Pjesa e Pestë
Anita Susuri: Pastaj vitet ‘97 thatë jeni martu, ‘98-ten veç janë vra Jasharajt…
Zyrafete Muriqi Lajçi: Na jem martu në ‘96-ten, ‘97-ten ka lind vajza Uridia.
Anita Susuri: E ‘98-ten veç kanë qenë domethonë kjo ngjarje…
Zyrafete Muriqi Lajçi: Po.
Anita Susuri: Qysh ka ndiku kjo pastaj n’lëvizje t’juj?
Zyrafete Muriqi Lajçi: Po këta, se unë nuk jom kanë anëtare e shtabit rajonal, qitij shtabit t’parë, ceulës t’parë të organizimit të Rugovës edhe pse e kom ditë. Se unë e kom pasë tezak Adrian Krasniqin. Me Adrianin përveç që motra e ka pasë anëtarë t’grupit ilegal, Grupit ‘Besa’. Motra ime Begija u kanë e organizune me ta, Grupin ‘Besa’. Na jem taku në Prishtinë. Ai saherë shkojke në Shqipni, atëherë si i organizun për armatim e për çkado që ka shku, na jemi taku masi u ardhë.
Veç biseda e parë serioze që e kom ba me Adrianin u kanë kur u vra Armend Daci, kur u majt mbledhja e grupit të tij, për me shënu me demostratë vrasjen e Armend Dacit. Në mramje ata ishin taku, grupi i Adrianit me Gzim Sejdiun e Nysrete Haxhiaj e Alban Neziri e t’gjithë këta që na t’gjithë njiheshim. Erdh te banesa jonë edhe po m’thirrë. Tash, dikush, s’e di kush e çeli derën tha, “Adriani”, ajo motra msyni me dalë se ajo edhe moshatare n’klasë me to edhe n’grup.
Ai tha, “Jo po kom punë me Zyrafetin”, m’thirri, “Tezake a bon deri te dera?” Thashë, “Hajde”, se na ishim veç na tonat. Tha, “Jo, po kom ni punë me ty”, tha, “a bon me na vu n’lidhje me Ali Lajçin”, thashë, “Pse?” Tha, qishtu qishtu, “Puna ma serioze, e kanë vra ni student nashti ke ni”, nuk po m’kujtohet a pata ni a s’pata ni, s’o t’u m’u kujtu. Tha, “Na e kem ndërmend me ba demostratën ma radikale. Nuk e kem njet me nejt qysh kem nejt deri tash po po du me marrë mendimin edhe t’dikujt pak ma t’pjekun se nuk du me marrë përgjegjësinë. Vrahet dikush në demostratë që me thanë qe çka bojnë. Boll u vra njo e m’u vra edhe dikush tjetër”.
Thashë, “Tash natën ku me ardhë prej Prishtine në Pejë”, ish e pamundur, thashë, “Unë lidhjen muj me t’i vu po për sonte jo”, tha, “Ani hajde me mua”, tha, “hajde”, a din, “hajde në mbledhje, e kem ni mbledhje”, tha, “edhe ki me ndigu krejt çka po flasim të nesrit me shku për Pejë edhe me folë me Alinë. Thashë, “Po po vi”, edhe shkova. Secili i kish propozimet e veta po gjithqysh qëllimi ish që vrasja e Armend Dacit m’u shënu me ni demostratë të madhe edhe me ni demostratë ma radikale me rezistu forcave policore me ju tregu që boll osht’ boll.
Po tash aty e lanë që t’nesrit dikush m’u taku me dikond, dikush me dikond. M’doket e përmenden Hydajet Hysenin edhe dikond, tash nuk osht’ t’u m’u kujtu krejt. Po ke fjala, unë me ardhë në Pejë me taku Ali Lajçin. Nuk e di qysh, pse nuk erdha unë në Pejë. I thashë, “Jo ti në Pejë duhesh me shku vet”, po m’duket që i thashë që nuk muj me ia prezentu mirë qëllimin a nuk e di qysh u kanë puna, tash e kom harru pak. Thashë, “Ti me shku në Pejë vet edhe nuk besoj që munësh me gjetë Alinë”, se ai e ka pasë shpinë në Treboviq edhe pshtjellt me gjetë edhe ti kur s’ke kerr, atëherë n’atë kohë me autobusa t’hupke dita.
Thashë, “Ti me shku te Salihi, te Selmani në Vitomiricë e kanë shpijen ngat rruge edhe qashtu i takon”. Po edhe ashtu ish humbje kohe. Ai dojke me ardhë m’u taku, me marrë mendim m’u kthy. Thashë, “Po dal p’e thirri Salihin”. E thirrsha ni telefon kështu t’shpisë që e kanë pasë. Thashë qishtu, qishtu, “Tezaku”, e dijke ai për kond o’ fjala, “ka nevojë me bisedu me ty”, tha, “Vallahi unë nuk muj me dalë po qe del Selmani edhe takohet me to”.
Ish konë dalë Selmani e ka pritë në stacion të autobusave edhe e ka marrë janë shku te Ali Lajçi në Treboviq. Kanë folë e kanë bisedu e i kanë, çka kanë bisedu, diku besoj osht’ e shpjegune nëpër librat e Adrianit. Edhe u mbajt ajo demostrata. Mas atyhit dikur me Adrianin mbet i lidhun edhe Salihi, bile shumë ma tepër se une. Se u takojshin ma shpesh. Bile niherë i kish pasë thanë kështu çeltas, “Me na liru shpijen në Rugovë”, “Pse çka po don?” Ky t’u e nguc, se ai… thotë, “Po m’vyn, mos m’vet veç me m’i dhanë çelsat”. Vjen ai i merr çelsat këtu.
