Pjesa e Tretë
Sakibe Doli: Pastaj, domethonë, filloj përgatitja për luftë. Në ‘97-shin kur dul UÇK-ja në skenë, ‘97 ishte apo?
Anita Susuri: Po.
Sakibe Doli: Kishim ndëgju po apet nuk bindeshim që osht’ e vërtetë. Pas kësaj shkum në Drenicë, forumi i grus shkoj në Drenicë për m’u bindë që ushtria ekziston por rrugës na nalën. Na nalën në polici, domethonë, ishim dhetë veta. “Ku po shkoni?” Na thoshim, “Po shkojmë në Prishtinë”, u munojshim m’u arsyetu. Na nalën s’disa orë. Shkum. Pas kësaj kur ndodhi në Qirez që u bon vrasjet e para, unë kisha marrë disa t’holla për m’i ndihmu qato nana që psun, që u vranë njerëzit nga serbët.
I vizitum qato familje po, ha, tash nuk shkum ma nga rruga po ni shok i burrit i burgosur politik nga Malisheva na orientoj nga mali. Shkum pa problem. I vizitum familjet edhe e takum Jakup Krasniqin. Aty u bindëm që ushtria ekziston edhe u kthym në mramje vonë po nga qajo rrugë. Se ushtria e kish bo ni rrugë për me lëvizë ma lirshëm. Ni shoqe e jona na tha që, ni furrë buke e ka çu atje te ushtria. Atëherë u bindëm që ushtria ekziston.
U kthym edhe meniherë pas kësaj plasi ngjarja në Gllogjan. Burri im, shpija jonë kur erdha unë nga Drenica po ju tregoj, po ju tregoj. Djali i kunatit ish maturant, sa e kishin kry me shokët e vet. Ishin nxansa t’mi, ishin ni grup i mirë i shokëve. Grup që ishin marrë me muzikë, me modë, me reklama, me… edhe tash ata menojsha që ata kurrë për luftën s’ka m’ju shku menja. Ata ishin kanë t’u më ngu mu. Ky Leka t’u më ngu mu për m’ju shpjegu pastaj shokëve.
I shihsha çdo natë në garazhë u mbledhshin. Thojsha, pse në garazhë këta gjithmonë janë hypë nelt, pse tash këta ktu. T’u bo plane këta qysh me bo aktivitete në qytet. Veç kur kanë shku n’luftë e kom kuptu që këta paskan pasë tjera probleme e nuk është ajo që kom menu une. Shkun këta, pas ngjarjes në Gllogjan, Mislimi shkoj me ni makinë me shokë edhe u regjistru meniherë në UÇK. Ishin katër vet t’parët që shkun i kanë pranu edhe janë kthy.
Mujt e parë kanë punu në logjistikë me çu ndihma, ushqime, veshmbathje. Ktu u angazhun edhe vllaznit e mi. Sepse aty u dufshin me bo kreveta për ushtarë, u dufshin… shumë punë ka pasë m’u bo, m’u organizu. Çojshin ushqime për çdo natë, nuk u ktheshin. Unë çdo natë e kom zbardhë n’dritare t’u pritë derisa kthehen. Ka qenë rrezik shumë. Filloj, domethonë, pas ngjarjes që i vranë ata t’parët në Glloxhan, filloj m’u organizu ushtria me t’madhe.
Nuk ka pasë t’ri n’qytet që nuk kanë ardhë n’shpi me vet, “A na çon baca Mislim n’luftë?” Ka qenë përgjegjësi e madhe. Ka qenë djem t’vetëm që lypshin me shku. Sepse gjithë ajo dhunë, s’kishin ku me dalë t’ritë se meniherë ja ushtrojshin dhunë ja i merrshin n’biseda informative, ja i burgosshin pa arsye derisa u ngulfat ma. Ju erdh, jeta s’kish ma vlerë. Për këtë arsye këta donin m’u organizu se nuk durohej ma kjo dhunë policore e egër që unë as nëpër filma nuk kom pa çka kemi përjetu na Kosova, shqiptartë e Kosovës.
Dikond që e kishe ma t’afërt mujshe me orientu pak mirëpo shumicës i thojshim, “Kush don e gjon rrugën vet, organizohet dy-tre shokë”. Kështu u bajt qyteti në Gllogjan e në Jabllanicë t’ritë e t’reja. T’reja ka pasë ma pak po shkun shumë. Dijmë që ‘98-ta ka shpërthy nëpër fshatra. Erdhën njerëzit nga fshati m’u strehu. Digjeshin fshatrat edhe vishin në qytet. Ktu jom angazhu domethonë m’i strehu ni pjesë të banorëve të fshatrave m’i strehu nëpër qytet. Qyteti i ka hapë dyrtë për m’i strehu ata se ishin mbetë pa kulm m’i kry. Me njerëz t’vran besa. Pa asni mundësi jetese.
