Pjesa e Katërt
Anita Susuri: Po du me folë edhe për disa ngjarje që i kanë parapri viteve të ‘99-ta edhe krejt pasojave që janë konë. Kanë qenë edhe demostratat e ‘81-tes, ju keni qenë mësimdhanëse atëherë…
Mejreme Shema: Po. Demostratat e ‘81-tes janë, për herë të parë janë me ni prill. Domethonë jom pranu në universitetin e punëtorëve. Janë demostratat kanë marrë pjesë nxanës, arsimtar, popull, studenta të gjithë. Kjo është ni pjesë e diskutueshme që askush nuk e merr organizimin, kush e ka bo organizimin, kush asi. Domethonë osht’ ende e pa sqarune. Dalin disa dhe në biseda mirren, nxirren, burgosen secili po nuk e merr askush që valla unë jom organizator. Osht’ fillu në Mensën e Studentëve. Nifar’ demostrimi që jo ushqimi, jo ky, asine. Pastaj, tani kanë dalë nëpër qytet nëpër asine. Në fund, në mramje janë blloku studentët, nxanës e tjerë te kjo “1 Maji” këtu…
Anita Susuri: “1 Tetori” tash.
Mejreme Shema: Po. “1 Tetori” m’fal, “1 Tetori”.
Anita Susuri: Atëherë ka qenë “1 Maji”.
Mejreme Shema: E nashta ka qenë veç “1 Tetori” po m’kujtohet. Shkonin këta profesorat e fakultetit deri te dera m’i pa studentat qysh po rrijnë, ata rrishin qaty. Unë kom qenë t’u ardhë përpjetë, i kom pa klasën teme komplet të shkollës ekonomike. Ata s’dishin me u kthy me shku nëshpi të vetën. Ju thom, “Ejani te une në këtë anë”. I kom çu deri te shpija i kanë la sytë, i kanë la durtë e sene prej ktyne qepëve, me qepë e sene prej lotsjellësit edhe, “Pushoni”. I kom qit’ deri te Rruga e Dubrovnikut te Fakulteti Ekonomik, “Qitash e dilni në rrugë”, “Qitash profesoreshë e dijna, e presim autobusin shkojmë për Podujevë”, “Mos u boni ma shumë se tre vet, shkoni ren po kah tre vet”. Kanë shku.
Çka kom bo, jom ardhë në shpi, kemi pasë do djem kanë qenë ma të ri, do të kojshive. I kom thanë, “Çu, kqyre buka ku po shkon kerri me bukë”, shkojshin çojshin këto që kanë qenë ku shitej buka. “Shko ktheje e çoja studentave këtu që janë mshelë në ndertesë”. Janë shku i kanë çu dy-tri kamiona janë shku i kanë çu bukë, çka ka pasë qaty krejt. “Po ku m’i lanë këto?” “Lej te dera ata vijnë i marrin mos ki gajle”. Në akshom ju kom bo çaj. Burri i ndëgjojke lajmet, unë fëmitë, vajzën Besën, Artanin, ni vajzë këtu ka qenë Vlora edhe do djem tjerë në podrum. Zi çaj qiti sheqer e qiti në plastika të koka kollës e kah dy secili. Ishin të vogjël fëmija. “Shkoni te dera jepja dikujt ata ia japin”.
Çaji i nxehti ta hjekë të eqten, e ujtë e ftoftë nuk ta hjekë veç të fryn. Disa herë qashtu. Ai burri jem, “Çka je t’u bo në podrum?” “Kurgjo bre jom t’u rregullu diçka”. Fëmija shkojshin i çojshin vishin i merrshin tjerat e krejt. Thashë interesant, kush nuk i thotë këto sene. Ma tepër i bojnë do gjana që s’kanë qenë hiç, po nuk flasin për këto sene. Ai çaj dikush e ka pi dreqi e marrtë. U dashtë me pytë kush e boni a çka e boni, kush e pruni a. E kështu. Po me u angazhu nuk jom angazhu se diçka nuk kom besu tani ma, më hupi ai besimi. Nuk i besojsha ktyne organizatave se krejt ishin të lidhne me jashtë e këto. Diçka nuk kom asi.
Po nuk kom qenë indiferente do të thotë. Jom mundu në atë mënyrën tem me ju ndihmu njerëzve, jo në shkollë, jo ata, jo këta, nxënësit me ju dhanë, si me thanë, edhe ni rast me kalu. Niherë m’ka ndodhë në shkollë ekonomike ni nxanës që m’ka kundërshtu, tha, “Valla veç je femër se të kisha kallxu”, “O’”, thashë, “bre. Kuna i kallxon ti? Çu me mu te drejtori”, edhe e kom çu. Thom, “Kape bon çka të dush”. Ai tash njeri nuk e din, ka pasë naj hall naj diçka edhe osht’ shpreh ashtu. Jo për shkak temin po edhe ma vonë kishte bo diçka. Osht’ përjashtu. Ka ardhë në provime në universitetin e punëtorëve. Kur e kom pa, jom nalë e p’e kqyri. Tha, “Profesoreshë”, tha, “ti e kishe pasë të drejtë po i kom pasë”, tha, “do probleme, do sene”, thashë, “Mu m’vjen mirë që e ke kuptu”, edhe ju ndihmojsha.
Ata e kishin për ni punë, për ni diçka. Se me shkollë fillore çka bojshe. Kemi ndihmu. Kemi ndihmu atyne të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Ulqinit shqiptarëve e sene me ardhë se atje s’kishin mundësi m’u shkollu e sene. Po edhe ata na kanë kthy pastaj gjatë viteve të ‘90-ta. Secila shkollë shqipe në Maqedoni ka mbledhë mjete, na ka pru për ndihma e sene. Po ashtu edhe ata të Malit të Zi edhe të Bujanocit, të Medvegjës. Diqysh ka qenë ni, thom, niherë se kom marrë thojsha çka osht’ sindikata. Baba jem thojke, “Oj bijë, sindikata osht’ dorë e djathtë e pushtetit”, thojsha, “Jo bre babë se tash na e kem në dorë”, “Hajt se të kallxoj”, thojke, “ki me ditë”. Kur ta kqyrsh gati qashtu. Se njerëzit, lakmia, për pozitë e sene, ndasi e do gjana kështu po u tejkalu edhe ajo.
