Zeqir Sopaj

Prizren | Date: 1 qershor, 2016 | Duration: 63 minuta

Se Fadili [Hoxha] thojke, ‘Duhet me iu dhanë edhe na diçka. Kur t’shtrohet sofra, duhet me qitë diçka n’tavolinë. E kujna o qikjo? Ka me iu dhanë haki. Na Kosova, pak n’botë, po ni vo, qajo vo ka me iu dhanë hakin’. […] Na po luftojmë bashkë, shkije, shqiptarë me e hjekë fashizmin edhe okupatorin. Kur t’kryhet lufta kem me kanë gjithësecili kem me pasë hakin e vetë. Na kem mu konë me Tiranë, Tirana punon me konë t’donë. Për qata kemi liftue, na kemi ditë, komunistat e Kosovës e kanë ditë që kem me punu me Tiranë, se jo me Beograd. […] ‘Kur t’kryhet lufta, gjithëcili ka me çue dikush ni bakshish. Na Kosova ni vo, qasaj kom me iu dhanë haki. Dikush e çon ni cjap, e dikush ni dash, dikush ni ka’. ‘Po na pak bre jem’. ‘Ani qajo, ka me iu dhanë haki, qasaj’. Po neve nuk na u dha tani, në ’48-tën e knej.


Anna Di Lellio (Intervistuesja) Noar Sahiti (Kamera) Ard Morina (Intervistuesi)

Zeqir Hajriz Sopaj u lind më 1925 në Llapushnik. Ai ishte veteran i Luftës së Dytë Botërore. Z.Sopaj punoi në zyrën e shërbimit civil në Komoran për 30 vite, deri në pensionim e tij në vitin 1990. Nga vitet e ‘60-ta, ai jetoi me familjen e tij në Prizren. Z.Sopaj vdiq më 17 gusht, 2021.

Zeqir Sopaj

Pjesa e Parë

[Intervistuesit kërkojnë nga folësi të tregojë prej nga është, ku është rritur dhe detaje rreth familjes së tij. Kjo pjesë është prerë nga video intervista.] 

Zeqir Sopaj: Une jom le në Llapushnik, 1925-tën. E jom kanë çoban i vogël, jom shku në Orllan me babgjyshin, i kemi pasë ni qind copa dhenë, lopë, shpija, odën në dy kat, i zake ni qind burra. Aty u bojshin meshliçet[1], musafirë atëhere i dhajshin bukë. E tani jom hi n’shkollë, n’kohë të Jugosllavisë të Kralit[2]. Jom hie në 1936-tën, jom hi n’shkollë. Në 1939-tën e kom kry shkollën fillore, katër vjet u kanë.

Në ’40-tën tani jom shku çoban me dhi, me lopë me dhenë. Kemi lujtë me çobanë, atëhere lujshim lojë t’çobanëve, turli loje nëpër oda. Në ’41-shin o shu Jugosllavia, u kanë e Kralit, u shu edhe u ardhë dita e Shipnisë, Albania. Italia hini në ’39-tën në Shipni, në ’41-shin sene[3] në Jugosllavi, edhe gjermani anej e murrë e shkatërrunë Jugosllavinë. E kemi marrë pak frymë se jemi kanë t’robnumë prej Kralit. E Krali na ka pasë marrë tokën e punume, e shkojshim na tu shkitë, tu serbtë, dej t’hishum, “Ama tokën teme përgjysë”. Na metem brigjeve, anej tokën e murrë… Eh gjermani, Kosova o kanë n’tri pjesë, ni pjesë u kanë me Tiranë, ni pjesë u kanë me Beograd, ni pjesë u kanë me Sofi, Morava. Na jemi kanë Peja, Gjakova, Prizreni, Prishtina, e kemi pasë lidhjen me Tiranë, n’tri pjesë domethanë.

N’ditë të Jugosllavisë u kanë n’katër banovina[4]. U kanë Zajeçka banovina, Rahoveci, Peja, Gjakova, barin e kemi pasë në Cetinje. Që shkojke neve n’shkollë učitelji,[5] i thojshim atëhere učitelj gospodin [Zotni mësuesi]. Eh, u kanë Prezereni, Drenica, Kamorani ato janë kanë Vardaska banovina kanë pasë barin në Shkup. Ana e Gnjillanit e anej u kanë Moravska banovina, e kanë pasë barin në Nish. Mitrovica tek knena në Gllogoc janë kanë Ibarska banovina, e kanë pasë barin në Kralevë. N’katër banovina u kanë Kosova atëhere. N’ditë të Titës, kur e ka marrë, Kosova jemi kanë komplet njo. As s’kemi pasë banovina, veç krejt Kosova u kanë njo.

Në ditë të mretit u kanë n’tri vilajete. Perzereni, na jemi kanë n’ditë t’mretit, babgjyshi që i thojke, jemi kanë në vilajet të Shkodrës. E ana e Drenicës u kanë anej, janë kanë në vilajet të Manastirit. Unë po flas për ditë t’mretit. Mitrovica e ato jonë kanë n’vilajet të Sanxhakit prej Bosne, n’ditë të mretit. Edhe n’ditë të Jugosllavisë jemi kanë katër banovina. Edhe n’ditë… të Shipnisë që i thojshim, n’tri pjesë kallxova. A n’ditë të Titës jemi kanë Kosova, autonomi që na u ka dhonë, autonomi komplet u kanë në kurrëfarë bano… Republikës jemi kanë, veç Kosova… Jugosllavia u ba gjashtë republika, na vnoi, në ’43-tën sene jena kanë në 29-tën nanduer, se Churchilli u kanë… ai e ka vendosë Jugosllavinë, na vnoi gjashtë republika e dy autonomia. Autonomia u kanë Kosova edhe Vojvodina, autonomi. E gjashtë republika jonë kanë, u kanë Republika e Crna Gorës, u kanë Republika e Bosna e Hercegovina, u kanë Republika e Sllovenisë, u kanë Republika e Kroacisë, Republika e Serbisë, u kanë Republika e Makedonisë, në ditë të Titës.

[Intervistuesit e pyesin rreth historisë personale dhe të familjes. Pyetja është prerë nga video intervista.]

Zeqir Sopaj: Unë jom rritë mes çobanëve dhe me gja deri sa jom shku n’shkollë. Tani masi jom shku n’shkollë erdh dita e Shipnijës. E katër vjet, mas katër vjete m’kanë thirrë SS i gjermanit. Jom kanë gjashtë mujë SS i gjermanit, u formue i thojshin “Skenderbeg Divizija”. E kanë formue bijtë e Isë Boletinin edhe Xhafer Deva, e kanë formue. Asllan Boletini edhe Pajazit Boletini jonë kanë… tani kemi ikë na. Nisi mu u prishë okupatori, se i thojshin okupator edhe fashist. Kur u ardhë ma s’pari, që u ardhë kanë thonë, “Fashist nuk bon m’u shkrue, po fashist edhe okupator”. Okupator o kanë Hitleri, Musolini o kanë fashist. Kto dyjat, kto jonë të dënume ’26-tën që e kanë fillu Luftën e Dytë Botnore. Jonë kanë të dënune, a di. E une tani kom ikë prej SS-it, e kom pru manxerrë, e allti n’shpi, e jom ardhë. E jom hie tani… edhe erdh Partia Komuniste. Erdh… osht’ ardhë në ’44-tën në shtator, jo në shtator jo, nandor që jonë vendosë krejt.

