Samir Laghouati Rashwan

Dhe një natë fillova të xhiroj në shtëpi në orën 2:00 të mëngjesit, dhe askush nuk ishte në hapësirat e përbashkëta të shtëpisë. Dhe fillova të frikësohesha, të mendoja për fantazma dhe gjithçka. Kështu që mendoj se në atë moment fillova ta pyesja veten: ‘Po, ti ke frikë, por ndoshta edhe ato kanë frikë prej teje.’ […] Unë jam rrëfimtari i videos, por gjatë videos gjithashtu përpiqem të jem një fantazmë. Dhe ndaj me njerëzit shumë pyetje, si për shembull nëse të gjithë kanë frikë nga fantazmat, nëse fantazmat kanë frikë nga ne, nëse ato mund të bien në dashuri. […] Kështu që po mendoja, ndoshta fantazma mund të jetë si i huaji universal. Dhe e mora këtë drejtim për të folur ndoshta për stereotipe, për minoritete […] Dhe mendoj se kemi stereotipe edhe për fantazmat, dhe me fantazmat, diasporën dhe minoritetet, u përpoqa të krijoj një lidhje mes të dyjave.


Diona Budima (Intervistuesja)

Samir Laghouati-Rashwan, i lindur në vitin 1992 në Arles, jeton dhe punon në Marsejë, Francë. Ai krijon tregime duke u mbështetur në materiale arkivore dhe përdor mediume të ndryshme, si filmi, fotografia dhe skulptura. Puna e tij shqyrton politikat e hapësirës dhe të trupit, me një vëmendje të veçantë ndaj mënyrës se si përfaqësohen personat dhe grupet e margjinalizuara në prodhimet kulturore publike dhe në hapësirat institucionale të artit. Veprat e Samir Laghouati-Rashwan janë prezantuar në disa institucione dhe manifestime, ndër të cilat: Urbaines (Zvicër, 2023), MEP (Francë, 2024), NGBK (Gjermani, 2024), Fondacioni Kadist (Francë, 2022) dhe Rencontres de la Photo (Francë, 2023).

Samir Laghouati Rashwan

Diona Budima: A mund të na thoni emrin tuaj, për evidencë? Dhe pastaj ndoshta të na tregoni ku keni lindur, si jeni rritur, prejardhjen tuaj, dhe si keni ardhur deri te praktika juaj e tanishme artistike.

Samir Laghouati Rashwan: Emri im është Samir Laghouati Rashwan. Jam nga Arles, një qytet i vogël në jug të Francës, afër Marsejës. Është diku 80 kilometra [larg]. Dhe vij nga një familje, si të thuash, punëtore. Jo– askush nuk është nga bota e artit, ose nuk jam rritur me art në shtëpi, për shembull. Dhe mendoj se qysh herët në jetë kam dashur të bëj diçka si stilim, dizajn, arkitekturë, ose ndoshta art, dhe në fund përfundova në art. Dhe merrem me art që nga viti 2009.

Dhe e bëra– e fillova shkollën e artit në Marsejë në vitin 2014, dhe e përfundova shkollën në 2000– para gjashtë vitesh, në vitin 2020. Po.

Diona Budima: Me cilat mediume punoni më shpesh? Dhe nëse ka– a ka tema të caktuara që përsëriten në punën tuaj?

Samir Laghouati Rashwan: Mendoj se ajo që është e vazhdueshme në praktikën time ka të bëjë më shumë me subjektin dhe idenë. Por punoj me, në fillim punoja me skulpturë, pastaj kalova te filmi dhe performanca, por gjithashtu punoj shumë edhe me imazhe nga interneti. Nuk jam fotograf, pra nuk bëj fotografi. Nuk i bëj vetë fotografitë, por i përdor shumë në punën time. Po. Dhe gjithashtu, nuk e di nëse e thashë, por edhe performancë.

Diona Budima: Në rregull. Po.

Samir Laghouati Rashwan: Që nga viti 2023.