E tash ata e kom pasë tezak t’nanës ai tezake po ai i ka konsideru dajtë tonë, t’mit edhe t’nanës tina dajë. E thotë, “Du me shku te dajtë në Bralaj se ata s’rrijnë rahat, kanë diçka”. Salihi e merr vesh e thotë, “Po more, s’ka problem”, ia jep çelsat. Ai del me ni shok e shkon bjeshkëve, dajtë atje në Bralaj, qatje te dajtë e mi edhe furnizohet me tamon çka ka pasë njet ai me marrë. I bjen i len n’shpi tonë. Që nisa diçka me thanë, ma herët, çka ke pytja për, për UÇK-në n’vitin ‘98. Po du me thanë fillesat i kom pasë pak para ‘98-tes përmes Adrianit, qita deshta me thanë.
Plus vrasja e Adrianit normal që u kanë ushtari i parë që u vra në uniformë edhe mërzia që e kem përjetu na mas vrasjes t’tij u kanë e madhe shumë edhe për shkak t’lidhjes familjare (qan) po edhe për shkak t’shoqnisë që kem pasë me ta. Tash kjo Salihin e ka pasë godit vrasja e tij shumë. Po tash na që kem pasë lidhje edhe me Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës, me Bari Fazliun. Kur u vra Adriani, Bariu pat’ kalu… se kjo osht’ prap edhe ni temë tjetër, kjo pjesa me Bariun edhe lëvizja. Po kur u vra Adriani, Bariu pat’ kalu këtë zonën e Dukagjinit i organizun.
Normal ndihmesa jonë u kanë e domosdoshme për me kalu ai në qat’ zonë që e lidhë me Shqipninë. Tash na e kishim lidhjen me Tahir Gjonbalën. Unë isha kanë niherë në Shqipni me Tahirin edhe me ni të afërm t’tij të Tropojës atje, Rexhë Dollapi. E disha rrugën. Po tash me shku dy here për zonë kufitare ish pak e zorshme edhe isha martu. Atëherë po kom pasë edhe çikën kur u vra Adriani, ish e pamundur domethanë. Jo s’bohej fjalë domethonë gru me fmi t’vogël me shku edhe niherë nëpër kufi, nëpër mal. Ish e pamundur tash, po ish e mundur, me ia kriju lidhjen.
Tash unë përmes Bahrisë krijojsha lidhje e nëpërmes Salihit me Tahirin. Tash ai patëm dëgju përmes ni djali tjetër që u kanë në LKÇK që Bahriu osht’ në zonë të Dukagjinit edhe konkretisht në Broliq, te këta Lulajt. Bile qitash p’e tregoj ni rast se m’lidhet me LKÇK. T’u shku unë n’takim me Bahriun, se unë jom konë në treshe të Bahriut. A dinë, i kom njoftë edhe do shokë tij po atëherë me pseudonime nuk e kom ditë kush janë. Po kështu n’familje jom kanë disa herë e motrën e tij e disha që rrijke në ilegale me Bahriun e kështu. Po për m’u taku kështu me dy sy që thuhet, nifar’ mënyre e kom pasë të drejtën veç me Bahriun.
Tash t’u shku unë n’takim, ai Ragip Lulaj, edhe ai i organizun në LKÇK, ai veç ish kanë. Tash atje na t’u shku, ku shkojmë kah Taslixhja, kur kalojshim n’fund të Velanisë ajo rruga që t’çon kah parku, tash unë dojsha, e kisha ngjit’ nifar’ rrugice majtas m’u taku me Bahriun. Ky, tash s’e di a ish taku me Bahrin se s’e kom vet, po me dikond të Lëvizjes për Çlirim po. Ai t’u dalë rrugës kështu përpjetë. Tash unë t’u e pa ata, ai t’u m’pa mua. Zona ish ku nuk ish normale me kanë. Se as s’ish zonë e banimit, na e dishim ku banojmë te dytë. As s’ish zonë e ligjeratave që i majshim nëpër shpija as kurgjo.
Ai po m’sheh për së largu edhe tash t’u menu ai që ma vonë kur folshim m’tregojke, a me përshëndet a mos me përshëndet. Ai u kthejke prej banimit ilegal, unë t’u shku n’takim ilegal me përshëndet a mos me përshëndet, na u njifshim. Thashë, po more po e përshëndes, edhe ma keq ish mos me përshëndet. “Çka po bon Ragip? A je mirë?” “Qe ti?” “Çka dole?” “Qe valla, qitu deri te ni shoqe”, “Po qe edhe une deri te ni shok”. Dikur ai me atë rrugë, Salihi m’pritke ma larg se ish rrezik m’u burgosë a diçka bile me ditë çka po ndodhë.
Tash ai t’u shku ma naltë takohet në Salihin edhe keshin këta. Thotë, “Qysh bre u bom t’panjofshëm njerëzit e njofshëm? Gjithë ditën po rrijmë bashkë”, edhe dilshim nëpër ato lëvizjet e studentëve që janë kanë në Kodër të Trimave, në Kodër të Diellit. S’e di a i ka shpjegu dikush. Janë kanë takime për çdo natë. Korza u konë mbyllë, korza n’qytet poshtë edhe u majke si shëtitje e studentëve në Breg të Diellit. Nisshim te Furra e Qerimit edhe shkojshim rreth e rreth e deri n’fund atje te banesat e Bahriut e të Fahriut. U kthejshim prap qasaj rruge, e vishim deri te Furra e Qerimit, shëtitore. Po ajo ish për m’u takua. Ish me lëvizë. Thjeshtë karakterin e ka pasë me lëvizë, mos m’u nalë studentat.
Tash thojke, “Na për natë po dalim bashkë në ato takimet e mbramjes e tash s’po njihem”, e keshnim qishtu me atë Ragip Lulin. Qishtu, që e lidha tash, tash kur ke puna me dalë për UÇK që deshta me lidh, tash kur kish çu fjalë Ragipi Salihit, “Hajde se kom atë shokun ktu”. Na e dishim kush osht’, që osht’ Bahriu. Shkoj Salihi ish taku me Bahriun aty. Se kjo pjesë i takon Salihit me shpjegu, po masi ra fjala p’e përmendi. Bojnë bisedë qysh me dalë tash për kufi.
