat politike kond dojna me na ardhë”. I kemi thanë Nexhat Ibrahimit, “E dojmë Fadil Hoxhën e dojmë Xhavit Nimanin ndryshe nuk vijmë. Le t’na vrasin”. Fjalë t’mdhaja dhashim na.

Jemi nisë përpjetë t’u u kthy kadal dal. Nifar’ mënyre të turpërun se demostrata na dështoj. Në Prishtinë ishte përhapë lajmi se normalistët po dojnë me dalë në demostratë. Tash ni lëvizje e madhe studentore këtu e qytetarët e sene ku po na presin, na kërkund. Jemi kthy atje. Shkit rrehshin shuplakë anena, nxanësat, na vijke turp po Ibrahimi thojke, “Ecni rrugës t’juj. Ma mirë osht’ për juve”. Jemi nalë. Aty s’kemi pranu me hy n’shkollë përjashta jemi nalë. Profesori Fehmi Pushkolli u dalë ka thanë, “Unë ju garantoj që s’ka me ju ndodhë kurgjo”. Na kemi thanë, “Nuk himi në klasa. Në sallë po, në sallë të kulturës. Me i paraqit kërkesat edhe me ardhë strukturat me folë me neve”.

E kemi çu ni koleg aty si plot nxanësa, “Shko në pavijonin”, u qujshin ato ku u majshin këta nxanësit të paraditës majshin mësim aty edukatorët i majshin me mësu, jo me u tarahit rrugëve po me mësu në klasë. “Shko thuju atyne hajdeni se po ju thërrasin me mbajtë mbledhje n’shkollë”. Me dalë ata me u bo sa ma shumë. Kemi hy brenda. Hakia ka thanë, “Unë nuk hi mrena”, “Ani mos hi mrena”. Jemi hi n’sallë. Këtë variantë të demostrimit askush s’e ka mendu, as s’e kemi ditë çka do t’bojmë tash. Ishte ni risi, ni diçka e re për neve që do t’na ndodhë në këtë udhëtim dhe nuk dishim se si m’u sillë tash çka me ba.

Pritshim. Ndërkohë janë ulë dhe kanë fillu me ardhë profesorat Islam Krasniqi, Fehmi Pushkolli. Komplet krejt këta tjertë Nexhat Ibrahimi, Jahir Hoxha e të tjerët janë ardhë. Janë ulë në karriga aty. Tash, kush me folë. Nuk e merrke kërkush çka me thanë. Ishte ni risi e re, ni mënyrë e demostrimit ose e kërkesave e re që për neve nuk e kishim konsultu kurrë as s’na kishte ra ndërmend me bisedu ni diçka të tillë. Në ndërkohë Ramiz Heta u kanë kryetar i Lidhjes së Drenicës e merr fjalën. “Kqyrni nxanësa, këtu kemi hi, nuk bon me folë çka të doni për veti. Po këtu që don dikush me folë me folë si normalisht”.

Ni Hafir Bujupi u çu edhe ka thanë, “Kërkesat e dini cilat i keni çka të folet folet në emër të normales. As të këtij rrethi as të atij në emër të normalistëve”. Unë jom çu jom dalë naltë atje ku janë kanë karrigat. Hala nuk ish ardhë Xhavit Nimani e këta politikanët që kanë pasë me ardhë. Ata ishin nalë atje me drejtorin me u konsultu me to qysh osht’ gjendja. Unë ju kom ofru Jahir Hoxhës, “Profesor çka me bo?” Tha, “Merre”, tha, “qysh duhet mos ngurro. Ti me folë ma i pari dhe me thanë kërkesat e dini cilat janë. Mos u frikëso. Kjo ma e madhe se demostrata me i shtru para figurave politike kërkesat”.

Jem dalë unë n’kamë para nxanësve. Ju kom thanë, “Kqyrne normalista, na kemi dalë si normalista në demostratë për shkak se na u kanë burgosë nxanësit tonë”. I kom përmend me emra. “Për tjetrin e tjetrin nuk dijmë se ku janë, nuk janë krejt. Po ka mundësi edhe këta me qenë n’burg. Po për qita që i dijmë. Na krejt normalistat jemi kanë në demostratë. Kërkesat i dijmë cilat janë në demostratë. Jemi për qito kërkesa tjetër diçka nuk ka. Kush që din me folë le t’flet në emër të normalistëve”. Në ndërkohë u ardhë Xhavit Nimani, Pajazit Nushi, Xhemajl Deva edhe Ilia Vokiçi. Pushkolli mandej thojke, “Jo u kanë edhe Nikolla Lubikiçi”, une nuk i kom besu fort se normalista na. Ai dojke me bo ma t’madhe, a din.

Dali Emërllahu ka pasë thanë, “Policia u kanë nëpër krejt klastë naltë, në katet e nalta”. Janë ulë aty mrena. Kur janë ulë tash detyrën ma kish dhanë Jahir Hoxha, profesori ma kish dhanë detyrën. Unë i besojsha, shumë i kom besu, shumë e kom dashtë. I thom, çohem në kamë, marr leje, jom prezantu. Kom fillu me folë shkurtimisht. Kërkesat e shkurta. “Shok Xhavit Nimani, këtu jemi dalë se krejt normalistët jemi kanë në demostratë jo veç ata dy. O’ do të jemi krejt në burg o’ do të jemi krejt n’liri. Qito janë kërkesat e tona t’vetme që i kemi. Nuk e kemi ndërmend me u tërhjekë prej ktyne kërkesave. Mundeni qitu me na mbajtë në burg, po e shndërrojmë normalen në burg. Përndryshe nuk e kem ndërmend me u tërhjekë”, dhe jom ulë.

Atëherë ka marrë fjalën Remzie Shala në atë mënyrën e vet ajo foli për dhunën që kanë bo policia. I boni pytje Xhavit Nimanit, “Pse me ardhë forcat policore prej Nishit e Shkupit me na rreh neve?” Përgjegje nuk murr po merrke shënime ai. Mandej ka marrë fjalën përsëri Hafir Bujupi me paraqit për kulturën se akoma u merrke me art ai e sene, e tjera me radhë. Tash ishte radha dikujt u dufke m’i folë. Xhavit Nimani e mori fjalën ka folë nja 20-30 minuta, ka folë gjatë qysh bashklim vllaznimin e armiqt po kqyrin me na prishë bashkim vllaznimin, si gjendja osht’ shumë e tensionuar.

Na për juve kena me ua ndërtu teleferikun këtu e rrymën kena me ua ngjit deri në normale prej rrugës. Ka përparu Kosova. Nuk duhet me leju me na prishë bashkim vllaznimin. Forcat nacionaliste janë gjallë tana ngjyrave”. Folke në përgjithësi. Unë nuk osht’ që e kuptova. Po tash prej këtij kandi të kësaj kohe p’e marr vesh që qëllimin e kishte me na vonu sa ma shumë, m’u ftofë na aty në sallë edhe na me u demoralizu m’u kthy me shku në shtëpia, sa ma tepër me zgjatë diskutimin. E kryjti Xhavit Nimani e murr fjalën Kemajl Deva me do far proverba. Të njejta fjalë i përsëritke të Xhavit Nimanit. “Komiteti komunal i ka dënu demostratat, janë armiqësore, na prishin bashkim vllaznimin”. Ky trend i bisedës që ishte. Ata si zyrtar të politikës që ishin.

Unë në librin tim e kom shkru edhe komentet që i kanë shkru, raportin që e ka bo kryetari i komitetit komunal. E kom pasë nxjerrë prej gazetave, prej dosjeve. Kom hulumtu goxha shumë dosje për demostratat e ‘68-tes. Ia kom shkru. Nuk osht’ botu. Librin e kom t’gatshëm krejt për botim po e kom lonë qaty. Në ndërkohë ka marrë fjalën edhe Ilia Vakiçi. Po gjatë gjithë kohës, këtë duhet me thanë, që janë ndërpre këta me sloganin e fjalëve, ‘Liri, liri për të burgosurit’. Kjo osht’ shprehë gjatë fjalimeve që kanë folë kto strukturat politike edhe Xhavit Nimani edhe Kemajl Deva edhe Pajazit Nushi po edhe Ilia Vakiçi e kshtu me radhë.

Në momentin kur Xhavit Nimani ka marrë… shumë vonë u bo, ora gati 08:00 i natës e ka marrë fjalën për herën e dytë m’i përsërit të njejtat fjalë e duhet me bo kta; duhet me bo kta. Na e dha ni premtim, “Unë”, tha, “ka me i liru ata dy djem. Ka përparu vllaznim bashkimi”. Unë u nervozova dhe jom shprehë në mënyrë arrogante i kom thanë, “Boll mo, mos na lodh”. Tash p’e kuptoj çka kom bo se atëherë si i ri m’u ka dokë shumë e mirë ajo shprehje. Po tash e kuptoj se nuk u dashtë me u shpreh ashtu në mënyrë arrogante me ni figurë politike. Ka ndërhy Fehmi Pushkolli u afru te veshi i ka folë diçka. Atëherë unë i kom thanë, “Profesor s’ka nevojë ti me folë flas unë vet”.

E këtu këtë digresion po e boj. Për këtë ditë, për këtë fjalim jom përgadit. Kom mësu do sene përmendësh. M’i ka mësu Ali Boletini, m’i ka mësu Hamëz Shala, Halil Alidema. Më shtishin m’i përsërit fjaltë. “Lype flamurin. Se me këtë flamur kanë luftu në luftën anti fashiste partizanët, lype. Lype zhvillimin e vendit. Lype pse po eksplatohet Trepça”. Do të thotë në rrafshin ekonomik. Pse mos me kanë qyteti i ngritun me i pasë ligjet tona, kushtetutën e do sene. Do të thotë i kom mësu përmendsh m’i thanë. Në fjalim se jo që m’kanë ardhë mu rrjedhshëm. Si msus tash di m’i rreshtu po atëherë u dashtë m’i mësu prej këtyre. Bile Ali Boletini nuk më folke shumë me za t’naltë. Thojke, “Mos u bo si Halili që po i mëshon tavolinës, nuk i mshohet tavolinës. Aty nëse jeni, ke me i paraqit kërkesat”.

Ai mendojke që ka me dalë n’binë këtu në demostratë me folë. “Foli që le t’jesin ato fjalë si bazament, si kërkesa zyrtare dhe dikush nesër të lavdon se ke ditë me folë. Po du me thanë që jom parapërgadit për ni diçka të tillë. Jo që e kemi ditë. As ata nuk e kanë ditë që kemi me hi në sallë po t’u mendu që kemi me dal këtu me folë në binë të demostruesve në shesh. Çfarë ka ndodhë tash aty? Fillun me fjalimin tem përmbi… kta po thojnë ke folë 40 minuta. Unë nuk e besoj që 40 minuta, bile as dhjetë minuta po ktyne ju ka dokë 40 minuta. Po pikë për pikë qato sikur vjershën kur e mëson, qato i kom përmend. Duke fillu nga flamuri që, “Radhët partizane e kanë përdor flamurin me shqiponje kuq e zi e kanë udhëheq luftën, na keni ndalu. Na keni ndalu gjuhën shqipe. Na keni ndalu komunikimin, zhvillimin ekonomik”. Të gjitha ia kom numëru Xhavit Nimanit.

Në ndërkohë tash ma unë kur jom ulë që e kom përfundu me fjalinë e fundit kom thanë, “Shok Xhavit, kot na man. Pa u liru ata prej burgut na nuk e kem ndërmend me ndërpre grevën. Këtë bojkotim të mësimit”. E ka marrë fjalën Fehmi Pushkolli. Ka thanë, “Unë i besoj shokut Xhavit. Ky ka me na i liru të burgosurit. Mirë osht’ me përfundu tubimin”. E tash ma unë nuk isha ma forcë as dije me i thanë, po ose jo. Ose me marrë fjalën me i ndërhy tash profesorit tem aty. S’kanë shku sekondat klasa e tina që janë kanë Sylejman Kastrati, Ylber Hoti e këta, klasa e tina janë çu e kanë respektu kërkesën e kujdestarit të vet. Janë çu në kamë edhe kanë nisë me dalë. Ma s’ka metë kush tash me na thanë, ata dolën na me mbetë aty. Krijohej ni përqarje, ajo na dëmtonte.

Kemi dalë me besë e me shpresë se do ta mban fjalën Xhavit Nimani. E të nesërmen me 4 nëntor, me 4 dhjetor se 28 nëntor demostratat. Me 4 dhjetor janë liru Sadik Osmani dhe ai tjetri Isufi. Kjo ishte ni fitore e jona. Odisejada e frymës që i kishte hi ajo frymë e ndjenjës tonë se munden me realizu dhe këtu matet tash vrulli patriotik i joni, fuqinë goditëse që e ka armiku. Na luftojshim që fitum edhe pse ishte ni lloj shtet rrethimi. Burgoseshin e të tjera me radhë. Po mundësia me folë, me dhanë, me kërku ishte ma e madhe. Ajo që na u lirun aty dy të burgosurit ishte ni fuqi ma e madhe për neve. Ni frymëzim që paska mundësi me i donëzu edhe figurat politike si Xhavit Nimanin.

Në mbledhjen e fundit që e kanë mbajtë mas ni muj dite në Ivo Lola, që m’kanë tregu profesorat se s’kam qenë aty, me struktura politike në mes tyne edhe Xhavit Nimani. Paska pasë zgjatë kjo mbledhje me profesorat e normales tetë orë. Aty gjithkush, sipas pozitës të vet kanë folë, normalisht i kanë dënu demostratat si armiqësore e tjera me radhë. U bo ni kërkesë që normalistat nuk bon me pësu. Unë m’kanë tregu, a osht’ e vërtetë a jo nuk e di, sekretariati kish pasë lypë kërkesë me m’pasë arrestu mu, “Pse e ke fy Xhavit Nimanin?” Xhavit Nimani e ka stopu atë punë. Ka thanë, “Jo, ai djalë nuk bon me u burgosë”. Kjo ka qenë që unë nuk jom burgosë mandej pastaj prej asaj ngjarje.

