Sheshi Zahir Pajaziti

Memoriali dhe sheshi Zahir Pajaziti i dedikohet njërit prej anëtarëve themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Memoriali u inagurua në vitin 2000 dhe zë një lokacion qendror, ku më parë gjendej  një ishull i gjelbërt, që poqëse shikohej nga lartë formonte hartën e Kosovës. E skulpturuar në bronz nga Muntaz Dharmi, një skulptor me bazë në Tiranë, shtatorja me përmasa të mëdha që mban armë solli realizmin socialist, një stil që më parë nuk ishte i pranishëm në skulpturën kosovare.