Pjesa e Parë
Anita Susuri: Nëse mundeni me u prezantu, me na tregu vitin e lindjes, diçka për familjen e juj, prejardhjen e juj?
Ramadan Gjeloshi: Unë jam Ramadan Gjeloshi, i lindun me 10. 3-tin, ‘60-tësh, kam lind në Mitrovicë. E prejardhjen e kem prej Çubrelit, nëse… Komunës, prej Drenice. Kështu që, na kemi lind të gjithë këtu, po plaku jem në atë kohë ka punu këtu në “Trepçë”, në “Trepçë” në atë kohë edhe na jemi rritë, jemi shkollu tre vllazni, tri motra.
Anita Susuri: Qysh ka ndodhë qajo ardhja prej Drenicës në Mitrovicë, për shkak të punës, a pse?
Ramadan Gjeloshi: Babgjyshi im, domethonë baba jem vet i dyti u konë, vllazni, babgjyshi në atë kohë i ka qitë në Mitrovicë, osht’ dalë, babgjyshi osht’ dalë në Mitrovicë në atë kohë në atë fshatin që jonë ardhë, aty i kanë ndërtu shpijat. E plaku jem u konë 18 vjeç në atë kohë, kur janë dalë, e mixha dymdhetë vjeç. Qysh ma ka, prej babgjyshit a din, qysh më ka tregu qysh jena dalë. Tani kur i ka bo baba jem 20 vjet u punësu si polic, në milici qysh me thonë, në atë kohë.
E kanë çu prej Mitrovicë në Prishtinë, e ka kry nifarë trajnimi e prej aty e kishin çu në Prizeren, baba jem si i ri. Edhe ka punu dhetë vjet, mas dhetë vjete martohet atje me nonën teme. Edhe kështu që vijnë në Mitrovicë edhe kur vijnë në Birovë në atë kohë, tha, “Rroga e minatorit ka qenë shumë e madhe, sa tri rrogat e policisë” në atë kohë, në atë kohë. Edhe tha, “E vendosëm me ni shok me lëshu punën edhe u punësum në minierën e ‘Trepçës’” këtu në Staritërg.
Anita Susuri: Çka ka punu ai këtu?
Ramadan Gjeloshi: Ai ka punu xehëtar me kualifikim të naltë. Korridoret ne minierë i kanë çelë, këto korridoret, domethonë me kualifikim, u konë xehëtar i fortë. Edhe kështu që, ai ka punu deri në vitin ‘81-shin. Po, mas demostratav, une në atë periudhë, në atë kohë, shkova si i ri në Sokobanjë edhe i bonja nja dy vjet e gjysë punë, tani lypshin këtu punëtor me përvoj pune, 80 punëtorë në atë kohë. Edhe kështu që une kisha përvojë, i plotësova kushtet edhe baba më tha, “Me ardhë këtu në vend të meje me u punësu”. Kështu që, une këtu ‘81-shën në Staritërg jom punësu.
Anita Susuri: Kom dëgju që shpesh ka ndodh qekjo, e ka lonë punën gjyshi ose ndonji familjarë edhe e ka vazhdu dikush tjetër, a ka qenë gjithmonë kështu?
Ramadan Gjeloshi: Po, këtu në “Trepçë” ka qenë në kohën e ish-Jugosllavisë, besoj që atëherë kanë pasë qëllim Partia Komuniste, veç për në Staritërg ka qenë traditë baba u dalë, djali osht’ punësu. Kështu që, unë thashë në fund të ‘81-shës jom punësu në vend të babës. M’i ka dorëzu çelësat, ormonin [dollapin] krejt ato, u ngjit naltë ku jonë konë zyret u lajmëru edhe u dalë në pension. Kur u dalë baba në pension ja kanë dhonë tri rrogat e fundit, ni orë dore të shtrejtë bukur mirë. Nji dhuratë të arit kështu {tregon me duar madhësinë} kogja e madhe. Edhe tri rroga, po, tri rrogat e fundit ja kanë jep plakut tem në atë kohë.
Anita Susuri: Deshta m’u kthy pak kur jeni konë ma i ri, në fëmiri, baba juj njëherë ka punu si polic, pastaj në minierë, qysh ju ka dukë juve kur ka tregu ai për punën këtu, çka keni mendu për atë tregimin e tij, çka ka kallxu ai?
Ramadan Gjeloshi: Po ai ka thonë që, “Për shkak se unë isha prej Mitrovice me udhëtu në Prizren, domethonë larg, e dyta rroga, sa tri rrogat e policisë në atë kohë” tha, “jonë konë, domethonë ni rrogë e ‘Trepçës’”. Se nuk dojshin fort, i kanë ikë minierës në atë kohë, ka qenë fshtirë e sene. “Mu më konvenojke se edhe me ardhë te familja, te të shpisë, rrogat ma të mira domethonë” në atë kohë. Ai masi u dale në penzi dhetë vjet ka rrnu, ma shumë…
Anita Susuri: E juve qysh po ju kujtohet, kur u kthy prej pune për shembull, a u konë ashtu zi, a janë pastru këtu a qysh? Qysh e kujtoni ju?