Kështu domethonë janë strehu edhe janë akomodu shumica e njerëzve nga fshatrat që s’kanë pasë kulmb mbi kry. Në t’njejtën kohë Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë i ka identifiku disa nëna që iu kanë vra burrat në luftë. Ato e krijun ni strehimore në Gjakovë. Ni shpi t’madhe e morën, na dhanë ni familje, ata jetojshin në Prishtinë. Aty u strehun gjashtë, pesë nëna me 21 fëmi. Ju kishin vra burrat, ju kishin kallë shpijat edhe ishin mbetë rrugëve.
Unë bashkë me ni shoqe time, Kutlije Maloku, jemi kujdesë domethonë në ‘98 për ato nana. Por, na ka ndihmi Nënë Tereza që t’i mbajmë me ushqim. Pastaj edhe i përkrahshim, kshillime psiko-sociale. Sepse nuk e kishin t’lehtë. Ishin mbetë të vetme me ton ata fëmi. Dikush e kish, njana i ka pasë dhetë, tjetra katër, domethonë, kështu. Krahas kësaj e kemi hapë edhe nji zyre ilegale për me mbledhë armatim për m’i formu ni shtab të ushtrisë në Gjakovë. Sepse thashë, meqenëse zonë kufitare ata kaniherë kur i numrojsha tankset thojsha krejt Jugosllavia ka ardhë në Gjakovë.
Ish e nevojshme që t’organizohet edhe qyteti. Pesë veta ishim n’atë grup, nji ndër ta isha edhe unë. Por, Mislimi pasiqë u rreziku duke shku në Glloxhan, Gjakovë. Duke lëvizë, t’u çu ndihma atëherë ai u ndal atje edhe e murr armën për me iu bashkangjitë ushtrisë. Tashti na në Gjakovë fillum me pytë a ka dikush armë m’i forëzu vullnetarisht në shtab, n’qat’ zyre se s’muj me qujtë shtab. Për me pasë ni armatim që kur t’shpërthen në qytet me qenë sado pak të përgatitun. Mbledhshim t’holla edhe armë.
Armë shumë pak kish e hiç. Ish shumë rrezik. Punojshim në ilegalitet t’plotë. Në ndërkohë Mislimi m’thirrke, se telefoni ajror ka punu n’ushtri, e m’thirrke, “Bir”, qit’ mjek, “se ka t’plagosun”. Nuk flejsha me natë të tana. Qysh me shku m’i thanë, osht’ rrezik, mundet m’u vra, a p’e din? Po u dasha, ni detyrë kur t’ma jep u dasha me kry se s’bon. Kështu që unë fillova me çu mjek, me çu teknik medicional, me çu ushtarë edhe u bo kjo si përditshmëri.
Ma shumë lëvizjet i bojsha t’shtune, t’dielle kur nuk kishim msim. Kur u nal shkolla masnej shkova ma gjatë. Po derisa isha n’shkollë kisha kujdes se ni ditë me mungu ata meniherë m’kapshin domethonë, e merrshin, e kuptojshin. Gjatë shkollës m’kujtohet ni nxanës gjatë msimit m’tha, “Msuse, sot ia kemi, dje”, tha, “ia kemi kallë ni tankë armikut”, klasës t’dhetë. I thashë, “Pse po m’i thu mu këto?” Tha, “Msuse se ti je patriote”, (qeshë), “Kush t’ka thonë?” Tha, “Po unë e kom kuptu vet prej shembujve që i merr ti”.
Tashti unë nuk e zisha besë tanksen me kallë edhe t’nesërmen n’mëngjes e kom hupë edhe msimin edhe jom nisë me ni gru t’qatij rajoni që ish strehu në lagjen tonë. Jemi shku. Taksit kishin frikë me ardhë te UÇK-ja po u nalshin te ni urë ka t’vini kah Prishtina te Kramoviki është qajo ura. Na pastaj vazhdojshim n’kamë. Shkum edhe me t’vërtetë e pashë tanksen e djegun edhe m’u bo qefi. Thashë, t’kishin me ndodhë ma shumë.