Diona Budima: Dhe cili është subjekti që përsëritet?

Samir Laghouati Rashwan: Mendoj se është mjaft i gjerë, por është diçka mes… Po, mendoj se fillon me kolonializmin, historinë, historinë koloniale. Por mendoj edhe për maskulinitetin arab, si jemi ne, por edhe si na sheh shoqëria, dhe varet, mund të shkojë në drejtime shumë të ndryshme. Për shembull, kam bërë një film për një pemë nga Peruja me histori koloniale. Është pema më e rëndësishme në farmakologji. Dhe është një lloj bisede mes dy pemëve, dy bimëve, njëra më e vjetër se tjetra, dhe e vjetra ia rrëfen më të resë historinë e familjes.

Por për mua ishte një mënyrë për të folur për histori ndërbreznore. Për shembull, si gjyshja ime mund ta ndajë historinë e saj me mua, por përmes bimëve dhe pemëve. Por gjithashtu, performanca ime ka të bëjë me fetishizimin racor. Si, gjithmonë në kontekstin e Francës, në rastin tim, disa gra më fetishizojnë mua dhe fetishizojnë burrat arabë dhe të zinj. Pra, po, shkon në drejtime shumë të ndryshme. Nuk e di nëse kjo është përgjigje e mirë.

Diona Budima: Jo, jo, është perfekte.

Samir Laghouati Rashwan: Po?

Diona Budima: Po, po. Dhe çka ju tërhoqi të aplikoni për rezidencën Villa 31?

Samir Laghouati Rashwan: Nuk ishte aplikim. Ishte ftesë. Sepse, si të them, është programi kryesor ku duhet të aplikosh, por është edhe rezidenca e ndërthurur. Pra gjithmonë është kuratori nga stacioni i mëparshëm i festivalit që fton dy– jo, një artist, për të bërë një rezidencë. Dhe për mua ishte Shqipëria. Kështu që, si të them, thashë: “Po, hajde të shkojmë.” Nuk dija asgjë për Shqipërinë, por thashë po. Dhe kështu erdha.

Diona Budima: Dhe projekti juaj ndryshoi dhe u zhvillua gjatë rezidencës, apo jo? Nga ajo që ishte planifikuar fillimisht. A mund të na tregoni më shumë për këtë, për idenë tuaj fillestare dhe çka ju shtyu ta ndryshonit?

Samir Laghouati Rashwan: Po. Siç e dini ndoshta, unë doja të bëja një lloj interviste dhe ndoshta një punë zanore, rreth shtëpisë me njerëz, për të mësuar më shumë për historinë shqiptare dhe për të mësuar, për ta njohur më mirë kontekstin e vilës. Dhe mendoj se është shumë tipike franceze të duash ta bësh këtë lloj projekti, pra të shkosh dhe të marrësh material nga njerëzit. Por kur erdha në Shqipëri, nuk u ndjeva edhe aq mirë të shkoja t’i pyesja njerëzit për atë histori, sepse nuk është historia ime. Dhe ndoshta ka ende traumë nga ajo histori. Kështu që nuk doja ta bëja këtë.

Dhe Nita më kërkoi të bëja një punë për Open Studio, dhe nuk e dija çka doja të bëja. Mendoj se fillova me– kur thashë se nuk do ta bëja projektin me intervista, thashë, ndoshta do të bëj një lloj filmi të frikshëm në shtëpi gjatë natës. Dhe një natë fillova të xhiroj në shtëpi në orën 2:00 të mëngjesit, dhe askush nuk ishte në hapësirat e përbashkëta të shtëpisë. Dhe fillova të frikësohesha, të mendoja për fantazma dhe gjithçka. Kështu që mendoj se në atë moment fillova ta pyesja veten: “Po, ti ke frikë, por ndoshta edhe ato kanë frikë prej teje.” Kështu fillova të mendoj për shumë pyetje dhe thashë: “Ndoshta kjo është mënyra e duhur për ta nisur një punë.” Pra, kështu e nisa këtë punë.