Ramadan Gjeloshi: Shpesh u la, u pastru në shpi a dinë, shpesh në shpi u pastru. Se s’u konë larg e sene. A, “Puna” tha, “u konë e fshtirë në atë kohë, mjetet jonë konë ma të dobëta, s’ka pasë tekninë”. Tregojke bile vena-vena me kolica qysh kanë bajt xehe, qaq jonë konë korridoret e ulta, nuk jonë konë qysh duhet edhe ka qenë fshtirë, tha, “Punë e rondë”. Po kadal-dalë tu u avansu e sene, tu pru makineri të reja ka vazhdu.
Anita Susuri: Sa horizonte kanë qenë atëherë?
Ramadan Gjeloshi: Atëherë kanë qenë tetë horizonte, tetë. I nonti, i dheti edhe nimdhetë jonë çelë ma vonë, ma vonë.
Anita Susuri: Ju sigurisht fëmijërinë e keni kalu në Mitrovicë, qysh ju kujtohet qyteti i Mitrovicës, qysh ka qenë?
Ramadan Gjeloshi: Qyteti i Mitrovicës u konë vend industrial në atë kohë, ka qenë me ato të vjetrat. Domethonë, ka qenë xhamia matanë urës, tash nuk ekziston. Kjo xhamia ku u maru e re, aty ka qenë reka [srb.: lumi], qysh me thonë, lushta, i kemi thonë. U konë nifarë hijeshie, e pajshe ujët tu hecë e sene, e tash ka ndrru fort prej asaj kohe, nuk osht’ ajo domethonë. Ku o Ibri, aty ka qenë ni mulli e maj në menë si fëmi, që blujshin miell e sene aty, bash te ura aty ka qenë, ato si sot e mbaj në mend.
Anita Susuri: Çka ka pasë tjetër? Qyteti i Mitrovicës ka dallu pak ma shumë prej qyteteve tjera të Kosovës, u konë si ma i zhvillum.
Ramadan Gjeloshi: U konë ma i zhvillum për shkak “Trepçës”, në Mitrovicë jonë konë fabrika e akumulatorave, u konë fabrika e plehrav. Une e maj në menë që ka niqin vagona të trenit i mushin akumulatora edhe shkrujke aty, “Po shkojnë për Rusi” thojshin. Domethonë, shitje qaq e madhe, 13 mijë e diçka punëtorë i ka pasë kombinati, 13 mijë e diçka punëtorë.
Anita Susuri: A ju kujtohet diçka tjetër si fëmijë? Qysh e keni kalu kohën?
Ramadan Gjeloshi: Unë e kom kry shkollën fillore në Mitrovicë, në shkollën “Avdulla Shabani”, nja pesë vjet. Prej aty tani dolëm në Shipol, se kur u çelë ky tunelli qaty e kom pasë shpinë në atë anë të tunellit bash ku osht’ ura qaty e kemë pasë shpinë, qaty kemi lindë, jemi rritë. Shkollën “Avdulla Shabani” pesë vjet e kom kry e prej aty dulëm në Shipol tani edhe vazhdova aty prej Shipolit erdhëm në teknikë vitin e parë. Gati e kom pasë me përfundu, ni shokë anena u punësu në Sokobanjë në Sërbi, isha i ri edhe më erdh mundësia vendosa e lashë shkollën shkova atje edhe u punësova.
Anita Susuri: Domethonë, ju vitin e dytë jeni largu…
Ramadan Gjeloshi: Të parin, vitin e parë, në vitin e parë.
Anita Susuri: Qysh, qysh… a ka qenë për juve e fshtirë me marrë qet vendim?
Ramadan Gjeloshi: Po, si i ri…
Anita Susuri: Qysh ka ardhë deri te qekjo?
Ramadan Gjeloshi: Ni shok, nejse edhe kojshi e kom pasë, ai shkoi u punësu atje. Erdh në pushim, thotë, “Po lypin punëtorë,” thotë, “edhe jonë kushtet e mira”. Tani po më spjegon edhe si i ri më lakmun do sene anena. Kushtet ishin ma ndryshe për neve të rive në Mitrovicë, kështu që vendosa me shku anena, e lëshova shkollën. As s’e ka ditë prindi, as kërkush në atë kohë, deri që kom lajmëru që jam në punë anej, qishtu.
Anita Susuri: Ju s’ju keni lajmëru hiç kur keni shku?