Tani jom hi Roje Partizane i thojshin, jom hi na tek të nantë t’nantit, deri me t’nantin maj që e ka maru Hitleri, a din, deri jemi kthy milicia popullore e jemi shku në Rahovec. Nuk dijshim, na të veshtë në tirqe e në tesha tona e krejt çka jem, a di. Hasan Kryeziu u kanë kryetar i rrethit, e kta Ramadani e Kadri Minushi, tha, “Ju jeni deri sot Roja Partizane, Partizanksa Straža serbisht, shqip Roja Partizane. Tash jini Milicia Popullore. A dini çka jeni?” mozallah (buzëqeshë). Tha, “Ju jeni sikur bishë xhandarmëria e Kralit që u kanë n’emën të Marisë, ju jeni n’emën të popullit”. E kom nejtë tek deri me t’parin, në ’46-tën. Në ’46-tën na erdhën teshat krejt. Une e kom pasë babën edhe nanën e mixhën n’shpi, vllau m’u vra në ’44-tën, m’u vra me t’dytin të 12-tit mujë ’44. Brahim Gashi m’tha, “Zeqë, a po shkon n’shpi me majtë babën e nanën? Halili o vra në Frizoviç [Ferizaj]. Habibi o i vogël e duhet me çu n’shkollë, e nana e baba jesin pa kërkon. A po shkon m’i majtë ata pleq?” Thashë, “Po valla”. E kom lshu detyrën për hatër nanës e të babës, e jom shku mi majtë.

Tani, u formu… po në ’44-tën si hinën, u kanë Shtabi i Partisë Komuniste në Berishë. U kanë Mehmet Hoxha edhe u kanë Ismet Sheqiri. Une jom kanë skojevac[6] që i thojshin atëhere, jom kanë, a di. E na majshin konferenca ata që, “Mu kanë bashkë, ka me ardhë Partia Komuniste, ka maru Krali, ka maru mreti, s’ka mo! Jemi vllaznim-bashkim.” “Qysh more vllaznim-bashkim?” “Vllaznim-bashkim jemi tash, e kem me konë. Po kur t’kryhet lufta ka me konë secili n’shpi t’vetë.” “Na kem me konë me punu me Tiranë se jo me Beograd, Kosova, qashtu kur t’kryhet lufta. A nihere jem n’luftë bashkë me hupë fashizmin edhe okupatorin, a di.” Tek ta ka maru Hitleri që u dorëzue, në ’45-tën.

Kur maroi lufta, thanë, “Jo tash duhet me konë na nër Jugosllavinë.” “Qysh more nër Jugosllavi? Po na i kemi pasë lidhjet me Tiranë” “Qashtu osht’ vendosë” na vnoi. Churchilli e ka vendosë. Thotë, “Une tash gjashtë republika, dy autonomia me kanë. A Evropa osht’ e bashkume krejt ka me kanë, ka me kanë e bashkume Evropa njojtë si anej, si anej osht njojtë.” “Jo more si anej, si anej jo, ne kemi konë me Tiranë”. Në  ’47-tën Shipnia pat krizë për bukë t’madhe shumë, s’pat bukë. E kemi mledhë drithë e krejt e m’u çu se po na desin vllaznit uni n’Jugosllavi, atje në Shipni. Në ’47-tën u kanë kjo, eh.

Në ’48-tën jemi konë, që u lshova une i ri, thojshin apet për s’dytë me shku ushtar. E jom shkue në ’48-tën me 28 mart [mars], jom shkue në Koprevnicë ushtar. Atje jom kanë ratë n’krevet, aty jonë kanë dy parë kreveta. Ni parë nër, e ni parë naltë, se fukarallak ka pasë, a din, ushtri. Une jom konë skojevac, ni Binok i vuthëve u konë n’parti. O hi komisari pa u çu na me bo fiskullturë {Dëfton kah muri}. O konë syreti i Stalinit, o konë i Enverit, i Titës, edhe i Enverit, tretë n’kasarne. E ka heqë Stalinin, e ka hekë Enverin, e i ka shti nër sjetëll, e met’ veç Tita.

Une jom konë… i thomë “Binok,” thashë, “pasha Zotin u bo nomi,” thashë, “e hoqën Stalinin edhe Enverin e ka metë veç Tita.” “Mos e bo t’madhe.” Kur u bo… bërtiti trupa, u çumë na, e bamë fiskullturën, hongrëm kafjallin, himë në ni sallë. Aty Infobyrovi, kur t’ia grahi tani bum e bum {onomatope} e u prishëm me Stalinin. Jugosllavia u prishë me Stalinin e u ba… Tito u ba me Amerikë. E u prishë me… e atëherë në ’48-tën u kanë Rezolucija e Infobyrove[7], kto i maj n’mend mirë n’ushtri. Tani jom ardhë, e kom kry ushtrinë, e jom ardhë n’shpi. E jom hi n’organizatat shoqërore që punojshim rinia aty. Jom kanë në Bërzbonoviç, në Sarajevë, na u tubumë, jam kanë në Vllasinë, në Novi Beograd, aty.

E kom punu n’organizatat shoqnore, e kreva ushtrinë në ’50-tën e erdha, e hina. Jam kanë anëtar i Komitet në Gllogoc, anëtar i pushtetit, i kom pasë aty krejt. E krisi tani me hi n’kolektiv, me hi n’kolektiv. Mirëpo na ishim n’bjeshkë, nuk na kapke aty.

E tregojke baba, tregojke tha, “Rashë në Rahovec…” u kanë ni Pop Giga i Rahovecit, poslanik[8] në vakt të Kralit. E ia kish pas lypë babës Neredniki[9] tri pushkë. “Une s’kisha pushkë, e jom shkue te Dallav hoxha, e Dallav hoxha ma maroi ni letër. Tha, ‘Shko tu Načelniki[10] në Rahovec’. Kur shkova, tu Načelniki, thashë, ‘Qështu, qështu m’ka kapë Naredniki’, edhe kish shku e u kthynë gjashtë…” Ai ish kanë demokrat, Naredniki n’ditë të Kralit, ish kanë demokrat. Tani i kthei gjashtë shpi, “Demokrat a u kthytë se krejt…” atëhere u kanë dita e Kralit radikal (qeshë).

E kur u formu kolektive, baba tha, “E zateta Pop Gigën në Rahovec” po pak plak. Ia qita dorën n’shpinë, thashë, ‘M’ke pshtu qështu qështu në ditë të Kralit’. Jemi shku n’teqe të Rahovecit, e po pijmë ujë {bashkon duart dhe imiton pirjen e ujit} e po kqyrim mos po na sheh. Tha, ‘A je hi n’kolektiv?’ I thashë, ‘Jo’. Tha, ‘Mos gabo me hi se s’ka kurgjo n’to, ka me u transformue’.  Aty tani tha, “Une morra frymë mirë, se kolektivi u kanë i zorshëm atëherë.” Tani u transformu kolektivi. E hijmë n’organizata, kom punu që t’thashë në Gllogoc, tek ‘5… tek ’66-tën, pa pare hiç, kah mo. Në ’66-tën kom qenë n’marrëdhanie pune, kom punu në ofiqari, n’Komoran, 30 vjet kom punue. Edhe e kom marrë penzinë. Biografia e jeme qështu u kanë (buzëqeshë).

Ard Morina: Çka ka ndodh masnej?

Zeqir Sopaj: Ma veç mos me zgatë shumë.