Diona Budima: A mund ta përshkruani punën për evidencë? Çka u shfaq?

Samir Laghouati Rashwan: Po, po. Është një video e shkurtër, rreth gjashtë minuta. Unë jam rrëfimtari i videos, por gjatë videos gjithashtu përpiqem të jem një fantazmë. Dhe ndaj me njerëzit shumë pyetje, si për shembull nëse të gjithë kanë frikë nga fantazmat, nëse fantazmat kanë frikë nga ne, nëse ato mund të bien në dashuri. Gjithashtu edhe për përfaqësimin e fantazmave në filmat hollywood-ianë. Për mua ishte një lloj– Sepse nëse mendon për fantazmën, pothuajse të gjithë jemi edukuar të kemi frikë nga fantazmat. Jo në çdo kulturë. Sepse, për shembull, në Afrikë bashkëjetojmë shumë mirë me fantazmat. Por njerëz të ndryshëm kanë frikë nga– Pra është pak a shumë e njëjta gjë.

Kështu që po mendoja, ndoshta fantazma mund të jetë si i huaji universal. Dhe e mora këtë drejtim për të folur ndoshta për stereotipe, për minoritete, për shembull mund të jenë njerëz arabë, por mund të jenë edhe shqiptarë. Për shembull, kur je në Francë, ose në Londër, ose nuk e di ku në botën perëndimore, nëse flet për shqiptarët, ka vetëm stereotipe për mafiën, drogën, dhunën dhe gjëra të tilla. Dhe është pak a shumë e njëjta gjë me diasporën arabe në Francë, po ashtu edhe në Angli, në Holandë, në Gjermani. Nëse flet për njerëz arabë ose të zinj, flitet vetëm për gjëra të këqija, vetëm për stereotipe. Dhe mendoj se kemi stereotipe edhe për fantazmat, dhe me fantazmat, diasporën dhe minoritetet, u përpoqa të krijoj një lidhje mes të dyjave.

Diona Budima: Po. Dhe kjo disi lidhet me punën tuaj të mëparshme dhe me atë që po thoshit për interesimin tuaj për kolonializmin.

Samir Laghouati Rashwan: Po.

Diona Budima: Edhe kolonializmin në Mesdhe.

Samir Laghouati Rashwan: Po.

Diona Budima: Si ishte ta shihnit këtë pjesë tjetër të Mesdheut?

Samir Laghouati Rashwan: Nuk e di. U ndjeva shumë… si në shtëpi, sepse ka disa aroma që mund t’i ndjesh edhe në Marok. Edhe një mënyrë jetese, njerëzit rrinë në rrugë, në kafene, njerëzit jetojnë gjatë natës. Sepse, për shembull, në Francë, pas orës 21:00, ke të rinj në bare, por nuk ke gjyshe e gjyshër që rrinë në rrugë, duke folur gjithë natën ose gjithë ditën.

Kështu që, po, ishte mjaft familjare për mua, të shihja… Po, përvoja ime e Shqipërisë, edhe mënyra si janë të gjitha dyqanet në rrugë, duke shitur gjëra të rastësishme, gjëra kiç, mund t’i gjesh këto lloj gjërash edhe në Marok. Mund t’i gjesh edhe në jug të Spanjës, në Algjeri, edhe në Egjipt. Pra ishte mjaft familjare, më pëlqeu shumë. Dhe ishte gjithashtu bukur sepse tezja ime është e martuar me një burrë, ai është boshnjak, por ka familje edhe në Kosovë dhe Shqipëri, dhe ka një motër, sepse babai i tij ka pasur shumë martesa dhe fëmijë. Ai ka një motër që është shqiptare.