Na arsimi i mesëm nuk e vazhdum pas luftës, u kthym në shkolla në puna me dhanë kontributin tonë. Sot e asaj dite kontaktoj me ata shoktë. Po thom kanë qenë tepër të mirë, jo pse unë veç ni femër po çfarë lufte u dufke me bo për me pru ni vendim. Se ata ishin krejt djem, a din, burra asine. Unë veç femër. Jo me thanë hajt t’ia lojmë kjo asi. Jo, jo. Debat u bojke. A qishtu apo qishtu a pse qishtu. Ose pse me filanin qishtu po, thojsha… “Mos e ka ai naj punë private”, thojsha, “Çka ka punë me mu s’ka as me mu as me burrin tem s’ka. Po ata i kanë hesapet e veta e sene”. Derisa u detyru nënkryetari Isa Bicaj e përzuni atë tha, “Ma kurrë mos hajdeni te na, na i kena detyrat tona edhe i kryjmë”.
E lam tani. Tham hajt tash osht’ ni formë e re e jetës, duhet m’u angazhu në zhvillim e krejt këto. U angazhum. Me të thanë të drejtën vëllaun e kom pasë shumë aktiv edhe duhet me marrë se ai në shkollë Normale demostratat ai i ka udhëheq. Pasi jom largu prej punës që u dënova ni muj ditë në burg për ‘68-tat, shkova u regjistrova në shkollë të naltë gjuhë dhe letërsi. Gjeta koleg, gjeta shoqe, mirë, kemi shku mirë. Kemi pasë ni… edhe arsimtartë kanë qenë të mirë e sene të gjithë. Kështu që ishte “28 Nëntori” na i tham arsimtarëve, “Valla s’kena me ardhë në msim”, ni grup i joni. Tham, “S’kena me ardhë në mësim. E festojmë qishtu dikush në familje dikush”, asi.
Dolëm me pi ni kafe shkollën e lartë poshtë në podrum edhe pastaj secili u largu me shku kah shpija. Une prej atyhit erdha drejt në fakultet. Kisha diçka vërtetim a nuk e di çka me marrë. Rastësisht takohna me Isakun, e njifsha ma herët po s’isha nalë kurrë me taku as me bisedu me ta as kurgjo hiç. Thashë, “A din çka, kom nevojë për ni material shqip”, kisha me bo për kohën antike diçka, “a munësh me m’i gjetë?” “Po more qysh jo”. Qaty. Ni ditë me ni takim e jo ni diçka e sene. Unë domethonë as që m’ka shku menja diçka, as s’isha e interesune as kurgjo. Ia ktheva atë skriptën e krejt.
Ni shok i jemi po m’pytë, “Çka i ki puntë bre?” “Mirë bre mirë në rregull”, “Jo”, tha, “ti s’po kallxon”, “Çka me kallxu more s’kom kurgjo me kallxu”, “Jo”, tha, qishtu qishtu, “me profesorin Isak”, “Haj kuku për mu, po a une me konë me to a tjertë?” Thashë, “Unë po të kallxoj që s’kom kurgjo as s’më ka shku menja as hiç, hiç, hiç”, “Jo”, tha, “fakulteti t’u folë”. A din njerëzit qysh janë? Thashë, “Jo vallahi as s’më ka shku menja veç hajt p’e kqyri. Po a thanë çfarë njeri osht’”, “Jo”, tha, “p’e lavdojnë shumë”, “Hajt pra, mirë masi p’e lavdojkan edhe u boftë diçka mirë osht’” (qeshë). E kështu ia kemi fillu.
Tani në atë kohë, në atë periudhë kom shku në SUP më kanë marrë. Kur u zgjedhë Feriz Krasniqi rektor, unë në mëngjes jom shku në burg. Na ishim në shkollë të lartë edhe shkum delegat une edhe ky Banush, qaty në fillim të Shkollës Gjergj Fishta e ka pasë shpijen, Gjemshiti. E pam që kryetari i rinisë e sene po zgjidhet kush po don, komiteti e zgjodhi, tha, “Une”. Ishte Drita Dobroshi tha, “Unë e zgjedhi, s’keni çka”. Dikur po i thom ktina, “Ulu se s’osht’ puna që mun lufton po rri allahile”. Ky tha, “U kry kjo punë”. Masdite ishte ni koktel. Unë shkova në koktel po bisedoj, po rri. Kisha shokë të gjimnazit e do tjerë, i njifsha do i kisha si familjar e sene rrija me ta. Ndërkohë ka ardhën disa profesora edhe ky Rozhaja. Tash e ka ni dikush me këndu a nuk e di. Nuk e di, unë nejta pak edhe kom shku.
Isaku ka ardhë ma vonë, masi kom shku unë. Se jo punë e sene hajt ka thanë po shkoj pak. Unë jom shku në shpi. T’nesrit në mëngjes po vjen kerri policisë, “E kena lanë te tregu qatje mos me ardhë te shpija me t’bo problem”, thashë, “Jo njejtë si atje si këtu”, “Na po shkojmë nëpër treg po i bijmë”, ata dy hetues përpara, shoferi ma mrapa. “Kallxom bre”, thashë, “për çka osht’ se tyben e di për çka”, tha, “Çka keni pasë”, tha, “pram. A keni pasë diçka aheng ju studentat e sene?” Thashë, “A për qata a?” Thashë, “Gjo s’ka pasë aty”, tha, “Qashtu diçka, nuk e di veç për qata”, “Mirë”, thashë. A ke pa njeri kur e din diçka tani orientohesh.
