Hulumtimi mbi Prishtinën fokusohet në kulturë, histori dhe arkitekturë. Këto dimensione trajtohen përmes rrëfimeve personale dhe mundohen të ofrojnë një mori narrativash nga perspektiva të shumta, duke demokratizuar diskursin publik dhe mënyrën se si historitë lokale tregohen. Me anë të tregimtarisë digjitale duam t’i vëjmë në pah shumë fytyra të këtij qyteti dhe të kontribuojmë drejt një kuptimi më të shtresëzuar të zhvillimeve socio-ekonomike dhe urbanistike, duke filluar nga periudha mes dy luftërave botërore deri më sot.

Projekti Prishtina është pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Pranvera Badivuku

Kompozitore

You know, very, I don’t know what did they do, the things were all over the place. The machine, for example, was ruined, an old stove was taken upstairs, you know, I don’t know how did they carried them, those things. There was a lot of disorder in the building, empty apartments, without anything inside them. They didn’t touch the pictures and some documents because, after all, it was a building. 

And one, one resident there, she was Dalmatian, older, she didn’t have anywhere to go, so she stayed there. She told us that they brought the truck at the entry, so we couldn’t see what they took, what are they loading. Cassettes, we had a lot of video cassettes, all with serious music, recorded, different kinds. My husband was fond of classical music, he used to record instrumentals, orchestras, of different kind. We found those in another building. So, unexplained things happened, I don’t know, I don’t know.

But it’s interesting how one remembers everything he had, it happened a few times, people don’t remember everything they have, but if the things are missing… It was a bit funny. I made the list of everything that was missing because I knew what I had in my cabinet. Only notes, notes, my songs and so, I, I threw them behind the cabinet, there was free space but couldn’t go down further, I found them there.

Sevim Baki

Artiste/Këngëtare

Kur isha shumë e re, ishte një këngë e Emel Sayın, Sevda sevmessen [Kur nuk dashuron, dashuro]… quhej Rüzgar [Era], isha shumë e re dhe e imitoja shpesh. Kur kusherinjtë e mi vinin, thoja, ‘Dëshironi t’a imitoj Emel Sayın?’ Ulesha, vëja jastëkët në tokë, flokët në një anë {tregon me duar}, thoja, “Merreni tharësen e flokëve që flokët e mija të dukeshin sikur po i fryen era si asaj në video.’ Ata më duartrokisnin. Kur vinte ndonjë musafir, babai im thoshte, ‘Hajde, këndo disa këngë.’ Tani, kur e mendoj, mund të them që ka pasur shenja që do të jem e lidhur me muzikën.

Lidia Mirdita Tupeci

Kontabiliste

Atëhere na i kanë lëshu dritat e rrugës. Edhe na jemi kanë si, si, a din ti tre mujë ditë kur je ti qishtu… Tash kur i pashë unë dritat po i thom këtij kojshisë, ‘Kuku, po m’doket tash diçka ka me ndodhë’. A din, thashë, ‘Dritat i kanë lëshu…’ po shoh korzo këtu, veç po thirrin njoni-tjetrin, ‘Hajde, po dalim… hajde te Grandi’. Thashë ku me ditë çka po ndodhë. Nesër n’mëngjes kur ka hi KFOR-i prej Maqedonisë, unë bash kom kqyrë prej ballkonit. Tash KFOR-i ka hi knena, rruga ka spitalit jonë blloku, nashta s’kanë ditë ka me shku ose kanë hi përnjiherë shumë, a din. 

E bike shi, qita e maj n’men, bike shi, e këta, serbët kanë dalë e tu shajtë ata, po ai s’merr vesh, s’ka lidhje. E tu shajtë ata, ‘Kush ju ka pru juve?’ E sene krejt, e qeta kom ndi, nji serb i ka thanë, ‘Çka po i shanë ata?’ Tha, ‘A e din kush e ka pru? Millosheviqi i ka pru’. Qeta e kom pa. Masanena, masanena pak ma ndryshe u kanë. Këta kanë nisë me ikë, kta veç qe ke mujtë me pa, për shembull kojshitë që jonë konë këtu që mo s’jonë. Tash a natën kanë shku, a, une nuk e di veç u pastru.

