Më kujtohet atëherë më duket në fund të ‘60-tave kur u ndërtua Shtëpia e Kulturës. Dhe e kemi fituar një sallë të kinemasë dhe pastaj ajo ka qenë, ka qenë ideja që ne mund ta shikojmë Din Martinin apo jo dhe disa filma me kauboj dhe kështu. Pastaj e kemi pasur më të lehtë dhe më simpatike. Çdo të diel mblidheshim në atë Shtëpi. Kanë qenë ato ballot kombëtare, vallzimet, muzika e gjallë. Normalisht të cilën e kemi bërë vet, e kemi financuar dhe kështu me radhë.
Më kujtohet rasti kur nuk kishim para për të blerë më shumë kitare, më shumë daulle, më shumë instrumente që do të na lehtësonin dhe përmirësonin kualitetin e atyre ballove. Dhe pastaj nëse mund të shprehem ashtu i mërzisnim ata njerëzit në komunë na jepni investoni pak në rini. ‘Jepni investoni, na nevojiten më shumë para, për atë për këtë’. Kështu që më kujtohet sa herë që kishim momente të tilla e na jepnin pak para dhe pastaj ne mblidhnim dhe më kujtohet se atëherë e kemi formuar orkestrën.
Më shumë është luajtur romanca e lehtë vendore, këngët e vjetra qytetare të bukura. E për besë i pranishëm ka qenë edhe Tom Jones, kanë qenë të pranishëm edhe Beatles. Kështu që kemi luajtur edhe njërën edhe tjetrën. Fatkeqësisht shumë pak kemi… ose nuk i kemi ditur apo ku ta di unë… Këngë popullore kemi pasur shumë pak, më shumë jemi orientuar në atë muzikën e cila ka qenë më moderne në atë kohë. Janë ato, për shembull Misha Kovaç apo ku ta di unë Jevremoviqi. Madje edhe disa këngë tona të vjetra prizrenase, dhe kështu me radhë.