Ramadan Gjeloshi: Jo, jo, jo, jo, se e lëshojsha shkollën e lëshova shkollën. Edhe i falenderona rahmetlisë, ktyneherë janë konë dhetë banka të kuqe të letrës, m’i lejke gjithmonë te kryt, thojke, “Për ni burek, për ni paqet duhan” se menojke që e pi duhanin, e m’i lejke, çdo mëngjes m’i lajke veç me kry shkollën. Ka pasë marak ai, po qe.
Anita Susuri: E qysh u konë qajo ditë që keni vendos me shku?
Ramadan Gjeloshi: Erdh në pushim, dulëm në Mitrovicë, ktyneherë jonë konë ndryshe jonë konë do soka [srb.: lëng] “Orangjada” ju thojshin, të vogla jonë konë. Edhe u ulëm nifarë veni p’e pijmë ka ni qasi soku. “Dan” thotë, “unë kom me shku edhe tri ditë, nxjerre letërnjoftimin edhe në dash me ardhë” thotë, “unë të garantoj për punë e për banim e për krejt ato edhe ja nisë punës meniherë”. Minierë e thëngjillit ka qenë, edhe ecëm.
Kështu që, jena konë gjashtë shiptarë atje, kena jetu mirë, jena konë në ni ve, e kena rujt njoni-tjetrin deri në ‘81-shin. Kur u bonën demonstratat ‘81-shin në Kosovë e vazhdum m’u ofru shansa knena me përvojë pune që u pranum edhe erdhëm këtu. Bedri Peci i Boletinit, une Ramadan Gjeloshi, u punësu Azem Azemi i Kqiqit, tash i ndjeri ka vdekë, erdhëm tre vetë edhe u punësum këtu, u kthym prej atje.
Anita Susuri: Ju i përmendët qato daljet me shoktë e juj e që keni pi langje, qysh u konë për të rinjtë jeta qatëherë, për juve? Qysh e keni kalu kohën?
Ramadan Gjeloshi: U konë, nuk ka pasë kështu, s’di qysh me thonë, u konë ma kënaqësi, a din, se tash, se në atë kohë na as s’kena menu politikë, as anena kësi gjanash që janë bo, rrallë, s’ka pasë, s’kemi dëgju as s’kena pasë telefona me ni si tash çka po bohet në Ferizaj, çka po bohet në Prishtinë, pa informim.
Anita Susuri: Qysh p’i bjen viti në shkollë të mesme kur keni qenë, vitet ‘70… e…
Ramadan Gjeloshi: ‘78…
Anita Susuri: Domethonë, ka qenë situata pak ma e mirë?
Ramadan Gjeloshi: Ma, ma… po, atëherë s’ka pasë, s’ka pasë kësi…
Anita Susuri: E a keni pasë atëherë për shembull ndonjë aktivitet kulturor ose prej shkollës ose vet që keni shku?
Ramadan Gjeloshi: Po, po, atëherë ka pasë, ktyneherë u majshin nëpër shkolla koncerte, programe, shkojshim nëpër shkolla në Zveçan, në shkollë të Shipolit, u majshin do programe si fëmijë që i kqyrshim e sene.
Anita Susuri: Si të ri a keni dalë dikun, me çka jeni marrë?
Ramadan Gjeloshi: Nejse në atë kohën, në atë kohë unë pak kom ushtru edhe boksin e kom pasë kështu a din të mirë. Në atë kohë u konë Lah Nimani, Sefedin Braha edhe kështu që jom mirë pak me ato senet, kalum anena u punësum edhe i lamë ato sene. Në atë kohë si i ri.
Anita Susuri: Kur jeni nisë me shku për në Sërbi a ka qenë qajo hera e parë që keni udhëtu jashtë Kosovës?
Ramadan Gjeloshi: E para herë.
Anita Susuri: Qysh ju ka dok ai udhëtim? Me tren jeni shku?
Ramadan Gjeloshi: Jo, me autobus. Mitrovicë-Prishtinë, prej Prishtinë u konë autobusi për Nishë, prej Nishe e kapërcejshim Aleksinacin, Sokobanja.
Anita Susuri: Qysh tu ka dok krejt qajo rrugë?
Ramadan Gjeloshi: S’dishe ka po shkon, ai shoku e dike e sene, a une s’disha, i ri. E shkum aty, kur shkum ish konë banesa e mirë, flejtum te ata. Nesrit në mëngjes që pushum atë natë, më lajmrun te ai drejtori, ai drejtori ka qenë slloven aty ka qenë. E kështu që, na ka mbrojt neve shiptarëve fort, u dike aty, kush ka menu që vjen kjo koha kështu, ai qysh atëherë na majke ngat fort diqysh.
Anita Susuri: Ju a keni konkuru a veç keni shku?