Dy herë Glloxhani u djeg i tëri, dy herë. Ofensivë shumë t’rreptë. Ka pasë vrasje. Vajza e kunatit Vjosa që thashë, ka shku, erdhi në Gjakovë i mori disa ndihma medicionale që i kishin mbledhë. Edhe e kish kamionin me ndihma ushqimore edhe shkoj në fshat, në Glloxhan ku ishin këta a në Jabllanicë, nuk jom bash e sigurt. I ka dorëzu ato po n’mramje kur u kthy p’e merr n’telefon p’e thotë, “Sakibe, Ilir Sobën e kishin vra”, ni arsimtar nga Gjakova, ni muzikant, ni gitarist shumë i njohur. “Xhaxhi”, tha, “ish plagos”.
Nuk m’u dokë plaga shumë rrezik sa kur ma dha lajmin për Ilir Sobën. Aty ishin vra edhe shumë njerëz tjerë po këta i ngjike edhe m’tha. Prej asaj kohe nuk kom nejt ma, s’kom mujtë me nejt e qetë. Jom shku rregullisht. Kur kom mujtë m’u kthy jom kthy, kur s’kom mujtë kom nejt atje n’ushtri. Se kisha nevojë me shku m’i thirrë dikon, m’i çu. Naj detyrë që ma jepshin u dufsha me kry gjithsesi. Tash Mislimi e kish kriju ni spital me disa shokë, t’improvizun ni spital sepse pas ofensivave kish t’plagosur shumë. Kish nevojë për gjak, kish nevojë për mjete medicionale.
Ktu kemi kontribu pak po edhe ndihma me ushqime, veshmbathje sepse e kisha ni shoqe na Adra Internacionale. Adra ish ni shoqatë ndërkombëtare me ni t’hujën që ju thojsha, “Ndihmat për fshat janë për fshat”, por aty ish edhe UÇK-ja. Ato m’kanë ndihmu në fillim edhe deri kur u ba e pamundur ma me lëvizë sepse pas dy ofensivave policia ish egërsu tepër edhe nuk mujshe ma me depërtu aty. Me kalu domethonë qat’ urën për me shku në Jabllanicë edhe në Glloxhan.
Anita Susuri: Po du me ju pytë, n’fillim domethonë në mars, ka qenë rasti që ka ndodhë te familja Jashari, e di që grupi i forumit të grave kanë shku, kanë qenë të pranishme. A keni shku edhe ju?
Sakibe Doli: Jo. Unë s’kam qenë. Na kemi qenë ma përpara n’familjen Jashari. Kojshi Jasharajve janë konë këta, edhe këta atdhetarët që për momentin s’po m’kujtohet emri. Dy vajzave të asaj familje ju patën shem policia shpinë. Ata i patën vra e këto çikat kishin nevojë për m’u shkollu. Gjakova ju siguroj bursat. Na tash aty s’kishim ku me nejt u futëm te familja Jashari derisa bisedum për me ju ndihmu bursat nga Gjakova me ju japë atyne dy çikave për m’u shkollu, në Prishtinë domethonë. E atëherë nuk kom qenë unë, Vjosa ka qenë. Ajo aktiviteti me bukë që ke bo gratë që shkojshin. Pastaj forumi… ato janë shku se ma afër Prishtina, na nuk kemi pasë mundësi qatëherë me shku.
Anita Susuri: A jeni organizu për me shku?
Sakibe Doli: Jemi organizu si forum po nuk kemi mujtë. Mungesa domethonë e transportit ke ndodhë qatëherë. Nuk e di pse. Nuk e di pse që na s’patëm mujtë m’u bashkangjitë. M’kujtohet ni moment që jom ni e ligshtume, n’atë ditë ish djegë ni pjesë e Rekës të Keqe. Domethonë policia kish vra e kish djegë fshatin edhe tash fshatarët ishin t’u largu nga fshati edhe vijshin në ni lagje të Gjakovës, në dalje kah Peja.
Unë atë ditë e përcillsha Mislimin i cili kishte ardhë ilegalisht nga fronti në Gjakovë për t’sjellë armë. E kishte lidhë në bicikletë tre automatik edhe kishte ardhë në shpinë time, te familja ime. Kishte sjellë armë edhe atë natë ish rrezik m’u kthy e nalëm me flejt aty edhe t’nesërmen kish m’u nisë prap për front, për Jabllanicë. Tashti dita që fshatarët vishin në lagjen e Gjakovës ish dita që Mislimi u dufke me shku atje.
Nuk e dishim na çka ka ndodhë, krejt policia n’kamë edhe kish ardhë ni gjeneral i lartë jugosllav, kish ardhë në Gjakovë në vizitë në kuvendin e komunës. Çdo rrugë, çdo rrugicë kishte post bllok. Mislimi ish n’atë listën e zezë që i kishin qit’ 100 vet nga Gjakova edhe thojsha si t’ia marrin lejën e identifikojnë. Ata rrishin me atë list në çdo post bllok. Aty e kom pa vetën që m’ka lshu forca.