[Pyetja e prerë nga video-intervista kërkon nga folësi të rrëfej më shumë tregime nga Lufta e  Dytë Botërore]

Zeqir Sopaj: U kanë ma i madh, Halil e ka pasë emnin. Ai e ka kry shkollën n’ditë të Kralit, katër vjet. Po pare nuk kishim na me u shkollue, u duhke me dalë në Allbani. Atëhere u kanë Zogi, ai vetë i treti ni Salihi u kanë kojshi edhe ni Rexhep Gashi, edhe po bojnë llaf. Ata i thojshin nër ni lugi i kumllave, une me edha tu i rujtë. Tha, “Do t’dalim sonte në Allbani”. E atëhere i rujshim kallamoqat se na i hangshin thitë n’bjeshkë.

E ata jonë shkue n’sabah kur u ba, nuk vijnë hiç. U ba dreka, hiç. Baba e nana, “Ku o Halili?” Po keshi une. Thashë, “Pasha Zotin, ia kanë msy me shku për Allbani” “Çka?” Haj medet haj, eh. E ata jonë shkue, baba e ka pasë ni reshperë iu thojshin atëhere, matshin tesha kush u martojke nëpër katune. Edhe shkoi e bujke te na. Tha, “Me m’qitë në Allbani, ai Halili,” thotë, “A ki naj shejë të Hajrizit?” Se e ngjofke. “Jo,” thashë, “s’kom, çka me t’ba?” E jonë kthy, jonë ardhë. Baba shkoi e lajrmroi n’stanicë, tha, “Vijnë, vijnë ata”. Tani shkunë n’stanicë, e ish i shtirë Naredniki, “Po pa i rrehë pak, nuk e…” ni Xhemë Lahi u kanë… i ngjofshëm ai me xhandarë. Bash tha, “Kom me i rrehë pak, e i lëshoj aty” ai.

Tani erdh dita e Shipnisë, kur erdh ai hini xhandar. Ka nejtë tri vjet te Ura e Shenjtë ktu në Xërxe. Në ’44-tën sene e thërrasin në Tiranë, në Tiranë e thërrasin n’shkollë të Partisë… n’shkollë t’xhandarëve. Po qysh tregojke Hajrullahu, ai çka na dhake mësim neve, të vllain e grues e kish pasë me Mehmet Shehin n’bjeshkë të Peshkopisë. Tha, “Çka na vyn neve shkolla nihere, komunistat po dojnë me na shkatërrue Shipninë, me na djegë flamurin”. E atë vllain e grues e merr Mehmet Shehi, i thotë atij vllait të grues, i thotë, “Priti katër qind xhandarë të Kosovës. Ti e din ku i shtin në nifarë veni. Po çoni”. Katër qind xhandarë të Kosovës hijnë me nifar gryke, n’bjeshkë të Peshkopisë. E ia zunë komunistat grykën, trrak, e i dorëzojnë katër qind pushkë, rrap e rrap {onomatope}. Thotë, “Kush doni me ardhë me neve, hajdeni. Kush don me shku prej Kosove, shkoni.” Ai e ni Faik Grabovci, tek kta dy shkojnë, thojnë, “Na dojmë me ardhë me juve”.

Kur shkojnë te Mehmet Shehi aty, thotë, “I kahit je ti?” “Jom i Kosovës” “Çfarë veni je?” “I Llapushnikut”. “Berishën a e ki ngatë?” Thotë, “Po valla, gjonë e krejt”. “A e ngjeh Rifat Berishën?” Thotë, “Po”. “Sa vllazën i ka?” “Katër” “Kush o ma i madhi?” “Mustafa”. “I dyti?” “Sadiki”. “I treti?” “Islami. I katërti o Rifati”. “Tahirin?” “Po e ngjoh, osht’ njeri i zeshkët e i gatë”. “Latifin, babën e…” “Po, i trashë e i zoti o”. Thotë, “Une jom i vllai i shoqes të Rifat Berishës. Une jom i vllai i shoqes t’Beri… aty prej Gjirokastre”. I thotë Mehmet Shehit, “Për kto une jap përgjegje se p’e ngjeh krejt situatën”, e m’kanë ba [gabim, nuk m’kanë ba mu, por Halilin] komandant përmi 80 vetë. Kta ikin përmi ni qind.

Amerika na prujke materiall, aty. E kallshum ni zjerëm kryq, n’bjeshkë të Peshkopisë. Edhe qështu kryq {tregon me duar}. Ballona ardhke e ia qitshim rakletfën [raketën]. Edhe ajo e lshojke rakletfën, edhe i shkojke prej Greqije. Tani u kthejke e na qitke materiall, pushkë e bume, e bukë, e kanë nxerrë e tesha, tesha inglizi [Angleze]. 70 killa thanë, ni bukë e qitke. Kur u bojke sabah, kqyrshim plot mali tesha, Amerika që i ka majtë atje n’bjeshkë të Shipnisë, edhe inglezi.

Eh, e kemi nisë luftën me Fadil Hoxhën në Kërçovë. E une jom hi vetë i shtati, me marrë analizën çka ka aty. Pesë m’u kanë pre, e veç dy jemi pshtue. E jom kthye e i kom kallxue, “E kemi nisë luftën, te vorret e Kërçovës kemi luftu fyt ëm fyt. E i kemi mujtë. E kemi marrë Kërçovën, e kemi ndreqë pushtetin me ni rend”. Nuk o ba dy sahat, ka hypë Xhemë Gostivari, ka bërtitë, “Oh kush o Xhemë Gostivari!” E t’na ka bo pikë e pesë. E tani ai u ardhë prej Kërçove me atë farë Faik Grabovcin. N’kamë tek knena në Llapushnik, a din. Kur erdh aty, Shtabi i Partisë Komuniste ish në Berishë. Ai Brahim Gashi i ka pasë nonën e motrat me Rifat Berishën, edhe e ka pasë kry shkollën fetare, qikjo që o në Prishtinë. O konë Isa Berga me medreze në Shkup, ai ka pasë shkollë atëherë. Edhe shkova, u ngjofta me Ismet Sheqirin edhe me… Hoxhën.

Ard Morina: Mehmet Hoxhën.

Zeqir Sopaj: E tani u formu Partia Komuniste aty, ai hini, erdh, i thamë, “O nalu!” Tha, “O nuk kom qysh nalna se kom ardhë prej atjehit e apet duhet m’u gjetë dikun”. E jonë shku në Frizoviç [Ferizaj], në Frizoviç ka krisë lufta, ka krisë me t’dytin, të 12-tit mujë, në ’44-tën. Ka krisë lufta në Frizoviç, ai o vra në Frizoviç tani. Na erdhëm mas shtatë a tetë dite që u vra, sot qe ku e ka përmendoren prej Beogradi {dëfton}. Kur e pajshin shkitë kto, hiç mirë nuk u ardhke. “Ku n’atë kohë… ku ke dhanë ti?” Se Fadili thojke, “Duhet me iu dhanë edhe na diçka. Kur t’shtrohet sofra, duhet me qitë diçka n’tavolinë. E kujna o qikjo? Kom me iu dhanë haki. Na Kosova, pak n’botë, po ni vo, qajo vo ka me iu dhanë hakin.” Mirëpo, pasha Zote, s’na u dha haki hiç (qeshë). Qikjo ke biografia e vllaut që u kanë, edhe e jemja.

[Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes]

Në ’47-tën, o kanë aksioni i ferexhave, une jom kanë aktivist. E kemi majtë ni konferece në Kievë, në ’47-tën, në Kievë, me e hekë ferexhen, bollë mo kenë ato primitive, t’mlume e adalet[11].  E Rasim Bujupi e ka pasë gruen bosankë, Baftije e ka pasë emrin. E hypëm atje naltë, e hoq ferexhen, “Poshtë ferexha!” na shuplaka uuuu [onomatope], në ’47-tën. Ajo ni aksion o kanë. Në ’50-tën si hinëm, e kemi marrë aksionin me ligj edhe e kemi hjekë ferexhen, “Boll kenë ato, primitive”. Une e majta ni konferencë, e majta ni konferencë n’katun në Vukoc, aty. Njo m’pengoi, e ngjeh ti Shaban {i drejtohet të pranishmit}, ai Veli e ka pasë emrin, e kom pasë kumar. “O Veli, mos um pengo,” thashë, “se e kom renin mirë, veç po ta jap ni besë të Zotit, çika jote, reja jote, djali yt kanë me u bo inxhinierë, kanë me u bo doktoricë, kanë me u bo doktorë, kanë me u bo profesorë…” Edhe sot Shabani e ngjeh djalin e Velisë. Tha, “Aii kumar, ishna kanë gabim” thashë, “I kemi hupë ato gjana, kanë marrë fund.” Puna e ferexhes atëhere, u kanë. Në ’50-tën sene, ka marrë fund.

U tubuem me hekë ferexhen, qysh o ferexhja, qysh o kanë ajo mloja anej, tash ka me konë shplutë me ecë. Kanë me u ba vajzat shqiptare doktorrica, kanë me u bo inxhinierka, kanë me u bo profesorka. Kuku, dojshin me ra n’prush gjinja. Sot qe erdh ajo, a p’e sheh. Edhe u majshin konferenca te grave, e napër shkolla, e gjanat primitive që jonë kanë. E na kallxojshin që ka me dalë, u kanë dalë ni pllakatë. U kanë dalë dhia në lis, dhia në lis, guhën n’gërshanë {imiton me gishta}, traktori edhe kijtë aty, që ma ki me u ngjitë n’zhgielë[12], kual, lopë s’ka. Ka me dalë traktori me livru tokën. Guhën n’gërshanë u kanë, kush nuk msohet me lexue, e me shkrue, me ia shkurtu guhën. Dhitë me i hupë, se dhia, pa e hoqë atë krym, ai krym bohet lis, mali maroi.

Kjo u konë në ’50-tën, jonë konë kto që u majshin mledhjet, konferenca nëpër katune. Se une jom kanë aktivist, tu i majtë konferencat. Qysh ka me ardhë e ardhshmja, kemi hongër bukë kollomoqe, kemi hangër bukë thelbe, kemi hangër… tash ka me t’u ardhë buka grykë, mo kush opangë nuk ka me pasë, mo kush teshat t’vjetra, harna mo, morra, pleshta, senica, mo nuk ka. Kanë m’u maru shpiat e mira, kanë me dalë traktorat, kanë me dalë kambojat me fshi. Mo me korrë nuk kemi, mo me prashitë jo, me kositë jo, ka me dalë maqinat. Kta [nuk] zajshin besë, mozallah (buzëqeshë). Krejt ia u spjegojshin atëhere me letër, ia spjegojshin masës t’gjanë, na aktivistat çka jemi kanë që ju tregojshim. Ka me ardhë që gratë nuk kanë me ditë me maru qarapa, haj medet, qysh more… Kanë me ardhë t’gatshme, as bez, basëm mo mu shitë nuk ka. Ki me zgedhë kmishën, ki me i zgedhë pantollët, ki me e zgedhë setrën, ki me i zgedhë krejt, krejt. Sot qe, që u duhke me iu majtë masës t’gjanë. Jeta jeme…

E baba jem, na jemi konë shpi, edhe ai vllavi i babës, ai u kanë punëtor, punojke tokën. Baba ka pasë me nejtë nëpër oda, me i pritë odën, me pritë musafirtë, ka nejtë me Tahir Berishën. Tahir Berisha u kanë njeri fillozof, e ka pasë ditë t’ardhmen krejt. E tregojke qysh ka me ardhë e ardhmja, qysh ka me u ba manej. Duhanin e pijke fort (qeshë). E qështu vallai…

[1] Turqisht: meclis, konferencë, kuvend.

[2] Serbisht: Kralj, mbret.

[3] Turqisht: sene, viti.

[4] Serbisht: banovina, principatë, ndarje politike territoriale.

[5] Serbisht: učitelj, mësues.

[6] Russisht: skojevac, rinia komuniste.

[7] Shkurt: Kominform, apo Informbyroja Komuniste kjo lëvizje është themeluar më 1947. Pas përjashtimit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë nga Kominformi më 1948, ata të cilët dyshoheshin se kishin simpati ndaj Moskës persekutoheshin si Kominformistë.

[8] Serbisht: Poslanik, i dërguar i Mbretit.

[9] Serbisht: Narednik, urdhërdhënësi në ushtri.

[10] Serbisht: Načelnik, kryetar i qytetit.

[11] Turqisht: Adalet, drejtësi.

[12] Shqipe e vjetër: zhgielë, vendi ku  lidhen dy kie, është e punuar nga druri në formë qaforeje.

Pjesa e Dytë

[Intervistuesit kërkojnë nga folësi të tregojë më shumë rreth jetës nën kooperativizëm dhe si janë trajtuar shqiptarët dhe tokat e tyre bujqësore në këtë kohë. Pyetja është prerë nga video intervista.]

Zeqir Sopaj: Toka na u ka marrë nihere, në ’22-tin sene, 1922-tën. Kanë ardhë serbët, e kanë nxonë tokën batallina kah u kanë. Në ’28-tës sene e ka qitë Krali agronomin, e ka marrë tokën e punume, çka e kemi pasë na tokë gjithë, e ka marrë. E shkojshim tani e ia lypshim atij shkaut çka… “A ma jep qët’ tokë përgjystë t’punoj, arën teme?” Na murrë, na metëm bregjeve, metëm anej, pa tokë, pa kurgjo. E u kanë ni Adem Jetuhllahi i Llapushnikit, punojke në Shkup. U shku tu kanqllosi [konzulli] i Albanisë, thotë, “Shko në nevojtore, se vij une.” O shku në nevojtore ai Ademi, pe din, WC. O shku në ambasadë thotë, “Në t’pastë hi shkau, n’kat t’epërm, ti rrin n’kat t’poshtëm. N’kish hi në t’poshtëm, ti rri në t’epërm. Mos gaboni me lshu venin!” Se dojshim me dalë n’Turki. “Mos gaboni me lue!” Nuk ka guxu kun me folë, vetëm në WC Adem Jetullahi me ambsadën e Tiranës. N’ditë të Kralit u kanë kjo.

E ka marrë Krali, e maj n’men sikur sot. Katun ëm katun, na ka bo shkrim pasuninë, krejt Kosovën. Sa u bo pasunia jote kjo e kjo, e me na qitë në Turki. Po, priftat kanë kajtë në Evropë, priftat.

Ard Morina: Katolikë.

Zeqir Sopaj: Thotë, “Pasha Zotën, jonë tu i shti me zort, po donë me i qitë Kosovën.” Atëhere, tani i kemi pagu dy vetë. Islam Zabelin edhe Hysni Kizhareken, i kemi çu në Turki me kqyrë çfarë veni osht’ ai. E jonë ardhë ata kanë thanë, “Mos gaboni me lue, le t’na mysin qitu!” Se s’kishum ku me shkue, se ka pasë me na qitë krejt me na çu në Turki. Ata e maj n’men sikur sot.