Sonja Artinoviq

Ekonomiste

Ne edhe jemi shoqëruar, po, ne jemi shoqëruar me ta, pikërisht me turqit, ashtu, të cilët kanë jetuar në ato shtëpia, të cilët kanë pasur disa nanalle speciale, të cilat unë i kam adhuruar, të drurit (qesh). Dhe me ato nanalle është hyrë në hamamet e tyre, banjot, të tilla nuk ka më. Unë mendoj që nuk ka. Dhe, ata, për shembull nuk kanë pasur parket, por kanë pasur njejtë ashtu nga druri {përshkruan me dorë} por atë dyshemen e drurit brodski pod, po them, të cilin e kanë fërkuar, me furçë. E verdhë, e verdhë si dukati ka qenë. Shumë njerëz të pastër dhe mua ajo Mazllumja ime, e cila edhe sot është aty, njejtë sikur të isha tek ata. Ajo ka mbetur të jetoj në atë banesë, dhe kështu. […] Pas kaq vitesh të takoheni, dhe kaq shumë dashuri dhe përjetime të kujtimeve nga fëmijëria, sepse ajo më njeh si bebe, çka kemi si kemi, çfarë kemi bërë. Mendoj, aventurat tona dhe kështu, e ajo më ka mësuar mua të gatuaj edhe llokuma, dhe katmer piten dhe kollpiten, të gjitha këto m’i ka mësuar ajo mua. Nëna ime i mësonte diçka tjetër kështu që jemi shkëmbyer. Po them, si një familje.

Skender Boshnjaku

Neuropsikiater

O ai moment ka qenë i mrekullueshëm, bile prej, prej… Ka qenë e shtunde kur ka hi NATO-ja, domethanë me 12 qershor, e shtunde… Me 11 qershor ka qenë e premte, jo… Po, tamon me 11 qershor e premte, 12 qershor, e shtunë. Zakonisht nuk kom fjetë, po prej dritares ku kom banu osht’ pa mirë edhe shtëpia edhe kur e kom pa tenkun, ka qenë herët. O edhe sot e asaj… qitash në qit moment kom… Shumë kom ndi nji gëzim, kom thanë, ‘O gru hinën NATO-ja, dal kape!’ E t’u u përpjekë qashtu kom vrapu derisa s’kom mujtë me arritë me e nxanë tenkun, por kur u kthy e kom pa tenkun edhe i kom çu durtë, edhe ka qenë ni mrekulli e madhe. Diçka e pamundshme. Po, edhe për mu ka qenë e pamundshme që krijohet qashtu atmosferë e dalldisjes që harrojnë njerëzit, kjo për mu osht’ diçka shumë e pa besueshme edhe e…

Momçillo Trajkoviq

Aktivist politik

“Ndërtesa e re, kurse në të kanë jetuar serbët e vjetër të Prishtinës, qytetarët e vjetër turk dhe qytetarët e vjetër shqiptarë. Ata kanë pasur shtëpi ku tani është kinemaja, më herët ka qenë Kino Rinija, a e dini ajo lagja tani ato ndërtesat. Dhe kur janë ndërtuar ato ndërtesat ata kanë, pasi që ato ishin shtëpi të vjetra, ata kanë dhënë banesa qytetarëve, pronarëve të shtëpive dhe të gjithë kanë jetuar në atë ndërtesë. Të gjithë janë vendosur në atë ndërtesë. Vetëm unë dhe një gazetar kemi qenë kështu anësor. Të gjithë të tjerët… ata thjesht të gjithë lagjen e kanë vendosur në atë ndërtesë: shqiptarët e vjetër, serbët e vjetër, turqit e vjetër. Kjo ka qenë shumë interesante. Kur unë kam ardhur atje, pasi që ata janë mësuar të qëndrojnë para dyerve, para shtëpive dhe aty të flasin… atë mentalitetin dhe zakonin e kanë bartur edhe në ndërtesë. Ata aty vendosnin banka, pinin kafe, gjithçka… ajo ndërtesa ka qenë ndryshe nga të gjitha. Dhe kështu njerëzit kanë qenë të afërm.

Pasi që unë kam qenë në pozitë të lartë, unë dhe një Stihoviq, unë them… dikush nga Novobërda, një shqiptar ka qenë drejtor i kësaj fidanishtes ‘Vitija’, po. Më kujtohet, ‘Vitija’. Unë atëherë kam qenë funksioner, unë jam marrë me politikë, nuk e di sa e dini këtë… unë kam qenë Sekretar Ekzekutiv në Komitet […] Dhe vjen tek unë, ‘Çka mund të bëj për ty shoku Trajkoviq?’ Kështu ka qenë. Unë them, ‘Dëgjo, shko shiko dhe inçizo te ndërtesa ime dhe shikoj ata njerëz si jetojnë, e di ata njerëz janë shumë të mirë. Shko mbjelli drunjtë’. Dhe ata drunj tani, nuk e di sa e dini, kur shkoni para tunelit poshtë tek ato ndërtesat. Të gjithë ata drunjt unë… ky ka qenë plani im, unë e kam kërkuar, për shkak meje i kanë mbjellur. Këtë nuk e di askush, e dinë ata që kanë jetuar aty. Përndryshe, të tjerët nuk e dinë. Kështu kjo është bërë, ai… mali thjesht para asaj ndërtese”.