Ramadan Gjeloshi: Une shkova në bazë tina se tha, “Po marrin punëtorë”. Ai më ka lajmëru te drejtori, “Ka ardhë ni punëtor i ri, qeshtu anej-knej”. Edhe shkum bashkë aty, “Ama letërnjoftimin, duhesh me u bo banor i ktyhit”, se edhe banor i atyhit u dasht me bo edhe me fillu punën. Kështu që, mrena dy ditëve-tri sa kom pushu, meniherë ja kom nisë punës.
Anita Susuri: Qysh u konë puna?
Ramadan Gjeloshi: Puna u konë e fshtirë atje, puna e fshtirë, thëngjill, pluhën, na të ri s’kena mendu ma larg, kemi punu anej deri që më erdh mu thirrja për ushtri në atë kohë, se si banor i atjehit. Më erdh thirrja me shku ushtar edhe prej atjehit jom shku për Pirot, Pirot, masi që e kreva ushtrinë u ktheva, kom punu edhe gjashtë-shtatë mujë, s’di. Tani plaku këtu dilke në pension më thirri edhe vendosëm.
Anita Susuri: Sa keni jetu atje në Sërbi, a keni vërejt naj dallim edhe qysh ju kanë trajtu?
Ramadan Gjeloshi: Atje, atje si të ri sen s’ka pasë, sikur në Mitrovicë qitu, kush me na kqyrë… vishin prej sindikatit tonë atëherë, “Trepça” bike punëtorë aty, se janë ato banjat për frymë, për astme, për tona llojet njeriu që… eshnat, ka pasë aty edhe vishin prej ktyhit, jom zatet me shumë punëtorë të ktyhit. Masi që jom punësu më kanë njoft, a din. E vishin atje, s’ka pasë sen në atë kohë. Domethonë jemi shku nëpër muzika në mramje të tyne, jemi dalë, jemi shëtitë, kush s’na ka ofendu, kush a din, bile s’di qysh me të thonë, me ni fjalë a din jena konë, na dojshin, a din në atë aspektin të ritë edhe në punë atje ku jena konë.
Anita Susuri: Qato deshta me ju vet, ju thatë që nuk keni dalë shumë mramje, ndoshta atje ka pasë ma jetë të natës, ma gjallni…
Ramadan Gjeloshi: Atje po, atje po, çdo aksham që ishum, të lirë që e kishum u tubojshim ton’, ka dy dalshim anena.
Anita Susuri: Komunikimi me familjen qysh ka qenë?
Ramadan Gjeloshi: Kurqysh, veç kur vishim, s’kemi pasë as telefon as kurgjo anena, vetëm kur vishum kështu në pushim. Ka bo vaki i kena hypë kerrit, i kena hypë kerrit të shtunën, e kena pasë shtune, dille pushim, si jena dalë prej të parës jena ardhë për ni ditë dy e jena kthy.
[Këtu ndërprehet intervista]
Anita Susuri: Kur jeni ardhë këtu tash, a ka pasë naj ndryshim në jetën se qysh e keni vazhdu? A e vrejshit naj dallim?
Ramadan Gjeloshi: Jo, jo, se këtu erdha në shpi, që thojnë në familje teme. Erdhëm edhe me ata tre shokë që kishum nejt bashkë atje. E kështu që unë fortë s’i njofsha tjerët, me këta tre që erdhëm prej atjehit kështu me ata vazhdum shoqninë. Edhe punojshim këtu edhe dalshum në mramje, kështu që me ni fjalë u gëzum që erdhëm te familjet, ngat familjes.
Anita Susuri: Sa shpesh vishit?
Ramadan Gjeloshi: Valla, çdo mujë vishum, premte si dalshum prej të parit ndrrim, shtune, dille pushim, mramje u kthejshum dillën. Për ni natë ka bo vaki me ardhë. Në kohën kur kanë qenë demostratat unë atje jom konë.
Anita Susuri: Në vitin ‘81?
Ramadan Gjeloshi: ‘81, po ‘81-shin. Edhe ishum në parin ndrrim me nifarë Azem Azemi, ai prej Kqiqi, bile ka vdekë qe nja pesë-gjashtë mujë. Edhe kur vijmë ku banojshum na, katër milicë vishin dej atu edhe u kthejshin, na u nalëm prej s’largti edhe p’i kqyrim, thojsha atyne shokëve na shiptarë që jena konë, “Diçka koka bo”, se s’dishim na, a din që jonë demonstratat, në mëngjes që kishin fillu, na atje në punë në parin ndrrim.
Kur po vijmë ishin tubu krejt këta tonët çka ishin shiptarë me ni dhomë, e kishin marrë televizorin e kishin lëshu. Kurrë s’e harroj, Fadil Hoxha ish konë t’u folë, thojke, “Bira e minit, treqind qese”. Si sot më kujtohet. E ish konë qaty e kena nxonë , “Çka ka të re?” “Po thojnë demostrata në Kosovë”. Tani e ditëm çka osht’ tu u bo këtu.