Shkova thashë, “Kuku bre s’më lëshut kurrë, s’më lat’ kurrë rahat”, “Jo”, tha po qishtu qishtu, “po na vyn me kallxu drejt a kishe mujt”, “Ja”, thashë, “çka di drejt ka me kallxu” (qeshë). Tha, “A ke marrë pjesë?” Thashë, “Po, jom konë. S’më ka pëlqy qysh osht’ bo votimi e sene”, thashë, “po s’ki çka bon, s’ki qysh me ndiku”. “Po në aheng, në koktel?” “Po”, thashë, “kom qenë”, krejt ata partiasha po ishin si studenta e rrisha me ta. Thashë me filanin, me filanin, me filanin, thashë, “me qita kom nejt pak edhe jom kthy jom ardhë në shpi”, “Po a e ke pa, a ka ardhë Dervish Rozhaja?” Thashë, “Po tybe e njoh”, thashë, “Dervish Rozhajën se unë s’kom pasë punë me Dervish Rozhajën”. Student i anglishtës.
“Kjo”, tha, “kanë këndu”, tha, “dikush profesorat kangë patriotike”, thashë, “Jo, sa jom konë unë jo”. Dervish Rozhaja e këndon ata, “Cakrroma gotën”, e ka pasë gjithmonë. Po me thanë që e ka knu këta bijke që ka këndu tjerat. Thashë, “Jo”, thashë, “sa kom qenë unë aty nuk kom dëgju që ka këndu kush kangë, kërkush. S’ka pasë kangë”, thashë, “aty ka qenë koktel. E merr ni gotë pin, merr diçka, bisedojshim”. Ka qenë ai, ni student, s’e di valla dikund i Preshevës a diçka. Daut Depërtinca ka qenë ka pasë kry shkollën e farmacisë, punojke në farmaci, student i mjekësisë, e kisha edhe familjar. Qaty bashkë rrishim e sene.
Thashë, “Unë po t’kallxoj me kond kom nejt, shko pyti edhe natën e mirë”, “Natën e mirë”, jom ardhë në shpi. Kurgjo tjetër sen. Shkova e kreva ata u ktheva po takohna me Isakun edhe po i kallxoj. Thashë, “Valla erdha prej…” Tash ishte puna m’u zgjedhë ky Krasniqi, Feriz Krasniqi, rektor, a din. Po… thashë, “Jo, Ferizin nuk e njoh”, thashë, “E di që është vëllau i Selim Krasniqit”, thashë, “po nuk e njoh se s’kom pasë rast me pasë. Selimin e njoh”, thashë, “se kom pasë rast me punu në spital”, a din. Jo, po… “Jo”, thashë, “nuk di as s’di çka me t’thanë”.
Po i tregoj Isakut, ai e kish marrë vesh ma herët po u bojke që s’pe din, a din. Kurgjo. Nejse, shkoj u kry ajo punë. U zgjodh tani Feriz Krasniqi rektor. T’u dalë prej SUP-it n’qendër e takoj Selimin. I thom, “O doktor Selimi, prej SUP-it erdha”, thashë, “për Selimin m’kanë vetë”. (Qeshë). “A e njef?” “Ju thashë s’e njof se s’di”. E keshqim. Po mirë. Tani u bo nifar’ lirie, nifar’ asi. Njerëzit pak u mundojshin me ndryshu jetën, me ndryshu konceptin e asine po ai i keqi i keq jet’ gjithmonë, a din. Mundohet me ndrru po kot. Qysh thojnë, uku e ndrron gzofin po vesin s’e ndrron, s’e harron, a din. U dashke gjithmonë do të thotë m’u rujtë, me pasë kujdes e sene, po…
Anita Susuri: E kur e ka kuptu bashkëshorti juj që ju keni qenë e angazhune e kështu në aktivitete?
Mejreme Shema: Po me të thanë të drejtën si studenta, si krejt asi sigurisht edhe e ka marrë vesh. Po masi jena martu, domethanën, edhe tash frik, vjet kemi qenë në Grac te djali se djali jeton në Grac. T’u u kthy e përcollëm vajzën, ajo njana jeton në Angli, në Londër. Po tregon t’u shku rrugës, “E more ti Artan”, thotë, qishtu qishtu, “ka qenë puna. Ose u dashtë me lanë punën ose u dashtë me u nda me grujen”. P’e kqyri. A unë e disha po nuk e bojsha të madhe.
Se e di kur u vranë këta vëllazrit e Rifat Berishës në ‘49-ten, ka qenë e martune çika e Tahir Berishës e madhja me ni, se shokë janë konë gjatë luftës e mas luftës e sene. Si u vra Rifati e sene ai e lëshoj grujen. Se e majti pozitën. E nuk bojsha… flisshin, s’po don me çu në punë, qe ai s’po don me çu në punë katunar e sene. “O nuk osht’ bre”, thojsha, po kaniherë njeri kishte problem naj konfikt e sene. Baba jem thojke, “Oj bijë, kqyre, nëse ka ma shumë të mira merrja qato të mirat e për të kqijat ai pak naj sen diçka t’keqe secili ka behane, s’mujnë me kanë krejt të mirë”, “O baba jem”, thojsha, “deri ta merr vesh ai plasa kaniherë” (qeshë).
Kur po tregon thotë qishtu, qishtu. U dashtë me shku me marrë ata në pytje me diferencu, “Pse e ke marrë vajzën e filanit, familje armike?” Ky i thotë, “Në asni mënyrë nuk vjen shprehje, familja jem është familja jem”, edhe fundi fundit le të më përjashtojnë prej pune nuk osht’ problem. Ata vet nuk kanë shku s’kanë pasë guxim me… se ka qenë shumë i qetë, nuk ka bo muhabet fort me njerëz e sene. Po, jo nuk osht’ nalë jo po qishtu filani tha, kurrë s’ke mujtë me dëgju diçka keq. Unë kom qenë pak ma e hapur se i kom njoftë arsimtartë e krejt asine.