Kështu që për mua ishte bukur ta shihja, sepse jam rritur me tezen time dhe këtë xhaxhain, por edhe me familjen e xhaxhait tim. Pra gjithë jetën kam qenë me njerëz çeçenë, boshnjakë, kosovarë, por pa e ditur çka ishte kjo. Dhe gjithashtu, as ata nuk e dinin vërtet, sepse ishin larguar nga ai vend gjatë luftës dhe nuk kishin shumë kujtime për atë vend. Kështu që ishte bukur.

Diona Budima: Po. Do të doja të ndaleshim edhe pak te konteksti historik i vilës, sepse ai vend është një vend që mbart një peshë të jashtëzakonshme dhe shumë traumë për një pjesë të madhe të komunitetit lokal. Dhe ajo që– në këto intervista, ajo që kanë thënë rezidentët është se kanë pasur shumë ëndrra të gjalla atje. Dhe ju vendosët të bëni këtë projekt për fantazmat. Stanislava Pinchuk bëri një projekt për vampirët. Më duket se paranormalja dhe fantazmatikja është diçka që përsëritet në punën e rezidentëve. Dhe pyes veten nëse kjo është një mënyrë për t’u marrë disi me atë kontekst traumatik, që shpesh është i vështirë të trajtohet në mënyrë më të drejtpërdrejtë, sidomos për njerëzit që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë atë lidhje. Sepse, në njëfarë mënyre, po hyni në një mjedis shumë të ngarkuar këtu. Prandaj po pyesja nëse kishit diçka më shumë për të thënë në lidhje me këtë.

Samir Laghouati Rashwan: Mendoj se e bëra këtë video edhe sepse patëm shumë diskutime për ëndrrat, ëndrrat e këqija të të gjithëve, dhe të gjithë po i pyesnin të tjerët: “A pate ëndërr të keqe?” ose “A ke frikë?” ose “A ndjeve diçka?” Dhe siç thashë, unë jam rritur në një familje ku bashkëjetojmë shumë mirë me fantazmat. Kështu që nuk pata asnjë ëndërr të keqe. Kam fjetur vërtet mirë atje. Ishte– Po, mendoj se, sepse është pjesë e jetës sime, nuk kam frikë nga kjo.

Por– Pra, kur dëgjoja njerëzit duke folur për shpirtin dhe vendin, dhe fantazmat, mendoja: po, por ndoshta edhe ato mund– mund të kenë frikë prej nesh, dhe mendoj se kjo është në rregull, po. Por çdo vend është i ngarkuar, mendoj se ky është një vend i veçantë. Por ndoshta nuk i njohim disa vende, hapësira të fshehura, ndonjë vend në Shqipëri ku ndoshta Enveri ka ushtruar më shumë dhunë sesa në shtëpi. Sepse shtëpia nuk ishte– ishte thjesht një vend për të jetuar, por dhuna, ku ndodhte dhuna gjatë asaj kohe, ndoshta në burg, ose nuk e di.

Pra ishte mjaft banale, dhe… Ende përpiqem ta kuptoj këtë njeri, por nuk ka mënyrë për ta kuptuar, sepse është shumë e çuditshme për mua. Sepse, për shembull, në shtëpi e ke bibliotekën e tij, por mund të gjesh edhe të gjitha porositë që bënte për ushqim; hante shumë banane, dhe lexonte Frantz Fanon-in, një nga shkrimtarët më të mëdhenj për historinë koloniale dhe gjëra të tilla, por në të njëjtën kohë, po, ai ishte i keq për disa njerëz.

Pra, po, mendoj se e gjithë përvoja e rezidentëve të tjerë dhe e shtëpisë më çoi drejt realizimit të asaj videoje, sepse nuk dija asgjë për vendin dhe historinë. Kështu që kjo ishte mënyra më e mirë për t’u përpjekur të transkriptoja diçka.