Anita Susuri: A u vërejt naj dallim atje për shembull…
Ramadan Gjeloshi: Policia e rujke tani ndërtesën, domethonë përjashtë. Neve me na folë jo, as kurgjo, veç e rujke. E kanë pasë si patrullim atë ndërtesë e rujke edhe na atë natë s’dulëm hiç, veç lajme t’u kqyrë ça u bo Podujevë, Mitrovicë, tani jepshin lajmet anena. E unë atje kom qëllu mas tri dite, dy dite kena lypë me shku te drejtori. Thashë, “Dojna me shku në shpi me kqyrë ça ka”, tha, “Thirrmi krejt”. Jena shku shiptartë tha, “Kqyre asnjo s’bon me shku pa e ditë unë edhe niherë nuk o situata me shku ju anena”. S’na ka leju.
Po une, qeky Azem Azemi edhe Mujë Istrefi i Bajgorës u bonëm bashkë na tre e kena ble ni kerr, se ai e kish lejen, u bonëm bashkë edhe me regjistrim Zajeçarit, në atë kohë regjistrimi. Edhe i kena hypë kerrit domethonë na tre edhe jemi ardhë. Kur jena ardhë në Podujevë, plot tuba milici. Banane nëpër tokë, e kena çelë vet derën edhe kena marrë tubën me banane prej toke. S’dishum, s’ishum konë këtu me ditë çka o. Regjistrimi Zajeçar i Sërbisë në atë kohë kanë menu që jem a din, mendja tyne edhe dulëm prej qytetit Podujevës e vazhdum në Prishtinë.
Anita Susuri: E bananet çka?
Ramadan Gjeloshi: Që i kishun gju demostrusët, a din hala kish pasë në tokë banane, a din kështu sene, tu shku tollovi në demostrata. Edhe jemi shku naltë ku u konë ushtria për Mitrovicë drejtimin, aty na kanë nalë. Edhe na… “Qitni durët përpjetë!” Na kanë kontrollu, “Dokumentat”, jo i tha Mujës, “Çele gepekun”, po ai sërbi që e ka ble kerrin e kish pasë ni sanak, kësi qysh me ta spjegu me mina, ai sanaku, ç’a po di unë, amo aty shrafcigera, kësi dana, a din halete të kerrit, të punës, ai e kish lonë. E kur e kanë pa atë sanakun neve na shtren për toke, na s’dishum sen, s’dishum as mu tut se dishum. Kur e çelin e kqyrin sanakun halete e sene. “Ku jeni konë?” “Në Sokobanjë na punojmë”. “Ka po shkoni?” “Po shkojmë në shpi”. I murën, i verifikun dokumentat ato, na lëshun. Nesrit në aksham u kthym.
Anita Susuri: E kur jeni kthy tani ma vonë…
Ramadan Gjeloshi: Mramje, jo kush s’na ka nalë, ku me ditë në sy tabelat, a ku me ditë. Ato s’e harroj kurrë. Më pa baba, rahmet i paste shpirti, më panë vllaznia, “A je tranu, qysh me ardhë në këtë gjendje?” Se u konë si orë policore më doket. S’dalshin, si ma rrallë, e mramje mo hiç.
Korab Krasniqi: Juve ju ka interesu çka ka ndodh këtu?
Ramadan Gjeloshi: Po neve na interesoj se edhe familjen e sene ça po bohet, se s’dishum na, pa informatë sen.
Korab Krasniqi: Të familjes juj a kishin dalë?
Ramadan Gjeloshi: Po, po, krejt familja. Sidomos Shipoli u konë për këto punë (qeshë) e para.
Anita Susuri: Çka kallxojshin ata, çka kanë pa?
Ramadan Gjeloshi: “Jemi dalë anena”, qishtu. S’më ka ra shumë a din, qat’ natë, nesrit mramje na u kthym, u kthym veç na interesojke situata në atë kohë.
Anita Susuri: Tani a ndryshoj qasja se u acaru pak gjendja edhe mardhanjet mes serbëve dhe shiptarëve, e ndaj juve atje a ka ndryshu diçka?
Ramadan Gjeloshi: Jo, jo.
Anita Susuri: Qysh u sillshin?
Ramadan Gjeloshi: Jo atje, anena, po policia gjithmonë u konë në vëzhgim ku banojshim na shiptartë, gjithë u konë në vëzhgim, e kështu që s’kena pasë, a din, sikur tash që jena krejt punëtorët, s’folshim aty, as anena. E kështu që vazhdova punën gjashtë-shtatë mujë sa i ra s’po di, ‘81-shën, atje qëllova domethonë këtu u punësum as dy mujë, as tre mujë si ra, erdha këtu në Kosovë.
Anita Susuri: Kur pi bjen, cili mujë?