Salihu tregon thotë, “Unë vet nuk e kom shkel kufinin knej”, kah kërrshi i ujkut që i thojshim ni pjese e me dalë atje, për Plavë e Guci, thotë, “Zyrafeti u kanë po tash e ka çikën e vogël s’bohet fjalë për këtë punë. Po muj m’i çu fjalë Tahirit edhe muj m’u organizu”. Tash organizimi ka vazhdu. Ajo pjesa qysh ka vazhdu përmes ktyne djemve, nuk e di bash mirë. Nuk ka shku shumë gjatë u vra edhe Bahriu.
Tash qito dy goditje me Adrianin edhe me Bahriun që për te dyve, po thom unë, Adrianin e kom pasë tezak normal që m’u ka dhimtë edhe ka kjo ana familjare. Po Salihin e ka goditë shumë si shok e si djalë i ri. I pari m’u vra në uniformë të UÇK-së shumë u konë pa mërzit. E kur u vra edhe Bahriu atëherë ma s’ka pasë të ndalun. Atëherë thojke, “Unë ka me dalë çeltas, nuk ka ma…” veç uniformat s’janë kanë ardhë e kështu, “Po krejt njerëzit që i besoj e që i njoh ka me ju thanë që veç kur të takohemi ni ditë në Rugovë edhe ta bojmë kështu çeltas organizimin”.
Atëherë jem dalë na në ‘98-ten kah fundi i majit, a dinë, këta me Selmanin qysh i kanë kontaktu njerëzit e qysh i kanë gjetë e… i kanë pasë ba do baza këtu nëpër Fushë të Pejës te do t’njofshëm që i kanë pasë. Familjen e Ibrahimit Nikçit që e përmenda pare, te do njerëz. Ato i takon ma shumë Salihit m’i thanë se masi nuk jom kanë, nuk i njoh, nuk osht’ që m’takon m’i përmend. Dhe na patëm vendosë me dalë në Rugovë. Tash unë e Salihi edhe ni nipash i tina, u kanë, s’di a u kanë student atëherë a nxanës m’doket u kanë edhe dikush prej shokve t’tij që lëvizshin, u enshin. A dinë, herë në Rugovë herë në rrafsh.
Patëm vendosë me dalë në Rugovë me çelë derën edhe me thanë që qitu osht’ shpija e filanit që po merret me qit’ punë. Salihi e ka pasë kontaktu edhe Ramushin, a dinë, edhe e kishim si me thanë, ato, si me thanë, udhëzimet e sakta edhe t’sigurta qysh me fillu. U vendosëm aty n’shpi. Atëherë Besnik Lajçi e këta të parët fillestarët e organizimit çeltas, se në Rugovë aty e ke marrë pushkën ke dalë për ledinë veç uniformat s’janë kanë ardhë hala.
Atëherë u kanë dera çelë për çdo ditë për kon do që ka dashtë për m’u organizu në emblemë të UÇK-së. Në qoftëse veç edhe ni kapuq e ke pasë me emblemë ose thjeshtë ni emblemë me uniformë kështu, pa uniformë po me rroba civile, ti je llogarit i organizun në UÇK. Atëherë qashtu, fundi i mujit, fundi i mujit maj ka shku qashtu, fillimi i qershorit masanej ka dalë edhe Selmani me familje. Se e ka pasë nanën plakë e derisa e ka tërhjekë edhe nanën, nuk ka mujtë me dalë me nanë plakë edhe 82 vjet i ka pasë edhe që ka pasë pak problem me ecë, me dalë bjeshkëve. U dashtë m’u organizu me ni formë, me post blloqe të policisë qyshdo koftë, me dalë në mënyrë kështu me automobil.
Kur u dalë edhe Selmani naltë pat’ ardhë edhe Ujkani prej Gjermanisë, Ujkan Nikçi, atëherë ma veç pat’ dalë legalisht kjo Ushtria Çlirimtare për Rugovë. Po atëherë nuk e ka pasë emërtimin e organizimit brigadë. Atëherë ka qenë e organizune si shtab rajonal i Rugovës edhe patën shku masanej për armët e para, armët e dyta. Se qashtu na e njehim, armët e para, armët e dyta, armët e treta. E dikur ka vazhdu kur u formu brigada në nëntor, atëherë Salihi veç u kanë pasë plagosë. Ka nejt i plagosun në Spitalin Ushtarak në Shqipni ni muj e diçka. Masanej ka ardhë qashtu i plagosun.
Masanej u bo riorganizim e mas asaj paqes së Holbrooke që u kanë ajo e ashtu quajtura paqja e Holbrooke, atëherë u formu brigada 136 Rugova. Prej aty pastaj ka vazhdu kjo pjesa ushtarake me gjithë organizimin me bataljone, me njësite qysh i takon organizimit ushtarak. N’atë pjesë t’organizimit unë nuk jom kanë pjesë aty e strukturune. Unë normal që e kom ndihmu se Selmani u kanë zëdhendës i brigadës edhe Salihi edhe pse u kanë komandant ai ka ardhë naj herë n’shpi se na jem kanë zonë e lirë. Ushtria ka nejt në kazermë po janë kanë njësitet që e kanë mbrojtë prej të gjitha pikave zonën.
[Këtu ndërprehet intervista]
Anita Susuri: Ishe t’u na tregu për fillet e luftës ‘93-ten…
Zyrafete Muriqi Lajçi: Po prej pjesës të organizimit të luftës të shtabit rajonal të Gjakovës unë përveç ndihmës që ka dhanë secila grua njësoj si unë, nuk osht’ që jom angazhu kështu drejtpërdrejt në struktura të UÇK-së ose që kom dalë, për shembull, siç ka pasë shoqe që kanë dalë në front. Por, kom ndihmu për aq sa kom mujtë me ndihmu aty n’shpi. Meqenëse, thashë edhe niherë, që ka qenë, pothujse nifar’ shtabi shtëpija jonë.