I kom, e kom marrë vllaun tim edhe dy vajzat e axhës, ato me na hapë rrugën përpara edhe na me makinë. Mislimi i shtrim përmrapa. Ni ktu {tek beli} e ka pasë me bomba edhe fishek edhe jemi, kemi shku rrugës. Na ka nalë policia pak pa hi n’lagje. Janë dalë këto dyja edhe kanë folë me ata edhe na kemi kalu. Kur jemi shku te qajo familja që u dufshim m’i prit derisa të erret, fshatarët veç vishin.
Gratë ishin, e kishin hupë domethonë, ishin traumatizu, ishin stresu nga ato që kanë pa në kah zona e Rekës të Keqe. Domethonë i kanë lanë edhe njerëzit e vranë e me fëmi t’u u largu. Kjo e shtoj edhe ma shumë pastaj ligshtinë time. M’lshoj trupi. Mislimin e futën në ni dhomë me pushu, unë as nuk mujsha me folë, as, nuk e di. Shumë vetën e kom pa të ligshtune atë ditë. Kur u err, me ni çikë të asaj lagjes e kemi përcjellë deri, nja pesë kilometra pa shku në Dujakë. Është fshati ma i afërt me qat’ lagje.
E kemi lshu me shku. Na u kthym. Policia veç ish qetësu. Natën nuk lëvizsshin shumë. U kthym na te ajo familje. Kur tash pas nja dy orëve u lajmëru Mislimi n’telefon që mrrijta mirë. Se edhe aty ka pasë ni shtab t’vogël. Megjithatë domethonë m’vyjke kohë me marrë forcën prap. Pas asaj Dujakës ka shku pastaj atje. Se i kanë pasë rrugët e veta pastaj ushtria kah me shku. Ni moment që e kom nda edhe me disa intervista tjera, unë për me shku shkojsha lehtë, për m’u kthy prej zonave t’luftës në Gjakovë ka qenë tmerr, shumë e vështirë.
Policia gjithmonë ka bo roje. Ushtria, UÇK-ja. Unë s’e kom ditë. Jom kthy vetëm si zakonisht kisha me dalë me zbritë n’rrugë për me dalë me prit naj autobus a diçka për m’u kthy në Gjakovë. Nuk isha e re, isha pak ma e moshune edhe nuk e kisha shumë, nuk, dyshime, nuk bojsha shumë dyshime te policia. Po megjithatë veni u konë, zbritsha edhe pritsha m’u kthy në Gjakovë ish pak e dyshimt se ata e dishin ku janë zonat luftës. Policia e ka ditë.
Eca, eca n’kamë kur po dal, hala pa dalë naltë kështu n’rrugë po e shoh ni autokolonë të makinerisë serbe t’u zbrit qasaj rruge që kisha me ardhë une. Edhe aty domethonë ka qenë rasti i dytë që unë jom ni keq. Po m’thotë ushtarët e UÇK-së po m’thojnë, “Mos e kthe kokën, mos u frikëso”. I kishin qit’ dy zona, degë të drunjëve edhe, “Mos ki frikë se në qoftëse ata t’nalin na reagojmë”. Po instiktivisht e ktheva krytë edhe lot fillun me m’dalë. Domethonë pak nga dhimbja pak nga gzimi që ushtria domethonë osht’ kaq e zoja domethonë m’i sulmu auto kolonën.
Auto kolona duke ditë që aty ka ushtri, i jepke me tanë fuqinë që kish. Kalova pa asni problem. Po kur shkova n’shpi emocionet m’kaplun edhe shpërtheva n’vaj, s’mujsha me folë. Ishin edhe lot gzimi edhe lot dhimbjeje, shkoj edhe kjo. Pas kësaj, ushtarët kishin vendosë që m’i hapë pikën në Gjakovë. Tash na kishim mbledhë shumë pak mjete materiale edhe u vendosën në Lagjen e Çabratit. U formu brigada 137 Gjakova.
Gjatë kësaj kohe sa unë isha, domethonë, u kujdessha për pleq, për fëmi, i hapshim këto muret për me… kur ishim n’rrezik kjo ana me dalë kah ana tjetër, u djegshin shpija, ish tmerr. Kur u formu brigada, u luftu tri ditë e tri netë në Çabrat. Kemi pasë t’vran edhe t’plagosun. Unë prap çojsha ushqime, me logjistikë edhe tash bisha n’sy. U dufta m’u largu kur u largu brigada. U vendosëm në Dobrosh shkova edhe unë atje.