Ne kemi vazhdu aktivitetet tona. Ni përshtypje u doke që m’respektojshin tani edhe profesorat krejt mu. Thojshin, “Sahit, çka ke folë ti nuk ka folë kërkush”. Mu nuk m’u doke ose s’kisha qef me u lavdu. Nuk ju kallxojsha atyne që i kom mësu përmendsh si vjerrshë këto ngjarje. Në vitin e ardhshëm kemi marrë iniciativë, jo unë po iniciativa u marr prej qendrës, prej lëvizjes aty të tyne. M’kanë thanë mu, “Sahit duhet me mbledhë pare me ble kunore me i çu Muhamet Muratit te vorri”. Kemi fillu. Bile drejtori, “Çka po boni?” Thojshim, “Po mbledhim pare me ble ni futboll me lujtë”. Ai bon vaki e ka ditë edhe ai. “A duhet me dhanë unë kontribut?” “Jep profesor”.

Kemi mbledhë pare e sene, nuk kemi mujtë me çu. Asni shkollë s’ka mujtë me çu. Vetëm shkolla e kësaj të hoxhollarëve, ata e kanë çu. Pastaj, ka përfundu kjo odisejadë e demostratave. Fillun amandamente. Ni luftë e ashpër u bo ktu në Kosovë. Kryetari i komisionit për ndryshimet e amandamentet kushtetuese nuk pranonte me ndryshu se Fadil Hoxha dha urdhër, “S’ka republikë”. Ai nuk pranoj. Shkoj në këshill këtu me Ramadanin e plot tjerë. I kanë detyru m’i tërhjekë fjalët shumicën. Veç Halil Halili i Drenicës nuk i ka tërhjekë fjalët edhe Sali Bajra i Kaçanikut. Ai kryetar i komunës. Nxanësat e tina që janë ardhë kanë pasë si rroga shtependinë. Si ta kryn meniherë me shku n’punë. Kanë marrë bursat ma t’mira, ma t’mdhajat se krejt tjertë.

Në këto rrethana Halili Halilajt ia gjetën kurthën. E ka pasë rreh ni serb në stacion të trenit me stupc. Qysh kryetari i komunës me përdor stupcin edhe vegzën, “Ose po të çojmë në burg ose tërhiqu”. Osht’ tërhjekë. U mundu po u tërhjekë. Sali Bajra s’ka pranu m’u tërhjekë. Shkruj libër Fadilit. E ka librin e vet ai s’kom nevojë me folë shumë për të. Megjithatë ai nuk osht’ tërhjekë. Janë shku kanë marrë mbledhje atje, ju ka zgjatë mbledhja ni ditë. Tek t’nesrit u dashtë me votu, tek katër veta e kanë përkrahë Sali Bajrën, tjertë nuk e kanë përkrahë.

Pjesa e Pestë

Anita Susuri: Domethanë tregut në normale që pastaj veç keni vazhdu drejt. Po a keni vazhdu pastaj me fakultet a me shkollën e lartë?

Sahit Berisha: Po, tashti masi si mesi e mbylla këtë kapitull po filloj. Vitin e ‘70-të unë diplomova. Temën e kom pasë nga historia. Profesorat m’kanë respektu jashtëzakonisht shumë n’qat’ periudhë. Po edhe unë jom përmirësu shumë, a din. E kisha ni respekt edhe unë u bojsha tash, u përmirësojsha, se jom konë goxha rrebel. Kshtu në aspektin pozitiv. Nuk pritojsha me folë e sene. Ajo ndjenja se mësuesi duhet me qenë pedagog i vërtetë që p’e përshkruj këtu qysh e kom mendu unë atëherë. Se në radhë të parë duhet me pasë do vlera. Atëherë nuk je msus, nuk e ki titullin e mësuesit.

Vlera e parë duhet me qenë i përgaditur profesionalisht. Dija duhet me u përcjellë vazhdimisht. Mësuesi jo veç kom mësu në normale edhe u kry. Vazhdimisht duhet me qenë i përgaditur me të arriturat, me shkencë e të tjera. Do të thotë në aspektin profesional. Mësuesi është figurë publike me nxanës, me fmitë e vegjël, adoleshent të paprishur e sene dhe ka punë me prind të karaktereve të ndryshme, të niveleve shoqnore ekonomike të ndryshme. Vlera tjetër duhet me kanë pedagog mësuesi. Me i njoftë tana llojet e pedagogjisë. Pedagogjinë e fmisë, të rriturve e tjerëve.

Me qenë psikolog. Me hi në botën e fëmiut. Nuk mundet me qenë ti profesor nëse ki ftyrë t’randë. Po duhet me qenë simpatik për fëmiun. Me pasë ni besim te ti që ai me t’konsideru ty ma të madh se perëndinë. Vetëm ni psikolog i mirë që lexon, që mëson psikologji e arrin atë. Detyra, do të thotë vlerë e tretë duhet me qenë humanist. Çka do të thotë kjo humanist? Ai fëmija në tulifar gjendje shoqërore osht’ atje. Ndoshta janë përla baba e nana e u ardhë ti tash me i bërtitë e m’i thanë qe nish po ta jep, po kur të dush ia jep nishin. Po me qenë humanist me kuptu atë dhe me thanë, ti je i mirë, kur të përgaditësh hajde këtu.

E fundit, nuk bon mësuesi pa qenë atdhetar. Në qoftëse nuk e ka atë kultin e atdhe dashurisë që ka me i përgadit këta brezat e ardhshëm m’u ballafaqu me situata të ndryshme nuk t’vyn. E fundit, ana, unë qysh e di qysh e konceptoj, ndoshta e kom gabim, ana e jashtme e përcakton gjendjen shpirtërore të brendshme. Nëse shkon ti pa rru, me mjekërr, shkon pa i la dhomtë, shkon pa përtheku e tjera, pa krevat, nuk je mësues, nuk je pedant. Me këtë ndjenjë unë kur kom diplomu kom konkuru në Magure. Në shkollën Stankovc Boliç në Magure. Atje kom fillu me punu, jom pranue. Klasën e parë e kom udhëheq.

Me ju thanë të vërtetën ni shkronjë kur e kom zhvillu pesë orë m’kanë zgjatë. Jo pesë orë gjatë ditës po pesë ditë ni shkronjë e kom zhvillu. Dita e fundit, ora e pestë, ka qenë punim dore me gërrshanë e me ngjyrë e me ngjitës me bo shkronjën, me i ngjitë me bo album. Që shkronja A me qenë në fund të fjalës, shkronja A me qenë në mes të fjalës. Edhe me bo albumin për secilën shkronjë. Ora e pestë u kanë kur hishin kta kolegët e mi, msusët e tjerë, “Çka po bon more kështu me gazeta me gërshanë?” T’u punu nxanësit.

Po ata janë kanë t’lidhur me mu saqë prindve ju kom thanë, “Me bo me nalë, ju du në mbledhje”. I kom thanë ni nxanësit, tash osht’ në Slloveni ai, Salihit. Tha, “Mësues”, tha, “nuk po vjen baba, s’ka vakt, osht’ t’u livru”, “Ani shko thirre nanën tane”. Ai u shku i ka thanë babit, “P’e lyp mësuesi nanën”. Bon turr ai me ardhë n’shkollë, “Kush osht’ ai mësues?” Unë aty. I thashë, “Ulu”. U ul aty. I kisha plot prindërit. Thashë, “Qetësohu pak. Ku je kanë?” Tha, “T’u livru”, “Pse s’je ardhë në mbledhje? Le kalin ke mujtë me lidhë ose le t’vjen gruja jote. Çka ka që gruja s’vjen unë nuk e ha ata”. Debat bona po të shëndosh dhe u nal ai pak. “A p’e çon te mjeku ti grunë?” “Po”. E t’ju gjujtën tani ata tjertë atina e bonën hor ata po njifeshin. Ai nuk u idhnu.

Tash u pendu që reagoj ashtu. Po unë nuk e mora fort t’madhe. Deshta me thanë, në mbledhje m’kanë ardhë të gjithë prindërit. Edhe këtu kur m’kanë ardhë tani ka pasë raste m’kanë ardhë ka dy prindërit. Nuk kom leju mos me më ardhë prindi në mbledhje. Ky u kanë parim. Në Zagreb shënohej dhjetë vjetori i shkëndijes. Ishin ftue të gjithë studentët që kanë qenë atëherë me Zef Mirditë e me gjithë të tjerët atje po nuk erdhën të gjithë, ni pjesë erdhën. U thirrën edhe studentët prej Beogradit. Kjo Edi Shukriu u kanë studente në Beograd. Erdhën ata na u dokën neve interesant, me gitare.

Prej Sarajevës edhe studentët shqiptarë që ishin atje Mujë Krasniqi u kanë zavendës i rektorit të studentëve. Atëherë u zgjedhke edhe rektori i studentëve edhe kryerektori i studentëve. Mujë Krasniqi. E tash neve shkum prej Prishtinës. Mejremin e thirrën. Mejremja më murr mu unë e mora Arif Demollin. Këtë Alil Kajtazi erdh si gazetar. Si mbledhës i kangëve që e përmenda ma herët. Unë, daja ma dha adresën e Hamit Thaçit në Zagreb. Hamit Thaçi banonte në Zagreb, jetonte në Zagreb. Ishte martu me ni kroate. E kish hangër mosha. U kanë në Burg të Nishit. Në prehën të tij ka vdekë, ka dhanë shpirt, Riza Streli i burgosur.

Tash edhe shqiptar po edhe policia krejt e njifnin ata. Pak a shumë e konsiderojnë si t’pitë, gjithmonë dilke me flamur të Shqipnisë. Ni trak kshtu kuq e zi e qitke [rreth gjoksit]. Ku shkojke i dhashin me pi në kafe e ëmbëltore pa pare. Kërkush nuk e ngucke, midis Zagrebit, “Rrnoftë Shqipnia, rrnoftë Enver Hoxha”. I tillë ka qenë. Do të thotë e ka njoftë kush osht’ ai. Mandej nuk kanë dashtë me ngucë. Ka qenë i pa dëmshëm. Shkum na, unë e motra. Kta tjertë i sistemun nëpër vende tjera. Shkum te Hamiti aty. Në ni banesë, me tregu, gjendja m’u doke e mjerë. Midis shtëpisë ni kaftorr i madh me qymyr. I dhezun. Si formë katrore me u nxeh krejt banesa.

Ajo kroate ni gru e mirë, gru e sjellshme, e respektojke këta shumë. Thojke, “Po m’bon kahre kur po del në qytet e deri p’e bi ose po ma bijnë policia, ‘Merre këtë irredentist’”. Po nuk u ankojke. E kanë zgjedhë rrugën e vet. “Unë p’e kaloj mirë me ta”. I tregum na për çka dhe i tregum programin. Tomë Berisha u kanë gjeneral, Tomë Berisha me programin me gradë ushtarake. Dojshim me bo kryetar. Me hapë shkollën shqipe dhe ai me udhëheq. Tomë Berisha. Oficer ushtarak u kanë. Tash e patën zgjedhë ni të Prizrenit ni Maria Kajtazi si kryetare. Aty ku dojshin me e mbajtë takimin nuk na lejun. Këta udhëheqësat kanë thanë jo.

Me ni teatër lokal tjetër… ata thojshin osht’ i ushtrisë, unë nuk e di mirë. Po e di që nuk na kanë leju aty, e kemi majtë këtu. I mirë teatri, me binë e krejt. Jemi ulë aty. Flamurin e Shqipnisë aty e tash s’e kanë qit’ hala. Aty e qitën. Fjalimet përshëndetjet që ishin ato, programet qysh ishte programi. Në ndërkohë Hamiti dul e puthi flamurin dhe tha, “Kena me dalë në demostrata në Kroaci, me lyp republikën”, (qeshë). Qysh me dalë, nuk ish parapa ajo. Unë ata e kishim në mes. Mejremja këndej unë këndej ai Hamiti në mes. Ali Kajtazi, e kom njoftë, i Drenicës ai. Tha, “Pse e prune këta?” “Këta krejt e njohin po mos fol”, “Nime a?” “Po”.

E murr fjalën ky Halili. Po thotë, “Du me ia dhuru shkollës këto libra”. U miratu ajo që me hapë shkollën shqipe në Zagreb. Atje kur u dalë ky edhe po flet për Riza Strellin, Halili a din? Kangtë e tina, librën n’dorë. U çu ky n’kamë, shkoj atje, ia ka marrë libren e puthke dhe u afru te bina aty te mikrofoni. Tha, “Riza Strelli ka dekë n’prehën temin në Burg të Nishit”. Fillojnë me rrëfy Rizah Strellin. Unë kisha informacione se baba m’ka tregu se kish informacione atje kur u kanë kryetar ku u kanë komuna për qat’ rajonin aty në Radevë. Sejdë Llugiqi u kanë kryetar, Ajet Gërguri nënkryetar, Rizah Strelli sekretar, baba jem anëtarë i komunës aty. I ka njoftë këta.

Po ata, Ajet Gërguri e Rizah Strelli kanë kujtu që baba jem është komunist. Goxha me rezerva e kanë pritë. Po kur i ka shku i ka raportu për ni Halil Mukulanin edhe baba hyn ju thotë atyne, “O Ajet, m’i pasë pasë edhe tre burra shqiptar sikur Halil Mukulani Shqipni e kishim ba ktu”. Ai ka thanë, more ky s’koka komunist. Po du me thanë kisha njohuri për Rizah Strellin si atdhetar e sene. Ai tashti Hamiti tha, “Librat me mi dhanë mu”. Meniherë ia dhanë librat atina. Rektori i studentëve në Zabreg çfarë fjalori, çfarë të foluri. Na u tutshmi çka po flet ai kundër Beogradit. S’u frikësojshin hiç. Ai i Kroacisë, i Bosnjës edhe ai qashtu folke. E këta tontë krejt t’matur, a din. Jo me thanë që po zgjedhet Kosova e sene. Këta prej qatjehit ka lind ajo, “Trepça po punon Beogradi po ndërton”.