Ramadan Gjeloshi: Jo valla, më doket dhetin mujë a nimdhetin, para vitit të ri u konë, po para vitit të ri. Nimdhetin mujë, a dhetin e di që jena punësu. “Trepça” i merrke 80 punëtorë edhe me përvojë pune.
Anita Susuri: E qysh u bo që e more qat’ vendim, a t’u dok që mo s’ka m’u bo me punu atje, a që është ma afër?
Ramadan Gjeloshi: Jo, na u gëzum në nji aspekt se ish ngat familja, me ardhë këtu, larg e sene. Kështu që, u gëzum në atë aspektin. Edhe baba dilke në pension, në vend tina hisha. E disha që këtu ishin të ardhunat, rrogat ma të mira e sene, ma ndryshe.
Anita Susuri: A të ka ardhë mërzi me punu, se tu e ditë edhe baba çfarë pune e ka pasë, që të pret qajo?
Ramadan Gjeloshi: Jo, jo, se isha mësu une atje, atje u konë puna ma e rondë, kur kom ardhë këtu u konë ma e lehtë. Se atje nuk u përdorë duhani në minierë hiç, ka pasë gazna atje, do sene jonë konë ma ndryshe. A këtu m’u ka dokë si përjashtë që punon njeri. Kur jom punësu në Staritërg në atë kohë m’u ka dokë sikur me punu jashtë. E sot e shohin për shembull, jam t’u fol këta të rijtë që janë punësue, “A rrezik, e kështu e…” une andërr e shoh se jom mësu poshtë, ma kom qef me punu poshtë se përjashtë, diçka s’di.
Anita Susuri: Deshta me ju pyt për diçka ma personale, për kohën kur jeni martu, a ka ndodhë masi jeni kthy këtu a qysh?
Ramadan Gjeloshi: Këtu. Une ‘81-shën jom feju kur jom konë, domethonë sa i ka ra katër-pesë mujë, tani erdha këtu në punë kështu që me 10. 10, me 10. 10 ‘82-tën jom martu (buzëqesh).
Anita Susuri: A ka qenë kështu njoftim…
Ramadan Gjeloshi: Familjarë, familjarë. Se vllai e ka pasë ato… si baxhanak dy vlla, dy motra e kështu.
Anita Susuri: E tash puna juj këtu në “Trepçë” qysh ka vazhdu, a e keni vazhdu të ngjashme punën? Thatë që atje ka qenë ma fshtirë, po këtu si ka vazhdu pastaj?
Ramadan Gjeloshi: Këtu erdha si punëtor anena, më lajmrun, mbikëqyrësi ma dha me shku në maqinë me shpumje {përshkruan me duar} me nifarë Fejza Halilin prej Bistrice, ai sot osht’ në Suedi, mas demostratave ka ikë, jeton atje me familje. E me to, ai ka qenë i moçëm në atë kohë, nejse ma i vjetër se unë amo i ri. Me to ja kom nisë në maqinë me punu, masanej kom punu nja ni javë ditë me to, me ni tjetër minator apet.
[Këtu ndërprehet intervista]
Anita Susuri: Ket t’u folë për punën e juj këtu qysh ka vazhdu.
Ramadan Gjeloshi: Edhe më pëlqejke kur hypshëm që e rrëxojshum na xehen, u dufke me hypë nalt mi xehe me shpu tavanin, e ai që punojke në atë lloderin {shpjegon me duar} u dufke me hypë në to edhe e ngarkon, shkon e zhbraz, më pëlqejke ai, a din me punu me to. M’u doke interesant edhe ma kollajshëm. Kështu që, vendosa me shku në qat’ profesion edhe e mora vendimin për atë lloderin. Kështu që, unë prej fillimit e deri që na kanë qit pi pune, domethonë une kom punu në lloder. Ngarkues mekanik kam qenë në çdo punishtë, në vende ma të rrezikume ku janë majtë, unë aty jom konë edhe drejtorat. Se s’kom pritu m’i ikë punës, s’kom pritu në atë formë.
Anita Susuri: Qysh o ndjenja kur e merr xehen, kur e gjen, e sheh xehen që ka dalë?
Ramadan Gjeloshi: Mirë osht’, ajo osht’ hjeshi se… une po të thom që ondërr e shoh, se tash prej mas lufte jam përjashtë, une ondërr e shoh në minierë poshtë me punu, s’di. Dikush a din i ka ikë, a une jo.
Anita Susuri: E qysh e vëren që xehja po del?
Ramadan Gjeloshi: Shpimin e bojna {përshkruan me duar} këtu, edhe tash shkojna domethonë katër metra naltësi, shkojna tu shpu, tu shpu, ajo xehja, në fund ai ngarkuesi mekanik e merr qata xehën e gjun në pintë si bunar që i thojmë, e ai vjen me llokomotivë, me vagoneta, e çelë atë derën edhe e merr e mbush. E çon në pintën kryesore të minierës e të krejt horizontit bijnë në nji vend, e prej atyhit tani skipi që osht’ del përjashtë. Katër tona e gjysë i ka ni skip, kur del përjashtë prej atyhit shkon në fllotacion, me qat’ skip del përjashtë krejt xehja që u grumbullu prej krejt horizontit edhe shkon në fllotacion.