[Intervistuesit kërkojnë nga folësi të flet më detajshëm mbi taksën mbi të mirat bujqësore. Pyetja është prerë nga video intervista.]

Zeqir Sopaj: Haj medet, otkup[1], u duhke me dhanë grun, kallamoq, çka dalke, na durojshim uni. U duhke me i çu, e mos me i çu t’merrke të çojke n’burg. Ma kanë marrë pasha Zotin, kom çue në Dobrovodë i thojshin, Ujëmirë, atje kemi pasë me dorëzue grunin, kallamoqin, kom çu kashtë. Dy lloj kashta i kom çue n’kerr. I matshim aty, kompira, çka s’na kanë marrë, tlynë, lesh, dhenë e çkamos, çkas. Shtirë u kanë, shumë koha deri dikur. Otkupi u kanë, gazep u kanë shumë. U duhke me i dhanë drithnin, me çka dalke, metshin robtë pa mill, pa bukë, tuj duru uni. Hajde mo… [i drejtohet të pranishmëve] (qeshje).

Ard Morina: E për aksion t’armëve, a din me kallxu? Aksioni i armëve që i kanë çu.

Zeqir Sopaj: Ah e për ato t’kallxoj une (qeshë). Ajo o kanë, o kanë… në ’56-tën, ’55-tën, aksioni i armëve u kanë, gazep u kanë. Pasha Zotin u kanë komandir stanice Ramadan Bogiçi, e ka ardhë m’ka thanë, une aktivist, m’ka thanë, “Zeqë, hin thuju popullit, na rok edhe jo ni ditë, a dy, po [për] ni sahat ta bijnë pushkën.” Thashë, “Ramadan, mos po i marrim n’qafë?” Tha, “Jo, jo, tash veç une e ti, mos gabo me i kallxu…” Une jom hi e i kom thonë popullit, “Hej, kujna ti lypet arma, thuj ‘na rok’, oficieri i UDB-ës aty,  ‘na rok’”. Bile edhe ne t’ikin, atë ditë kanë pshtu pa u rrehë. N’dytën ditë ka marrën e na ka shti rreth e rreth shkolle, bora teri ktu {prekë gjurin} e milictë në do qyshe t’shkollës me pendreka tu i rrehë, sikur gjanë, rreth e rreth shkolle u kanë. U kanë aksioni i paligjshëm u kanë, shumë, i armëve.

[Intervistuesit kërkojnë ta dijnë pse janë konfiskuar armët. Pyetja është prerë nga video intervista.]

Zeqir Sopaj: N’e paq, me çu me dorëzue. N’e paq, mos e paq t’rrehke. O kanë ni aksion i rrezikshëm, o kanë, shumë. Mozamakeq, ka hjekë populli shumë n’atë kohë. E qështu valla bre… Mo a ka? (qeshje)

[Intervistuesit kërkojnë të dijnë nëse folësi ka ndonjë tregim mbi Shaban Polluzhën. Pyetja është prerë nga video intervista.]

Zeqir Sopaj: Po vallai fije m’fije. Shaban Polluzha, o formue e kanë ba komandant t’brigadës. E o shku deri tek në Podujevë, brigada i marrshin gjinjen e i bojshin batare. Se urdhni u kanë atëherë prej Titës, heret. Pa e qitë n’gjyq njerin nuk bon me bo batare, edhe me ia sha nanën, edhe me rrehë, mozallah. Kta hem ia kanë sha nanë, edhe i kanë rrehë, edhe i kanë bo batare aty. Shabani tani jonë kthye ata, edhe ka krisë lufta qashtu valla njo 20 ditë, u transformue. Ni Tervish Shabani edhe Mehmet Gradica tu të Voranit, t’Esternikit. Na jemi kanë roje knej, sa u kanë nata e lume, jonë shku plumat qështu {përplasë gishtat e duarve}.

Edhe o ardhë Petar Boroviçi e ka rrzu kullën, dy here ka qitë top, ving e ving {rrahë shuplakë} u shafitë lufta. Shabani edhe Mehmetin i kanë marrë. Shaban Polluzhën e kanë çue në Bresillë, përtej Dobroshecit. Mehmet Gradicën e kanë shti n’dhe në Gllanasellë, edhe maroi lufta aty. Tani jonë ardhë, u lypke se jonë gjallë. Jonë ardhë brigadat, ishin tu punue, o gjetë Shabani, o gjetë Mehmeti, rrenë nuk ka mo, ka maru lufta, u bitisë, i gjetën.

Se une kom nejtë me Mehmet Gradicën në Komoran, po une. U kanë Shtabi i Partisë Komuniste në Berishë. Mehmet Gradica erdh me tre qind vetë me nxonë Shtabin në Berishë të Partisë Komuniste.

Bajram Tahiri, djali i Tahir Berishës erdh te une n’kullë. Tha, “Zeqë, n’mujsh me dalë me kqyrë kah po shkojnë se Mustafën ma ka marrë, edhe zhdjergë në Likoc edhe në Kezharekë”. Une kom dalë me ni mixhë temin, e ni kusheri temin e zunë tuj ardhë, kalin me mill ia shkarkojnë në Komoran. E i ngarkojnë murtajat edhe ngjiten në Berishë. Une shkova thashë, “Me ma lshu kalin” tha, “Hin vete Mehmetin.” Mehmet Gradica mrena n’zyre, edhe ni xhandarë ma ka ngjitë për setre i Gllobarit. Tha, “Qysh don me i thanë?” Tha, “Thuj zotni nëntoger, se t’rrehë.” Kur hi i thomë, “Tungatëjeta zotni nëntoger” tha, “Tungjatjeta” dorë m’dorë. Ni hyrie e dukatit qe, {prek kyqin e dorës}, i kputë n’midis alltinë parabell, kuku. “Çka po don?” Thashë, “Kalin ma keni marrë dje me murtaja, 25 robë m’kanë metë pa millë, n’mujshi me ma lshue, ja p’e marrë najkah”. “Ku o kali?” Thashë, “Qe!” Milli… jemi dalë me dy-tre vetë, a tre qind vetë përpara aty, e kapa thesin. “Mos e prek! Se ti je i ri”. Dy vetë, njani ni thes, njani njo, t’dytë e ngarkunë kalin. “A o mirë?” Thashë, “Mirë o.” Tha, “Mos e kthe krytë knej se allti n’lul t’ballit t’bi, se ka komunista në Llapushnik.” Thashë, “Jo une s’i ngjoh”. Dhomtë e dukatit {hapë gojën}. Aty Isuf Gradica edhe Banush Hodllari. Kur dal une, Mustafa vllai i Rifatit, lidhun n’dy durë me e bo batare. Mustafa tha, “Zeqë, n’pshtofsha, o t’um pshtu Isuf Gradica. N’shkofsha…” ma kallxoi njerin, po ajo s’kallxohet. Eh kur ra sulmi mramë, Partia Komuniste e boni batare vetë t’katërtin Rifat Berishën. Qasi rreziki, ku sulmi mrama ia bani batare.