U majt aty tri ditë e ushqime të pa para e krejt. E kishim nëpër ëmbëltore na respektojshin shqiptartë e atyne e krejt, e sene. U mbushke salla plot muzikë e tjera me radhë. Po du me tregu edhe ni sekret tjetër kur në ni moment e zajnë njani me motrën aty. Nashta ju ka tregu. Ai agjend ish kanë prej ktuhit. T’u i thanë, “Ki kujdes mos fol kurgjo”. Tani unë shkova. Kjo tha, “S’e kom ndërmend me folë”, u tërhoq. Domethanë prej Prishtinës na kanë përcjellë tanë kohën agjendat atje, çka po ndodhë. Kur dolëm, Hamitin e nala pak.

E përqafa edhe i thom, “Hamit bre, janë t’lodhur këta janë pak. Nuk janë të përgaditur për demostrata. Pak që shkojnë atje i pret burgu, mbesin pa punë e kemi bo tonën na. A po na falë që t’mos dalim?” Tha, “Unë ka me dalë”, “Ani na t’përcjellim”. E përcjellem deri te shpija dy vet tre vet so kurgjo. Deri në banesë e kemi përcjellë ia kemi dorëzu asaj grusë të tina. Na falënderoj ai na e falënderum që kemi nejtë aty sikur në shpi tonë. Na ka prit mirë, na ka përgadit ushqim t’mirë. Edhe pse kishim mundësi na me hangër. Po ajo vet dojke me na nderue, ajo gruja e tij, e Hamitit.

Jemi kthy në Prishtinë. Ndodhi qajo që e pritëm ma së paku. Tendenca… prej këtij kandi p’e kuptoj se ndodhën ngjarjet në Prishtinë. U rrehën studentat e vitit të katërt shqiptarë me studentat serb, në Fakultet Juridik. Policia e rrethoj Fakultetin Juridik na studentat tjerë prej ktuhit. Krejt shkum te fakulteti. Popovci dul tha, “Janë rreh studendat ndërmjet veti, duhet me i kqyrë”. Tash u përhap që ka me u mbajtë mbledhja e Lidhjes së Komunistëve në universitet aty në dekanat. Unë nuk isha komunist. Njani tha, “S’jemi”, “Hajde more kush po të vet a je a s’je? Hajde veç ta mushim sa ma shumë shqiptarë aty”.

[E pakuptimtë] “Nacionalizmi shqiptar”, e ky e anej këndej, nacionalizmi serb e. Na ia rrehshim tavolinën si t’pa sene… ju deshtoj ai plani që me dënue e sene. Ata goxha shumë keq janë rreh. Po Prishtina u trondit shumë randë, nuk dihej çka po ndodhë. Jo po mbajnë mbledhje msheft. Se ish formu lidhja e komunistëve e re atje në Bari. Nifar’ profesori i Fakultetit Juridik këtu me formu degën e partisë komuniste serbe në Fakultet Juridik. U zbulun ato e sene. ‘Jo po majnë te vorret’. Mule na me shku te vorret. Deri dikush na tha, “O’ budall mos ngani se u mbytë t’u nga. Nuk mbajnë nëpër vorre mbledhje ata, i kanë sallonet”.

U kthym. Në shpi teme erdh Rexhep Osmani. Ai tha, “S’kom ku me flejt”, “Ani”, thashë, “hajde te unë flej”. Prej këtij kandi e shoh që nuk u ardhë me flejt po me kqyrë çka po flas, a din. Po le t’mbetët në ndërgjegjën e tina. Normalist u kanë, e kom njoft. Unë shkova atje në Magure. Ju tregojsha kolegëve, msusve atje qishtu, qishtu ka ndodhë në Prishtinë, “Kem t’u e shliru Prishtinën”. Prej Zagrebit kishin pasë ardhë përfaqësuesit që na atje, nisjani ju këtu. U tollovit këtu Prishtina. E bllokum fakultetin t’nesërmen na studentat. I bojkotojshim orët serbe, nuk dojshim me hi. Profesorat shumicën serbisht i kemi pasë landtë. Nuk dojshim me hi te profesorat serbisht. Nuk ka serbisht.

Dega e gjeografisë atje t’u rreh shuplakë. Do të thotë u ngjall ky nacionalizmi jonë. Ishim të gatshëm edhe me i rreh serbët. Bile Fehmi Agani na ka pasë thanë, “A jeni n’veti? Ata po dojnë eksese, mos boni eksese. Nuk kem nevojë me bo eksese”. Kshtu përfundoj për fat t’mirë ngjarja. Kërkush nuk u dënue. Dështoj përpjekja për me na fut edhe neve në këto rrjedha pa u përgadit e sene. Po në Magure ishte puna ndryshe. Hala fotografitë e Rankoviçit nëpër mure të shkollës. Para neve kishin qenë ni grup i profesorëve që i kanë largu Muhamet Tërrnava, Rasim Berisha e këta të tjerët. Ato goditjet e para të ndeshjes me ligjet, do të thotë rrymat e errëta pra serbe, në Magure ata i kanë hangër.

Na kur shkum pak ma shumë shkum edhe ma të ri. Me ni elan të ri, siç e thashë edhe ma parë, që ishim dalë normalista të ri. Fillum me bo ndryshime. Këtu paret mësues që udhëtojshim për Magure e blejshim fotografi të Azem Bejtës, të Bajram Currit i rritshim edhe i çojshim atje. Ja u dhashim nxansave, “Qitni në mure. Kqyrne nëse dikush e prek veç kallxona neve”. Në ndërkohë ni festë që ishte vendosën me qit flamurin dhe tash u duhke me lanë kujdestar me lanë flamura edhe të Jugosllavisë e sene po edhe të Shqipnisë e qitëm na.

Atë ditë qëllon kujdestar daja jem me do tjerë edhe dikush ua kap flamurin. Dalin këta i ka nxan gjumi a kumeditë, veç me bo eksese. Tani mbajtën mbledhje, na reagum aty. Bile nifar’ Sadri Bllacës u sjella keq unë. Ai m’tha, “Ti prej Berishës je ardhë me na mësu neve”, thashë, “More ty Berisha ta boftë kështu kështu”. Reagova shumë keq. “Veç je ma i vjetër se t’kisha bo llom”, edhe dola përjashta. I shkrum Komitetit, peticion i çum. I pari e nënshkrum masnej 33 mësues i kemi çue Komitetit Krahinor peticion me mbajtë mbledhje, pse po mbrohet ideja e Rankoviçit.

E morëm vendim me mbyllë shkollën në Vrellë për serbët se s’kishte serb. Me çelë ni shkollë në Mirenë, shqipe. U angazhum me muzikë e më kujtohet se Rizah Bytyçi janë kanë nxanësa normalista të Magurës po janë marrë shumë me muzikë. E morëm me formu Shoqërinë Kulturore Artistike meniherë n’shkollë aty me nxansa. Në sallë të kulturës ata tjertë. Ma serbisht aty nuk u nijke. Me lu futboll nuk e lajshim se unë jom konë goxha nifar’ sportisti. E jena marrë vesh nifar’ Selim Ramadani që ma në finale s’kanë me lujtë serbët veç shqiptarët kanë me lujtë. I thojshim, “Keni me lujtë mirë”, i ushtrojshim normalisht.

Kshtuqë u kthy ni frymë shumë e re. Ishin mësu ata serbët vijshin masdite hijshin në oborr të shkollës, “Po lujna futboll”, “More orën ka me majtë”. Xhemajl Bytyçi e daja jem thojke, “Sahit, lej se t’rrehin këta. Bandita janë”. More valla s’më kanë rreh hiç. I kom marrë i kom qit në edukatë fizike. Ni rast e kom pasë rregullisht po ai që më ndodhë si ekses. Ju kom thanë nxanësave para se me dalë me lujtë, “Mushni çantat me gur. Kur ju thom gjuni, që nuk gjuni, kuku për juve”. E kom marr nifar’ shipke të drunit të shkurtë ua kom shti nër sjelltës edhe kom dalë. “Hajde me vrapu”. Ajo nxemja e organizmit me u bo, gjimnastikë pak. Ata lujshin futboll aty.

U ardhë topi i tyne ka unë e kom marrë e kom gjujtë përte telave të oborrit të shkollës. M’kanë marrë turr ata, ju kom thanë nxanësave, “Gjuni”. T’i kanë fshi kta me gur. Kanë ikë këta. U bo e madhe ajo. “Ky ballist”, t’u folë e t’u më sha rrugës. Po nuk u mërzitsha unë fort. Shkum në sallë të kulturës mas nja ni jave a dy, a nja ni vjeti, u majke nifar’ filmi aty. Djali i komandirit, i pavlit Baraba u kanë me grupin atje. Vajzat e rrituna e ju gjujshin përmi atyne. Ai që e lshojke filmin Veseli dhe Fehmia Jashanica i thom, “Kqyre Fehmi, unë qita ka me i nxjerrë jashtë se qita nuk janë nxanësa. Siguroma shpinën mos t’ma mshon mas shpinës naj kush”.

Ju kom afru atina. Ai shallën dhe ju gjujke vajzave përmi. E kom kap për shalle ia kom shtrëngu fytin e kom ngreh zhag dhe e kom qit përjashta. Ata përmas. Unë u pshteta për muri edhe i mshojsha me brryl në shpinë. Kta Fehmia më rujshin. E kom qit përjashta. Kanë dalë tani krejt mrapa. A e din që komplet, të gjithë arsimtarët janë largu, m’kanë lanë vet. Unë, Fehmia që e lshonte filmin dhe vllau i tij Veseli. Ju thashë, “Po shkoj”, “Jo, ku po shkon? Me neve”. M’kanë shti në midis edhe jemi dalë në autobus. Nifar’ serbi punojke, serbisht dhake edhe ai në autobus. I thashë atina. Unë s’kisha revole po qat’ hekrin që e kisha me veti.

Thashë, “Prekëm qitu” {e prek belin}. Tha, “A je tranu a?” “Jo s’jom tranu veç kallxoju ktyne. Ndaqin me u ndesh me mu le të përgaditen se unë veç në lul t’ballit i pres”. Kjo ka ndodhë edhe tani incidenti mas incideti. U shtyjshin për mu, “Jo e ka sha Titën”, në sallë të arsimtarëve. Aty në sallë të kulturës. Kryetari i komunës po jep urdhër me më burgosë. Faik Dedushi u kanë, që po i thojnë këta, drejtor i policisë. “Me burgosë ni msus, me e gjetë mësim t’u dhanë nuk e boj atë punë”. E çon dikond të vetin i thotë, “Thuj Sahit Berishës me ardhë deri në stacion të policisë te unë”. Shkova hina mrena aty. Po m’thotë, “A ti po don me bo revolucion të Magurës? S’i ka metë tjetër kujt veç ty?” S’guxojsha me folë niherë hiç.

Po rri, po rri, po rri. Thashë, “A bon me folë?” Tha, “Po fol, për çka t’kom thirrë?” Thashë, “Revolucionin me dashtë me bo unë e boj në Prishtinë ku osht’ qendra atje e jo në Magure, jo në Magure që s’ki kah sillesh prej të kqive”. Tha, “Krejt e di çka ke ba”. “N’paqe ditë krejt pra e din që mësuesi ma i mirë jom” (qeshë). Ai nuk bojke za hiç. Dikur tha, “Kqyre çka, urdhërin e kom me të burgosë po për qita nuk po të burgosi se e kom vërtetu që ata janë fajtor”. E ka çelë fijokën. “A e din”, tha, “kush të ka shpihunu?” Thashë, “Jo, s’po më intereson”, tha, “Pasha nerën asni shka profesor serb nuk ka pru ankesë për ty, krejt i ki”, tha, “shqiptar”, edhe tha, “mshele gojën kur t’shkojsh n’shkollë, mos fol. Se tjetër herë”, tha, “nuk të mbrojë ka me të burgosë”.

Komiteti me mbajtë mbledhje atje. Në mbledhje të komitetit të Magurës e sene migja jem, migja Ahmet janë kanë do të fshatit tem atje, do tjerë që i njifsha, prindt të nxanësave. Çohen flasin [e pakuptimtë] me ardhë në mledhje aty. T’u folë ashpër, keq për mu. “Ai osht’ ballist, duhet me burgosë”. I mshon bankës me grusht, “Jo besa, s’ka as me u burgosë as s’ka kurgjo me ndodhë kjo”. Krejt këta profesorat serb çohen e dalin jashtë. “Me na rreh tavolinën Ahmet Berisha, s’ka”. [E pakuptimtë], a din, “Nalne pak zanin. Se kërkush nuk ka me ta burgosë nipin”. Unë nip isha, migj e kisha. Ata kishin thanë, “Ai Sahiri n’shkollë, Ahmeti në mbledhje e kalli atyhen”. Si u ardhë letra e Titës, nuk e dini ju. A keni ni për?

Anita Susuri: Se di, jo m’doket.

Sahit Berisha: E do të thotë në vitin ‘71 kur kanë ndodhë këto ngjarje Tito ka nxjerrë ni letër. Quhej letra e Titës. Duhej me i shkarku nacionalistat, me i burgosë. Nuk e nali me i burgosë vetëm kroatët, Tuxhmanin, e këta tjerët. Krejt ranë në burg ata. Po duhej me i burgosë edhe nacionalistat e tjerë. I ra edhe Beogradit. Tash e shfrytëzun këta. Krejt ata që konsiderohen si nacionalista nëpër vende të punës me i qit prej punës. E shfrytëzun tash shqiptarët. Normalisht serbët ju kanë gëzu kësaj pune. Anëtarët e Lidhjes Komuniste, Sahit Berishën si nacionalist duhet me përjashtu prej punës. Më përjashtojnë mu prej punës.