Osht’ nata e parë që kisha flejt pas tre mujve. Sepse isha ma e sigurt, isha n’mal, kishe ushtrinë. Ndryshe ish atje, ndryshe ish n’qytet se veç pritshe kur po t’vrajnë, kur p t’djegin. Edhe aty u angazhova për ndihmë ushtrisë jo me mushë ujë për ushtrinë, jo mjaltë kemi nxjerrë. Sepse fshati ish i bosatisur edhe bletë, kurrë ma shumë, se unë kom pasë bletë, kurrë ma shumë mjaltë e ma pastër s’kom pa.
Ushtria na hapte rrugën normalisht se kish mbeturina të policisë, kishin vendosë edhe ksi bombë, mina. Mina nëpër rrugë. Se i shishim vendet po ata ma së pari e verifikojshin terenin, e hapshin rrugën edhe shkojshim na. Me djalin e tezës se edhe ai ish ushtarë bile i plagosur në Çabrat. Natën kur u bo marrëveshja po m’thotë Mislimi, “Ti duhesh me shku sonte me ni grup të ushtarëve me pregatit terenin për nesër”, se kish me hi ushtria n’qytet.
Kisha qef me ardhë me Muslimin edhe me ushtrinë po megjithatë urdhëri urdhër edhe u dufsha me ardhë. Kur jemi ardhë Çabratin nuk e kom njoftë. Shpijat ishin djegë. Na ecshim nëpër mure t’shpijave. I kishin djegë muret, kulmet ishin ra poshtë. Krejt shkrum. Kishin masakru, kishin vra njerëz. Masakra shumë t’mdhaja kishin bo në Gjakovë. I kisha nga Çabrati që është lagje e naltë i shihsha tankset t’u shku kah Peja. Thojsha a janë tankse të KFOR-it a janë të policisë. Si do që t’jetë thojsha kokan t’u u largu.
Erdhëm. Shtabi i qytetit ish në bllok t’ri edhe shkum. Atje i kisha dy vllezërit e mi. Shpija e babës ish n’qit’ pjesën e qytetit ma naltë domethonë. Blloku i ri është qitu ku jemi na qitash. Nuk flejta atë natë. Mëngjes m’thojshin, “Rri sa t’zbardhet mirë”, “Veç du me shku te shpija babës”. Se shpijen tonë na kishin kallë natën e parë të bombardimeve policia serbe. Shpinë e Muslimit. Shpija te baba kish pshtu se kom pasë biblioteke t’madhe t’librave. Shpesh herë i kanë marrë i kanë qit’ në podruma te kojshitë, i kanë kthy n’shpi se s’dishin kush po kallet edhe m’i kanë rujtë librat.
Atë natë domethonë, atë ditë në mëngjes herët, kish hala mbeturina të ktyne policëve serb. Hyjmë na të nesrit e pashë ni kamion me polic edhe fillun me shajtë, fillun… kriminela. U fsheha pas ni muri. Ata ishin t’u ikë veç, t’u ikë. N’drekë ka ardhë ushtria osht’ fut n’qytet. Ka qenë ni emocion i paparë. Nanat që i lypshin fëmitë që ju kishin vra, plot djem të ri. Kish motra që e lypke vllaun. I shihsha me lot nëpër sy edhe thojsha qysh e vlerësojnë këto lirinë domethonë a e vlerësojnë këto lirinë. Ishin emocione t’përzine po apet thojsha pa gjak nuk mundet me ardhë asni e mirë. Se t’u e ditë çfarë egërsire kishim përballë.
Erdh… u bo ceremonia, u largum. Mislimi shkoj në shtab, i dorëzoj rrobat, e dorëzoj automatikun edhe po m’thotë tha, “Po m’vyjnë pantolla, kpuca”, i thashë, “Kur t’thashë u djegë shpija m’the mshile gojën po t’nin kush”, (qeshë). Po shkova te familja ime edhe aty u vendosëm me qëndru se s’kishim ku me nejt. Në ndëkohë qytetarët që ju kishin djegë shpitë kishin zanë shtëpija serbe. S’pranojke Mislimi kurqysh. Po edhe ktu i vijke, nuk ish i lirë te familja jeme. Sepse njeri i luftës, njeri i burgut. Nuk e nijke lirinë që i kish mungu tanë jetën. Me gjithë respektin që ia bojshin.
