Kthehen tek dërguesi: Njëqind vjet kartolina nga Kosova

 

Çfarë kujtojmë për fitoren kundër nazifashizmit në Evropë, shtatëdhjetë e pesë vjet më parë? Imazhet e monumenteve të Luftës së Dytë Botërore na japin gjurmë të kujtesës: të premtimit të Jugosllavisë për vëllazërim dhe unitet midis kombeve të ndryshme, të ëndrrës së Kosovës për t’u bërë moderne dhe e begatë, dhe të ngritjes së artistëve në promovimin e një estetike moderniste.

Të ndërtuara në vitet 1960, ato monumente u shkatërruan apo u bënë të padukshme nga neglizhenca. Falë koleksionistëve që i ruajtën dhe shkëmbyen, kartolinat i rikthejnë ato në sytë e publikut pas një gjysmë shekulli. Ndërsa i shikojmë monumentet, nuk mund të shmangim mendimin për mungesën e tyre, e cila nuk është mungesë e kujtesës aq sa kundër-kujtesa e kontestimit dhe tjetërsimit.

Vizito Ekspozitën

Memoriali i Boro-Ramizit, Landovicë (Prizren)

Memoriali iu dedikua heronjve partizanë Boris (Boro) Vukmirović dhe Ramiz Sadiku, të ekzekutuar në Landovicë nga Fashistët Italianë më 10 Prill, 1943. I zbuluar në vitin 1963, është dizajnuar nga Miograd Pecić dhe Svetomir Arsić –Basara (1928, Sevc, Ferizaj ) Mozaiku, që përshkruan skenën e ekzekutimit, u bë nga Hilmija Ćatović (Rozaja, 1933-2017).

Në këtë kartolinë, mesazhi është “Përshëndetje nga Prishtina”. Monumenti ka tejkaluar lokacionin e tij afër Prizrenit për të riafirmuar simbolizmin më të gjerë të vllaznim-bashkimit.

 

 

Vizito Ekspozitën

Vetëm kartolinat tani ringjallin kujtimin e Memorialit Boro-Ramiz, i cili u shkatërrua në luftën e fundit dhe u zëvendësua nga një varrezë për të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Memoriali i vjetër ishte si altar, një homazh për dy shokë, të cilët Fashistët, sipas rrëfimeve jugosllave, u përpoqën t’i ndanin por pa sukses, duke i ofruar Ramizit, shqiptar, që të shpëtonte nga ekzekutimi ndërsa ata qëlluan serbin Boro. Por ajo u përdor gjithashtu për qëllime rekreative dhe skulptura e saj ishte një simbol i modernitetit po aq sa makina Fića, e popullarizuar në vitet 1960.

Vizito Ekspozitën

Në kartolinat përshëndetëse nga Prizreni, i portretizuar në mënyrë alternative si modern ose i vjetër, Memoriali i Landovicës paraqitet në qendër të pamjeve të shumta të qytetit. Ai shfaqet me kishën ortodokse serbe të Shenjtorës Bogorodica Ljeviska, e cila është bizantine dhe në mbrojtje të UNESCO-s si dhe me xhaminë e Sinan Pashës nga shekulli XVII, por gjithashtu me motelet dhe restaurantet e pasluftës, siç janë Vllazrini, Liria dhe Sputnik.

Vizito Ekspozitën

Një kartolinë nga pamjet e Prizrenit përfshinë, përveç memorialit Landovica, një memorial tjetër për Luftën e Dytë Botërore e vendosur në një nga muret e Shtipsë së Kulturës. I ndërtuar në vitin 1982, ndërkohë që kërkesat për një Kosovë Republikë po shtypeshin brutalisht, ky memorial shfaq gjashtë buste të partizanëve të rënë si një riafirmim i trashëgimisë partizane në themel të Jugosllavisë unitare. Memoriali i shkatërrua pas një kohe të shkurtër dhe askush nuk e kujton. Shkëlzen Maliqi ka ndihmuar që të njohim disa prej partizanëve: Xhevdet Doda dhe Jovanka Radivojeviç-Kica nga Prizreni dhe Ganimete Tërbeshi dhe Emin Duraku  nga Gjakova.

Vizito Ekspozitën

Munumenti i  Vllaznim Bashkimit, Prishtinë

I dedikuar heronjëve të zakonshëm të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, memoriali u dizajnua nga Miodrag Živković (Leskovac, Serbi, 1928), dhe u kompletua në vitin 1961. Ai simbolizon bashkimin e tre kombeve kryesore që jetonin në Kosovë të cilat ishin pjesë të luftës partizane: Shqipëtarët, Malazezët dhe Serbët, scili prej tyre i përfaqësuar nga një shtyllë 22 metra nga betoni dhe hekuri. Memoriali është në gjendje të keqe dhe herë pas here bëhet temë e debateve mbi rolin e tij.

