ÇFARË ZBULUAN MISIONARËT JEZUITË RRETH GJAKMARRJES DHE PAJTIMIT: PJESA E PESTË

Në fotografi: Dy djem, pisazh fshati nga rrethi i Mirditës. Fotografia nga: Alexandre Degrande, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

Ndër studimet klasike të ligjit zakonor [kanunit] në shoqërinë e gegëve të Shqipërisë veriore, hulumtimi i kryer nga klerikët katolikë është në veçanti i pasur për kombinimin e analizave ligjore ashtu edhe politike, si dhe detajet etnografike. Megjithatë, ndërkohë që puna e Françeskanit Shtjefën Gjeçov [“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, për herë të parë i botuar pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1913, pastaj pas vdekjes së tij i botuar si libër në vitin 1933], është i njohur gjerësisht falë përkthimeve në gjuhë të ndryshme, materiale të çmuara të publikuara origjinalisht në gjuhën italiane apo shqipe nuk e ka pasur fatin e të njëjtës përhapje.

Ne kemi gjetur një thesar të tregimeve që trajtojnë gjakmarrjen dhe kanunin në raportet që misionarët Jezuitë në Shqipërinë veriore dhe Kosovë morrën me vete tek autoritetet e tyre krahinore në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta etër italianë nuk e kishin zjarrin e njëjtë nacioanlist sikur Gjeçovi, i cili e kodifikoi ligjin e pashkruar tradicional duke u fokusuar në veçantinë e tij, por nuk mbeti krejtësisht vëzhgues i shkëputur.  Të vendosur brenda fushës, ata nuk mund t’i injoronin torësisht nocionet lokale të moralitetit, apo thjesht t’i gjykonin kontraditat e tyre me parime religjioze, siç kanë bërë autoritetet më të larta të kishës. Qasja e tyre ishte në fakt edhe analitike edhe praktike. Ata studiuan dhe kuptuan zakonet tradicionale të fiseve malësore shqiptare, dhe edhe kur ishin të shokuar nga ajo që ata konsideronin të padrejtë dhe të patolerueshme, ata arritën të bëjnë një ndarje pragmatike në mes të asaj që duhej të braktisej dhe asaj që duhej ruajur në mënyrë që burrat e kanunit të bëhen katolikë të virtytshëm.

Sa i përket etërve, ekzistonin dy abuzime skandaloze të ligjit zakonor: praktika e bashkëjetesës jashtëmartesore dhe gjakmarrja. Ata u morrën me këto duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke përfshirë forma të dënimeve apo ndërmjetësimin që ishte i huaj për idenë e tyre mbi drejtësinë: për shembull, djegien e shtëpisë së personit që jetonte me një grua e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, apo drejtimi nga garantuesit të cilët mund të dënojnë cenuesit e besës me vrasje, duke nxitur hakmarrje të mëtutjeshme.

Për fatin tonë të mirë, Jesuitët udhëtuan përmes dioqezës së kryepeshkopit të Shkupit dhe Shkodrës, duke ndjekur një model të vjetër organizativ i praktikuar në regjione të largëta si Lindja e Largët dhe Aerika, duke lëvizur nga famullia në famulli në grupe prej dy vetësh, i ashtuquajturi missione volante [bukvalisht, misioni fluturues, në kuptimin e misionit vizitues]. Në të njëjtën traditë misionarë që prodhoi volume të observimeve dhe analizave të botës jo-Evropiane përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, ata dërguan lettere edificanti [raporte], në  Krahinën Veneta të Compagnia di Gesù, për t’i informuar eprorët e ture dhe publikun rreth misionit të vet në Shqipëri. Autorët e lettere janë At Domenico Pasi, nga Verona, At Francesco Genovizzi, nga Bergamo dhe At Angelo Sereggi, një shqiptar nga Shkodra.