Për periudhat kur ka pasë shumë refugjat t’cilët kanë dalë nëpër Rugovë prej zonave të rrezikune, prej Dukagjinit e prej zonave tjera, edhe prej Pejës, të gjitha gratë e fshatit tonë edhe krejt Rugovës, ditë e natë janë munu që me ju kriju kushte bile s’paku derisa janë aty në Rugovë e prej Rugovës kanë kalu nëpër zona tjera në Shqipni e në Mal të Zi kudo që kanë shku. Çikën e kom pasë t’vogël, Uridijen. Djalin Dritanin ende s’e kom pasë lind, osht’ lind me 6 tetor pastaj në vjeshtë.
Me aq sa kom pasë mundësi me ndihmu qishtu n’qit’ nivel siç ka ndihmu kunata jem, për shembull, kunatat e mia po thom edhe vjehrra, nuk osht’ që jom angazhu diçka enkas. E vërtetë osht’ që jom kujdesë për çdo dokument që e kanë pru ose Selmani ose Salihi ose shoktë e tyne. Për çdo letër që e kanë pasë t’shkrune, për regjistrat që i bojshin të ushtarëve, për ato jom kujdesë deri në ofenzivë. Në ofenzivë pastaj kur kemi arritë me dalë m’i marrë fminë dokumentet të gjitha kanë mbetë edhe janë djegë ose i kanë marrë kur kanë hi ushtria serbe nuk e dimë çka osht’ fati i dokumenteve.
Anita Susuri: Ofenziva n’prill ka qenë?
Zyrafete Muriqi Lajçi: Ofenziva ka qenë në prill. Në Rugovë ka fillu n’fillim t’prillit niherë me granatime në disa fshatra. Por luftime të mëdha janë zhvillu me 18 prill në Qafë të Hajles. Përpjekja e parë e forcave serbe që ka qenë e ushtrisë me ardhë kah Qafa e Hajles dhe zbrapsja e parë që ju ka bo prej UÇK-së dhe me 19 prill kur janë zhvillu luftime t’rrepta kur u vra Selmani, u vra Besnik Lajçi, Ramush Lajçi, Xhavit Lajçi dhe dëshmorët e tjerë të asaj beteje. Për Grykë të Rugovës kanë hy kanë hy edhe për Qafë të Qyqes.
Prej t’gjitha anëve, pikave ku ka pasë mundësi gjeografikisht kështu me hi. Se zona si zonë malore osht’ e vështirë për me hi këmbësoria e ushtrisë armike kanë arritë me hi në Rugovë. Rezistenca u kanë boll e madhe po raporti i forcave u kanë shumë i pa barabartë edhe ka qenë e pamundur me mbrojtë frontin pa u thy. Ni faktor tjetër që ka ndiku që nifar’ mënyre rezistenca në Rugovë me marrë kahje tjetër kanë qenë të plagosurit e zonës të Dukagjinit që kanë qenë në Rugovë.
Në mes të territorit të lirë, kushtimisht të lirë, në atë kuptimin të mbrojtur prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe mbrojtjes së ushtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dashtë m’u marrë vendimi me i dërgu ushtarët e plagosur në Shqipëri. Ushtar ka pasë pak, ata ushtar që janë kanë u dashtë disa m’u kujdesë për popullatën civile. Disa m’i dërgu t’plagosurit kështu që ka ra territori si zonë e lirë. Jo krejt territori, ka ra ni pjesë e territorit po na si popullatë civile që jem kanë aty jemi detyru m’u zhvendosë.
Anita Susuri: Si jeni largu?
Zyrafete Muriqi Lajçi: Ditën e, me 18 prill.
Anita Susuri: ‘99.
Zyrafete Muriqi Lajçi: ‘99-të kur filloj msymja kah Qafa e Hajlës që ish plagosë Xhavit Lajçi. Na në familje e morëm vesh që u plagosë Xhaviti edhe pastaj vonë kur dolën ushtarët prej shtabit me marrë e me dërgu në mjekim të matutjeshëm diku në Mal të Zi, se në Shqipëri u kanë e pamundur përmes bjeshkëve me borë. Janë kanë edhe do mjekë të Pejës që kanë qëllu aty, e kanë konstatu që plaga e tij në kushte të tilla të luftës m’u trajtu edhe e dërgun Xhavitin atë natë në mbramje.
Na jem kanë aty në shpi edhe kem pasë edhe familjarë tjerë të familjes ma të gjanë që patën dalë ditëve të fundit pasi filloi m’u braktisë Peja pas sulmeve të NATO-s. Të nesërmen gjithë ditën ka pasë luftime në Qafë të Hajles. Këta, Selmani u kanë atë natë që e kanë përcjellë Xhavitin, u kanë në shpi, dul me Adnanin edhe me do shokë tjerë në front. Se fronti prej venit ku kem nejtë na… na kem nejtë me ni shpi, jo shpi tonë se u kanë shumë zonë të egër kështu malore edhe u kanë e pamundur në kushte të dimrit me nejt atje. Kem pasë dalë me ni luginë në shpinë e vllaut të Dritan Lajçit, që osht’ ky Dritan Lajçi jurist që osht’.
Na kem nejtë aty edhe tash atë natë masi kanë përcjellë Xhavitin, Selmani u kanë aty natën. Në mëngjes herët kanë dalë te njësiti i fshatit Pepaj për me pa si kanë shku luftimet e ditës përpara. Ndërkohë ka dalë edhe Salihi me Besnikun edhe me këta ushtarët e tjerë, edhe ato luftimet që janë zhvillu atje janë ma shumë se ni orë verës me ecë në kamë, larg prej shpijave ku jem kanë na. Na i dëgjojshim e kishim të qartë që tanë ditën janë zhvillu luftime.
