DREJT PRAKTIKAVE TË REJA TË EKSPOZITË-BËRJES: FUSHATA E PAJTIMIT TË GJAQEVE NË EKSPOZITË

Më 8 tetor, 2017, në Prishtinë, Iniciativa e Historisë Gojore prezantoi projektin e ekspozitës, “Drejt praktikave të reja të ekspozitë-bërjes: Fushata e Pajtimit të Gjaqeve në ekspozitë,” në konferencën ndërkombëtare Ballafaqimi me të kaluarën: Lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socializmit dhe viteve ’90.

Prezantimi shikoi përafër Fushatën e Pajtimin të Gjaqeve e cila ishte një thirrje për pajtim dhe unifikim të shqipëtarëve të Kosovës. Fushata ka filluar më 2 shkurt, 1990 dhe përfundoi një vit më vonë, me faljen e mijëra gjaqeve. Iniciativa e Historisë Gojore ka hulumtuar këtë temë për dy vjet, duke grumbulluar një numër të madh të intervistave të historisë gojore.

Konferenca u organizua nga Alter Habitus – Instituti i studimeve në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Europës Juglindore (Universiteti i Grazit) dhe Universiteti i Prishtinës.