Kunati jem tha, “Mos e dëgjo Muslimin, duhesh me zanë ni banesë deri t’bojmë hall”. Ai e ka zanë banesën edhe u vendosëm aty. Kom pa qat’ testamentin e pata gjetë, anxhara. Kom pa bomba aty te ajo banesa. E pastrum, i dorëzum ato edhe filloj ni rrugëtim i ri për mu. Fillova msimin po duke qenë se Gjakova ish shkatërru shumë, e formum shoqatën e parë t’grusë në Gjakovë, ‘99-shi. Aty na vishin ndihmat me kamiona edhe na u shpërndajshim qityne nanave vet ushqyese, nanat që i kishin fëmitë n’burg, që ju kishin vra n’luftë. Kish mjaft, qyteti ish plot.
N’fakt përveç Drenicës Gjakova ka qenë ma e dëmtunja gjatë luftës. Qatyne grave që i kisha n’kujdesje ju marum shpijat, ato që vishin nga fshatrat. Pastaj, ktyne ju ndihmojshim edhe me t’mira materiale. M’u munu diçka me bo. Kaloj kjo kriza e parë edhe fillun, vishin delegacione t’huja çka lypshim na fabrika. “Jo”, thojshin, “ju fabrikat i keni pasë politike se tash duhet m’u privatizu çdo gja”. A din, tjetër organizim me pasë.
Niherë në kuadër të forumit por kur e bom shoqatën e parë forumi i dalë, gjysa shkoj me vazhdu politikën, gjysa him në shoqata humanitare. T’u punu qishtu si shoqatë e grusë na erdhën rastet e para. Na erdh ni vajzë nga Klina, baba i vet kish ushtru dhunë për shkak se ajo s’ka pranu m’u martu. Ka jetu në Zvicërr e ai e ka kthy në Kosovë, gjatë luftës domethonë ka jetu në Zvicërr, e ka kthy në Kosovë për ta martuar. Ajo s’ka pranu e kish ushtru dhunë edhe ajo u ikë, u shku në polici edhe policia e prun. “Ju jeni shoqatë e grusë merrni vesh me to”.
Qashtu na ndodhi me ni nanë me dy fëmi edhe kështu ia nisën m’u shtu rastet. Unë e mora qat’ çikën n’shpi mandej ni shoqe jemja e mur’ atë nanën me dy fëmi. Masnej rastet fillun m’u shtu edhe po i tregojmë Vjosës, Vjosës Dobruna. Po i thojmë kështu kështu osht’ situata. Tha, “Unë ju boj projektin veç a jeni n’gjendje me punu”. Unë e kisha shkollën nuk dojsha me punu tjetër gja. Aty e gjetëm projektin, na boni projektin edhe tha, “Dilni e gjeni shpinë tashti”. Ku me gjetë shpinë, gjithkah ish shkrum.
Qikjo shpi u gjet domethonë tash na e kemi shtu katin e kemi rritë por u gjet qikjo me ni çmim pak ma t’volitshëm edhe e blem. Kjo osht’ pronë e shoqatës edhe fillum me rastet e para. Vit pas viti fillun pastaj m’u hapë edhe shoqata tjera, domethonë, strehimore tjera në Kosovë. Unë kom lobu. M’kanë thirrë në Gjilan, në Pejë, në Prizren. Kom lobu për m’u hapë edhe strehimore tjera. E kur u hapën strehimore tjera ktu filloj pak m’u letu puna. Ama fillimi ka qenë shumë, shumë i vështirë.
Ti nuk mujshe me marrë me mend që ni i afërm, ni babë çka munet m’i bo vajzës ose çka munet me i bo grusë t’vet. E pa kapshme për ne. Unë kisha dëgju që një i ri që konsumon alkool a din konsumon dhunë, po pse osht’ dhuna kaq e përhapun unë nuk e kisha besu. Po apet thojsha, e ka hupë shpinë, e ka hupë punën edhe ai ka ku shfryhet ma shumë, te qata që i ka ma afër. A din, dhuna nuk ka arsyetim po fillimi ka qenë i tillë.
Sot janë bo 24 vite që u hapë shpija. E quj sukses. Shumë nana kanë ecë përpara. Disa që s’kanë ditë çka kanë dashtë kanë mbetë po aty, disa kanë gjetë rrugën duke kriju lidhje t’reja, e disa duke u punësuar edhe duke marrë jetën e vet n’dorë t’vet, të fëmive edhe t’vetën.
Anita Susuri: Zonja Sakibe, po du m’u kthy pak te ni detaj, po mendoj, ni pjesë e rëndësishme e jetës t’juj që ka qenë studimi. Ju si vajzë atëherë u dashtë prej Gjakovës me ardhë në Prishtinë. Si ka qenë për juve krejt kjo eksperienca? Ndrrimi i vendit?