Diona Budima: Po. Dhe kjo që po thoni për atë se ku është dhuna, disi lidhet me faktin që në projektin tuaj ju e thyeni kufirin, kufirin mes asaj se kush është njeriu dhe kush është fantazma. Duke e humanizuar fantazmën, por gjithashtu, siç thatë, ju filloni si rrëfimtar, por pastaj edhe vetë bëheni fantazma. Dhe ky kufi duket shumë poroz, jo i prerë.

Samir Laghouati Rashwan: Po. Mendoj se për këtë shtëpi, ishte sikur po përpiqesha ta imagjinoja veten duke hyrë në shtëpinë e Macron-it në Francë. Dhe mendoj se është sikur– ka shumë mite rreth këtyre lloj vendeve. Por kur je brenda, është një vend normal. Mund ta shohësh edhe gjatë disa revolucioneve, në Siri ose Egjipt, kur njerëzit hyjnë në vendin e diktatorit, nuk ka– është thjesht sikur, nëse mund të thyesh diçka, të vjedhësh diçka, e bën. Por përndryshe është thjesht një vend. Është thjesht një ndërtesë. Nuk e di. E kam shumë– është shumë e vështirë për mua të vendos emocion në gjëra materiale. Mendoj se është më shumë diçka e padukshme.

Diona Budima: Kjo është shumë interesante. A ka tekste, mendimtarë apo referenca të caktuara me të cilat keni punuar gjatë hulumtimit tuaj, ose edhe gjatë hulumtimit tuaj të tanishëm?

Samir Laghouati Rashwan: Jo tamam. Gjatë… Nuk e di, jo për fantazmat. Nuk lexova asgjë gjatë rezidencës. Të them të drejtën, ishte vërtet një lloj ftese spontane. Dhe thjesht po përpiqesha t’i shpenzoja paratë nga Art Explora, sepse nuk është ndonjë projekt i mirë, as shumë etik. Kështu që thjesht po përpiqesha t’i shpenzoja paratë dhe të kënaqesha sa më shumë me njerëzit që takova. Pra, nuk lexova, por aktualisht jam duke punuar në tri projekte, një për ngadalësinë si rezistencë. Dhe po përpiqem ta kuptoj se si njerëzit e zinj, arabë ose hispanikë në SHBA e përdorin ngadalësinë për t’i rezistuar hiperproduktivitetit dhe kapitalizmit.

Dhe dy referencat e mia për këtë punë janë një tekst i quajtur “Non-performance” nga Fred Moten. Ai është shkrimtar afrikano-amerikan, dhe gjithashtu Kodwo Eshun, ai është shkrimtar britanik i zi. Dhe ai shkruan për muzikën. Sepse në projektin tim më intereson praktika e një DJ-i nga Houston-i, dhe ai ka shkruar disa tekste për praktikën e tij. Gjithashtu jam duke punuar në një projekt tjetër, që është pak a shumë si ai me fantazmat. Por tani është ujku. Është një projekt– nuk e di ende ku do të shkojë.

Ndoshta performancë ose video, ndoshta vetëm një punë zanore. Por fillon me një libër të Ghassan Hage, ai është shkrimtar, mendoj libanezo-australian. Dhe ka shkruar një libër, “The Wolf and the Muslim”, ku përpiqet ta kuptojë, ose të krijojë një lidhje mes krizës ekologjike dhe islamofobisë përmes ujkut. Kështu që po përpiqem ta kuptoj. Dhe është e njëjta gjë, të gjithë kanë frikë nga ujku, por nuk dimë shumë për ujkun dhe nuk përpiqemi t’i kuptojmë ata. Nuk e di nëse është– por, po. Pra, po, këta tre mendimtarë.

Diona Budima: Po. Duket se i përdorni këto figura; fantazmën, ujkun. Çka janë ato për ju? A janë simbole? Alegori?

Samir Laghouati Rashwan: Mendoj se nuk e di vërtet. Sepse lexoj shumë tekste, por përpiqem të mos sjell shumë gjëra intelektuale në punën time, në mënyrë që puna të mbetet e qasshme për njerëzit.

