Hotel Bozhuri

Emërtuar nga lulëkuqet që sipas legjendës u rritën prej gjakut të ushtarëve të rënë në Betejën e Kosovës, ndërtimi i “Bozhurit të Kosovës” të dizajnuar nga Boris Pozdnyakov në vitin 1954 shënon fillimin e qytetit modern urban. I stolisur me mozaik të luftëtarëve nga mermeri dhe ornamente në ballkone në formë stemash, ndërtesa u bë shumë shpejtë një pikë e rëndësishme referimi. Pas luftës së vitit 1999, hotelit iu dha një emër tjetër i ngarkuar historikisht, “Iliria”, por njerëzit ende i referohen atij si Bozhur, edhe pse sot nuk shihen gjurmë të ndërtesës origjinale. Privatizimi në vitin 2006 dhe rindërtimi i hotelit e ndanë ndërtesën tërësisht nga trashëgimia e saj socialiste. Fasada e xhamit blu me vija në dukje elegante dhe trajtimi neoklasik i dritareve harkore dhe shtyllave e kthyen ndërtesën në një pastishë stilistike. Tranzicioni i hotelit nga arkitektura njerëzore në atë monumentale ftoi një ndryshim tjetër të emrit, në atë të: Swiss Diamond Hotel.