Vi unë, s’kisha kurgjo. Dikush m’tha, “Shko paraqitu në ent nashta t’gjojnë naj punë tjetër”. Shkoj unë në ent te sekretari me dokumenta. Po m’thotë tha, “Prej Magurës je a?” Thashë, “Po”, tha, “Kemi ni diçka bre”, “Kurgjo s’keni ni”, “Jo, jo kallxom”, tha, “drejt”. Thashë, “Për qita po më qesin politikisht se jo që jem tepricë”, tha, “Për qita ta dha 70% të rrogës”. Ma ka bo tepricë teknologjike edhe i kom marrë 70% të rrogës. Do të thotë edhe nëpër struktura ka pasë njerëz t’mirë që kanë dashtë me bo mirë. Nëse nuk ka dashtë ka heshtë edhe ditën e mirë. Unë nuk kom mujtë m’u punësu kërkund deri në shtator ‘75-tes.

Musa Haxhiu drejtor në Prishtinë t’u nejt te ni, ka pasë ni t’njofshëm aty. Nana atë grujen e ka pasë shoqe dhe ka nejtë aty. I ka kallxu që, “Unë jom drejtor”. Nana i thotë, “Oj loke, a po ma merr djalin n’punë se kerkush s’po ma merr në punë. Masi koke drejtor merrma qaty”. “Për çka?” “A t’kallxoj drejt?”, “Kallxom drejt”, tha, “po du me ditë”, “Policët s’po ma dojnë po thojnë osht’ anti jugosllav”. Thotë, “Le t’vjen te une. Pa bisedu unë me to nuk e marr nuk po të premtoj kurgjo”. Vjen nana e gëzune thotë, “Ta kom gjetë punën shko në Gllogovc”. Shkoj unë në Gllogovc e gjoj drejtorin. Musa Haxhiu ka qenë ai. Këta u ankojshin se mbi 20 vjet ka qenë drejtor e sene. Anëtarë i Lidhjes Komuniste.

Kur jom shku jom hi aty tha, “Ti je Sahit Berisha?” Thashë, “Po”, tha, “Çu hajde shkojmë me ni kafe se këtu inxhizojnë a naj sen. Po du me folë diçka veç me ty”. Jemi shku me ni kafe. M’veti m’tha, “Tregom drejt”. I tregova krejt. “Kërkujt”, tha, “mos i trego në kolektiv. Qite kërkesën unë ka me të pranu”. U pranova. Në fund të ‘75, ‘76 u bona profesor i historisë në Gllogovc atje. Meniherë ia nisa aktivitetit (qeshë). Në ndërkohë hina edhe në grupin e ilegalës marksist lininist. Tash shumica kanë vdekë. Gani Syla, Azem Syla kom fotografi me to. Ismail Syla. Nxanës e kom pasë kujdestar klase jom kanë i tij.

Gazeta Liria që vijke e merrsha unë e fotokopjojsha në spital e shumëzojsha. Ku nuk dilke mirë e shihsha Shiribanën, jo vetën, nusën tem me i plotësu ato shkresa. Të fotokopjune i shpërndajsha. I mathsha çizmet i shpërndajsha nëpër Prishtinë po kom çu edhe në Gllogoc arsimtarëve. U lidhëm tash na profesorat e historisë. Mehmet Gjoqi, Hamdi Thaçi. Njiheshim se gjeneratë ishim bashkë me ta. Thom, “Meqenëse na ndrrun emrin e shkollës”, kur e ndrrun emrin e shkollës prej Skënderbeut e bonën Marshall Tito Rasimi m’kapi mu edhe m’tha, “Sahit hajde jashtë me dalë”. Kusheri e kom pasë Rasimin. Ai profesor i gjuhës shqipe.

Pse?” “Le se të qesin prej pune ti nuk rrin pa folë”, “Pse? Kallxom çka osht’ puna?” “Osht’ puna që po dojnë me ia ndrru emrin shkollës me bo Marshall Tito në krejt Kosovën Marshall Tito na s’mujna me ndalë. Prandaj, po të qes jashtë hajde dalim e pijmë ni kafe kur të kryhet ti s’je kanë aty. Ti fol sa të dush masnej po në mbledhje mos me folë se shënohet”. Nuk më la Rasimi me nejt në klasë aty. Do të thotë ia ndrrun emrin shkollës. Qysh me ia bo na me përtri emrin. E formum, e nxjerrëm gazetën Skënderbeu. Organizojshim serminare me nxanësa. Tema ju dhashim nxanësav, me majt tema për shkollën e Elbasanit, për Kongresin e Manastirit. Në gazetë e shkrujtëm edhe për spitalin Partizanët e Berishës, Azem Bejtën e këto.

Daktilografin e merrshim prej komunës. Bile në ni rast ai daktilografi thotë, “Pasha zotin me ditë që ju profesorat qishtu po folni, po shkruni edhe mu më burgosin e jo juve”. “Ata e dijnë para teje po këto janë të lejueshme”. Fillum na me i majtë në vit kah tri kësi seminare me nxanësa. Tribuna politike me nxanësa. Për tema të ndryshme. Duhet me kanë të ngritur se shkolla, gjimnazi në vitin ‘70 u çelë. S’ka pasë përpara gjimnaz në Gllogovc. Profesorat e krejt Ivo Lola kanë dhanë mësim aty vullnetare po ja u kanë pagu tani si paushall. Me çelë ni shkollë të mesme në Drenicë. Qishtu shkonte puna. Unë u lidha me këtë gazetën ilegale.

Gazetën tash fotokopje e lashmi në kabinetin e sekretarit të partisë, msheft. Që edhe me bo me ardhë me hallakat në kabinetin tonë s’mujshin me gjetë, nuk ishte po ishte atje te ai. Lexojshin jo gjithë profesorat po disa që i dijshim që janë t’mirë ua dhashim me lexu. Tash prej pakujdesisë unë e dijsha sahan lëpirësat ku janë. E gjujsha edhe në Gazetë Liria sahan lëpirësat e aty… e kishin pasë kuptu tani sekretariati. Na nuk rrijshim rahat e formum muzeun. Muzeun etnografik dhe arkeologjik. Dulëm nëpër teren me nxanësa mbledhshim eksponante të ndryshme. Ni çekiç të gurit të kohës së gurit. E tesha e rroba të ndryshme. E bom ni muze të shkëlqyeshëm e bom.

Ni kohë në gazetën e radhës që na dul kjo Skënderbeu faqën e parë politike që u kanë aty gabimisht, na s’e kemi shkru e kanë shkru… shpejt e shpejt e shkrun për Titën që nuk botohej pa shkru për Titën. E shkrun ni artikull po shtypësi, daktilografi e boni ni gabim. Në vend se me shkru ka marrë pjesë në revolucionin, e ka shkru Tito ka marrë pjesë në kundër revolucion. Vjen hin sekretariati e bllokojnë shkollën. Aty SUP-i e nalin gazetën. Mehmeti e këta thojnë, “Sahit, na kanë blloku. Çka me ba?” Thashë, “S’po di çka me ba”, tha, “Ti s’din kurgjo. Bonu kishe s’po din kurgjo. Filan vend janë gazetat, shko merri dhe shpërndaj. Çoj do nxansa le t’i shpërndajnë që le t’i marrin këta le ta lexojnë nxanësat”.

Jom shku unë i kom shpërnda. Ju kom thanë nxanësve ju kom thanë, “Kapni shpërndane gazetën”. Se ata s’dishin çka po ndodhë. E kemi shpërnda gazetën. Qajo gazetë u bo shkas me hi diferencimet, në shkollë me u mbajtë mbledhjet edhe me na diferencu. I ka dalë rend edhe Mahmut Bakallit në komitet me vlerësu gazetën. Pse po shkrun spitali partizan Berishë, pse po shkruhet për këta e tjera me radhë. Mahmuti po thonë, unë s’e di, paska thanë, “S’o kurgjo keq kjo. Ni gazetë e mirë për nxanësa në nivel të nxanësave të shkollës së mesme”. Tani u përdor masanej shkas për me m’burgosë mu.

Pjesa e Gjashtë

Anita Susuri: Kur jeni burgosë ju?

Sahit Berisha: Jo unë në ‘81-ten jom burgosë po qaty ngat ishte ajo. Qiky Musa Haxhiu u ndrru drejtori u bo Ymer Elshani drejtor. Ai shkrimtari. Nipi i Fazli Grajçevcit u bo drejtor. Unë kom pasë raporte të mira me Ymerin po edhe me Musa Haxhiun. Në ni moment kur shkojshim në orë të mësimit atje dy klasët janë kanë këtu, koridori u kanë në mes. Ish nalë Musa Haxhiu. Kur jom shku unë me hi në orë ma ka bo, “Sahit, paja ktu”. Jom shku. “Çka ka Musë?” Tha, “Le ditarin ikë shko në Prishtinë”, “Pse?” “Kanë me të burgosë”, “Pse?” “Pram kom ni Ajet Istogu ka folë, ka majtë mbledhje në komunitet që duhet me burgosë Sahit Berishën se p’e shpërndan Lirinë edhe paska shkru dikush letër”. Unë s’e kom shkru atë letër. Ni letër kërcënuese Komitetit Komunal.

Tani unë u frikësova nuk hina. E majta orën se tash m’i lanë pa orë m’vike zor. E çova ni nxanës, “Thirrma Rasimin”. Rasim Berishën, profesorin. Erdh. “Çka ka Sahit?” Aty në klasë nxanësave ju thashë, “Rrini lexoni”. Po i thom qishtu, qishtu m’ka thanë Musa. Tha, “Sahit puna s’o mirë. Ditarin ku je kanë kujdestar klase ti e ka marrë UDBA, nuk ka hupë ditari po e ka marrë UDBA me krahasu shkrimin tonë me të kujt nuk e di po për shkrimin tond e kanë lypë. Unë s’kom bo za po kom prit në pushim t’gat me të kallxu”. Thashë, “Ka vy me m’kallxu meniherë, Musa Haxhiu meniherë m’kallxoj”. Në Prishtinë i kisha kopjet e Lirisë e gazetat e tjera. Tha, “Shko prej shpije. Unë thom që je smutë”.

Jom ardhë unë jom hypë në autobus jom ardhë në Prishtinë. Jom hi në banjo e kom marrë në shole gazetat ka njo kah njo. M’i bijke kjo nusja jeme. I kom kallë kah njo kah njo. Nja dy orë a tri kom bo deri i kom kallë krejt. Çka ka pasë sene diçka që munet me i marrë te unë, i kom kallë. Tash fillova me dyshu unë çka po ndodhë kështu? Unë në shkollë atje i çojsha libra ilegale nxanësave, do t’mirëve. Smajl Sylës, Afërdita Dobrunës t’pshtjelluna. U kanë nifar’ libri “Maskat e Çjerruna” të pshtjelluna me krejt diçka tjetër edhe ju thojsha, “Merre qit’ libër lexoje”. Ia dhasha aty Azem Bejtën e sene m’i lexu.

Ajo Afërdita m’ka pasë thanë, “Profesor, a bon me ia dhanë babës tem me lexu?” U nala thashë, “Afërditë, ti e din. Në qoftëse ke besim te baba yt se nuk na denoncon epja”. Ia ka dhanë, e ka lexu edhe ai. Kshtu rrjedhën ngjarjet atje. Kur shpërthyn demostratat në Prishtinë me 11 mars në mramje për pasul. Unë ktu jom kanë. Dolëm aty. U bo e madhe, u rritën shenjat. Dul nifar’ marshi atje. Parulla nuk kishte të shkrune po “Bashkim unitet”. T’u bërtit. Deri në 11:00 të natës. Do i patën burgosë e ndërhyn policia. Unë shkova në Gllogovc meniherë ju kallxova. Thashë, “S’po më pëlqen njo”, “Pse?” “Pa flamura, s’ka demotrata pa flamur”, thashë, “pa flamur janë kanë demostratat”.

Na shkum nifar’ shtafete u përcillke aty në Gllogovc e Titës. Kumeditë nifar’ dreqi dikund ni qen… me krejt nxanësat rresht dy kolonë e rruga në midis. Ia lidhin ni qenit në bisht nifar’ teneqe e qeni prej tutës e ik e ngreh teneqën, kta t’u thanë, “Erdh shtafeta”. E morën shumë t’ranë ata. “Kush e boni?” Po s’u dijke kush e ka bo atë punë. Dikush prej fmive e ka bo, t’u mendu për me keshë a kumeditë. Nuk p’e paragjykoj as për keq as për mirë. Aty tani unë prap po bisedoj edhe me Musën dhe Ramisin. Po ju thom, “Puna nuk osht’ mirë”, “Pse?” “Pasha nerën nuk osht’ mirë se s’ka m’u nalë me qikaq. U nisë kjo. Ka me ardhë deri te shpërthimi”.

Qat’ muj shpërndahej. Kjo shtafeta organizohej. Nuk e di a e dini ju, jeni t’ri. Po me i vet kta tjerët çfarë manifestimi u bojke për atë virane shtafete. Atje në Berishë ni bari atje i sheh nxanësat t’u en kishe p’e bajnë shtafetën. “Çka po boni bre?” “Shtafetën po ia çojmë Titës”, “Jo çka po lodhni, lidhjani qenit, qeni e çon te poshtë”. Dy muj ditë i ka hangër për qat’ fjalë që ka thanë. Në ndërkohë erdh në qendër me u majtë në Prishtinë shtafeta. Në mramje në konviktin numër pesë mahej aty. Çdo konvikt ka qenë salla e mbledhjeve, salla ku kanë ngu lajme studentat e sene.

Tash studentët ishin ngritë niveli i vetëdijës kombëtare. Ka pasë gazeta ilegale, jo vetëm Liria po edhe gazeta tjera shpërndaheshin. Grupe tana si kërpudha kishin lind në ilegalitet të punoheshin. Ma së shumti ka pasë Sigurimi i Shqipnisë njerëz që kanë lëvizë lirshëm nëpër çdo organizatë. Kanë pasë njerëzit e vet, e tjera. Mbahet atje dëgjojnë lajmet, nervozohen studentat aty. Ku u kanë Ali Lajçi thotë, “Nesër në demostratë”. Fillojnë meniherë me i shkru afiqet edhe me i çu nëpër dera me ua çu në konvikte, me ua çu te dera që nesër në demostratë.

