Ata u bllokuan, domethanë nga forcat serbe dhe nuk kishin mundësi që të siguronin as ushqim, as barnat elementare për të cilat kishin nevojë se ishin të rrethuar nga forcat serbe. Protesta ka qenë e organizume për datën 16 mars 1998. Nisja është parapa të bëhet nga Dragodani te Ambasada Amerikane. Aty është mbledhë një numër shumë i madh i vajzave, grave, të cilat, secila e kishim nga një bukë në dorë dhe barnat, me shpresë që me shku me, me ju dërgu familjarëve që kanë mbet të bllokum në Prekaz. Domethonë, qysh në tubim ka pasë provokime nga njerëz të ndryshëm. Po na nuk jemi ndalë. […] Afër shkollës bujqësore aty, domethonë përgjatë gjithë rrugës na kanë përcjellë njerzët me vetura, me regjistrimet sërbe. Edhe kanë provoku, kanë bërtitë, janë mundu me na frikësu ose me na… Po na s’jemi ndalë, kemi vazhdu rrugën tonë, as s’kemi bërtitë po e kemi ditë qëllimin për çka jemi duke shku atje. Në një moment nuk e mbaj mend as vet, sekondat janë konë në pytje kur dikush prej atynve që kanë provoku hyjnë me veturë brenda në turmën e protestuesve. Edhe aty nuk e di ma çka ka ndodh, se unë i kam humb ndjenjat, domethonë kam qenë njëra prej atyne të cilat më kanë shkelë me veturë edhe nuk e di. Nuk e mbaj në mend ngjarjen më çka ka ndodh aty.