Po tash Besniku u vra shumë herët në mëngjes, Ramushi u vra pak ma vonë. Na morëm vesh, erdh lajmi në fshat që janë vra ata dy. Po deri në pramje na nuk e kem ditë qysh janë zhvillu luftimet, nuk na erdhën lajme tjera. Ato tjerat të kusherive krejt na familjarët që jem kanë, kryesisht gra me fmi se burrat krejt janë kanë në front. Tash prej mramje erdh Salihi me ni shok të vet, me Avdi Lajçin, edhe po tregojnë që ai nuk e kish pa se ish kanë nda me Selmanin në front gjatë luftimeve.
Nuk e ka pa që u vra Selmani po masi u kthy prej ni pike ku ka vëzhgu mos po hijnë forcat serbe prej nifar’ vendi që i thojmë na Hajla e Vranovcit, tash i ka thanë dikush që ai grupi që janë kanë t’u tërhjekë Ramushin, e Selmani u kanë me ta. Janë ardhë tanë veç Selmani nuk u ardhë. Aty na e morëm me mend që ka mujtë m’u vra. Bile, Salihi a din, ish mërzit e lodhë e luftime me borë në shokë që thuhet tanë ditën. E plus edhe përgjegjësia shumë e madhe për mos m’i lanë me hi forcat armike.
Po erdh hini mrena, i tha nanës të vet, qishtu… niherë na i shprehëm ngushëllime për Besnikun edhe për Ramushin e këta që e ditëm sigurt që janë vra. Tha, “Sipas fjalëve që m’i thanë ushtarët që janë ardhë, edhe Selmani osht’ vra”, po na tërheku vërejtjen mos me kajt kërkush. U kanë moment shumë, shumë i vështirë (qan). Nana vet i tha, “Deka osht’ për burra”, kom harru cilën fjalë, po ky, sa ish lodhë shumë e qysh ke pshtetun aty, a din, e qiti kryt qishtu {lartë}, normal i mërzitun po kështu t’u u majtë e zuni gjumi.
Nja ni minut me thanë, erdhën e thirrën. Thanë, “Po të thirrin atje naltë në shpinë e Sylve”, në shpinë e qitij Besnik Lajçit, “se kanë ardhë prej shtabit e duhet me kqyrë qysh me ia ba, se forcat serbe kanë shku ka ni fshat tjetër edhe duhet me ditë qysh me ia ba me popullatë civile”. Ai shkoi, dola deri te dera me përcill. Thashë, “Çka me ba?” a din, “Çka me ba, qysh osht’ fati i familjes tash?” Diqysh si në besim, thashë hajt te ves. Se ish motra e Selmanit e gruja e fmija, nana plakë e. Po nanën e ka pasë gru burrnore që ajo hiç, hiç nuk u tregu që po mërzitet, u majtë shumë. Po prej qasaj që u majtë shumë besa u smu e vdiq mas lufte shpejt.
I thashë, “Çka me ba?” Tha, “Çka të bajnë krejt katuni edhe ju, mos luni prej shpije”. Tash ajo, “Mos luni prej shpije”, ish goxha e pamundur se tash ato situata u zhvillojke ndryshe, jo qysh e kishe planifiku ose qysh dojshe ti. Kem nejt na gjithë natën t’u pjekë bukë se thojshim vijnë ushtarët e s’kanë çka me hangër. E mërzitu, si ajo natë mos u harroftë. Kem pasë edhe mesat aty, çikat e dëshmorit, Sokol Nikçit. Dilshim herë dy veta, herë dy veta te kodra me kçyrë mos po vjen Selmani (qan).
[Këtu ndërprehet intervista]
Tash na gjithë ditën kajtëm atë ditë për Besnikun se ishim edhe afër me familje të tij. Ai në fakt familjen e ngushtë nuk e ka pasë në Rugovë, po i ka pasë do mixhollar e do gra të mixhollarëve kështu. Shkum na me i shprehë atyne ngushëllime, u kthym. Tash kur erdhëm këtu në shpi te na, nana s’mujke me dalë, se të kallxova që ajo pak e kish problem me ecë. Na u ulëm qaty te nana, ka pasë qef gjithë kur vijshim prej dikahit me ju ulë afër e me i tregu.
Tha, “A ishin mërzit prej Besnikut?” U mërzit edhe ajo se ju dhimke, se si djem të vet m’i pasë. Na t’u i tregu qishtu, qishtu erdhën qito kunata e Drita Lajçit që thashë. Ato me na shpreh ngushëllime neve tash për Selmanin. Po tash ato e panë që na s’jem t’u e ditë. Se na për Selmanin s’kishim nie. Nejtën pak u çun. Pijnë kah ni kafe, u çun. A din ishim kështu afër me shpija po s’thanë kurgjo. Na t’u thanë, “Qysh more na kqyrin qaq çuditshëm ato gratë?” Ato krejt t’u ditë e t’u ju ardhë zor, t’u pa që na s’jem t’u ditë. Na krejt bisedën, qysh u vra Besniku, qysh u vra Ramushi.
Qysh kur mirret vesh që u vra Besniku, diqysh familjen e ki dikond në Prishtinë e dikond, s’u dike kah e ki familjen. Na s’e dishim se ai nashta e ka ditë. Na qashtu s’mujshim m’u pajtu. Unë për veti personalisht s’mujsha m’u pajtu që osht’ reale që u vra Besniku. Tash shkoj dita, ra terri, pritshim me ardhë këta djemtë, këta të ritë. Këta ma të ri që ishin ose ata të fshatit ose këta nipat tonë të familjes, s’vike kërkush. Tek kur i ra terri tokës erdh Salihi me qat’ Avdinë që na tregoj. Tash na deri në mëngjes masi shkoj Salihi t’u shpresu mos po kthehet Selmani.