Dalin në demostratë t’nesërmen nga ora 10:00. Kur vi unë prej shkollës atje Rasimi tha, “Ikë shko në Prishtinë”. Kur vi unë këtu e kishin rretheku policia fakultetin këtu. Dal unë përjashta. U rrethun nuk e lshojshin me dalë. Studentët u mundun me dalë. Forcat policore të Serbisë nuk mujshin me hi. Tetë orë kanë pritë në Merdare. Derisa Nazmi Mustafa ka dhanë nënshkrimin që mujnë me hi edhe kanë hi forcat speciale. Kanë ardhë urdhër qytetarëve, se rrethun krejt konviktet, rrethun krejt fakultetet mrena me hi. Unë jom dalë i kom gjetë do nxanësa t’mi që janë kanë të drenicës rrugëve kishin mbetë i kom marrë i kom pru këtu. Ata të tetë i kom pru.

Në mesin e tyne edhe Ismail Sylën. Ismail Syla tani tregoj qysh ka ndodhë krejt ngjarja se ish kanë aty. Në ndërkohë janë kanë edhe ni vajzë tjetër. Nja shtatë a tetë janë kanë. Po e shoh ni prind ish ardhë prej Drenicës me marrë çikën e vet. E kom thirrë unë, mbiemrin Curri e ka pasë. I thom, “Hajde ktu”, “Çka ka?” “Hajde këtu se te unë e ki çikën”. U ardhë e ka marrë. I pa këta nxanësat e tjerë. Nuk tha a t’i marrë edhe as unë s’i thashë merri. I lash këtu me nejt. Kanë bujtë këtu te unë. E bom tani debat tani na e çelëm e shlirum Kosovën me nxanësa t’u folë.

Ndërhyn policia edhe kanë ndërhy ashpër. Shumë ashpër kanë ndërhy sidomos në konviktin e parë. Nuk di kush ka ndodhë, kush ua ka çelë derën. Se i patën blloku, i kanë pasë blloku kta studentat dyrtë me karrika me sene mos me mujtë m’u ngjit në kat të dytë e naltë. Kanë hy. Ali Lajçin e kanë nxan në konvikt tjetër t’u munu me u rru a din me u masku. E kanë zanë e kanë çu në burg. Në ilegale këtu u lëvizke thojke kena me shpërthy edhe burra gra me dalë. Ajo ndodhi me 1 prill edhe me 2 prill. Ajo demostrata e madhe që u ba. Ma nuk ka nevojë tash me shpjegu shumë për atë. Kanë hi tansket, u plagosë ajo çika kur u mundu me ia qit flamurin në tanskë.

Anej naltë u vra ai studenti. Tani këta mundun me ia kallë shpinë atij serbit që i ka vra ata. Gjendje e randë. Hini ushtria e murr Prishtinën. 1 edhe 2 prill. Hidajeti u burgos se e nxunën t’u majtë fjalim me maska me musteqe e tjera, figurë krejt tjetër. U mushën burgjet me njerëz. U bo gjendje e jashtëzakonshme kundër revolucion e të gjitha këto tjera. Këta i pranun komiteti te na krejt ato. Me kundër revolucion e me Azem Vllas e me të gjithë të tjerët. Fillun shkarkimet. I largun komplet këta gjakovarët. E prunën Azem Vllasin aty edhe Rrahman Morinën, Agim… në këto rrethana me 16 prill Shqipëria për herë të parë mas ni muj dite ka dalë me komunikatë në Rilindje.

Shqiptarët e Kosovës e dojnë republikën, na e pranojmë edhe i mbështesim skajshmërishtë për republikë’. U gëzum na aty që Shqipnia bile po na përkrahë. Kur jom shku në Komoran policia, gjendje e jashtëzakonshme. Tana njësive federale kanë pasë polici. Do të thotë, komplet krejt. Aty unë nuk ua shpjegova çka ka ndodhë kur kemi bo demostratën në Drenas. Nuk osht’ kumeditë çka demostratë e madhe. Po që u marrë shkas për me më burgosë ajo. Në rreth i pari që e kom gjujtë policinë kom qenë unë. Po jom mshefë meniherë. Ata që dilke me i mbrojtë policinë i kom ra me guri në kokë. Mirëpo ndodhi si ndodhi meta kishe unë s’e kom bo se jom konë profesor. Enver Dugollin Ajet Istogu dojke me arrestu. I dola përpara, “Ma bre se nxanës osht’ ti kur dush e arreston te shpija jo këtu në rrugë para demostruesve”. M’u drejtu, “A po largohesh ti?” U largova unë.

Dolën dy polic shqiptar tha, “Berisha zbrit poshtë”. Zbrita poshtë. Meniherë i thashë njanit, “Kah të kthehesh amani të koftë kallxo te shpija”. E disha që po më burgosin. Më lidhën më burgosën. Me m’rreh nuk më rrehën në Komoran se plot nxanësa, popull. Kur më çun në stacion atje komandiri m’tha, “Sahit”, tha, “edhe ti a?” Veç e kqyra thashë, “Po bre edhe unë”. Më shtinën në qeli aty. Kah mramja e prunën edhe Milaim Zekën aty. Ai bërtitke Milaim Zeka. unë lypa i rash derës lypa thashë, “Po narth”. Erdh ni polic edhe po m’thotë, “Sahit, a ki numër letërnjoftimi?” “Po”, “Ama numrin t’kallxoj te shpija që je n’burg këtu”. Do të thotë edhe në polici njerëzit kanë ndihmu. Ia kom dhanë numrin ai ka thirrë.

Atij policit i kom thanë, “Thuju atyne që po lypi tesha të trasha”. Nirthsha se në tesha të holla isha. Qelia ni metër me ni metër. Mas 09:00-ve erdhën djali i migjës edhe vllau m’i kanë pru teshat. I kom ndrru e sene. Erdh ai polici, kujdestar ishte. Ma ka pru ni tamël trekandësh. U kanë i Beogradit tamël i mirë, tetrapak i thojshin. Edhe ni copë mish. M’ka thanë, “Haje”. Kur u kthy tha, “Nëse t’vesin kush t’ka dhanë kallxo se kurgjo vi me ty rri. S’kanë çka me m’bo kurgjo”. Domethanë edhe ai kishte për qato ide. Tri ditë e tri netë kom nejtë në Gllogovc. M’kanë dënu, m’kanë pru në Burg në Prishtinë. Kur jom ardhë në Burg në Prishtinë ka qenë burgu i stërmbushur. 33 vet me ni dhomë me pesë metra. Flejshim sikur fishekt e pushkës flejshim kështu.

Me ni gjendje t’randë jom alivanosë n’banjo unë atje. 33 vet me ni banjo, me dy çeshme a me kry nevojën a me la, a me la gjakun. Më merrshin n’pytje në mëngjes në 09:00 deri kah ora 02:00. Në mramje prap qashtu. Prunën edhe tjerë. Ismet Sopin, Naim Bujupin. Plot prunën prej Drenicës në burg. Prej Llapit e prej tjera bishin aty. Bishin edhe shpihuna po i dishin do ma t’vjetër që ishin t’burgosur, “Haber kutia”, që lajmëtari. Më hjekën prej këtu mu, nuk dishin ku po na çojnë. Nana jem t’u ardhë përditë t’u shku në SUP t’u lypë, “Ku e kom djalin?” Nifar’ Tefik i Rufcit ka punu aty e sheh i thotë, “Oj ingja Hajri”, Hajri e ka pasë emrin, “çka ke ba?” Thotë, “P’e lypi Sahitin n’burg osht’ dikund e s’po m’kallxojnë”. Thotë, “Ia kom pa emrin, këtu osht’. Mos u bo merak”, “Ani, çoja qito cigare”. Si shej që t’kemi ra mas.

M’çojnë mu në Ferizaj me nifar’ grupi atje në Ferizaj. Vi n’kombi unë me ni nxanës temin. Tha, “O’ profesor më mytën t’u m’rreh t’u m’thanë, ‘Thuj që Sahiti na ka thanë me dalë në demostrata të lshojmë’”. I thom, “O’ Jakup, luje rolin e budallës”, thashë, “a e ke lexu romanin “Fshati mes dy ujërave”, ai Prenk sherri qysh e lun rolin e budallës me gjandar të policisë”, thashë, “luje edhe ti rolin e budallës. Thuj ‘Çfarë Sahiti. Po Sahiti ma ka dhanë nish, unë me mujt e mys Sahitin. U kanë i keq Sahiti’, ti fol keq për mu mos fol mirë”. E nisi me lujtë rolin e budallës ai aty. Edhe n’dhomë e kom pasë ata.

Kur shkum atje djali i Rizah Bllacës, ktij këngëtarit, Rizahit, aty te burgu. Unë Rizahin 100 herë në odë e kena pasë. Kom fotografi me ta t’u knu. Tash as s’e kom ditë që osht’ ai. Kur aty shënimet, “Sahit Berisha, ti je a?” “Po bre, unë jam Sahit Berisha. Dhandërr i Ismail Çerkinit”. E disha që e njeh. “Ani çka ka lidhje?” “Ka lidhje. Kallxoj që jom këtu kurgjo tjetër sen”. I kish pasë kallxu. I ka thanë, “O’ Ismail, dhandrrin ta kanë pru këtu në Ferizaj”. Nejse. Ndërkohë përmbi 20 nxanësa që i kanë marrë n’pytje, për fat t’mirë asni nxanës asni fjalë s’e kanë thanë t’keqe për mu. Nuk kanë mujtë me gjetë shkas për me më dënu mu se t’kishin gjetë i kisha hangër si Jakupi dhjetë vjet.

M’kanë lëshu me motivacion se tash ktij ia përgadisim kurthen kur del prej burgit e nxajmë edhe prap e vazhdojmë. Kjo ka qenë për Drenicë atje. Në ndërkohë ranë grupet marksiste lininiste. Ra ky grupi jem Azem Syla ra në burg, Gani Syla ra në burg, Ismail Syla ra në burg. Hidajeti ma herët pat’ ra në burg. Mehmet Hajrizi ra në burg, unë rrisha anash. Kta… këto ka pasë thanë Ismaili, “Prof, ama adresën t’i bi gazetat”. I kom thanë, “Ismail, lej këto punë”. Po du me tregu këto ngjarje që kur Tahirin e kanë lëshu prej punës ka hi te miqtë i ka thanë atij mikut t’vet, Rexhep Zogajt, “Kqyre Rexhep, merre ni kërstinë ni guj tallë qite edhe çom deri në kodër atje se jom plakë s’po muj, në Berishë. Me m’çu në Berishë”. E hyp e çon ai.

Kur del në kodër thotë, “Nali kit edhe me pushu”. Kur nalën me pushu thotë. “Kqyre Rexhep, nuk kom thirrë se unë isha shku kadal dal edhe vet. Po kom thirrë du me t’kallxu diçka. Ti je në NDSh. Nuk ka me shku ni muj, dy muj keni me ra n’burg. Në qoftëse të zinet emri yt aty ki me hangër burgun. Po shko shlyje emrin, kontributin jepe ama emër mos le se si të zinet emri kurgjo nuk t’lanë”. Ai u shku i ka thanë atij arkatarit, “Shlyma emrin. Bone listë të re mu hiqëm prej aty. Unë jepi kontribut”. Ton kta tjertë janë kanë përmi dhjetë vet janë ra n’burg, këta e kanë marrë veç dy javë ditë se s’e ka pasë emrin.

I thom unë ktina, “Emrin s’po du me lanë. Nuk po du me punu unë për me pasë ni emër. Kur ta kryj të çlirohemi atëherë kallxojmë dhe i marrim nëse kemi merita”. Ishte shumë e qartë që Jugosllavia nuk ka ma mbijetesë. Lëvizje gjithandej. Sidomos lëvizjet në Kroaci, kroatët, serbët. Ato veç jeni të informun, veç sa nuk shpërthente lufta. Sllovenët e formun meniherë t’vetën u shkëputët, kroatët gjithashtu e tjera. Njëni prej kroatëve Branko Hërvati pat’ formu ni parti Ujdia. Dul publikisht në konferencë për shtyp që e pranojmë Republikën e Kosovës. Ra… ai ka ra në kontakt me Veton Surroin. E ka thirrë atje i ka thanë, “Formoje ti ni degë të Ujdisë këtu”. Vetoni e ka formu.

Unë rash niherë se ajo publike ishte. Dojsha me hi te ai, veç me kanë kundër Jugosllavisë, lidhjes së komunistëve. Po bisedoj me Shkelzenin, Shkelzen Raçin. Ai po thotë, “Jo Sahit, mos hin”, tha, “nuk të përkrah kërkush me Vetonin. Rri se po ndodhë tjetër sen ka me u formu diçka tjetër”, “Shkëlzen po ta dha për detyrë me më kallxu paraprakisht”. Në këto rrethana sigurimi shtetror e ka analizu se në vitet e ‘90-ta lirohen të burgosurit politik në krejt Jugosllavinë. Lirohen edhe krejt shqiptarët prej burgut. U aktivizu lëvizja popullore që ishte në Gjermani dhe filloj nënshkrimet prej Rugovës nëpër organizata gjithkund, “E dojmë republikën”. M’u nënshkru për republikë.