Diona Budima: A mendoni se ato ndihmojnë që puna të bëhet më e qasshme?

Samir Laghouati Rashwan: Po. Mendoj se sjellin një mënyrë popullore të të kuptuarit të punës. Të gjithë dinë diçka për ujkun, të gjithë dinë diçka për fantazmat. Të gjithë janë pak të interesuar për bimët dhe pemët. Kështu që për mua, mendoj se është thjesht një mënyrë për të folur për gjëra pa qenë, si të them– Sepse, për shembull, në Francë, nëse flet për racizmin, kolonializmin, në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, askush nuk do ta shfaqë punën tënde dhe askush nuk dëshiron ta kuptojë. Sepse, për shembull, ke njerëz të moshuar nga e gjithë bota dhe ata nuk duan t’i kushtojnë kohë kësaj lloj pune.

Kështu që përpiqem të gjej një mënyrë që t’i bëj të gjithë, si të thuash, miq me– Po, të jem miqësor me të gjithë, që të gjithë të mund të vijnë dhe ta kuptojnë punën. Dhe në fund e gjen veten duke thënë: “Oh, e kalova këtë kohë. Nuk është lloji i temës që më pëlqen, por mënyra si më solle deri këtu, më duket interesante.” Përpiqem ta bëj këtë, nuk e di nëse është interesante, por përpiqem.

Diona Budima: Ku e shihni, ose a e shihni, projektin me fantazmat duke u zhvilluar më tej në të ardhmen?

Samir Laghouati Rashwan: Po, në fakt, tani jam në Bazel dhe po shfaq– Sepse po bëj një rezidencë në Zvicër, në Vevey. Emri i rezidencës është La Becque. Dhe themeluesi i La Becque më ftoi– ftoi disa rezidentë, ish-rezidentë dhe rezidentë aktualë, për të bërë një ekspozitë në Bazel. Kështu që të premten e hapim këtë ekspozitë me videon për fantazmën. Po. Nuk e di nëse e dini këtë, por në video, në një moment, u kërkoj njerëzve të vizatojnë fantazma. Herën e parë që e shfaqëm në Shqipëri, përfundova me shumë vizatime. Ishte çmenduri. Bëra një fanzinë të vogël dhe mund ta gjeni në Villa 31.

Dhe tani– pra po e shfaq përsëri filmin, por vazhdoj ta ndërtoj atë arkiv. Kështu që në fund të ekspozitës do të përfundoj përsëri me shumë vizatime, dhe ndoshta do të bëj një publikim ose një fanzinë. Ende nuk e dimë formën, trajtën e arkivit. Por…

Diona Budima: A kanë filluar njerëzit tashmë të vizatojnë?

Samir Laghouati Rashwan: Tani jo, jo. Pra, me stafin dhe artistët kemi vizatuar disa fantazma, thjesht për t’u treguar njerëzve: “Mundeni, dhe duhet t’i vizatoni fantazmat.” Por ekspozita ende nuk është hapur. Pra, të premten do të fillojë, po.

Diona Budima: Sepse po pyes veten nëse forma e fantazmave do të jetë ndryshe nga ajo në Shqipëri.

Samir Laghouati Rashwan: Po. Mendoj se po. Sepse në Shqipëri kishte shumë nga mënyra e zakonshme e vizatimit të fantazmave, por nganjëherë kishim një lloj–

Diona Budima: Cila është mënyra e zakonshme?

Samir Laghouati Rashwan: Cila është mënyra e zakonshme?

DIona Budima: Si duket?

Samir Laghouati Rashwan: Si {përshkruan me duar}.

Diona Budima: Në rregull.

Samir Laghouati Rashwan: Kështu, me dy sy, dhe thjesht kaq. Por kishte disa njerëz që bënë një lloj fantazmash personale, me formën bazike, por duke e personalizuar atë formë. Si fantazma Tommy Shelby, ose gjëra të tilla. Por gjeta edhe disa shumë të dhunshme, si për shembull– gjeta fantazma Adolf Hitler, gjëra të tilla, dhe gjithashtu disa fantazma shumë, shumë abstrakte.