Ka qenë ai Bashota, profesor i Fakultetit Juridik. Ai ka qenë shok i djalit të Rifatit. Kur osht’ përjashtu ai prej shkolle ky e ka kry shkollën e ky i ka çu letër. Hanez letrën e tij e kemi marrë. I thotë, “Urime që ke kry shkollën”. E ata e kanë çu. Ka nejtë ai me profesorat që kanë qenë ma aktiv në Lidhjen Socialiste në parti e sene. Secili pak e ka pasë. S’ke mujtë ti me punu në fakultet pa qenë anëtar i partisë, ajo ka qenë e pamundur n’atë kohë. Po tash varet, dikush ka ditë me punu si duhet, s’u marrë me sene të kqija.
T’u bisedu thotë, “Hajt se unë bisedoj me Iskaun”. Thotë, “Isak”, qishtu, qishtu, “po thojnë ata me t’marrë n’pytje”, “S’vjen në konsiderim hiç, as nuk du me dëgju për këtë punë hiç”. Ata tani në komitet janë shku e kanë thanën… ka qenë Petar Jakshiq, ai ka qenë mësus i jem, serbisht m’ka dhanë në shkollë fillore. “Valla s’mujna me marrë se s’po vjen”, “Lene”, thotë, “se unë e shfrytëzoj rastin e marrë në pytje”. Kumeditë qysh ka ardhë puna ka shku domethonë e ka thirrë e sene edhe ka bisedu.
Ka thanë, “E kom pasë nxanëse ata edhe shumë nxanëse e mirë ka qenë edhe familjen e ka të mirë e krejt po çka ka ndodhë me to, s’e di. S’kom njohuri çka ka bo tek ka bo. As e kuna osht’ se s’e kom pytë e kuna osht’. Po unë mendoj që familja nuk merret me to sene, nuk duhet m’u marrë për bazë ose ndaju prej grusë ose maje punën”. Ma tani u shukatë, nuk e kanë, s’e kanë thirrë asniherë as kurgjo. Tek ‘79-ten kom fillu me punu.
Anita Susuri: Thatë që vitet e ‘60-ta keni fillu nëpër shtëpi shkolla…
Mejreme Shema: Po.
Anita Susuri: Ku thatë që kanë qenë kjo shkolla?
Mejreme Shema: Po mendon shtëpitë shkolla?
Anita Susuri: Po de.
Mejreme Shema: Po na kemi qenë si universitet i punëtorëve kemi pasë degën e kontabilitetit, juridikut edhe tregtisë. E kështu që u aftësojshim nxanësit. Ka qenë edhe shkolla fillore në kuadër të universitetit të punëtorëve. Ma tepër ka pasë rom sesa shqiptarë po naj kush që e ka hup vitin e sene shkonin. Mirëpo u bo shumë atraktive. Në këtë shkollë njerëzit punonin, merrnin rrogën ma të madhe e sene, vinin, e krynin. Kishin kry filloren, donin me kry shkollën e mesme asine. Disa ishin që ishin përjashtu për shkak të demostratave e sene.
Ka qenë ni vajzë e thirrshin Shote Galica. I kish pasë flokë të bukura të gjata e sene. Krejt arsimtartë t’u shku t’u e kqyrë e sene, unë s’e kom ditë kurgjo. Vjen ni drejtor tjetër, shumë i mirë ka qenë. Ai ka qenë edhe drejtor i burgut ma vonë. Tani prej drejtor t’burgut e prunë shok te na aty në universitet. Po shkoj unë me nënshkru diçka. Po thotë, qishtu qishtu profesoreshë, thashë, “Vallahi unë s’kom ditë”, tha, qishtu arsimtartë e sene, tha, “M’u dashtë me largu ata”, thashë, “Keni bo keq drejtor”, thashë, “pse me largu arsimtarëve u dashtë me ju thanë a po shkoni nëpër klasa t’juja mos boni zhurëm”, “Jo se tani m’bojnë problem të mdhojt”, e kish pas largu.
Ni tjetër ka qenë, dikund n’atë anë kah Dobreva ni vajzë e re e mirë. Edhe ajo e përjashtune. Vjen. Dy arsimtar punojshin edhe në tregti, e në ekonomi kështu në administratë edhe jepshin msim. Ni ditë ajo po e nguc diçka. Vjen vëllau vet thotë, “Valla profesoreshë”, “Hajt lema”, thashë, “se unë e rregulloj këtë punë”. E kryjtëm mësimin hypëm, kishte njani kerr prej kolegëve thashë, “Hajde të shkojmë në shpi”, e kishim rrugën nisoj.
Tha, “Valla”, tha, “qajo nxansa e jote”, tha, “s’osht’ normal e kështu”, “Mirë bre”, thashë, “a i ke pa dokumentat e sajna?” Tha, “Jo”, thashë, “Shko kqyri te drejtori. A po shkrun që ajo është përjashtu prej shkollës për shkak të demostratave? Jo. Ajo osht’ përjashtu se ka bo”, qishtu, qishtu, “jo. Ani çka po don”, thashë, “ti?” Thashë, “Çka po don? Unë nuk e mbroj, në qoftëse ka bo qashtu ani qe ku osht’ drejtori i marrim dokumentat i kqyrim. Fundi fundit janë format, mënyrat e përjashton. E jo në këtë mënyrë me thanë valla ti p’e man filanen e s’pe përjashton. Nuk është puna jeme me përjashtu. Mu s’më ka bo kurgjo, as nuk kom dokument të saj që ajo osht’ përjashtu për shkak të demostratave e sene”. U shukat.
