Privacy Policy


 

Kushtet në vazhdim janë të detyrueshme për secilin përdorues që përdor apo pranon shërbime nga aplikacioni mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë. Përdoruesi pranon të jetë i lidhur më këto Kushte të Përdorimit çdo herë që përdoruesi e përdorë aplikacionin mobil. Iniciativa e Historisë Gojore nxitë përdoruesit që të lexojnë këto Kushte të Përdorimit me shumë kujdes.


Të drejtat dhe përgjegjësitë e përdorimit


Përdoruesit e aplikacionit Prishtina Ecë & Janjeva Ecë janë të detyruar të përdorin përmbajten e tij me përgjegjësi (video, audio dhe tekst) brenda kornizës të ligjeve dhe detyrimeve në fuqi, duke i përfshirë këto Kushte të Përdorimit. Përmbajta e siguruar nga aplikacioni Prishtina Ecë & Janjeva Ecë gjithashtu përmbanë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit dhe mbrohet sipas të gjitha ligjeve përkatëse të pronësisë intelektuale. Iniciativa e Historisë Gojore rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime juridike kundër çdo pale që shkelë këto Kushte të Përdorimit dhe të drejtat e tyre intelektuale.


KONTRIBIMET E DHËNA NGA PËRDORUESIT

Aplikacioni mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë fton përdoruesit të kontribojnë duke ua dhënë mundësinë të paraqesin, postojnë, publikojnë, ose të transmetojnë përmbajte dhe material, duke përfshirë, por jo të kufizohen, tekste, shkrime, video, audio, fotografi, grafikë, komente, sugjerime dhe informata personale ose material tjetër. KontribImet mund të shihen nga përdorues të tjerë të aplikacionit Prishtina Ecë & Janjeva Ecë and nga faqet e internetit të palës së tretë. Si të tilla, çdo kontribim që përdoruesi transmeton, nuk do të publikohet para rishikimit nga hulumtuesit e Iniciaitivës së Historisë Gojore. Ne mund të i pranojmë, refuzojmë, ose të fshijmë kontribimet sipas gjykimit tonë.


Kur përdoruesi krijon apo vë në dispozicion ndonjë kontribim, përdoruesi në këtë mënyrë përfaqëson dhe garanton që:

  1. Krijimi, shpërndarja, transmetimi, shfaqja publike, ose performanca, aksesi, shkarkimi, ose kopjimi i kontribimeve nga përdoruesi nuk shkel dhe nuk do të shkel të drejtat e pronarit të ndonjë pale të tretë, duke përfshirë, por jo të kufizoj, të drejtat e autorit, patenta, shenjë dalluese, shenjë sekrete, ose të drejtat morale të një pale të tillë.
  2. Përdoruesi para se të paraqes ndonjë të dhënë është krijuesi dhe/ose zotëruesi i kontribimeve, ose ka licencat, të drejtat, miratimin ose lejën e nevojshme për të përdorur dhe për të autorizuar aplikacinin Prishtina Ecë & Janjeva Ecë dhe përdorues të tjerë të aplikacionit për të përdorur kontribimet e përdoruesit në çfarë do mënyre të parashikuar nga aplikacioni dhe këto Kushte të Përdorimit.
  3. Përdoruesi ka miratim me shkrim, lëshim dhe/ose leje nga secili person i identifikueshëm në kontribim të i përdoret emri ose pëlqimin i secilit nga personat e identifikueshëm për të mundësuar përfshirjen dhe përdoirmin e kontribimeve në çfarë do mënyre të parashikuar nga aplikacioni Prishtina Ecë & Janjeva Ecë dhe nga këto Kushte të Përdorimit.
  4. Kontribimet e përdoruesit nuk janë të rreme, të pasakta ose mashtruese.
  5. Kontribimet e përdoruesit nuk janë reklama të padëshruara ose të pa autorizuara, materiale promovuese, skema piramidale, shkronja zinxhirore, spam, dërgim i imelleve në masë, ose forma të tjera të kërkimit.
  6. Kontribimet e përdoruesit nuk janë të turpshme, të pista, epshore, të ndryra, të ashpra, ngacmime, shpifëse, të rreme, ose përndryshe të pakëndëshme.
  7. Kontribimet e përdoruesit nuk përqeshin, tallen, përçajnë, frikësojnë apo abuzojnë me askënd.
  8. Kontribimet e përdoruesit nuk përkrahin rrëzimin e dhunshëm të ndonjë qeverie, apo nxitjën, inkurajimin, ose kërcnimin të dëmit fizik ndaj njëri-tjetrit.
  9. Kontribimet e përdoruesit nuk shkelin ndonjë ligj, rregullore, ose rregull të zabtueshëm.
  10. Kontribimet e përdoruesit nuk cënojnë të drejtat e privatësisë ose publicitetit të ndonjë pale të tretë.
  11. Kontribimet e përdoruesit përndryshe nuk shkelin, ose lidhin materile të cilat shkelin, çfarë do dispozite të këtyre Kushteve të Përdorimit, ose çfare do ligji apo rregullore tjetër në fuqi.

Çdo përdorim i aplikacionit mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë në kundërshtim me përfaqësimet e mësipërme thelbësisht dhe materialisht që i shkel këto Kushte të Përdorimit mund të rezultoj, ndër të tjera, në ndërprerje ose pezullim të të drejtave të përdoruesit për të përdorur aplikacionin Prishtina Ecë & Janjeva Ecë.