Motra e Selmanit që u kanë edhe kjo kunata jem, gruja e vet, dy llavora të mëdhej bukë i patën gatu. E gatuj bukë e qiti aty. Thojshin, “Edhe nëse dalim”, se qysh tha Salihi, “Nëse del katuni, dilni”, thojshin, “Vijnë ushtarët e le të ka bukë për ta”. Qashtu fminë i zuni gjumi. Ai djali, se i madhi u kanë në Shqipni, i Selmanit, i dyti Arbëri s’kish kush që e pajton. A din, s’mujke m’u pajtu.
I kish veshë teshat e UÇK-së edhe tash thojke, “Nuk i heki”. Ai i ka pasë 14 vjet po armë kem pasë boll për gra e për fmi e për… e kish ni automat, e majke qishtu para durëve edhe para se me shku Salihi naltë p’i thotë kjo gruja e Selmanit, Nexhmia, i tha, “Fol me Arbërin se s’o ka don me hjekë uniformën”. Salihi nashta edhe s’mujti kështu m’i thanë edhe, a din, s’i tha kurgja. Ai gjithë ditën të nesërmen derisa jem shku për Shqipni s’e ka hjekë atë uniformë. 14 vjet i ka pasë. Po ju doke vetja qe ka metë përgjegjës për neve.
Tash që nisa me thanë parë, na tanë natën herë dy veta, herë dy veta del deri te kodra e kqyr mos po kthehet Selmani. Se na erdh ni lajm prej ni ushtari, tha, “Kanë nisë m’u tërhjekë anej kah Drelajt”. Na thojshim, “Nëse ai veç gjallë osht’ nuk e len ja pa na çu fjalë, ja pa ardhë diqysh”, edhe thojshim, “Mos po nihet naj kah kodrave t’u thirrë, e qëllojmë bile jashtë te nijmë për me shku m’i dhanë ndihmë”. Qashtu erdh mëngjesi, na kush pa vu gjum n’sy, normal të mërzituna si na ma. Na vike zor prej gjyshes shumë, prej nanës. Po ish e pamundur me mshefë dhimbjen brenda vetës.
Kur u ba mëngjes erdhën do burra të katunit, Shaban Balia edhe, tash po harroj edhe kush u kanë, edhe thanë, “Ka vendosë katuni me dalë në shpellë”. Osht’ ni shpellë në dalje të fshatit kah shkojmë për Hajle e në qet’ nifar’ venit. Osht’ nifar’… edhe fort si shpellë nuk osht’, po ni guri ku munësh m’u strehu. Edhe tha, “Me ardhë edhe ju me neve”. Tash qysh me dalë na, e kishim nanën plakë që nuk mujshim me lanë. Tash na patëm vendosë mos me dalë. U kanë nifar’ qëndrimi i familjes kështu që mos me lëshu shpinë.
U kanë shembull familja e Jasharit, shumë shembull i madh për neve që me qëndru deri në fëmiun e fundit edhe mos me lëshu venin. Po erdhën dy-tri herësh, erdhën qita burrat e fshatit, thanë, “Krejt po dalin, mos u boni tash ju me i metë peng pastaj juve që nuk janë dalë fshati për shkak të juvin”. Atëherë erdh ni nipash i joni, Rafeti, që ish kanë me tërhjekë familjen e vet me ni zonë shumë të largët. Kur ka ni që ka fillu ofenziva, nuk ish shku m’i marrë hiç prindërit e vet atje, po kish ni që, tash, po duhet m’u tërhjekë fshati e kështu.
Tha, “Krejt katuni po thojnë që duhet me dalë, duhet me dalë edhe ju”. Gruja e Selmanit edhe motra e Selamnit thojshin, “Jo na s’dojmë me dalë, pa ardhë Selmani s’dalim”. Tha, “Jo duhet me dalë”. Tash e bom dert edhe çka me ba puna e gjyshes, qysh mujmë me çu gjyshen. Tha, “Ose e gjejmë ni kalë ose unë gjyshen e marr në shpinë”. Ia prunë ata të katunit dikush ni kalë, e murr’ gjyshen. Unë me dy fmi të vegjël, qito mesat, krejt fëmi. Na qysh me thanë, ma i madhi u kanë nashta s’i ka pasë 17-18 vjet, djalë ose vajzë. Djemtë janë kanë të ri, qita dy djemtë që na metën neve kah 14 vjet. Po vajzat janë kanë pak ma të mëdha.
Shkum në shpellë edhe tash u përshëndeta me Nexhminë edhe po më thotë, “Hajt se bukë ju çojmë na, se unë pa marrë vesh për Selmanin nuk e lëshoj shpinë”. Shkum na atë ditë nejtëm gjithë ditën në shpellë. E kisha zor tepër se nifar’ mënyre u dit që Selmani ma nuk osht’, po e kisha zor prej vjehrres teme (qan), shumë e kisha zor me paraqitë vetën sikur osht’ gjithçka t’u shku mirë. Se më vetke kaniherë, se djalin e kisha të vogël, a din, e kështu të pshtjellun në pelena. Çikën e patën marrë çikat.
Thojke, “Qysh osht’ ai djalë? Ai ka me u mërdhi”, thojsha, “Mirë”, e kthejsha krytë knej. “A dite gja ma? Kah janë ata, kah o’ Selmani? Kah o’ Salihi?” S’kisha qysh m’i thanë, a din, e kisha zor m’u mshefë. Ma zor e kisha para saj sesa krejt, krejt pjesa tjetër e vështirësive që ish, krejt ish e vështirë. Nejtëm gjithë ditën qaty në shpellë. Në pramje prap janë shku do burra të fshatit edhe iu kanë thanë këtyne dyjave, “Ose me dalë ju ose krejtve po na merrni në qafë”. Nifar’ mënyre i kanë bindë.