Dy librat që  na inspiruan të përkthejmë tregimet që Jezuitët morrën me vete në shtëpi: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firencë: Leo. S. Olschki Editore, 1969; dhe At Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Vol. II, Romë: Istituto per l’Europa Orientale, 1934 [Fulvio Kordinjano, Shqiperia. Permes vepres she shkrimeve  te misionarit italian At Domeniko Pazi (1847-1914). Tirana: Plejad]. Valentini [1900-1979], i trajnuar si Jezuit, dhe një ish misionar u bë profesor i studimeve Albanologjike në Universitetin e Palermos përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është poashtu autor i studimeve të mëtutjeshme mbi ligjin shqiptar zakonor. At Cordignano (1887-1952), i cili punoi në Shqipëri nga viti 1926 deri në vitin 1941 si anëtar i missione volante, u bë studiues i njohur i studimeve Albanologjike.

 


Le të mos bëhemi gazi i turqve

 

“Ishte tetor [1893], dita e Madonna del Buon [Zonja jonë e Këshillimit të Mirë]. Dhe ishte dita më e bukur e misionit. Në mëngjes ne drejtuam  Vëllazërinë e përgjithshme, duke u zotëruar për premtimet e baptizmit: përgjatë pasditës ne kënduam meshën dhe predikuam dy herë për një masë jashtëzakonisht të madhe dhe e përmbyllëm me bekim. Në mbrëmje ne bënë Via Crucis, unë iu dhashë njerëzve veçanërisht të rinjve disa udhëzime për atë se si të përgjigjen dhe të sillen, në mënyrë që çdo gjë të shkonte sipas rendit.

Duke qenë se tashmë ata e njihnin Stabat Mater, i pyeta se cilën muzikë e përdornin në mënyrë që t’i ndiqja dhe të mos i sforcoja të zgjidhnin një muzikë tjetër. Një djalë njëzetë vjeçar, një Tizio i sigurtë u përgjigj menjëherë, ‘Ne e këndojmë kështu,’ dhe i këndoi disa rreshta. Tizio nuk ishte kantor kishe por një pijanec i njohur, dhe edhe atë ditë ai ishte pak i dehur. Përkundër kësaj, ai e këndoi këngën si një mjeshtër’.

Siç është e kuptueshme, ajo skenë e vogël i bëri të afërmit e tij të qeshnin, sidomos Caion [Y], të afërmin i cili ishte afër tij. Tizio u ofendua rëndë nga ky veprim i pafajshëm, dhe djalli e përdori këtë fije të hollë për të sajuar një komplot i cili do të mund ta fundoste misionin me një skandal të tmerrshëm. [Djalli] e nxehu kokën e Tizios sa që ai u zgjua dhe u largua nga kisha, duke planifikuar që ta priste Caion në një vend të përshtatshëm për ta vrarë. Askush nuk dyshoi për asgjë. Ne e kryem Via Crucis, dhe vazhduam me predikimin e faljes; pastaj të gjithë ndaluan në oborrin e kishës për të falur dhe përqafuar njëri-tjetrin, dhe vazhduan të lumtur për në shtëpi.

Pak më vonë, Tizio shkoi për të trokitur në derën e Caios, duke e ftuar të dalin për një pije. Ky i fundit, pa dyshuar për asgjë shkoi me të. Pasi pinë gotën e parë, Tizio u zgjua dhe i ofroi Caios ta shoqërojë për një ecje, siç është e zakonshme në Shqipëri, posaqërisht nëse dikush ka frikë të ecën vetëm. Caio e bëri një gjë të tillë dhe ata u larguan së bashku. Pas një ecje të vogël, Tizio u ndal, e kapi Caion për krahu me dorën e tij të majtë dhe me të djathtën tërhoqi këmbëzën dhe tha, ‘Duke qenë se fati do që sot ne të gjejmë rrënimin tonë, unë nuk kam rrugëdalje tjetër por të të vras ty,’ dhe u bë gati të shtijë. Caio ishte i shpejtë dhe ndaloi krahun e tij me dy duart e i tha, ‘Çfarë dëshiron të bësh? A je çmendur?’ duke mos e ditur nëse Tizio ishte duke u tallur apo e kishte seriozisht. Por Tizio e ngrehu thikën që e barte me vete në bel me dorën e majtë. ‘Epo,’ tha ai, ‘nëse nuk më lë të të vras me armë, do të të vras me thikë’. Dhe ngriti krahun për ta goditur.