Pajisjet Apple dhe Android

Kushtet e më poshtme zbatohen kur përdoruesi shkarkon aplikacionin Prishtina Ecë & Janjeva Ecë ose nga Apple Store ose nga Google Play: (1) licenca që ju është dhënë për këtë aplikacion është licencë e patransferueshmë për të përdorur aplikacionin në një pajisje që përdorë sistemin operativ Apple iOS ose Android, siç është e zbatueshme, dhe në përputhje me rregullat e përdorimit të përcaktuara në kushtet e shërbimit të Shpërndarësit të Aplikacionit; (2) ne jemi përgjegjës për ofrimin e çdo shërbimi të mirëmbajës dhe ndihmës në lidhje me aplikacionin mobil siç është specifikuar në Kushtet e Përdorimit të këtij aplikacioni mobil të licencuar e mbajtur në këto Kushte të Përdorimit ose përndyrshe siç kërkohet nën ligjin në fuqi, dhe pranoni se çdo Shpërndarës i Aplikacionit nuk ka asnjë detyrim të siguroj as një mirëmbajtje dhe të mbështetë shërbime në lidhje më aplikacionin mobil; (3) në rast të ndonjë dështimi të aplikcionit mobil në përputhje me ndonjë autorizim të zbatushem, mund të lajmëroni Shpërndarësin e Aplikacionit, dhe Shpërndarësi i Aplikacionit, në përputhje me kushtet dhe politikat e tyre, mund të rimbursojë çmimin e blerjes, nëse ka, që është paguar për aplikacionin mobil, dhe në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Shpërndarësii Aplikacionit nuk do të ketë as një detyrim tjetër garancie sa i përket aplikacionit mobil; (4) ju pranoni dhe pajtoheni që Shpërndarësit e Aplikaconit janë përfitues të palës së tretë të kushteve të licencës që përmbahet në këto Kushte të Përdorimit, dhe që secili Shpërndarës i Aplikacionit do të ketë të drejtën (dhe konsiderohet të këtë pranuar këtë të drejtë) të i zbatoj këto kushte ndaj jush si përfitues i palës së tretë.


Të drejtat e autorit 

Iniciativa e Historisë Gojore mbledhë histori nga folësit të të gjitha ecjeve të jetës, dhe nuk janë të transferueshme tek palët e treta. Përmbajtja e aplikacionit Prishtina Ecë & Janjeva Ecë është prodhuar nga Iniciativa e Historisë Gojore në bashkëpunim me të intervistuarit, dhe si e tillë, konsiderohet si prodhim i përbashkët sipas ligjeve në fuqi për të drejtën e autorit.


E gjithë përmbajtja mbrohet si pronë individuale dhe nuk mund të përdoret pa lejen e Iniciativës për Histori Gojore. Përdoruesi mund të citoj transktiptet e video intervistave sipas nevojës për studime, ose hulumtime jo-komerciale, rishikime (vetëm vepra të botuara), ose raportim aktual të lajmeve (jo me fotografi) ose vepra të ngjashmë profesionale. E mësipërmja nuk jep leje për të kopjuar një vepër të plotë për çfarë do arsye, në të gjitha rastet, përdoruesi duhet të atribojë dhe të citoj Iniciativën e Historisë Gojore.


Historitë e jetës të folsive tanë konsiderohen dhe trajtohen si personale. Megjithatë, ato kryqëzohen me histori të vendbanimeve të cilat Iniciativa e Historisë Gojore i hulumton. Për këtë dhe arsye tjera, në asnjë rrethanë nuk mund të përdoren pa leje ose të keqpërdoren në çfarë do forme.


Iniciativa e Historisë Gojore nuk jep licencë eksluzive. Licenca eksluzive nënkupton dhënjën e të drejtave një pale tjetër për të përdorur pronësinë intelektuale të Iniciativës së Historisë Gojore, pa transferimin e të drejtës se autorit të asaj pale.


Çdo kopje, transmetim, publikim, riprodhim apo përdorim tjetër i videove, fotografive ose teksteve të aplikacionit mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë pa lejën e Iniciativës së Historisë Gojore është i ndaluar. Iniciativa e Historisë Gojore ka të drejtën për të ndërmarrë veprime juridike ndaj çdo pale që shkel këto Kushte të Përdorimit ose te drejtat e tyre të pronës intelektuale.


Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni


Duke pasur qasje në aplikacionin mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë, përdoruesi i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës të Kosovës, për çdo mosmarrëveshje që lind ose lidhet me këto Kushte të Përdorimit.


Përmbajtja e aplikacionit mobil Prishtina Ecë & Janjeva Ecë është nën mbrojtje gjyqësore të ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës të Kosovës dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ligjeve tjera që mbrojnë të drejtën e autorit. Në përputhje me këto ligje, Iniciativa për Histori Gojore rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime juridike kundër çdo përdoruesi që shkel këto kushte dhe ligjin.


Sipas nenit 181 të ligjit për të Drejtat e Autorit Dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës të Kosovës, në rast të shkeljes së të drejtave ekskluzive, bartësi i të drejtës mund të kërkojë: gjetjen e ekzistimit të shkeljës së të drejtës, vazhdimin e shkeljes, kompensimin e dëmit material, kompensimin e dëmit jo material.


Shkelja e të drejtës së autorit gjithashtu do të dënohet si vepër penale, me gjobë dhe/ose burgim, në përputhje me Kodin Penal të Republikës të Kosovës, neni 296.  Kushdo që pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose temën e çështjes së ndërlidhur me këto të drejta, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.


Përdoruesit janë të detyruar të përdorin përmbajten e aplikacionit me respekt dhe të përmbahen nga veprimet e kundërligjshme, si publikimi pa citim të burimit, sepse ajo konsiderohet keqpërdorim i të dhënave dhe informacionit. Pajtueshmëria me këto Kushte të Përdorimit dhe të gjitha ligjeve, rregullave dhe rregulloreve në fuqi të lidhura me shërbimet e ofruara është e detyrueshme.