Në këtë ngjarje sipas të gjitha gjasave këta e din Mehmet Kraja, e din Jusuf Buxhovi, e din Milazim Krasniqi e din Ibrahim Berisha që i ka thirrë Rrahmon Morina që duhet me formu ni parti politike. Se me 2 maj takimi që osht’ bo me përfaqësues të Europës ju kanë thanë, “Formone ni parti për të drejtat e njeriut”. Zekerija Cana pat’ provu me formu atë parti për të drejtat e njeriut. Në qat’ kohë ndodhën edhe helmimet. Gjendja ishte shumë e acaruar. Shkëlzeni m’thirrë mu thotë, “Sahit”, se jom kanë me Shkëlzenin në studime bashkë. Edhe me këta tjerët po ton këta të tjerët e kryjnë magjistraturë e doktoraturë nëpër lidhjes komuniste zun pozita, unë pata mbetë edhe pa punë. Dhjetë vjet pa punë, dhjetë vjet gruja jem pa punë. Veç me ni pension të babës.

Nejse. M’thotë, “Po formohet ni parti politike p’e lusin Rugovën me u bo Rugova me e marrë”. Kjo ka zgjatë tre-katër muj derisa ma në fund e ka pranu dhe ka lyp pushim me shku në katun t’vetin me nejt ni kohë t’gjatë. Megjithatë e ka pranu. Me 23 dhjetor e keni pa në televizion aty. Shkëlzeni m’thirrë mu. Unë mrena s’kom mujtë me hi përjashta kemi nejtë me Shkëlzenin ku osht’ publiku që po formohet një këshill nismëtar për një lëvizje të një partie. Emrin LDK e ka marrë ma vonë. Tash unë isha pa punë, shkova. Shkojsha për çdo ditë aty. Merrsha këto fletë antarësimi ju çojsha aty për me u antarësu. Shpërndajsha anej këndej. Prej institutit kalun në Shoqatën e Shkrimtarëve atje.

Aty katastrofë Shoqata e Shkrimtarëve. Shkojsha unë rregullisht aty shpërndajshim afishe. Jo veç unë po plot kish aktivista. Këta e shofin që duhet dikond me pasë si ni trup roje për Ibrahim Rugovën. Kanë bisedu me tjerë para meje goxha shumë do. Do i di me kond kanë bisedu edhe do e kanë pranu. Kanë thanë, “S’ma merr menja që muj me kry atë detyrë edhe s’e kom marrë”. Ma kanë ofru mu Milaim Kadriu u kanë në kuvend ka punu si jurist. E kom njoftë ata mirë. Ai m’ka thanë, “Sahit, a p’e merr ti këtë detyrë”, “Po s’di more unë historian jom, s’di”. “Merre deri të niset”.

Unë e bojsha mend filmin Nëntori i Dytë. Thojsha me refuzu po mbes tradhëtar. Sa jom mundu me mish e me shpirt me formu diçka që… e pranova. Shkum me Milaimin te Jusuf Buxhovi. Jusuf Buxhovi u kanë sekretar. Ai më prezentoj te Jusufi. T’u bisedu unë meniherë… ai e diti historinë tonë të Rifatit e ktyne. Unë ia disha do. “Daja jem u kanë shpihun se këta tjertë jo”, “S’po më intereson Jusuf”. Thashë, “Unë e pranoj atë detyrë po me më dhanë udhëzime”. “I ki”, tha, “katër ditë. Bisedo me kënd të dush po t’besueshëm me marrë këtë detyrë”.

Unë kujt me i besu. E marr vllaun tem. I thom vllaut, Alushit, “Alush”, qishtu, qishtu. “M’kanë lypë me shkru deri në tri faqe qysh e mendoj unë sigurimin”. E shkruva në bazë të filmave e sene edhe në bazë të intuitës. I lypi dhjetë punëtorë m’i pasë, m’i pasë dy vetura. M’i pasë edhe dy vet tjerë që me qenë anonim mos me ditë kërkush këta që janë në këtë grup këta. Që nëse shkojmë dikund këta m’i çu ni javë ditë përpara ku po shkojmë, tek po shkojmë. Ia çoj unë Jusufit. P’e lexon Jusufi. Tha, “Shumë mirë Sahit”, e kalli, “P’e kallmi, nuk bon me u zanë kjo”.

Tha, “Sa i përket për armë e sene merru vet me atë punë”. U nala veç p’e kqyri niherë. Ti po më angazhon mu e po m’thotë mu merru vet, ti je organizatë. Do me udhëheqë luftën me shliru Kosovën e nuk po ki mundësi me ma siguru ni armë. Qysh me siguru unë vet. Nesër ma zanë e ha unë, shkoj si qeni n’rrush. Erdha te shpija i kallxova vllaut. Tha, “O’ more Sahit, a t’kom thanë”. Tash po du me lidhë me këtë që masi e pranova detyrën në ‘81-ten unë kom ra n’lidhje me do të sigurimit të Shqipnisë, dy vet. Ata janë prezantu po e di që kanë pasë emrat ilegal, s’i kanë kallxu kurrë të vërtetë. M’kanë afru mu me bashkëpunu unë për ta.

Ata me ma dhanë mu ni aparat jo fort i madh që çdo dy javë ditë me dalë në Bjeshkë të Berishës me dalë në bjeshkë të tjera edhe me dhanë lajme, informata me dhanë aty. Unë prej mos dijës e pranova. Po kur erdha i kallxova këtij vllaut. U nal tha, “A je bre n’mend ti? Le që vetën po e merr në qafë po edhe neve si familje. Kur don me u ndalë? Po e din që dy herë s’munësh me dhanë informatë kanë me të zanë. A e din çfarë shteti osht’ Jugosllavia? Valtë gjithkund t’i bllokon. Pa e dhezë ti aparatin të zajnë”. Kur shkova me marrë e refuzova. U befasun ata.

Pse?” M’kanë thanë qishtu. “Kush?” “Vllau”, “A i beson vllaut ti?” Thashë, “Ma shumë se vetës i besoj”, “A e pranon këtë detyrë ai?” “Unë po ua bi, e ju vetne”. Ai nuk ish larg vllau, ishin ardhë me mu. Dal unë e thirri, “Hajde”. Përjashta në mal te Leletiqi. Bisedon. Ky i thotë, “Jo me aparat nuk punoj. Nuk du me ra në burg edhe ju me u zbulu. Unë e kom pasaportën nëse don me të dhanë informata caktojmë”. Bijnë darkod. E merr përsipër Alushi me punu për Sigurimin Shtetnor. Dhjetë vjet ka punu për ta. Dhjetë vjet ka çu çdo tre muj informata. Ata vet unë knena me Musli Dobrën e me do shokë tjerë kemi mbledhë informata. Kemi edhe fotografu. Kemi vjedhë proces verbalin, jo krejt po ni pjesë të proces verbalit që u kanë në tavolinë e kemi vjedhë Komitetit Krahinor ia kemi çu.

Shënime t’dhana për Rilindjen. Kush punon në Rilindje, kush osht’ drejtor. Cili është qëndrimi i rinisë, qëndrimi i fshatarve, qëndrimi i punëtorëve, qëndrimi i politikanëve. Dhe me orë të tana ka dhanë informata ai. Kur u dashtë me 3 shtator kur u bo greva, urgjentisht e kanë thirrë. A din çka do të thotë kjo me u kthy në fabrika me dhunë? Osht’ luftë. I kanë thanë këtina, “Keni me hi”. “Jo more, nuk ka me ndodhë ajo. Ni ditë t’mujshim me majtë boll osht’”. Ata shumë seriozisht e kishin marrë atë punë. Ne me qit’ ushtrinë në kufi është problematike për raportet ndërkombëtare po edhe ekonomikisht na kushton shumë.

Domethanë dhjetë vjet ka punu Alushi ka dhanë informata rregullisht për ata dhe kurrë nuk osht’ zbulu. Normalisht rrugën e shpenzimet ia kanë pagu të gjitha ata. Kur e mora detyrë unë i thom, “Alush shko te ata dhe lypju ndihmë atyne. Thuju që vllau e ka marrë qit’ detyrë po don me bo ni përgaditje profesionale. Naj libër a diçka me ia pru”. Pak qesharake osht’ po i kishin thanë, “Le t’i lexon veprat e Enverit”. E kishin bo pak nervoz kish thanë, “Ai i ka shpërnda veprat e Enverit e jo me i lexu”, thotë, “përmendsh i din”. Pernime i kom shpërnda veprat e Enverit, ilegalisht.

Në këto rrethana e kom pranu qat’ detyrë. E kom marrë qat’ detyrë. M’i kanë dhanë dhjetë vetë. Si korir, si portier e kom pasë Ismet Beqirin që u bo kryetar, u bo milioner aty e plot të tjerë. I kom pasë edhe dy vet janë kanë njani ka qenë polic ai ka nejt në hije, edhe sot osht’ gjallë. M’ka thanë, “Sahit unë e kom për detyrë e kom marrë prej policisë me siguru objektin edhe juve me ju siguru”, i kom thanë, “Meqenëse ti je për këtë punë çka ki nevojë paraqitu”. U kanë ai karatisti tjetër ai Agimi ai i madh, i gjatë. Ata nuk kanë nejt te dera, kanë nejt larg në hije që me ndodhë diçka me ndërhy.

Në ndërkohë ni vjet e gjysë e kom udhëheq. Bana ni ren me thanë të drejtën unë nuk di kush i ka pru ato vajza me bo kafe aty, me bo qaj. Nuk e kom pasë idenë kush i ka pru. Për ata që i kom pru unë kom pasë edhe ju kom dhanë detyrë, “Keni me ma shkru biografinë secili. Nuk p’e lypi unë po p’e lypë ai. Unë jom veç si ndërlidhës me juve se shefi osht’ tjetër kush”. Nuk ish kërkush po unë nuk dojsha me u zbulu që unë jom kryesori. As s’kom pasë pasaportë as s’kom pasë leje të kerrit, as s’kom pasë kerr as kurgjo. N’kamë me shku me marrë Rugovën.

Ku gjejsha naj kerr t’lirë shkojsha i thojsha, “A po vjen me marrë Rugovën me pru?” Kur u vonojsha unë ai vijke me naj kerr tjetër vijke Rugova aty. Po e përfundoj pak ma shpejt. Në ndërkohë erdh koha ishin ardhë dy vet aty në lidhje të kryesisë lypshin me bo demostrata kundër Shqipnisë. Me dhanë dorëheqje Ramiz Alia. Më erdh, u keqova shumë. Hina i thashë, “S’po ju vjen marre bre? Ta shlirojmë Kosovën tani merremi me Shqipninë po lene këtë punë”. I thashë, “Kqyre kryetar, asnjo i degës tem”, se e pata themelu degën e LDK-së këtu në Prishtinë. “Asni i degës tem nuk ka me dalë në demostratë, qita harroje”.

Jom dalë e kom thirrë ni djalë i kom thanë, “Shko thirrma Neriman Brahën”. E kom thirr Nerimanin i kom kallxu çka po ndodhë. Nerimani qit’ fjalë e ka thanë, “Sahit, kjo osht’ thikë jashtë shpinës. Mos lejo me dalë”. Osht’ angazhu edhe ai tani, jemi angazhu që mos me leju me dalë. Ju dështoj ajo demostratë. Kur erdh Tom Lantos-i1 ju kujtohet ndoshta? “Free Kosova”, që bërtitshin e sene. Unë kom pasë me organizu pritjen në seli atje ku u kanë LDK-ja. I prunën lulet, vazo e sene. E thirra Adnanin, i thom, “Adnan hajde me mi ndreq dritat. Ni dritë me ma qit’ përjashta që në mramje me pasë dritë”. U tubojshin shumë popull aty.

Erdhën me krejt vazot e sene. E kishin marrëveshjen që në katin e dytë ma së pari në Grand me ardhë ata. Deri aty sigurimi me kanë i joni. I çova unë ata dhjetë t’mit që ishin si kujdestar që ishin, mos me ju thanë për sigurim. I çova në Grand këtu. Goxha kanë pasë kërcënime e sene mos m’i lanë me hi mrena po për shkak të situatës këta kanë hy mrena. Bujar Bukoshi me kond tjetër nuk e di, ma kanë pru ni agjend edhe ma kanë marrë mandatin mu me siguru Rugovën. Hasan Dobrevën që ka pasë kafe në katin e 13 atje. Shpihun.

Mu më erdh rond po ish situata qysh ish s’kisha çka me i bo. I pruni ai… unë isha aty se nuk mujsha me shku aty me to. Isha në seli aty. Kur i prun krejt lulat i kryn krejt erdh ni i sigurimit të CIA-s, njo i madh i trashë. I thashë nifar’ Bedriut, “Bedri, qiky osht’ i CIA-s, po vjen me na siguru neve”. Erdh aty po hin po vet. Po m’vet mue, “Çka je ti?” Thashë, “Unë e kom kry DIPP në Zagreb edhe historian jom. Jom trup roje e Rugovës”. Tha, “Mirë”. Anglisht s’disha unë po e thirra mesën, Besën, çikën e Merës, Besa Luzhën. I thashë, “Besë, hajde ti përkthem”. Ma përkthej.

Thashë, “Po”, thashë, “kqyre se i krym krejt këto përgaditjet. Erdh Rugova aty ia nxjerra letrën Rugovës po i thom, “Kqyre kryetar, qiky ka me u ulë qitu. Krejt janë letrat të vendosura kush ku ka me u ulë”. Tha, “Rahatoj këta”, anëtarët e kryesisë, “se këta dojnë me kanë në ballë aty se për mu mos e ki gajle”. Jom hi. Erdh Adem Demaçi me nipin e vet. Ai me hi. Ky vllau jem deshti me nalë mos me bo akses e nala. “Leje le të hin mrena”. Erdh me gjithë motrën e vet, me Ajshen. Hini mrena. P’e shoh këtë Merën. Mejremen. I dal unë, “Oj Mejreme”. “Urdhno?” “Ec ktu se po të thirrë Ibrahim Rugova”. E shtina mrena.