Korab Krasniqi: E në fllotacion çka ndodh?
Ramadan Gjeloshi: Në fllotacion aty kur shkon, aty osht’ bluarja edhe bjen koncentrati, plumbi ndahet edhe për shkak që se kem shkritoren që na ka met anena tjerat metale s’mujna m’i nxjerrë. Qajo ma së keqti.
Anita Susuri: Tash qysh e di une edhe i dymdheti horizont osht’ i mbusht me xehe, a osht’ qashtu?
Ramadan Gjeloshi: Jo, i nimdheti, kur u çelë i nimdheti horizont janë shku… eh, ato s’e kanë punu shiptartë po i kanë pagu çekët e Çekisë edhe e kanë bo shpimin drejt teposhtë me çelë shaktin lifti që lëshohet {bën sikur lëshon diçka prej dore}, domethonë ma së pari.
Anita Susuri: Në cilin vit u bo qekjo?
Ramadan Gjeloshi: Kjo u konë pa hi në punë unë, plaku më ka kallxu, pa hi në pune. Edhe tash jonë shku në nivel me deti, a po kupton. Domethonë, i nimdheti horizont, u bo shpumja teposhtë, që duhet me shku 60 metra trashësia s’kanë guxu me shku se janë shku në nivel me detin, po. E tash vetëm i nimdheti horizont punohet, dheti, nonti {ngrit dorën gradualisht} e përpjetë, niherë ato janë nalë .
Anita Susuri: A ju ka ndodhë juve ndonji aksident?
Ramadan Gjeloshi: Jo, kurrë, as babës qashtu, babës niherë ni gisht ju ka vra, kurrë s’ka ndodhë.
Anita Susuri: E ju, a e keni pa dikon?
Ramadan Gjeloshi: Po, po, tre vetë me durë të mia i kam nxjerrë të vdekun.
Anita Susuri: Qysh ka ndodhë qajo, edhe qysh ka ndiku te ju qajo?
Ramadan Gjeloshi: Dhimbje normal, shokë. Bile njo i Kqiqit veç sa e patën martu as tre mujë, nifarë Gëzimi. Djalë i mirë, i hjeshëm, i ri, i urtë, punëtor. Punishtja qysh osht’ {përshkruan me duar} si kjo diku, si dhoma, ky zidi [srb.: muri] për shembull mu rrëzu e ka nxonë, e ka nxonë Gëzimin prej Kqiqi, Qamilin prej Vllahije, dy këta. Edhe e kena minu atë bllokun për me i nxjerrë ata dy. Domethonë në atë kohë u konë drejtor Shyqyri Kelmendi që u zgedh në bord.
E ka nxonë edhe lloderin krejt edhe ai, dytë, i ka bo {vendos njërën dorë mbi tjetrën} pak si rondë. Edhe kena minu jo kështu me të madhe poshtë municion, po ka ni vrimë të vogël u dashtë do munici me shti me hekë ato pjesë-pjesë që me shku dej te ata, a din, që mos m’i dëmtu edhe ata. A din, kanë vdekë, po mos me dëmtu trupin e tyne edhe i kemi nxjerrë.
Të tretin, u konë Veli Bajgora ai ka punu në filling [nga eng.: mbush] i thojshin, do mbushje të horizontit, të punishtav, ato e kom nxjerrë me durë të mia edhe ato e kom nxjerrë. E ai u konë t’u punu më skiper tu e ngreh dheun {shpjegon me duar}, se lëshojshin dhe prej naltshit për me mushë tash punishten, kur mushet qekjo punishte kryhet, shkon deri në ni metër në tavan, tash prej atyhit vazhdohet përpjetë me hjekë xehen, a po kupton?
E tash, ai tu punu me atë skiperin, skiper i kanë thonë se osht’ me sajlla ajo luga që i ngrehë e ka hetu që po don me ra, e kish pasë komën e djathtë përpara {përshkruan pozitën}, të majtën, edhe dorën që i ka dhonë zor m’u çu me ikë, veç e kish palu. Interesant me çekiq me qet Shyqyri Sadikun që osht’, se ky u hi vonë në punë, parën ditë kur u hi në minierë punëtor i jemi u konë qeky Shyqyri Sadiku.