Sakibe Doli: Familje ime kishte dëshirë që unë t’bëhem mësuese. Unë s’dojsha. S’kisha dëshirë. Për këtë arsye e zgjosha gjimnazin për të studiuar. Kiminë e kom dashtë shumë por n’momentet e fundit vendosa gjuhë shqipe, m’flejke gjuha shqipe. Isha orientu shumë herët. Shkrujsha kah pak edhe thojsha e plotësoj. Lexojsha shumë libra, shumë. Unë ka netë që e kom fillu librin ditën edhe e kom përfundu n’mëngjes. Për m’i nejt besnik kësaj u regjistrova në gjuhë dhe letërsi shqipe.
Në… para meje vajzat e axhave që ishin ma t’mdhaja nuk e kishin vazhdu shkollimin e lartë, kishin mbetë te shkolla e mesme. Ndërsa baba im dallonte nga mixhollarët sepse ish ma i vogli edhe reflektonte ndryshe. Ai nuk kish hezitu edhe më kishte mundësu që unë të shkoj të studioj në Prishtinë. Në Prishtinë kisha zanë shoqe t’reja sepse në gjuhë shqipe kish, prej qytetit tim kish pak njerëz. Domethonë kish ma shumë prej fshatrave dhe qyteteve tjera.
Aty pastaj ne krijonim lidhje tjera. Unë kom shoqe pothuajse në çdo komunë të Kosovës. Xheve Lladrovcin për shembull unë e kom pasë shoqe. Ajo ka qenë ma e re po unë e kom pasë shoqe t’fakultetit edhe shoqe t’mirë bile. Se Xheva shkrujke poezi të fuqishme edhe mu poezia m’kish lidh me Xhevën. Po tu e ditë që baba i saj ish atdhetar, i kishte gjetë eshtrat e Azem Galicës…
Anita Susuri: Azem…
Sakibe Doli: Azem Bejtës. E kisha ni informacion domethonë edhe ishim shoqëru shumë me ata. Ajo ishte nga Drenoci e na në Gjakovë i thojshin Laçka Drenoci. I thojsha, “Xhevë kur t’vish në Gjakovë mos e përmend qita se si serb po m’doket” (qeshë). Domethonë pas fakultetit nuk kemi pasë ma sepse ajo i ka vazhdu studimet, unë veç jom kthy jom punësu.
Në Prishtinë domethonë kjo mundësia e parë që e ke hapë rrethin shoqëror edhe aty organizoheshin demostrata, protesta. Nëpër konvikte për shembull ka pasë… unë s’kom nejt në konvikt kom nejt në ni banesë private. Vllau im ish student po ashtu. I kisha, me shoqe t’qytetit dilshim kah niherë në javë. Korza ka qenë atëherë shumë në formë. Po shkojshim edhe niherë në javë në Pejë. Në teatër nuk kemi shku fort. Sepse teatri edhe ka qenë ma i vogël edhe ka pasë kërkesa shumë aty. S’kishe mundësi me ardhë deri te teatri.
Jeta në Prishtinë osht’ ni ndryshim domethonë prej qytetit ton osht’ nifar’ fryme tjetër, nifar’ pavarësie si femër, si vajzë. Tashti ajo liria kur nuk keqpërdoret t’rrit edhe t’bon ma krenare edhe ma t’fuqishme. Ni vështirësi që e kom pasë ka qenë letërsia jugosllave. Na ka japë Hasan Mekuli që shumë studenta e kanë lanë fakultetin për shkak t’qatij provimi. A besoni që unë i kam lexu 138 vepra të letërsisë jugosllave pa asni interes. Ka pasë slloven, kroat në ni po këta tjerët nuk ia kanë vlejtë me i lexu.
Profesori ka qenë shumë kërkues. Në detaje t’i lypke. Ivo Andriqi i cili ka bërë politika për Kosovën m’i lexu veprat e tij ka qenë tmerr. Por, në qoftëse dojshe me kry fakultetin u dufshe m’i lexu patjetër. Na të gjithë e kemi pasë inat atë profesor. Por kur diplomum, diqysh e ndrrum mendimin sepse ai kish qenë shumë i mirë edhe ai kish pasë për qëllim që na ta njohim ma mirë kush osht’, kush janë shkrimtarët, kush janë serbët në të vërtetë. Çfarë mendojnë ata për ne. Ura mbi Drin domethonë aty krejt t’kqijat për shqiptartë i kemi lexu.