DIona Budima: Mendoj se ai publikim do të jetë shumë, shumë interesant.

Samir Laghouati Rashwan: Po, po, mund ta gjeni. Mund t’i kërkoj Nitës t’ju japë një kopje nëse doni ta shihni. Ndoshta mund ta përdorni për arkivin, ose nuk e di, por e kam bërë këtë.

Diona Budima: Edhe me fantazmat. Duhet të na tregoni.

Samir Laghouati Rashwan: Po, po, po, mund t’ju dërgoj në fund të ekspozitës një përzgjedhje të…

Diona Budima: Ju lutem. Vetëm për ta përmbyllur, a mund të na tregoni çka ju emocionon aktualisht, qoftë personalisht apo artistikisht, politikisht, shoqërisht? Mund të jetë çfarëdo.

Samir Laghouati Rashwan: Politikisht, nuk e di. Është pak e vështirë të jesh i emocionuar për momentin. Por, po, shpresoj për gjëra të mira. Por mendoj se jemi thjesht njerëz. Dhe unë nuk jam në Élysée1 apo kryeministër, kështu që nuk mund të bëj shumë. Në praktikën time jam i emocionuar sepse mendoj se kam filluar të gjej një mënyrë të vërtetë për të krijuar lidhje mes të gjitha projekteve të mia, sepse bëj gjëra shumë të ndryshme, dhe kur nuk e njeh praktikën, nuk mund ta kuptosh se cila është pika.

Por kam filluar të kem mjaftueshëm punë për të krijuar një vijë, një vijë koherente. Edhe sa i përket projektit me të cilin po punoj tani, për ngadalësinë, më pëlqen shumë sepse është një projekt që e kam nisur në Houston, SHBA, dhe mendoj se për artistët francezë është shumë e lehtë të shkosh diku, të marrësh diçka, të kthehesh dhe pastaj ta ndërtosh një karrierë mbi atë projekt. Por nevoja ime me këtë projekt ishte t’i shmangja të gjitha gjërat “atraktive” që mund t’i sjellësh prej aty dhe të bëja diçka që nuk kapet menjëherë. Kështu që tani jam mjaft në rregull me këtë, dhe jam i lumtur. Por edhe në jetën time jam i lumtur sepse po vij të jetoj në Shqipëri. Po. Vij në dhjetor.

Diona Budima: Oh, wow.

Samir Laghouati Rashwan: Po. Po filloj me një vit, për të parë nëse më pëlqen vërtet dhe nëse mundem. Gjithashtu është pak e ndërlikuar për karrierën time, sepse mendoj se për artin nuk është vendi më i mirë. Dhe gjithashtu skena e artit është shumë e fokusuar te artistët shqiptarë. Pra, të shohim, nuk e di.

Diona Budima: Shumë emocionuese.

Samir Laghouati Rashwan: Po, por jam shumë–

Diona Budima: Jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Edhe në Kosovë.

Samir Laghouati Rashwan: Po. Herën e fundit nuk pata kohë, por sigurisht që do të vij në Kosovë.

Diona Budima: Sa bukur. Faleminderit shumë, Samir, ishte shumë interesante.

Samir Laghouati Rashwan: Ju lutem. Faleminderit edhe juve.

Diona Budima: Mezi presim të shohim si do të zhvillohet ky projekt.

Samir Laghouati Rashwan: Po, edhe mua më pëlqen kjo.

Diona Budima: Faleminderit shumë.

Samir Laghouati Rashwan: Faleminderit. Kaloni një mbrëmje të mirë. Mirëupafshim.


1 Élysée i referohet Pallatit Élysée në Paris, rezidencës zyrtare të Presidentit të Francës. Në këtë kontekst, përdoret si metonimi për presidencën franceze ose pushtetin politik ekzekutiv.

Download PDF