Edhe njo po t’kallxoj, kom nejtë me Shefqet kapetanin. Shefqet kapetani, u kanë kapetan në Gillan. Une tuj shkue, jom kanë edhe n’shkollë të Partisë. Ni sërç raki ktu n’xhep, ai tirqi, ni shallë, “O plak,” ia çoi rakisë ai. Do Drenica, u nalën, raki s’pijshin atëherë. Tha, “E bre burrë, a din qysh o kjo punë, e ki odën t’shtrume, e hini e stërpikë pak e nuk çohet. Ia lshove ni knatë ujë, i prishë ana asaj xhade. Po e fshine pa e lagë hiç, bahet pluhun”. E qitke manonë e rakisë. Tha, “Ky osht’ kapetan Shefqeti” thashë, “Oh, a ti je a?” “Po” thashë, “Vallahi une jom kanë n’rrethim tanin, në Lludroviç” “Çka? Kur je dorëzue? Kujna iu dorëzove?” Tha, “Njonit iu dorëzova”. Nejse, mirë, eh tha, “M’thirri Tahir Berisha n’odë te Sadik… në Nekoc, Sadik Qumuri. Kur… kur ika prej Gillani.” Ia nisi po m’kallxon për Partinë Komuniste, “I thashë, ‘O Tahir, le se vallahi jom ma mirë se ti. Po ma mirë se Fadili e di. N’ditë të Zogit m’ka lutë në Shipni po une nuk jom hi. Po ta jap ni besë të Zotit, Rifat Berisha, Brahim Banushi kanë me dekë prej pushke, une kom me dekë prej egjeli’.” Se Shefqet kapedani e ka kry akademinë ushtarake në Romë, o kanë oficier i Zogit. Tha, “Tri herë… tri vjet e kom përcjellë Zogin se jom kanë oficier i tijna. M’ka lutë, po s’jom hi n’to”.

Eh jonë kanë… kapetan i ushtrisë në Gillan. Ali Shukrija edhe Serxh [Srdjan] Brodetini, komunista në Gillan. Tha, “Lem me pjekë ni odë”. E shkova, kur shkova une, Serxha ish kanë ty ulë, mashinkën e kish pasë n’qysh. Edhe une e lashë e ungja. S’vonoi shumë erdh Ali Shukria. Ali Shukria ish kanë i pabesë, n’derë e qiti mashinkën. Thashë, “Serxho, qysh u ungjë Alia, une mizën nuk e lshoj. Qysh i kem llafet?” “Jo, jo, Ali, shko leje armën atje”. E la e u ungjëm. Serxhi ktu, Alia ktu {tregon afër vetes}, une ulun midis. Thashë, “Kqyre, sa t’jetë urdhënusi që m’urdhnon mue, punë me mue nuk ki. Qat’ ditë t’maron urdhënusi…” Si ka marue Italia, se Italinë e ka marrë gjermani me t’nantë të nantit ’43-tën, Hitleri o hi në Romë. Tha, “Une e kom lshu detyrën edhe jom ardhë n’shpi”. Se edhe me to kom nejtë, kom bo llaf.

[Intervistuesit kërkojnë nga folësi të tregojë më shumë për jetën e tij pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes.]

Zeqir Sopaj: (Qeshë) Në ’48-tën sene jom martue. Pasha Zotën, jargon s’kom pasë (qeshë). Me qat’ jargonin që jom kanë, ku u mlojsha n’odë. Daja ma ka dhanë ni jargon atë natë, t’nesrit e murrë. Tani, jom shku ushtar, e erdha. Kur erdha qitash une, e kapëm punën tani, punë tuj prashitë, tuj kositë e, tuj korrë grunë e… kom gjetë gjarpnin tu i mledhë dorëzat, nër dorëza gjarpni.

Se gjarpni m’ka zonë kur jom kanë i vogël. I vocërr, m’zuni gjaprni e meta n’vend. Baba i pruni dhitë n’mëngjes, tuj pi duhan e ka nga e m’ka kapë para durësh e m’çoi. E maruen ni gropë, e ma qitën, po qesin ujë t’ftoftë. Ni Metë Syla u konë kmetë [kryetar] aty n’katun tonin. O shku baba e ka marrë e erdh. Ma ka nxerrë komën, e ma lajti e e gjetë, qitu m’kish nxanë {tregon këmbën}. E thithi me gojë, ving, ving {onomatope} e mushi gojën plot, e pshtyjke, mu shnoshë koma. Edhe, rryma m’ka zanë ni mik i jemi e çeli ni mulli, e u duhke me shti rrymën aty. Na tu e ngrehë telin, veç u ardhë rryma.

[Intervistuesit kërkojnë nga folësi të tregojë më shumë rreth luftës antifashiste nën koalicionin serbo-shqiptarë. Në çfarë pozite kanë qenë shqiptarët, në çfare serbët? Çka ka ndodhë me ambicien e shqiptarëve që kanë dashtë m’u bashku me Shqipninë? Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes.]  

Zeqir Sopaj: Une jom kanë skojevac në ’44-tën. E majshim takimin në Berishë, u konë Ismet Sheqiri edhe Mehmet Hoxha. Na po luftojmë bashkë, shkije, shqiptarë me e hjekë fashizmin edhe okupatorin. Kur t’kryhet lufta kem me kanë gjithsecili kem me pasë hakin e vetë. Na kem mu konë me Tiranë, Tiranën e punojmë me konë t’donë. Për qata kemi liftue, na kemi ditë, komunistat e Kosovës e kanë ditë që kem me punu me Tiranë, se jo me Beograd. Me Beograd tani u kthymë në ’45-tën. Tash une kur u vendosë, na vnoi… Une jom konë çuditë atëhere, kur thanë, “Kem me punu me Beograd” “Qysh more me Beograd? Na me Tiranë kem me punue. Tirana punon me kon t’donë”. Qashtu u kanë lidhja atëhere.

Eh aty që u kanë Dušan Mugoša, Đoka Pajković, Miladin Popović, ata e kanë pasë organizmin në Shipni. Po, po, Đoka Pajković edhe Dušan Mugoša i hangrën llafet. Miladin Popović nuk i hajke llafet hiç. Tha, “Qashtu u kanë e lidhmja, Kosova ka me konë me Shipni”. Tani me 28-tin t’dytit mujë ’45-tën sene, jonë shku delegatët në Beograd, aty. Miladin Popović si ka hongër llafet hiç. Đoka Pajković edhe Dušan Mugoša i kanë hangër llafet. Me 17-tin mart e kanë pre Miladin Popovićin n’Prishtinë, ia hupën fijen.

E tani në vorrim, kur u vra Miladin Popović, nuk kanë deshtë me çu Fadilin, se ky shqiptar. E prejtën shqiptarët thanë. Nana e Miladinit, tha, “Jo, jo, le t’vjen Fadili lirisht se e di kush ma ka pre djalin”. Ajo e dijke që nuk i ka hongër llafet djali, e e kanë pre. Spasoj Đakovići e ka pre. Ai u konë përmi UDB-në e Jugosllavisë, qashtu jonë konë atëhere llafet.

Prej fillimit t’luftës tek knena, në ’48-tën, na nuk kemi kufi me Shipni, jemi kanë bashkë. Beogradi, Tirana, bashkë, a na lidhjen me pasë me Tiranë. Tirana le t’punon me kon t’donë. Tek knena në ’48-tën, prej fillimit t’luftës dej u bo Rezolucija e Infobyrove, na jemi kanë bashkë me Tiranë, se jo me Beograd. Në ’48-tën kur u ba Rezolucija e Infobyrove, atëhere u ba kufini, o asish, se s’kemi pasë kufi. Kur u vra Halili, s’kemi pasë kufi hiç. Njojtë u kanë ajo, lufta u kanë e… t’thashë une, që na thojshin, “Kur t’kryhet lufta, gjithëcili ka me çue dikush ni bakshish. Na Kosova ni vo, qasaj kom me iu dhanë haki. Dikush e çon ni cjap, e dikush ni dash, dikush ni kua.” “Po na pak bre jem” “Ani qajo, ka me iu dhanë haki, qasaj”. Po neve nuk na u dha tani, në ’48-tën e knej.

