Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut

Konsiderohet si njëra ndër xhamitë më të bukura osmane të ndërtuara në Evropë, xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut është poashtu ndër më të mëdhatë në Prishtinë. Për më tepër, është objekti kryesor i kompleksit shoqëror të Sulltan Mehmet Fatihut, e cila përfshinte Fatih Hamamin e vendosur në raport konkav me xhaminë dhe medresenë e cila nuk është më. Mbishkrimi në hyrjen e xhamisë thotë 1461, pra viti në të cilin ajo është ndërtuar. Menjëherë pasi që qyteti ishte marrë nën kontrollin osman, perveç ushtrisë dhe byrokracisë, perandoria kishte sjellë edhe arkitektë për të definuar estetikën e territorit të ri të sapo pushtuar. Xhamia ka një kube me diametër prej katërmbëdhjetë metrash, tri palë dritare, dymbëdhjetë kolumna rrethore, një minare të lartë dhe një portiko, të gjitha të mbuluara në ornamente të cilat krijojnë një përvojë impresive të hapësirës. Struktura është ndërtuar nga gurë të përpunuar, duke përfshirë edhe minaren e hollë dhe të artë e cila rishtas është restauruar. Xhamia ende edhe sot i shërben kongregacionit musliman të qytetit.