Ma vonë tani e kom marrë vesh, vajza e ni djalit të shokut t’babës tem, me ni t’pame shkojshim na arsimtartë me pa dikond. Filanja a je ti a? “Ti mesën teme ma ke shpëtu”. Çka me bo. Tani shkolla jonë u bo do të thotë në nivelin e shkollave tjera, do të thotë, e ndrroj atë formën që ka pasë universitet i punëtorëve, u bo shkollë e tregtisë dhe hotelerisë. Mas luftës kemi punu nalt kah Gërmia që shkon ka qenë nifar’ si, çka me thanë, konvikt e gjithçka. Masanej gjatë luftës kanë banu serb, kroat e serb që kanë ikë aty. Qata na dhanë me mbajtë mësimin.
Si sindikaliste që isha u angazhova meniherë qysh me bo m’i pastru shkollat. M’i pastru shkollat, m’i rregullu e sene. shkoj unë në UNHCR, UNHCR është qitu përballë policisë, a din ajo ndërtesa kap. Po pys, s’disha ku. Thashë qishtu qishtu, tha, “U shumë mirë ke ardhë. Sot mas dite mbahet mbledhja në këtë ndërmarrjen pastrimi”, higjiena teknika është thirrë, pastrimi, tha, “Atje mbledhen janë krejt me KFOR e me të gjithë me pastru qytetin”, thotë, “edhe ti për shkolla”. Shkova, m’pranun mirë. Krejt dokumentat i mora, krejt asine.
“Çka po don?” Thashë, “Unë po du, niherë në Prishtinë ka shkolla ma shumë e sene po masanej edhe në qytete tjera. Me bo pastrimin”, thashë, “se kemi hy qashtu shpejt e shpejt. Pa u ly, pa pastru, pa kurgjo hiç”, a din. Ma dhanë ni t’hujin të organizatës të shëndetësisë. Ajo nifar’ Sara e Anglisë. Na e bom planin qysh çka tek për secilën shkollë. Mjetet, ato kantat e bërllogut, nxanësit qysh me bo me vizatu për shembull naj sen prej luftës a diçka. Ni shkollë me pasë dram, teatër. Ni shkollë tjetër me shkru ese, ni shkollë tjetër me vizatu.
Sot i mbaj mend shkolla atje te Medresja, “1 Maji” më duket ka qenë te Medresja. Shkrunte nxanësi i shkollës fillore, “O bre nuk po muj me ndëgju mësusen kah shpjegon prej sharrës që sharrit dru”. E tjetri vizatonte burën t’u pëlsit me bërllog thotë, “Qyteti u mush si kjo bure, po pëlset prej bërllogut”. Me krejt qito punimet e tyre e kemi bo kalendarin vjetor ‘69-ten, domethonë për vitin, ‘69 jo po ‘99-ten për vitin 2000 kalendarin. Ata i kanë shkepë tani në KFOR e në tona antë. Në këtë Grand nja 20 i kanë ble ata edhe krejt qato pare m’i marrë, m’i mbledhë do të thotë me ndihmu shkollat e këto.
U bo shumë mirë, ni aktivitet shumë i mirë. Vallahi as nuk kom pasë kohë me shku në shpi m’u ndrru po qysh kom shku nëpër shkolla krejt me qato qashtu kom dhanë intervistën për televizor. As nuk e kom kqyrë, se s’kom mujtë me pa. Shkova në shkollë teme shoktë, kolegët e mi veç me dalë m’u fotografu, askush kacinë s’e marrke me bo me punu. Unë me nxanës. Nxanësit më dëgjojshin shumë. “Hajde”, “Oj profesoreshë, krejt për ty kena m’i bo”. A me fshi xhama, a me pastru, a me hjekë barin, me hjekë ata.
E bom ni koktel tani për drejtora për do sindikalist. S’ka pasë atëherë fort meniherë. Qitu te Rruga e “Dubrovnikut” ka qenë nifar’ asi. E qaty për disa drejtora nifar’ kokteli e bom e nejtëm, muhabet bisedë. Po më vjen shumë mirë që ke ni iniciativë e mirë e tani ua dhashë edhe kolegëve në vende tjera, po nuk u vazhdu ajo e sene. Po fati që e morën të hujt në dorë. Atje në Prizren gjermanët e bon pastërt, e rregullun e sene. U angazhun.
Anita Susuri: Po du m’u kthy në periudhën e luftës, a keni qenë këtu kur ka fillu bombardimi e këto?
Mejreme Shema: Po. Na në mars domethonë fillun ato e sene, e ndërpren msimin. Erdhëm në shtëpi, t’u menu na që mrena mujit, mrena javës kena m’u kthy në shkollë. Po e kisha nifar’ bindje që është e pamundur a din. Kishim njerëz që i marrshim informatat, kishim, ishin lëvizjet e këto. Dikush, dikush edhe ju dha kush munët me shku deri në 50 vjet moshën e sene. S’mujnë krejt me shku me ndihmu. Na e pritshim ushtrinë po ushtria e rregullt nuk ka qenë. Ka qenë krejt vullnetar, kanë qenë fëmi që s’kanë ditë me përdorë pushkën.
Po është ai vullneti i mirë që kanë dalë, kanë shku, kanë dhanë kontributin e vet e krejt. Jemi marrë vesh, kemi bisedu. Bile na si sindikatë kemi mbledhë pare. S’kemi pasë, kah 150 marka kemi pasë rrogën që na jepke 3 përqind nga jashtë, arsimtarëve. Po qato e kemi nda edhe kemi ndihmu këto zonat e luftës. Në Skenderaj, në Gllogovc, në Komoran. Bile e pata pak nifar’ konflikti se dojshin këta të LDK-së dojshin me çu ma shumë aty këtu. Thashë, “Jo nuk shkon ashtu”, thashë, “shkon në bazë të arsimtarëve që janë në shkolla. Nuk shkon barabar. Në Komoran janë 20 arsimtar ndërsa në Gllogovc janë 100. Duhet m’i nda”.