[Pyetja, e prerë nga video-intervista, kërkon nga folësi të tregon historinë e  Ramë Bllacës]

Ard Morina: Qysh e pat emrin ajo?

Zeqir Sopaj: Ramë Bllaca… atëhere që t’thashë, pare kur thashë që i kemi pasë, që na ka bo regjistrim Jugosllavia me dalë në Turki, eh. Rama ka dhanë gisht deputet atëhere, krejt gisht u kanë, s’e kanë ditë emrin e vetë me shkrue, në Beograd. Qazimi, djali i Ramë Bllacës, i ka thanë, “O babë, qat’ letër që ke dhanë gisht ti, shko shkyje se je tradhëtar i Kosovës.” Eh, ata kanë dhanë tu zhupani[2] në Shkup, deputet atëhere u kanë. Rama u kanë deputet, u shku në Shkup, e ka lypë, “Ama qat letrën që kom dhanë gisht”. Ai ka qitë zhupani, s’ka pasë qare, deputet, e ka marrë, ka bo fish-fish e ka gju n’korpë. Telefoni përnihere ka ardhë në Suharekë. “Pritne Ramën, se Rama e shkeu letrën.” Kta ia kanë nxanë priten te oborri i vetë, kur u shku Rama e kanë pritë e kanë vra se e shkeu letrën.

Ard Morina: E çka u kanë ajo letër? Për çfarë arsye?

Zeqir Sopaj: Po qajo që t’thashë une, deputetët kanë dhanë gisht krejt, me shku na në Turki. Që t’thashë kur u ba regjistrimi, me shku në Turki. Eh, Qazimi u kanë n’fakulltet në Beograd. “Çka keni ba babë?” Thotë, “Kemi dhonë…” “Ahh, shko shkyje atë letër, se ki me konë tradhëtar i popullit shqiptar”. Ata, s’kanë ditë ata, mozallah, ata asnjo. Rama u çu o shku në Shkup tu zhupani, thotë, “Ama letrën ta kqyri.” Ai zhupani, “Po a? Deputet”, tha veç e ka bo fysh fysh {imiton shkyerjen e letrës} e ka gju n’korpë. Se e kanë dhanë me dalë na në Turki krejt, e kanë dhonë deputetë, deputetë kanë dhanë shkrim me dalë. Asni deputet nuk e ka shky, veç Rama, Ramë Bllaca. Për qata e kanë vra.

[Intervistuesit pyesin folësin se kush e ka vra Ramë Bllacën. Pyetja është prerë nga video intervista]

Zeqir Sopaj: Xhandarët e Jugosllavisë të Parë, Načalniki i Suharekës. Ai u konë përmi xhandar atëhere, Načalniki. Ia ka zonë priten te oborri i vetë, kur u ardhë ai prej Beogradi. Thotë, “Vrane se e shkeu letrën”. Kta e kanë zanë e, e kanë vra, në ’37-tën u kanë ajo, 1937-tën. Qekaq di për to, për Ramën.

Anna Di Lellio: If he wants to say something about his family, when he married his wife. How many children? [Nëse don me na tregu diçka për familjen e tij, kur është martuar. Sa fëmijë?]

Zeqir Sopaj: (Qeshë) Une i kom pasë gjashtë çika, njo m’ka dekë, pesë i kom, e ni djalë. Po edhe ni djalë m’ka dekë, ni çikë e ni djalë. Pesë i kom gjallë. I kom çu n’shkollë, ma s’pari e kom çu Fetinë, nonën e qitijna në Prishtinë. Tani i kom çu rend n’shkollë, aty. Eh, jonë shkollue çikat, djali. Une tani e kom shitë Llapushnikin se veni… veni i shkretë, veni i thatë edhe shkojke [poshtë]. E i kom ble dhetë ari ven qitu. Dhetë ari i kom ble nihere. Tani e kom maru qit shpi, në ’69-tën, e kom maru kto. E i kom pru fminë ktu për me u shkollue ngatë. Une jom kanë me detyrë në Komoran, 20 vjet. Prej kahit shkojsha atje.

[Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes. Intervista vazhdon me rrëfimin e luftës 1999.]

Na kanë përzanë te sahati pesë, me 28-tin mart [mars]. Qysh i kemi lanë sërçat e çajit, [veç ato] i kemi gjetë. Atë likovanin ma kanë marrë e kom pasë n’gjyks, i saritë. E kanë marrë maqinën, kanë marrë tesha, kanë plaçkitë, veç japinë [skeletin e shtëpisë] e kanë lanë. Tani jonë ardhë edhe kto… jonë kanë thatë japitë, e din Arbi.

Na shkumë me Arbin n’kala të Skënderbegit bashkë. E kqyrëm aty krejt, une nuk mushna [cingron telefoni]… E ktij i thojsha, “Lexoni bre babë t’i dij çka jonë”, bile nestra nuk m’murrën pare hiç aty. Do ishin kanë t’u pi atje poshtë. “O kosovarë, a po vjen nihere?” Thashë, “Po more.” “Çka ka për Kosovë?” Thashë, “Kosova i ka la duert”, edhe m’pshtunë lotë. Tha, “Kadal bre burrë”. Thashë, “Qysh bre kadal? Çka ka njeri që vyn, shkollovan, i zoti o n’mal. Na jemi pleq, qorra, sakata, pleq jemi metë nëpër shpia. Ne tash na qitin përjashta, e ata i kanë rrethekue, ata kanë me dekë uni”. Tha, “Jo, jo, Milloshi n’dy qind mijë nuk guxon me hypë”. “A o ni milion mrena?” Thashë, “Po, osht”. Tha, “Milloshi n’dy qind mijë nuk guxon me hypë. Dej n’dy qind mijë shkon”. “Pse?” Tha, “Dy qind mijë duhet me i dhanë ju.” “Ah jo si t’jesin tetë qind mijë, boll.” Tha, “Për Milloshin mi dy qind mijë nuk guxon. U kanë shti me shkue deri kah dy qind mijë, mi dy qind mijë s’guxon me hypë”. Ai ku me ditë çka ish kanë n’ditë të Zogit. Po këta… “Nuk guxon me hypë n’dy qind mijë”, tha. Thashë, “Jo, si t’pshtojnë tetë qind mijë boll koka”. Shkojshim bashkë me Ardin.

[Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes.]

Qe qetu osht’ qyteti i Ahmet Zogut. I Matiti o kanë Ahmet Zogu. E jemi shkue atje në Fushë të Kujës. E tani o ardhë Shabani, ky dhandrri jem edhe Mustafa, kishin ndi e erdhën. E na murën e na çunë në Krujë.

Janë ardhë njo dy vetë t’katunit aty ngat Fushë Krujës. “Çka po boni ktu?” Thamë, “Qe valla.” Thanë, “Hajde se po ju marrim juve”. E na kanë marrë e na kanë çu aty. E na dha sillë e… tani neve na çunë, une edhe Shabani, Fetija, çikat e Shabanit edhe Hadri në ni ven. Ai Mustafa u nalë ktu, e ai aty. Ajo shoqja jeme tani thojke, “Kto… ni motër e jemja në Gostivar, njo ish metë në Berishë… eh çika që jeton në Gjermoni. Ata tjerët ishin shkepë, nuk dijshim ku jem. Njo kish metë në Gelacë”. Thojke, “Rrahimes çka i boj?”