Edhe jom konë me ni minator Izet Cërnushën prej Zaselle, ma ka bo, “Dan, merre çekiqin e madh”. Se tjetër punishte u konë e ka nxonë Shyqën t’u kajt, se i ri ishte atëherë. E kom marrë çekiqin, thash çka pi vynë edhe unë s’disha. Kur shkum domethonë qekaq rrasë e trash {hap duart për të treguar madhësinë}, a din muri që thojnë rrasë, po edhe dy herë qekaq sa qekjo dhoma dhe ai aty. Tash ai ndihmësi i tij që ish konë aty kish pshtu, nifarë Zeka i Kovaqicës edhe kajke. “Ku jeni konë Zeqë ulun?” “Jo qetu, jo qetu”. Mi atë bllokun, s’dike, kish hupë njeri.
“Çone teposhtë”. Ai Izeti punëtor i moçëm, “Dan”, tha, “na duhet vetëm me çekiq këtë rrasë”. Nafaka e hollë, e tu i mshu, ka ni copë tu e thy e deri te gjojmë. Kur jena shku e kena gjetë, s’kom mujt mo me i ra me çekiq se ata fillingu dheu i butë me kaci, lopatë apo shati u duftë me ia liru trupin me bllok, tu e nxjerrë me ja liru krytë e me nxjerrë. Asni kund të vramë, as ni pikë gjak s’e ka pasë, se ai dheu i butë, veç e ka palu, interesant edhe tonë çuditën.
Anita Susuri: Ja ka zonë frymën.
Ramadan Gjeloshi: Po, po, veç {bën sikur hedh diçka me dy duar}. Kjo ka ndodhë edhe…
Anita Susuri: E qysh ndikon te ju tani qekjo, a ju hupke vullneti për punë a… ?
Ramadan Gjeloshi: Une jom konë, une jom konë në të parin ndrrim, e kemi lidhë me ato skele, osht’ ajo që lshohet. E kemi lidhë xhenazën, nejse të tina, e kemi lidhë me konop e kemi lëshu nëpër, ku hypëm na në shkallë, s’ke mujtë ndryshe edhe tu e lëshu e kemi lëshu në drejtim të llokomotivës. Ky shakti u konë i prisht në atë kohë, osht’ tjetri shakt e kemi qit’ atje edhe e kemi qit’ përjashtë.
Korab Krasniqi: Qysh osht atmosfera ndërmjet juve kolegëve kur ndodhin aksidente të tilla? A munësh me përshkru për shembull qat’ ditë kur ka ndodhë nji aksident i llojit të tillë qysh u konë disponimi, çka jonë konë muhabetet?
Ramadan Gjeloshi: Dhimbje, qetësi…
Korab Krasniqi: Në shpi?
Ramadan Gjeloshi: Unë s’pata shku në shpi deri në 9:00 të natës, ishin bo marak familja, ko kish lajmëru televizioni që u myt ni minator. Tani njonit i thashë , “Ti shko në shpi unë s’vi pa e nxjerrë krejt. Tregoju që mirë jom, tu u munu me nxjerrë atë njerin”.
Korab Krasniqi: Qeto raste kur jonë qishtu, qysh ndihet familja juj?
Ramadan Gjeloshi: Shumë ronë, familja po, a na jena mësu, interesant.
Korab Krasniqi: Kur ndodhin kësi raste me siguri shoqja juj e fëmitë brengosen.
Ramadan Gjeloshi: Shumë, shumë. Familja po, familja po, dhimbje kanë ata që s’punojnë, se na jena mësu aty. Shohim ditë për ditë e vret dikush dorën, dikush komën, dikush thymje, a din ndodhin këto sene.
Korab Krasniqi: E a ka naj protokoll për kujdes qysh me bo, qysh me bo kujdes minatorët kur hijnë aty, cilat janë qato?
Ramadan Gjeloshi: Po, po, osht’ aty minatori me kualifikim të naltë, ai e ka ato kur bohet, e dhezin poshtë tash, treti ndrrim që u dalë, na jena ardhë të parin sot, e ka bo minimin. Po minatori duhet me hypë naltë, me hekë xehen e ka shtangun, ndihmësin, duhet me i rrëxu ato copa, ato ka janë metë kacavjerrët që thojnë edhe me pastru. I mshon {përshkruan me duar} qet’ xhixhë domethonë tavani, xhixhë osht’ domethonë plumb i fortë, kur bon, a din, gumon kështu kup-kup-kup {onomatope}, duhet me ja gjetë venin, vrimën për me hekë qat pjesë. Po ato sene…
Korab Krasniqi: Se ka lluft.
Ramadan Gjeloshi: Po lluft, e qashtu, qashtu. Kështu që… {ngrit duart}
Anita Susuri: E deshta me ju pytë, a ka njerëz të caktum që veprojnë, që janë të zgjedhun për kësi raste?
Ramadan Gjeloshi: Po osht’ çeta e shpëtimit këtu, janë të trajnum, janë punëtor edhe i kanë me mjete, me tona edhe qishtu. Zoti na rujtë naj kallje minierës a najçka ata duhet me nga meniherë.