Besa ju kanë thanë, “P’e marrim telefonin satelitor, folni me Salihin edhe në qoftëse thotë Salihi me dalë me dalë”. Atëherë fjalë mas fjale nuk p’e di bash mirë. Se kjo kunata kallxon shumë mirë. A ju ka thanë Salihi, “Delni mos i merrni n’qafë katunin, mos t’bohet dikush që për shkak t’jujin me mbetë aty”, nuk p’e di mirë qysh u kanë situata po ishin pa dalë edhe ato. Po ato janë shku te ni shpi e ni fshati tjetër atje, fshat Kushtan, prej qatjehit ku jom une. Kanë nejtë qaty deri n’mëngjes me ditë çka po ndodhë n’mëngjes.
Atë natë granatojke NATO-ja, o’ thojshe ti që po don m’u ça qaty shpella sa shumë u nijshin ato detonime të fuqishme. Ata normal që kishin pa granatu nëpër pika t’forcave serbe që janë kanë nëpër Grykë të Rugovës e kah janë kanë forcat serbe po u nijke shumë, e bijke gryka. Tash prej pramje po vijnë dy kusheri me, normal ata, t’armatosur, pjesëtarë të njesisë aty edhe thanë, se i kish pa çu ni kusheri i jemi, Selezi që osht’ lahutar tash shumë i njohur. I kish pa thanë, ‘Kush del e që shkon i merr fminë e Sali Lajçit e nuk i len m’u mërdhi n’shpellë’.
Ata vijnë, ata dy. Zefë Shabani edhe ai Pajaziti a s’e di cili u kanë. Thanë, “Na kanë thanë me ardhë m’i marrë fminë” thashë, “Jo s’muj me lanë nanën, qysh me lanë grun plakë”, “Qe janë mesat e çikat, e janë këta dy djemtë”, 14 vjeç që ishin njani i Selmanit njani nipash, “me shku atje gjithqysh”, thashë, “Nanë qishtu po m’thojnë”, “O’”, tha, “shko se”, tha, “na qit’ djalë mezi kem pritë me pa, e qiky bile mos t’mërdhihet”. Se ish tepër ftoft aty, shpellë ma. E dhezshin do zjerm, ni grim zjerm e dhezshin n’fillim të shpellës, ni grimë në fund. Kërkush s’kish shansë aty me përjetu t’nxehtit.
Shkova unë me ata atë natë, t’nesrit filloj me ra borë. O’ sa bora. Bile m’u bojke shtresa e borës, djalin që e kisha n’gryk kështu m’u bojke shtresa e borës kah qikaq {shpjegon me duar afër 10 cm}. Si duket ju lagën teshat. Se ai fëmi i shëndetshëm u kanë për gjashtë muj, s’ka pasë… u ftof. T’nesërmen na thanë me shku për Rozhajë. Mrrim na atë ditë gjithë ditën t’u ecë nëpër male, borës, përpjetë. Ma vështirë ish me ecë, a din, borës se kumeditë çka.
Ata kish do burra që e çelshin rrugën po ni anë ish, nanën këta e bajshin kah dy kah dy, qita ushtarët, qiky nipi e djali mixhës, u ndrrojshin me do ushtarë tjerë. Fmija ishin t’ranë. Edhe do tesha na u pa deshtë m’i marrë. Çika e Selmanit e vogla, s’kish kush e nalë. Kajke, kajke, kajke, kajke. Derisa ma kur dul me nifar’ qafe aty që thojmë Qafa e Dromodolit, thamë, që diq. Ju nal fryma. Edhe fryma që fryke, bora që bijke edhe ajo prej vajit që s’mujke hiç m’u nalë, thamë, edhe kjo shkoj e hajt.
Po dikur na ra me ecë teposhtëze nifar’ vendi, nifar’ teposhtëze e thellë. Na krejt çka u bom, edhe t’ni katuni tjetër do banor po nuk janë kanë fort shumë ashtu banor po qata që janë kanë. Ramë në Bugjov dikur po ajo teposhtëze ish e vështirë se rrshitshim rrugës, ish drojë m’u rrzu vet edhe kur rrzohemi me ia thy qafën fmive. Po qisi rini që e kem, na merrshin kaniherë fminë, kaniherë çantat, diqysh e kalum ata. Kur ramë në Bugjov, qita familja e Ujkan Nikçit dolën goxha larg ato gratë me na pritë. Tona t’mërzituna. S’e dishin tash cila familje p’e din për ata t’vrant, cila familje s’pe di.
Ishin edhe këto dy gra, njanës ju kish vra djali e njanit burri dhe nana. Ato bile u patën kujdesë shumë për nanën e Salihit, për gjyshën, për vjehrrën. T’mërzitne për veti që thuhet. Atëherë na aty veç nejtëm pak, sa m’i ndrru çorapët e ni grimë ça na ofrun bukë, s’po m’kujtohet bash mirë. Na pritën si mujtën ma mirë ata po na s’e kishim qëllimin me nejt. Atëherë prej atyhit na me shku në Rozhajë në xhami, ku janë krejt. Krejt refugjatët qaty ku shkojshin. Unë i kisha dajtë në Bralaj, po nuk ke mundësi ma me shku te dajtë, se ata ishin t’përcjellun për veti.
Shkum, a din, rrugës atje për Rozhajë, n’kamë na. Erdh ni njeri aty i katunit tonë edhe tha, “Qito gratë me fëmi edhe këta”, domethonë qita që e kishin dikond t’vran, na murr nja dy-tri familje që kishim t’vran me shku me ni automjet, me ni kombi me shku deri në Rozhajë. Hym na qaty, u ngushtum qysh mujtëm. Ndalje t’katunit na nalin ushtria jugosllave. Tash qiky nipi që e pat’ qit’ gjyshen n’shpinë thuja, e kish djalin e Selmanit t’voglin n’krah. Po ai kish edhe armë me veti. Tash puna mos me nxan me armë, me djalë n’krah hini n’mal, a din, për m’i hjekë ato armët. Na t’u prit kur te vrajnë ata. Na u ba tutë, a po na pshton tash ai edhe djali vogël që ish.
