Përmes këtij hulumtimi, Iniciativa për Histori Gojore do të dokumentojë punën e PostPesimistët, një grup rinor kulturor aktiv nga viti 1995 deri në vitin 2003. Kjo shoqatë u financua nga një organizatë norvegjeze dhe ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë që operonte nën po të njëjtin emër në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci. PostPesimistët në Kosovë kryesisht ka mbledhur njerëz nga gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë, nxënësit e të cilit kishin ende mundësi të ndiqnin mësimin në ndërtesën e shkollës përgjatë regjimit të Millosheviçit, ndërkohë që shumicës së të rinjëve shqiptarë iu desh të mbështeten në edukimin e kryer në shtëpi, nën të ashtuquajturin sistem paralel të edukimit. PostPesimistët ka organizuar mbrëmje kulturore për rini, poashtu punëtori të ndryshme për fotograf dhe gazetari. Por aktiviteti i tyre kryesor ishte publikimi i një reviste nën të njëjtin emër dhe shpërndarja e saj tek të rinjtë. Revista Post Pesimistët më vonë u bë shtojcë e së atëhershmes Koha Javore.