Une e zateta ni të Gelacës atje, “A u dalë Sanija?” Tha, “Jo vallai, në Gelacë o”. “Kuku!” {ngritë duart} Hatixhen e rrejta thashë, “Jo, jo, u ardhë”. Tha, “Jo valla, ajo ish metë ktu”. Kur e goditëm na, erdhëm knej, thashë, “Shkoj une në Gelacë, Mustafën me çu atje, e ata të Shipnisë e t’kqyri se shpijat i kanë kallë”. Tha, “Jo, jo shpijat kanë pshtue”.

[Kjo pjesë është prerë me kërkesën e familjes.]

Kur erdhëm ktu, shpija ish, e ato jonë hekë, do qerre që jonë konë. I kishin marrë jambulijat, jarganat, qebe. Maqinën që rruhna ma kanë marrë, atë Likovanin, i kom pasë dy a tri. Kujtojshin që jonë dukat (qeshë) a din, n’ditë të Titës na i dhajshin. Vujtja e, e hjekja që jemi dalë në Shipni. Haj medet haj, ardhshin italianët, me autobusa i kishin pasë prue njo dy mujë përpara. E sa mujshin me bajtë, e me na çu napër Shipni.

Tani… e more burrë me t’kallxue jom kanë ratë qitu kur e kanë qitë përmendoren e Enverit atëhere. E kanë rrehë shuplakë ktu krejt. Une jom kanë ratë e jom çu. Thashë, “O pasha Zotën, qysh po rrehin shuplakë. Kanë me rrehë shoqi-shoqin tu ia shtypë gurët Enver Hoxhës”. Ajo Zepa m’ka kqyrë pak si mrrolshëm, Qamili, “Le bac, pashë Zotën”. E i thashë atijna kur kem na, “Në Tiranë me m’çue tu përmendorja e Enverit”. Kur shkoj, qashtu ia kishin shtypë gurët n’çekiça. Thashë, “Une kom thanë”. “Ku p’e di bre ti?” Thashë, “Eh ku p’e di unë”.

Bajram Tahiri, djali i Tahir Berishës u konë dalë në Shipni, baba e ka pasë jaran shumë. E i çon fjalë, “Thuj Bajramit qysh po rrnon në Shipni?” Thotë, “Boni selamë Hajrizit. E ke ngjoftë Refkë magjupen, që ka lypë napër derë e për derë. E shtagën e saj, e teshat e saj, e strajcën e saj, e me lypë copa t’bukës për Drenicë, e m’u çu me i hongër në Berishë, tjetër Zotit nuk i du. Qështu është rrnesa jeme!” Thashë, “Une e di qysh kanë rrnu”. Eh qështu… farë jeta jeme me qysh u marrë. “Ku pe din?”…

Eh kallxojke Qamili tani, “Erdhën tani UÇK-ja atje në Mynhen, po na majnë fjalë. ‘Folni!’ Thashë. Valla po flasin kta për Enverin çkamos, ata”, tha, “Vallai nuk e di qysh”. “Pasha Zotën baba jem, vetë ka thonë, qysh po ia qesin përmendoren, kanë me ia shtypë, a une i kom thanë, ‘Çka po flet?’” “Valla, pleqtë pe dijshin”. Kur jonë ardhë brigadat e Shipnisë, që jonë ardhë në Kosovë, që t’thashë une bashkë jemi konë, tek në ’48-tën, s’ka pasë kufi. Me folë keq për shkije, t’vrajshin, “Se na jem vllaznim-bashkim, jem. Çka po flet keq?”

E… kallxojke ni Mulla Sherifi, “Thashë, ‘Çka jeni bre ju ktu?’ Edhe thanë n’odë aty, ato i shkepshin napër oda. Ni motmot i kemi majtë brigadat na, populli i shkretë nëpër katune. E na çka kemi hekë n’ditë të Titës ma s’pari. E tha, ‘Jem vllaznim-bashkim’. Thashë, ‘Hajt luje macë krytë e bullit, luje. Krytë e bullit n’dhe, n’tokë, maca ni okë’. Ni i Shipnisë tha, ‘Na hamë n’ven’,” tha, “E t’jom çu une, e t’kom qitë, e t’kom nga”.

Tani thojshin ata t’Shipnisë, “Pasha Zotën, ma t’meçme ishin kanë lopët e Kosovës se na”. Kur t’thashë une, ai vllau jem me Mehmet Shehin bojshin muhabet, thojke, “Napër Kosovë, për në Shipni asni ushtar nuk e japim se e kem t’garantume të 12-tën sene [viti 1912] veç për Kosovë jem tu liftu.” “Me Mehmet Shehin,” tha, “bojshim muhabet n’bjeshkë të Peshkopisë”. Tha, “A ju jeni derdhë për Kosovë?” Tha, “O vallai shok Mehmet, pasha Kosovën, kurrë Beogradi Kosovën s’ka me dhanë” bojshin muhabet kështu pa… n’bjeshkë të Peshkopisë me Mehmet Shehin. Thojke, “Jo e kem t’garantume, krejt kjo luftë Shipnia që p’e bojnë për Kosovën e kem”.

Lufta tek në ’48-tën që o kanë e përbashkët. Ndaq shko me Tiranë, ndaq me Beograd, në ’48-tën u prishë. Atëhere tani Stalini u prishë me Titën në ’48-tën. Rezolucija e Infobyrove i thojshin, se Avnoi kur u majt në Jajce [Mbledhja e Avnoit 1945] Churchilli i ka lonë gjashtë republika e dy krahina, Krali mos m’u kthy mo me ardhë. Tita me konë n’vend të Kralit, edhe armatën me pasë t’vetën. Kur ka ni Stalini, thotë, “Tita nuk bon me kanë. Armatën e kom une. Anglia edhe Amerika t’rrijnë mirë se ta hupin farën”. Ai tak, s’e ka çelë mo gojën.

Une ’48-tën, ’49-tën jom konë ushtar në Bellovar. Rusi u dalë në Magjarë [Hungari]. E na jemi çu natën, uzbunë [alarm], i thojshin, e kadal-kadal. Thomë, “Pasha Zotin, kjo uzbunë nryshon”. E kemi marrë sendeqtë e fishekëve e krejt kemi dalë n’kufi, jemi dalë. Rusi n’kufi të magjarit [hungarezëve] tenkat, çfarë tenkash? Deri u murrën vesh Kombet e Bashkume, njo tri ditë jemi nejtë aty, tani jemi kthye e jemi ardhë. E në ’48-tën u duhke me dhanë, ushtar jom konë në Kopernicë, politikë a dijmë najsen, a jo? Mu m’kish ra pytja, “Kush o miki ma i madh i Jugosllavisë?” Thashë, “Miki ma i madh i Jugosllavisë osht’ Tita.” “E kush e ka bo generall Enverin?” Thashë, “E ka bo Tita.” “Pesë!” (buzëqeshë). Kur u prishëm me Rezolucinë e Infobyrove, apet une në qat’ pytje… “Kush o miki ma i madh i Jugosllavisë?” Thashë, “Osht’ Enveri.” Tha, “Pesë!” (qeshë). Thashë, “E deri në ’48-tën jemi kanë bashkë”. Në ’48-tën… {valëvitë dorën}.

[1] Serbisht: Otkup, taksa mbi të mirat bujqësore.

[2] Serbisht: Župan, kryetar i qytetit.

Download PDF