Mürteza Büşra

Gazetar

Tani, ka një histori që tregohet, një anekdotë në lidhje me këtë Sahatkullën. Ju tregova që ajo prishej shumë shpesh dhe Vushtrria e kishte një sahat të ngjashëm me këtë, mirëpo punonte shumë më mirë se kjo, tani ata menduan si t’ia bëjnë… Shkuan atje dhe u thanë, ‘Shikoni, Prishtina është një vend qendror, është qendra e sanxhakut do të ishte mirë nëse do të na jepnit sahatin’. Ata dyshuan se nuk do të jepnin sahatin. Çfarë duhet të bëjmë atëherë, si do ta marrim sahatin tani, si mund t’i mashtrojmë njerëzit nga Vushtrria. Ata morën disa qenjë, ata që lehnin shumë dhe i kanë lidhur disa kanaqe në bishtin e tyre që të bëjnë zhurmë dhe ashtu i lëshuan ata… aty rreth Sahatkullës.

Artizanët, qytetarët shikonin përreth dhe pyesin veten se çfarë po bënte kaq shumë zhurmë, kjo tërhoqi interesin e tyre, zhurmat e mëdha që qentë po bënin. Pas kësaj, ju keni ndëgjuar për vjedhësin Mehmet Aga, një hajdut që ishte virtuoz shumë i aftë, ju e dini. Një grup i të rinjve, si ky hajduti, shkoi në Sahatkullë, hoqi sahatin në Vushtrri dhe qytetarët e Vushtrrisë kurrë nuk e kuptuan as nuk e dinin. Ata morën sahatin dhe e vendosën atë në Prishtinë në vend të asaj të vjetrës. Megjithatë, pas një kohe ata e kuptuan se sahati ishte tjetër, ndoshta ata mund ta kishin zbuluar edhe e kanë kuptuar se si ndodhi e tëra. Shikoni çfarë plani i plaçkitjes! Do të thotë, për hir të qytetit tënd, për të parë qytetin tuaj më mirë, çfarë nuk kanë bërë njerëzit për të, apo jo?

Gazmen Salijeviq

Aktivist per te drejtat e njeriut

Kam qenë pjesë e seksionit dramaturgjik ku kam aktruar në teatrin amator ‘Roma’ në Prishtinë, ku kemi udhëtuar nëpër shtetin e atëhershëm të Jugosllavisë, nëpër festivale, ku jam munduar të kontriboj dhe disi të iki nga ai realitet në botën e teatrit, aktrimit, që ne të shndërrohemi  {tregon për kë} në karaktere tjera. Ajo çfarë më ka pëlqyer atëherë ka qenë mundi ynë që njerëzve të cilët vijnë në teatër nëpërmjet komedisë t’ia kthejmë buzëqeshjen në fytyrë, sepse po kthehem te ajo se atëherë jeta ka qenë e vështirë, sidomos në këtë vend, kemi pasur migrime konstante, kemi pasur njerëz që jetonin me vështirësi ekonomike, kemi pasur konfliktet […]

Ne atëherë shfaqjen e kemi bërë në gjuhën rome. I kemi pasur dy familje {me duar sikur bën përfshirjen} do të thotë e kemi marrë konceptin e tërë të ‘Romeo dhe Zhulietës’, konfliktin e tyre, por gjithë këtë e kemi bërë përmes prizmit të jetës rome. Përmes prizmit rom, përmes atij, nëse mund të them konfliktit të klasave, konfliktit të klasave ekonomike brenda, brenda, brenda shoqerisë rome. Dhe në fund të fundit edhe vetë Shekspiri në veprën e vet ka paraqitur përplasje të klasave, konfliktin e pasurive, fuqisë, forcës, dashurisë.

Xhemajl Petrovci

Elektroinstalues

‘Unë jom ai Xhema prej Prishtinës’. Tha, ‘Ti, a je shehirli, a je shqiptar tash?’ Shqiptar i shehrit, a po m’kupton? E disha çka dojke, ai thojke, ‘A je turqeli, a shqiptar?’ Thashë, ‘Shqiptar i shehrit’. ‘More, une po t’veti shqip!’

Minir Dushi

Inxhinier i Xehetarisë

…e kom përjetu kur i kanë marrë jahuditë atë natë, kur i kanë mledhë, se unë kom qenë n’shpi. Nji axhë i imi çdo t’hane vinte këtu për pazar t’martën, e t’mërkuren n’mëngjes shkonte në Gjakovë. Ishte edhe ai axha atë natë kur papritmas dera, ka qenë një derë me çekiç, vijnë i mshojnë çekiç, dë, dë, dë {onomatope}, s’e harroj edhe sot. Tani, po, bim… bom, bom bom {onomatope} e rrëzojnë derën, edhe hijnë.

Kur hijnë aty në korridor, axha doli përjashta, ata i thanë, “Hin mrena!” Ata ishin SS shqiptarë në të vërtetë, ai regjimenti [Skanderbeg]… E i murrën jahuditë krejt, metë shpija bosh, n’pizhama si kanë qenë njiashtu i kanë marrë. Metëm, ishte trishtim i madh ajo.