PETRIT HALILAJ: RU. NEW YORK

Kur merret gjithçka nga ti, atëherë mbet hapësirë për imagjinatë, dhe imagjinata fluturon, por sikurse zogjtë migrues, gjithmonë e dijnë rrugën për në shtëpi.

 


Nga 27 shtatori 2017 deri më 7 janar 2018, ekspozita PETRIT HALILAJ: RU, mund të vizitohet në New Museum, i cili është i vetmi muze në New York City kushtuar ekskluzivisht artit bashkëkohor. Është ekspozita e parë në New York nga artisti Petrit Halilaj i lindur në Kosovë. (Kostërrc, Skenderaj. 1996).

Ky është një instalacion që përfshin dy hapësira të mëdha në katin përdhesë të muzeut. Në dhomën e parë, jastëk të mëdhenjë ua mundësojnë publikut të ulen rehat përderisa i shikojnë videot e intervistave të Petritit me individid të ndryshëm nga Runiku, të cilët flasin për çfarë kanë gjetur në gërmimet e tyre arkeologjike të asaj zone. Jastakët janë të dizajnuar nga artisti dhe janë të modeluar në përshtatje me përshkrimet e objekteve historike që janë gjetur nga njerëzit me të cilët Petriti u takua në Runik, e që më vonë u dërguan kryesisht në Beograd, por edhe në Prishtinë. Ato përshkrime ishin thjesht kujtime, dhe shpesh janë të çuditshme.

Në dhomën e dytë, një peisazh imagjinarë rural me pemë që përfshin një liqen dhe një fole të madhe, është e zënë nga 505 kopje të objekteve historike të lartpërmendura, që kanë marrë formën e zogjëve, një temë e shpeshtë në artin e Petritit. Numri 505 nuk është i paarsyshëm; ai i përmban të gjitha format e objekteve historike që artistët i mblodhën me sukses nga librat, katalogjet, dhe nga bisedat.

Por për një prezentim më të mirë të ekspozitës, ndiqeni intervistën që Petriti me mirësi dha për Iniciativën e Historisë Gojore dhe Prishtina Insight.