Besën. “Hajde Besë ti përktheyesja jeme ktu”. I thom atyne djemve atyne vajzave, “Çka keni kafe, çka keni sheqer, çka keni lapsa, çka keni ora krejt në kese qitmeni këtu”. “Pse?” “Kafet i boj unë”. Nuk du me ndodhë diçka me thanë Sahiti u kanë shef i kësaj pune. I kom thanë qatij Bedrisë, “Bedri, dil gjoma ni copë të hekrit”. Erdh ma pruni. Thashë, “Hajdeni krejt këtu”. Edhe atij të CIA-s i thashë, “Hajde këtu. Në qoftëse ka naj eksploziv qitu ma së pari unë p’e ha”. Në të gjitha vazot e shtisha ata. “A osht’ mirë?” “Po”. “Bimi çelsat edhe dilni jashtë”.

Krejt kanë dalë jashtë e kom çelë derën. I kom thanë atina CIA-s, “Hajde me mu rrijna te dera se duhet me rujtë qit’ objekt”. Përkthyes Besa. M’ka thanë ai, “Çka ta merr menja? A mundet me ndodhë diçka?” Thashë, “Jo”, “Qysh jo?” “Jo valla as policia as kërkush prej serbëve. Veç naj budall naj shqiptarë me ia dhanë dikush 100 marka e bon turr me ra naj shuplakë se kush nuk e nguc, lene shlirë. A ka ardhë këtu Amerika? Mos u tut. A je i CIA-s?” Thojke, “Jo”, “Le mos më kallxo mu se unë jom ekspert për këtë punë. E kom kry unë këtë punë”. U bojsha kishe p’e di. Keshi. Me to kemi nejtë aty masi e kemi çelë derën. Aty dhoma u kanë e vogël aty dhe qaty kemi nejtë.

Kanë ardhë krejt rend, erdhën. Aty kanë bisedu. Unë s’jom hi mrena me bisedu. U kry ajo dul Jusufi. U përshëndetëm. Tha, “Sahit, mirë po qat’ qysh s’e ke siguru mirë”. Jusuf Buxhovi. Thashë, “Jusuf, e kom siguru edhe aty i kom pasë njerëzit e mi”, ia trusa.


1 Tom Lantos (1928-2008) ishte politikan amerikan me prejardhje hungareze, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1981 deri në vdekjen e tij. Ai ishte i vetmi i mbijetuar i Holokaustit që shërbeu në Kongresin amerikan. Lantos u angazhua fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe gjatë viteve ‘90 ishte një nga zërat më aktivë në Kongres në mbështetje të ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë dhe mbrojtjes së shqiptarëve gjatë luftës.

Pjesa e Shtatë

Anita Susuri: Në kohën e luftës kur fillun bombardimet keni qenë në Prishtinë?

Sahit Berisha: Ktu, po, në Prishtinë. Tani m’ka ndodhë e keqja tjetër. Rash në burg unë prap.

Anita Susuri: A po?

Sahit Berisha: Po. Me 8 shtator jom ra në burg.

Anita Susuri: Cilin vit?

Sahit Berisha: ‘91-shin jom ra n’burg. U bo e madhe ajo punë. Osht’ ni histori goxha dramatike atje n’burg. Katër vet na ram. Kta tjertë i dënun pak po mu m’ka shpëtue ni i burgosur që u kanë, na i thojshim burgosur tjerë. Ata që janë kanë për kontrabandë e me sene, i Gilanit. Ai thotë atij komandirit i thotë, “S’kom punëtor. A bon qita që i kanë pru sonte në burg me i çu?” Se i çojnë të burgosurit me i fshi koridoret, m’i fshi zyret e sene. E kur shkum neve me hangër bukë atje unë i thashë komandirit, “A bon bre me folë te shpija në telefon se nuk e dijnë ku jam?” U bojsha budallë. “Le te marrin vesh le t’më çojnë naj teshë”. Ia nisën me keshë kta t’burgosurit. U bojsha kishe s’po di.

Ai i burgosuri që kish t’drejtë edhe me dalë jashtë me shërbye e çeli derën e i mori këta krejt e edhe mu, “Hajde edhe ti”. Tanve ju dha detyra. Koridori, m’i palu kpucat nëpër dhoma atje në koridor t’burgut. Mu m’çoj me ni zyre. M’thotë, “Kqyre zotni, s’di kush je tek je veç e di që shumë polic kanë ardhë. Çka ke bo tek ke bo s’pe di. Qe ku e ki telefonin, kape fol me familje”. Thashë… e kom kapë për dore, “Kqyre djali i mirë, nuk osht’ hera e parë që jom n’burg. Unë e di qysh osht’ burgu. Me ta fshi, ta fshi kta mirë se jom mësu me fshi tepija nëpër burgje”, thashë, “po unë po du me ju kallxu përjashta që don me ju kallxu kur t’delsh ti kallxoju se nuk po du me m’zanë diçka”.

M’ka kqyrë ka thanë, “Shkruma numrin”. E dijke fletën aty. Thashë, “Jo se del numri aty”, a din shtypet. Thashë, “Kta janë eksperta”, thashë, “n’dorë tane”. E mori fletën e ia shkrova numrin. “Çka me ju thanë?” Thashë, “Si ta marrin telefonin, ‘Alo’, thuju, ‘Sahiti osht’ n’burg. Po lyp tesha të trasha se ka me nejt gjatë’, kurgjo tjetër sen ma shumë. E din baba çka duhet me ba”. Gjithmonë këtu i kom lanë dokumentet që janë të ndalune e sene, “Që ndodhë diçka, qito hiqmi”.

Anita Susuri: A keni nejtë gat? Sa kohë keni nejtë?

Sahit Berisha: Dy muj ditë.

Anita Susuri: Me çfarë aktakuze?

Sahit Berisha: Aktakuzë kundër revolucion se u kanë me formu ushtrinë, Ibrahim Rugova ka pranu, Ramiz Alia ka pranu, shefi i shtabit të ushtrisë ka pranu, delegatët po mbledhen. Se kem pasë me i mbledhë delegatët në Emin Durak atje me i mbajtë tubimin edhe me formue ni ushtri edhe prej Çamërisë e sene. Janë kanë të caktun prej Shqipnisë me ardhë do persona e sene, do oficera ushtarak. Me thirrje krejt. Thom, “S’e kom bo unë, veç unë jom kanë me i kry do punë se tjertë e kanë bo”. Daja i Hidajet Hysenit e.

Anita Susuri: Në Prishtinë jeni kanë dy muj a ku?

Sahit Berisha: Jo, jo. Në Gilan. Atje burg i ranë osht’ shumë. M’kanë marrë n’pytje rond. M’kanë rraf goxha mirë. Po jo fort mirë. Fati ke që ai djali kur ka thirrë ktu në telefon i ka thanë, “Djali jem Kushtrimi u kanë me babën”. Sheribani e këta krejt janë kanë në Komoran atje me nejt, s’e kanë ditë që jom ra n’burg. Tash çka me ditë baba i thotë djalit, “Shko”, u kanë nifar’ Lulzimi në ndërtesën e tretë, u kanë gazetar. I thotë, “Shko thirrma Lulzimin”. I thotë Lulzimit, “Sahiti ka ra n’burg, duhet qito sene m’i hjekë”. E veshin Kushtrimin me pallto t’gatë e tu ia shti komplet krejt materialet që i kemi pasë edhe ato fjalor konspirativ qysh m’u taku në Emin Durak edhe proces verbalin.

Tash, Kushtrimi t’u i çu, ai Lulzimi t’u ecë përpara. Te furra Qerimi, te ni kusheri i tina i çon këto gazetat, letrat çka janë kanë. Ai prej tutës i kish pasë djegë. Proces verbalin tani Ali Alushi e ka marrë e ka çu te Nebi Svirsha, profesor i historisë. Dhjetë vjet e ka majtë Nebi Svirsha. Mas dhjetë vjete ma ka dhanë. Këto letrat thirrjet, regjistrin kush ka pasë me ardhë prej delegatëve ktu. T’u fillu prej Rexhep Qosjes, e Mujë Rugovës e krejt tjerëve këtu. Letrën e ka çu te Mera. Ky burri i Merës, Isaku, i ka pasë bletë. Nër koshiqe të bletëve e ka lanë. Fati që ai djali e ka kry atë detyrë aq të meçme me nderë që kur janë ardhë të dillën me më hallakat s’më kanë gjetë kurgjo, asni letër. Nuk kanë pasë me më majtë ata mu ni figurë, ni njeri n’burg pse ata kanë dashtë me gjetë komplet ekipën.

Vjen Mujë Rugova këtu, Alushi t’u dalë poshtë. Kur i sheh, “Po shkojmë te Sahiti me marrë speca”. Ky i sheh shkallëve, “Ikni se policia po ju njekë, ikni”. Mujë Rugova del në Gjermani. Avdyl Shala katër muj osht’ enë nëpër Prishtinë, “M’ka hup ni bullicë”. Kta ia kanë bo vijen me qit për Shqipni. Ton kohën ni kohë kanë nejtë, s’kanë mujtë me gjetë. Unë nuk kom kallxu. Kur m’kanë marrë në ‘93-ten përsëri n’burg po s’më majtën kshtu me bujtë po veç ni natë në intervistë që më morën në bisedë informative. M’kanë vet, “Kush ka kallxu?” Çka di unë kush ka kallxu, kurrë s’kom kallxu. Veç kur janë largu forcat prej ktuhit kom kallxu që ai djali e ka bo atë punë të meçme dhe m’ka shpëtu mu. I kishin zanë këta. Mos me pasë kanë ai djali, këta i kishin zanë.

Erdh koha e luftës. Unë si kryetar shkova atje e gjeta prej burgut e gjeta Adnanin aty. Unë meniherë e mora detyrën. Adnani nuk guxojke me marrë që jo unë jom tash. Kur po vjen Ali Aliu, ai profesori, tha, “Çka po lyp ti këtu?” Unë goxha u preka. Kom nejt, kom nejt pak edhe çka me ba. Jom hi mrena. E kom thirrë Jusuf Buxhovin, “Jusuf, ki gjysë ore afat me m’kallxu unë detyrën tem. A jom qat’ detyrë që ma ke dhanë ma herët a jo”. Ka nejt mas gjysë ore ka dalë ka thanë, “Sahit bre, ti je kryetar i degës kjo detyrë nuk osht’ kurgjo. E kemi caktu dikond tjetër”, “Faleminerës”. Jom kthy jom ardhë në shpi. U revoltu vllau jem shkoj u përla me Adnanin. U përla shumë keq po unë nuk e mora fort t’ranë. Vazhdum aktivitetin.

Ndodhën ngjarje t’mdhaja. U majt në Dejton për Bosnje e sene. Ju sigurisht e dini që atje u lypë… u dalë ju ka thanë ai përfaqësuesi që ka bisedu me Millosheviçin edhe me Izet Begoviçin. Shqiptarët atje kanë dalë në protestë atje edhe për Kosovën me u diskutu. Kosova s’po lufton qysh me çelë temën kur nuk po lufton. Aty osht’ nisë ideja që duhet me ia nisë me luftu. Janë përgadit për me nisë me luftu. Janë formu grupet e para kanë shku atje edhe për me përfundu si shpejt unë kom qenë në rrjedhë, kom pasë kontaktet me UÇK-në. Atje në Berishë, Shaban Bujupi u kanë në Lëvizjen Popullore dhe i ka ditë. Përmes tina Jakup Krasniqi u zgjodh zëdhenës që e kom pasë koleg Jakupin.

Lidhjet i kom majtë. Prej ‘97-tes unë kom pasë njohuri për lëvizjet ushtarake, aktivitetet ushtarake të grupeve ilegale. Deri me 28 nëntor kur dolën publikisht Rexhep Selimi e ata në vorrimin e Halil Gecit atje. Unë jom kanë një lloj ilegali ama i kom majtë rregullisht këto lidhje me ta. Këtu në gjimnaz punojsha. E kom pasë pak probleme me arsimtar. Shumicën e arsimtarëve që a ka a s’ka UÇK. Ku osht’ UÇK-ja? Bile ni arsimtares i pata thanë, “UÇK-ja nuk del në asfallt qitu po atje në mal. A don me i pa unë të çoj me i pa atje?” U angazhum unë me Binakun. Shyqa na ka ndihmu. E ndërrum kryesin e rinisë dhe i dham zor nxanësat… nxanësat e morën me përkushtim atë punë. Samir Ademi e Fiton Peja, djali jem Kushtrimi. Kushtrimi për çdo javë shkojke atje në Berishë në shtab. U kanë përkthyes i Shaban Dragaj, komandant 121.

Në këto rrethana kontributin e dhanë. Jakupi m’tha, “Sahit ti na vyn atje, nuk na vyn kshtu. Për ty s’kemi nevojë këtu”. Bile do nxansa që i pashë atje u gzun kur më panë mu në shtab. Unë si në hajgare thashë, “Kqyre, ushtroni shumë se keni me ikë”. Ai Ferat Shala tha, “Sahit, mos m’i ftof ushtarët. Ti në vend se me ju dhanë moral po m’i ftof ushtarët”. Në këtë rrjedhë e sipër erdhi puna t’u dalë n’qytet unë, masi isha kthy prej shtabit atje me u taku me Binakun. Me i tregu Binakut, drejtorit tem. Shok e kom pasë. Kur qe Ilaz Bylykbashi. “Sahit, sa mirë që t’pashë”, “Pse bre Ilaz?” Tha, “Po dojna me shku me ba ni xhirim kshtu gazetaresk për herë t’parë”. Në Kohën Ditore u kanë, gazetar i Kohës Ditore. “Me shku atje, ti me na çu”, “O’ Ilaz ti je i Baicës unë i Berishës. Qaty je edhe ti, shko vet”. “A po don”, tha, “me ardhë a nuk po don?” Thashë, “Po du. Veç me hi këtu në zyre në Kohën Ditore me përdor ni telefon”.