Kështu që e kom kry domethonë në afat. Përveç letërsisë jugosllave pak që më ka zgjatë. E kom dashtë shumë sintaksën edhe gramatikën, i kom dashtë shumë. Nuk kom pasë problem. Temën e kom pasë marrë Lumin e Vdekur të Jakov Xoxa, periudha ka qenë, periudha kohore, te romani Lumi i Vdekur i Jakov Xoxës. Domethonë kom pasë me analizu krejt librin, me gjetë periudhën me nënrenditje kohore. Domethonë…
E kom punu edhe temën, jom mundu vet sepse atëherë nuk ka pasë mundësi me të ndihmu dikush. Normalisht me profesorin në konsultime. E kom dashtë Prishtinën sepse t’bon për veti si qytet. Po kur e kom kry pastaj ma nuk m’u ka dokë shumë interesante. Nashta qyteti yt t’ngreh ma shumë. Tash ka ndryshu shumë m’pëlqen po ka problemet e veta. Komunikacioni i rënduar që t’mërzit shpejt.
Anita Susuri: Në cilat vite ju e keni regjistru?
Sakibe Doli: ‘75.
Anita Susuri: ‘75-ten.
Sakibe Doli: Po.
Anita Susuri: Ka qenë pikërisht viti kur osht’ ‘74-ten domethonë kur osht’ formu universiteti…
Sakibe Doli: Po, po, po.
Anita Susuri: Qysh ka qenë për shembull krejt ajo, si me thanë, ajo suazat e para nëse mundeni me na tregu? Për shembull edhe profesorët, a ka pasë prej Shqipnisë n’atë kohë?
Sakibe Doli: Kemi pasë profesora shumë t’mirë, n’moshë. Besim Bokshi ka qenë i Gjakovës që na ka japë morfologjinë historike. Ka qenë psikolog. Na ka pa disponimin n’sy, n’ftyrë na ka lexu. “Sot nuk qenkët për provim”, t’ka liru. Shpjegimi ka qenë fenomenal. Idriz Ajeti, profesor t’nivelit t’lartë, akademik. Këta tanë akademika kanë qenë që na kanë dhanë msim.
Se shpesh herë thojshin, me humor thojshin, në gjuhë shqipe regjistrohen 30 e kryjnë 31 (qeshë). Por, kur ju thojsha unë shikoni kush na ka japë msim. Domethonë Isa Bajçinca. Pastaj vllau i Fehmi Aganit, Suki Agani. Domethonë profesora të gjithë njerëz të moshuar dhe akademik të Institutit Albanologjik të Akademisë të Shkencave që na kanë dhanë msim edhe unë jom shumë krenare për ta.
Fillimi i universitetit osht’ pak derisa t’njihesh me kolege, derisa t’i kuptojsh arsimtarët, profesorat, osht’ pak i vështirë. Por, megjithatë domethonë varet edhe prej personalitetit, prej personit se sa je i aftë m’u kyç. Se tashti unë plot shoqe të Gjakovës që për shembull janë shku me ni fakultet ku kanë qenë katër-pesë veta bashkë, unë isha vetëm. Kjo është pak e vështirë për ni fillestare si studente. Ani pse e kisha kry gjimnazin dhe kisha përvoja t’ndryshme t’jetës.
Po megjithatë kadal kadale e bojsh rrethin edhe kur e krijon rrethin ton atëherë e ki… ne dilshim n’mramje me shoqe të Gjakovës por në fakultet pastaj edhe aty fillojshin m’i gjetë ato të idealit, shoqe të idealit. Me kriju atë besimin që me ia nisë m’u hapë edhe me folë. Për shembull me Xhevën na kemi bisedu e biseda serioze, biseda që kishin t’bojnë me çështje tjera jo vetëm për msimin. Kjo t’bon ma t’pasur, njeh kulturat e viseve tjera të Kosovës edhe t’forcon ma shumë edhe t’bon ma t’dashur, njeri ma t’dashur.
Anita Susuri: Zonja Sakibe, nëse doni për fund edhe diçka me shtu…
Sakibe Doli: Faleminderit prej jush, domethonë, që m’keni gjetë (qeshë).
Anita Susuri: Faleminderit!
Sakibe Doli: Shumë gjëra i kam harru sepse kur s’përsëriten gjërat harrohen. Nuk e di sa kom kontribu domethonë në prezentimin tim. Kur m’kanë thanë ma s’pari me prezentu vetën, m’ka ardhë turp. Thojsha qysh fol njeri për vetën. Por jeta kështu e paska. Meniherë pas luftës e kom pasë dhanë ni intervistë te Instituti Albanologjik, qysh i thojnë, oral history…
Anita Susuri: Po, histori gojore.
Sakibe Doli: Po, histori gojore e thojsha jo nuk muj, nuk muj. Menzi që m’ka pasë bindë ajo studjusja po po msojka njeri. Se kom dhanë edhe intervista. Unë kesh shumë e thjeshtë, shumë popullore.
Anita Susuri: Faleminderit shumë, ishte knaqësi!