Po kjo ushtri jugosllave po, po nuk ishin kanë kështu prej kësaj pjesës të ushtrisë që ku t’zajnë t’vrajnë. Ata thjeshtë t’nalshin, të identifikojshin, si popullatë civile të lëshojshin. Atëherë sa e kalum qat’ post ai u pshtjellua diqysh nëpër mal edhe dul n’rrugë prapë, ata s’e panë edhe na erdh zemra neve në ven. Tash sa i kalum ata, posta policore tjetra. Ata e kishin nalë ni ushtarë të UÇK-së. Ai me numër të telefonit… janë kanë numrat satelitor me 15 numra ose me mbi 15 numra s’po më kujtohet tash, po me shumë numra janë kanë.
Ai ni numër satelitor, t’ushtrisë ma, me veti. E pytshin për qat’ numrin satelitor, ai diçka ju munojke me ju thanë që e ka të dikujt të vetin. Po nejse, ata e patën nalë po neve na lëshun. Ata edhe dikond, nja dy-tre vet qaty i kanë nalë, qajo posta. E neve na lshun. Kur shkum në Rozhajë dikur… te ni familje boshnjake pak ni kohë kem pushu që na kanë ofru qështu ni strehim t’përkohshëm. Atëherë në xhami nja katër ditë. Erdhën këta pjesa e familjes teme, djali i mixhës tem që ish te dajtë atje t’u nejtë.
Tepër edhe ai i mërzitun. Dojke me na marrë po edhe ata e kishin ndërmend me dalë prej atyhit e s’kish qysh me na marrë. Unë shumë e vendosun mos m’u nda prej popullatës civile. Krejt kah t’janë shumica e popullsisë edhe na. Atëherë thanë që janë autobusat e gatshëm që ju çojnë për Shqipni. Prej xhamisë qaty, n’kushte mizerje, si n’xhami. E keni pasë rastin nashti m’i pa filmimet ndonjëherë qysh janë kanë kushtet në xhami në Rozhajë. Aty dikur morëm vesh që Xhaviti që u kanë i plagosur nuk ka pasë metë n’vend, e qaty morëm vesh që kish dekë n’spital. U mërzitën edhe familja e tij e krejt na kush e njifshim. E mërzi mas mërzije.
Atëherë rrugës kah shkum prap patëm dëgju që këta kanë nisë m’i çu t’burgosurit për Shqipni bjeshkëve këtu kah Hani i Magjupit që i thojnë ktyne bjeshkëve t’nalta knena. Kah Bjeshkët e Nemuna që osht’ kjo rruga, kah shtegu i armëve. Po janë vra edhe disa ushtarë. Tash aty dikush ish djalë hastreti, dikush ish dy vllazën, dikush ish që sa ju ka vra dikush n’front. Ish nifar’ stresi, nifar’ mërzije, po qashtu çka kishe me ba. Na me qita fëmi e me pleq e qysh ishim qashtu mrrijmë në Shqipni.
Na dikur nuk dojshim m’u vendosë në Shkodër kah u vendosshin krejt, kah Hani i Hotit anej. Po erdh motra e Salihit që u kanë në Shqipni me ni dajë tina, Shaban Shkrelin osht’ pilot, erdhën na morën aty në kufi e na çun në Krujë. Atëherë ajo periudha e Krujës ma. Selmani u pa varros në Rugovë. Salihi e dishim që ka metë në Rugovë me ni grup shumë të vogël të ushtarëve, po i plagosun, i kish hala plagët e pa shërune. Mërzi e madhe, veç qashtu. Atje, ata të Shqipërisë na kanë pritë, ma mirë nuk ka qysh.
Domethonë na jem kanë te Sahat Kacanja, ni, ni burrë, ni familje e Shqipërisë, ai ka dekë tash. Po jem gjithmonë falënderues për familje të tina. Nuk kem pasë shumë rast m’i pa gjatë luftës, ni vizitë e ka bo djali te familja e tij po kem komuniku kaniherë. Po tepër, tepër na kanë pritë mirë. Domethonë ndoshta shpesh herë e kom menu me na u pasë dhanë neve rasti, m’i ndihmu ata a kishim mujtë m’i pritë qysh na kanë pritë ata neve. Qaty kem nejtë derisa u shliru Kosova. Masanej jem kthye.
Domethonë, nuk kishim fort mundësi as m’i përcjellë lajmet, se as na në Rugovë, qaty n’familje s’kem pasë, veç ni radio ku i dëgjojshim kaniherë Kosovën e Lirë po u dufke me dalë ni vend ku kish valë, shumë larg diku me dalë. Ose këta kur vishin prej shtabit që na tregojshin kaniherë. Po nuk osht’ që ishim shumë mirë të informum çka osht’ t’u ndodhë. Unë për familjen tem asni fjalë nuk e disha. Qajo motra që e kom në Zvicërr burri i saj kur folke kaniherë me Salihin, për ata t’jashtës e disha që ata edhe ishin jashtë, nuk osht’ që kisha brengë.
Po nanën e motrën që i kom pasë ktu n’zonë t’luftës edhe dy motra t’mdha me familje t’tyne po ashtu në zona t’luftës nuk disha kurgjo për ta. Kaniherë kur nijshim çka s’ndodhke për përdhunime për të gjitha këto tjerat. Qaq u kanë atmosferë brenda vetës e zymtë e shpirtnisht je kanë e ngushtune gjithmonë. Po dikur masi dulëm në Shqipni kish mundësi pak ma mirë m’u informu derisa dikur morëm vesh që u nënshkru marrëveshja për daljen e forcave serbe prej Kosove edhe vendosëm për m’u kthy.