Unë e përdora fjalorin konspirativ. E thirra Binakun n’shpi. I thashë Binakut, “O’ Binak”, “Urdhno”, “I kom harry syzat te dajtë edhe po më duhet me shku me i marrë se s’po muj lëvizi pa syza. Shko te Sheribani se m’ka lypë m’i ble diçka e s’kom mujtë me ia ble shko blejta”. Që me ardhë me i tregu. Jom shku me to me kerr. Grykës përpjetë Sodllarit jemi dalë në Kleçkë. Në Berishë kemi flejtë. Të nesërmen e kom çu te Jakupi. I kom thanë atyne, atij Ilazit, “Ilaz, unë nuk po vi me ty se dje jom kanë te Jakupi, s’kom çka lypi tash. Ti bisedo me to, merru vesh me Jakupin. Unë po rri me nxansat e mi qitu”. Bojsha hajgare, “Ama pushkën a guxoj me qit’ niherë me pushkë?” “Qit’ bre prof, s’bohet nami, në mal je”. E mora e qita me pushkë. Thashë, “Qitash kërkush s’mundet me thanë që s’jom kanë ushtar”.

Erdh Ilazi, Ilazi m’tha, “A po shkojmë ku janë ato në Grykë të Llapushnikut?” Thashë, “A ke marrë leje prej Jakupit?” “Jo”, “Vallahi nuk e boj unë atë gabim. Kjo osht’ zonë ushtarake këtu. Nuk guxoj se nesër nuk du me m’thanë kush tradhëtoj. Që ta merr menja shko vet asfalltit edhe e gjon”. Dojke me marrë ato bunkerat që janë punu, a din, me i fotografu me i qit në gazetë këtu. U kthym knena. Erdhëm u kry mirë. Për fat të mirë i vetmi person që aktivitetin që e kom ndihmu atje e ka publiku ka thanë, “Sahit Berisha m’ka çu”. E ka tregu ni realitet.

Tash s’dishim çka me ba. Na me Jakupi m’tha, “S’ki çka vjen ktu”, për atje. “A bon me formu naj njësit unë?” Tha, “Formo Sahit”. Mirëpo nuk ish reni me formu këtu, situata. U angazhova me nxanësa me Binakun. Ju kemi dhanë mbështetje. Po falënderimi vjen atyne, atyne vajzave, atyne nxanësave që natën e ditën mrena ditës kanë nxjerrë gazetën. Të parën që e kemi botue fotografinë e Adem Jasharit edhe betimin e UÇK-së osht’ gazeta jonë. Qato gazeta ua kemi shpërnda ushtarëve në vija të frontit. Në Berishë, në Kleçkë edhe në Artakoll knena. Ku kemi pasë nxanësa që kanë shku. Ni pjesë e nxanësave janë shku janë veshë atje si ushtar.

Kushtrimi u shku u veshë atje, ka nejt derisa u thy Gryka e Llapushnikut. Kur u thy Gryka e Llapushnikut u sulmu Tërpeza, u plagos ni fmi i vogël edhe Ramë Buja e ka shfrytëzu rastin i ka thanë Jakupit, “Duhet me çu këtë djalë në spital”. Jakupi ka thanë, “Merrne djalin e Sahitit”. E kanë thirrë Kushtrimin, m’kanë thirrë mu me telefon ata me ato far’ telefonat e dorës këtu. “Sahit, dil merre Kushtrimin”. Nanën edhe atë vajzën ia kanë dhanë. Unë vet s’guxova me dalë. I kom thanë Sheribanit, “Merre kerrin dil prite autobusin”. Te rrethi u dalë. E ka marrë e ka çu te Fatmir Krasniqi atë grujen me gjithë atë djalin. Gruja e Fatmirit e ka çu në spital. Se vet ka punu, e ka çu. Me thanë të vërtetën e kanë ditë edhe ata që osht’ plagos fmija po e kanë shëru fmijen. Dy javë ditë ka nejt në spital mandej ka nejt në shpi të Fatmirit, Fatmir Krasniqit.

Fatmiri osht’ i Tërpezës po shpinë e ka pasë në Lagje të Spitalit. Këtu ka qenë kjo komplet dhe lidhjet që i kom pasë unë me UÇK-në ton kohen. Pastaj erdhi ajo puna e bombardimeve. Unë u lidha me këtë drejtorinë politike të UÇK-së që u kanë Adem Demaçi, Skender Kastrati e janë kanë plot të tjerë. Me ta aty. Për çdo ditë shkojsha me bo muhabet. Kur fillun bombardimet jom kthy. Njeri të gjallë nëpër qytet s’ka pasë. U pa puna qysh osht’ gjendja. Shumë e randë. Shkojsha te Binaku atje me pa. Unë i dhasha mësim atij, ai m’dhake mu leksione. “Mos dil shumë n’rrugë, mos flej n’shpi, flej dikund tjetër”. Qitu ton kohën kom nejtë. Binaku ka dalë se e kanë qit’.

Gjendja ma e randë edhe pak ma e prekshme ka qenë vrasja e avokatit Bajram Kelmendi edhe dy djemtë e tij. Kjo i ka pasë nxanësa ata dy djemtë e tina aty. Hajde që u vra ai, po fminë pse? Pajazit Nushi e ka thirrë Binakun i ka thanë, “Shko kallxoj Nekibës”. Kur u shku Nekibja i ka thanë, “Qyre, kanë dashtë, bombën që ku na kanë shti”. S’kanë mujtë me i tregu. E kanë thirrë vllaun e Nekibës i kanë thanë, e kanë thirrë me shku në spital me bo identifikimin e të vramëve. Jon marrë vesh. Adem Demaçi me Binakun ishin në Këshill për të Drejtat e Njeriut. Me i vorros, me shku në vorrim. Dola unë. Plot të tjerë që kishim të njofshëm, “Po shkojmë me i vorros”.

Kur jemi shku te Xhamia, te trekandshi i Bashkim Vllaznimit u ardhë Binaku. Ish kanë ma herët anena edhe u kthy. Tha, “Sahit, ik. Kërkond s’pe lonë të gjallë. E deshi jaknen edhe ju tha, ‘Vramni’, s’ka që e nalë”. Aty jemi kthye dhe tani gjendja ma osht’ trazu edhe ma shumë. Ktu hishin dilshin kolona tankse kanë shku na s’kemi shku hiç. Në maj, në fillim të majit u keqësu gjendja për Kushtrimin se ni kojshi aty e akuzojke që jo po ma mshelë derën, jo po më cokat n’derë. Nifar’ serbi, nifar’ plaku. Po ni gru, nifar’ malazeze u përla me ta, “Nuk osht’ Kushtrimi ashtu”. Evlad. Shkova në derë, i thashë, “Pasha zotin me i ndodhë diçka djalit, ki kujdes, se evlad e kom”.

Erdh Alushi me motrën prej atjehit. Tha, “P’e qesim Besën a p’e bjen edhe Kushtrimin?” “Po meniherë”. I kanë çu deri në stacion të trenit në Fushë Kosovë. Kushtrimi u dalë aty u shku në Norvegji. Ka ra në kontakt atje me drejtorin e një shkolle të mesme të Norvegjisë. Ai u kanë këtu ai drejtori gjatë luftës. Ka përfundu lufta. Unë qitu kom nejt. Kom pasë 17 vet qitu mysafir në banesë. Dy gra, nuse, që qat’ javë ditë ju ka lind fmija në spital, i kom pasë qitu.

Anita Susuri: A kanë qëndru gjatë gjithë kohës?

Sahit Berisha: Gjashtë muj. Derisa janë kry me bombardime me krejt. Jom shku ma së pari unë me Dajën Hasan. I kom thanë, “Dajë hajde po të çoj atje”. Kur jemi shku gëzim i madh që na panë neve atje. E nëse kom kohë edhe ni minut. Erdhën këto u mush Prishtina e sene. Dola unë me Sheribanin u veshke kuq e zi, me shëtitë. Ibrahim Gashi dul, “A Sahit, njeri ma i lumtur jom”, gëzimi. Kur u nal nifar’ kësi gjypi i ushtrisë i këtyne ndërkombëtarëve. U nalën. Kur u çelë dera ni nxanës i joni ish kanë aty. Dul prej kerrit më përqafi dhe u gëzu shumë. E përshëndeta unë, e urova, edhe ai mu.

T’nesërmen t’u nejtë aty në ballkon tash ma u bajtën serbët, shkun. Se hinën këta ndërkombëtarët. Dikush po më fishllon. Doli e zgati krytë në ballkon, “Çka ka?” “O’ Sahit, zhdryp poshtë, hajde kha”. Zhdrypa. Tash ma ishte liri. Dola. Tha, “Ec se po të thirrin do vet”. Më shtini në kerr. Më çoj te Elena Gjika qaty nifar’ lagje u kanë. Te vllau i Ilmi Sopit. Ish kanë Daja Shaban aty, Fadil Gashi, Komandanti i 121. Ata i njihsha që jom kanë disa herë në shtab. Ilmi Sopi aty. E kishin shtru rakinë e po pinë. Unë u përshëndeta me ata. Fadili tha, “Sahit, a e din ku osht’ shtabi?” Tashë, “E di”, thashë, “shpinë e Deshishkut i kanë çu në Kolovicë”, “A nuk janë në Prishtinë a?” “Çfarë Prishtine”. “A din me na çu”, thashë, “Po me ni kusht që me vozitë unë dhe nuk kom qef me ju ndodhë diçka juve sa keni nejt në mal atje s’ju ka ndodhë kurgjo e këtu me ju ndodhë në Prishtinë nuk kom qef”, “Ani”, ka thanë.

Kta tjertë nuk i ka marrë veç ata. E kom çu nëpër do rrugica. I kom ditë këto rrugët e Prishtinës mirë. E kom çu atje te shtëpia e shtabit. Ka folë. Nuk ka nejtë shumë nja dhjetë minuta. Dul Jakupi më përshëndeti. I thashë, “Jakup a po vjen osht’ ni banesë e thatë mos flej ktu”, “Jo, jo”, tha, “qitu po flej”, “Ani mirë flej. Veç po të luti hajde”. Erdhëm rrugës, i morëm ata aty. Daja Shaban e kish nanën këtu. Tha, “Kom qef me hi me pa nanën e grunë”, thashë, “Dajë, ndaqe mos me të vra se ka plot paramilitar ksajde”, thashë, “po shkoj po i marr dikund do tesha, deshësh e hajde. Me qito tesha amani t’koftë mos hajde”. Pak u zhgënjyn.

Fadili tha, “Kqyre Sahit çka po të thom, unë kom me shku me folë me Agim Çekun dhe ka mi thanë, pse nuk keni hi në Prishtinë. Ka me marrë brigadën tem e me marsh kemi me hi në Prishtinë”, thashë, “O’ Fadil që vjen ti me marsh kallxom, maji lidhjet me telefon. Krejt Prishtinën ka me ta qit te ura e Mitrovicës atje në Prishtinë. Atje kena me dalë me ju pritë”. Ka janë shku janë kthy KFOR-i ua ka marrë armët. Ata masanej tani erdhën po erdhën si civila. Erdhën me pa nanën e vet e tjera me radhë. Tani mas ni javë dite i çum atje krejt. Të shkatërrun atje e sene veç në çadra. Kshtu ka qenë e tërë kjo situatë.

Anita Susuri: Nëse doni edhe veç për fund diçka me shtu?

Sahit Berisha: Për fund diçka e kom pasë vetë Mark Krasniqin mas luftes, “Profesor bre, çka po ta merr menja?” Tha, “Sahit jom i zhgënjyn. Unë nuk di çka me thanë jom i zhgënjyn. Me nxjerrë kushtetutë që nuk përmendet emri shqiptar kërkund veç neve na ka ndodhë”. Nuk e di a e keni lexu kushtetutën ju. Lexone e shihni, kund nuk përmendet emri shqiptar. Me na ndrru flamuri nuk ka ndodhë. Me i dorëzu armët si fitimtar nuk ka ndodhë. Me atë deklaratë të pavarësisë po të len nër’ Serbi. Me 1244 edhe me Konferencën e Helsinkit. Kush nuk e din çka osht’ le ta lexon. Ky dështim e di qysh ka shku procedura e ndrrimi të flamurit se jom kanë në rrjedhë, në ngjarje.

E kom pasë ni baxhanakun e djalit e kom pasë në atë komision. E di edhe këto tjerat. Deklaratën veç e kanë përkthy. Nji zhgënjim total. Sot nuk e dijnë sa kilometra i ka Kosova. Nuk e dijnë sa kilometra i kanë dhanë Maqedonisë. Ata 2,500 hektar i kanë çu Këshillit të Sigurimit i ka rregullu Millosheviçi ato punë. Po tjerat sa i dhanë. Sa i dhanë Malit të Zi? Le t’jenë të qartë. Armiku i vjetër s’bohet mik i ri. 4,500 kilometra katror i ka pasë Mali i Zi. Sot i ka 15.000 e diçka kilometra. Krejt osht’ zhgjeru në dom të tokave shqiptare. Gërrdit që ka bo ushtria malazeze nëpër toka shqiptare osht’ e paimagjinueshme. Kushtetuta e Zhablagut osht’ shumë e rëndësishme po nuk po bohet aktuale. Tabu tema janë këto. Me bo me u bisedu dikund e sene nuk të lejojnë.

Tjetra, po ju intereson kësaj, se kjo nuk osht’ klasë politike, këta janë feudal. E kanë feudalizu Kosovën hala pa zbritë prej malit edhe me këta që kanë qenë këtu. Le që e kanë feudalizu që kanë nda tokat, interesat politike që ti ki me marrë këtë vend, e ti këtë fabrikë. Po e kanë privatizu edhe të drejtën e ekzistencës, të drejtat politike. Janë shpallë vet feudal. Ktyne ju intereson që me pasë sa ma shumë mjegulli. Prandaj i kanë organizu ton këto televizione edhe a e ke pa çfarë tema qysh përlahen nëpër debate sepse ujki do mjegull. Sa ma shumë mjegulli, le të krijohet kjo situatë kështu. Tamon temë e paqartë çka po ndodhë. Gati po bohen 30 vjet nuk ka ligj për sigurimin shëndetësor. E kanë përmbys. Jo me shkatërru arsimin po e kanë përmbys krejt arsimin.

Anita Susuri: Ju kisha falënderu shumë për intervistën.

Download PDF