Dy herë e kemi çu, domethonë i kemi mbledhë i kanë çu do tjerë e sene m’i ndihmu. Se metën domethonë kur filloj kështu m’u paraqit jo ushtar e sene, nuk mujshe me lëvizë m’i çu rrogat e sene atyne ndihmat po sado kudo u gjindshin diqysh. Ka qenë e vështirë për t’gjithë. Unë e kisha babën te mensa në banesë, ishte i vjetër në moshë pak i smutë. Vëllau me familje, plus kishim të Drenicës dajtë e babës që ata ishin vet në luftë i kishin gratë e fëmitë këtu te baba e sene.
Unë e kisha vëllaun me fëmi, ka qenë i ndam prej grujes. Banonte poshtë në qendër, domethonë, te Bahollt i thojshin. Ka qenë nifar’ firme Bahollt me kerre. Shkoj në mëngjes i marr thom, “Qyre, hajdi se s’i dihet puna qysh tek, hajdi në shpi te une”. Vëllau punonte në bankë, banka ka qenë në atë kohë në falimentim e sipër. Kanë mbetë ni grup edhe shqiptarë edhe serb që me falimentu. Ai ishte i detyrun me shku për çdo ditë në punë. Filloj. Me t’thanë të drejtën niherë në fillim boll vështirë. Se unë isha në lëvizje, degën e tretë.
Kemi qenë edhe në Forumin e Gruas edhe në kryesi. I morëm udhëzimet qysh m’i majtë qebët, qysh m’i mbajtë dritaret që mos me kërsit xhamat e sene e krejt. Po s’i ka thanë njeri sado kudo edhe krejt pa përvojë e asine… çka me bo, tek me bo djalin e vogël thom, “Hajde t’i marrim do shishe t’i bojmë ato mollotov e t’i lam te shkalltë. Na hift dikush bile qato t’ja gjujmë”. Mas tre-katër mujve kur i kom pa aty që kanë qenë, kisha harru që i kishim lanë na. More kush i ka lanë këto shishe këtu? Kur po m’bjen në mend, ato janë mollotov.
Vështirë ka qenë, frikë ka qenë. Kisha tani edhe vajzën me vajzën e vogël. Ajo banonte poshtë, erdh këtu bash qatëherë kur bombardojshin. Frika ishim mbulu me qepe me asi. Tash bojshim roje, dikush hypke naltë me pa rrugën këtu, me rend. Sa ka zgjatë tre muj e sa unë s’i kom deshë pantollat. Kurrë në jetë tem farmerka s’kom veshë. T’kujna i kom marrë nuk di veç fap {onomotope} ni blluzë, kurrë s’jom deshë. Me qenë gati. Ditën e parë tham hajt po bojmë diçka në tavan a din. P’e hypi djalin e vajzën. Thojsha, more zot po me bo me ra në tavan, a din në qeremide ma zi. Qitu ku jemi të gjithë s’kena çka me ba. Po kalum.
Anita Susuri: A ju ka ardhë dikush me ju largu?
Mejreme Shema: Jo, këtu s’kanë largu, nuk kanë largu. Kanë ardhë kanë hy deri në shpi, dy herë kanë hi mrena. “Kond e keni?” I kom tregu, “E kom vëllaun me familje”, “A keni dikond t’hujë?” Thashë, “Jo s’kom kërkond”, edhe nime s’kishim. Tani ma vonë dikur jo çika tezës me burrin e vet ishin kanë dikund e erdhën nja dy ditë a tre.
Mandej ni natë erdhën natën të Podujevës dikush që kanë shku me dalë në Shkup atje e s’kanë mujtë e janë kthy. S’kishin ku me shku, “O s’kena ku me shku, a bon? Kena kërsit secilën derë kërkush s’na ka çelë derën”, “Hini mrena. Qe ni dhomë, qitu çka kom, çarçafa e sene”, “O s’po dojna as bukë as kurgjo hiç, nesër në mëngjes kthehemi”. Nime u çun në mëngjes shkun. Shyqyr zotit pa asni problem.
Ka pasë, vishin rrishin s’kishin çka me bo jo dilsha me kojshi me pi ni kafe, tamon t’u u kthy prej kojshisë e nali kojshinë. Ta rrehin policia para derës. Erdha naltë ktu p’e shoh p’e rrehin. “O Isak p’e shoh p’e rrehin”, qishtu, qishtu. Ajo gruja vet i kishte do studenta të Klinës. Kapërcej gardhin e këtu e te kojshitë tjetër, aty s’ish kërkush e në qosh qatje. Thashë, “Rrini qatje derisa t’ju boj me dorë që kanë shku edhe vini”. E harroj burrin që e kanë rreh. Ai hini burri i shkreti n’shpi menzi t’u hi, çka me bo.
Kapërcej gardhin e drejt në shpi te kojshia. “O Anton, a je mirë? A ke nevojë diçka?” “Mirë jam”, thashë, “Rri edhe pak se s’dihet a kthehen a s’kthehen tani kthehet edhe Vera vjen”. Kqyr në atë anë s’pat’ thom, “Hec Verë, shko”. E vallahi goxha shumë e rrehën, goxha shumë. Nuk ka pasë asi që me largu asi po njerëzit m’largojshin. Sa u marrshin vesh hajde po bojmë diçka e po bojna roje kur të nesrit ikshin, “Po shkojna”. Thojshin, “Valla Mejrem po duhet me shku se jo fëmija”, “Po çka po m’thoni mu”, “Po çka me bo”, thashë, “Unë s’e kom ndërmend me shku kërkund, qitu jom”.
Do tani u kthyn, s’i kishin marrë, u kthyn. Kur po i shoh dritat kallë thashë kush ka hi, problemi që ka hi dikush tjetër. Kur po del, “Jo na kanë kthy”, thashë, “Mirë boll ua kanë bo, hajde rrini në shpi”. Po nuk ka pasë diçka këtu. Dy-tri herë do lera shkojshin i shkepshin tamon vijshin te na u harxhojshin. “Hajt se vijna i bijna”. T’u shku njerëzit t’u i marrë se kur të përfundon lufta kanë me na dhanë pare. O çfarë pare, ata e kishin me bo sa kanë mbetë, sa njerëz, me pasë nifar’ përqindje edhe me qata me lanë. Hajde mirremi vesh, bojmë ni marrëveshje diçka.