Vizito Ekspozitën

Në këtë kartolinë që daton nga vitet 1960, monumenti i Vllaznim Bashkimit paraqitet si një përfaqësues imponues i modernitetit dhe vullnetit politik kundër sfondit të parlamentit të vjetër. Që nga viti 2000 ndërtesa të larta si ndërtesa e qeverisë mbrapa parlamentit, e kanë zvogëluar monumentin.  Jo më sheshi i Vllaznim-Bashkimit, vendi në të cilin ende gjendet monumenti tani quhet Adem Jashari, sipas heroit më të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vizito Ekspozitën

Një kartolinë nga vitet 1970 tregon sheshin Vllaznim Bashkimi si portë për në qendrën urbane nga kodra e Dragodanit që është akoma rurale. Rruga që duket se fillon me monumentin është çfarë ka mbetur nga çfarë dikur ishte boshti lindor-perëndimor kryesor që lidhte Konstandinopojën me Romën [Divan Yolu në turqisht, Divanjolli në shqip, bukfalisht Rruga për në Këshillin Perandorak], që ishte shkatërruar për të liruar vend sheshit të ri në vitet 1950. 

Vizito Ekspozitën

Në vitet 1970, Pristina ende dukej si një qytet i vogël, me monumentin e Vllaznim Bashkimit duke u shfaqur si një shtyllë drejtuese e hapësirës kryesore publike, një ndërtim modernist duke u përzirë me ndërtesat e vjetra osmane si Xhamia e Pazarit (Tas) nga shekulli i pesëmbëdhjetë dhe Xhamia e Madhe. 

Vizito Ekspozitën

Kartolinat përshendetëse nga Prishtina përfshijnë monumentin bashkë me fotografi të Kishës Ortodokse Serbe të shekllit të katërmbëdhjetë në Graçanicë dhe tyrbës së Sulltan Muratit I, afër Mazgitit. Turbeja përmban eshtrat e Sulltanit, i vrarë menjëherë pas Betejës së Kosovës të vitit 1389, ndërsa pjesa tjetër e eshtrave të tij janë varrosur në Bursa (Turqi).

Vizito Ekspozitën

Në këtë kartolinë përshendetëse nga Prishtina, monumenti i Vllaznim Bashkimit shfaqet me monumentin tjetër modernist nga Lufta e Dytë Botërore të Velanisë dhe Kullën e Gazimestanit, një homazh për heronjtë serbë të rënë kundër Osmanëve gjatë Betejës së Kosovës të vitit 1389, e ndërtuar në vitin 1953 gjatë Federatës Socialiste të Jugosllavisë. 

Vizito Ekspozitën

Kulla e Gazimestanit zëvendësoi një monument të vjetër dedikuar serbit të rënë në Kosovë, një obelisk i ndërtuar nga Mbretëria e Serbisë pas Luftës së Parë Botërore, konotacioni fetar i të cilit mbase nuk ishte i pëlqyer nga Jugosllavia Komuniste. Monumenti i vjetër krijoi një lidhje midis heronjve mesjetarë të Betejës së vitit 1389 me ata që luftuan për të pushtuar Kosovën nga Osmanët në fushatën e vitit 1912.

Vizito Ekspozitën

Në shumë kartolina, monumenti i Vllaznim Bashkimit shfaqet me pamje ekskluzivisht moderne të qytetit të banuar. Kjo tregon pishinën e jashtme në fillim të rrugës kryesore të këmbësorëve, e ashtuquajtura korza, pastaj rruga Marshall Tito, tani rruga Nëna Terezë. Pishina u hoqnë fund të viteve 1970 për të liruar vend për Hotel Grandin, dhe nuk u rindërtua kurrë, siç ishte planifikuar fillimisht, në Kompleksin e ri të Sporteve Boro dhe Ramizi.

Vizito Ekspozitën

Hoteli Bozhur, i ndërtuar në mes të viteve 1950, ishte, me Monumentin e  Vllaznim Bashkimit, një shenjus kryesor i Prishtinës si qytet modern. Ai u zëvendësua nga një hotel shumë më monumental, Sëiss Diamond, në vitin 2006.

 

Vizito Ekspozitën

Në këtë kartolinë përkujtimore të përvjetorit të njëzetë të Çlirimit në fund të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të mungonte monumenti dhe sheshi i Vllaznim Bashkimit, si dhe Hotel Bozhur dhe ndërmarrja e ndërtimit Ramiz Sadiku.

Vizito Ekspozitën