Iniciativa për Histori Gojore uron regjisoren Ana Morina për çmimet e marra gjatë prezantimit të filmit të saj të shkurtër të animuar “Kush Po K’non?”, i cili bazohet në intervista të realizuara nga ekipi i OHI:
Best Project – Creative Force nga Ambasada e Suedise në Dokufest
You Only Pitch Twice Award nga ShorTO Film Market në Dokufest
Pitch Award nga Qendra Helenike e Filmit dhe Audiovizualit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Dramë
“Kush Po K’non?”, me skenar dhe regji nga Ana Morina, prodhuar nga Anita Morina dhe me animacion nga Flammorum, sjell tregime të rezistencës së grave në burg, të mbështetura në intervistat gojore me ish të burgosura politike në Jugosllavi.
Jemi të lumtur që historitë nga arkivi ynë po marrin jetë në forma të reja artistike dhe presim me kënaqësi të ndjekim rrugëtimin e këtij projekti.