Rastësisht, një i krishterë po ecte afër dhe Caio i bërtiti, ‘Merrja armën, a nuk e sheh se dëshiron të më vrasë?’ Edhe ai mendoi se të dy shokët po talleshin, sepse ishin të afërm dhe e donin njëri-tjetrin. Sidoqoftë, ai i mori Tizios armën dhe filloi të nervozohej e të tregonte se nuk po talleshin, por e kishin seriozisht. Të tjerë u mblodhën për të ndarë dy të rinjtë dhe për t’i dërguar në shtëpitë e tyre, por Tizio ishte me të vërtetë i nevrikosur dhe u betua se do ta vriste Caion edhe nëse do të shkonte në ferr sepse ai ishte tallur me të në kishë. Ditën tjetër, pasi që i kishte dalë efekti i rakisë dhe pasi që mendoi se çfarë kishte bërë në një ditë dhe kohë aq të shenjtë që pasonte porosinë e krishtere, ai tha se u pendua për të kaluarën e tij dhe e fali Caion.

Para meshës dëgjova çfarë kishte ndodhur një natë më parë dhe iu falenderova sinqerisht zemrës së artë të Jezusit dhe Marisë të cilët na kishin liruar nga një skandal i tillë, i cili do ta shkatërronte Misionin dhe i kishte dhënë tashmë turqve rastin për të shpërndarë tregimet më ekstravagante rreth nesh. Pas meshës, të dy djemtë e ri, Tizio dhe Caio u sollën tek unë në mënyrë që të përqafoheshin dhe falnin njëri-tjetrin para meje, gjë të cilën në fakt ata e bënë dhe të gjithë ishin të kënqaur.

Por Tizio ishte anëtar i kongregacionit të kishës dhe kjo kërkonte një ndëshkim; megjithatë, duke qenë se ai kishte kokë të nxehtë, ne kishim frikë se nuk do ta pranonte ndëshkimin dhe do të shkaktonte telashe. Por Tizio solli medaljen e kongregacionit dhe tha se do t’i nënshtrohej çfarëdo ndëshkimi. Ne sugjeruam se do të ishte një edukim i mrekullueshëm për të tjerët dhe meritë për atë nëse do të kërkonte falje publike për gabimin që kishte bërë, dhe ai pranoi. Në fakt, ditën tjetër, më 18 tetor, në ditën e fundit të Misionit, pasi që bekova masën, teksa po mbante kryqin në duar, e thirra Tizion dhe e ftova të tregojë se si ai me të vërtetë ishte penduar për gabimin e tij dhe do të kërkonte falje publikisht e të puthte plagët e kryqit. Tizio u zgjua, erdhi në altar, u gjunjëzua tri herë dhe tri herë me zë të lartë  iu tha njerëzve, ‘M’bani hallall,’ dhe njerëzit tri herë thanë, ‘Hallall t’kioftë,’ qofsh i falur. Atij iu kërkua të puthte kryqin dhe e rimorri medaljen e kongregacionit.

Sapo zhvesha rasonë dhe pelerinën, Tizio m’u afrua dhe më tha, ‘At, dua të rrëfehem dhe a bëj mirë, i kam shkruajtur të gjitha mëkatet e jetës sime në një copë letër’. Ai u rrëfye, mori bashkësinë. Shumë u prekën dhe qanë duke parë këtë triumf të Mëshirës në të njëjtën ditë në të cilën, nëse djalli do të kishte sukses, ne do të ishim duke organizuar funeralin e Caios dhe do të bëheshim gazi i armiqëve të besimit tonë”.

Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S. I. Volume II, Roma: Istituto per l’Europa Orientale, 1934,  pp. 145-147.