Na s’shkum m’i marrë, jepshin te “Bankosi” qaty, as s’shkum m’i marrë as s’erdhën tani me na dhanë a diçka. Tërheqja qysh u bo kuptohet mirë. Pastaj ma herët që u bo kjo familja e Jasharajve edhe ajo ka qenë ni, si të themi, mjaft e vështirë e sene. U mblodhëm gra e mësuse e krejt. Bile e kom shkru ni, marshi i grave… Xhemajlinë e se e takova edhe Xhemajlinë aty. Me çu bukën në te Jasharajt. Ishte simbolike se çfarë buke ki me çu, na nalën hala pa shku në Fushë Kosovë, “Kthenu”, u kthym. Unë u dashke m’u bo gati me shku, dilsha përpara me shku në punë, ato shkojshin u kthejshin te Ambasada Amerikane atje m’i lanë buktë e ato kishe që s’na lanë me shku. A din, qisi sene, demokratike pa probleme.
Anita Susuri: Përfundoj lufta, kur kanë ardhë trupat e KFOR-it…
Mejreme Shema: Kom dalë me vajzën kom dalë asine. Bash te “Grandi” i takova do kësi gazetar, ata frangjisht na anglisht. Po i tregojmë që qishtu ka qenë, qishtu osht’. Vajza anglisht, tani u inkuadrun në këto rrjedha. Shkojke tani përkthejke në luftë, atje ku janë ba lufta e sene, kur janë vra njerëzit. Sidomos kjo BBC, Anglia, Londra ka pasë shumë. Edhe ajo e ka marrë si t’themi me dalë se osht’ plagosë te Jasharajt kur ka shku me inxhizu e ka kap plumbi. Po e ka pasë këtë telefonin edhe në telefon funtat, këto funtat, paret edhe qajo e ka shpëtu…
Anita Susuri: Atë gazetarin?
Mejreme Shema: Atë gazetarin. E ka shpëtu, e ka marrë ni mulli te Jasharajt, e ka atë mullirin. E shpesh tash ka qenë disa herë këtu, ka dhanë intervistë e sene. E fotografitë e para janë prej tyne që janë fotografu, fëmitë t’u ikë e t’u dalë atje, atje. Për të gjithë ka qenë vështirë, për të gjithë. Po se çka u bo kah fundi, në fund si t’them, kush ta bon ma keq se vetja, kërkush s’ta bon. Se ta bon dikush tjetri të mbron a kur e bon vet t’keqe s’mun mbrohesh prej kërkujt.
Se u morën me do sene të kqija, me plaqkitje e sene tani u irritu edhe populli prej ushtrisë. Do të thotë s’paskan luftu me shliru Kosovën po paskan luftu për me marrë pushtet edhe me pasë pasuni. Ai avaz po vazhdon hala. Tash kudo që merr, nëse punon diçka mirë, ky s’po është me këta. 20 vjet e majte dreqi e marrtë, e tana i nënshkrove e tash për dy vjet po don krejt me dalë s’munet. Për dy vjet ni temel s’mun e rregullon.
Anita Susuri: Zonja Mejreme, nëse doni edhe diçka për fund me shtu, nëse keni harru diçka ose doni edhe diçka me…
Mejreme Shema: Po shiko, kurrë nuk thuhen të gjitha. Se i bijnë në mend ma vonë e diçka e sene. Mandej janë do sene diqysh që njeri i man pak, mendon m’i dhanë në forma të ndryshme tjera. Se nuk janë bash për kështu po janë ndoshta si kujtime, si… po thom, krejt thom, mirë, më vjen mirë që kom qenë pjesë do të thotë e të gjitha ktyne lëvizjeve i kom përcjellë. Ndoshta jo shumë aktive domethonë se thom e kom pasë ba që nuk hy dikund kur nuk e di kush janë e tek janë. Kështu ma mirë kontriboj në forma tjera e sene sesa me shku.
Nuk osht’ qëllimi me shku në burg, nuk ka qenë qëllimi. Sikur t’kishte qenë Adem Demaçi prej burgut t’parë ni desident m’u largu shumë ma mirë do t’kish pasë. Prej burgut s’munësh me bo kurgjo. Ai ka sakrifiku jetën, ka sakrifiku rininë. Vitet ma të mira, familjen e krejt. E çka? Në rregull krejt ama në burg… edhe ai vet e ka thënë, “Prej burgut s’munësh me bo kurgjo”. Munden njerëzit me bo iluzione e sene se s’ke mundësi, je çdo minut i mbyllur s’ke… po njerëzit krijojnë iluzione, krijojnë dikush ashtu, dikush ashtu.
Po unë thom që kaniherë tash ajo me veteran u bo keq, do të thotë, u rrit numri edhe tash mos bon probleme. Nuk osht’ rroga minimale për veteran, rroga minimale është për ata që punojnë, e mundësia me ia dhanë rrogën qikaq tjetër me ia dhanë nër’ dorë. Mos me pagu tatimin do të thotë. Nifar’ mënyre me, qysh me thanë, me marrë për veti. Njerëzit jashtë nuk i bojnë këto. 40 përqind për shembull në Austri ki me dhanë për shtetin. Mirëpo i ki kushtet, i ki tanat si duhet. Këtu 2 prqind, 3 përqind nuk shkon. Janë, po thom, do sene po ndoshta me kohën duhet, nuk duhet… me bo prioritet çdo gja. Ata që të kanë ndihmu, të kanë ndihmu ama nuk munësh me qenë gjithmonë… duhet me ditë o’ kështu o’ ashtu.
Kurse tantë, analist, gazetar, ma shumë po ju dhimet Serbia se Kosova. Janë në gjendje me përbi Albin Kurtin, unë nuk di pse, a din. Kur qito sene i kanë bo vet, i kanë nënshkru. Tash, “Jo ti na prishe me Amerikën”, po kush të prishi more me Amerikën? Amerika i ka puntë e veta e din çka bon e tek bon e sene. As s’nin për Albinin as tjetrin, ajo e ecë rrugën e vet. Po normalisht i ka do norma, do sene. Osht’ çështja globale osht’. Nuk osht’ ajo veç e Kosovës po është çështja globale. Do të thotë ndryshimi global. Këta tontë, katastrofë. Kur i dëgjoj kaniherë thom a janë normal (qeshë).
Anita Susuri: Ta mbyllim intervisten ma diçka pozitive, ju sot jetoni këtu në Prishtinë, jeni e penzionune a po mirreni me shkrime a diçka?
Mejreme Shema: Po, po. Unë kom punu edhe në Rrjetin e Grus domethonë kur kom dalë prej sindikatës do të thotë 2000-ten e kemi lanë sindikatën e arsimit. Unë kom mbetë në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura edhe e kom formu Rrjetin e Gruas Sindikaliste, në nivel Kosove. Kom bashkëpunu me rrjetin ndërkombëtarë të sindikatave të botës, të Europës. M’ka ra rasti me shku, do të thotë, pothuajse gati në të gjitha vendet e Jugosllavisë, përveç në Beograd s’kom shku asniherë. Edhe u arsyetojsha, “S’kom pashaportë. S’kom ku i nxjerri”, atëherë s’kom shku.
Megjithëse bisedat e këto seminaret u bojshin edhe në gjuhën serbo-kroate se marrshin shumë pjesë edhe ruse, rusisht, frangjisht. Po nuk u bojke në shqip se kishte pak, na edhe Shqipnia. Ata u ankojshin bojshin do probleme do sene, unë s’u ankojsha se unë dijsha edhe serbisht edhe anglisht edhe shqip. Do cikrrime të vogla e sene. Po kemi kontribu, kemi dhanë ni kontribut shumë të madh të madh gjatë kësaj periudhe. Prej vitit 2000 e deri në 2014-ten e kom udhëheq si koordinatore e Rrjetit të Grave Sindikaliste.
Kemi bo aktivitete të shumta, fushata. Krejt tash çka po i bon qeveria, me qeverinë që po i bojnë na i kena bo me sindikatat. I kemi çu letër kryeministrit, i kemi çu letër bashkimit të sindikatave e të gjithave tjerve. Vallahi kush s’na ka përgjegj e sene. E tash osht’ nevoja. Krejt qato, krejt i kom dokumente e sene. Tash me qato po mirren këto shoqatat e këto. Kom marrë pjesë në disa ma vonë e sene, nuk po më pëlqen ajo si barazia, barazia gjinore.
Barazia gjinore nuk është abstrakte, nuk vjen prej qiellit. Duhesh me kriju rreth ma së pari në familje. Nëse ti nuk ki mirëkuptim në familje edhe nuk e ndryshon pak familjen e fëmitë e tu tash s’munësh me ndryshu ti në publik e sene. E nuk duhet me personalizu. Unë jom nda prej burrit edhe tash krejt burrat janë të këqi. Ose tjetri, tjetri, tjetri sene. Po duhesh me marrë ti çka ke kontribu në atë familje për barazinë gjinore. Unë për veti kom punu shumë me fëmi edhe kurrë s’i kom nda vajza a djali kurrë diçka, barabart. Nuk guxon kërkush me thanë jo ti je vajzë ti s’bon ashtu. Janë rritë me qat’ mentalitet edhe sot kontribojnë.
E kom vajzën profesoreshë në Fakultetin e Muzikës, është analiste. Ka punu me gjermant te kjo Fridrih Herbert Stiftung, do të thotë, që është marrë me sindikatat e shoqatat e krejt. E thotë, ni fjalë e thotë si duhet. E ia marrin kaniherë, jo pse po gutesh, po duhesh me thanë. Ma mirë me thanë si duhet sa me tjetri. Po te na as nuk dëgjon çka thotë, krejt, kuku çka u bo s’po marr vesh kur çka po thotë (qeshë). Po thom, kom punu shumë edhe kemi, jemi angazhu me gra me vajza me krejt. Po pak ka qenë, ka qenë niveli ultë. Sepse edhe sindikatat nuk kanë funksionu si duhet.
Njerëzit e politikës nuk janë marrë me gratë, me këto sene. Ma tepër janë marrë me do sene tjera e sene. Tek tash veç ka fillu nifar’ forme ma e re, ma mirë pak m’i kombinu këto të drejta. Unë nuk jom adhuruese e asaj me marrë grujen është përla me burrin ose e ka rreh burri me qit’ jashtë me shku me ni shpi me çu me nejt me fëmi, jo. Unë e kisha marrë e kisha qit’ burrin prej shpisë. Ashtu siç bon krejt bota. Gruja, nana me fëmi ka me nejt në shpi. Ti bon çka t’dush. Qite në gjygj ndaju ajo është punë e jote.
Po përderisa gjygji konstaton domethonë ajo ka me nejt në shpi. Ku me shku ajo? Ni banesë dhetë veta vijnë përlahen, rrehen, shahen, probleme të ndryshme. Po krijon edhe probleme tjera, probleme të ndryshme. Mirëpo këtu nuk funksionon ligji ende si duhet se ish dashtë. Burri është ai që ma lehtë del edhe gjen mundësi tjera. Mirëpo këta burrat tonë, “Shpija osht’ e babës, e nanës nuk osht’ e jemja”, gjejnë mënyra gjithmonë m’i ikë obligimeve.
Anita Susuri: Në rregull zonja Mejreme, të faleminderit shumë, ishte knaqësi!
Mejreme Shema: Faleminderit edhe prej juve!